Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/24

Sot doli ne treg libri im i 17-te... SHËN VALENTINI -Një ditë për dashurinë


ALBERT ZHOLI

SHËN VALENTINI


Një ditë për dashurinë


Hyrje



Ky libërth xhepi i dedikohet dashurisë, fjalës më të bukur të zemrës, virtytit më të lartë shpirtëror, ndjenjës më të spikatur, më sublime, më të pastër, më sinjifikative, asaj së cilës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në buzë . E kush nga ata që ka provuar dashurinë, nuk ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm?! Dua që ky libërth xhepi të jetë pjesë e jetës së gjithkujt, pjesë e atij realiteti ku secili përpiqet të “vjedhë” diçka të bukur, magjepsëse nga fjalët dhe mendimet e tjetrit. Të gjithë i duam mendimet, vegimet, idetë, ku patjetër, duam të jemi pjesë e ëndrrës së dashurisë, e atij universi ku askush s’është i fuqishëm të depërtojë, por vetëm të ëndërrojë pafundësisht në kohën mes dy stinëve më të bukura jetësore...Dashuria të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë. Në dashuri jemi si dy pika vese rënë nga petalet e një trëndafili rozë. Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Dashuria është një zë nga brenda vetes që kërkon të flasë, kërkon të dalë nga errësira, të thotë: Jetoj, për ty jam gjallë! Aty ku Hëna puth perëndimin dhe deti flladit mëngjesin me VAL. Ç’do ëndërr dashurie ka një dëshirë, ç’do dëshirë ka një realitet, dhe ç’do realitet ka një realizim. Dashuria është liri dhe lumturi. Në dashuri pemët, anës rrugës s’ngelen veçse spektatorë të qeshur të një kohe të bukur... Kështu le të jetë ky libërth një shkëndijë fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave. ..

POETI I MADH RUS SHVEDÇIKOV - NJE POEZI SHKODRËS DHE SHKODRANËVE

RIZA LAHI


Kush është ky poet që ka shkruar për Shkodrën tonë dhe për shkodranët? Adolf Shvedçikov është “Bashkëpunëtor I vjetër shkencor “ në Institutin e Kimisë Fizike të Akademisë së Shkencave në Moskë. Shef I Kimisë në korporatën “ Pulsatron Technology Corporation” në Los Anxhelos, Kaliforni.

Ka të botuara mbi 150 kumtesa shkencore dhe mbi 500 poezi në në revista poetike të vëndeve të ndryshme si Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Itali, Francë, maltë, Spanjë, Shqipëri, Rumani, Greqi,Angli dhe Australi vjershat e tija janë përkthyer në Anglisht, Italisht, Spanjisht, Portugisht, Greqisht, Frënisht, Kinezçe, Japonisht, Gjermanisht, Shqip, Rumanisht dhe Hindu.

Është antar I Kongresit Botëror të Poetëve, Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe “Associazione Letteraria Italo – Australiana Scrittori ( Melburn, Australi) .Është bërë I famshëm me përkthimin rusisht të "150 English Sonnets of XVI-XIX Centuries", Moskë 1992 dhe "ËilliamShakespeare Sonnets" Moskoë, 1996).

Ka përkthyer r në Rusisht shumë poetë modernë të ditëve të sotme si nga SHBA, Anglia, Brazili, Taivani, Italia, India, Australia, Kina, Japonia dhe Shqipëria. Është fituesi i çmimit “Michael Masdhusudhan Academy”, në vitin 2004 në Kalkuta, Indi. Mban titullin “ Poet i Meritur Ndërkombtar “.


Shvedçikov, thamë, bën pjesë në Kongresin e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve; por, kush është kjo organizatë planetare, ku bëjne pjesë edhe disa poetë shqiptarë; madje dhe në “Kongresin”, apo në kryesinë e saj?

IËA është krijuar në vitin 1978 dhe deri në qershor 2010, ajo ka patur 1447 antarë nga 131 vënde të pesë kontinenteve. Antar të saj janë figura nga më të shquarat e planetit, sikurse Dr. Fernando Henrique Cardoso - ish Presidenti I Brazilit ( 1994 – 2002), Toni Morrison ( nobelist në letërsi, amerikan), Fidel Kastro Ruz, Rigoberta Menchu ( Nobelist për paqën në vitin 1992, Guatemala), Melina Merkuri (Greqi) etj.


Qëllimi i kësaj shoqate është të zhvillojë mirëkuptimin , miqësinë dhe shkëmbimet e anasjellta letrare – artistike nga të pesë kontinentet.

IËA është shumë e shqetësuar dhe e ndjeshme ndaj luftës , ndaj pakësimit dhe ndohjtes së ozonit, ndohjtes së ambientit, seksizmit, dhunimit t ë të drejtave të njeriut, të qënët pa stre dhe atdhe, SIDA etj. Ajo përkrahë të Drejtat e Njeriut sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kudo dhe ndaj kujtdo.

IËA vlerëson shumë: respektin për gjithpërfshirjen e të gjitha kulturave dhe traditave etnike, lirinë e fjalës dhe diversitetin mbrënda kufijve të kësaj botës sonë.

