Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/28

Duf ndjenjash

Nga Ferit Fixha

DUFE NDJENJASH

Ngjizen ndjenjat
 dalldive,
shfrimeve të rreme,
sekseve,
 flirteve.
Njomshti trupore,
vlug
 e shkulm,
ne honin e pasionit ti humb.


PLAZHI I ZANAVE

Nën korije, ndanë gërxhit,
ndal vrapin lumi rebel.
Pjalmi i vjetër i hënës,
deh kupen qiellore.
Nën regëtima legjende,
ikin kalorësit e kuq,
me diellin në zenith,
duke pirë
qumështin e Ajkunës.
Ikin,
duke shtyrë përpara
arkën e Noes.
Ngashënjyese
nojmat e zanave në plazh,
mikluese puhiza
e rrjedhës së lumit.
Me shkumë deliri lahet agimi
në sytë e etur për burrë të Tanushës...

THJESHTË NJERI

A jam det?
Flirt i lidhur,
me fjongo horizonti,
tallaz në lakun e ëndrrës
 në dalldi ?
Mos jam lumë?
Shtratbubullues,
në ujësim qiejsh,
paqëtues brigjesh e dëshirash
 në dashuri ?
Ndoshta , përrua?
Shtjellë rrëkeshë
në theqafje trilli,
zgalem bohem pa qiell
 fluturimi?
Apo burim?
Sy diellor,
fllad në agshol,
kthjelli ku etjen shuan
 hëna e vonë?
A mos jam erë që fryj
e dehem në poret e lëkurës tënde?
Kur zgjohem jam thjeshtë njeri,
dhe zgjimin e pres me ëndje.

Etja e pashuar

Nga Dukagjin Berisha


IKJA

Imazhi i yt brenda kujtesës
I kapërcen
Të gjitha kufijtë e së mundurës
Në pamundësinë e frymëmarrjes
Gjete heshtjen e fshehur
Ti ece nëpër kujtesën
E pikave të shiut
Deri te ngjyrat e ylberit
Kur të mundoi etja
Zbrite në brendinë e ujit
Nëpër udhët e metaforave
I kërkove kashelashat
Dhe në lashtësinë e fjalëve
E gjete dashurinë e baladave
Kurse dhembjet
Përherë janë të tepërta
Në qytetin skamnorëve
Sonte u shtrenjtua buka
Kur të thirra
Të fundosemi së bashku
Në të kaluarën tonë
Ti i ngrite krifat si kali i egër
Dhe hingëllove tok me natën e tërbuar
Pastaj tentove të ikësh
Edhe prej vetvetes
As vetë nuk kuptove
Se kah duhet të shkoje atë çast
Por u zhduke
Si të gjithë ikanakët

Drejtë të panjohurës

ETJA IME E PASHUAR

Mbrëmë rrugët ishin të mbushura
Vetëm me përhitje
Hapeshin
Dhe rihapeshin dritaret
Në vetmin tonë
I prekëm të gjitha kangjellat
Që e kishin shijen e pjeshkës
Lëkura e jote ishte aq e njomë
Sa që rritej një lloj bari
Në aromën e pranverës
Të kërkuam kudo
Edhe në zërin e pluhurit
Por askund nuk të gjetëm
Etja e ime e pa shaluar
Më premtuan se do të të gjejnë
Në pikat e imta të vesës
Por ti u fshehe
Mes vetëtimave
Dhe ende po të kërkojnë miqtë e mi
Kthehu
Mos e lërë të shpërbëhet
Asgjësimi i fundit të frymëmarrjes
Netët janë të padurueshme
Kur njerëzit presin
Të mbërrin në Itakë

Për ku vrapon ky shi i mbrëmjes


Nga Kujtim Morina

Për ku vrapon ky shi i mbrëmjes
Për ku vrapon ky shi i mbrëmjes!
në këtë natë pa hënë e pa yje.
Mos vallë ka marrëveshje
mes tokës së etur dhe qiellit
ngarkuar me re të padukshme,
që lëshon shiun si farë jetësore
për mbarsjen e tokës,
në pllenimin e bimëve.
Për ku nxiton ky shi i mbrëmjes!
Ndoshta qielli do të çlirohet sa më shpejt
nga këto vrantësira kërcënuese,
S’mund t’i mbartë mbi shpinë tërë natën.
Të lëshojë një errësirë më të çelur,
pastaj të dremitë me sytë e përlotur.
Mbledh një dorë qiell,
te flokët e saj të lagur,
e shpërndaj si krem,
në sytë e mi të mpakur


