Shkrimtari i famshëm i "Kodit të Da Vinçit", Dan Brown, ka paralajmëruar një libër të ri, i titulluar 'Inferno" (Ferri).
Libri me personazhin Robert Langdon do të botohet në maj dhe do të jetë romani i katërt i serisë me libra kriminalistikë, që ka protagonist zbërthyesin e simboleve, Robert Langdon. Brown ka thënë se ai ka qenë i frymëzuar nga vepra klasike e Dante Aligerit, derisa ishte duke bërë hulumtime në Firence.
Ngjarja e librit zhvillohet në Itali dhe në të Langdon pasqyrohet “i pikëlluar në qendër të një prej kryeveprave më misterioze që njeh historia e letërsisë”.
“Megjithëse unë e kam studiuar ‘Ferrin’ e Dantos sa isha student dhe deri vonë nuk e kam vlerësuar ndikimin aq të madh të veprës së Dantes në botën moderne”, ka thënë Brown.
“Me këtë libër të ri, unë jam i entuziazmuar që do të marr lexuesit në një udhëtim të thellë në fushën misterioze, në një peizazh të kodeve, simboleve dhe korridoreve të shumtë me sekrete”, ka thënë ai. Titulli i librit ishte zbuluar me anë të postimeve nëpër media sociale, siç janë “Twitter” dhe “Facebook”. “Kodi i Da Vincit”, është një nga romanet më të shitura në Britaninë e Madhe, dhe është përkthyer në 51 gjuhë.
No comments:
Post a Comment