Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/27

Më shumë monografi se romane

ISA VATOVCI


Për pak vite ka rënë interesimi për të shkruar romane

Në këtë mes kemi edhe të tillë që shkruajnë për tema kombëtare, respektivisht nga lufta. Këto dhjetë vjetët e fundit, krijuesit tanë më shumë janë koncentruar rreth monografive të ndryshme dhe kjo bën që ata për pak vite ta humbin interesin për të shkruar romane”, ka thënë kritiku Sahitaj
Prodhimtaria e vogël dhe mungesa e marketingut kanë bërë që krijuesit e romanit, sot në Kosovë, në të shumtën e rasteve të jenë jashtë vëmendjes së audiencës. Madje është krijuar një përshtypje se ky zhanër është lënë fare pas dore, edhe ku zhvillohet nuk është atraktiv dhe interesant për lexuesin. Në fakt, në Kosovë, gjatë një viti prodhohen pak romane. Shqetësues mbetet fakti i distribuimit të tij në tregun e librit jashtë Kosovës, posaçërisht në Shqipëri, ku romanet e autorëve shqiptarë nga Kosova vërehen pak, për të mos thënë fare. Romani shqip në Kosovë, edhe pse në sasi më të vogël kultivohet, edhe ai ka një nivel artistik të kënaqshëm dhe nuk është më poshtë se ata të rajonit. Ndërsa, depërtimi i tij me vështirësi në tregun e librit, në Shqipëri më shumë ka të bëjë me mungesën e marketingut. Kështu janë shprehur krijuesit dhe studiuesi kosovarë. Sipas tyre, të thuash se në Kosovë nuk ka zhvillim të romanit apo romane të nivelit artistik, do të thotë se nuk ke lexuar asnjë roman.
Shkrimet për temat sociale

Në një prononcim , studiuesi Reshat Sahitaj ka thënë se të gjithë ata që mendojnë se në Kosovë nuk shkruhet romani dhe se ai nuk depërton në Shqipëri, ose nuk kanë lexuar romane të autorëve tanë e që ka mjaft, ose nuk dëshirojnë t’i vlerësojnë, që sipas tyre, këtë e bëjnë për shkaqe banale, siç është shprehur ai, ngase nuk i takojnë klanit të tyre, ose thjeshtë vetë dëshirojnë të dominojnë, duke e ulur çdo roman tjetër. Sipas tij, krijuesit e plejadës më të moshuar, më së shumti shkruajnë për temat sociale dhe aty-këtu kombëtare, e ata të, sipas tij, të rinj, shkruajnë tema të dashurisë, por që pakkush prej tyre ka arritur nivelin letrar-artistik. “Në këtë mes kemi edhe të tillë që shkruajnë për tema kombëtare, respektivisht nga lufta. Këto dhjetë vjetët e fundit, krijuesit tanë më shumë janë koncentruar rreth monografive të ndryshme dhe kjo bën që ata për pak vite ta humbin interesin për të shkruar romane”, ka thënë ai. Ndërsa, sa i përket depërtimit të tij në tregun e Shqipërisë, Sahitaj është shprehur se Shqipëria e refuzon romanin tonë në mënyrë shumë perfide. “Nëse një roman yni nuk e ka një lektor, redaktor tiranas, libraritë refuzojnë ta marrin për shtije. Kur shkruajnë për ndonjë krijues nga Kosova, ata në kryetitull e shkruajnë shkrimtar nga Kosova”, ka thënë ai, duke shtuar se krijuesit kosovarë shkruajnë romane të mira, që edhe lexuesit e Tiranës do të kishin kënaqësi t’i lexonin. Ai nuk ka lënë pa kritikuar edhe klanizimin e krijuesve, që sipas tij, më shumë janë duke i dëmtuar zhvillimet dhe promovimin e letërsisë.
Mungesa e marketingut

Edhe krijuesi Ardian Haxhaj ka mendim pak a shumë të njëjtë sikurse Sahitaj. Haxhaj ka thënë se krahasuar me gjinitë e tjera letrare, zhvillimi i romanit në kuptimin sasior është shumë më i vogël. “Shkrimi i romanit kërkon një pjekuri të plotë profesionale nga ana e krijuesit. Besoj se nuk është fjala te ngecja e zhvillimit të romanit në Kosovë, por te produksioni i vogël i tij”, ka thënë ai, duke shtuar se temat që prekin autorët kosovarë janë të ndryshme. Brezi më i ri i shkrimtarëve, sipas tij, është shumë më i lirshëm në trajtimin e temave të ndryshme. Ai ka pohuar se mungesa e romaneve të autorëve kosovarë në tregun e librit në Shqipëri, është çështja e mungesës së marketingut dhe mungesës së lojalitetit në mes të tregut tonë letrar dhe atij të Shqipërisë. Madje, te ne, ka vazhduar ai, ka ndjenjë të dyfishtë inferioriteti; në njërën anë bëhemi inferiorë dhe lajkatarë ndaj letërsisë që shkruhet dhe botohet në Shqipëri, duke e nënvlerësuar herë me qëllim e herë pa qëllim romanin që krijohet në Kosovë, dhe botuesit në Shqipëri e shikojnë me inferioritet letërsinë e Kosovës në përgjithësi, e në këtë rast edhe zhvillimin e romanit.

Niveli artistik

Edhe studiuesi Ag Apolloni në një prononcim për “Kosova Sot” ka thënë se, mungesa e depërtimit të romaneve të autorëve nga Kosova në Shqipëri, është pasojë e mungesës së marketingut. Ndërsa, ka thënë se edhe pse shkruhen pak në krahasim me zhanret, niveli i tij artistik nuk qëndron më poshtë se ato që kultivohen në Shqipëri. “Kjo është më shumë punë e menaxhimit. Autorët nga Tirana, në Kosovë vazhdimisht promovohen përmes promovimeve, organizimit të promovimeve të romaneve të tyre apo formave tjera”, ka thënë Apolloni.

Temat, të ndryshme

“Shkrimi i romanit kërkon një pjekuri të plotë profesionale nga ana e krijuesit. Besoj se nuk është fjala te ngecja e zhvillimit të romanit në Kosovë, por te produksioni i vogël i tij”, ka thënë Haxhaj, duke shtuar se temat që prekin autorët kosovarë janë të ndryshme.

LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit

Ani pse parti që kundërshtonte luftën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka menduar për mundësinë e konfrontimit të armatosur me Serbinë qysh në fillim të viteve 1990. Madje, me të hollat që ka mbledhur partia e Ibrahim Rugovës në Perëndim, nga mërgimtarët shqiptarë atje, përmes Fondit për Vetëmbrojtje, është financuar stërvitja e luftëtarëve të Kosovës, përfshirë komandantin legjendar, Adem Jashari. 

Kështu thotë Hafiz Gagica, ish-drejtues i LDK-së për Gjermani dhe koordinator i saj për diasporë, në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, të transmetuar të shtunën mbrëma.

Mirëpo Gagica ka edhe fjalë kritike për partinë e tij, dhe nuk ngurron që edhe ato t’i shpalosë. Në emision ai ka folur edhe për dyshimet në lidhje me menaxhimin e Fondit të Republikës së Kosovës, të njohur si Fondi i 3-përqindëshit, ndërsa ka lansuar edhe kritika të ashpra për mënyrën se si udhëhiqet partia e tij sot. Ai ka ka folur edhe për rolin e mërgatës shqiptare në vitet e rezistencës paqësore dhe luftës për çlirim të Kosovës nga Serbia, ndërsa ka theksuar se ekziston një mungesë e respektit dhe njohjes së këtij kontributi të diasporës nga ana e institucioneve në Kosovë.

Gagica, i cili vite të tëra ka qenë kryetar i LDK-së për Gjermani, si dhe kryetar i kolegjit të degëve të kësaj partie për tërë Evropën Perëndimore, SHBA-në dhe Australinë, ka shpalosur detaje të shumta edhe për organizimin e veprimtarisë së komunitetit shqiptar në diasporë, në kuadër të LDK-së por edhe jashtë saj, ndërsa ka theksuar se në Kosovë tani pak flitet për rolin e mërgatës për çështjen kombëtare politike dhe patriotike, por edhe të mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, në përgjithësi.

“Integrimet Plus” është një OJQ e themeluar më 2004 nga Mentor Shala e Mufail Limani.

Kuvendi i Kosovës nuk pritet të ketë rrjedhë normale të punës as javën që vjen. Kjo për faktin se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të tërhiqen nga kërkesa për ta shfuqizuar votimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

E gjasat që kjo gjë të ndodhë, nëse seanca udhëhiqet nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, janë minimale, shkruan sot Koha Ditore. 

Sipas gazetës, burime brenda kësaj partie kanë bërë të ditur se strukturat drejtuese të partisë nuk janë të kënaqura me rezultatin që ka sjellë votimi i së enjtes, pasi nga ky proces ka dalë një anëtar që dyshohet të jetë i afërt me AAK-në dhe ka mbetur jashtë një anëtar tjetër që është i pranueshëm për partinë. 

I afërt me AAK-në është cilësuar Faton Mehmetaj, kurse i pranueshëm për PDK-në, Murat Musliu. 