Mirëpo, edhe më shumë se sa lirinë e të folurit dhe të diversiteteve, IËA ka në fokus të saj kundërshtimin e rracizmit, sexizmit, klanizmin ( siç, ta zëmë janë kthyer shumica e partive shqiptare, ku flaken nga puna deri edhe punëtorë për hir të përkatësive partiake që sundohen nga kryetarët e tyre si bajraktarët e dikurshëm – R Lahi) dhe ageizmin ( mohimit të aftësive të njërit e tjetrit nën prektekstin e moshës – RL.)

IËA nxit mendimi krijues dhe kritik në letërsi dhe art. Ajo mbron fort gjykimin e shëndoshë, shkencor lirinë e informacionit dhe alternativat etnike.

Kjo shoqatë njeh, vlerëson dhe u thur homazhe krijuesëve të mëdhej dhe anonimë.


IËA i shpërblen shkrimtarët dhe artistët e shquar të botës, duke i pranuar në gjirin e saj.

Në bortin e drejtorëve të IËA, I cili bën edhe përzgjedhjen e antarëve të rinj, janë poetë dhe artistë nga më të njohurit si P.Bemski (SHBA), Livia Paulini ( Hungari – Brazil), Igor Mikhailusenko (Rusi)Kazuyosi Ikeda (Japoni), Beak Han – Yi ( Kore), Andrej Zivor (Serbi), Radana Parmova ( Ceki), Lazhar Baaziz ( Algjeri)Jose Franco ( Panama), Chris Mestas ( Francë).

Pranimi në IËA bëhet pas aplikimit atje me 5 poezi të përkthyera anglisht, sigurisht nga më të bukurat që duhet të ketë autorja apo autori dhe , para se të merret vendimi, krijimet e kandidatit, i shtrohen për diskutim bordit të përzgjedhur të drejtorëve. Kur merret vendimi, antari apo antarja e re paisen me një dokument shumë protokollar që dërgohet me postë.

Për një kohë të gjatë, presidente ka qënë një aktiviste shumë e shquar e të drejtave të njeriut, një grua nga më të shquarat e rruzullit, poetesha zemërardhë amerikane me origjië portugeze Teresinka Pereira.

Në kongresine fundit që u mbajt në gushtin e vitit që shkoi dhe ku, dy antarët e ftuar nuk mundën të shkonin për aryset e njohura – ato financiare, president është zgjedhur Koreanojugori Han-Yi Baek, I cili konkuroi deri pranë finales vitin që kaloi për nobelist në letërsi.

Adolf Shvedçikov, katër vite më parë, ka nisur të miqësohet me shqiptarët. Nga miqtë e tij të parë janë poeti I njohur gjirokastrit,kryetari I “Lidhjes së krijuesëve – Pegasi”, Kristaq Shabani , përkthyesi nga rusishtja Murat Memallaj, e ndonjë mik tjetër I tyre.

Një miqëis që lindi e bukur dhe ka heshtur për çudinë e gjiganit rus të poezisë, I cili, ja, kohët e fundit ka rënë në kontakt sërish me vëndin tonë. Disa poezi të tijat janë botuar në të përjavëshmen letrare “Obelisk” me botues z. Rland Lushi.

Shvedçikov, falë korespondencës së re, ka dërguar në Tiranë një koleksion të madh dhe të zgjedhur të poezive të tija, të përkthyera në anglisht nga vetë ai. Nga ana tjetër, ai ka rënë në kontakt me poezi të zgjedhura nga ndonjë autor shqiptar, një pjesë të të cilave, ai I ka përkthyer me inisiativën e tij në gjuhën ruse.


Përkthimi I poezive të sotme shqiptare nga gjigantë të poezisë aktuale botërore, siç ka bërë vetë presidentja me origjinë portugeze Teresinka Pereira, Kryetari I Lidhjes së Shkrimtarëve e artistëve Sllovakë Pavol Janik, poetesha e shquar japoneze Kae Morii, Shvedçikovi botimi I suksesëshëm I poezive nga Shqipëria në revistën prestigjioze të poezisë planetare që botohet në Kore, “Moon Light”, janë kurora modeste por nga më të bukurat shpirtërore, për poezinë dhe poetët e nëpërkëmbur të shoqërisë së sotme shqiptare. Kjo gjë përbën një eveniment dhe, ky eveniment, tregon fuqinë kozmike të poezisë

Tanimë poeti rus, për trurin e të cilit ka nevojë gjashtë muaj në vit Klifornia dhe gjashtë tëtjera Moska,pritet të dalë në gjuhën shqipe para shqiptarëve.

Kjo do të përbënte një eveniment ballkanik, por, nga ana tjetër, do të kishte vlera të mëdha për miqësinë e dy popujve tanë.

Në Shqipëri nuk njihet fare poezia e sotme ruse dhe ne të gjithëve na ka mbetur sahati te Pushkini, Lermontovi, Esenini, Majakovski.