Ëndërr në breg të detit

S’e di si mbeta në breg të detit,
përmbys duke u zvarritur,
ndërsa stuhia e fortë vazhdon.
Dallgët e furishme zgjaten drejt bregut,
si ulkonjat në kërkim të gjahut,
më mbulojnë dhe përparojnë më tej.
Kur kthehet zbatica,
më tërheq edhe më shumë drejt detit.
Si u tërbua kështu deti!
Ishte aq i qetë, aq paqësor.
Ndoshta unë jam viktima
e kësaj bote të fajshme njerëzore.
Kam ngecur krejt i pafuqishëm.
Këmbët as duart s’më bëjnë më tej.
E shoh se po mbytem në breg
dhe s’duket ndonjë shenjë,
që ky ciklon do të pushojë.
Veç ëndrra duke ikur, vjen të më shpëtojë

Gjumi si ëndërr

E shoh veten nën lëkurën e elefantit,
por me fuqinë e njeriut.
Koka më duket si një gur i madh,
që s’mund ta luajnë dhjetëra vetë.
Këmbët më janë zmadhuar së tepërmi.
Pëllëmbët e duarve si putra ariu.
Krahët si kofshë demi.
Peshën e rëndë plumb e kam më shumë
së brendshmi se së jashtmi.
Megjithatë bëj një përpjekje mbinjerëzore,
për të lëvizur duke shtyrë tej
shtrojën e trashë të çelikut të vënë përsipër.
Si hap sytë, e ndjej veten time,
Duke e prekur zbuloj se jam krejt i dobët.
Bie përsëri në kllapi,
duke e filluar avazin nga e para.
Në fund zgjohem duke e kuptuar
se gjumi qenka një ëndërr,
që është luks për ta parë.

Për librin “Leksikoni i nobelistëve të letërsisë”, i studiuesit Hasan Hasani


Me nobelistët e letërsisë “Ndonëse Hasan Hasani është një figurë komplekse e letërsisë, i publicistikës dhe kulturës letrare në përgjithësi, poet, prozator, kritik letrar, sajues i një vargu veprash bisedore me krijues të njohur, redaktor shumëvjeçar i revistës së çmuar “Jeta e Re” e të tjera, tani para atyreve që u intereson dija dhe kultura letrare na vjen me një vepër të veçantë “Leksikoni i nobelistëve të letërsisë” nga fillimi i dhënies së këtij çmimi deri në vitin 2010.”


Nga Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj

Një prej krijuesve letrar që di të përzgjedhë dhe të futet në shkrime të rralla e të veçanta, është shkrimtari Hasan Hasani. Në opusin e tij krijues dhe në opusin e tij libror gjendet një botë e begatshme që është për lakmi. Sa herë që boton ndonjë vepër na befason për të mirë dhe plotëson një zbraztësi shkrimore duke u bërë edhe i dobishëm për dijen dhe kulturën letrare në përgjithësi.

Më kujtohet që moti, kur na mungonin shënimet elementare për shkrimtarët shqiptarë, që ishin në programet shkollore, e që nuk gjendeshin në librat shkollorë, Hasan Hasani e mbante rubrikën “Ju paraqesim shkrimtarët” në revistën pedagogjike “Shkëndija” që e lexonim me dashuri.

Si rezultat i atij interesimi të hershëm e mjaft specifik me një angazhim shumë serioz shkencor e kohor, e përpiloi veprën “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2000” (botimi i dytë i plotësuar) që është vepra më e plotë e këtij lloji në letrat shqipe që duhet ta ketë çdo mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në mos çdo familje intelektuale.

Ndonëse Hasan Hasani është një figurë komplekse e letërsisë, i publicistikës dhe kulturës letrare në përgjithësi, poet, prozator, kritik letrar, sajues i një vargu veprash bisedore me krijues të njohur, redaktor shumëvjeçar i revistës së çmuar “Jeta e Re” e të tjera, tani para atyreve që u intereson dija dhe kultura letrare na vjen me një vepër të veçantë “Leksikoni i nobelistëve të letërsisë” nga fillimi i dhënies së këtij çmimi deri në vitin 2010.