“Siç dihet, të enjten janë zgjedhur për anëtar të Bordit të RTK-së Besa Bytyqi dhe Faton Mehmetaj. E para është e pranueshme, por jo edhe Mehmetaj. PDK-ja ka dashur që të zgjidhet edhe Murati, por ai tash ka mbetur jashtë lojës”, ka thënë zyrtari i PDK-së.  

Problem, sipas tij, paraqet fakti se edhe dy kandidatët që kanë mbetur për t’iu nënshtruar votimit, asnjëri nuk shihet si i afërt me PDK-në. Është fjala për Mustafë Halilin dhe Blerta Zeqirin.

“Integrimet Plus” është një OJQ e themeluar më 2004 nga Mentor Shala e Mufail Limani. Ata kanë pozitat kyç në RTK – i pari drejtor i përgjithshëm e i dyti kryeredaktor i televizionit. Shumë projekte të organizatës, të financuara nga donatorë të ndryshëm, janë implementuar brenda televizionit. Projektet ishin të larmishme – nga shpërndarja e kondomëve, deri te promovimi i integrimeve evropiane.

Qeveria ia ka ndarë këtë numër regjistrimi organizatës: 5110014-3. Bazuar në Statutin e kësaj organizate, përfaqësues i autorizuar i saj në Kosovë është Mentor Shala. 

Koha Ditore nuk ka mundur të marrë një informatë nga Shala nëse vazhdon të jetë përfaqësues akoma, apo nëse vazhdon të realizojë projekte me organizatën. Prej dy ditësh ai nuk u është përgjigjur telefonatave të gazetës, dhe as kërkesave për prononcim, që i janë bërë në nëpërmjet porosive të shkruara.

As Limani nuk u është përgjigjur telefonatave. 

Një shkresë që ka siguruar gazeta tregon se si Limani autorizon Shalën “që të nënshkruajë të gjitha dokumentet në emër të OJQ ‘Integrimet plus’”. Këtu përfshihen marrëveshjet e OJQ-së me ndonjë palë tjetër, regjistrimi i automjeteve të OJQ-së, dhe të gjitha dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me këtë OJQ. 

KONGRESI I PDK - DITA E DYTE -


Filloi punimet dita e dytë e Kongresit të PDK-ës
Ka filluar punimet dita e dytë e kongresit zgjedhor të PDK-ës,hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, derisa më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.
Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.
Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.
Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.
* * * * *
Konventa zgjedhore e PDK-së i vazhdon punimet sot ku priten të zgjedhet kryetari dhe Këshilli Drejtues i PDK-së. Dje në pjesën solemne e Konventës së Gjashtë të PDK-së, përveç drejtuesve të partisë, folën edhe më shumë se 20 përfaqësues të subjekteve politike nga të gjitha trojet shqiptare.
“Shteti i Kosovës dhe unë do të vazhdojmë të mbesim gardian të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në hapjen solemne të Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Thaçi tha se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE.
Ai theksuari tha se PDK-ja nuk është lodhur me qeverisje dhe se do të vazhdojë ta qeverisë Kosovën edhe në të ardhmen.

Këngët kështjellare...


