| Sibila Petlevska - Cikël poetik (Përkth. nga F. S. Baçi, dhe S. Guraziu) E TILLË ESHTË KOHA Kudo që të shkosh përsërit sesi në kohë dështimesh dhe sëmundjesh ilaç bëhet helmi. Shiko: ai burri atje që kërcen nga dritarja e mbyllur nuk di të heqë dorë në të njëjtën mynyrë si unë dhe ti. Sëmundjet tona mbajnë emra të ndryshëm. Asgjë nuk na lidh përveç dështimit. Ndërsa unë numëroj të qepurat ti kapesh për thike. Ndërsa ti prêt me teh unë zgjas dorën për kafshim. As qeni s’e honeps dorën e shtrirë kështu. Edhe gjarpëri refuzon të sulmojë. Ajo që te gjarpëri nuk ka më ilaç për ne nuk përbën shkak që ta vrasim. Nuk jemi ne të pashërueshëm, e tillë është koha. PREKJA Zemra e malit. Ftohur nga prekja me shkëmbinjtë mbi të cilët toka nën dëborë ruan vetëm aq nxehtësi sa është e nevojshme. Frymarrja bëhet më e rëndë. Thundrat trokasin nëpër vezën e gurëzuar njerëzore. Jeta e ruajtur mund të jetë e ruajtur me kusht dhe vetëm sipas rregullit i cili deri më tash këtu nuk ka qenë i njohur. Prekur gjer në lot me formën e cila në fakt nuk përpiqet sa duhet t’i përngjasë jetës siç e dimë, megjithatë kohë pas kohe jemi të prirur të kërkojmë zemrën e fëmijës në syrin e gurit për të cilin mendojmë se duhet të jetë i verdhë e i mbarsur dhe se ky embrion i ngjan bebes së syrit si dëshmi që i porsalinduri i huaj do të na njohë dhe pranojë ashtu si zogu nga veza pranon dhe ndjek të parin që sheh. KOHA Sikur nga këto pozita t’i them kohës ndalo nën vishnjen që vishnje nuk prodhoi, nuk do më vinte keq. Asnjë orë nuk është më e mirë se tjetra dhe pak rëndësi ka nëse krimbi mëdafshit me vija në tavolinë nga dega ra, apo ky është pendim me njëqind këmbë që u zvarrit së njëjtës rrugë së cilës erdhi dhe gjithçka tjetër. Nëpër tokë a qiell s’është me rëndësi. Pilivesë, bulkth, karkalec, kalëqyqe, mizëkali ose diçka e ngjashme me të. Emri nuk është shenjë besnike që sendi të jetë send, gjallesa gjallesë, që çfardo qoftë i takon diçkaje çfardo, kushdo qoftë dikujt tjetër. Kur do të mundnim, bashkë t’i thoshim kohës ndal, ajo do t’i ndalte secilit prej nesh në një kohë tjetër. VËZHGUES NË KALIM Shumë pemë. Pemë pas pemëve: në të gjitha ndërhapsirat rombe toke ngjyrosur me diell vezullojnë në bojën e lëkurës së portokallit anës qëndisur me hije. Tërësisht përpara, trungjet lodrojnë në dukje krejt të zi dhe secili dru ndjek qerthullin e rritjes që i takon, ndonëse konturet në tërësi, dalldisur në njërin krah, shfaqin të zhveshura, zbehtësisht gështenjë, vagina të vogla e të mëdha në pajtim me ritmin, ashtu siç hapet dhe mbyllet pylli ndaj vështrimit. Ai vetëm është vëzhgues në kalim e asgjë më shumë; nuk le pas vetes asgjë përveç se ca pak gjethe të lagështa që po çelin dhe një sy prej drite në fund të tunelit të blertë. SYRI I RI Nuk pritëm të vinte lejleku i parë mbi çati por vetë i vendosëm çerdhet mbi oxhaqe. Kaloi koha e çuditjeve në të cilën vlente rregulli që çdo send për një sy të ri është diçka e re. Vdekatarët qetësisht prej të vdekurve ngrihen, jetojnë njerëz pa ideale, liria mbahet si zinxhir stolie, për të nuk vdiset më shumë se për gjithçka tjetër, prej gjakut marrim vetëm ujin, ndërsa veshët i ruan nga fjalët dhe muzika rrëshira e natyrës. Koha dhe hapsira serviren të paketuara. Gjithë shqisat tona të cilat qenë mbledhur nga frika në sferë, pak nga pak drejtohen, mu si thellimet në tru. Jeta rrjedh si rrymë. Ka apo nuk ka jetë: njëshi apo zero. Mësuam të ndajmë ndjenjat që ishin vetëm tonat si pasqyrimi në ujë: sa gota, aq dhe hëna në ujë. BRISHTËSI Merimanga ka tendosur mrekullinë e saj ndërmjet sythit jeshil dhe degës së vjetër. E dobta dhe forta së bashku mbajnë fijet. Ndërthuren me dritën fijet dhe tani pamja duket si pluhur në kordonin e diellit në pasdite të zakonshme vere. Por nuk është. Rastësia sajon botë të vetat në të njëjtën mynyrë siç flaka përkund gjuhët kaltëroshe e të bardha përreth kokës së zjarrit. Duket e lehtë si merimangë. Por nuk është. Natën po ajo do përftohej ndryshe: ngjashëm me një skelet të imët, me krahë të varur, si xhindi që ka humbur fenë dhe vdiq siç vdesin qyqarët. Senset i ikin kontrollit: hyjnë pa u thelluar në mardhënie dashurie, pleksen në thurje ta tejpashme dyfish. Brishtësia i ngjan vdekjes: bashkon gjithçka me të gjitha. Përktheu, nga origjinali kroatisht, Fatmir S. Baçi - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Sibila Petlevski - Parullat e harresës © 2004, Sibila Petlevski [Kroaci, 1964] - "Parullat e harresës" (dorëshkrim) - Publikuar në Poetry International (PIW) Përktheu nga kroatishtja: S. Guraziu, 2008 (Publikuar në "Ars Poetica", dhe në "Poeteka", Tiranë) JAVA E SHENJTË Kemi fryrë balona plot gjashtë ditë, duke menduar se është mënyra e vetme që të kornizohet frymëmarrja. Nga qielli binte mana e ëmbël dhe e vakët si qumështi nga sisa. O Zot! Kemi mundur dhe me puthjet të arrijmë të njëjtën, plotësisht të njëjtën gjë, kemi mundur dhe me afshin në xham, që në pasqyrën e pastër për ne mjegulla të shkruajë se frymojmë, që me shkrim ngrohtësinë pa prekje dhe zëra ta përçojmë, thjesht të ndodhemi këtu, dhe jo në rrjetën e gjakut pështjelluar, jo si qenë të uritur, jo sikur zemër përjetësisht e uritur që nga gjoksi ulërin. Frymë balona dhe pastaj i shpuam me thikat plot gjashtë ditë. Të shtatën kemi pushuar. BREGU I VENERËS "Quando yo murera quiero tus manos en mis ojos" (Kur të vdes m'i mbulo sytë me duart e tua) - Pablo Neruda / Soneti LXXXIX Sikur të kishe guxim të m'i mbulosh me shuplakat sytë e hapur, do të shihja bregun e Venerës në dorën tënde dhe do t'nisesha tatpjetës që të bindem se ç'ndodhet në anën tjetër. Ajo ikje e thjeshtë nga vdekja do t'ishte ngjashëm me zhvendosjen e jastëkut nga nënkoka tek këmbët. Arkëmorti do të ngecej në rërë, sënduk i gdhendur nga një copë akulli e vetme, në lartësinë e lehtë, të ngrohtë. Në çast, mashtrimi iluzor do të përfshinte ndërrimin e ngjyrës së flokëve dhe të gjinisë, lirimin e çifteve të specieve të rrejshme të shtazëve, të mrekullueshëm si flamingo me këmbët përgjysmë rritur me filiza degësh të shelgut, dhe atyre njerëzve të vegjël artificial nga të cilët ke aq shumë frikë, përngjitur gojë më gojë që nga ta