Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/29

Azilkërkues nga Kosova edhe në SHBA






Derisa shqiptarët e Republikës së Kosovës dhe të Kosovës Lindore sipas shënimeve të OKB përbëjnë numrin e tretë të azilkërkuesve në vendet e zhvilluara evropiane, në SHBA nga mbi 80 mijë kërkesa në vit, më të shumtat kanë qenë nga Kina, Meksiko dhe Salvadori.

Sipas shënimeve mbi shtetësinë e azilkërkuesve të dhëna nga Departmenti i Sigurisë Kombëtare për vitet 2009, 2010 dhe 2011, për këto tri vjet Amerika u ka njohur kërkesën për azil gjithsej 72 shtetasve nga Kosova, mirëpo nuk thuhet se sa janë refuzuar dhe depërtuar, transmeton RTK.

Për të fituar të drejtën e strehimit, azilkërkuesit duhet të dëshmojnë se kanë kërcënim real keqtrajtimi në vendin e tyre, që bazohet në kombësinë e tyre, racën, fenë, klasën shoqërore, grupimin politik si dhe disa faktor të tjerë. Por cili ka qenë motivi i keqtrajtimit që e deklarojnë kosovarët kur pohojnë kërcënimin në Kosovë?

“Ka që ankohen se janë në shënjestër nga pushtetarët e sotëm, ish pjesëtarë të UÇK-së që gjoja i ndjekin këta si ‘paqësorë’. Apo se janë fëmijë të martesave të përziera, se nuk janë ‘puro’ shqiptarë apo se janë pjesëtarë të ndonjë grupi pakicë, zakonisht romë, të diskriminuar dhe kërcënuar nga shumica shqiptare në pushtet.” Këto janë disa nga deklarimet që përmend një avokat me klientë të tillë shqiptarë nga Kosova, i cili foli për këto motive me kushtin që të mos i përmendim emrin.

Në prill të vitit 1999, në kulmin e luftës dhe ndjekjeve të shqiptarëve nga Kosova, SHBA deklaruan se do të pranonin 20 mijë refugjatë kosovarë. Atëbotë në Amerikë erdhën pak më shumë se dhjetë mijë, ndërsa pas çlirimit të Kosovës një e treta e tyre vendosi të kthehej në vendlindje.

Ish-shefi i zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Lulzim Peci e quan ministrine punëve të jashtme Prof.dr. Enver Hoxhaj manipulues dhe gënjeshtar





Ish-shefi i zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Lulzim Peci është shqetësuar nga akuzat për spiunim që ia ka përsëritur    Por, ish ambasadorit të Kosovës në Suedi nuk i ka lënë fare përshtypje paralajmërimi i Hoxhajt se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka nisur të hetojë veprimet e tij dhe të gjitha stafit të MPJ-së.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Peci i cili ka dhënë dorëheqje vetëm 48 orë pasi kishte marrë pozitën e shefit të zyrës në Beograd, ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj se po gënjen vazhdimisht, po manipulon me informatat dhe raportimet që ai i ka bërë pas kthimit nga Beogradi.

“Krejt çka vjen prej ministri Hoxhaj nuk më çuditë fare”, ka thënë Peci. Ai është akuzuar nga MPJ-ja se ka pasur takime të fshehta gjatë qëndrimit prej 48 orëve në Beograd si shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës. Akuzat e MPJ-së ishin bërë pak orë pasi që Peci ka kishte dhënë dorëheqje me arsyetimin se nuk mund të durojë kritikat që ia kishte bërë kryeministri Thaçi për shkak të deklaratave që Peci kishte bërë n

PSE PËRGJIME SEKRETE...KUNDËR AMBASADORIT SYLEJMAN SELIMI ''SULLTANI''



Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi - i cili aktualisht po përballet me dyshime për krime lufte - javë më parë i kishte drejtuar një not proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku kishte shfaqur pakënaqësinë e tij për shkak të pranisë së kamerave brenda objektit të misionit diplomatik kosovar në Tiranë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, Selimi ishte ankuar në MPJ për praninë e kamerave në zyrën e tij, duke dyshuar se ai në këtë mënyrë është duke u përgjuar.