 Rasim  Bebo  



            Katedra e muzikologjisë së Bonit, (Gjermania Perëndimore) studentёve të Fakultetit të muzikologjisë para se të merrnin dipllomën duhej të zbulonin se cili popull i ka kënduar këngët kështjellare. Për këtë eksplorim duhet të shkonin në Europën Jugore dhe në Ballkan. Në maj të vitit 1955, vinë nga Greqia dhe trokasin në piken kufitare në Kakavie. Shteti i mirë priti dhe u vuri dy muzikantë për shoqërimin e tyre, Ramadan Sokolin dhe Pjetër Gaçin. Grupimi i rreth 40 studenteve me profesorë të muzikës, të gjuhës dhe inxhinjerë të aparaturave  të inçizimit. Mesuesi Çam Neim Dalipi, kur u informua për qëllimin e grupuit i shoqëroi për në vend banimet e çamëve, në Ujë të Ftohët në Vlorë, në Babicë , në Fier, Rogozhinë, Durrës dhe Tiranë. Kudo ku shkuan dëgjuan këngë solo dhe polifonike me mosha dhe gjini të ndryshme, maj – gusht 1955. Mbas një pune sistematike inçizuese dhe komunikuese me Bonin, vendosën se ky popull i ka kënduar këngët kështjellare.
            Mbas pesë vjetëve, në fillim të vitit 1960, në Bibliotekën Kombëtare ishin ekspozuar dy volume në gjuhën gjermane me titull: “Die Albanische kultur mit Chamische gesenge” “Kultura Shqiptare me këngët çame”.  Por këto dy librat ishin tej rezervimit dhe futur në bodrum dhe nuk i nxorrën jashtë. Në fillim te vitit 1990 më ranë në dorë të dy volumet. Botova një artikull te gazeta  “Vatra çame” dhe një artikul më vonë e botoi Ramadan Sokoli. Në mos gabohem prapë keto dy vepra kanë zënë bodrumin. Kjo është një temë tjetër, vetëm për një prezantim.
            Përhapja dhe fama që morrën këngët kwshtjellare nga Ballkani në Europë, mbi 400 kalorës luftëtarë çamë të udhwhequr nga çami Merkur Bua Shpata. Ata kanë qëndruar në kështjellat e Europës për më se 60 vjet (1496-1560), si kapedanë të tjerë me luftëtarë kalorës, në kohë të ndryshme. Si në kështjellat e Spanjës, Francës, Gjermanis, Venedikut dhe Vatikanit të Papës etj. Në këto Kështjella kanë kënduar, vajtuar dhe valltuar me këngë dhe valle Çame, kanë mbrojtur në luftëra me besnikëri dhe trimwri si luftëtarw këta kalorsa mercenarw.
            Në historinë Eurpiane Merkur Bua njihej si një nga luftëtarët më të famshëm, i cili morri  gradën  “gjeneral” të kavalerisë franceze të mbretit Ludovik XII. Madje në dokumentat Venedikase, ai cilësohej  “Magnifico conte Mercuri Bua”  apo “Dominus Mercurio Bua”. Nga të parët kronist të vjetër është italiani Marini Sanudo, i cili përshkruan prestigjin e këtij luftëtari. “Një këngëtar i asaj kohe i kushton një poemë, ku e quan “Pasardhës i Pirros” “Kapedan”  dhe e njëson me “Akil Ajaden dhe Aleksandrin e Madh”.  (A. Kola “Arvanitasit”, f.241).
            Bëmat dhe personaliteti i tij fillonë të çfaqen: si udhëheqës i madh i forcave kalorsiake dhe si një nga trimat mercenarë, që nuk i bënte përshtypje që kalonte nga një vend në tjetrin. Në vitin 1496, ai u ndesh me fiorentinasit, të cilët kishin sulmuar dhe marrë Pizen. Merkuri, sëbashku me luftëtarët shqiptarë  prej 400 kaloresish, në aleancë me venecianët, goditen fiorentinasit dhe del fitimtar mbi ta, në fushën e Akropolit. Një tjetër betejë, që shtoi edhe më tej intetresin ndaj këtij personaliteti ushtarak, ishte beteja që u zhvillua në vitin 1497 kundër mbretit Karli i VIII-të Francës në Lombardi. Edhe në këtë betejë, Merkur Bua, me trimat e tij Çamë, tregoi një aftësi të shkëlqyer strategjike.
            Në vitin 1498 në Francë vdes mbreti Karl i VIII-të dhe në fron ngjitet Ludoviku i XII. Ky përgatiti focat dhe risulmon dhe pushton Milanon. Merkur Bua, i ngarkuar për të goditur forcat pushtuese, ndeshet me të dhe i thyen francezët  dhe largohen nga qyteti. Me pas Merkur Bua çliron Pavian, Bicevanon, Navarën nga forcat franceze.
            Në vitin 1502 mbreti Ludovik i XII u bë sundimtari Lombardisë dhe lidhi aleancë me markezin e Mantovës. Forcat e bashkuara të kësaj aleance, këtë vit, u ndeshën me spanjollët, përkrah kësaj aleance u bashkua edhe Merkur Bua me 400 kalorësit e tij, i shtirë nga miqësia që kishte me markezin e Matovës, me gjithse pak kohë më parë ishte ndeshur me francezët.  Veprimet luftarake të Merkur Buas në fushën e luftimeve e befasuan dhe e mahnitwn mbretin e Francës. Entuziazmuar nga fitoria që i dhuroi ky aleat në betejë kundra spanjollëve, monarku francez i dha titullin e kontit dhe gradën e gjeneralit, gjithashtu ai u bë komandanti i kavalerisë franceze që përbëhej nga 6000 kalorës.
            Mbreti i Frances, mbas ndeshjeve dhe fitoreve të bujshme mbi spanjollët, e ftoi Merkur Buan në Paris. Për nder të tij, ai organizoi një pritje madhështore ku mbas fjalimeve të zjarrta kushtuar bëmave të këtij heroi, e mbushi atë me dhurata të shumta...
            Në vitin 1506, shkon për të ndihmuar Papën e Romës në luftë kundër Venedikut që i kishte pushtuar Bolonjën. Nw betejën që u zhvillua në afërsi të qyteti të Bolonjës, Merkur Bua doli fitimtar. Papa në shënjë mirënjohje për këtë nder kaq të madh që i bëri Bua, i dhuroi një brez të artë dhe 1000 flori dhe e bekoi me dorën e tij.
            Në territoret italiane të Gjenovës ngritën krye për të larguar trupat pushtuese franceze. Ludoviku i XII niset bashkë me njësitë e shqiptarëve të Merkur Buas. Sipas kronikave ushtarake të kohës thuhet që, luftëtarët e Merkurit asgjësuan në fush betejë rreth 2000 ushtarë, plagosen 1000 të tjerë dhe zuri rob 500, të cilët i dërgoi në kampin e francezëve, ku i priste vetë mbreti Ludovik. Kapedani shqiptar u prit me entuziazem të madh nga mbreti... Prapë luftë, prapë fitore në kështjellën e Gjenovës. Ludoviku i XII-të e emëroi komandant  të qytetit të Gjenovës Merkur Buan...
            Është e njohur historikisht  se në vitin 1509, një numur princash dhe mbretërish europianë e italianë lidhën një aleancë ushtarake kundër Republikës Veneciane. Nën këtë aleancë përfshiheshin:  forcat gjermane të perandorit Maksimilian, ato franceze të mbretit Ludovik XII-të, të Papa Julit të III-të e tj. Këta synonin dobësimin dhe nënshtrimin e kësaj fuqie të madhe detare.Goditjen e parë e dhanë forcat franceze me 500 kalorësit e Merkur Buas. Në ndeshjen me forcat e Merkurit në afërsi të lumit Ada, forcat veneciane u thyen keq dhe u tërhoqën në panik. Figura e Merkur Buas si strateg mori famë në tërë Europën. Perandori i gjermanisë Maksimilian, eftoi Merkur Buan me kalorësit e tij për të nënshtruar kundërshtarët e tij të rrezikshëm. Mbasi mësoi nga Perandori objeksionet ushtarake, Merkuri u nis për në Flandër, për t’u ndeshur me kalorësin Karlo Edmond, i cili kishte pushtuar dukatin e Geltherit. Merkur Bua mundi të thyej kundërshtarët dhe kthehet fitimtarë. Mbas kësaj zhvilloi betejën e dytë në Dukatin e Bavarisë kundër kontit Baladino si pushtues i kësaj ane, Bua triumfoi. Maksimiliani i befasuar dhe i entuziazmuar së tepërmi për këto dy fitore njëra pas tjetrës të Mark Buas, organizoi një pritje dhe ceremoni madhështore i dha tituj, dhurata, pare (1000 flori), i veshi me dorën e tij pelerinën e qindisur me ar, i fali feude, e shpalli gjeneral të parë. (Dodona, bot 2008, f.120).
            Merkur Bua në momente emocionale takohet me gjeneralin venecian Bartolemeo Albiano, rikujtojnë të kaluarën e tyre, Atdheun, gjakun e përbashkët dhe në përfundim, Merkur Bua bie dakord të kthehet në shërbim të venecianëve përsëri.
            Lajmi i rikthimit të Buas me njësitë e tij në shërbim të venecianëve ngjalli gëzim dhe entuziazëm të papërshkrueshëm. Senati me vendim të veçantë e ftoi atë zyrtarisht si hero dhe falenderoi njëkohësisht  gjeneralin  Albiano “që i riktheu Republikes një forcë të tyllë si Merkur Bua”.
            Merkur Bua zhvilloi shumë beteja dhe fitore, vdiq në vitin 1560 në qytetin Trevizos. Në epitafin perkujtimor janw tw gdhendur: Mercurio Bua comiti e principibus Peleponnesi Equtium ducteri qui gallisin arragonezos dimicantibs saepius lisden e regnoneapoleos e jectis prostatis pisanis libertate donatis”.  Ndërsa memorialin e varrit të tij e punoi për dy vjet skulptori i njohur Antonio Lombardi.
            Kur luftëtarët e tij çam nuk ishin mbi kuaj kalorës, ata qëndronin në kështjella duke kënduar këngë vajtimi kështjellare dhe duke valltuar vallen çame.
            Në radhët e njerëzve të shpatës mund të renditen një numur i madh luftëtarësh dhe personalitetesh bashkëkohës të Merkur Buas, të më parshëm apo të më vonshëm.
            Po renditim ngjarje të besnikërise,të trimërisë të valles dhe të vajtimit, të flijimit burrëror pa nënshtrim ndaj armikut duke preferuar vdekjen pa mëdyshje se sa skllavërimin. Ketu është burimi i  këngëve kështjellare.
            Komandanti çam nga Konispoli Haxhi Mehmet Dalani me 800 kalorwsit e tij, luftoi për çlirimin e Kretës, në betejën me turqit, në maj të vitit 1828. Në përpjekje para kështjellës, vritet komandanti  legjendar Haxhi Dalani, luftëtarët e tij mohuan ftesën për dorëzim e falje. Luftuan duke këduar këngët kështjellare dhe hidhnin vallen e fundit konispolate të Osman Takes. Për këtë betejë shkrimtari grek Niko Kazanzaqi shkruan romanin historik “Ja vdekje ja liri”.
            Studjuesi angles Henri Holland i cili vizitoi vendin tonë në kohën e Ali Pashë Tepelenës shkruan: “Në një darkë në kështjellën e Artës qëndronin në dhomë, na tërhoqi vëmëndjen tingujt që vinin nga dhoma tjetër e kështjellës. Brenda në të gjetëm rreth 12-13 luftëtarë shqiptarë. Nje luftëtar na qerasi  me verë me kafe dhe me nargjile duhani.
            Mbas pak filloi përsëri muzika! Dy luftëtarë çamë filluan të këndonin këngë popullore në gjuhën e tyre të shoqëruar nga një violine, një fyell dhe një def. Këngët e tyre ishin të natyrës së luftës! Shpesh dy zëra të këngëtarëve zbuteshin dhe nga variante të veçante bashkoheshin në një linjë të vetme, harmonike dhe muzikore, me tone herë të shtruara dhe herë të egërsuara...duke i dhënë tone ashpërsie dhe frike, muzikës.
            Më pas luftëtarët u ngriten dhe filluan një valle shqiptare (çame) e cila ishte më shumë ekspresive. Ajo u ekzekutua nga një valltar i vetëm, ndërsa defi dhe fyelli shoqëronin lëvizjet e tij. Valltari hidhte pas flokët e tij të gjatë që turfullonin, mbyllte sytë dhe pa ndalur për dhjetë minuta rresht ai mori tërë pozicionet dinamike dhe të pa imagjinueshme që mund të shohë njeriu. Shpesh kthente fytyrën e tij në njërën anë në profil, pastaj binte në gjunjë për pak sekonda, rrutullohej fluturimthi, pastaj kryqëzonte duart me forcë rreth kokës se tij. (I. Koçollari, “Arvanitët”, f. 199).
            Dora D’Istria thotë: “Gratë marshuan mbi Zallongun, fshat i vendosur në një farë largësie nga rruga e Sulit për në Loru (në Çamëri), duke parë që mbrojtësit e tyre vonuan dhe rreziku u afrua, u mblodhën rreth 60 vetë mbi një shkëmb të rëpire, që zotëronte një humnerë në fund të së cilës një përua coptohej nën shkëmbinj të e thepisur. Shumica ishin nëna dhe vajza të reja. Vendimi nuk zgjati shumë!  Pasi i puthwn për të fundit herë fëmijtë e tyre, Ato u zunë për dore dhe, duke kënduar nje himn vajtues, u hodhen pa asnjë mëdyshje në humnerë, ku gjetën vdekjen... më e ëmbël se skllaveria. (“Rinia”,  f. 43).
            At Fishta shkruan:“Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun , “veshë e mathë e m’ armë shterngue – thue se krushq po duen me shkue”, rreshtohen më nji lundër në grykë të Bunës dhe nisen për Vraninë...  Në darkë, ku marrin pjesë heronjt e Vraninës. Oso Kukës i lidhet buka. Han sa me thanë, lan dueret, del m’anesh e pështetet bri votrës. Duhani ia lehtson mendimet. Hieja e dekës, qi n’anderr i u gja se i dha zjarr barutit te xhebehanes, s’i  hiqet mendsh...
            “Ah kadale, Nikollë, t’ vraftë Zoti! / Pse ktu i thonë Oso baroti: / Se s’ ke pa shqiptar me sy, / Se djegë vehten edhe ty!” / Edhe zjarrë i dha barotit, / Aman, falë i kjofshim Zotit, / Kur ka dhanun zjarrë barotit, / Se ç’ a dridhë Vranina e shkretë! / Se ç’ a hjedhe kulla perpjetë! / Se edhe L’qeni ç’ ka gjimue / M’ kala t’ Shkoders tuj ushtue! / Qepra, tjeglla, gur e trena: / Hi e tym e flake shkndija, / ‘Shi mje m’ Viri i hodh duhija ... Kjani, kjani oj Zana, kjani / N’ato maje, ku ju hani, / N’ ato kroje, ku ju pini, / N’ ato hije, ku ju rrini, / N’ato valle, ku vallzoni, / Kjani e lott mos i pushoni, / Perse tash, ehu! n’ ata curra / Kan me mbete, ehu! njata burra, / Me aq kujdes qi i kini rritun,  / N’ armë e n’ luftë qi i patët vaditun: / Qi edhe vete i kini msue / Me msy anmikun pa u frigue...”, (“Lahuta...”, bot. 1997, f. 24, 67, 88.)
            Kështjella e Rongut, është nga e djathta e rrugës që kalon nga Preveza për në Janinë, ne kilometrin 32 lartësohet një kodër e bukur në këmbët e së cilës rrjedh lumi i Luri. Epishkopi kreshnik  T’imzot Josifi, më 10 prill 1826 në pushtimin e Mesollongjit prej turqëve, duke parë rrezikun prej tyre shumë familje vine në kështjellë për t’u siguruar, shumica ishin gra dhe fëmije. Mbas luftimeve të përgjakshme me mbrojtёsit e kështjellës, që u flijuan. Turqit u futën në kështjelle dhe filluan masakrën kundra familjarëve dhe përmbysjen e çdo gjwje. Atëhere Imzot Josifi vendosi më mirë i vdekur duke kënduar sesa të presish vdekjen nga hanxhari turkut dhe kështu i vuri zjarrin depos së municjonit dhe e hodhi në erë me gjithë pushtuesit turq. (Albert Kotini, “Çamwria denoncon”, f. 135).
            Vallja e Osman Takës, këcehej dhe këndohej në çdo kështjellë. Është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementët çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo ështw valle epike, por mbrenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri  i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i u bien veglave muzikore.
            Osmani arriti të bëhej një nga krerët e rëndësishëm në kryengritjen anti osmane. U kap dhe u burgos në burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathësisë, dhe zhdërvjelltësisë,  bëri që vajza e valiut gati të rrëzohej nga dritarja. Dokumetat arkivore të Janinës bëjnë të ditur, me kërkesën e të shoqes së Valiut, Osmanit i falet jeta. Valltari i përkryer Taip Madani thotë: Në Festivalin Folklorik në Girokastër në vitit 1973, ai ka marre çmimin “Laureat i Festivalit”.      
            Zonja Nexhmije Zaimi, Gazetaria e parë shqiptare në “CNN” dhe “Zërin e Amerikës”  “Mbretëresha e pa kurorëzuar e shqiptarëve”:  “Kur përfunduam intrvistën, në Jordanimbreti,  mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror, madje vuri në dukje se kishte rezervuar një suprizë për mua, ndërsa zbrisnim shkallët e pallati, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roje të gjatë të veshur me uniformë ceremoniale. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht” i thashë  “Jo shqip”, -më tha ai, duke ndalur para tyre. “Shqip?!”  “Po, po shqip”, -më tha ai. Këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”?  -e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roje, Mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima.
            Kjo është fryma e përhapjes në pellgun e Mesdheut dhe në Europë te shpërdarë në për kështjella të djemëve Çamë si mercenarë, që kanë kënduar këngë vajtimi dhe nuk janë dorëzuar kundërshtarit, duke pritur vdekjen me këngë kështjellare. Kështu që grupi i muzikologjisë  gjermane i gjeti te pasardhësit e tyre çame në Shqipëri, që trashëgonin bres pas brezi këngët kështjellare. Ata i vunë vulën e një studimi shkencor, që këto këngë i ka kënduar populli çam i Vilajetit të Janinës shqiptare.                                       