fryma të mos ik. PEIZAZH ME TRI HËNA Shteg sikur një skelet peshku me kreshta që përfundojnë në shkurrishtë ose humbasin në myshnjë ngatërruar me brezoret e drunjve të moçëm. Mbi të jo qysh moti shfaqen drapërinj të hënave ndriçuese - dy, tre ose më shumë sosh. Çdo ecje përgjatë cungut të asaj udhe e barabartë është me heqjen dorë dhe nënkupton më tepër se sa rrugëthyerjen. Nata është më e dukshme se kurrë më parë. Dhe aromatike: ngjashëm me aromën e gjethit të shtypur mes gishtit dhe shuplakës. Bukur është të jesh këtu, në peizazhin i cili ndryshimet e veta nuk ia ka borxh dorës së njeriut dhe as natyrës. S'mund të zgjedhësh: shtigjet hapen vetvetiu si petalet e lulëkuqes. Ndërlidhen dhe shemben thepisur, bien si ujëvara shkëlqimi të trupave shumëzuar: dy, tre ose më shumë. Degëzohen shtigjet e amputuara: plagët e vjetra të vendimmarrjeve të vështira sonte mbulohen me bar. PARULLAT E HARRESËS Ata kumakë rriten me kërcej të stërgjatë, sikur të parët e tyre të largët t'ishin nga fushat e lulediellit, rrëzë murit, nën dritaren me dy grila hapur për të cilat mbahet me të dy duart fëmija me fytyrë prej të rrituri ngjashëm me të fëmijës i cili do të mund të shpallej i shenjtë në botën ku çdo gjë është më e re se sa që duket. Vetmia shton vitet. Kur gjurmët e pjekurisë në trupin i cili zhvillohet vetvetiu, i cili nuk ka pasur rastin e takimit me trupa të tjerë, si dhe me trupin e Zotit, i cili s'ka fërkuar supet me të huajat, s'ka dhënë dorën, i cili ekziston dhe mplaket pa rezistencë, pa gravitacion, kur gjurmët në atë trup thërrasin joshjen për pikëllimin, do t'i provojmë parullat e harresës që të mos dënohemi me përkujtimin e esëllt se akoma jemi këtu. TREGO (Ç'ke? Nuk je zgjuar? Mos ndoshta i sëmurë je? Më trego gjuhën. Eja, ngrihu dhe vishu!) - Maurice Maeterlinck, "Zogu i kaltër" Trego saktësisht cilës rrugë llava kaloi ose sëpaku me dorë trego kahun që t'mos ndodhë dhe ky vend sikur të gjitha vendet tjera ku gjërat ndodhin papritur të fillojë t'na përkujtojë ndarjen që kërmijt e kanë bërë në gjethet. Koha bënë çudi: zvogëlon bëmen e realitetit dhe nuk shuhen vetëm vullkanet në kataklizmat e indiferencës. Do t'ishte gabim të quhej harrim zinxhiri i pafund i ndërrimeve të çdogjësë me gjithçka. S'kemi faj. Shqiponjat shtrijnë krahët si flamuj. Natyra e tyre fiton: ndanë hapësirën në parcela të fuqisë dhe me çdo fluturim shpon indigon* e mugëtirës, me çdo mbifluturim të kornizës së bjeshkëve të ngjeshura bën me dije se pas atij imazhi të cilin e gëlltit nata ka dhe një qiell lyer me ngjyrat e veshkës. Frika e zotave të kryqëzuar lëshon erë urine dhe gjaku, ndërsa Uria nuk pyet: Ç'ke? Nuk je zgjuar? Mos ndoshta i sëmurë je? Ngrihu! * ...letër karboni QENI DI MË MIRË Në fillim nuk na është e qartë se mjafton ajo çfarë mbetet kur të kenë rënë petalet, e pastaj bukurinë t'ia mveshim tepricës bëhet një ves nga i cili s'dimë të lirohemi. Të bindur se rënia duhet të shkaktohet nga diçka, themi era është fajtore. Fajtor do të ishte dhe asfalti i freskët nëse qeni do t'fiksonte gjurmën e shputës në të, dhe fajtor do t'ishte qeni që ia doli të linte gjurmën e përhershme të shetitjes së rastit, me kusht që të ekzistojë rastësia, nga e cila e mundur është të veçohet përjetësia. Duart më janë përplot lule dhe rrënjë, tha shitësi i trëndafilave i cili dukej si një fëmijë i vonuar* kur pati thënë, njëjtë siç do të thoshte shamani indian, duart më janë përplot rroba me të cilat vishet toka. Kemi mundur të blejmë e të shkojmë. Kemi mundur të blejmë dhe të mbjellim trëndafilat, t'i kapim një nga një në bitumin e zi, të lagët, për të qenë fajtorë që rrënjët kurrë s'do të zënë. Madje dhe qeni di, më mirë se ne, të shenjojë kufijtë e botës së vet. * ...fëmijë i vonuar në zhvillimin mendor MISH QË NUK PRISHET Si pavijon i braktisur ku dembeloset një familje luanësh, kolanë që asgjë s'mban dhe katror me të cilin hapet guri në dritare, si një copë mishi nga i cili gjaku është larë me jargët. Kemi ëndërruar dhe ishte sikur t'mos ishte ëndërr, sikur vërtetë bishat e ikura dhe macet shtëpiake të ishin së bashku ikanakë. E bërë, dhe tani më asgjë s'mund të bëhet që të mos jetë ashtu. E kryer, ndonëse akoma zgjatë si ushqimi në stomak. E re, plotësisht e re dhe e pakrahasueshme, sikur lindur pa amësi në ujin që lulëzon, në ajrin i cili shpërthen në copa të ngjashme me fluturat aq fuqishëm sa që ajo që u krijua pastaj kurrë nuk ia doli të harrojë se sëpaku një herë e pati ditur fare sigurtë: kurrnjëherë s'do jetë e mundur të zhduket vetvetiu, por me ndihmën tonë, dhe meqë ne jemi këtu, dëshirojmë ta ndiejmë në gjuhë mishin që nuk prishet. SYRI I RI S'kemi pritur të fluturojë lejleku i parë mbi çati por kemi vendosur vetë çerdhe nëpër oxhakë. Ka kaluar koha e çuditjes në të cilën vlente rregulla se syrit të ri çdo gjë i është një risi. Të vdekurit zgjohen qetësisht, jetojnë njerëz pa idole, liria bartet si varëse-stoli, nuk vdiset për të më shumë se për çdo gjë tjetër, uji përfitohet nga gjaku, e veshët nga fjalët dhe muzika i ruan sterra natyrale. Koha dhe hapësira ofrohen në pako. Gjithë shqisat që më parë nga frika mbledhur ishin si rruazë, ngapak drejtëzohen, sikur dhe lakoret e trurit. Jeta rrjedh sikur rryma. Është ose nuk është: njësh ose zero. Kemi mësuar të falim ndjenjat që ishin vetëm tonat si pasqyrimi në ujë: sa gota, po aq hëna në një gotë. RRJETA Uji ua bënë me dije peshqve se bie shi. S'ka rëndësi as lloji as sasia e karremëve. Të gjitha kurthet janë njëjtë të mira. Frikësohem. Më mbron lemeria. Nga unë del rrjeta metër pas metri e pështirosjes. Do të vjell nyjat dhe vrimat së bashku me atë që çmendurisht dhe me këmbëngulje kërkonte strehim mes nyjave të mia, e nuk ia doli të ikte nëpër vrimat. Do të puth të mbledhurat, me pështymë do të zë vendet që rrjedhin. Do t'mbetet në mua përjetë: nyja e parë, burimi i fshehur i rrjetës që herët a vonë do të shtriqet jashtë e zbrazët dhe e mbështjellur. Do të ndodhë kjo kur dielli të dalë nga plasa e gurit dhe të gjuajë rrezet sikur t'ishte duke i marrë për vete. |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/05/21
Një cikël poezish nga Vaso Papaj - Dhe diç urim...
