Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Abraham Lincolni, “emancipuesin e madh” që “liroi” skllevërit...






            Abraham Lincolni



Ai përdorte fjalën N për nigga (zezak) dhe tregonte barsoleta raciste. Një herë kishte thënë se afrikano-amerikanët janë inferiorë ndaj të bardhëve. Propozoi fundin e skllavërisë, duke i dërguar ata në Afrikë. Njihuni me Abraham Lincolnin, “emancipuesin e madh” që “liroi” skllevërit 

Ky nuk është versioni që ne e shohim në filmin e Steven Splielbergut “Lincoln”. Por është një dokumentar që tregon gabimet historike, që Spielberg i kishte lënë anash e të cilët mund të sfidojnë historitë tradicionale që janë treguar për Lincolnin dhe Luftën Civile.

Dokumentari “The Abolitionists” premiera e të cilit është dhënë të martën, fokusohet në jetën e pesë liderëve që luftuan kundër skllavërisë. Këta burra dhe gra kanë bërë shumë për t`i dhënë fund asaj. Mbase edhe më shumë se Lincolni. Sot, emrat e tyre i di një numër i vogël i amerikanëve. 

Dokumentari trepjesësh është realizuar pasi Shtetet e Bashkuara shënojnë 150 - vjetorin e Proklamatës së Emancipimit, që është nënshkruar nga Linkolni në vitin 1863, që liroi të gjithë skllevërit. Nga presidenti, fytyra e të cilit është skalitur në malin Rushmore, por edhe abolicionistët e tjerë bënë diçka të shquar. Ata bënë pasuri kolosale dhe fuqi politike përmes tregtisë që bënë me skllevër dhe fituan. (Imagjinoni tani aktivistët duke protestuar për mbylljen e kompanive Apple dhe Google pasi që ata i cilësojnë si biznese të pamoralshme.)

Abolicionistët “fuqizuan çështjen e skllavërisë në agjendën kombëtare”, ka thënë Sharon Grimberg, producent ekzekutiv i dokumentarit. “Ata e bënë të pashmangshme çështjen e skllavërisë”.

Ata ofruan katër zbulime befasuese sesi triumfuan dhe si mësuan taktikat për lëvizjet protestuese që edhe tani përdoren.

Vendimmarrësi nuk ishte Lincoln

Afër fundit të filmit “Lincoln”, Spielberg shfaq fjalimin e presidentit gjatë inaugurimit të tij të dytë, një fjalim madhështor me një gjuhë të ashpër biblike. Lincolni zakonisht është konsideruar ndër presidentët më madhështorë për shkak të fjalimeve të tij, pasi konsiderohej një kalemxhi i zoti.

Por fjalimet për dënimet e skllavërisë gjatë asaj kohe nuk ishin të shkruara nga lapsi i Lincolnit. Ato i shkruante Harriet Beecher Stowe, vajza e ministrit fetar, që u ishte bashkuar lëvizjes së abolicionistëve.

Disa historianë thonë se libri i Stowe, “Uncle Tom’s Cabin” vuri në pah krejt tmerret e skllavërisë më shumë se fjalimet e dikujt tjetër apo ndonjë libri të asaj kohe. Ky rrëfim e goditi publikun amerikan si një meteor, kur u botua më 1852. Disa historianë thonë se aty filloi Lufta Civile.

Novela tregon për skllavin e quajtur Tom, që u përpoq të ruante besimin dhe familjen e tij në mes të brutalitetit kundër skllevërve. Libri u bë bestseller dhe u inskenua. Qe një shfaqje shumë e popullarizuar.

Dokumentari zbulon që njerëzit që nuk brengoseshin për skllavërinë u bënë shumë kureshtarë kur lexuan apo kur panë në teatër shfaqjen “Uncle Tom’s Cabin”.

Abolicionistët kanë provuar me vite që të ngjallnin besimin e amerikanëve duke u konvertuar në të krishterë dhe duke u bërë më demokratikë. Por dështuan. E novela e Stowes bëri diçka që fjalimet nuk e bënë. Tregoi ngjarjen. Ajo transformoi skllevërit në njerëz simpatikë të cilët ishin të devotshëm, trima që i donin fëmijët dhe gratë e tyre.