Addison  Çikago, janar 2013. 

Flori Bruqi: DR. IBRAHIM RUGOVA KULTIVUES I MODERNITETIT






























Shkrimet e para në letërsi Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siç veprojnë të thuash të gjithë shkrimtarët, kur fillojnë të merren me letërsi. 

Ai botoi nja njëzetë poezi , të cilat ishin në nivelin e poezive që botoheshin në atë kohë. Por shumë shpejt e braktisi këtë gjini për t’iu kushtuar studimit të letërsisë, veçmas kritikës letrare. 


Madje qysh në përmbledhjen e tij te parë të shkrimeve në këtë lëmi, në atë “Prekje lirike’’ 1971, dëshmoi për një prirje drejt letërsisë se avancuar perëndimore duke e iu shmangur asaj të realizmit socialist, që kishte përfshi një pjesë të letërsisë së kampit të ashtuquajtur socialist, trevë kjo së cilës i takonte edhe Shqipëria por edhe Kosova si pjesë përbërëse e Jugosllavisë së atëhershme.
Të shtojmë se punimet e këtij libri se pari u botuan në të përkohshmen ‘’Fjala’’ me mbititull “Zenite letrare’’, ku shihej orientimi i tij që të merrej me kulmet e letërsisë, kryesisht asaj botërore. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe përpjekjet e këtij krijuesi që të lirohet nga dogmat e realizmit socialist,që e kishin kapluar letërsinë që krijohej në atë kohë, veçmas atë që krijohej në Shqipëri e që në njëfarë mënyrë ndikonte edhe në krijimtarinë letrare që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. 

Është thënë dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që e kundërshtoi këtë drejtim letrar me shkrimet e tij të botuara në shtypin e kohës. Në të vërtetë që në shkrimet e botuara në librin e tij paralajmëronte orientimin e tij që synonte nga kulmet e letërsisë botërore, të asaj pjesë më progresive të kësaj letërsie. Këtë orientim të tij ai do ta përsosë pas qëndrimit disa muajsh në Paris të Francës.


 Madje mund të thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin në kulturën shqiptare, me modernitetin e kritikës letrare dhe shkencore, jo vetëm të asaj që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët, por në të gjitha rasone botërore, ku flitet e shkruhet shqipja. Në këtë mënyrë veprat e tij bëhen fanar që ndriçojnë aspekte të ndryshme të letërsisë, shikuar nga aspekte që deri më atëherë nuk ishin kultivuar në letrat shqipe.


Në ndërkohë Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera ‘’Kah teoria’’ – 1971, ’’Strategjia e kuptimit’’- 1980, ’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ – 1982, ’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’- 1983, ’’Refuzimi estetik’’ – 1987 dhe është koautor i dy veprave të tjera “Kritika letrare’’(bashkë me Sabri Hamitin) – 1979, si dhe “Bibliografia e kritikës letrare shqiptare, ‘44-‘74” (bashkë me Isak Shemën) – 1976.


 Shtëpia botuese ‘’Faik Konica’’ e Prishtinës e botoi kompletin e veprave të tij për të dëshmuar kështu vlerat e pakontestueshme me të cilat disponon kjo krijimtari e që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot e kësaj dite. Në të gjitha këto vepra hetohet mprehtësia e tij për t’i kapë gjerat, për të shqyrtuar me mjeshtri dhe aftësi të rrallë çështje që i shtron në këto punime.

 Në të gjitha këto vepra duket qartë prirja e tij për të ndriçuar sa më mirë çështjet për të cilat shkruan, duke i qëndruar besnik orientimit të tij primar, që veprën ta analizojë nga aspekte e artit dhe të rolit të saj në zhvillimin e dijes. Ibrahim Rugova ka bërë zgjedhjen dhe përgatitjen për shtyp të vjershave të zgjedhura të poetëve bashkëkohorë, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, të cilat i shoqëronte me parathënie, që në realitet janë analiza të thukta të vlerave të këtyre veprave.


Dy janë veprat më të çmuara të këtij krijuesi, e që me duket se janë kryeveprat e Ibrahim Rugovës dhe ato “Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ dhe “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’. 


Derisa në të parën ai do merret me studimin e gjithanshëm të veprës së këtij humanisti dhe shkrimtari, në të dytën Rugova do të merret me rrugët e zhvillimit të kritikës letrare në letërsinë shqipe. Sipas tij mendimi kritik për veprat e artit të fjalës së shkruar në letrar shqipe është shumë i hershëm, madje ai zë fill me paraqitjen e shkrimeve të para të shkrimtarëve shqiptarë.

 Kështu, për shembull, ai ka shkruar edhe këta rreshta: ’’Po ashtu në vijën e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi në frymën e elegjive të Katulit dhe bënte interpretimin poetik të botës sipas Lukrecit.


 Më 1497 botonte dy vepra të njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrës», si dhe la në dorëshkrim veprën «Mbi edukimin princëror». Duke vepruar kështu ai dëshmonte për përkushtimin e tij që të gjurmojë dhe të gjejë elemente të mendimit kritik për vepra letrare, edhe në vende të tjera e ndër popuj të tjerë, që ishin të botuara më herët.


Në vazhdim të këtij studimi Ibrahim Rugova do të përqëndrohet në vlerësimet që janë dhënë për letërsinë dhe për veprat letrare në kohë dhe në hapësira të ndryshme.

 Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë mendimi kritik i shkrimtarëve të Rilindjes kombëtare dhe kontributi i çmuar i shkrimtarëve të kësaj periode, të cilët kishin botuar vepra të shumta në poezi, prozë apo edhe gjini të tjera të krijimtarisë artistike, por që kishin dhëne edhe vlerësime për veprat e botuara, në mesin e të cilëve ai do të përmendë Jeronim De Radën, mandej Faik Konicën, të cilin e radhiste në mesin e kritikëve më të çmuar të mendimit estetik në letrat shqipe, i cili që në shkrimin e tij në “Kohëtoren e letrave shqipe’’ dëshmonte për një vetëdije të lartë për nevojën e kritikës letrare shqipe, si pjesë e letërsisë, të cilën edhe e ndihmon në zhvillimin e saj ...

