TIRANË-Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në Shqipëri, Marash Hajati. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Në vitet ’74-’88, Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH. Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta e në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin. Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë fillimisht Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve 80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet 1988-90 Kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë. |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/03/29
Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare gazetari, Marash Hajati
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKO
REXHEP SHAHU
Ndoqa ishkryeministrin Majko në emisionin e Fevziut të 26 marsit 2013, tek fliste për kryeministrimin e tij në kohën e krizës apo të luftës për Kosovën të 15 viteve më parë.
Zoti Majko u shkep duke bërë luftë imagjinare, duke bërë çlirim imagjinar ndërsa unë u shkepa e shkoklova te qeshë.
Pandeli Majko nderohet në Kosovë, jo për shkak të trimërisë së treguar për ta çliruar Kosovën se ajo trimëri dhe fuqi i ka munguar atij, qeverisë së tij dhe shtetit shqiptar të kohës së tij, por nderohet për shkak të dashurisë që tregoi për të dëbuarit prej Kosove.
I ndjej emocionet e tij, e nderoj zotin Majko për çiltërsinë, për pasionin. Nga ato që fliste, kuptova se shpesh e kanë keqinformuar dhe pa dashje vihet në mbrotje të të pambrojtshmes. I kam thënë vetës se ishte fat për të dëbuarit që qëlloi kryeministër i socialistëve Pandeli Majko në atë kohë. Artikuloi si fisnik mirënjohje për meritorët, për banorët e Kukësit, Tropojës e Hasit për atë që ata bënë në vitet 1998-1999.
Por z. Majko i duket gjigand mulliri i erës. Ai i beson sot rrenat e veta, ato rrena që ia kanë thënë atëhere vartësit, të rremë edhe prej meje ato, dhe ai i thotë sot si të vetat.
Ai diti e mundi të ngrihet mbi politikën përjashtuese, përçarëse, ndarëse, mbi urrejtjen që gatuhej e piqej në Tiranë nga drejtuesit shtetit të kohës kundër Ibrahim Rugovës dhe shkoi në Prishtinë tek presidenti Rugova. I tha president Rugovës kur shtetarët e Tiranës dhe ata që luftuan t’ia merrnin pushtetin Rugovës e donin atë të vdekur, e shanin, mallkonin dhe anatemonin pa pushim. Politikanët e Tiranës e urryen Majkon për këtë shkak. Ikanakët, frikacakët, dezertorët e Kosovës, ata që rruan mjekrat e u fshehën në dimia të grave, e urryen Majkon. Por ai bëri trimëri në atë kohë. Jo pse i tha president Rugovës, se ai ishte president, që qëndroi në Prishtinë, u përball edhe kur lajmet e TVSH dhe të Dojçveles thonin se në Prishtinë kanë mbetë vetëm serbë dhe qenë dhe Rifat Kukaj përshendetej qenqe në kafe me ham ham me shokët e tij. Ishte president se e donte të tillë populli i tij, por ishte trimëri nga Majko se dezërtorët, ikanakët që e kishin braktisë Kosovën, e kishin lëshuar, nuk duronin që Majko t’u rrëshqiste nga duart e të lidhej me Rugovën.
Atëhere pata botuar një shkrim në Bota Sot me titull Faleminderit Majko. E ndjeva. Por kam qenë atëherë edhe unë në hava e ma ka marrë me xixa. Se ftohtë ftohtë Majko i tha Rugovës president, njëlloj si të më thuhej mua, Rexhep, ti je Rexhep, ose zotit Majko ti thuhej kryeministër.
Një informacion i vonë për ishkryeministrin Majko :
Numri total i të vdekurve nga minat serbe përgjatë kufirit Kosovë - Shqipëri dhe Maqedoni - Shqipëri, që nga pranvera 1998, arriti në 58. Njerëz të mbetur sakatë të përjetshëm, pa duar, këmbë apo pa sy janë 273. Shifra këto vetem për shqiptarët e Shqipërisë, pa llogaritur të vdekurit dhe sakatët që janë nga Kosova.
Toka jonë, me “lejen” e dijeninë e qeverisë sonë “të ndritur” u bë varri ynë prej minave serbe. U bë republika jonë e minave prej 1400 hektarë mbjellë me mina serbe, mina që i vunë ushtarët serbë me duart e tyre në teritorin tonë në Kukës, Has dhe Tropojë.
Sakatët prej minave serbe, u bënë sakatë në oborret e shtëpive të tyre, në arat e tyre, duke mbushur ujë në çesmat e tyre, duke kullotë bagëtitë e tyre në tokat e tyre, duke punuar arat e tyre, që nuk kanë shkuar tek minat serbe, por kanë ardhë minat serbe tek ata, në trojet e tokën e tyre, mina që i kanë sjellë ushtarët serbë dhe i kanë "mbjellë me duart e tyre" këta ushtarë, të pa shqetësuar nga ushtria e policia e Shqipërisë që së paku e ka patur për detyrë të mbronte territorin administrativ të republikës sonë, detyrë që s'e ka kryer kurrë, ani pse u shkëlqejnë dekoratat ushtarakëve tanë për mbrojtjen e atdheut, për trimërinë e munguar që nuk e treguan kurrë (!!!).
Është fajtor edhe shteti e ushtria e policia kufitare e Shqipërisë se as territorin nuk e mbrojtën, as banorët e zonave të minuara nuk i ndaluan që të mos shkonin nëpër banesat e tyre të rrethuara e të mbushura me mina serbe.