“Ishte abstrakte kur abolicionistët filluan të flisnin për Kushtetutën dhe idetë e mëdha për lirinë”, ka thënë R. Blakeslee Gilpin, profesor i historisë në universitetin e Karolinës Jugore. “Por Stowe fillon me dimensionet njerëzore. Ajo tregon viktimat njerëzore nga institucioni i skllavërisë”.

 “Është ekonomia, budalla”

Dëshironi të dini përse skllavëria zgjati kaq shumë? Përgjigjja është e thjeshtë: racizmi dhe lakmia. 

Shumë abolicionistë nuk e bënë hesap këtë kur themeluan lëvizjen antiskllavëri. Ata ishin të motivuar nga idealet e krishterimit, por ato nuk përputheshin me fuqinë e parasë. 

Krishterimi dhe skllavëria ishin dy gjërat që zhvilluan industrinë në Amerikën e hershme. Në dokumentar theksohet se shteti pati dy “ngritje të mëdha” në vitet e hershme të shekullit XIX, përderisa skllavëria vazhdoi të rritej, krishterimi bëri pak për ta ndalur përhapjen e saj pasi shumë amerikanë fituan para nga skllavëria. 
Abraham Lincoln and his Son Tad Lincoln
Gilpin në dokumentar ka thënë se pasuria e prodhuar nga skllavëria transformoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një fuqi e dobët në një fuqi të madhe ekonomike e ushtarake.

“E gjithë vlera e ekonomisë së kombinuar në industri, tokë dhe në banka nuk barazoi vlerën e njerëzve të cilët u shfrytëzuan si pronë në jug”, ka thënë Gilpin.

David Blight, historian në universitetin “Yale” ka thënë se abolicionistët kishin qenë të urryer nga shumë amerikanë pasi i shihnin si kërcënim për pronën e tyre.

“Ata pyesnin nëse ti e shkatërron skllavërinë, ku do të shkonin të gjithë ata zezakë dhe çfarë punë do të bënin”, ka thënë ai.

Jugu nuk ishte i vetmi regjion që përfitoi nga tregtia me skllevër. Tregti ishte bërë edhe në veri. Si shembull është New York City që në atë kohë ishte pro skllavërisë pasi që ishte e mbushur me bankierë dhe me tregtarë të pambukut, të cilët përfitonin nga skllavëria.

“Origjina e ligjeve të Jim Crowit nuk ishte në jug, por në veri”, ka theksuar Blight. 

Mësimi nga kjo është: mos e pengo çështjen e skllavërisë ndaj racizmit, vetëm vrapo pas parave.

Reformatorët me të meta

Historiani Henry Louis Gates Jr, njëherë kishte thënë se abolicionistët zezakë e kishin zakon të thoshin se gjëja e vetme që abolicionistët e bardhë e urrenin më shumë se skllavërinë ishin skllevërit.

“The Abolitionists” ka treguar se disa prej aktivistëve më trima që kishin, ishin të infektuar me idetë e njëjta supremaciste, të cilat i kthyen ata kundër shokëve të tyre. Supremacia e të bardhëve ishte aq shumë e rrënjosur në Amerikën e hershme sa shumë pak njerëz ikën nga ajo, madje edhe ata që ishin më me ndikim.

Dokumentari tregon sesi tensionet raciste kishin shkatërruar shoqërinë mes dy abolicionistëve më të famshëm, Frederick Douglass dhe William Lloyd Garrison. Ky i fundit ishte redaktor i një gazete abolicioniste, i cili e bindi Douglassin se ai mund të ishte zëri që do të ngrihej kundër institucioneve që një herë e kishin mbajtur peng atë.

Erica Armstrong Dunbar, profesoreshë e historisë, në dokumentar ka thënë se disa veprimtarë kundër skllavërisë nuk ndiheshin mirë me lidhjet me racat e tjera. 

“Ata nuk mund të ecnin nëpër rrugë me një të famshëm që ishte zezak dhe i refuzonin ata kur uleshin në kishë”, ka thënë ajo.