Madje, burime të gazetës bëjnë të ditur se vendosja e kamerave në zyrat e Selimit është ndërlidhur edhe me hetimet e muajve të fundit që EULEX`i ka kryer ndaj Selimit dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK`së, të cilët në opinion njihen si "Grupi i Drenicës".

Por cili është versioni i MPJ`së për atë që Selimi dyshon të ketë qenë përgjim, dhe nëse MPJ i kishte ndihmuar me këtë rast autoriteteve europiane në hetimet që po zhvillonin kundër Ambasadorit kosovar në Tiranë?

Sipas shpjegimeve të Zëdhënësit të MPJ`së, Artan Behrami, kamerat nuk janë vendosur aty për të përgjuar Selimin.

Sipas tij, bëhet fjalë për masa sigurie.

"MPJ duke u bazuar nga nevoja e një sigurie më të madhe në Ambasadat e Republikës së Kosovës, ka bërë instalimin e kamerave në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, në Gjermani, Shqipëri dhe ambasadave tjera. Instalimi dhe funksionalizimi i tyre është bërë në përputhje me nenit 62 dhe 64 te Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të dhënave personale" thuhet në përgjigjet e Behramit.

"Kamerat janë vendosura vetëm më ambientin e jashtëm dhe në korridoret brenda ambasadave, gjithmonë në përputhje të plotë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale", ka shtuar ai.

Behrami nuk e ka komentuar as letrën e Selimit ku ky i fundit kishte shfaqur pakënaqësi për praninë e këtyre pajisjeve vëzhguese.

"Kamerat janë vendosur para ardhjes së Ambasadorit Selimi në krye të Ambasadës në Shqipëri", ka thënë Zëdhënësi i MPJ`së.

Sipas tij, vendimin për vendosjen e këtyre pajisjeve në ambasadën e Shqipërisë dhe në Ambasada tjera të Republikës së Kosovës e ka marrë Sekretari i Përgjithshëm i MPJ`së konform ligjeve.

Megjithatë Zëdhënëse nuk i ka dhënë përgjigje ndoshta çështjes kryesore; pse duhet marrë masa shtesë sigurie në Ambasadën e Tiranës e jo në atë të Romës bie fjala?!

Sido që të jetë, tashmë Sylejman Selimi ndodhet prapa grilave dhe mbetet të shihet nëse EULEX ka mbledhur prova të mjaftueshme për çështjet që dyshon Prokurori - krime lufte në Likoc të Skenderajt gjatë kohës kur Selimi mbante përgjegjësi komanduese në UÇK.

Congressional Hearing on Kosova’s Independence – May 18, 2005

 
 
 
Joe DioGuardi
CPA/Consultant at Joseph J. DioGuardi, CPA
 
 
 
 
 
 
 
Last week, I sent you a message with the testimony of the 1998 U.S. Senate Foreign Relations Committee Hearing on Kosova with Sen. Joe Biden. Today, I am forwarding you the link to the 2005 U.S. House of Representatives International Relations Committee Hearing ( https://www.youtube.com/watch?v=_pwVA1zNwGU ) that finally convinced the Bush Administration to support the Independence of Kosova.

The video of this 2005 Hearing shows testimony from Shirley Cloyes DioGuardi and Bishop Mark Sopi, as well as compelling statements made by Chairman Henry Hyde and Congressmen Tom Lantos and Dana Rohrabacher.

Please feel free to forward the link of this video to others so they can know of the great work of the Albanian American Civic League at a time, today, when political leaders in Kosova are giving away, bit by bit, the true INDEPENDENCE of Kosova that we fought so hard to achieve—as you can see in the attached testimony which finally convinced the Bush Administration to support our position for Kosova’s Independence.

Finally, to become a member and supporter of the important work of the Albanian American Civic League, please visit www.aacl.us/joinaacl.htm

Many thanks for your continued support of the Civic League’s work for ALL Albanians!

All the best,

Joe
President, Albanian American Civic League
 
 

Kërkesë për shqyrtimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP ).

Org. KONSUMATORI,Prishtinë, Kosovë,Përfaqësuar nga Selatin Kaçanku, kryetar,

28.07.2013,

Drejtuar:
Autoritetit / Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit,
MTI-së – Departamentit për mbrojtjen e konsumatorit, 
OMBUDSPERSONIT,
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP),
Operatorit publik të telefonisë Mobile “ VALA “,
Operatorit të telefonisë Mobile “ Z MOBILE “,
Mediumeve të informimit publik – gazetarëve.