U përpoqa ta ndiqja zotin Majko. Kur tha se nisëm tanket drejt Kosovës aty qesha por dhe vendosa të jem më i vemendshëm. I çova sms Fevziut t’i thoshte z. Majko, nga ku deri ku ecën tanket, por nuk e kaloi murin sms...
Disa tanke më në fund u ndezën, lëvizën nga vendi, por jo drejt Kosovës të lutëm shumë zoti Majko. Gallatë. Po kanë ardhë deri te galeria nr. 5 te miniera e bakrit në Gjegjan. Njëherë për një axhensi të famshme lajmesh mezi ndezëm një tank në një repart që ta filmonim... Z. Majko fliste, unë qeshja dhe më kujtohej ajo kohë dha ata tre gazetarë shumë shqiptarë të asaj axhensie të huaj, që druaj t’ua përmend emrat sot se mos i dëmtoj pse janë treguar shumë shqiptarë dhe patriotë.
Nëse e quan luftë strëvitjen Drini “98 është punë tjetër ajo, kur u shkepëm duke gjuajtë shpatin e malit në Has në drejtim të Pukës e jo as në drejtim të Kosovës edhe me tanke dhe ndoshta për këtë lëvizje tankesh e ka patur fjalën z. Majko. Kam qenë aty, aty, kam shkruar e raportuar e zbukuruar e jam shkepë duke ia fut dridhmat Serbisë me fjalët e mia, e kemi shkllah inatin duke derdh pa fund predha në shpat të malit në atë stërvitje Drini ’98, por ajo nuk ka qenë luftë me serbët zoti Majko por me mullinjtë e erës.
Sa fliste për trimëritë e ushtarakëve shqiptarë, mu duk se bëri trimofili, oficerofili, gjeneralofili…, (përshtatje nga kryeredaktorofilia e ditëve të fundit të pedofilisë që hutoi shqiptarët).
Ushtria e lavdishme shqiptare, me tanke zinxhirëkëputur që nga dhjetë, shtatë nuk ndizeshin, se ishin shkatërruar nga revolucioni i vonuar demokratik i 1997 dhe jo për shkak tjetër, me makina gomëshpuara e gomëdjegura, mbërriti deri te galeria numër 5 te miniera e dikurshme e bakrit në Gjegjan, dhe për këtë ishpresidenti i kohës z. Mejdani, ia zbukuroi gjoksin me llamarina të shndritshme për trimërinë e patreguar e të munguar.
Ushtria shqiptare në ato kohë ishte si ai gomari që gabeli e kishte ushqyer natën dhe e nxori në treg dukë thënë “sakllam sakat e ke aga, kafen nuk ta derdh aga” dhe fshatari e bleu gomarin. Por rrugës për në shtëpi gomorai u përputh keq dhe u bë kockë e lekurë siç ishte në të vërtetë. Kur ia ktheu gabelit në pazar, gabeli i tha, të paralajmërova aga, të thashë, “sakllam sakat e ke aga”. Kështu ishte dhe ushtaria jonë atë botë zoti Majko.
Njëherë në sy të ambasadores amerikane Lino, z. Majko u shpreh, pse me makina pa goma e gomëshpuara do të bëjmë luftë ne… Isha aty kur z. Majko bëri një xhest fantastik duke vënë në kokë një kapele UÇK sapo zbriti nga helikopteri dhe ndërhyra që ta drejtonte strehën e kapeles…
Sa i përket asaj që oficerët e Shqipërisë paskan stërvitë ushtarët e Kosovës, zoti Majko shprehu deshirën se si duhej të kishte ndodhë në fakt. Por nuk ka ndodhë ashtu. Disa oficerë të liruar, ca edhe part - time, disa kaptërrë të papunë, (shumica kapterrë) janë përpjekë me stërvitë ushtarë të UÇK, kundrejt një pagese të majme në dojçmarka dhe jo me zero lekë. Por në krahasim me oficerët e Kosovës, të cilët kishin, përveç shkollimit, edhe përvojë konkrete luftarake nga lufta në Bosnje e në Kroaci, stërvitësit e Shqipërisë ishin aq kopetentë për luftë që s’e kishin parë kurrë, sa jam unë kopetent për ta bërë operacion një pacient në tru.
Sa i përket asaj se ushtarët serbë trima paskan lënë kockat në teritorin shqiptar, dhe që janë shumë të tillë, kjo është deshirë e kthyer në rrenë dhe që tashmë na e ka qejfi ta besojmë të gjithë. Ka ndodhur që është vrarë ndonjë ushtar serb, por jo as kur na i hoqën flamujt kombëtarë në postat tona të kufirit, as kur na pushtuan duke mbjellë mina në 1400 ha teritor të republikës tonë sovrane, duke i mbjellë me duar, me terezi, nëpër oborret e shtëpive tona, deri ne dy a më tepër kilometër në thellësi të teritorit tonë sovran, as kur gjuajtën bomba deri në Kolsh rreth 10 km në thellësi të teritorit tonë. Por ka ndodhur të vritet ndonjë ushtar serb mu në kufi, në përpjekje me ushtarët e UÇK ose në përpjekje me tregtuesit apo transportuesit e armëve nga këndej për andej. Dhe natyrisht është vrarë ndonjë serb atje në Kosovë në luftë në përpjëkje të ndryshme me UÇK.
Sa i përket asaj se nga Shqipëria kanë marrë pjesë në luftën për Kosovën shumë shqiptarë, lus kush të mundet, që nga ishkryeministri Majko e deri te më i thjeshti kapter, a ushtar, ta bëje listën e shqiptarëve të Shqipërisë të rrjeshtuar në radhët e UÇK. Kjo listë e munguar, na turpëron. Nga skuqja prej turpit nuk e kemi bërë. Sepse nuk kalon numrin 30 veta kjo listë. 30 veta realë në luftë se në listat e pasluftës fusim edhe 3000.