Sigurisht inisiativa të tilla këkrojnë edhe ndërhyrjen e organeve shtetërore të dy vëndeve. Po të mos ishte përkujdesja tipike shqiptare e e një diktatori me guackë orientale siç qe Ali Pashë Tepelena, lexuesit, sigurisht që e kanë të qartë, se vështire të kishim një “Cajd Harold” me të cilin vazhdojmë të krenohemi edhe sot e kësaj dite dhe të shkruar nga një poet I ri I asaj kohe, I pakrahasueshëm për nga fama në kohën e tij me Shvedçikovin, për shëmbëll...

Ndërkohë, falë miqësisë së vjetër dhe asaj të re që ka filluar poeti 73 vjeçar, I është sugjeruar që, hëhë,sikur ta niste ciklin a , mbase, vëllimin e tij me poezi , që tani…Kushtuar një tavoline me shkodranë që banojnë në Tiranë dhe që e fillojnë mëngjesin me të qeshura të hareshnme?

Burri dashamirës, në një moment gazmor, ka nxjerrë kalemin dhe ka shkruar duke përfytyruar me fyturë të qeshur shkodranët tanë të mrekullueshëm, këta njerëz që u qesh vetëm shpirti dhe fytyra dhe , sapo dalin nga dera e shtëpisë, I flakin mbatanë hallet e tyre e, në vënd të tyre, u transmetojnë të tjerëve përqark dhe vetë shoqërisë, mirësi, hare, shokni, në mënyrën që aq shumë u ka hije atyre.

Ja pra, poezinë e rusit të madh që shpresojmë të botohet vëllimi I tij në shqip , ta promovojmë në Tiranë dhe të kalojmë pranë poetëve disa minuta të ëmbla , të sinqerta dhe jashtë kacafytjeve politike e mes bukurisë qiellore poetike, edhe shtetarët e e dy shteteve tona.


ADOLF P. SHVEDCHIKOV, PhD, LittD, IËA( RUSSIA)


SHKODRANËVE GAZMORË TË MËNGJESEVE GAZMORE


I dhashë vetes zemër, s’ka gjë, more djalë
Tëra ç’ke për t’thënë, s’thuhen me dy fjalë

Shokëve të poetit, zemërtrëndafilit
Prej larg ia shtërngoj fort dorën secilit
Gjuh’n e dilomatëve unë s’e kam qejf hiç
A më pranoni vëlla, t’u bëhem, o miq?
Të llafos me ju, të qeshe e të luaj
Në krye të trapezës – veç Fetahu juaj
Në “klubin e natës” në darkë tër çeta
Jo raki me u dehë, por veç barcoleta
Që i tregon bukur mu si padishah
Mjeshtri i lezetit, i madhi Fetah...

Të dashur shqiptarë, shkrimtarë e poetë
Kaq mirë pranë jush, kurr s’jam ndjerë në jetë
Si zog zemra ime po shkon mbi oqean
Te Tirana e bukur, vëllezërit shkodranë
Zemra e Adolfit, më shpejt se rrufeja
Nesër në mëngjes, është te kafeneja
Të pijnë ç’të duan, vëllaznit, sa të çelë sabahu
Për dollarë - kam unë, sa për lekë – Fetahu
Më mirë po pijmë nga një kafe të fortë
Shpejteshpejt e hamë nga një copë tortë
Mandej ndër vetura shoqëria gazmore
Një vizitë së shtrenjtës, “Rozafës” shekullore
Çfar të shohë atje Shvedçikovi juaj
Si vargan florinjësh në zemër do t’ ruaj.


Nju jork, 4 janar 2010

Kush po luan me shqiptarët e Luginës së Preshevës ?


Lëvizja "Vetëvendosje", akuzon kryeministrin Hashim Thaçi se po luan me shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse, partia në pushtet, PDK thotë se është Serbia e cila po bën një gjë të tillë.

Pas deklarimit të kryeministrit Hashim Thaçi se "shqiptarët e Luginës është dashur të bëjnë më shumë për të mbrojtur lapidarin", deputetët e e Lëvizjes "Vetëvendosje", sot në seancën plenare kanë akuzuar kryeministrin Thaçi se po luan lojëra të pandershme me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Depuetiti i VV-së, Liburn Aliu tha se ishte vetë kryeministri i cili në fillim të negociatave iu premtoi shqiptarëve atje se do ta ngrinte çështjen e Luginës në negociata me Serbinë dhe se do t’i mbronte interesat e shqiptarëve në këto negociata. "Është pikërisht çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ajo që u shndërrua në atmosferën relaksuese përgjatë këtyre negociatave. Aludohej herë në këmbim territoresh, e herë në të drejtat e tyre. Për shkak të kësaj, shqiptarët atje, i kthyen plotësisht sytë kah Prishtina me shpresë se të drejtat e tyre do të shtroheshin në takimet e Thaçit me Daçiqin, dhe pikërisht për shkak të kësaj që atyre iu premtua, ata edhe i përkrahën negociatat", tha Aliu. Deputeti i VV-së shtoi se gjatë gjithë kohës qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u mbajtën nën iluzione nga politikanët tanë me premtimin se do t’i mbrojnë, ata madje inkurajoheshin të rrinë të qetë e të integrohen në jetën institucionale atje. "Dhe gjatë tërë kohës sa ndodhnin negociatat atyre u duhej të duronin njëkohësisht dhunën e terrorin. E tash kur përnjëmend duhet t’i mbrojnë, i akuzojnë për qyqarllëk!", pohoi Aliu. Këta politikanë shtetin e kanë ndërtuar për vete: për pasurim personal dhe për sigurinë e vetvetes, tha Aliu, duke shtuar se kur është puna e mbrojtjes së shqiptarëve të pambrojtur, iu thonë atyre bëjani zgjidhjen vetes. "Vetë nuk guxojnë t’i dalin Serbisë përpara, as t’ia qesin asnjë kusht asaj në negociata, e nga qytetarët kërkojnë të bëhen mish për top. Në veri mungon forca e shtetit, hiqen kioskat e policisë tonë, tërhiqet policia nga kroi i Vitakut. E ky i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme!", tha Aliu.