Duke e pasur të shtruar rrugën për përpilimin e leksikonëve të tillë, gjithnjë e kemi parasysh “Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë”, që për të është një përvojë e mirë, iu rrek punës dhe na e dhuroi edhe këtë leksikon me vlerë për fituesit e çmimit nobel për letërsi, duke filluar me vitin 1901 me nobelistin e parë Sylli Prydom dhe duke përfunduar me shkrimtarin Maroi Vargas Llosa,fitues i këtij çmimi në vitin 2010, me të cilin edhe përmbyllet leksikoni.

Librit i paraprijnë disa të dhëna që janë me shumë interes për lexuesin dhe për dosjen e kulturën e tij të përgjithshme, siç janë ato për jetën private e shkencore të Alfred Nobelit. Sidomos meriton të theksohet pjesa që ka të bëjë me vitet e fundit të jetës së tij dhe çështja e testamentit të lënë, ku ai lë porosi sesi të shfrytëzohet pasuria e tij.

Në mes tjerash ai kërkon që pasuria e tij të kthehet në para dhe të ruhet në banka të sigurta për të shtuar: “Kështu kryegjëja e siguruar do të përbëjë themelin,kurse kamatat nga kryegjëja do t’u ndahen çdo vit personave që në vitin pararendës kanë dhënë kontributin më të madh për mirëqenien e njerëzimit. Kamatat duhen të ndahen në pesë pjesë (shuma) të barabarta “.(f.21).

Dhe pasojnë fushat shkencore për të cilat përcaktohet për ndarje. Si për fizikë dhe kimi, fiziologji e medicinë për letërsi, për paqe dhe tregon mënyrën e të drejtën e propozimit dhe të përzgjedhjes së kandidatëve.

Për lexuesin është interesant të dijë edhe për aktin solemn të dorëzimit të çmimit nobel.

Leksikoni në fjalë ka afro 350 faqe në të cilat janë dhënë shënimet e duhura biografike dhe bibliografike për shkrimtarët nobelistë.Përkitazi me mbledhjen e shënimeve autori tregon për vështirësitë që e kanë përcjellë gjatë punës si për gjetjen e të dhënave, për veprat e shkruara në original, ato të përkthyera në gjuhën shqipe, ndonjëherë mospërputhja e titujve të përkthyer me ata original e vështirësi të tjera.

Sidoqoftë për ta përpiluar një vepër të këtillë është dashur punë, kohë dhe përpikëri, për gjithë ato të dhëna që janë përfshirë në jetën dhe veprën e shkrimtarëve.

Krijuesit të vyer , Hasan Hasanit, nuk i kanë shpëtuar as të dhënat specifike , apo ato karakteristike që e kanë përcjellë ndarjen e çmimit Nobel për letërsi, si bie fjala, ndarja e tij për dy kandidatë krijues si ai i vitit 1904 që iu dha Frederik Mistral (1830-1914) Francë dhe Hose Eizagurie (1832-1916) Spanjë. Në vitin 1917 ky çmim u është ndarë: Karl Gjellerup(1857-1919) Danimarkë dhë Henrik Pontopidan (1857-1943) Danimarkë. Në vitin 1966 u është ndarë Josef Anjon (1888-1970) Izrael-Suedi dhe Nelli Zaks (1891- 1970) Suedi. Dhe së fundi në vitin 1974 këtë çmim e morën Ejvind Johnson (1900-1976) Suedi dhe Harry Martinson (1904-1978) Suedi. Autori i leksikonit i jep edhe të dhënat për vitet që nuk është ndarë fare: viti 1914,1918,1935,1940- ’41-’42-’43 që këto të fundit ishin vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu Hasan Hasani për çdo shkrimtar nobelist na jep informacione të duhura se çka është përkthyer në gjuhën shqipe. Përndryshe në këtë leksikon janë dhënë emrat,shënimet e nevojshme dhe vitet e ndarjes së çmimit Nobel për 107 shkrimtarë, që është dëshmi e një pune të gjatë, por që ia ka vlerë dhe që e ka pasuruar fondin e veprave të çmuara të kulturës sonë letrare.