Poshtë saj po i bashkëngjes dhe disa vjersha të tjera nga autori, le të jetë diç si një "cikël përurimi" për librin e ri që do jetë sëshpejti në duart e dashamirëve të poezisë... Ju uroj z. Papaj, urimet më të përzemërta, sguraziu PO U PAMË!? Vaso Papaj Ndonjëherë dhe po u pamë, As shëndet nuk do të themi, Por mes turmës, siç u ndamë, Ndoshta lot në sy do t’kemi. Dhe po e thirra tëndin emër, Do t’ma hedhësh fshehtë vështrimin. Do t’bëj “tak” e jotja zemër, Ndoshta ëndërron dhe kthimin. Ja, qëlloi, në trotuar... Ndala frymën dhe të prita Dhe pa folur, pa u qarë, Ndoshta sytë i thanë të gjitha. E po m’ pyete, si po shkoj,… Do të t’them, s’di të gënjej, Do t’mundohem të t’harroj, Veç harresën s’mund ta blej. - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Vaso Papaj - Disa poezi nga cikli voluminoz "Koncert nën narkozë", postuar më herët në kuadër të Ars Poetica (10 Shkurt 2013) MË KOT NË MESNATË Më kot në mesnatë të kërkoj Naim bej, Më kot kalldrëmet i pyes: A e patë? Po ngjyra reklamash ngacmojnë gjithandej Dhe veten pa ty ç’e ndiej fillikat. E shkela me këmbë Stambollin e vjetër, Kalldrëme, hotele dhe prapë s’ po të gjej. Ky vend ka parë sulltanër dhe mbretër Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej. Bares përmes parkut si të isha fajtor Bosforit aromën ia thith gjer në fund Sa dua të të gjej me qiriun në dorë Dhe flaka e tij ngado të më shkundë. E shtrihem mbi stolin e vjetër në park, Kjo mjegull Azie paksa po më ftoh. Buzëqeshur afrohet Pamuku nga larg Veç ty me qiriun në dorë nuk të shoh. E ngrihem, të ndjek në rruginat pafund, Këto ngjyra reklamash pa gjum’ po më lenë. Do të desha që flakë e qiriut t’ i mundë, Ndaj malli për ty aq shumë më mbërthen. VENDSTREHIMI IM Në ato netë të ftohta me hënën kallkanisur Kur s’ dihej në të gjente në shtrat ndonjë agim Në gjoksin tënd i zhytur, me heshtjen nanurisur Të thoja lehtë te veshi: Je vendstrehimi im. Kur bora qetësisht gjithçka e kish mbuluar Dhe flokët dhe çatitë dhe fjalët tona ngrinë Në gjirin tënd u zhyta me heshtjen përqafuar E përsërita prapë: Je vendstrehimi im. E në shetisnim rrugës me gishta gërshetuar Dhe ca vështrime shtrembër na shponin pambarim. Me puthje të padhëna aq shpesh të shoqëruar Unë ty sërish të thosha: Je vendstrehimi im. E nëse ndodh një ditë, prej teje larg të jem Do t’ doja prapë te veshi dy fjalë të të arrijnë Nga tjetra botë qetësisht, përsëri do të t’i them: Të dua fort! E di?... Je vendstrehimi im. MË MUNGON Më mungon, Kur terri shuan gjurmët nëpër gurë, Kur dielli valët detit ia përkëdhel, Si hije më gjurmon, s’ më ndahesh kurrë Dhe lodhja brenda vetes nuk më del. Më mungon, Në shikime, në buzëqeshje, s’ të kam gjetur Në biseda lënë përgjysmë, më mungon Në grykën time si një nyje më ke mbetur, Bëj të të gëlltis e kurrë poshtë nuk më shkon. Më mungon, Mund të shtirem, se jam mirë, por më mungon. Tani kuptoj seç është, të mos ndjesh’ një çast intim, Mos më ndodhesh pranë, kur gjumi më harron, Kur ecën këmbëzbathur brenda shpirtit tim. Më mungon, Ku të t’ kërkojë? Do gënjeja veten. Më mungon, Je lutja ime në të ftohtët e mëngjeseve pafund Për rreth, i arratisur ësht’ dhe ajri, më mundon. Të të shoh edhe një herë, gjithë botën do ta shkund. TASHMË Tashmë Në shtëpinë time je një hije, Natyrë mort e varur në mur. Je një lëngim poezie, Varg i pashkruar kurrë.. Tashmë Për ty ndodhem larg Dhe rrugët më nuk më gjejnë. Nuk më ndërrojnë më zemrën, As lotët lumenj. Tashmë Je një kujtim në letër, Harruar diku në sirtar. Një e re, mbetur e vjetër, Një i prishur kandar. Tashmë Një vështrim në skaj kyçur, Në jetën time një dyshim. Një menteshë porte e ndryshkur, Lule e tharë në kopshtin tim. E tashmë Je zjarr i shuar. Sa jetuam bashkë, u dogj Lëngim i kthyer në lutje, Frut që stinës kurrë s’u poq! SHKULE TRENIN TËND Unë njoh poetë, që edhe malet i lëvizin, Ndaj mbylli sytë dhe vetëm ëndërro! Dëshirat, për të puthur hënën, s’të habisin, Në sytë e tu ke botën, këtë mos e harro! Ndaj fort përpiqu ta mbrosh dashurinë Dhe kurrë të mos ta lësh të t’ ik fitorja! Nën xhup fshihe si zog që po mërdhin, Po kurrsesi ta bjerrësh nga memorja! E në çdo rast shtrëngoje grushtin fort, Me ëndrrën tënde përballu gjer në fund, Po kurrë atë grusht mos e lësho më kot, Dhe s’do të ketë njeri në botë që të të mund! Ëndërro një herë, dy, ëndërro pafund djalosh E mos ndrysho një varg nga ç’ke kënduar Nuk ta kam frikën, e keqja ty s’ të josh, Ndaj shkule trenin tënd, stacioneve ndaluarl Nëse do vijë një ditë e ëndrrat nuk të dalin, Vrapo te dashuria, krahapur si avion! Përkëdheli ëmbël flokët, e ëmbël puthja ballin Dhe buza si qershi nga etja të shpëton. Më të madhe mbretëri, kjo botë s’ka pasur kurrë Se kjo vogëlushja jonë, që ne e quajmë jetë E po kaptove muret, do të marrësh tjetër nur, Do të shohësh ti atëherë ç’është jeta e vërtetë. Ëndërro djalosh, ëndërro kohëra magjike Se ditëve që do t’vijnë, do t’vijë dhe dashuria Po netëve ndalu pak, urrejtjen për rreth fike Njeri do të jesh atëherë në poezitë e mia. Ëndërro, djalosh, ëndërro si një i ri, E di?.. Mbi skrivani kam lënë një letër. Mungon vetëm një varg në atë poezi, Mbi të vër zemrën tënde, mos pyet as për mbretër! NUK E PASHË TROJËN, ENEA* Trojën nuk e pashë atë ditë, Enea, Megjithëse i kalova fare pranë. S’ doja të shihja një qytet të vdekur. Vallë, për një grua ishte bërë kurban?!... Po kioskat në rresht suvenire ofronin, E bleva një kalë edhe unë, gjithsesi. Ata kuaj më dukej akoma mashtronin. Veç dy euro. Sa lirë, më e madhja pabesi!... I ngjante kështjellës me vrima e kamare Një kalë kuqalash me qeramikë të pjekur. Sa e bleva, bir, e hodha tej, për fare, S’ do t’ merresha kurrë me qytete të vdekur. As ti mos u merr me ta, asnjëherë. Shpëtove, ah, atë natë të pafund . Mes flakësh që rrotull villnin veç tmerr, Do të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund. Nuk e pashë, Enea, Trojën e vdekur, Mos e shih atë asnjëhere edhe ti Por as kalin me qeramikë të pjekur Në kioska suveniresh kurrë mos e bli. * Djali im që mban emrin e princit trojan E ÇFARË U BË…? Kur këngë i dehur nis këndoj, Në mëndje vetëm ty të ndesh. Po karafila më s’dërgoj E lumtur qofsh, kudo të jesh! Të më kujtosh, nuk të kërkoj, Dhe as kërkoj të ndjesh për mua, Se vjen një çast, në mos gaboj, Tek njeri tjetri s’kemi më hua. E çfarë u bë, nëse u ndamë, Secili shkoi në rrugë të tij. Ç’më pate dhënë, e lashë mënjanë, Një flakë të shuar mbi thëngjinj. E çfarë u bë, nëse u ndamë, Shpirti na mbeti njëlloj i ri Ç’patëm thënë mënjanë e lamë, Ndaj flakë të re ndezëm tani. KËNGA E NOMADËVE Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon E dorë më dorë më shumë të ndjej. Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?... Se unë mbi to më mjalt nuk gjej. Ne si nomadë shkretëtirash ngjajmë, Humbur rrugëve të qytetit Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë Mes ëndërrës dhe realitetit. E kohën vrasim, oaze kërkojmë Me netë pa gjumë në qiell të hapur. Atje ku duam, kurrë s’ përfundojmë, Se Zonjën Liri prapë e kanë kapur. Lirinë gabele me ngjyra - ngjyra. A ka vallë liri me xhepa bosh?!... Lirinë që paska aq shumë fytyra, Lirinë që qenka veç për kodosh. Nomadë të dashurisë ne jemi, Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz. Të ndalemi, ne mendje s’ kemi, Rebeles erë i shkojmë nga pas. |
2013/05/20
“Harta e thesarit”
Artisti i ri italian, Leone Contini, në Shqipëri, në kërkim të gjurmëve të mbetura në një hartë të vitit 1939, që i përket gjyshit të tij ushtar gjatë okupimit italian në vendin tonë
Ai u bë pjesë e projektit të “Tirana Art Lab” dhe për tre muaj do të qëndrojë në një rezidencë artistike për të prezantuar më pas projektin e quajtur “Harta e thesarit”. Sikurse e shkuara kolonialiste e Italisë nuk është pjesë e debatit publik, po ashtu amnezia ka fshirë kujtimet e gjyshit të tij. Periudha e pasviteve ‘30-të është një periudhë e cila ka frymëzuar shumë artistë e shkrimtarë në vendin fqinj. Harta e rigjetur në këtë rast i ofron artistit një mundësi për t’u rikthyer prapa në kohë. Në përpjekje për të rigjetur shtigjet e dëbuara nga kujtesa personale dhe ajo kolektive, Contini do të rivizitojë vendet e shënjuara në hartë me qëllim rigjenerimin e informacioneve dhe të një kujtese të re. Tirana është stacioni i tij i parë, për të vijuar më pas ashtu, si dhe vetë thotë në qytete si Krujë, Berat, Kavajë, Elbasan Durrës, Laç, Rrogozhinë… Ka vizituar “Kazermën italiane ‘39-‘40”, por ajo çfarë i ka bërë përshtypje më shumë në ditët e para të qëndrimit këtu është Kombinati. “Jam i befasuar nga transformimi që ka pësuar kjo pjesë e qytetit”, thotë ai. Pas përfundimit të studimeve për antropologji në Universitetin e Sienës, Leone ka udhëtuar në disa vende të botës, për të thelluar studimet e tij në këtë fushë. Ajo çfarë i ka bërë përshtypje në qytezën e dikurshme të tekstileve, janë antenat e mëdha mbi pallatet trekatëshe. Ajo i kujton vitet ‘80-të, kur prindërit shqetësoheshin për kohën që djali kalonte para televizorit. “Ata më thoshin se Italia është një vend i varur nga televizori. Ekrani merrte gjithë kohën time, më izolonte në shtëpi dhe më çonte në një gjendje pasive. Përveç këtyre, televizori ngjallte brenda meje dëshira komplekse”, kujton Contini. Në atë periudhë ata jetonin në një qytezë të vogël afër Firences, dhe Leone atëherë një djalosh do të joshej nga valët e ekranit. Por ndërsa ky është koncepti italian për televizionin, në konceptin shqiptar ekrani kishte një tjetër dimension e simbolikë. Në Tiranën e atyre viteve të shikoje “Rain” mund të dënoheshe me burg. Të kapje sinjalet e televizioneve italiane kërkonte kurajë, aftësi dhe kreativitet, dhe këto antena që ai sheh mbi pallatet në Kombinat mbartnin një tjetër kuptim. Leone ka folur me banorë të këtyre pallateve, për të kuptuar përpjekjen e tyre për t’i realizuar ato. Leone mundohet të kuptojë çdo gjë, në këtë qytet që vjen nga një e kaluar e trishtë siç ishte komunizmi. Ai u nis drejt Shqipërisë për të zbuluar gjurmët e së shkuarës, për të zbuluar atë çfarë ka mbetur nga fushata e shpejtë ushtarake e Italisë kundër Shqipërisë më prill të 1939-s. Hyrja e Italisë në Shqipëri, si pasojë e politikës së Musolinit, do të sillte ndryshime në vend që nga largimi i Mbretit Zog… Leone ka lexuar për Shqipërinë e paspushtimit italian, por ajo çfarë kërkon të ndërtojë është historia e munguar e muajve italianë në Shqipëri, për të cilat nuk ka gjetur sa duhet në vendin e tij. Gjurmët e mbetura në hartë duken të vështira, por Leone është i sigurt se ato do ta çojnë diku…
Rrugëtim drejt së bukurës
Cila do të jetë e ardhmja e artit tashmë që janë konsumuar të gjitha format e tij… Arben Theodhosi sjell në “Hyper-Babel”, një vështrim mbi realitetin artistik të së ardhmes, pas një rrugëtimi në ngjarjet që kanë shoqëruar jetën e tij…
Alda Bardhyli
Arben Theodhosi
Cila do të jetë e ardhmja e artit? Kjo pyetje që shtrohet shpesh në faqet e revistave dhe gazetave të njohur të artit në botë, por dhe në kafene artistësh, libra filozofie, duket se nuk ka marrë ende përgjigjen e duhur. E ardhmja merr gjithnjë formën që ne duam ta shohim, e shpesh konturet e saj vizatohen duke u nisur prej së sotmes. Në një kohë konsumi televiziv, shoqëror, ku arti duket se i ka kaluar të gjitha etapat e rrymat, e ardhmja duket si një hapësirë boshe ku çdo piktor mund t’i japë ngjyrën e tij. Arben Theodhosi nuk i ka vënë dixhiturë pikturave që ka ekspozuar në “Colis”, por e ka lënë të lirë hapësirën në fund të kornizave ku mund të shkruante gjendjen që e çoi drejt asaj pune. Tablotë ku dominon e kuqja dhe e zeza, janë po në stilin e njohur të artistit, që i sheh ngjyrat si detaje që e përfshijnë shikuesin. Për të, piktura është një gjendje, e nëse nuk është e tillë nuk mund ta ndiesh. Këtë herë ai ka zgjedhur ta shoqërojë ekspozitën me një rrëfim të gjatë artistik, të asaj çfarë ka ndier ku i ka krijuar ato, për të hapur kështu i vetëm një debat, për atë çfarë do të vijë pas modernizmit… Pasioni për shkrimin duket se është një pasion i ngjashëm me pikturën dhe pse ai nuk do që ta quajë veten një “profesionist” në këtë fushë. Arben Theodhosi i përket atij brezi artistësh në Shqipëri, që mbajnë nën lëkurë një të kaluar të hidhur, me vite të tëra burg e internime.