Por nëse do të vazhdojmë të fallsifikojmë edhe historinë e re, vajmedet për ne që shajmë turkun sot. Fallsifikim që e kemi kaq shumë qejf kudo si shqiptarë. Ku edhe sot atje e fyejnë Adem Jasharin duke e shpallë komandant të UÇK pa qenë ai asnjëherë komandant i saj, duke e shpallë legjendar për ta larguar e harruar, kur ai është real, historik, jo legjendë, kur ai dha shembullin më të lartë të trimërisë e atdhedashurisë sa askush tjetër ndër ne, në sytë tonë, kur ai na mësoi se si duhet atdheu e se si vdiset për atdhe. Atje e fyejnë duke e nxjerrë nëpër foto me një ton armë në krah, duke i bërë përmendore shëmtie kur ai ishte shumë i bukur ashtu siç ishte dhe çdo zmadhim apo zbukurim atë veç e shëmton. Siç rendet sot ta bëjnë në letër UÇK 50 mijë anëtarëshe që të tallet bota me shqiptarët mashtrues, megallomanë e fodullë, frikacakë. Unë kam shkruar për zbukurimin e heronjve në kompjutër ndërsa z. Majko zbukuron luftën në televizion, bën luftë imagjinare, çlirim imagjinar, qëndresë imagjinare.
Tha z. Majko në atë bisedë se ishte shteti ai që i priti të dëbuarit nga Kosova. Jo! Në ato ditë e ato mote shteti ishte në bisht, shteti ishtë në shpërngënj. Ishte familja kuksiane, tropojane e hasjane ajo që i priti, ajo që diti, ishte familja shqiptare kudo në Shqipëri që e ka virtyt mikpritjen dhe e demostroi në shkallën më sipërore, që e ka mënyrë të menduari e të jetuari. Dhe bash për këtë Kukësi është i vetmi qytet në botë kandidat për çmim Nobël për mikpritjen. Pra për këtë rast, shtetin ta rrjeshtojë të dytin, ose të tretin pas organizatave ndërkombëtare zoti Majko.
Sa tha se Shqipëria ndikoi në firmosjen e marrëveshjes në Rambuje, e mora si gallatë. Shqipëria as ndikoi, as urdhëroi, as miqësisht as armiqësisht në atë tavolinë në atë kështjellë. Emisarët e kohës të z. Majko, nuk ndikonin dot nga jashtë mureve të kështjellës, edhe pse në ditarët e tyre më vonë pohohen se kanë qenë kërthiza e çeshtjes shqiptare…
Merakun që kishte të mos linte turp tek i biri, z. Majko ia heq çdo shqiptar për atë kohë. Edhe pse i pëlqen me qenë gjerman se ata janë trima dhe e duan Kosovën mbase, unë do të thoja shumë sinqerisht se ai e ka sfiduar mbiemrin e tij me dashurinë për shqiptarët e Kosovës por jo me trimërinë e munguar të ushtrisë së Shqipërisë.
Teksa fliste për shefen e lartë të UNHCR tha se nuk i kujtohej emri, por tha se ishte nje japoneze shumë e kulturuar. Këtu ia futi pak si kot. Emri i Sadako Ogatës është jo aq i parëndësishëm në emrat e përveçëm të botës. Është njëlloj si të them unë, hë mo ai çuni i ri i thinjur, ai kryeministri i Shqipërisë që s’po më kujtohet emri i tij.
Ja, kështu më dolën këto radhë pas bisedës së z. Majko për atë kohë heroike që i pohoi shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër në historinë moderne të botës.
Lan Duraj-mjeshtri që i veshi shkodranët bukur
Nga Kabil Bushati
Eshtë një njeri në Shkodër që vite më parë ka pasë një famë të pa diskutueshme. Emri i tij lakohej kudo dhe kurdo në çdo ambjent. Ai sot është pensionist i thjeshtë, i pa fjalë, nuk kërkon status trajtimi të vecantë, nuk kerkon pension special dhe titull "Mjeshtër i Madh" dhe nuk thotë nëpër rradha: "hapuni, jam une". Ai eshtë i thjeshtë deri në madhështi. Ai quhet Lan Duraj, mjeshter rrobaqepes ne specialen "Moda", njesi në atë kohë famoze në Shkodër që përfshihej brenda kooperativës së artizanatit. Ai nuk ishte diplomuar jashtë shtetit , në salonet e modës ne Venezia apo ne Paris , por kishte mesuar zanatin nga mjeshtrat e vjetër shkodranë dhe kishte arritë të bëhej i përmendur në tërë Shkodrën e më gjërë. Kishte arritë majat në profesionin e tij, zenitin e lakmueshëm. Ky qytet kishte pasë rrobaqepës të vjetër, të diplomuar jashtë shtetit si Sait Mujaxhi që kanë lënë gjurmë të pashlyera për qytetarinë shkodrane. Ata, në një vend të dukshëm mbanin vjerrë diplomat që posedonin. Specialja "Moda" ishte në fillim të Pjaces ku më parë kishte qenë "Shtëpia e Gruas". Rinia shkodrane kur bënte në Pjacë xhiron e darkës, këthnte kokën nga ai dhe e pershendeste gjithë respekt dhe njekohësisht i tregonin atij se si ju kishin ra kostumet, pantollat a ndonjë veshje tjetër. Ishte nje tip i veçante "parakalim mode" para zanatlijeve që i kishin berë. Për dekada me radhë Lan Duraj përfaqësonte elegancën, hijeshinë dhe impozancën e shkodranëvet, në ato vite të egra të diktatures. Të shumë ishin ata të rinj që kostumet e dasmave të tyre i qepnin tek rrobaqepsia "Moda" ku spikaste dora mjeshtërore e Lan Durës. Pothuaj të gjithë nga brezi ynë jemi martuar me kostumet e Lanit. Ishte korrekt në afatet dhe ditën e dasmës i kishim gati kostumet për t'i veshë. Në datën e caktuar gjeje kostumin gati dhe të qepur plot andje. Aty beheshin të gjitha porositë edhe kostumet e perdita edhe pantollat etj. Aty vinin edhe porosi nga të medhejtë e Tiranës.