In memoriam për mikun-Vdiq prof.dr. Xhavit Aliçkaj


XHAVIT ALICKAJ


Në Dugagjinin martir në Pejpn historike  vdiq prof. Dr. Xhavit Aliçkaj(66). Fakultetin filologjik dega Gjuhe dhe letersi shqipe kreu në Prishtinë, kurse në vitin 1996 eshte zgjedhur mesimdhenesi me i miri ne shkollat e mesme në nivel republikan.

Doktoroi në vitin 2000, është autor i disa veprave shkencore si:” Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtes” , “Estetika e Shkrimit”, ” Shkrimi Akademik” dhe ” Lahuta e Malcis ne leximin estetik” .

Varrimi i te ndjerit u bë të  premtën, më 28.09.2013. ne Varrezat e qytetit ne Peje në orën 14:00.



Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i dërgoi ngushëllime familjes së profesorit Xhavit Aliçkaj. "Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, aktivistit për liri dhe pavarësi, si dhe mbledhësit të folklorit, Xhavit Aliçkaj, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Humbja e profesorit Aliçkaj është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet ku punoi. Duke shpreh konsideratë të lartë për punën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegrami e kryeministrit Thaçi.


Zbulohet shtatorjae Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova


Zbulohet shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova (VIDEO)
Prof.dr.Isa Mustafa: Kosova e nderon ideatorin e Pavarësisë
Prishtina sot po e inauguron shtatoren e ikones së pavarësisë, presidentit të parë të Republikës së Kosovës, themeluesit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , njeriut që i priu Kosovës në ditët më të rënda të historisë së saj . Rugova mjeshtri i artit poetik dhe dijetari doli në ballë të popullit të Kosovës në orët më të liga të historisë së re të kësaj pjese të Evropës . Ndërsa ish-federate Jugosllave po shembej nga lufta dhe nga krimet e tmerrshme fushata antishqiptare tashmë kishte marrë hov në këtë pjesë. Rugova bënte thirrje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve shekullore të popujve përherë të hasmuar në këtë pjesë të Ballkanit .
Më lejoni të ju kujtoj se në janar të vitit 2006 presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gjorgj ë Bush në letrën ngushëlluese për familjen Rugova dhe për popullin e Kosovës shkruante : Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë . Gjatë ditëve të konfliktit Rugova ishte zëri i arsyes dhe i maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të bërë themelet e një të ardhme paqësore . Urtësia dhe vizioni e shndërruan presidentit Rugova në një personalitet të respektuar kudo në botë , prandaj Rugova prijësi i një populli të shtypur zyrtarisht , u bë i mirëpritur në të gjitha qendrat vendimmarrëse në botë.