Pajaziti: Përfaqësuesit e Luginës të marrin masa për kthimin e lapidarit

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti i cili foli në emër të Grupit parlamentar të partisë së tij, tha se PDK-së, konsideron se Serbia po luan me qytetarët e Luginës. Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshvës që të jenë sa me të bashkuar dhe të marrin masa të përbashkëta për kthimin e lapidarit të deshmorëve të UÇPMB-së, larguar ditë me parë nga xhandarmeria serbe. “Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Serbia po luan më qytetarët e Luginës, dhe madje me ata të Anamoravës. Kërkojmë nga përfaqësuesit e Luginës të jenë sa më të bashkuar që të marrin masa të përbashkëta për kthimin e lapidarit. Kërkojmë që të mos ketë nxitime”, deklaroi deputeti Pajaziti. Deputeti i PDK-së kërkoi nga përfaqësuesit e Luginës të punojnë sa me shumë në qetësimin e situatës se krijuar pas largimit të lapidarit.

Aliu: Daçiqi godet në dy anët

Mirëpo, deputeti i "Vetëvendosjes", akuzoi kryeministrin Thaçi se gjatë pesë viteve të tij në pushtet nuk i ka vënë si kusht në negociata të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. "Le të tregojë së paku sa cent i ka dhënë ai për ata shqiptarë që jetojnë atje. Sikur qeveria jonë në këto vite të ndante një shumë për ta dhe këtë ta bënte edhe Republika e Shqipërisë, ndryshe do të ishte gjendja atje sot. Por jo, në vend se të jep qeveria shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci u merr para për çdo hyrje në Kosovë. E vetmja që kryeministri ynë i ka ofruar qytetarëve atje është asgjë tjetër pos inkurajim të Daçiqit. Dhe tani Daçiqi godet në dy anët. Për Kosovën harton platformë dhe në të njëjtën kohë godet shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Nuk ka si të veprojë ndryshe. Atë e ka befasuar dobësia e kryeministrit tonë në takim më të. Jam i bindur që ka pritë rezistencë nga Prishtina. Pasi kështu i mban mend ai shqiptarët përgjatë dekadave", tha Aliu.
Deputeti i VV-së theksoi se edhe hartimin e platformës së Serbisë edhe heqjen e lapidarit e ka bërë dobësia e Thaçit në negociatat ku Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe reciprociteti me Serbinë, nuk janë as kusht e as temë.

PDK e fton AAK-në në koalicion


Me përshëndetjen për Rezolutën për Kosovën të miratuar në Këshillin e Evropës në Strasburg, ka nisur seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për këtë vit. Ligjvënësit opozitarë thanë se pasqyra e Kosovës e paraqitur në Këshillin e Evropës, ishte mjaft e errët. Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ballafaqohet me sfidat që paraqiten në këtë rezolutë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Qeveria e Kosovës, në vend se të fshihej pas një paragrafi të mirë të kësaj rezolute, do duhej të merrej me sfidat e paraqitura aty. Osmani tha se edhe pse kjo rezolutë konsiderohet hap pozitiv sa i përket aspektit politik të kontakteve, pasqyra e Kosovës aty paraqitet mjaft e errët.

“Fjalët që mbizotërojnë janë korrupsion, krim i organizuar, varfëri, mungesë e sundimit të ligjit, trafikim i njerëzve, dhunë, joefikasitet dhe fenomene tjera negative që në fakt janë pasqyrim i një realiteti të hidhur me të cilin duhet të ballafaqohet Qeveria e Kosovës”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi tha se këtë rezolutë, gjithë skena politike duhet ta sheh si sinjal të kohës së veprimit, duke ndryshuar qasje, në mënyrë që pozita të largojë zyrtarët me qasje abuzive, ndërsa opozita të largojë energjitë negative. E në këtë rast, ai i bëri ftesë të hapur AAK-së për bashkëqeverisje, duke thënë se partnerin aktual, AKR-në, e tipizon mungesa e kohezionit dhe vizionit politik.

“Është koha për të bërë ndryshime në Qeveri dhe në politikat qeverisëse. Për këtë arsye lidershipi karizmatik i AAK-së, duhet të reflektojë realisht për interesat e vendit dhe jo të rrëshqas në kalkulime të papranueshme, për të përvetësuar nga momenti ndonjë objektiv të paarritshëm, sepse edhe nuk mund ta arrijë. Duhet të pranojë bashkëqeverisje të kërkuar”, tha Krasniqi.