Mund të themi lirisht se Faik Konica çmohet si njëri ndër kritikët më të mprehte dhe një ndër ata që i ndihmoi zhvillimit të mendimit kritik në letërsinë shqipe.

Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe shumë bashkëkohanikë të Konicës, në mesin e të cilëve po përmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e përkthyera nga gjuhët e ndryshme në shqip i shoqëroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. Pa dyshim se këto interpretime të Nolit janë një thesar i çmuar në zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik në letrat shqipe.


Si do që të jetë konsolidimi i kritikës letrare shqiptare fillon më mjaft vonesë. Ai nis të zhvillohet dhe të kultivohet pas fillimit të botimit të shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, qoftë në Shqipëri apo edhe në diasporë. Në këto gazeta e revista fillojnë të botojmë shkrimet e tyre shumë penda që më vonë do të bëhen të njohura , duke i ndihmuar kështu kultivimit të kritikës letrare si pjesë përbërëse e letërsisë. 

Kjo ndodh në vitet ’20 dhe të ’30 të shekullit të kaluar kur edhe fillojnë të botohen revistat “Djalëria’’, ’’Shqipëria e re’’, ’’Minerva’’, Illyria’’, ’’Hylli i Dritës’’ etj. Në faqet e tyre do të gjejmë shkrimet e Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato të Dhimitër Shuteriqit, Gjergje Fishtës e shumë e shumë emrave të njohur të letërsisë shqiptare.

 Një pjesë të mirë e studimeve të Ibrahim Rugovës i kushtohet kritikës bashkëkohore, veç asaj që u krijua në Shqipëri e veç asaj që u krijua në Kosovë, gjegjësisht në ish Jugosllavi. Autori i veprës në shqyrtim ka sjellë analiza të hollësishme për orientimet dhe vlerat e kritikëve bashkëkohor, qofshin ata që punimet e veta i botuan në shtypin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës, bashkë me orientimet e tyre në këtë lëmi të krijimtarisë.


Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka përcjellë me aparaturë shkencore, duke cituar fusnotat për burimet e shfrytëzuara, ashtu siç ka vepruar edhe me numërimin e literaturës së shfrytëzuar, treguesin historik të termave, treguesin e emrave e të ngjajshme me këto. Në dy veprat tjera, në njërën ai e ka botuar edhe listën e përmbledhjeve të poezive bashkë me vlerësimin e shkurtër për secilën veç e veç, kurse në tjetrën, në atë të fundit “Refuzimi estetik’’ i ka numëruar romanet e botuara nga viti 1949 deri në vitin 1986, pra vetëm një vit para botimit të veprës në fjalë. Të gjitha këto e bëjnë veprën e tij me vlera të larta jo vetëm estetike, por edhe shkencore.

Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane


Studimi i Ibrahim Rugovës, “Vepra e Bogdanit”, ku është studjuar në mënyrë integrale vepra e njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdani, bën pjesë në ato arritje kulturore përgjithësisht, e shkencore veçanërisht, që pos të tjerash, ngjallin respekt edhe për objektin e studimit. Njeriut të kohës sonë, të kësaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohë të merret edhe me trashëgiminë kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare të stërgjyshërve. Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit tonë se gjoja çdo gjë fillon me ne ose së paku ka arritur zhvillimin e lakmushëm me ne. 

Andaj, vështruar nga ky kënd, studimi i Ibrahim Rugovës hap dritare të reja të dijes, duke shpaluar në këtë mënyrë errësirën shekullore, sidomos të Mesjetës, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet për gjithë thesarin e trashëgimisë sonë shpirtërore. Më tutje, “Vepra e Bogdanit” heq, pos të tjerash, edhe napën e mosnjohjës së trashëgimisë, e që është burim dialektitk i njohjës së drejtë edhe të së tashmes, që bën të mundur të gjenden rrugë për perspektivat e ardhmërisë.Studimi i Ibrahim Rugovës insiston me ngulm në këtë çështje.

Çështjet që ka bërë përpjekje t’i ngrisë në nivel interesimi e interpretimi, t’i analizojë e t’i zgjidhë janë çështje të mëdha, që dalin para studiuesit, e në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe të mira shpirtërore, në fondin e arritjeve kulturore europiane.


 Duke u marrë me veprën e Pjetër Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore të saj në fusha të ndryshme të dijes, në plane të ndryshme të dijes dhe në plane të ndryshme të arritjeve të mendjes njerëzore.Vepra e Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, e botuar për herë të parë në vitin 1685, në Padovë, në shtypshkronjën e Kardinal Barbarigos, është dëshmia më e mirë e zhvillimit të artit, të shkencës e të filozofisë mesjetare shqiptare. Duke e vështruar këtë çështje, autori ka hetuar pararendësit shqiptarë dhe pararendësit europianë, për të krijuar hallkat e kontinuitetit të këtij zhvillimi. Në planin europian ky zhvillim është moshatar i mendjeve të ngritura të Dekartit, Mellbranshit, Spinozës, Paskalit. Në planin e zhvillimit nacional, është pjellë e arritjeve dhe e përpjekjeve të Barletit, Buzukut, Budit e Bardhit.

Në studimin “Vepra e Bogdanit” është ndjekur një metodologji e ngultë shkencore, që e ka kushtëzuar edhe objekti i studimit. Të dhënat e shumta historiografike, që i ofrohen lexuesit të sotëm, mund të duket se e rëndojnë studimin, por kjo është e domosdoshme për veprat e lartësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet ai kontinuitet i mundshëm ndërmjet nivelit që i ofron objektit, i cili shqyrtohet në nivelin e arritjeve të mendimit shkencor në kohën e sotme.

Studimi “Vepra e Bogdanit”, hiq “shtojcat”, ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë autori është marrë me gjenezën e veprës, kurse në pjesën e dytë me analitikën e veprës së Pjetër Bogdanit. Këto ndarje kryesore i shqërojnë pastaj nëndarjet e shumta të mëpastajme, që theksojnë çështje të shumta të planeve të veprës. Në pjesën e parë janë trajtuar çështje që janë kushtëzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprës së parë origjinale kombëtare “Cuneus Prophetarum”. 


Autorit të studimi i është dashur të merret edhe me çështjet e përkufizimit të letërsisë së vjetër shqipe, do të thotë me probleme të sistematizimit të letërsisë. Më tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe të formave që janë zhvilluar brenda letërsisë së vjetër, edhe me biografinë e autorit, vepra e të cilit është bërë objekt studimi. Për të hetuar kohën e tij, rrethanat shoqërore dhe kulturore të asaj kohe, është marrë edhe me anë të tjera jashtë natyrës së veprës, për të kompletuar kësisoji jo vetëm kërshërinë shkencore, por edhe kërkesën e opinionit kulturor të kohës sonë. Sepse, siç ka thënë Shekspiri, e që e ka cituar edhe autori, “t’i kthehemi të vjetrës (antikës) se do të jetë një progres”.


Më poshtë autori ka dhënë të gjashtë botimet që ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri më 1977. Deri sot dihet se me veprën e Bogdanit nuk janë marrë shumë njerëz, mendojmë në mënyrë studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar të jetë objekt i interesimeve të ndryshme që nga botimi, 1685, e deri në ditët tona. Vepër e veçantë që dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprën e tij është ajo e Matteto Sciambra me titull “Bogdanica” II, botuar në Bolonjë më 1965, ku janë dhënë shumë dokumente të reja për Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhësor dhe aspektin filozofik të veprës së Bogdanit. 


Mirëpo, si objekt i interesimeve të ndryshme, vepra e Bogdanit ishte përherë në qendër të vëmendjes. Sipas autorit të studimit “Vepra e Bogdanit”, ndër studjuesit e shumtë mund të veçohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisë me shënime pjesën e parë të Cunesit, të cilën e boton në Shkodër më 1940-43. Duhet përmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janë me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjës së tij. Studimi i Jovan Radoniqit, më sa duket, është rezultat i polemikës që pati me Çedomir Mijatoviqin rreth origjinës së Bogdanit dhe familjës së tij, të cilën Mijatoviqi bëntë përpjekje ta nxirrte me origjinë serbe.

Në pjesën e e dytë janë trajtuar çështje të shumta që dalin nga struktura e veprës. Kjo strukturë, siç del nga studimi i Ibrahim Rugovës, nis që me organizimin e jashtëm e formal të veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) e që i shëmbëllen organizimit të Bibiliotekës, duke shkuar deri te ndarja në shkallë e rrathë të veprës, për ta interpretuar, analizuar e vlerësuar pastaj veprën e Bogdanit.

Për të hetuar të gjitha këto aspekte të vlerave të veprës së Pjetër Bogdanit, autori ka përcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur është krijuar ajo. Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetën europiane dhe traditën nacionale. Siç shihet, plani krahasues ka qenë i pashmangshëm, sepse ai ka bërë të mundshme që të kuptohet drejt, dhe jo vetëm çështja e krijimit të veprës, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. Këto dhe çështje të tjera, të analizuara e të interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bëjnë studimin e tij ndër ato vepra që vëjnë bazat e studimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. Duke hulumtuar shtresimet e vlerave të veprës, autori ka trajtuar çështje të estetikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të etikës. Të gjitha këto janë të shoqëruara me argumente të mbështetura, në radhë të parë në vlerat burimore që i ka ofruar Vepra e Bogdanit.