Lënda: Kërkesë për shqyrtimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP ) për  ndarjen / rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ”.


Ndarja ose  rezervimi i 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ” ose vendimi i Autoriteti Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “ falur “ këta numra me(pa) procedure të (pa)njohur paraprake nga konsumuesit / shfrytëzuesit e telefonisë mobile është pranuar me habi dhe frikë nga konsumatorët për shkatërrimin eventual të tregut të cilin edhe e kanë nisur disa nga operatorët mobil duke premtuar / ofruar qasje në telefoninë mobile pa para – duke e larguar paranë nga tregu finansiar ?!

Konsumatori jo se jo ( përkundër faktit se i dedikohet shërbimi i telefonisë mobile ) por as Institucionet e Autoritetet kompetente, as Operatorët konkurrues nuk janë informuar për vendimin.

Të gjithat këto mbështesin dyshimin tone për të mbajtur sekret Vendimin e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “ falur “ këta numra pa procedure paraprake – i vetëdijshëm për mungesën e bazës Ligjore dhe etikës profesionale.
Kjo aq më parë nëse Vendimi dhe thirrja / arsyetimi i Vendimit me procedura adekuate ligjore nuk janë dhënë as nëpërmes web faqes zyrtare të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP).

Dyshimet tona shtohen e fuqizohen edhe më shumë për arsye se:
1.      Favorizohet një operator i telefonisë mobile (“ Z-MOBILE ”  ) në dëm të operatorit tjetër ( “VALA” );
2.      Favorizohet konkurrueshmëria e një Operatori me asetet / impijantet teknike të Operatorit të cilit i ndërhyhet në rrjet (“VALA” );
3.      Lejohet e stimulohet një operator  i  cili nuk ka asete / impijante vetanake furnizuese / transmetuese as operativë të mirëmbajtjes për të ofruar e garantuar cilësinë / performansat e shërbimeve të telefonisë mobile – si faktor i rëndësishëm e kyç i sigurisë së konsumatorit i rregulluar me Ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorit;
4.       “ Stimulohet / shkaktohet  grindje “ afariste sepse Operatori i dëmtuar ( “VALA” ) mund ta bllokojë Operatorin  i  cili është stimuluar me ndërhyrje në biznesin e tij duke ia mohuar të drejtën e shfrytëzimit të impijanteve dhe shitjes së numrave - një pjesë dhe një seri e të cilave “ Z-MOBILE ”   e zhvillon nëpërmnes rrjetit dhe impijanteve të “VALA”. Ky bllokim ( eventual ) do t i dëmtonte konsumatorët e telefonisë mobile “ Z-MOBILE ”;
5.      Prishë konkurrencën e lirë në tregun e Komunikimeve Elektronike, stimulon monopolizimin e pjesëshëm të tregut  dhe oligopolizimin e “ sinkronizuar “ nga “ ARKEP “ duke dëmtuar dhe duke ulur konkurrueshmërinë e operatorit konkurrues;
6.      Atakohet me dyshim paanshmëria e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) dhe përkushtimi e misioni për të rregulluar këtë treg në mbrojtje të të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të konsumatorit të shërbimeve / ofertave të këtij tregu.
7.      Rritë dyshimin rreth përkushtueshmërisë në zbatimin e detyrave që dalin  nga misioni i ARKEP duke mos i kryer obligimet e pranuara sipas planit ( siq është psh. jetësimi i sistemit “ 3G ”, i cili tanimë është vjetruar me daljen në treg të “ 4G” e “ 5G “ ) dhe me ngutinë e shprehur rreth faljes së aseteve të shtetit – të qytetarëve e konsumatorëve, pa dhënë llogari, pa transparence, pa vendim valid të nivelit zyrtar e profesional ( siq është rasti i faljes / rezervimit - dhënies në “ shfrytëzim “ të numrave ).

Të nxitjes së Konfliktit të Mundshëm të Interesit me refleksione të dukshme në prishjen e kushteve, të klimës, të barazpeshës së konkurrencës mes Autoritetit Rregullator të  Komunikimeve Elektronike e Postare ( ARKEP ) me kompaninë  “ DEVOLLI ”.
Si dhe të  uljes së mëtejme të vlerës në procesin e privatizimit të operatorit të telefonisë mobile publike “VALA”, dëmtimin e afarizmit të operatorin publik, dhe dëmtimin e nxitjen e pakënaqësisë së konsumuesve të shërbimeve të telefonisë mobile publike “VALA”.