Mr.sci.Atifete Jahjaga: Sot një ditë historike
FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA ME RASTIN E ZBULIMIT TË SHTATORES SË PRESIDENTIT RUGOVA
Sot është një ditë historike, është një ditë e lumtur për të gjithë ne, për të gjithë miqët tanë sepse nga sot përjetësisht në këtë vend në Sheshin kryesor të Prishtinës, të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të qëndrojë shtatorja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, si përmendore që na kujton gjithë veprimtarinë e këtij intelektuali, të këtij veprimtari, të këtij burrështetasi, të këtij vizionari që nëpërmjet atdhedashurisë e përkushtimit të paluhatshëm besoi dhe ndërtoi platformën politike dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur, duke na bërë neve popull të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm, që i kthehemi rrënjëve tona në familjen e civilizimit evropian.
E nderuara zonja Fane, e nderuara Familje e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova,
I nderuari Kryetar, Dr. Isa Mustafa,
I nderuar zëvendëskryeministër Kuçi,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës të nivelit qendror dhe lokal,
Të nderuar përfaqësues të jetës akademike, arsimore dhe shkencore,
Të nderuar bashkëveprimtarë të Presidentit Rugova,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,
Të nderuar qytetarë të Prishtinës, të nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar të pranishëm,
Sot është një ditë historike, është një ditë e lumtur për të gjithë ne, për të gjithë miqët tanë sepse nga sot përjetësisht në këtë vend në Sheshin kryesor të Prishtinës, të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të qëndrojë shtatorja e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, si përmendore që na kujton gjithë veprimtarinë e këtij intelektuali, të këtij veprimtari, të këtij burrështetasi, të këtij vizionari që nëpërmjet atdhedashurisë e përkushtimit të paluhatshëm besoi dhe ndërtoi platformën politike dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur, duke na bërë neve popull të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm, që i kthehemi rrënjëve tona në familjen e civilizimit evropian.
Kjo shtatore e Presidentit tonë themeltar, na nderon neve, na kujton e dëshmon, për rrugën që e kaluam gjatë historisë, për sakrificën që e bëmë gjatë shekujve, për Liri, Pavarësi, Demokraci.
Ne që sot po e ndërtojmë shtetin dhe shoqërinë demokratike, e kemi shumë më lehtë, sepse po e vazhdojmë rrugën që e ndërtuan të parët tanë, po e vazhdojmë programin që u bë themel i fortë i shtetit tonë, pikërisht në saje të punës së palodhshme e të veprimtarisë së gjithmbarshme të bijve dhe bijave më të mira të popullit, gjatë shumë brezave, që u vu kurorë me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova është intelektuali që tek ne ndër të parët e solli frymën e demokracisë perëndimore, mendimin kritik, vlerësimin jashtë koncepteve ideologjike, që si mendje e ndritur u përhap në elitën intelektuale e politike tonën dhe në brezat e ri të studentëve duke ndërtuar konceptin e ri të botëkuptimit, përkushtimin dhe misionin e intelektualit në mendjen e çliruar, duke mposhtur njëmendësinë dhe diktaturën si koncept.
Në kohën e trazimeve të mëdha shpirtërore, njerëzore, në kohën e vlimeve qytetare, në periudhën e gërshetimeve të ideve politike, Ibrahim Rugova, me një urtësi të theksuar, me një largpamësi vizionare për të ardhmen, diti me guxim dhe pa asnjë hamendje të përcaktohet drejt, të ndërtojë konceptin intelektual dhe politik dhe të vihet në ballë të lëvizjeve për çlirim kombëtar, që ishte e barasvlershme dhe në disa segmente pararendëse e lëvizjeve përparimtare qytetare të vendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës.
Filozofia paqësore politike e Rugovës tashmë është e pranuar dhe e dëshmuar si koncept i Filozofisë së re Politike, arriti që me sukses të tubojë gjithë popullin rreth kësaj ideje të çlirimit kombëtar dhe çliruese demokratike.

Kjo filozofi politike, e përjetësuar si politike aktive paqësore, e ndërtoi shtetin e Republikës së Kosovës duke anashkaluar okupimin e egër, që i ishte imponuar me dhunë popullit dhe me funksionalitetin e plotë të të gjitha segmenteve organizoi jetën e gjithë qytetarëve, si kundërvënie konkrete masave shtypëse të një regjimi diktatorial, me të cilën gjë fitoi admirimin e mbarë botës, përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, për kauzën tonë të drejtë për të qenë të lirë dhe të dinjitetshëm në tokën tonë Dardane, siç e thoshte gjithmonë Presidenti Rugova.
Organizimi i shtetit autonom, nën projektimin dhe udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, i dëshmoi botës se duke përdorur padëgjueshmërinë qytetare, arritëm të shpërfillim okupimin, duke treguar aftësi për të organizuar shtet të bazuar në solidaritetin e plotë dhe vullnetar, të ndërtuar mbi traditat më të larta morale dhe njerëzore, në vlerat e civilizimit evropian, të një shoqërie demokratike, në të cilën të gjithë qytetarët pa dallim gëzojnë liritë dhe të drejtat e barabarta.