Ishin fillimvitet 60-të kur kjo rrobaqepësi u bë më e njohura në Shkodër e më gjerë. Në ato vite ky lokal numëronte 28 rrobaqepës profesionistë të nivelit të lartë. Punonin nga mëngjesi deri në darkë, me një pushim dreke sa për të ngrënë dhe dilnin përsëri që të vazhdonin punën që e kishin me aq zell. Rreth kësaj njësie u grumbulluan rrobaqepës me emër si Bahri Luli, Sulë Danoviqi, Brahim Dajti, Qemal Kraja, Amir Rrashketa etj. Këta kishin kryer shkollat në Tiranë dhe kishin marrë ekperiencë nga rrobaqepësit e vjetër. Ishin vitet e prishjes me Bashkimin Sovjetik, dalëngadalë vendi ynë po vetëizolohej. Kjo reflektonte edhe në njësinë e "Modës" e cila nuk kishte ku të merrte katalogjet për modelet. Deri at'herë kishin pasë modele të bollëshme për të ju servirur klientave. Ata i kishin aty në tavolinat e hollit me dhjetra katalogje te huaja dhe klientët nuk hezitonin të bënin porositë. Tashti u ndërpre ardhja e katalogjeve nga firmat e huaja. Ketu qëndron merita e mjeshtrit-përgjegjës Lan Duraj. Ai dijti të bënte kombinimin e katalogëvet që kishte gjendje me modën e kohës. Mos harroni se ishin vitet kur në Shqipëri në përgjithësi dhe në Shkodër në veçanti akoma nuk kishte hyrë televizori. Pra ishte nderprerë çdo mjet komunikimi me jashtë shtetit dhe brenda vendit po ashpërsohej lufta kundër çfaqjeve të huaja. Organizatat e Frontit nëpër lagje ishin vënë në lëvizje dhe denonconin çdo çfaqje te huaj e moderniste në modë. Ishin bërë me zarar qepjet e guximshme me modë të huaj dhe shumë rrobaqepes e pësuan më punë në ndertim pallatesh me kontribut vullnetar ose me pune të rëndë në NSHN. Shumë rrobaqepës u bënë pre e vigjilencës së organizatave të frontit demokratik dhe keshillave popullroe të lagjeve gjatë atyre viteve.
Më kujtohet dhe dua ta them se çfarë më tha e motra e Pjeter Arbnorit vite më parë. Ishim në Pallat të Kongreseve, në promovimin e librit "Mugujt e mesjetës" që kishte shkruar Mandela shqiptar. Aty ishte edhe e motra e Pjetrit, Gjystina që kishte ardhë për të marrë pjesë në gezimin e të vëllait. Ishte i fuar edhe i gjithë trupi diplomatik. Unë, për të ndezë pak bisedën i them Gjystinës. "Ju ka ardhë hakut Partia e Punës...", dhe ajo mu përgjegj "Nuk na ka ardhë hakut partia sa na ka ardhe kojshija. Në ato vite unë punoja si punëtore në Uzinën e Fermentimit të Duhanit. Kisha rrogën e vogël dhe kisha për të mbajtur edhe vëllain në burg. Me ndihmue rrogën, kisha një maqinë qepse të vogel doret me të cilën punoja në shtëpi dhe nxirrja ndonji lek. E me ato lek unë blija ushqimet dhe shkoja e shihja vëllain në burgun e Burrelit. Një ditë më thërrasin në zyrat e lagjes dhe polici i plotfuqshm më thotë të mos qepja më rroba se ishte e ndaluar. Mirpo unë përsëri vazhdoja tinëz me qepë natën. Përsëri më thirri. Unë fillova me qa. Ai më tha përsëri mos me qepë rroba. Mirpo nevoja nuk ka gjyq, unë përsëri vijova të punoj natën me maqinën e dorës. Një pasdreke më vjen në shtëpi i plotfuqishmi i lagjes dhe kur e pau gjendjen time familjare vuri dorën në zemer dhe më tha se më padiste kojshia dhe ai nuk kishte çfarë të bënte. Më tha që në penxhere të vendosja një batanije dhe ta mbyllja mirë pamjen nga jashtë. Dhe kështu bëra, kojshia nuk i dëgjoi më krismat e maqiës sime, sepse unë bërë batanizimin e dritares...". Këtu përfundoi Gjystina,motra e Pjetër Arbnorit dhe kishte të drejtë në arësyetimin e saj. Polici e kishte falë por nuk e kishte falë kojshia. (!?). Sa qesharake!