Bir i Koço Theodhosit, ish-ministër i diplomuar për ekonomi në Francë me rezultate të shkëlqyera ai u burgos dhe u pushkatua nga regjimi komunist. Familja Theodhosi u internua dhe Arbeni atëherë vetëm 22 vjeç, la studimet e nisura për pikturë në Akademinë e Arteve dhe përfundoi në Kurbnesh, minator. Për 14 vjet ai do të punonte në minierë. Dhe pse Theodhosi nuk do të preket më kjo pjesë e hidhur e jetës së tij, e brendshmja e tij, duket se riprodhon padashur në pikturat që bën. Ja si e përshkruan ai minierën… “Gjatë historisë zyrtare të vuajtjes sime, përpara përpalljes me galeritë e minierës, më duhej të kryeja çdo ditë ritualin fillestar të udhës malore, e cila zgjaste jo më pak se 25 minuta përmes një dhiareje të rrethuar nga shkëmbinj dhe halorë. Momentet e preferuara ishin mëngjesi, kur ketrat ngjitnin rrufeshëm trungjet e pishave të larta dhe veçanërisht mesnata kur kthjelltësia e Kashtës së Kumtrit më bënte të merrja frymë thellë dhe të ndihesha pjesëtar. Në hyrjen e galerisë, gjeja përherë gurë të rrëzuar nga mbingarkesat e vagonëve dhe mbeturina trungjesh të prera nga karpentierët. Qysh nga ai moment rituali, vazhdonte përkrah minatorëve. Uleshim mbi trungjet e prera, kontrollonim llambat e ndriçimit, ndiznim nga një cigare dhe vështronim njëri-tjetrin si luftëtarët e regjur përpara një beteje që u rridhte në gjak prej mijëra vjetësh së bashku me kodin gjenetik. Nuk e di për çfarë arsye, por një detaj i ditës së parë nuk më shkulet asnjëherë nga memoria. Ndizja cigaret njëra pas tjetrës në sheshin përballë hyrjes së galerisë dhe vështroja minatorët si fillestari që nuk dëshiron të ngjajë fillestar.
Një brumbull fluturak qarkullonte rreth kokës sime, por unë e largoja me dorë duke vështruar Markun, minatorin 50-vjeçar, i cili më shqiptonte me një buzëqeshje miqësore këshillën më të çuditshme në botë: “Mos u largo, sepse është meleq (engjëll mitologjik), është i mirë!”. Për një malësor që mbante mbi kurriz të gjithë komedinë njerëzore, brumbulli-meleq duhet të ishte me siguri i mirë!”. Pikturat që bën, duket se janë jeta e tij, e shkuara e mbetur në cepat e kujtesës dhe e ardhmja që e pavetëdijshmja vizaton në to…Pikturat e mëdha kuptohen më mirë kur largohemi dhe i vështrojmë nga distanca e duhur. Shumë herë, e njëjta gjë ndodh edhe me kujtimet. Ngjarjet e së kaluarës kthjellohen në mendjen tonë, pasi jemi larguar mjaftueshëm në kohë.
Çudia është se dimensioni fizik i universit kohë-hapësinor ndodhet i gjithi brenda nesh, dhe kjo është shumë më e rëndësishme nga ç’mund ta imagjinojmë…Theodhosi kthehet thellë në të shkuarën, duke dashur të shpjegojë se çfarë ishte realizmi socialist. Ai kujton vizitën e parë në studion e piktorit të njohur, Fatmir Haxhia. “Piktorët e njohur të realizmit socialist shqiptar gëzonin tituj “Piktor i merituar” dhe “Piktor i Popullit”. Gjatë viteve të shkollës, më rekomanduan të vizitoja atelienë e Haxhisë për të parë se si punonte “Piktori i Popullit”. Si ngjarje që nuk do të përsëritej dy herë, ajo vizitë do të ruhej e pacenuar në memoriet e mia. Vizita koincidoi kur Haxhia përfundonte “Tendën e Qypit”, një pikturë e dimensioneve të mëdha që i bënte homazh luftës heroike të partizanëve. Figurat e partizanëve mbizotëronin ndaj armikut nëpërmjet qëndrimit heroik, vështrimit të rreptë dhe gjymtyrëve të fuqishëm. Figura e borizanit i tejkaloi të gjitha kufijtë e pritshmërisë sime në ato momente: ky luftëtar i fuqishëm i binte borisë së kushtrimit, duke shtrënguar me njërën dorë venën e përgjakur të qafës së tij të plagosur… U vërsolla për një kohë nëpër atelie, duke vështruar me habi herë pikturën dhe herë autorin, i cili vështronte drejt meje po me të njëjtën habi. Autori i “Tendës së Qypit” komunikonte me veprën e tij, hynte dhe dilte në veprën e tij duke parë, duke imagjinuar dhe duke modeluar vetëm heronj. Në studion e Haxhisë, dhe veçanërisht në ato momente, unë u ndjeva një specie e huaj që duhej të largohej për të mos u kthyer më kurrë…”, thotë Theodhosi. Ndërmjet artistëve dhe mjedisit ideologjik të çdo periudhe, krijohet domosdoshmërisht intersubjektiviteti, interfantazia dhe përfaqësimet afektive që impliklojnë memorien implicite. Por, pikërisht duke mos qenë procese të vetëdijshme, asimilimet estetike që formojnë artistin nuk mund të jenë as pengu i së përkohshmes. “Buza, Madhi, Haxhia, si edhe piktorë të tjerë soc-realistë, asnjëherë nuk mundën të ishin ekskluzivisht soc-realistë”, thotë ai. Por le të kthehemi në atë që Theodhosi e quan dhe thelbin e kësaj ekspozite “Hyper Babel”, vështrimin që ai do të japë ndaj filozofisë postmoderne dhe hiper-realitetit. Imazhi i “gruas së bukur” mbetet imazhi më intrigues që shoqëron subjektin krijues drejt konsumeriste postmoderne. Theodhosi thotë se “argumenti i gruas së bukur” mbetet shembulli tipik i debatit filozofik mbi të Bukurën. Sipas këtij shembulli: “Ne perceptojmë gruan e bukur, por jo idenë apo formën e së bukurës në vetvete”. Është krejt normale: duke qenë të rrethuar nga një univers i paperceptueshëm në nivelet e tij më të shumta, ajo që na tremb është nëse këto nivele do të ishin inekzistente! E quajmë “shpirt njerëzor” atë çka është më e rëndësishme për ekzistencën tonë, por rrallëherë jemi konsekuentë në besimin e kësaj ekzistence. Mendojmë se kemi kuptuar thelbin e gruas së bukur, pasi e kemi parë e kemi prekur dhe renditur atë, në larminë marramendëse të bukurive të perceptuara – një larmi që mund të shumëfishohet nëse shfrytëzojmë shqisat e insekteve apo zgjatimet elektronike – dhe rrallëherë kujtohemi që nuk jemi insekte apo zgjatimet elektronike, por mbartës të shpirtit njerëzor, i cili dashuron dhe krijon vepra arti që nuk janë as gruaja e bukur, as kopja e gruas së bukur, por që tregojnë në thelb që “gruaja është e bukur”, thotë Theodhosi. Duke hyrë në një debat me teoritë e Umberto Ekos mbi të bukurën, artisti vazhdon esenë e tij filozofike mbi këtë temë, duke thënë se