Kjo deklaratë e Krasniqit, ka nxitur reagimin e shefes së Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovën e Re, Myzejene Selmani. “Të apelojë të shkosh te kryetari i partisë tënde dhe të kuptosh a do të rrish në koalicion apo jo, sepse shumë e rrugës është që t’i së pari ke nevojë ta shikosh veten a je për koalicion apo jo”, tha Selmani.

Ndërkohë, edhe çështja e Luginës së Preshevës u bë temë në seancën e Kuvendit. Zenun Pajaziti deputet i PDK-së shprehu shqetësimin për veprimin e dhunshëm të autoriteteve të Serbisë, ndërsa kërkoi nga përfaqësuesit politikë të Luginës që të jenë të bashkuar në përgjigje të këtyre veprimeve dhe të marrin masa të koordinuara për kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu e akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi për mospërkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ky kryeministër i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme”, tha Aliu.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në rend dite në seancën plenare, përveç pikave të tjera, ka edhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio-Televizionit të Kosovës dhe anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media





Koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së mund të përfundojë në fillim të shkurtit nëse kryeministri Hashim Thaçi nuk i përmbushë kërkesat e AKR-së për reforma ekonomike dhe postet ministrore, paralajmëron zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila. Por sipas Adem Grabovcit të PDK-së për këtë çështje shumë shpejt do të vendosin Thaçi e Pacolli.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar të mërkurën për “Tribuna Shqiptare” se AKR do të vazhdojë bashkëqeverisjen me PDK-në vetëm nëse kjo e fundit i plotëson kushtet për të cilat janë pajtuar në fillim të koalicionit.

“Në njëfarë forme, me krijimin e hapësirës, tash pas largimit të ministrit Agim Çeku dhe pas akumulimit të disa pakënaqësive të cilat nuk kanë të bëjnë aq shumë me postet qeverisëse ose ministrore sa kanë të bëjnë me pakënaqësinë tonë për zbatimin e reformave ekonomike, kemi ardhur tek një pikë shumë serioze dhe kjo pikë është një trajtim shumë serioz i koalicionit, por jo vetëm në raport të posteve por edhe në raport të zbatimit të reformave. Deri tash ne kemi zbatuar reformat ekonomike për aq sa na është dhënë hapësira por gjithashtu kanë ekzistuar siç e dini edhe pakënaqësi dhe ndeshje nganjëherë mes resorëve të ndryshëm në kuadër të koalicionit, që ne i kemi vlerësuar si të panevojshme”, tha Kusari-Lila, shkruan Koha.

Ajo tha se në situatën e krijuar, do ta bëjnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. “Në rast se ne nuk do të gjejmë zgjidhje për një zbatim të programit, atëherë ne me siguri që kërkojmë nga partneri i koalicionit t’i plotësojë pozitat të cilat ne për momentin i kemi dhe t’ia dorëzojmë detyrën tonë dhe ne të vazhdojmë aktivitetin tonë si parti politike”.

Ajo tha se nëse AKR largohet nga Qeveria, atë e bënë më shumë për mos hapësirën që të zbatohet në tërësi programi ekonomik sesa për postet ministrore.

Kusari-Lila tha se çështja e vazhdimit apo jo të koalicionit me PDK-në do të dihet shumë shpejt.



Në seancën plenare të mbajtur të enjten ka pas disa përplasje verbale mes deputetëve të koalicionit qeverisës. Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi i ka bërë thirrje partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për bashkëqeverisje, pasi që nuk ka qenë i kënaqur me partnerin e deritashëm. Kurse deputetja nga Koalicioni për Kosovë të Re, Myzejene Selmani i ka rekomanduar Krasniqit të pyes kryetarin e tij për çështjen e koalicionit.

Deputetët kanë përshëndetur rezolutën e Këshillit të Evropës, por kanë dhënë edhe kritika në adresë të Qeverisë për mos iniciativën për anëtarësim në këtë Këshill.

Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi tha se këtë rezolutë, gjithë skena politike duhet ta shohin si sinjal të kohës së veprimit, duke ndryshuar qasje, pozita të largojë zyrtarët me qasje abuzive, ndërsa opozita të largojë energjitë negative.

Me këtë rast, ai i ka bërë ftesë të hapur AAK-së për bashkëqeverisje, duke thënë se partnerin aktual, AKR-në, e tipizon mungesa e kohezionit dhe vizionit politik.

“Është koha për të bërë ndryshime në Qeveri dhe në politikat qeverisëse. Për këtë arsye lidershipi karizmatik i AAK-së, duhet të reflektojë realisht për interesat e vendit dhe jo të rrëshqas në kalkulime të papranueshme, për të përvetësuar nga momenti ndonjë objektiv të paarritshëm, sepse edhe nuk mund ta arrijë. Duhet të pranojë bashkëqeverisje të kërkuar”, ka thënë Krasniqi.

Por deputetja nga KKR-së, Myzejene Selmani, i ka apeluar atij që flas me kryetarin e vet të partisë para se të flas për koalicionin.