Edhe nëpër lagjet e qytetit ishin hapë robaqepësi ku spikatinin rrobaqespës më përvojë e të talentuar si të pa harruarit Qerim Curri, Faik Kalaja, Selim Krymi, Novruz Kalaci, Shyqyri Reçi, Sulë Hyseni etj. Por mbi të gjithë qëndronte rrobaqepësia "Moda". Në atë kohë filluan të dilnin pantollat kao-boj të cilat rrobaqepesit i qepnin nëpër shtëpia pas orarit të punës. Futja e telvizorit dhe antenave kishte bërë të mundur depërtimin e modës së huaj edhe në Shkodër. Rina shkodrane në ato vite të vështira skamlleku ekonomik dhe survejimi në çdo rrugë e rrugicë mundohej me shpirt të vishej bukur dhe me sqimë. Kishe qejf të shikoje rininë e Shkodrës gjatë mbremjeve te shtetitjes ne Pjace. Ishte një lloj paradë mode që bëhej në ato vite. Sidomos mbremjeve të shtuna dhe të diela dilte në shetitje gjithë Shkodra. Dhe Lan Duraj u mundua me të gjitha forcat të ia plotësonte deshirat të rijvet, pavarsisht barrikadave që vendoste rregjimi. Ku kishte shkodran në atë kohë së paku pa një kostum të mirë. Megjithë çmimin e shtrënjtë të stofit, ku për një kostum duhej të shpenzohej mesatarisht rroga e një muaji dhe për ta qepur shkonte paga e një pesëmbdhjetëditëshit, prapë se prapë të rinjtë kishin qef të bënin kostumet tek Lani. Lokali i tij vlonte nga nga puna. Konfeksionet që shiteshin nëpër dyqanet e shtetit, nuk preferoheshin, pasi ishin të gjitha uniform, të prera pa shije, të qepura me normë dhe të rrinin në trup si thes.
Dhe kështu vazhdoi për vite e vite saloni i "Modës". Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe në Shkodër modele të huaja bashkëkohore. Dalngadalë këto njësi u shkrinë për të dalë privat. Tashti Mjeshtri Lan Dura ka dalë në pension ,është plakë dhe ka arritë moshën tetëdhjetëvjeçare por trupin e ka të drejtë si qiri. Ai nuk punon më. Del nganjerherë nëpër rrugët e Shkodrës me një bicikletë dhe përshendetet me të gjithë. Të gjithë e respektojnë dhe i flasin me zë të lartë:"ku je Lan Durra". Edhe unë që po shkruaj keto radhë, në emër të gjithë Shkodrës e falenderoj mjeshtrin e vjetër Lan Duraj dhe të gjithë ata rrobaqepës që përmenda më lart dhe që janë akoma gjallë. Ata që në ato vite të vështira na bënë të dukemi të bukur.
2013/03/27
Filmi “Agon”, i regjisorit Robert Budina, pas Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, ka marrë një tjetër çmim po në Amerikë.
Në foto :Robert Budina
Filmi “Agon”, i regjisorit Robert Budina, pas Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, ka marrë një tjetër çmim po në Amerikë.
Si “Filmi më i mirë i huaj” është vlerësuar historia e dy shqiptarëve që zgjodhën të emigrojnë në Greqi. Ky është subjekti mbi të cilin regjisori ka ndërtuar filmin “Agon”.
Dhe ishte pikërisht Greqia destinacioni i radhës ku do të shfaqej në muajin shkurt.
“Ky çmim duket sikur erdhi nga hiçi, sepse ishte fare i papritur dhe nuk e prisja që filmi të vlerësohej maksimalisht me çmimet më të mëdha të festivalit.
Kam parë që në garë pjesa më e madhe ishin filma amerikanë dhe shpresat për një çmim dukeshin fare të vogla. Anëtarët e jurisë dhanë votën maksimale.
Kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe të hap edhe një herë projektet për të ardhmen. Mendoj se Guljem Kotori, që fitoi çmimin si “Aktori më i mirë”, është një talent i ri që dhe në filma të tjerë do të tregojë se ky çmim nuk ishte aspak rastësi për të.
Edhe në raste të tjera ai është vlerësuar nga njerëz të ndryshëm të industrisë së filmit që kanë parë filmin ‘Agon’”, ka thënë regjisori Robert Budina pas marrjes së çmimit.
Edhe aktori protagonist, Guljem Kotorri, është vlerësuar si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit “Bloody Hero International Film Festival” në Arizonë të SHBA.
“Ishte e papritur dhe një surprizë shumë bukur për mua. Ky vlerësim më bëri të ndihem mirë për atë çka unë kam bërë në filmin ‘Agon’. Gjithashtu ky çmim më ka bërë të jem këmbëngulës akoma më shumë në karrierën time si aktor, edhe pse nuk kam bërë një shkollë për aktrim dhe nuk po e bëj momentalisht.
Eksperienca në filmin ‘Agon’ ishte më e bukura eksperiencë që kam pasur deri tani në jetë, në shumë aspekte.
Kjo eksperiencë ka qenë si një shkollë për mua, më ka mësuar shumë gjëra mbi filmin, mbi aktrimin. Falë aktorëve profesionistë që unë kisha në krah, me në krye regjisorin Robert Budina dhe falë punës parapërgatitore që ne kemi bërë, më kanë mësuar shumë rreth aktrimit dhe filmit”, tha Kotorri.
Sipas vetë regjisorit Budina, filmi i tij “Agon” është një histori integrimi mes popujsh me kultura e tradita të ndryshme, një histori që u bie kambanave të alarmit kur këta popuj priren nga paragjykimet në bashkëjetesën midis tyre, të gjitha këto pasqyrohen nëpërmjet dy historish dashurie të pamundura. ”Agon” u xhirua në Selanik të Greqisë, me një përzgjedhje aktorësh grekë dhe shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune.