                                              K    Ë    R    K    O    J    M    Ë
                                                                  NGA
                               AUTORITETI KOSOVAR I KONKURRENCËS
          dhe Titujve tjerë më lartë që, brënda kompetencave e obligimeve Ligjore të:
-          Bëjnë vlerësimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për ndarjen  ose  rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ”;
-          Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konkurrueshmërisë;
-          Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e tregut;
-          Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konsumatorit;
-          Marrin masat e duhura, të parapara me Ligj, për të gjitha bizneset që prishin tregun, konkurrencën e lirë dhe rrezikojnë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit.
Në pritje të shqyrtimit dhe vendimit meritor konform Ligjeve në fuqi si dhe të përgjigjes,


Org. KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

Selatin Kaçanku, kryetar, (Ekspert për kauzën dhe të drejtat e konsumatorit i angazhuar ( Ekspert për kauzën dhe të drejtat e konsumatorit i angazhuar në cilësinë e ligjëruesit në institucione të arsimit universitar ).
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458,





DY ITALIANË SHPËTUAN SHKODRËN PA U BËRË SHKRUMB

RIZA LAHI

Dossier

Sipas bisedës me Kryetarin e veteranëve të LNCL të popullit të Shkodrës, Qemal Llazani

Në Shkodër mungojnë bustet dhe nderet e veçanta që u duheshin bërë dhe që nuk është kurr vonë t’u bëhen dy djemve të rinj italianë të luftës së dytë botërore. Ata kanë shpëtuar Shkodërën pa u bërë shkrumb, pa u hedhur ne erë rreth orës dy pas mesnatës , kur po gdhinte 29 nëntori i vitit 1944 dhe ndërsa po largohej që andej, skuadra e fundit e hitlerianëve, ajo që do ta linte shkodrën gërmadhë...

Kisha disa vite që e kisha dëgjuar këtë histori , që fëmijë, dhe gjithmonë më kishte çuditur heshtja zyrtare kjo ngjarje që jetonte në memorjen e popullit shkodranë; jeton edhe sot.

Më së fundi kisha arritur edhe një zbulim të mrekullueshëm që do të më shpinte drejt identitetit të dy trimave. Eruditi i mrekullueshëm dhe burri i lartë Ahmet Osja më tregoi një ditë në Shkodër për një rapsod të ditëve të sotme, një fshatar nga Guri i Zi – për fat nuk më kujtohet emri – dhe ne u takuam për një kafe. Rapsodi kishte shkruar ne linjën e Lahutës së Malcisë por, mes atyre vargjeve metrikë , tetërokësh dhe nerrativë, më vezulluan emrat e të dy shpëtimtarëve të Shkodërs. Ja vargjet në fjalë:

Por djaloshi Bartolome
Ka ça rrugën si rrufe
Dorës barbarve u ka shpëtue
M’nji shpi t’lagjes, asht strehue
Ndërsa Aldo…

Pra, në mungesë të çfardo dokumentacioi deri tani, le t’i besojmë kësaj pjese të memories popullore. Që, njëri nga heronjtë është quajatur Bartolome dhe tjetri Aldo dhe, jo që të dy janë varrosur me kokë poshtë dhe të gjallë, por njëri u paska shpëtuar.

Në një takim që morëm me atasheun ushtarak të Rep Italiane në Tiranë , ramë dakord që të njoftonim njëritjetrin në drejtim të të rejave të fundit të këtë fushë, për të bërë diçka më shumë, të merituar me shpirt, për këta trima, që përbëjnë pjesë të ndritura të shpirti të popullit Italian, të mirënjohjes njerëzore dhe të humanizmit. Mirëpo, asnjë telefonatë më…

Mirëpo vëndlindjes I jemi në borxh përjetë të gjithë, sikurse prindërve. Çekani më godiste kohë pas kohe dhe , ja, në njërën prej ditëve, vendosëm ta bëjmë publike atë far dihet gjer tani. Populli le të dijë përmes gazetës së paku një pjesë të së vërtetës; me siguri ajo do të na çojë drejt identifikimi të saktë të lavditarëve, burrave italianë që u takojnë dafinat e mirënjohjes së popullit shkodran….