“Të apeloj të shkosh te kryetari i partisë tënde dhe të kuptosh se a do të rrish në koalicion a jo. Dhe shumë më e rrugës është që ti më së pari ki nevojë për vetveten a je për koalicion a nuk je për koalicion”, ka deklaruar Selmani.

Ndërkohë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se LDK edhe njëherë përshëndet miratimin e rezolutës në Këshillin e Evropës të përgatitur nga eurodeputetit, Bjorn Sydow.

Sipas saj më e rëndësishmja për vendin tonë është thirrja që bëhet në rezolutë për kontakte të drejtpërdrejta mes zyrtarëve të Këshillit Evropës dhe institucioneve të Kosovës.

Por ajo nuk ka lënë pa kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka ndërmarr hapa për anëtarësim në këtë Këshill.

“Megjithatë dua të gjithë të kemi të qartë që hapi drejt anëtarësimit në këtë mekanizëm nuk bëhet me rezoluta, drejt anëtarësimit në këtë institucion bëhet vetëm e vetëm nga Kosova. Gabohemi që nëse presim që ftesën të na bëjë Këshilli i Evropës. Anëtarësimi bëhet me një votim final në Këshillin e Ministrave të këtij institucioni dhe Kosova e ka plotësuar kushtin formal, sepse ka 34 nga 47 vota, pra më shumë se 2/3 që kërkohet. Është për të ardhur keq që institucionet e Republikës së Kosovës kanë hezituar të bëjnë hapa konkret drejt anëtarësimit në këtë organizatë”, ka deklaruar Osmani.

Por pas këtyre kritikave ndaj Qeverisë, ka ardhur reagimi nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kosova ka votat për anëtarësim në KE, por jo edhe të deputetëve parlamentar.

“Republika e Kosovës është fakt që i ka votat që aplikoj për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk i kemi votat e të gjithë deputetëve parlamentar të Këshillit të Evropës. I ftoj deputetët e Kuvendit që të punojnë me deputetët e Asamblesë së Këshillit të Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi për kritikat që i ka dhënë lidershipit në Luginën e Preshevës, për mos mbrojtjen e lapidarit të UÇPMB-së.

Ai ka thënë se këta politikan në Kosovë e kanë ndërtuar shtetin për përfitim personal dhe jo për mbrojtjen e shqiptarëve.

“Gjatë tërë kohës sa vazhdonin negociatat shqiptarët atje vazhdonin të duronin terrorin nga Serbia, e tash kur duhej të mbrohen ata akuzohen për qyqarëllak. Këta politikan shtetin e kanë ndërtuar për veti, për përfitim personal dhe për sigurinë e vetvetes. Por kur duhet të mbrohen ju thonë bënja qaren vetvetes”, ka theksuar Aliu.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka akuzuar institucionet e vendit për largim të investitorëve.

“Jam duke folur sot për veprimet koordinuara të përndjekjes së investitorëve të huaj që kanë shënjestër e investimeve që vijnë nga vendet që kanë qenë lider të rrugëtimit të Kosovës nga okupimi drejt pavarësisë së saj”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Një kërkesë e LDK-së që të futet në rend të ditës çështja e Fabrikës së Tubave në Ferizaj nuk ka arritur që të hyjë.

Seanca ka vazhduar punimet me rendin e ditës me miratimin e disa projektligjeve.

Posselt: Nëse preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë





Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka përfunduar raporti për debatin për Kosovën, dhe rreth 150 amandamenteve që janë paraqitur në këtë raport.

Duke folur për këtë raport, Ulrike Lunacek, që është edhe përpiluese e tij, ka thënë se ajo është e gatshme që të bëhen disa kompromise rreth disa amendamenteve, miëpo, siç tha ajo, nuk do të ketë kompromis me ata që propozojnë që Kosova të mos trajtohet si shtet, dhe me ata që e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.

Lunacek u është referuar amendamenteve të cilët kërkojnë që edhe Parlamenti Evropian në të ardhmen ta shkruajë emrin e Kosovës me fusnotë dhe që të hiqet paragrafi i cili kërkon nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ulrike Lunacek ka thënë se ajo shpreson që do të ketë mbështetjen e shumicës, për të mbajtur paragrafin i cili inkurajon 5 vendet e BE-së, që në emër të unitetit evropian, të njohin pavarësinë e Kosovës.

Parlamenti Evropian, vazhdon të mbetet i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Në favor të propozimeve të zonjës Lunacek, kanë folur edhe disa deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë edhe shefin e delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.

Pasi që Kukan vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se inkurajimi për ta njohur Kosovën, për 5 vendet tjera anëtare të BE-së, nuk është një inkurajim jokonstruktiv.

Kështu, në mënyrë diplomatike, ai ka mbështetur idenë e zonjës Lunacek.

Edhe deputeti nga Gjermania Bernd Posselt, ka mbështetur këtë ide, dhe ai ka qenë mjaft kritik ndaj atyre që ai i quajti mohues të shtetësisë së Kosovës.