rrugën për të parë të bukurën e tregon vetëm arti. Por cilat janë momentet e artistit me të bukurën? “Momentet e para të komunikimit sublim me të Bukurën u mundësuan nga rrethanat e vuajtjes në moshën 22-vjeçare. Sipas predikuesve të lashtë, vuajtja do të eliminohej nëse do të mund të hiqej dorë nga lakmia. Kjo duket e pamundur, ndërsa rasti im ishte i pashpresë. Gjatë dy dekadave të para duke bërë një jetë të privilegjuar për arsyen e rëndomtë se kisha lindur nga prindër të privilegjuar, unë nuk mund të lakmoja nuk kisha çfarë të lakmoja, dhe nuk dija çfarë ishte lakmia”, thotë Theodhosi. Dhe fati i mëvonshëm i jetës së tij, ku internimi dhe puna në minierë do ta bënin që përmes dhembjes të kalonte në përfytyrimin që duhet të ketë dimensioni i së bukurës. Dhe pse galeritë e minierave ishin mbytëse dhe të lodhshme atje nuk mungonin momentet e bukura për të. “Kthehesha në shtëpi i lodhur, por mbresat dhe imazhet e rëndësishme të atij mjedisi nuk i shmangeshin asnjëherë memories sime të përditshme. Modeloja portretet e minatorëve në vaj, laps të thjeshtë…i varja në muret e dhomës për t’i vështruar me nge dhe habitesha me rrudhat me kavitetet dhe protuberancat e tyre të gjalla që lëviznin dhe ndryshonin çdo ditë”, kujton Theodhosi. Rrugëtimi i tij drejt së bukurës është po aq interesant dhe i ndier sa pikturat që bën. Pasi e bukura ashtu si dhe vetë arti është konceptuar mbi 30 mijë vjet më parë, në format e natyrës…dhe e ardhmja ndoshta nuk do të jetë gjë tjetër veç një përsëritje e atyre imazheve të mrekullueshme…
Ajo çfarë na duhet është dashuria
Gjithçka fshihet brenda vështrimit të Mona Lizës. Kjo duket se është ajo çfarë kërkon të thotë përmes një morie grafikësh kushtuar personazhit të famshëm të Da Vinçit, artisti brazilian Joao Alberto Lupin. Duke fshehur vështrimin e saj, ai kërkon të përforcojë idenë se gjithçka ndodhet te sytë…. Grafika e Lupin, bashkë është pjesë e një ekspozite me artistë shqiptarë dhe brazilianë, e cila është hapur dje në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, nën kurimin e Shpend Bengut. E quajtur “Prishtinë – Rio de Janeiro -Tiranë”, ekspozita është një udhëtim në kulturat e dy vendeve përmes novelave grafike, multimedias apo animacionit… Igli Levani sjell një këndvështrim ndryshe mbi “Baladën e Kostandinit”. Historia e vëllait që ngrihet nga varri për t’i mbajtur premtimin nënës, për t’i sjellë motrën e martuar larg në shtëpi duket kaq frymëzuese në grafikën e Levanit. Besa e Kostandinit është trajtuar dhe në novelën grafike të Genc Buxhelit. Dhe pse mbartin të njëjtin subjekt, trajtimi i tyre është në forma krejtësisht individuale nga dy artistët e rinj. Novela grafike është një frymë interesante në artet pamore. Si në fletët e një libri, përmes imazheve ajo të jep historinë nga një ngjarje në tjetrën. “Ajo çfarë na duhet është dashuria”, thotë artisti David Beat në punën me titull “Shijojeni heshtjen”. Ndërsa artistja Gerta Oparaku përmes një vizatimi të ngrohtë të dy të rinjve, thotë se “thjesht duhet të prekemi”. Interesante janë dhe punët e Universitetit AAB Prishtinë, pjesë e kësaj ekspozite. Të ftuar specialë në këtë event ishin artisti italian, Jacopo Tomassini, Cathie Martn (Britani), dhe Ylber Rizah Kabashi nga Kosova. E konceptuar në formën e një komunikimi kulturor përmes gjuhës së grafikës, artistët shqiptarë dhe ata brazilianë, sollën një pasqyrë të asaj çfarë ofron ky lloj arti sot.
Roberto Ciai - Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes
Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë, disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë, apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje.

Por ky roman di sidomos të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konflikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh….

Jetë të fshehura
Historitë sekrete të dashurive të burrave dhe grave të rëndësishme në fushën e artit. Homoseksualët dhe lezbiket që i kthyen historitë e tyre personale në krijime që frymëzojnë ende këdo që i lexon sot… Nga Leonardo da Vinçi, Mikelanxheloja, Aleksandri i Madh, Frederico Garcia Lorka, Trumate Capote, Platoni, Emili Dikson, Thomas Man, Giacomo Casanova, Marsel Prust, Virginia Wolf etj., janë disa nga artistët që kanë jetuar një jetë të dyfishtë

“Të dua. Të lutem kthehu. Nuk mundem të jetoj pa ty”. Në tarracën e apartamentit të tij në Camden Town, Arthur Rimbaud, një nga poetët më të njohur francezë, i shkruante këto rreshta të dashurit të tij të zemrës, një tjetër poeti të njohur Paul Verlaine, i zhytur në dëshpërim. Shtrati kishte mbetur ashtu si mbrëmjen e fundit që kaluan bashkë, librat e tij ishin ende nëpër shtëpi, ndërsa në duar Rimbaud shtrëngonte fort një bluzë të mikut të tij të zemrës. Ata ishin dashuruar që ditën e parë kur u takuan më 1871. Të dy ishin të rinj, të pashëm, të talentuar në letërsi dhe vargjet që shkruanin, i kishin kthyer në dy zëra të rëndësishëm për kohën. Por atë mbrëmje në Paris, kur u panë për herë të parë, dy poetët e kuptuan se asnjë varg nga ato që kishin shkruar deri në atë moment, nuk mund ta përshkruante atë çast.

Rimbaud ra në dashuri dhe e tregoi këtë teksa u çuan nga bari ku ishin ulur, duke i tërhequr pak dorën duke e ftuar në apartamentin e tij. Në atë apartament ku do të jetohej një nga dashuritë më pasionante të poezisë franceze, por jo mes një gruaje dhe një burri, por mes dy burrash, që i dhanë zemrën dhe trupin njëri-tjetrit. Por karakteri i Rimbaud pak i paqëndrueshëm dhe shpesh agresiv kur pinte alkool, do t’ia bënte të lodhshme bashkëjetesën e fshehtë Verlaine, i cili në atë kohë kishte një martesë të dëshpëruar me Matildën. Një ditë pas një zënke, ai largohet nga apartamenti duke e lënë të dashurin e tij të zhytur në trishtim. Letrat e dashurisë që ata i dërguan njëri-tjetrit në atë periudhë janë ende të ruajtura sot, dhe tregojnë një pasion që ka qenë më i madh se poezitë që kanë shkruar.