Mësimet nga kjo ishin se racizmi në shekullin XIX në Amerikë ishte rrënjosur thellë, saqë edhe ata që luftuan kundër tij, ishin në dijeni se ende kishte kërcënime nga racizmi.

“Shumica e abolicionistëve nuk besonin në barazinë qytetare për zezakët”, ka thënë Dunbar. “Ata besonin se institucioni për skllavëri ishte i pamoralshëm. Por pyetjet nëse zezakët ishin të barabartë e lëre më nëse kishin të drejtë për të votuar, ishin tema krejtësisht të ndryshme”.

Lincoln, “shëruesi racist”

Disa historianë tregojnë se “Lincoln u frikësohej skllevërve” dhe praktikisht mund të shihje tymin duke dalë nga veshi i tij.

“Të lutëm mos më lejo të filloj”, lutej Dunbar kur dëgjoi këtë frazë.

Shumë njerëz e kanë mësuar që Lincolni plak dhe disa të tjerë u kanë dhënë liri zezakëve. Tregimi i vërtetë është se zezakët dhe njerëzit si Douglass e fituan lirinë e tyre.

Historianët ende argumentojnë thëniet raciste të Lincolnit. Historiani Henry Louis Gates dikur e kishte quajtur atë një “shërues racist” që përdori fjalën N dhe që pëlqente shakatë me zezakë.

“Ka një dallim psikologjik midis racës së bardhë dhe asaj të zezë e cila besoj se do të bëjë të pamundurën që këto dy raca të jetojnë së bashku në barazi politike dhe shoqërore”, kishte thënë Lincoln në një debat që kishte zhvilluar me Stephen Douglasin në vitin 1958. “Duhet të jetë një pozitë për superiorin dhe inferiorin, dhe unë që më shumë se çdo njeri tjetër mbaj një pozitë superiore gjithmonë do t`i shërbej racës së bardhë”, kishte thënë Lincoln në fjalimin e tij.

Filmi i Spielbergut pasqyron Lincolnin si një kundërshtar të skllavërisë dhe dëshirën e kabinetit të tij për ta shkatërruar atë. Por “The Abolitionists”, pikturon një portret tjetër të Lincolnit. Ky dokumentar tregon sesi presidenti Abraham Lincoln kishte mbështetur planet për kolonizimin e skllevërve, duke i kthyer ata në Afrikë. Thuhet që një herë ai u kishte dërguar Konfederatave një traktat paqeje në të cilën u është lejuar atyre t`i mbajnë skllevërit deri në vitin 1900 nëse ata dorëzohen. Ndërsa në një takim që kishte mbajtur Lincoln me një kishtar zezak në Shtëpinë e Bardhë, i kishte fajësuar skllevërit për nisjen e luftës, tregohet në dokumentar.

Blight, historian në universitetin “Yale”, ka thënë se Lincoln personalisht gjithmonë i ka urryer skllevërit. Por publikisht ai ka folur kundër skllavërisë siç e ka bërë edhe më herët gjatë vitit 1840 dhe gjatë kësaj kohe kishte folur shumë shpesh për ndaljen e zgjerimit të skllavërisë.

“Lincoln shpresoi të ngadalësonte fundin e skllavërisë duke mos e ndarë kombin”, ka thënë Blight. 

Kurse një historian tjetër thoshte se Lincoln provoi që të ndalte një revolucion të përgjakshëm mbi të. Ai nuk mundi. Nuk ia doli nga presioni i madh që u bë nga abolicionistët dhe nga vetë skllevërit. “Zezakët nuk pritën që të bardhët t`i lironin ata. Së paku 180 mijë zezakë kanë luftuar në Luftën Civile. Dhe Douglass ishte njëri nga kritikët më të mëdhenj të Lincolnit. Ai ngadalë shtyu Lincolnin që të vepronte në mënyrë agresive kundër skllavërisë”, thoshte një historian në dokumentar.

“Asnjë historian nuk do të dyshonte se Lincoln ishte burrë i kohës së tij”, tha Dunbar. “Ai ishte një racist dhe asnjëherë nuk ka besuar që zezakët mund të jetonin në Amerikë pas emancipimit”.