“Duhet dërguar një porosi përfundimtare, se nuk mund të luhet me kufijtë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të preken edhe kufijtë e vendeve tjera”, ka thënë Posselt, kryesisht duke bërë krahasime në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë se të drejtat që kërkohen për serbët në Kosovë duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nësë preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë, por mund të hapen çështje edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Vojvodinë dhe pjesë tjera të ish

Jugosllavisë”, ka thënë Posselt, duke bërë ftesë të të mbështetet dhe të forcohet integriteti territorial i Kosovës, dhe të harrohet ndryshimi i mëtejmë i territoreve të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, në Parlamentin Evropian është zhvilluar debat edhe për Serbinë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim mendimesh në me zëvendëskryeministren e Serbisë Suzana Grubjeshiq, që është e ngarkuar edhe për çështje evropiane.

Ndaj saj janë bërë shumë pyetje në lidhje më Luginën e Preshevës, me kërkesa që atje të ulen tensionet. Mirëpo, ajo duke folur për heqjen e monumentit të dëshmorëve që UÇPMB-së, ka thënë se fjala është për një monument, sipas saj, i cili glorifikon terroristët, dhe ai është hequr, kështu që heqja e këtij monumenti, gjithnjë sipas saj, nuk ka ndikim në rajon, sepse ajo është çështje e brendshme e Serbisë.

Deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian kanë bërë ftesë ndaj të gjitha palëve në rajon, që të përmbahen nga ngritjet e tensioneve të reja.

"Gjykata e tenderëve" nuk është e besueshme për bizneset




“52 për qind e ofertuesve ekonomikë të tenderëve janë deklaruar se nuk ankohen fare në Organin Shqyrtues të Prokurimit, për shkak të mosbesimit në këtë institucion dhe frikës se ky i fundit mund t’u hakmerret në tenderët e tjerë”, tha Ardi Shita, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.


         Hysni Hoxha* 

Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha ka hedhur poshtë deklaratat e Natali Veliajt, e cila ka deklaruar se një pjesë të 1.4 milionë eurove të ryshfetit nga tenderi i pasaportave do të duhej ta merrte edhe ky institucion. Të njëjtën e thotë edhe i suspenduari nga puna, Besnik Berisha. Kompania sllovene, sipas OSHP-së, nuk përmbushi kriteret teknike, sepse nuk ishte në gjendje që me makineritë e saj të prodhonte 3 mijë e 500 pasaporta për 8 orë. E akuzuar për korrupsion Natali Velija ka deklaruar në Prokurori se një pjesë e parave do të duhej t’i jepej edhe OSHP-së, mirëpo kryetari i Organit të Prokurimit, Hysni Hoxha ka deklaruar për mediet se kurrë nuk ka e takuar asnjërin nga këta persona.


Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që ndryshe njihet edhe si “Gjykata e tenderëve”, gëzon shumë pak besueshmëri nga operatorët ekonomikë, sipas të cilëve OSHP është vendi ku bëhen më së shumti krime. Kështu thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës “Tenderi im-Transparenca dhe Llogaridhënia në Prokurimin Publik”.
description
Në lidhje me këtë, KDI-ja të mërkurën e ka organizuar edhe një takim publik me temën “Drejtësia në tenderë - Roli dhe funksioni i Organit Shqyrtues të Prokurimit”. Në debat është diskutuar për problemet që paraqiten në funksionimin e institucioneve në trajtimin e ankesave të operatorëve ekonomikë, në veçanti në OSHP. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se, me gjithë numrin e madh të ankesave, duhet kushtuar rëndësi objektivitetit dhe kualitetit të vendimeve.

 Ardi Shita, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, duke folur për mungesën e besimit të operatorëve ekonomikë ndaj OSHP-së, ofroi të dhëna të bazuara në një anketë të kësaj ode. “Cak i anketës sonë kanë qenë kompanitë me qarkullim të madh vjetor, mbi 2 milionë euro, që ka qenë indikator i kompanive që mund të jenë të suksesshme në prokurim dhe nga këta rreth 50% janë përgjigjur që nuk ankohen në OSHP nga frika e hakmarrjes në tenderë të ardhshëm”, ka thënë ai. Shita ka folur edhe për rëndësinë që duhet pasur kualiteti i vendimeve të OSHP-së, e jo kuantiteti.

*


Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha ka hedhur poshtë deklaratat e Natali Veliajt se një pjesë të 1.4 milionë eurove të ryshfetit nga tenderi i pasaportave do të duhej ta merrte edhe ky institucion. Të njëjtën e thotë edhe i suspenduari nga puna, Besnik Berisha. Kompania sllovene, sipas OSHP-së, nuk përmbushi kriteret teknike, sepse nuk ishte në gjendje që me makineritë e saj të prodhojë 3 mijë e 500 pasaporta për 8 orë.
Të vështirë e ka të dalë në punë kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, pas deklaratave të Natali Veliajt, se edhe ky institucion është përfshirë në skandalin e pasaportave.

I shqetësuar nga ato çka ka thënë Velija, ai hedh poshtë deklaratat e saj, që përfshijnë këtë institucion në skandalin e 1.4 milionë eurove.

Velija u kishte thënë prokurorëve se një pjesë e parave do të duhej t’i jepej edhe OSHP-së.