Xxx
Qemal Llazani kishte ardhur një orë para kohës që e kishim lënë atë të diele në lokalin ku pi kafe rregullisht me grupin e tij të veteranëve. Fliste duke mbajtur patjetër diçka nëpër duar, dëgjonte plot përqëndrim vëmëndjeje dhe , “me mëndjen qiqërr”, runte me fisnikëri masën e të folurit. Fliste me një shkodranishte të bukur .

Do të flisnim për ngjarjen e hedhjes në erë të Shkodrës, siç e kishim lënë në telefon, por, ndërkohë, ai nuk kishte se si të më shpëtonte nga një pyetje që më rrinte në gjos si maçok kthetra ngrehur. Si vallë kishin lejuar veteranët e qytetit tim, të hiqeshin të pesë Heronjt e Vigut nga varri I tyre artistic, përballë teatrit “Migjeni”. Nga ana tjetër, unë ende pyes veten: Drejtuesit e qytetit tim, ashtu ua mori mëndja e ashtu bënë, e shkulën veprën artistike që bën fjalë për luftën e dytë botërore, pjesë e së cilës ka qënë edhe aleati ynë I madh SHBA . Pse e shkulën e ku e çuan? Më kanë thënë për ta rregulluar qëndrën e Shkodrës para Tearit “Migjeni”. Mirëpo, si është e mundur që busti I Migjenit, që sivjet ka njëqindvjetorin, e ka hundën e thyer? Kur don ta rregullojë një shesh ndonjë bashki, nuk është keq që një çikëz nga fondi për të shkulur me rrënjë pesë djem të luftës të derdhur në gur, t’ia jepte ndonjë skulptori për të rregulluar bustin, emrin e të cilit mban teatri. Busti e ka hundën e theyr për ibret. Mmmm….më sillet në mëndje një pyetje e llahtarëshme që lidhet me pesë heronjtë dhe bustin e thyer të Migjenit, por nuk kam shpirt ta shkruaj, ta hajë dreqi….

Qemal Llazani – Unë ta kam njohur tët atë dhe të dy axhat. Kushedi se sa herë kena ba takime ilegale lufte te shtëpia juaj. Axhën tënd, Zyhdinë? Popo, e kam pasë në kampin e përqëndrimt të Prishtinës. Është vrarë në grupin e 104 ve që të tanë kanë qëndrue në mënyrë heroike përball plumbit. Por unë due me theksue edhe burrninë e gjyshit tand, avokat Riza Lahi, që nuk dha para me e nda atë prej shokëve kur e arrestuan gjermanët me ndihmën e spiunëve e bashkëpunëtorëve shqiptarë. Se para ai kishte, ka kenë aq pasanik, sa me i çue dy djem me studime ne Itali , prej nga u ktheyn me luftue për liri, tuj i lanë mësimet për gjysëm, me i vazhdue mbas luftet, nëse delshin të gjallë.

Falemnderit. Ndërkohë, si qëndron puna e dy xhenjerëve italianë që shpëtuan Shkodrën pa u hedhur në erë?

Unë kam qënë në kampin e përqëndrimit në Prishtinë , por do të të them çfar më kanë thanë. E? …Po…Në dy qëndra të mëdha, te “Livadhi i Sulçebegut”, Perash , dhe në lagjen Skenderbeg, kishte grumbuj të mëdha municioni gjerman . Ata, si hodhën në erë të trija urat e Shkodrës, Urën e Bunës, Bahçallëkut dhe të Bahçallëkut, si qenë larguar thuajse të gjithë, kishin lënë dorasët e krimitt ë përbindësht. Një skuadër me motorçikleta po u vinte filitet grumbujve me municin të vëndosur anash pikave që të thashë. Flaka e tyne mandej do të vinte e të përhapej derisa të shpërthente përqëndrimi kryesor i municionit dhe eksplozivit që do të bantë shkrumb gjithëçka.
Këta zhurmat e para i ka ndigjue të tanë Shkodra, por ma tepër jo. Shyqyr. Falë dy italianëve.

Kush ishin këta italianë?