Kurse historiani Gates e ka mbrojtur Lincolnin nga akuzat e historianëve të tjerë duke thënë se ai ishte njeriu që ndryshoi historinë amerikane dhe se kishte shoqëri të mirë me kritikun Douglass.

“Dy gjëra ia ndryshuan Lincolnit mendimin për skllavërinë: e para ishte trimëria e zezakëve që e kishin në luftën civile dhe e dyta, shoqërimi me Douglassin”, ka thënë ai. “Ai u takua tri herë me Douglassin në Shtëpinë e Bardhë. Ai ishte zezaku i parë që Lincoln e trajtoi si një intelektual të madh dhe kishte admiruar mendimet e Douglassit”.

Ndoshta Lincolni e fitoi betejën epike kundër skllavërisë, mirëpo atë ia siguruan abolicionistët.



(Autori John Blake. Marrë nga BBC-ja) 


************************


 


http://floripress.blogspot.com/2011/04/babai-i-kombit-amerikangeorge_14.html


Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejë(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit). Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.


Si nje fermer Xhorxh Washington* ne kopshtin

 e tij rriste dhe kultivonte marijuana.
Vite me vone pas vdekjes se tij,marijuana ne

 kopshtin e ti u be si nje burim i krimit ne Washington,
ku beheshin shkembime te mallit midis gangstereve Amerikan.
Ne vitin 1790 bimet u rriten kryesisht per vleften e tyre kryesore,
d.m.th shitja e tyre,sillte perfitime te medha.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.



Jeta


Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Skeda:Gwash map01.jpg

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754


*

Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.

Përgatiti Flori Bruqi


Trupa e “Edipit Mbret” shfaqja e parë premierë e Teatrit Kombëtar për vitin 2013...


Trupa e “Edipit Mbret” shfaqja e parë premierë e Teatrit Kombëtar për vitin 2013, ka hyrë në proces prodhimi. Tragjedia e Sofokliut, e përkthyer në shqip nga Henrik Lacaj, vihet në skenë nga regjisori Ilir Bokshi për të ardhur premierë në javën e parë të marsit, raporton ‘Shekulli’. Tragjedia e birit atvrasës dhe incestuoz është një bashkëprodhim i dy teatrove kombëtarë të Prishtinës dhe Tiranës. Nga Prishtina vijnë regjisori Bokshi, kompozitori Trimor Dhomi, skenografi Petrit Bakalli dhe kostumografia Vesë Kraja, që të tre bashkëpunëtorë të mëparshëm të Bokshit si në rastin e “Natës së dymbëdhjetë” të Shekspirit që e pamë vitin e shkuar në Tiranë. Nga Shqipëria është e gjithë trupa e aktorëve, të cilët janë zgjedhur pas një audicioni 10 ditor. Janë zgjedhur 16 aktorë nga 70 të përzgjedhurit. Dhe ka mes tyre aktorë jo të trupës së Teatrit Kombëtar. “Shumicën e aktorëve që u përzgjodhën në këtë trupë për të qenë pjesë e “Edipit Mbret”, i kam njohur dhe më përpara, pasi i kam parë në më shumë se dy shfaqje, secilin prej tyre”, tha dje në prezantimin e parë për median regjisori Bokshi.



Por një nga qëllimet e audicionit, sipas regjisorit, ka qenë që të përzgjidhen aktorë që kanë vesh muzikor, që e mundësojnë depërtimin e muzikës, lehtë dhe qartë.Pasi e rëndësishme për të është që të gjithë së bashku të krijojnë një grup, një kor, ku të përfshihen gjithë aktorët, Edipi si kryepersonazh dhe 15 anëtarët e korit, së bashku me korifeun në krye. Nga ndarja e roleve kemi Helidon Finon për personazhin e Edipit, Yllka Mujon në rolin Jokastës, Ema Andrenë- Korifeu, Neritan Liçaj-Kreoni. Në role të tjera: Olta Dako, Eriona Kakeli, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja. Kori: Eftiola Laçka, Ermela Teli, Florant Veizi, Roel Llupa, Amos Zaharia, Anila Muça, Florian Agalliu, Adriana Tolka. Siç shihet një pjesë e mirë vijnë nga jashtë trupës së Teatrit Kombëtar dhe ka mjaft të rinj të përfshirë në projekt. Koncepti regjisorial parashikon një rilevim nga tragjedia e antikitetit në kohët e sotme. Asgjë nuk ndryshon prej përrallës së Sofokliut, thotë Bokshi: “Kjo vepër vjen e përshtatur në shek. XXI. Problemet do t’i sjellim në ditët e sotme, pavarësisht se bazohemi në tekstin e Sofokliut. Prandaj nëse ky mund të quhet modernitet, është një shfaqje moderne.”