Protagonistë në film janë: Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari nga Maqedonia; Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Antonis Kafetzopulos dhe Isabella Kogevina nga Greqia; Nikolla Llambro, Hajrie Rondo dhe Ergys Çekrezi.
Në fund të vitit që shkoi “Agon” pati premierën në Tiranë e më pas u shfaq në disa qytete të Shqipërisë. Njëkohësisht, filmi Agon është zgjedhur në South East European Film Festival, në Los Anxhelos, SHBA, një festival shumë i rëndësishëm për Hollivudin dhe industrinë e filmit amerikan, që fillon në maj 2013.
2013/03/26
KURTHA SERBE NE DHJAMIN E SYVE TE LIRISE SE KOSOVES
ZEF PERGEGA
Jane monomentale, per shqiptaret,
thenja e Presidentit te SHBA, Clinton se lirine
e fituam ne , ndersa ju fitoni paqen. Per tu pasuar me konkluzionin e
drejte te diplomatit amerikan Hollbruk se
ne luftuam tu mbronim nga serbet pa e ditur se duhet tu mbronim edhe nga vetja
juaj. Kete thenje e perdori ne shkrimin e tij analisti dhe gazetari i
spikatuar kosovar ne diasporen shqiptare te Amerikes Agim Vuniqi.
Edhe serbet, me kane thene, se kane edhe ata nje thenje: “Ruajuni serbit te uritur dhe shqiptarit te
ngopur! Kur serbi i pa kosovaret ne sheshin e Prishtines te ndanin torten e
lirise me krem nga Europa ai tha me gjuhen e gjarperit: “Ashtu sic po e ndane torten copa-copa ashtu do ta pres lekuren edhe
token ne mundesha edhe koken!” Tani kurtha serbe eshte bere dhjami i syve
te lirise se Kosoves. Shqiptarin, ne fakt e bashkon lufta dhe e ndane paqja.
Liria e ben ate me te eger. Serbet duke e njohur mire psikologjine e
shqiptarit, hartuan nje strategji te rrafinuar te kopsitur dhe te financuar per
mrekulli. Ajo me kete kerkon te fuse nen sqetull Kosoven, si kllocka zogjte.
Politika kosovare e perqendruar ne duar e njeshit, larg vemendjes se
parlamentit te popullit, shoqerise civile, mendimit akademik dhe intelektual,
po paraqitet ne kancelarite europiane e plogesht, rraketike dhe anemike. Cdo
njeri duhet te kuptoje se lobi serb dhe ai grek, te cilet i lidh feja ortodokse
dhe urrejtja i institucionalizuar ndaj shqiptarit eshte nga me te fortat te
Amerike dhe ne bote. Lobimit shqiptar ne Amerike i kane rene breket. Ata, te
cilet realizuan me pathos te madh 100
demostrata per lirine e Kosoves, tani kane rene ne depresion te madh dhe lypin
me cdo kusht dekorata e mirenjohje nga instuitucionet e Kosoves dhe shtetit
shqiptar, qe asnjerit nuk po ia ndien se ku bien me shtepi. Kosova tani ka
vetem nje opozite parlamentare ate te Vetvendosjes, te cilen e marrin si loje.
Revoltes qytetare i kane rene baterite dhe qeveria kakaris per qeverisje te
mire brenda kulles se vet, duke dhene disa transparenca mes gazetareve para se
ta mbylle orarin zyrtar.
Serbia eshte ne levizje, duke e vene ne gjume lokomotiven e zgjimit dhe
te lirise se Kosoves. Po si ajo po vepron?! Ne Keshillin e Sigurimit dhe ne OKB
ajo ka hedhur rrenje te forta. Ne Keshillin e Europes ka paraqitur porjektin me
mashtrues te akademise se vjeter serbe. Ate te normalizimit te marredhenjeve me
Kosoves. Me kete taktike djallezore ajo po akumulon energji dhe mjete te sofistikura,
jo ushtarake, por potenciale te fshehta agjenturore per te ozurpuar te gjitha
arteriet civile dhe shteterore kosovare, duke e futur ne kurthen me te eger,
politiken dhe qeverine e vendit, qe ata ne nje menyre ose nje tjeter te
kapitullojne para letrave dhe te vene me duart e veta firmen e vdekjes se
Kosoves. Ata, jarana, harrojne se Serbia eshte shume e forte ne strukturat europiane
dhe punojne nate e dite qe te krijojne miq te rinje e te qendrushem. Ndersa kosovaret
i besojne dekleratave patetike se nuk ka ndarje, se nuk ka republika serbska se
nuk…po ne fakt jane present te gjitha.
Amerika ka nje parim, te ndihmoj aq sa ti ndihmon veten.
Populli kosovar ka nje dashuri te pakufishme per Ameriken, por qeveria e Kosoves
e ka zbehur kete dashuri, per shkak te komplekseve qe i ka sjelle militantizmi,
kulla e fisit, veprimet e hapura dhe te fshehta per te eleminuar njeri-tjetrin
dhe etja per tu pasuruar sa me shpejt.
Qeveritari shqiptar kur hyp
ne karrike e perdor ate si kaike per ti rene qark detit te floririt te tokes se
vet dhe per ta korr me draperin e vet. Eshte
e veshtire te ndertosh shtetin dhe te drejtosh ne nje kohe shtetin. Qeveria
kosovare nuk e ka perdorur diplomacine, si kusht ne vetvete per njohjen e saj,
ne fakt nuk ia ka idene se c’eshte dhe sa i dobishem eshte lobimi diplomatik!.