Kanë kenë xhenjerë dhe shërbejshin si punë shegertash në ushtrinë gjermane pra pa armë. Nuk kanë kenë as partizanë e as të strehuem në familje katundarësh. Në kohën kur skuadra me motocikleta vuri zjarrin vënde vënde dhe u largua, të dy këta trima u sulën me furi të prisnin fitilat. Ata rrezikuan në dy pika. E para mund të vriteshin nga ndonjë predhë qorre, mund të arrinte flaka para tyre te fitili, por, mund të ndodhte edhe ajo që atyre mbase nuk ua merrte mëndja. Që kriminelët të ktheheshin nga rruga…

I kapën , ë?

Po, I kapën me presh në dorë. Njërin e kanë varrosur kokëposhtë të gjallë, tjetri thuhet se u ka shpëtue për duersh dhe ka ikë nëpër natë me shpejtësi e asht mshehë në një shtëpi.. Ka kenë diku rreth orës 2 – 3 tuj zbardhë.

A i keni identifikuar? A po luftoni , falë kontakteve me veteranët homologë italianë? Shkdora duhet tua bëjë nderet që u takojnë këtyre trimave

Po interesohemi. Edhe konsullata italiane në Shkodër po interesohet por me sa di asnjeri nuk po bie dot në gjurmë se nga pjesë e krahinës së Italisë kanë qënë dy djemtë, kanë ndonjë të afërt, etj. është në nderin tonë që të identifikohen këta heroj, bij të popullit italian.

Na ka bërë përshtypje të gjithëvë në Tiranë nxitimi dhe heqja e Herojve të Vigut. A keni rezistuar ndopak ju, shokët e tyre të luftës? Kanë qënë tre shkodranë , qytetarë nga Shkodra, për më tepër.

Po. Kena ba luftë shumë. Kena ba përpjekje papushim. Por ata na kanë diftue një dokument të firmosun prej Fatos Nanos që të pesë heronjtë të lëvizshin prej asaj pjese të Shkodërs.. ajo firmë në atë dokument na ka ba mos me ba veprime me trupat tonë në mbrojtje të nderit të nëpërkambun të herojve të Luftës së Dytë Bornore që ka xjerrë dhe farkëtue populli shkodranë Ndoc Dedë Markut, Naim Gjylbegut, Ahmet Haxhisë, Ndoc mazit dhe Hidajet Lezhës,

Edhe një pyetje, pra ndarjes, ju lutem. Oficer keni qënë ju?

Jo. Unë kam shërbyer 25 vjet si prokuror i rrethit të Shkodrës.

A ju kanë ngacmuar , a ka patur raste hakmarrjeje nga familjet e ndonjërit prej të dënuarve atëherë tani në kohën e demokracisë?

Jo. Ligji asht si llastik. Unë nuk e kam tërhekë fort llastikun. Jojo….Populli I qytetnuem I Shkodrës e din shumë mirë që unë kam kenë mbrojtës I ligjit të kohës dhe këtë gja e kam ba me ndërshëmni dhe tuj e vu dorën në zemrën teme gjithmonë


2013/07/28

Kosova , Kryeministri dhe Unë SWEET-i


Selim Kryeziu

Çudi! Sot gjithë ditën ishte e diel. Binte nga pak shi dhe bënte nga pak ftohtë. Tani që edhe pak minuta dhe do te bëhet e hënë, m’u kujtua: asnjë budallallëk nuk kam dëgjuar sot gjithë ditën e lumnueme. Humbje e madhe kjo! Mirë e ke i thash vetes, se gjithë ditën ke shikuar futboll dhe nuk ke përcjellë as një kokërr lajmi. Çudi, as Kim Kardashianit sot nuk i ishte grisur fustani e as nuk ishte me grip. Thashetheme janë ato që flasin se Kim nuk qenka shtatzënë, (s’e paku në facebook kështu e pash. Nuk mund ta mohoj jam se pak i brengosur për shtatzënësinë a saj ) . E ruajt zoti atë! Zoti i ruajt edhe të gjitha mikeshat e mia ne facebook: Ana Sweet, Linda Sweet, Tina Sweet, Rina Sweet; Lopa Swet, Delja Swet; Bukuroshja e Mamit, Bukuroshja e Babit, Bukuroshja Sykaltër , Bukushja Sweet, Swet Bukuroshja; Loçka Sweet, Loçka Babit, Loçka Mamit, Loçka Loçka, etj,etj,.