Sipas interpretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, orakullit, Edipit i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vrasë të atin e të martohet me të ëmën, Jokastën. Ky njeri i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë dhe që i sjell të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdi- jshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron për t’ia nënshtruar fatin vullnetit të tij. Vepra flet për optimizmin dhe besimin e heroit në forcat e veta, ky është shtrati i tragjedisë, i cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: të luftosh kundër fatit. Po deri në ç’masë e zhvesh Ilir Bokshi mitin e Edipit sipas Sofokliut? “Bazohem në tekstin e Sofokliut dhe nuk do të ndryshojmë asgjë bazikisht nga përralla e Sofokliut”, thotë Bokshi. Por nuk është teksti mbreti i skenës për këtë regjisor.



Teksti është pjesë e një operacioni të tërë skenik nëpërmjet mjeteve të arteve “të tjera”, krijon shfaqjen teatrale. Kështu muzika merr rëndësi të dorës së parë, më saktë mënyra e sjelljes së aktorit me muzikën, elemente të koreografisë, raportimi i tyre me skenografinë dhe ndriçimin. Regjisori ka planifikuar të sjellë për publikun një shfaqje me ritëm dhe muzikalitet dhe sigurisht me elemente shqiptare. “Mbase nuk jam i sigurt, por ashtu siç ka thënë Kadareja se pasardhës i denjë i korifeut antik është polifonia shqipe, do të tentoj që këtë të tregoj gjatë shfaqjes”, vijon regjisori. Salla është e konceptuar pothuajse bosh. Element kryesor do jetë dielli dhe daullet që do përdoren nga vetë aktorët nëpërmjet ritmeve dhe këngëve të cilat do të interpretohen prej tyre, si zbërthime emocionale dhe artistike.



Daullet zbresin nga lart për të treguar një lidhje midis qiellit dhe tokës, një lidhje midis perëndisë dhe njeriut, një marrëdhënie mitologjike si element përcjellës i verbërisë kolektive të njerëzimit në çdo kohë. Ilir Bokshi sqaron se kjo zgjedhje vjen në skenë sepse e tërheq vepra e Sofokliut në tërësi dhe jo personazhet në veçanti. Ai i qëndron idesë së krijimit të grupit dhe jo të individit, prandaj për të historia e personazhit është bazike në vepër për historinë e realizimit të shfaqjes. Të gjitha rezervat që ka pasur për mungesat teknike në skenën e TK, regjisori Bokshi për realizimin e shfaqjes së tij të parë, tashmë i shikon të kapërcyeshme. Pasi tani kanë gjetur variantin e duhur që të mos ndihet kjo mungesë teknike si në të kaluarën. “Provat fillojnë nga ora tetë me kompozitorin Trimor Dhomin, dhe kjo është baza e mirë e punës, për një finale pune të mirë që presim, sepse ai mëson aktorin të punojë në grup”, përfundon Bokshi.

Profesori Max Brym e ka sjellë të përkthyer në shqip librin e tij “Faj pa faj”


Emri i sajuar i saj është Albana, por rrëfimi i saj është i vërtetë. Profesori Max Brym e ka sjellë të përkthyer në shqip librin e tij “Faj pa faj”, një rrëfim kronologjik i një gruaje shqiptare e dhunuar gjatë luftës që dëbohet nga familja e më pas bëhet prostitutë.... E historia e Albanës është e thurur mes ngjarjesh tragjike. Përtej rrëfimeve prej prostituteje luksoze me menaxher grek në kompaninë “Ferronikeli”, shtypjes së vazhdueshme seksuale nga shoqëria e deri tek të qenët dëshmitare e rasteve korruptuese mes klientëve luksozë dhe zyrtarëve shtetërorë, libri “Faj pa faj” i hebreut Brym shpërfaq gjendjen e mjerueshme të grave të dhunuara gjatë luftës, të cilat pas poshtërimit shoqëror që kanë pasuar pas luftës, detyrohen të ushtrojnë prostitucion.