Në traditën e shkrimit dhe të botimit të Mesjetës, dihet se brenda botimeve të natyrave të ndryshme janë futur edhe shkrimet në poezi. Autori i studimit poezinë që është botuar në Cuneus e quan praktikë poetike. Në këtë rrafsh autori ka folur edhe për stilin, për figurat, kurse në tërësinë e veprës edhe për tipa të ligjeratës e që, sipas tij, janë dy: ligjërimi shkencor dhe ligjërimi artistik.

 Këto dhe plane të tjera të vështruara në veprën e Pjetër Bogdanit kanë bërë të mundshme shpalimin e këndeve të ndryshme të vlerave, që kanë kushtëzuar gjallërimin e saj nga Mesjeta deri në ditët tona. Autorit të studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur të gjitha rrafshet e Cuneus-it, në fund sjell një ese. Me këtë vepër, autori ka bërë përpjekje ta shqyrtojë praninë kreative të veprës së Bogdanit në krijimtarinë e mëvonshme të krijuesve tanë. Këtë interesim e nis me De Radën e Naimin dhe vazhdon me Nolin dhe Lasgushin, e vjen deri në ditët e vona, me Sabri Hamitin e ndonjë tjetër. Edhe pse këtë prani e quan si një punë që duhet të hulumtohet, del fakti se madhështia e Veprës së Botimit, me praninë e saj nuk ishte fiktive, por kreative.
(Botuar në librin e autorit Engjël Koliqi”Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë se re-Republika e Kosovës”,Botues “Rugova Art”,Prishtinë,maj 2011,fq.55 deri fq.60).



http://kosova.albemigrant.com/?p=17834





Hape dritaren, merr frymë thellë...më tha nëna...

Flora Brovina.jpg


Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. Ka botuar disa vëllime me poezi: ”Vërma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Luleborë” (1988), “Mat e çmat” (1995) dhe “Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez.




Sot pas shumë vitesh, organizimin që e bëri gjatë luftës Doktoresha Flora Brovina nuk e konsideron aktivitet politik, por situatë ku kërkohej nga secili ta kryejë punën e vet aty ku e kërkonte nevoja. Aktiviteti i Flora Brovinës ishte aq i rëndësishëm dhe me rezultate në atë kohë, saqë arriti ta themelonte spitalin më të madh emergjent në mes të Prishtinës
image
Të shkruash për Flora Brovinën e të mos i vësh në pah virtytet e saj të larta humane është e pamundur. E cilësuar nga shumëkush shembull i humanizmit dhe atdhetarizmit të pashembullt, Flora Brovina të bën për vete me ëmbëlsinë dhe urtësinë e saj.



THIRRJE KOSOVËS

Ç'do të bëj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do të harroj të flas
Me vetveten

Ç'do të bëj une pa ty
Pa shikimin në bar
Si t'i ngroh gjymtyrët
Të ngrira akull

Do të më lësh të bëhem plakë
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash

Kam frikë kur shkon
Ç'do të bëj une pa ty
Po nuk erdhe
Do të bëhem gurpragu
Kallkan do të bëhem
Ç'do të bëj unë pa ty


SKËNDERAJ

Kujtim as ëndrra
Për erën e ftoit
Më tha nëna

Sa herë të zu në gojë
Dhëmbët mu mpinë

Hape dritaren
Merr frymë thellë
Sa herë he shtatzënë
E ndien më mirë
Erën e ftoit
Të vendlindjes
Më tha nëna


ORA E PARË

Jusufi
Jusuf Kanjushë e verdhë
Jusuf Gërvalla... mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla... mungon
Ylfetja Ylfete Humolli... mungon
Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi... Halimi... mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon
Afrimi Afrim Zhita... mungon
Vazhdojmë
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati... Xhevati... mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi... Afrim Prebreza... mungon
Mos më sillni
Certifika mjekësore
Prindore policore shtetërore
Thoni vetëm mungon
Me lule do t'ua mjekojmë plagët
Do t'i presim
Do t'i presim
Thoni vetë mungon
Do të çelin lule gjaku
ora vazhdon...


Merre vesen time

Kur jashtë bije shi
Me lejo si fëmijë
Të dëgjoj,
përrallen tende për shiun
(pikat, rrëkenë dhe lumin)
Kur jashtë bije shi
Me dorë ngadalë
Ma merr vesen prej syrit
Para se te marr rrugën e shiut


Fëmijëria dhe rinia

Lindi në Skenderaj, ku qëndroi vetëm tre muaj për t'u shpërngulur në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar ne Prishtinë, aty e kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme. Vajza e një familje intelektuale gjakovare, e lindur në Skenderaj dhe e rritur në Prishtinë, ka një përgjigje shumë interesante për ata që interesohen se si u bë kështu? “Kjo ndarje dhe përkatësi regjionale më pengon, andaj nuk kam dëshirë as ta përmend; kur me pyesin nga jam, përgjigjem me të drejtë ‘nga Kosova’, sepse secilin vend të saj e dua dhe e ndjej timin”.
Front Cover
Kur përmendet fjala “fëmijëri”, jo të gjithë njerëzit mund të kujtojnë lumturinë dhe harmoninë familjare në gjirin e prindërve. Duke qenë bija e një atdhetari të madh të çështjes kombëtare, Flora Brovina, që në fëmijëri do ta marrë mbi supe një pjesë të vuajtjes shekullore të popullit shqiptar.

Ne klasën e parë babai i burgoset për bindjet e tij politike dhe dënohet me 10 vjet burg. Kjo ishte një goditje e madhe për familjen: në një shtëpi me qira kishin mbetur gjashtë femra: stërgjyshja, gjyshja, nëna shumë e re dhe tri motrat fare të vogla.

Tregimi i saj të prek thellë në zemër, ta krijon pasqyrën reale të vuajtjeve që ka përjetuar populli shqiptar. E vuajtur dhe krenare ajo shprehet: “Në këtë moshë do t’i njoh pritjet para burgut të Prishtinës, të Pejës e të Nishit, për t’u takuar me babanë, do ta njoh mallin për të. Do të njihem dhe do ta ndjej intimisht se çka do të thotë të jesh familje e lëçitur jo vetëm nga pushteti”.

Pasojat e këtyre përjetimeve ajo i ndjen edhe sot, por këto do ta inspirojnë në rrugën e saj e jetësore. Ajo nuk i harron edhe më të dashurat e veta: ”Jam shumë falënderuese ndaj gjyshes dhe nënës sime për dashurinë dhe edukimin që ma ofruan, më mësuan dashurinë ndaj atdheut dhe kombit i cili meriton çdo sakrificë dhe përkushtim”.

Pas kryerjes së shkollës së mesme, nxënësja e dalluar nga Prishtina kishte propozime të ndryshme se nga duhet t’ia trasonte rrugën vetes. Në shpirtin e saj mbizotëronte dashuria për njerëzit dhe ajo e zgjodhi mjekësinë, për të qenë kështu më afër njeriut. Krahas shkollimit të vazhdueshëm, Flora shkruante poezi dhe tregime. Ajo ishte shpirt artisti, energji e cila do t’i reflektohet gjatë gjithë jetës.

Shkollimi

Studimet i filloi në Beograd. Pas kryerjes së vitit të parë, u kthye në Prishtinë për të vazhduar studimet, sepse po atë vit ishte hapur këtu Fakulteti i Mjekësisë. Kthimi në Prishtinë për Florën do të thoshte kthim në “profesionin e zemrës”, në poezinë dhe librin shqip në përgjithësi. Krahas vazhdimit të studimeve ajo punoi si gazetare në të përditshmen “Rilindja”.

Aty punoi për nëntë vite me radhë. Kohën sa punonte në gazetari e cilëson si periudhë shumë të rëndësishme në jetën e saj: “Si gazetare do ta mësoj lirinë personale e lirinë ekonomike, që janë shumë të ndërlidhura. Do ta botoj librin tim të parë, do të dashurohem në krijuesin dhe studentin më të mirë të Fakultetit Ekonomik, tregimtarin, poetin dhe dramaturgun Ajri Begu, me të cilin do ta kalojmë jetën deri më tani, me dy drita në jetën tonë, bijtë tanë Uranikun dhe Yllin”.

Me 1973 pranohet në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Duke e pasur parasysh rolin e krijuesit në shoqëri në atë kohë, Flora ndjehej shumë e privilegjuar me respektin dhe nderimin që i bëhej, sado që ishte një ndër femrat e para dhe të pakta poete.

Pas diplomimit, ajo kishte një dilemë të madhe, sepse profesioni i gazetarisë e kishte përvetësuar aq shumë, saqë nuk bënte ballë ta linte. Ishin demonstratat e vitit 1981 ato që ndikuan te Flora për lënien e gazetarisë dhe përkushtimit në mjekësi. Puna me fëmijë e bëri Flora Brovinën për vete; ajo krijoi një lidhje speciale shpirtërore që i përgjigjej pikërisht ndjenjave humane që i zotëronte ajo. Lidhja e fortë shpirtërore me fëmijët ishte shtysë e fortë për Florën të shkonte për të specializuar në Zagreb, pikërisht në pediatrinë e fëmijëve. Njëkohësisht i kreu edhe studimet postdiplomike në drejtimin e pediatrisë.