Ajo nuk ka marre asnje nisme rajonale per te bashkepunuar me ish republikat e
Jugosllavise, as me Bullgarine, Hungarine, Austrine, Italine, dhe nuk behet
fjale me Gjermanine e Zvicren, ku ka emigracionin me te madh. Emigracioni ne
keto tri shtete ka lujtur nje rol determinues per lobimin e ceshtjes se
Kosoves. Shteti i sotem eshte ne linjen e plote serbe per sa i perket
emigracionit ne shtetet perendimore dhe ne Amerike.
Lejimi i strukturave turke dhe aq
me keq ate fondomentalizmit dhe islamizimit te tokes shqiptare dardane, apo i
parlamentarizmit te ketij filli te metalines se kuqe, qe te perzhit qelizen e
nacionit, duke u perpjekur dhe duke korrur sukseset e para ne ndryshimin e
historise, nuk eshe asgje me teper se ajo qe ka deklaruar akademia serbe para
botes per rrezikun shqiptar, jo vetem per Serbine, por edhe per vete Europen.
Ne kete gracke e ka kryet qeveria e Kosoves dhe idea serbe mbi vazhdimin edhe per
50 vjet te protektoratit te saj mbi Kosoven.
Po pse ka sukses ne boten e lire
diplomacia serbe?! Po normal se ajo ka mbaruar shkollat me te degjuara ne bote
per shkenca politike, madje edhe ne Universitetin e Hawardit ne Amerike. Kam
patur rastin te marr pjese ne nje konference nderkombetare per Kosoven te
organizuar ne Universitetin An Arber me 2003 ne Detroit. Nuk ishim me shume se
dhjete shqiptare dhe nuk e di se nga mbine ne salle me shume se 100 serb.
Diplomati i MPJ te Serbise qe mbronte ceshtjen serbe, i cili paraqitej thjeshte
si autori i nje dokumentari, kishte studiuar ne New-York dhe kishte punuar 10
vjet ne kete metropol boteror dhe me pas ishte kthyer ti sherbente vendit te
vet. Edhe sot si me hajgare e tregojne qe nje kuzhinjer qe piqte suxhuke ne Prishtine
kishte thirrur dy tri here “Rrofte Hashimi”
dhe qeveria e kishte pikasur si diplomat te rendesishem. Nuk kam degjuar asnje
emer shkrimtari, akademiku, studiusi qe te perfaqesoje shtetin e Kosoves ne
Perendim!
Nje plejade e madhe patriotesh e
intelektualesh me krijues te spikatur vepruan ne Europe e Amerike, per te
mbajtur ndezur prushin e ndergjegjes kombetare dhe ne fakt ne zemrat e tyre u
poq buka e lirise. Ata tani jane, jo vetem te harruar, por edhe te fyer dhe te
poshtruar dhe me qellim mbahen larg nga frika se mos u lekundin karriket.
Trupit diplomatik jashte u del koha te lujane golf me serbet e malazezet, por
jo te takojne personalitete amerikane dhe te diaspores, si ura lidhese me te
forta dhe me te sigurta. Shteti e Kosoves e poshteroi diasporen edhe ne planin
ekonomik. Ajo nuk krijoi kushte lehtesuese per investimet nga diaspora. Nje
shqiptaro amerikan ne Detroit me tha nje dite ne prani edhe te nje pushtetari
rrethi nga Kosova: “Kam celur nje bisnez ne Kosove. Solla disa materiale
origjinale nga firmat Amerikane. Mua me mbajten pese dite ne dogane derisa
kaluan mallrat fallso qe vinin nga Turqia”
Pese vjet eshte festuar pavaresia e Kosoves, por ne asnje rast nuk eshte
ftuar nje delegacion nga mergata per te marre pjese ne keto pervjetore. Ka
familje qe kane lene miradinat Amerikane dhe kane shkuar ne front te luftes per
token e tyre, jo per levdata, por i thirri zani i atdheut. Dhe ne fakt disa e
dhane jeten si me le.
Tani pushteti kosovar ka rene
kembe e koke ne kurthen e Serbise. Po shpenzohet kohe dhe energji per
normalizimin e mardhenjeve midis dy shteteve. Kjo eshte loja me e rrezikshme ne
lekuren e lirise se popullit te saj. Me kete politike servilizmi te Kosoves
ndaj Serbise si qengji para ulkonjes me te rrezikshme, po demton imazhin e
krejt kombit shqiptar dhe aspiratave te tij. Tani Kali i Trojes i Serbise hedh
larvat e shovinizmit midis Prishtines, deri sa ti detyrojne qeveritaret e
dhjamosur ti firmosin ato marreveshje pa kushte. Si mund te vepronte qeveria e
Kosoves?! Fare thjeshte. Nese eshte problemi i doganave, te takohen shefat e
doganave, nese eshte problem i tokave dhe i pasurise, te takoheshin shefat e
zyrave te rrangut te trete ose te katert, nese jane problem juridike apo kufijsh
te takohen komisionet perkatese. Nderkohe qe Kosova nuk ka ambasade ne Beograd
kurren e kurres nuk duhej qe takimet te beheshin ne nivel kryeministrash. Kjo
eshte thike pas shpine e gjakut te derdhur per liri. Kosova ka c’vleftesuar
arsyen e konsultimit me inteligjencen e vet akademike dhe shkencore. Si mund tu
jepet nje shqelm derrmues ketyre bisedimeve ne nivel kryeministrash?! Vetem me
nderprejen e tyre. Fjalet e kryeministrit serb dhe te presidentit jane zingjir
tanku mbi lirine e Kosoves. Gjeja me e pare duhet provokuar kriza politike ne
vend dhe me njehere kalimi ne zgjedhje te parakohme, per te krijuar mundesi qe
te gjitha nismat e rrezikshme se gjoja po normalizohen marredhenjet te mbesin
perzull. Po si mund te normalizohen marredhenjt, kur njera pale nuk e njeh
tjetren?! C’fare te mire mund te kete kjo?! Cili diplomat mund ta shjegoje?! Si
mund te hysh ne lidhje partneriteti, kur njeri partner nuk ka emer as
pasaporte?! Keto e shume si keto njeriu i dallon nga gradacela me e ulet e
shtetit demokratik amerikan?! “Kumbaret” me negociata nuk duhet lejuar te
lepijne pjata!