Profesor në Mynih, autori Brym e ka përkthyer veprën e tij të cilën e ka botuar së pari në gjermanisht me titullin “Schuld ohne schuld”. Por në shqip libri është botuar vetëm si skript dhe Brym thotë të jetë i hapur ndaj secilës shtëpi botuese që ta marrë përsipër bërjen libër të veprës së tij.

“Unë e kam ofruar të përkthyer dhe mund të botohet si libër”, ka thënë Brym, në promovimin e librit, të mbajtur të shtunën në “Dit’e’Nat”.

Publiku ka qenë i përbërë kryesisht nga aktiviste të së drejtave të grave në Kosovë, por diskutimi pas fjalës së Brymit ka devijuar edhe në debate të llojit se “sa për qind e kosovarëve kanë luftuar e sa jo”. Sipas të dhënave të organizatave kosovare dhe atyre ndërkombëtare afro 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Për autorin Max Brym, njëherësh bashkëpunëtor i Universitetit të Prishtinës, fati i Albana Z. nga Kosova është shkruar në formën e një romani të shkurtër.

“Kjo histori kosovare nuk është një trillim i thjeshtë”, ka shkruar ai në parathënien e librit. Brym thotë se i njeh të gjitha personazhet e librit, i cili ka pasur mjaft sukses në shtetet gjermanofolëse ku ka shqiptarë.

“Shumica e femrave shqiptare në Gjermani e kanë pëlqyer librin, ndërsa meshkujt jo aq. 50 me 50. Madje ka pasur edhe të atillë që kanë thënë se ky libër është kundër nderit të gruas shqiptare”, ka thënë Brym. Personazhin e librit Brym thotë ta ketë takuar krejt rastësisht. Procesi i bindjes së gruas që tash është rreth të 40-ve ka qenë i vështirë.

“Ka qenë një proces trevjeçar”, ka thënë ai. Brym do të fillonte të merrte rrëfimet e gruas edhe në prani të burrit të saj, që ka pak më shumë se 20 vjet.

“Faj pa faj” është i ndarë në tregime të shkurtra që tregojnë ngjarje të rëndësishme për jetën e saj. Aty rrëfehet tmerri i dhunimit të Albanës nga ushtarët serbë, dëbimi i saj nga familja, pasi ajo mbetet shtatzënë, dhe jeta si prostitutë. Aty ka personazhe të tjera si familjarët e Albanës dhe klientët e saj. Historia përfundon kur Albana i jep fund jetës si prostitutë dhe vendos që këtë t’ia rrëfejë burrit të saj, i cili ia falë të gjitha.

“Tash ata kanë një banesë të tyren dhe jetojnë së bashku”, ka thënë Brym. Autori ende mban kontakte me personazhin e librit të tij. Thotë se njeh edhe shumë gra të tjera që kanë pasur ose ende e kanë fatin e njëjtë sikur të Albanës.

Por mbi krejt këto histori personale, për Brym, personazhi kryesor i “Faj pa faj”, bëhet shkaktar i tregimit të një historie të shkurtër ekonomiko-politike dhe një shumësi faktesh të këtyre proceseve në Kosovë nga aktorë vendës e të huaj, duke mos lënë anash edhe përvojat e hidhura të një gruaje që do ta ushtrojë pavarësinë e saj në shoqërinë kosovare që Brym e quan konservatore.

Unë e kam studiuar ‘Ferrin’ e Dantos sa isha student



Shkrimtari i famshëm i "Kodit të Da Vinçit", Dan Brown, ka paralajmëruar një libër të ri, i titulluar 'Inferno" (Ferri).




Libri me personazhin Robert Langdon do të botohet në maj dhe do të jetë romani i katërt i serisë me libra kriminalistikë, që ka protagonist zbërthyesin e simboleve, Robert Langdon. Brown ka thënë se ai ka qenë i frymëzuar nga vepra klasike e Dante Aligerit, derisa ishte duke bërë hulumtime në Firence.