Kthesa e madhe

Ndërkohë situata në Kosovë po bëhej gjithnjë e me e rëndë. Si intelektuale dhe atdhetare e devotshme, Flora Brovina do të gjendej përkrah vëllezërve dhe motrave që punonin e luftonin për lirinë e këtij vendi. Ajo ishte një ndër nënshkrueset e grupit të intelektualëve në një letër të njohur si “Letra 205". Ne gazetën studentore “Bota e Re” ajo do ta botojë një letër të hapur drejtuar Sllobodan Millosheviqit (1990). Kjo ishte mjaft e guximshme për atë kohë. Ndërkaq ky veprim nuk kaloi pa u vërejtur nga pushtuesi.

Situata vinte e rëndohej çdo ditë, ndërsa populli i Kosovës kishte nevojë për prijës të rinj. Momenti kërkonte një qasje tjetër, andaj Flora Brovina bashkë me disa bashkëveprimtarë si: Hajri Begu, Jusuf Buxhovi, Milazim Krasniqi, Bujar Bukoshi e shumë të tjerë, duke pasur për bazë statutin e partisë “CDU” në Gjermani, e krijuan idenë për themelimin e një partie gjithëpopullore e cila do t’u printe proceseve. Kështu lindi ideja për formimin e Lidhjes Demokratike te Kosovës. Mbledhja themeluese u mbajt ne lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe faktikisht ky ishte fillimi i hyrjes në politikë për Flora Brovinën.

Duke e konceptuar si një formë rezistence kundër dhunës dhe pushtimit serb, ajo e udhëhoqi “Forumin e Gruas Demokratike të Kosovës”. Por, meqë nuk mund të pajtohej me humbjen e kohës kur situata vinte e rëndohej çdo ditë, pas kuvendit të parë të këtij forumi, ajo u largua nga LDK-ja. Disa muaj më vonë, me insistimin e grave aktiviste, ajo do ta themelojnë “Lidhjen e Gruas Shqiptare”. Aktiviteti i këtij forumi ishte shumë i rëndësishëm. Përveç kontaktit dhe ndihmës së vazhdueshme për gratë e Kosovës, ky forum vuri kontakte me gratë e regjionit dhe të botës për ta treguar të vërtetën për situatën në Kosovë.

Lufta kundër “popullit tim”, siç e quan Flora, do të fillojë mu aty ku asaj i dhemb më së shumti, pikërisht kundër fëmijëve. Ne pranverë të vitit 1990 në Kosovë do të bëhej “segregacioni” në shkolla, në punë, në çerdhe e ku jo. Disa muaj ose javë më vonë ndodhi helmimi masiv i fëmijëve shqiptar, kur u helmuan më shumë se 7.000 fëmijë. Të gjendur përballë kësaj situate, Flora dhe bashkudhëtarët e saj për liri nuk mund të rrinin duarkryq; ajo nuk dorëzohej pa e gjetur diagnozën e saktë të këtyre helmimeve. Por, pushtuesit nuk u ndalën. Andaj ajo do ta kishte fatin e keq që të ishte e përjashtuara e parë nga puna së bashku me dhjetëra mjekë të fëmijëve.

Largimin nga puna e përjetoi shumë rëndë, aq më shumë kur e mendonte nevojën e madhe që kishin njerëzit për të dhe për kolegët e saj. Pas këtyre ngjarjeve Flora Brovina u detyrua që profesionin e vet ta ushtrojë në mënyrë ilegale, vetëm që t’i dilte në ndihmë “popullit të saj”. Këtë aktivitet Flora nuk e kreu vetëm. Me të ishin edhe Xhemile Ruhani, inxh. Aziz Pacolli, psikologia Elizabeta Dernaku (polake, e cila u helmua sepse dyshohej se shoqërohej me Flora Brovinën).

Sot pas shumë vitesh, organizimin që e bëri gjatë luftës Flora Brovina nuk e konsideron aktivitet politik, por situatë ku kërkohej nga secili ta kryejë punën e vet aty ku e kërkonte nevoja. Aktiviteti i Flora Brovinës ishte aq i rëndësishëm dhe me rezultate në atë kohë, saqë arriti ta themelonte spitalin më të madh emergjent në mes të Prishtinës, i cili ishte në Bregun e Diellit, e që pakkush e di këtë (sot është çerdhe e fëmijëve). Themelimi i këtij spitali ishte shumë i rëndësishëm, sepse aty u përgatitën një numër shumë i madh i njerëzve të aftë për dhënien e ndihmës mjekësore për nënën, fëmijën dhe secilin që kishte nevojë, një plan i cili i përfshinte edhe pjesëtarët e UÇK-së. "Ndoshta kjo është arsyeja pse unë u arrestova nga policia dhe u quajta ministre e Shëndetësisë”, kujton atë kohë protagonistja e këtij rrëfimi.
Pranverën e vitit 1999 Flora e kujton si një “episod të dhimbshëm” për Kosovën. Puna që e kreu Flora Brovina dhe detyrat që ishte gati për t’i marrë, bënë që ajo të arrestohej dhe të burgosej. E kujton edhe dënimin e saj me 12 vite dhe shprehet: “Me shpallën terroriste ata që masakruan e vranë burra e gra, fëmijë të pafajshëm, ata që zhdukën mijëra e mijëra njerëz, ata që dhunuan gra, nuse e vajza të reja, ata që duart i kishin me gjak dhe sytë e pangopur të bishës”. Edhe pse e dënuar me 12 vite, presioni (i kthyer në ndërgjegje) i madh kombëtar e ndërkombëtar bëri që ajo të lirohej pas një viti e gjysmë. Edhe pse u mundua dhe vuajti shumë për këtë vend, ajo thotë se e konsideron si një sakrificë të shpërblyer nga populli me pritjen madhështore që ia bënë.

Ajo u shpërblye me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare. Çmimet ishin nga fusha të ndryshme: për paqe, humanizëm, art dhe poezi.

Edhe pse me një jetë “histori” të gjatë angazhimesh, ajo edhe sot e kësaj dite preokupohet nga çështjet madhore që kanë të bëjnë me kombin në përgjithësi. Ajo shprehet se është koha e fundit që ne si popull ta zëmë hapin e humbur qindravjeçar, që të bashkohemi kundër armikut tonë të dëshmuar dhe të deklaruar në vazhdimësi, t’ia kthejmë dinjitetin vendit, t’i lëmë ndasitë dhe interesat personale, gjithmonë duke kujtuar me krenari sakrificën e madhe të popullit tonë.(Naim Berisha)
Flora Brovina

Burgosja

Me sy të përgjakur si ujqër vrapuan,
Përpara shtëpisë me pranga të lidhën,
Policë e ushtarë gjith vendin mbuluan,
Dritaret dhe muret u vrenjtën, u dridhën.

Si stuhia e natës, që nxin më shumë natën,
Me mjete, makina e zhurmë bubullime,
Të morën me vete. Dhe lanë mandatën
e burgut serb plot ahe e mallkime.

Qelia e zezë, me ngricë drithëtire,
Torturat pa shpirt nga bish'e nxirosur,
Me grushte e shqelme, kamzhik egërsire,
Uria dhe etja të kanë rrëgjuar.

Po, nëna Kosovë, në gji të ka pranë,
Si bijën e saj të mbron të shikon.
Se ti, kur liria të çelë anembanë,
Si një brerore, për jetë atë do ndriçosh.

Se trime mbi trima, si burrë, s'tunde kurrë,
Se nënë Tereza të dha shenjtërinë,
Se Teuta ilire të dha krenarinë,
Dhe Shotja luftëtare të dha trimërinë.

Vuajtjet

Në burgun e shqaut shëronjësen ngujuan
Me pranga, zinxhir dhe hekura dënuan,
Me mure e roje, xhelatë e rrethojnë,
Që shpirtin t'ia fikin, trupin t'i dërmojnë.

Uria, errësira, ngrica përpijnë
Mundimet pa fund, torturat pa kufij.
Çdo dritë është shuar, si hije njerëzit nxijnë,
Kushdo po rrëgjohet, tretet si qiri.

Katili serb gëzon si fitimtar,
Kapitjen, sëmundjen, vdekjen që mbjell vetë,
Dhe qesh, harbon, dëfren ky gjakatar.
Me tmerret mizore, kufomat pa jetë.

Ndriçon në qeli një dritë si flakë,
Se sytë e Terezës i ka trashëguar,
Se shpirti i saj e ka frymëzuar,
Se fjala e saj e ka fjalësuar.

Ndriçon në qeli një dritë si flakë,
Se Shoten në këmbë e ngjalle ti prapë,
Se hiri i saj të ka hijesuar,
Se lufta e saj të ka burrësuar.

Kështu si unë gjithë Kosova mendon,
Për Florën shëronjëse ahton dhe nëmton,
Veç ajo si shqipe e ëngjëll dallon,
Si flamuri i luftës, shkëlqen dhe valon.