Rimbaud i lutet pafund të dashurit të kthehet, duke i kërkuar falje dhe duke i thënë se nuk do të jetë më si më parë dhe se asgjë në jetën e tij nuk ka më shumë rëndësi se prania e tij… Kjo është një prej historive që u jetua mes Londrës dhe Parisit ku dy poetët ndanë jetën, një histori që do t’i frymëzonte të shkruanin vargje që lexohen ende me endje sot. Në historinë e artit botëror, librat, pikturat, apo këngët që kanë lënë gjurmë, shpesh pas tyre kanë autorë njerëz që për një arsye a një tjetër u është dashur të fshehin seksualtetin e tyre. Të dashuruar me seksin e njëjtë, shpesh kanë bërë një jetë të dyfishtë, por këtë frymëzim e kanë hedhur në veprat që kanë shkruar. Nga Mikelanxheloja, Leonardo da Vinçi, Frederik Garcia Lorka, Trumate Capote, Platoni, Emili Dikson, Thomas Man, Giacomo Casanova, etj., kanë qenë artistë që në jetët e tyre kanë pasur të “dashurit e fshehtë”. Tennessee Willimas, një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë, doli hapur duke e pranuar homoseksualitetin e tij. Pas disa përpjekjeve për t’u lidhur me femra, ai pranoi faktin që mund të ndiente vetëm një burrë në vitin 1930. Në Nju Jork, ai u bashkua me një grup gejsh ku u takua dhe me të dashurin e parë, Fred Melton.

Në verën e vitit 1940, Williams nisi një lidhje dashurie me një kërcimtar nga Kanadaja, Kip Kiernan, të cilin e takoi në Massachusetts. Kur Kip e la për t’u martuar me një grua, Williams do të mbyllej në vetvete, dhe kur ai vdes disa vite më vonë në moshën 26-vjeçare, atij do t’i duhej kohë të rimerrte veten. Në vitin 1945, shkrimtari viziton Meksikën, ku takohet me Pancho Rodríguez y González, me të cilin jeton një pasion të madh. Lidhja e tyre ishte e fortë. Dhe pse González, ishte besnik, pija e bënte Willimas të ishte xheloz. Në shkurt të vitit 1946, Rodríguez largohej nga New Mexico për t’iu bashkuar Williams në banesën e tij në New Orleans. Ata jetuan dhe udhëtuan së bashku deri në fund të vitit 1947 kur lidhja e tyre përfundoi. Rodríguez dhe Williams mbetën miq dhe i ruajtën kontaktet e tyre deri vonë. Në vitin 1948, Williams shkon në Romë ku njihet me një djalë italian, i cili quhet Rafaelo.

Pas kthimit në Nju Jork, ai njihet me Frank Merlo, i cili do të bëhet dhe sekretari i tij personal. Në ditarin e tij, Merlo ka shkruar gjithë jetën e tyre së bashku, përfshirë këtu dhe sëmundjen e motrës së tij të vetme, Rose. Kjo ishte lidhja më e gjatë e shkrimtarit. Pas Nju Jorkut, ata u vendosën në një apartament në Florida, ku William u bë më produktiv në shkrimet e tij. Pas ndarjes, Merlo u diagnostikua me kancer. Williams u kthye sërish për t’i qëndruar afër deri në fund të jetës. Pas vdekjes së Merlo, Willimas do të kalojë një depresion të gjatë deri sa e shkruara do ta kthejë sërish në jetën që donte. Oscar Wilde është një tjetër artist i rëndësishëm që jetoi në Londër. Pakkush e di se pasioni më i madh i këtij burri që ka lënë pas vargje e thënie aq të bukura ishin vetë burrat.

Një nga dashuritë e tij të mëdha është Robert Baldwin, i njohur si Robbie Ross të cilin e ai e njohu në një moshë të vogël dhe do të bëhej mentori i tij. Në Londrën e viteve kur ata jetuan, homoseksualiteti ishte i ndaluar dhe shpesh ata e gjetën veten në faqet e gazetave për këtë lidhje. Ross u bë gazetar dhe më pas një nga biografët më të mirë të Wilde pas vdekjes. Edmund John është një tjetër poet britanik homoseksual (1883-1917). Një tjetër shkrimtare e njohur angleze Virxhinia Wolf do të ruante në shëtitjet e saj mbrëmjeve në rrugët e Londrës sekretin e saj të vetëm, dashurinë, për miken Vita Sackville West. Pusullat që ajo i shkroi West nuk u treguan asnjëherë nga ajo pas vdekjes së shkrimtares. Janë të shumtë homoseksualët të cilët me veprat e tyre kanë sjellë evolucione në letërsi, shkencë, kinematografi, apo muzikë. Në Ditën Ndërkombëtare të Homofobisë, po sjellin disa pasazhe nga jetët e fshehta që bënë një letërsi të madhe…
Andre Gide, shkrimtar francez, fitues i çmimit “Nobel”, në letërsi në vitin 1947.
Andre Gide është shkrimtari që ka frymëzuar gjithë epokën e fundit të letërsisë franceze. Albert Kamy dhe Sartri nisën të shkruanin pasi lexuan veprat e tij. Por në jetën e tij private, Gide duket se nuk ka qenë i lumtur, dhe pse u martua disa herë. Femrat nuk ishin dashuria e tij. Në vitin 1916, në moshën 47-vjeçare, ai bie në dashuri për herë të parë me Marc Allegret i cili ishte vetëm 15 vjeç. Letrat e tyre të dashurisë u dogjën nga gruaja e mëvonshme e Marc. Pas ndarjes me të, Gide takohet me Dorothy Bussy, një romancier anglez, i cili për vite të tëra nuk do të ishte vetëm përkthyesi i tij në gjuhën angleze, por dhe dashnori i tij.
Marsel Prust
Dashnori i parë i Prustit ishte Reynaldo Hahn, një kompozitor dhe këngëtar hebre nga Venezuela të cilin Prust e takoi kur ai ishte 22 vjeç. Historia e tyre e dashurisë zgjati vetëm dy vjet. Hann ishte një djalë simpatik dhe do të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë së lartë ku Prust e prezantonte. Pas ndarjes, ai iu përkushtua modës, ndërsa Prust gjeti lidhje të tjera romantike.
Louis Aragon
Louis Aragon, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX, anëi përfshirë dhe në politikë, bashkëshorti i shkrimtares Elsa Triolet ka pasur një jetë të dytë ku ndihej i lumtur. Burri që flet aq shumë për dashurinë në librat që shkroi, e ka gjetur në jetën e tij, paqen vetëm në krahët e një burri. Lidhjet e tij dashurore kanë qenë të fshehta, megjithëse në fund të jetës, ai jetoi bashkë me poetin Jean Ristat.
Walt Whitman
Walt Whitman është një prej poetëve më të njohur amerikanë, gazetar dhe eseist. Vargjet e tij të ndjera i janë adresuar një burri. “Fijet e barit” është një nga vëllimet e tij më të përkthyera në botë, e cila është dhe në gjuhën shqipe. Prirja e tij seksuale i ka sjellë një jetë jo të lehtë shpirtërore. Emrat e burrave që ai ka dashur i ka shndërruar në vargje, dhe sekreti i lidhjeve plot pasion në Amerikën e 1842-shit mbeti përgjithmonë i tillë.
Virginia Wolf
Autorja e njohur britanike, Virginia Wolf, përtej jetës me të shoqin Leonardo, kishte një tjetër jetë, për të cilën mendonte teksa ecte mbrëmjeve rrugëve të Londrës. Në vitin 1922 ajo u takua me poeten Vita Sackville West. Lidhja e tyre do të zgjaste disa vite, dhe kur dashuria mbaroi, dy gratë mbetën mikesha deri në vdekjen e Woolf, më 1941.