Ngjarja e librit zhvillohet në Itali dhe në të Langdon pasqyrohet “i pikëlluar në qendër të një prej kryeveprave më misterioze që njeh historia e letërsisë”.



BROWN
“Megjithëse unë e kam studiuar ‘Ferrin’ e Dantos sa isha student dhe deri vonë nuk e kam vlerësuar ndikimin aq të madh të veprës së Dantes në botën moderne”, ka thënë Brown.


 “Me këtë libër të ri, unë jam i entuziazmuar që do të marr lexuesit në një udhëtim të thellë në fushën misterioze, në një peizazh të kodeve, simboleve dhe korridoreve të shumtë me sekrete”, ka thënë ai. Titulli i librit ishte zbuluar me anë të postimeve nëpër media sociale, siç janë “Twitter” dhe “Facebook”. “Kodi i Da Vincit”, është një nga romanet më të shitura në Britaninë e Madhe, dhe është përkthyer në 51 gjuhë.

Prostitucioni në librin e Max Brym




        Max Brym



Drilon Pulaj


Një libër që rrëfen jetën e një gruaje nga Kosova, i paraqitur në formën e një romani të shkurtër nga autori gjerman Max Brym, i cili për tre vjet rresht ka kontaktuar me personazhin e librit “Fajtorja e pafajshme” Albana Z. siç e quan autori një grua që nga paslufta e degjeneruar nga jeta detyrohet të punojë lloj-lloj punësh për të mbijetuar, deri tek ajo e prostitutës.

Autori me një rëndësi të veçantë u ka kushtuar formave speciale të shtypjes së femrave në Kosovë, që nga paslufta. Personazhi i Albanës e trajtuar në këtë libër tani të përkthyer edhe në gjuhën shqipe është shembulli i shtypjes dhe i poshtërimit, mirëpo edhe shembulli i rebelimit dhe i së drejtës për identitetin e vet seksual dhe për liri shoqërore. “Jam marrë me një çështje që në Kosovë pak u kushtohet rëndësi, mendoj se ia kam dalë me sukses kësaj pune, duke treguar një jetë të vërtetë se çka i ka ndoshur Albanës”, ka thënë Brym.

Në ambientet e Librarisë Dit`e Nat`, ku edhe u mbajt promovimi i këtij libri, autori shprehu kënaqësinë që pati rast të merret me fenomenin e prostitucionit në Kosovë, gjë për të cilën ai konsideron se është bërë pak punë në parandalimin e tij. Romani në fjalë është një vepër kronologjike, e cila përshkruan një njarje të vërtetë të një gruaje shqiptare të dhunuar gjatë luftës e të dëbuar pastaj nga familja e saj si dhe peripecitë e jetës së saj të vështirë si prostitutë.

Në këtë roman, Albana Z. si personazh kryesor bëhet shkaktar i tregimit të një historie të shkurtër ekonomiko-politike dhe një shumësi faktesh të këtyre proceseve në Kosovë nga akterë vendorë e të huaj, duke mos lënë anash edhe përvojat e hidhura të një gruaje që do ta ushtrojë pavarësinë e saj. Max Brym Mynihu gjithashtu është bashkupunëtor në Universitetin e Prishtinës dhe tregoi se vjen shumë shpesh në Prishtinë, me ftesë të bashkpunëtorëve të tij nga Kosova. Libri që u promovua ka pasur mjaft sukses në shtetet gjermanofolëse, ku ka shqiptarë, ndërkaq të shtunën erdhi i përkthyer me lejen e autorit për herë të parë në Kosovë.

Libri gjatë leximit është i thjeshtë thotë Brym, ngase figura qëndrore Albana Z. e cila gjatë luftës së vitit 1999 u dhunua nga gjashtë çetnikë serbë në atë kohë, rrëfehet në këtë libër dhe më pastaj ajo fillon të jetojë në Prishtinë, si një prostitutë.