Ëndrra

Natë e akullt. Nxin si sterrë
Kjo qelia zi - skëterrë,
Ku një trup është plandosur
Posi shpendi i plagosur.

Sytë e Florës mes frengjisë
Shohin jashtë errësirë:
Asnjë xixë, yll e hënë,
Si një foshnje e pa nënë.

Mal e shkëmb muret rëndojnë,
Shtatn'e shkretë e shajtojnë.
Gjithë plagët therin, dhembin,
Gjithë gjymtyrët po e shembin.

Shpirti i Florës krahëlehtë
Fluturon porsi shigjetë,
Jashtë burgut, lart te retë,
Ku ndizen flakë rrufetë.

Nuk është shpendi i plagosur,
Nuk është foshnja e panënë,
Eshtë një shpirt i armatosur,
Që çan qiellin pa hënë.

Bredh në shtigje dhe në male,
Përmbi fusha dhe livadhe,
Suka, kodra dhe përrenj,
Nëpër pyje dhe lumenj.

Në Drenicë rri më shumë,
Sheh Ademin përmbi kullë,
Si flamur që flakëron,
Që Jasharët Komandon.

Sheh betejën, ku Jasharët
Trimërojnë si luanët,
Me fëmijë, gra e plak
Vdesin bashkë te një prak.

Ku kris pushka, sheh lavdinë,
Luftojnë trimat barbarinë,
Qëllojnë serbin gjakatar,
Që edhe foshnjen vret në bark.

Sa luftime, sa therorë,
Kuqin tokën me dëshmorë!
Serbi - bishë e tërbuar
Zmbrapset, tkurret turpëruar.

Gjithë Kosova është flamur,
Me djemtë e vajzat si nur,
Me trimat që më nuk janë,
Tundin botën anembanë.

Ja flamuri kuq e zi,
Hijeshuar prej një zjarri,
Mbi çdo gur, mbi çdo shtëpi,
Mbi çdo ballë luftëtari.

Tani Flora kthehet prapë,
N'atë strofull natëgjatë,
Me zemër të qetësuar,
Me shpirtin të frymëzuar.

Sepse ëndrra e saj gjallon,
Te fjalët që vjershëron,
Si një dritë zbradh qelinë,
Kosovën dhe Shqipërinë.

Lirimi

Gjëmon e ushton porsi luftë shtërngata,
Dhe deti ndaj qiellit dallgët vërshon,
Një hije skëterre, burgu nxin si nata,
Greminë e pafund, që shpresat humbon.

Nga kjo natë, shtërngatë, dallgë e greminë
Një xixë e zbehtë del jashtë qelisë,
Zbret shkallët e burgut një zog gjeraqinë,
Një ëngjëll plot dritë, vrapon drejt lirisë.

Shpejton makina si plumb e shigjetë,
Pengesa e fundit, një tjetër mundim.
Çdo mal, çdo kodër, çdo lumë, çdo përpjetë
Afrojnë Kosovën, si udhë pambarim...

Tani ja kufiri! Çasti kombëtar shkëlqen:
Flora puth truallin, përtokë gjunjëzuar,
Fjalëzjarrta kosovare këdo po mallëngjen,
Gjunjëzohemi dhe ne te ky vend i bekuar.

Perlat Xhiku


*****
Me 2-4 Mars 2012 u mbajt Konferenca e Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare në Londër.


Një fundjavë me... mjekën Flora Brovina...


E njohur për të gjithë, jo vetëm si një prej mjekeve më të shquara të vendit dhe deputetja aktuale e PDK-së, por edhe si femra, e cila kaloi sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet. Flora Brovina, gruaja, që barti mbi supe presionin dhe kërcënimin e ish regjimit tiranik, vjen sot para lexuesit të gazetës sonë, në një rrëfim krejt ndryshe, gjithnjë e karakterizuar nga sharmi dhe delikatesa. Bashkëshorte, nënë dhe gjyshe, znj. Flora shpalos momentet më të bukura, që kalon në shoqërinë e më të dashurve të saj.

Si nis fundjava për ju?

Znj. Brovina: Për deputetet ndonjëherë fundjava nuk është fundjavë, zakonisht duhet të asistojmë në ndonjë konferencë apo të marrim pjesë vazhdimisht në takimet e tilla, të cilat zakonisht realizohen gjatë fundjavave. Për shembull këto dy fundjavat e fundit kam qenë e zënë me obligime profesionale me takime regjionale të deputeteve ku kemi diskutuar rreth temës “Gruaja paqja dhe siguria”. Ndërsa kur nuk kam obligime të tilla zakonisht e kaloj pranë familjes time, sidomos t’i dal përball obligimit të gjyshes sepse e kam një nip dhe dëshiroj, që sa më shumë të jem pranë tij.

 Ju ndodh që ta planifikoni fundjavën dhe mos ta realizoni?

Dr. Brovina: Po ndodh shumë shpesh. Zakonisht bëjë plane të ndryshme, të cilat mundohem t’i realizoj megjithatë shumica prej tyre mbetet ashtu vetëm e planifikuar.

Udhëtoni jashtë diku për fundjavë?

Dr. Brovina: Kam dëshirë që ta kaloj në një drekë të përbashkët me fëmijën time bashkëshortin dhe fëmijët mi, e dua shumë shtëpinë dhe kam shumë dëshirë që këto dy ditë t’i kaloj në gjirin familjar.

A është fundjava për ju e shenjtë në kuptimin se këto dy ditë s’ka punë apo politikë?

Dr. Brovina: Një politikan i mirëfilltë çdoherë është politikan edhe të shtunave dhe të dielave, kështu pasditeve jam më e relaksuar dhe këto dy ditë kam mundësi t’i shfrytëzoj që të përkushtohem më shumë ndaj vetes dhe gjërave tjera personale.

Fundjava ideale për ju cila do të ishte?

Dr. Brovina: Do ta quaj ideale çastin kur ndodhem pranë familjes time, bashkëshortit djemve, nuses dhe nipit.

 Shkrimtari juaj i preferuar dhe nëse keni ndonjë libër në veçanti?

Dr. Brovina: Përveç gazetave dhe shtypit ditor në përgjithësi, që është pjesë e pandashme e imja, mundohem të gjej kohë edhe për vepra dhe autorët e mi të preferuar. Një ndër ta është autori Orhan Pamuk, që është edhe më aktual dhe natyrisht autorin shqiptar Ismail Kadarenë. Por për çudi kohët e fundit gjithnjë nga zëri i fuqishëm i femrës vjen Flutura Açka sidomos me romanin e saj të fundit që më ka befasuar për seriozitetin dhe përzgjedhjen e temave.


Një nga ngjyrat apo aksesorët pa të cilat, veshja juaj nuk do të kishte kuptim?

Dr. Brovina: Profesioni im më impono ngjyrat, por do të kisha veçuar ngjyrën e kuqe, pastaj edhe ngjyrat tjera të mbyllëta ndër to edhe e zeza. Më pëlqen dhe ngjyra e bardhë, por përgjithësisht mendoj që më shkojnë të gjitha ngjyrat.

 Momenti më i bukur i jetës tuaj?

Dr. Brovina: Jeta ime karakterizohet nga shumë momente të bukura, që kanë të bëjnë me shumë aspekte të jetës. Do të kisha veçuar momentin kur është liruar Kosova, të cilin fatkeqësisht nuk e ka përjetuar siç e kanë përjetuar të tjerët por e kam ndjerë duke pasuar me shpalljen e pavarësisë. Një ndër momentet më të bukura është dhe lindja e fëmijëve të mi, po r edhe kur jam bërë gjyshe. Së fundi një ndër momentet më të bukura që kam kaluar është takimi me motrat dhe vëllain tim, të cilët nuk jetojnë këtu në Kosovë dhe ishte një kënaqësi shumë e madhe të mblidheshim të gjithë së bashku. Në këtë takim festua dhe diplomimin vëllait tim student, i cili iku shumë i ri në SHBA. Ishte vërtetë një lumturi shumë madhe për të gjithë familjen.

 Ku do t’i kaloni pushimet verore?

Dr. Brovina: I dua pushimet e qeta dhe vetëm me bashkëshortin tim. Do të kisha theksuar se një nga çastet më të bukura gjatë pushimeve është edhe shoqëria me njerëz të rinj me të cilët çdo herë kalojmë shumë bukur. Bregdeti shqiptar është vendi më i bukur ku edhe marr një kondicion fizik pasi që eci shumë, krahas pushimit. Prishtina nuk ofron hapësirë për të aplikuar edhe aktivitetet fizike të cilat janë shumë të nevojshme.

 Përkufizimi i juaj për dashurinë?

Dr. Brovina: Dashuria është çdo gjë, dhe në ditët e sotme është më pak e shprehur. Dashuria ka kuptim shumë të madh dhe është e vështirë ta përkufizosh me pak fjalë, është diçka që ta prish gjumin që të inspiron, që të jep motiv për të ec përpara në jetë nuk e mendoj jetën pa dashuri. Dashuria ka shumë kuptime, njerëzit kanë filluar të jenë sa më egoistë duan vetëm të marrin dhe të mos japin.


Lexoni:


 



http://floripress.blogspot.com/2011/06/po-e-prekni-kosoven-keni-pune-me-mua.html

Përgatitit Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...