Të njëjtën e pohon Besnik Berisha, që, sipas Velijajt, kishte për detyrë që një pjesë të parave që ajo pretendon se i ka marrë Berisha, t’ua dorëzojë zyrtarëve të OSHP-së, transmeton KTV.

Por, kryetari i Organit të Prokurimit, Hysni Hoxha thotë se kurrë nuk ka e takuar asnjërin nga këta persona. Ai tregon për tenderin që i dha mbështetje, duke e vlerësuar si shumë të rregullt.

Kompania sllovene, Cetis DD, që ishte më e lirë për 717 mijë euro sesa ajo fituese, sipas kryetarit të OSHP-së, nuk ka përmbushur kërkesat teknike dhe është kualifikuar qysh në fillim si e papërgjegjshme.

Hoxha ka shpjeguar se kërkesa për të pasur makineri që prodhojnë 3 mijë e 500 pasaporta për 8 orë nuk është përmbushur nga sllovenët.

Natali Velija që nga fillimi ka kushtëzuar prokurorët që t’i japin statusin e dëshmitares së mbrojtur, në mënyrë që të flasë për skandalin e MPB-së.

Letërsia bashkëkohore shqipe larg botës

Letërsia shqipe ka mbetur jashtë zhvillimeve evropiane e botërore dhe sfidat me të cilat përballen krijuesit letrarë në Kosovë janë të shumta, është njëri nga konstatimet që u bënë në tryezën e parë letrare të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës, i themeluar rishtas. Tryeza me titull “Sfidat e letërsisë dhe krijuesit sot në Kosovë”, bëri bashkë në hapësirën “Art Center” të Fakultetit të Arteve, shkrimtarë e studiues të letërsisë shqipe. Ata që i hapën udhë debatit me kumtesat e tyre, ishin shkrimtarët Gëzim Aliu dhe Ragip Sylaj.

Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës, ishte i pari që mori fjalën, për të zbërthyer idenë e themelimit të klubit.

“Duke e parë se letërsia bashkëkohore shqiptare ka vlera të njëmendta artistike e kulturore dhe meriton vëmendjen e studiuesve tanë e të huaj, me bindjen se rrethanat kulturore e kanë margjinalizuar letërsinë ne e kemi themeluar këtë asocioacion”, ka shpejguar Haxhaj, derisa ka arsyetuar edhe titullin e tryezës.

“Letërsia dhe krijimi i saj në shoqërinë tonë po përballet me sfida dhe prandaj takimi i parë i dedikohet kësaj teme”, ka thënë ai.

Gëzim Aliu, studiues e shkrimtar, në kumtesë ka pasqyruar tri sfida kryesore, me të cilat, sipas tij, përballet letërsia shqiptare.

“Ato janë gjendja e rëndë teorike historike, shkrimtari dhe ai që mendon se është i tillë dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore”, ka thënë Aliu, i cili ka prekur edhe një tjetër sfidë me të cilën ballafaqohet letërsia bashkëkohore shqiptare.

“Shtëpia botuese është një tjetër zinxhir i cili s’ka adresë, s’ka infrastrukturë për t’u botuar një vepër letrare. Edhe në gazeta botohen fare pak shkrime letrare”, ka thënë ai.

Të gjitha këto sfida, sipas Aliut, letërsinë shqipe të ditëve të sotme, e kanë lënë jashtë zhvillimeve botërore.

“Gjendjet e rënda nëpër botë janë tokë pjellore për letërsinë, por te ne ndodh e kundërta. Letërsia shqipe mbetet jashtë zhvillimeve evropiane e botërore”, ka thënë ai.

Studiuesi Ragip Sylaj, në kumtesën me titull “Poezia e letërsisë dhe e krijuesit të saj në Kosovë”, ka thënë se pozita e letërsisë përbëhet nga trekëndëshi shkrimtar, botues e lexues.

“Përveç trekëndëshit a trekëmbëshit të përmendur, varet edhe nga vetëdija shoqërore për kulturën dhe letërsinë, nga furnizimi i bibliotekave, mësimi i saj në shkolla dhe një varg çështjesh jashtëletrare, siç janë media e interneti dhe format e tjera të komunikimit masiv”, ka thënë Sylaj. Sipas tij, në kuadër të diskutimit të çështjes së sfidave të letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë do të mund të përmendej edhe përkthimi i letërsisë.

“Por kjo ka ngecur, veçanërisht me letërsinë që krijohet në Kosovë”, ka thënë Sylaj, derisa ka shpalosur brengën e tij më të madhe.

“Ajo që më duket më brengosëse është fakti që, me sa di unë, sfidat e letërsisë dhe të krijuesit në Kosovë janë më të mëdha dhe më të vështira se në çdo vend të tjetër të kontinentit tonë”, ka thënë ai. Pasqyrimi i kumtesave të panelistëve i la vend debatit, në të cilin u inkuadruan shkrimtarët pjesëmarrës.

Kujtim Rrahmani, studiues i letërsisë, ka thënë se sfida kryesore e letërsisë shqipe lidhet me natyrën e vetmisë që kërkon vepra letrare.

“Duket abstrakte por është esenciale sepse tregon se letërsia duhet të kthehet nga vetvetja”, ka thënë Rrahmani.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...