Gjuha e Brymit është direkte dhe pjesërisht shokuese. Gjërësisht Brym në librin e tij shpjegoi privilegjet materiale të zyrtarëve ndërkombëtarë në Kosovë. Njëherësh tregoi se si këta zyrtarë, sillen me femrat në Kosovë. Ndër të tjera vetë autori për gazetën “Zëri” tha se heroina e romanit gjen forcën të lirohet nga kthetrat e prostitucionit. Vendimtare për këtë zhvillim është dashuria e Albana Z. me një aktivist politik majtist si dhe zhvillimet e rezistencës sociale në Kosovë.

“Vendimi për t’u larguar nga prostitucioni personazhit i duhej bërë kundër deshirës së tutorëve, të cilët ishin në shërbim të një partie”, u shpreh autori. Në parathënie Max Brym thekson se historia ka një sfond real dhe se ai i njeh këta persona. Autori i ka ndryshuar vetëm emrat dhe vendet. Në roman lexuesi njoftohet shumë mbi gjendjen politike të vendit tonë.

Autori e përshkruan Albana Z. si një krijesë të kënaqësisë. Drejtëpërdrejt ai përshkruan aktivitetetet e saj seksuale me të dashurin e saj më të ri.

“Në shtrat Albana gjithnjë është dominante, dhe kjo ka shumë rëndësi” thotë autori.

Gjuha e Brymit në këtë kontekst për disa meshkuj mund të jetë shokuese. Ai gjërësisht flet mbi këto gjëra në shtrat. Gjatë leximit lind pyetja se mos vallë është zgjeruar shumë. Si duket, Brym dëshiron të provokojë. Tema e seksualitetit dhe nevojat e grave kryesisht janë tema tabu në shoqërinë kosovare.

Ky roman i vogël rrumbullakësohet me një pllakë të vogël historike mbi zhvillimet e Kosovës. Autori qëndron politikisht majtas dhe njëherësh ai then shumë mite të pseudomajtistëve gjermanë lidhur me Kosovën. Brym shkruan kundër shtypjes së grave dhe angazhohet për barazi sociale dhe vetëvendosjen politike të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Serbia raciste e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dënon me ashpërsinë më të madhe heqjen e përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dënoj me ashpërsinë më të madhe burracakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës. Skenë që nuk ndodh kund në Europë, skenë që të sjell në mend kohët e Milosheviçit”, thuhet në deklaratën e Topallit.

Topalli, tha se Serbia e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin. “Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave europiane, e që risjell edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve. Ata, sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë”. Ajo tha se qeveria serbe, sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. “Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqësor ndaj shqiptarëve, por edhe provokim ndaj Europës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun, tha Topalli. 

Tetë liderë perfid të Kosovës Lindore


Tetë liderë perfid të Kosovës Lindore
“Bota sot” zbulon djallëzinë e liderëve shqiptarë të Preshevës, veçanërisht të kryetarit Ragmi Mustafa, i cili është regjistruar si qytetar i Prishtinës, për t’ia mbathur nga Presheva (?!).
Jo vetëm lapidari i UÇPMB-së, por edhe qindra ish ushtarë të UÇPMB-së s’kanë vend në Preshevë, Bujanoc, e Medvexhë. Kjo u dëshmua dje kur Serbia ndërmori aksion kundër shqiptarëve në Preshevë, duke hequr monumentin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, me synimin që të krijoj një situatë pasigurie në terren për shqiptarët dhe ushtarët e UÇPMB-së, e të shpërngulën nga atje. Aksioni xhandarmërisë serbe u krye në pabesi, në orët e hershme të mëngjesit. Para pak muajsh po ashtu Serbia kreu një aksion policesk në fshatrat e Preshevës dhe Bujanocit, nën pretekstit e kërkimit të të dyshuarve për krime lufte. Që nënkupton kundër ish pjesëtarëve të ish ushtrisë shqiptare UÇPMB.
Në anën tjetër, kohëve të fundit Serbia në Bujanoc ka sjellë rreth 4000 ardhacakë Serbë me origjinë nga Kosova, të cilët janë pajisur me dokumente personale dhe janë futur në listat e votimin. Këta janë vendosur në Bujanoc në "Kamping Bujanovac".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...