 ***

Po pse t’i përcjelli TV-të? Kam shumë probleme edhe me to. Pashë një ditë zënkën apo konfrontim e quajnë këta të TV-ve(ve) në Parlament, mes Hashim Thaqit dhe Ismet Beqiri .

 Dhe për çudi edhe pse në të njëjtin vend e zhvilluar kjo “dramë”, në RTK folën ndryshe, e ndryshe folën në KTV. Në fakt Kryeministri (e shkruaj gjithmonë me shkronjë të madhe fjalën Kryeministër), kishte të drejtë. Si gjithmonë xhanëm! Ai u përpoq ta mësoj Isa Mustafën se si qeveriset një komunë, saktësisht kryeqyteti ynë.

 Kurse Ismeti i tha Kryeministrit në KTV( jo në RTK): “...shikoj t’i kryetarët e tu, që gjysmën e ke në burg”!!!!. Bobo, çfarë fjalë e rëndë!

 Po pse more zotëri Ismet je kaq naiv?!

Ti mendon se Ai nuk e din këtë?

! E din more e din, si se ditka!

Ai di edhe gjëra shumë më të mëdha e më të thella, e jo më këtë që e dinë edhe fëmijët! Kryeministri ynë i dashur është shumë largpamës, që ta kesh të qartë Ti i nderuari Ismet!

 Duke e këshilluar, duke e mësuar, duke i dhënë shembullin e kryetarëve të Tij,

Ai e donë edhe Isën Mustafën atje!

D.m.th., në burg.E more Ismet, mbushu mend, SWEET KRYEMINISTËR kemi ne.

***

Kam vendosur që edhe unë të merrem me politik, po për arsye krejt të tjera. Ndonjë i marrë aty këtu do të thotë: Po ç’të duhet politika?! Po ç’na duhen politikanët?! Kemi mjaftë, bile edhe sa për të hëngër qentë e rrugës. Kam arsyet e mia unë. E kam vendosur.

 Duke u bërë politikan unë menjëherë do ta kryej shkollën e mesme (për çështje patriotike nuk kam arritur ta mbaroj shkollën e mesme), pastaj do të shkoj në FAK-ULLTET, do të marr titullin Bachelor.

 Nuk do të ndalem, do të bëhem edhe Master a Majster (si i thonë?), dhe përfundimisht do të marr titullin DOKTOR I SHKENCAVE.

 Më pas ohohoooo, “shi në kollmoq”, si i thonë fjalës.

 Si politikan dhe si doktor do të bëhem ligjërues në 500-600 Universitet e Kosovës martire.

Do t’i marr po aq rroga të majme. Po edhe ndonjë vjedhje të vogël aty-këtu në rrugë e sipër do ta bëjë patjetër, se ndryshe nuk je politikan modern.

 Gati harrova.

Paraprakisht do të hyj në koalicion me ndonjë parti tjetër, cilado çoftë ajo.

 Jam demokrat unë.

 Pastaj të gjitha partitë dhe të gjithë politikanët një qellim kemi. Edhe me djallin do të bëj koalicion nëse ka nevojë vetëm e vetëm të arrij qëllimit të lartë kombëtar që i kam vënë vetës.

 Pra ta bëj KOSOVËN SWEET.

 Kështu edhe do t’ju sigurojë edhe fëmijëve të mi një ardhmëri të ndritur.

 Do të ushqehen vetëm në restorante e hotele, do t’ju siguroj nga një shtëpi,(s’paku) , do vishen e do mbathen sipas stilit të lartë modernë, do të kenë mundësi edhe për ndonjë miligram hashash a kanabis (se kështu bëjnë fëmijët e shtresave të larta).

 “Oh dhe shumë të tjera që s’po’i përmendi” ... .Seç m’u kujtuan ca vargje të një kënge patriotike.

Veç një gjë i lutem zotit: të mos bëhen gej a lejzbike ndonjëri.

Kjo nuk është në sojin tonë, prej politikani. Sweet Kosova, Sweet qeveria, Sweet politika, Sweet politikanët! Sweet, Sweet, Sweet edhe UNË!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...