Françoise Sagan
Sagan është martuar dy herë deri sa njohu Peggy Roche me të cilën ra në dashuri. Duke mos e pranuar tërheqjen ndaj femrave, ajo nisi një lidhje njëkohësisht dhe me Bernard Frank, një filozof francez i martuar, por i pasionuar pas librave të saj. Por, më pas ajo do ta pranonte prirjen e saj seksuale, dhe nis një lidhje të gjatë dashurie me Annick Geille, redaktore e revistës “Playboy”. Me një jetë plot aventura, shkrimtarja e mrekullueshme franceze i provoi të gjitha gjatë jetës së saj. Alkoolin, makinat e shpejta sportive drejt Monte Karlos, burrat, kokainën dhe femrat.
Ann Scott
Shkrimtare franceze e lindur më 1965
Ajo është e njohur për lidhjet romantike me këngëtarin Patrick Eudeline, kitaristin Lenny Kaye dhe muzikantë të tjerë të rrokut në Londër. Gjithashtu ajo është e njohur dhe për lidhjet biseksuale. Eksperiencat e saj seksuale në Londër ajo i botoi në një libër. Përpara se të botonte librat, ajo ndante një apartament në Paris me shkrimtaren franceze Virginie Despentes.
Arthur Rimbaud poet francez
4 korrik 1873
Letra e Rimbaud drejtuar të dashurit të tij, poetit Paul Verlaine pas një grindjeje
Kthehu! Kthehu i dashur im! I dashuri im i vetëm, kthehuni! Të betohem se do të ndryshoj dhe do të jem më i sjellshëm. Nëse sjellja ime nuk ka qenë e denjë, kjo ka qenë një shaka të cilën unë nuk do ta vazhdoj. Ndjehem aq keq dhe bosh, sa nuk kam fjalë të ta shpreh. Kthehuni dhe gjithçka do të harrohet. Kam dy ditë që s’mund të bëj dot asgjë, vetëm rri dhe qaj. Bëhuni i sjellshëm dhe kthehuni! Të gjitha gjërat tuaja janë ende këtu siç i ke lënë. Dua të kuptosh që nuk kishte asgjë të vërtetë në grindjen tonë. Tashmë e kam kuptuar kush ishte gabimi. Kthehu. A nuk mund të jetojmë dot të lumtur si më parë? Nuk mund të rri dot më këtu gjatë pa ty. Të lutem ndiq zemrën tënde dhe kthehuni sa më shpejt. Ç’mund të jetë jeta ime pa ju.
I juaji për gjithë jetën !
Rimbaud
P.S
Nëse nuk do mund t’ju shoh përsëri, do të futem në ushtri ose do të shërbej në flotën detare. Oh! Të lutem kthehu! Në të gjitha orët e ditës unë qaj! Më thuaj të vij tek ty dhe unë do të vij menjëherë. Më thuaj!
xxxx
Unë nuk e di nëse do të jeni ende në Londër kur kjo letër të mbërrijë tek ju. Unë të dua, por më duhet të them se nuk mund të vazhdoj të qëndroj duke jetuar jetën e dhunshme që kemi pasur bashkë, të jetoj të njëjtat skena grindjeje. Të dua shumë. Në qoftë se në fund të tri ditëve nuk jam pajtuar ende me gruan time, më duket sikur do të çmendem. Ndonjëherë mendoj të kryej një akt që t’i jap fund vuajtjeve. Por duhet guxim. Dhe nëse do ta bëj, mendimi im i fundit do të jetë për ju. Ndoshta do ta bëj këtë akt këtë pasdite në mol. Megjithatë, të përqafoj shumë para se të vdes.
Verlaine
Aktiviteti
“Aron Quartet” hap Ditët e Kulturës Austriake në Durrës
Mbrëmjen e së martës, në ambientet e shkollës së mesme artistike ‘Jan Kukuzeli’, salla ‘Pjetër Dungu’, Durrës, u hap sipari i Ditëve të Kulturës Austriake në Shqipëri, apo projekti i ashtuquajtur ‘Mozaik’, i cili bën vitin e gjashtë që realizohet në vendin tonë. Si gjithnjë marrim pjesë emra të njohur, pedagogë, profesorë nga Austria, kryesisht nga qyteti i Vjenës, të cilët, jo vetëm që prekin skenat për herë të parë në vendin tonë, por edhe japin një kontribut për muzikantët e rinj, nxënës e studentë me workshop-et që ato zhvillojnë gratis. Këtë edicion “miqtë” e radhës ishin ‘Aron” kuartet. Një kuartet vjenez, i themeluar në vitin 1998, por tashmë me një karrierë të konsoliduar në mbarë botën, i mirëpritur që në fillimet e tij, si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Kuarteti përbëhet nga: Ludwig Müller, Barna Kobori, Georg Hamann dhe Christophe Pantillon-i, ishin pikërisht këta katër muzikantë, këta personalitete të muzikës austriake, por edhe më gjerë, që hapën edicionin VI të mozaik 2013. Duke interpretuar në mënyrë të mrekullueshme, plot stil e elegancë, si fillim kuartetin për harqe të ‘babait të simfonisë’ dhe ‘babait të kuartetit’ klasikut të madh, gjithashtu austriak, Joseph Haydn (1732-1809). Kuartet i kompozuar në vitet e fundit nga ai (1799). Kjo performancë e shkëlqyer u mirëprit nga publiku me duartrokite të zjarrta dhe u pasua nga kuarteti për harqe i kompozitorit çek Antonín Dvořák (1841-1904), dhe ky një kuartet i kompozuar në vitet e pjekurisë së kompozitorit (1895), tingujt e të cilit mbyllën edhe mbrëmjen e parë të ‘Mozaik 2013’. Një komponent i rëndësishëm e një nga protagonistet kyç të këtij aktiviteti, është edhe Emi Aliçka, ideatorja dhe themeluesja e këtij projekti që në fillimet e tij, njëkohësisht edhe një nga drejtueset e fondacionit ‘Uliks’. Emi Aliçka është një pianiste durrsake, por që zhvillon aktivitetin e saj në Vjenë, pasi është larguar që në moshë fare të vogël për të vazhduar studimet e pianos në Austri. Po përpos instrumentit, ajo i është dedikuar edhe projekteve artistike, të cilat kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme e ndonëse veprimtaria e saj është jashtë vendit, ajo gjithnjë ruan një vend të veçantë për vendlindjen e saj dhe kërkon vazhdimisht të japë kontributin personal për gjeneratat e reja të muzikantëve. Ashtu sikurse edhe në edicionet e mëparshme, edhe këtë radhë u realizuan kurse muzike për nxënësit e muzikës, që këtë radhë u përqendruan në qytetin e Durrësit dhe të Shkodrës. Ndërkohë që surpriza e radhës qe realizimi i një koncerti edhe në Burrel, për të çuar tinguj muzikorë edhe aty ku muzika është e pakët e mungon…Ku fjalën e hapjes e mbajti ambasadori austriak Florian Raunig, duke u shprehur entuziast për realizimin e këtij koncerti në këtë qytet, pasi siç u shpreh dhe vetë ai ‘Edhe Burreli meriton një jetë aktive kulturore’. Projekti u mbyll, ditën e shtunë më datë 11 maj, me një koncert final nga nxënësit e Shkollës së Muzikës së Durrësit nën drejtimin e katër muzikantëve vjenezë, ku u dhanë edhe certifikatat për pjesëmarrje.
Metila Dervishi

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...