Atifete Jahjaga i dha mbështetje Hashim Thaçit për dialogun
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga koordinatori në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Blerim Shala.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për gjithë procesin e dialogut, që po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili ka për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, njofton presidenca e Kosovës.
Sipas njoftimit, këto komente u bënë në takimin e sotëm të presidentes Jahjaga me kryeministrin Thaçi, të cilin e shoqëronte edhe Blerim Shala, koordinator në procesin e dialogut.
Zonja Jahjaga ka theksuar se tashmë të gjithë e kanë të qartë se dialogu nuk po zhvillohet për çështje statusore dhe se të gjitha marrëveshjet janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se i gjithë dialogu po zhvillohet në atmosferë konstruktive dhe nën udhëheqjen shumë të mirë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Megjithatë, Thaçi ka theksuar se procesi i dialogut ka hasur në vështirësi të caktuara dhe se për të pasur sukses në vazhdimin e tij, që do të zhvillohet më 2 prill në Bruksel, duhet vullnet dhe konstruktivitet, respekt i ndërsjellë dhe mirëkuptim për kapërcimin e dallimeve.
Përkujtohet 14 vjetori i Masakrës në Krushë
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në tubimin përkujtimor në përvjetorin e masakrës së forcave serbe ndaj banorëve të fshatit Krushë e Vogël, në vitin 1999 tha se masakra e Krushës tash e katërmbëdhjetë vjet e tronditi gjithë atdheun dhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile, ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve dhe policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.
Jahjaga gjithashtu bëri homazhe para varreve të viktimave të masakrës në këtë fshat, ndërsa më pas ajo foli para të pranishmëve të shumtë në tubimin përkujtimor.
“Në ditët si kjo sot, ne ndiejmë dhimbje dhe pikëllim sepse mblidhemi së bashku për të kujtuar më të dashurit tonë që u vranë dhe u masakruan nga dora gjakatare. I kujtojmë me dhimbje të pashuar fëmijët, bijtë dhe bijat, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët dhe të afërmit tanë, që sot nuk janë me ne. Një numër i këtyre dëshmorëve ende nuk e kanë një varrë ku të prehen, një vend ku vijmë dhe i nderojmë në ditët tona të dhimbjes”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja tha se sakrifica e bijve dhe bijave më të shtrenjta të popullit që ranë për lirinë e atdheut është e shenjtë dhe do të kujtohet gjithmonë si një dëshmi se liria dhe pavarësia nuk u fituan lehtë.
“Duke e pasur gjithmonë këtë në mendje, ne sot duhet të marrim forcë, të jemi më të organizuar, më të përkushtuar, duke kapërcyer çdo vështirësi, duke e bërë vendin tonë, duke e bërë Republikën e Kosovës një shtet demokratik e të përparuar, një vend të zhvilluar, një vend që u krijon mundësi të gjithë qytetarëve për punë, për shkollim, për një jetë më të mirë, për neve që sot jetojmë dhe që i kemi të freskëta vuajtjet dhe traumat e luftës dhe për gjeneratat që do të vijnë, që të jetojnë të lirë të barabartë dhe të dinjitetshëm duke qenë Kosova vend i Bashkimit Evropian dhe duke pasur një miqësi të përjetshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.
“Rruga jonë drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë ishte një rrugë e drejtë, ishte një përkushtim dhe një angazhim i të gjithë popullit, me dije, me organizim dhe me luftë të armatosur. Në realizimin e këtij ideali tonin për të cilin u shkrin shumë veprimtarë e intelektualë çfarë është profesori i nderuar Ukshin Hoti, ne nuk ishim vetëm”, tha presidentja e vendit.
Ajo u shpreh se “në këto çaste të dhimbjes dhe pikëllimit duhet të mbledhim forcën dhe të jemi krenarë për historinë tonë, të jemi të fortë përpara veprës dhe sakrificës të ma të dashurve tanë, dhe të ecim kryelartë përpara, sepse lirinë askush nuk na e fali. Në themelet e saj janë dëshmorët dhe në këto troje më kurrë nuk do të shkelë këmbë e okupatorit”.
“E kam thënë se ne asnjëherë nuk do të ndalemi përderisa të gjithë kriminelët t’i sjellim përpara drejtësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë sigurojmë se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar dhe vetëm në këtë mënyrë parandalojmë që krimet e tilla të mos i ndodhin më asnjë populli dhe asnjë vendi. Ky është përkushtim i përhershëm i organeve tona të drejtësisë. Dhe ne sot jemi krenarë se Republikën e Kosovës po e ndërtojmë si faktor paqeje dhe stabiliteti, po e ndërtojmë si shtet qytetar, në të cilin të gjithë njerëzit i gëzojnë liritë dhe të drejtat e barabarta, pa marrë parasysh numrin dhe përkatësinë kombëtare dhe fetare”, tha ndër të tjera, Jahjaga.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...