Me veprimtarinë e Dr. Ibrahim Rugovës ndërlidhet rënia e komunizmit në Kosovë, ndërlidhet organizimi i jetës shumëpartiake dhe ndërtimi i parlamentarizmit, që u hapi rrugë ideve dhe koncepteve demokratike të ndërtimit të shoqërisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të ndërtimit të bashkëqeverisjes në platformën zhvillimore të shtetit.
Presidenti Rugova na lidhi përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend lider demokratik, mbrojtëse e popujve të lirë, dhe me vendet e Bashkimit Evropian.
Të nderuar qytetarë,
Kosova e ka të ardhmen e sigurt në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Republika e Kosovës po ndërtohet si shtet qytetar, në respektim të plotë të ligjit dhe të kushtetutës së saj.
Kosova e kishte fatin dhe është krenare që konceptin e lirisë dhe të pavarësisë së saj e ndërtoi intelektuali i përmasave evropiane, Dr. Ibrahim Rugova, që përjetësisht në zemrat dhe në mendjet tona e mbolli farën e Lirisë, konceptin e demokracisë, të ndërtimit të shoqërisë së njerëzve të lirë dhe të barabartë, që ndërtojmë shtetin tonë të pavarur.
Kjo shtatore e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, si bazament i lirisë në tokën tonë, na nderon të gjithë neve.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ta gëzojmë dhe ta mbajmë me krenari shtatoren e këtij njeriu të madh që me punën dhe angazhimin e paepur në të mirë të atdheut, na obligoi të gjithë neve, duke qenë fanar drite në rrugën drejt të ardhmes sonë.
Zoti e bekoftë dr. Ibrahim Rugovën
Zoti e bekoftë Kosovën.

Ju faleminderit!

Shumë qytetarë në shesh, presin ta shohin shatoren e Akademik Prof.dr. Ibrahim Rugovës
Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë ardhur sot në Prishtinë për të qenë të pranishëm me rastin e zbulimit të shtatores së presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Gati për përurimin e shtatores
Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova është vendosur në bazamentin përballë Kuvendit të Kosovës. Tani janë bërë të gjitha përgatitjet për përurimin e saj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, shtatorja e Rugovës e punuar me dashuri në bronz nga artistët shqiptarë hyri triumfalisht në Kosovën e ti në përcjellje të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë.

“Dhe deri sa udhëtoja në kolonë, mu kujtua viti 1994, kur gjatë një vizite në Tiranë u takova me Presidentin Rugova. Isha me djalin tim Arbenin dhe medoja për të udhëtuar deri në Shkup që ta takoj familjen, pasi atëherë isha i ndjekur me fletarrest dhe nuk guxonja të hyj në Kosovë. Rugova më ftoi të kthehem me të deri në Shkup në makinën e tij së bashku me djalin. I thash jo, sepse bëheshim shumë. Por me insistimin e tij u futëm në makinë katër vetë në ulësen e pasme së bashku me Rugovën. Atë nuk pengonte, ishte i lumtur për një veprim të tillë. Ishte njeri i madh, njeri që dëshironte të bënte mire”, ka rrëfyer një rast, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Ai tha se, ky njeri i Kosovës nga sot, në shtatoren e tij të bronzt, do të vulosë kryeqytetin tonë.
Mbërrinë në Prishtinë shtatorja e ish Presidentit të Republikës së Kosovës,Akademik Prof.dr.sci.Ibrahim Rugova
Ka mbërritur shtatorja e ish Presidentit Ibrahim Rugova në sheshin ku mbanë edhe vet emrin e tij. Të pranishëm në këtë ngjarje janë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ismet Beqiri,si dhe kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu.
Poashtu edhe qytatarët kanë dalë për ta pritur arritjen e shtatorës, me ç’rast janë parë shumë të entuziazmuar.

Historia Futbollit Shqiptar


sporti shqiptar 1 Sporti Shqiptar


Fillimet e futbollit ne Shqiperi startojne ne fillimin e shekullit te 20-të. Do te ishin Anglezet ato qe do te eksportonin ne te gjithe boten kete loje e cila nisi te perhapet me nje shpejtesi marramendese ne te gjithe boten.
Ne shijimin e diteve te para te pavarsise vendi yne e pelqeu menjehere lojen e topkembes. Qytetet e para ne Shqiperi te cilat filluan te parktikonin futbollin ishin ato te medhat dhe me te banuarat nga te huajt sic jane, Shkodra, Korca, Vlora, Elbasani, etj.
Edhe pse e tere bota po perballej me luften e pare boterore, ndeshja e pare nderkombtare qe eshte zhvilluar eshte luajtur ne Shkoder, per here te pare ne historine e futbollit ne jemi perballurme nje ekip ushtarakesh Austo-Hungarez.
Shoqerite e para sportive ne Shqiperi filluan te krijoheshin pas perfundimit te luftes se pare boterore. Me sakte ato kane qene grupime shoqerore te cilat organizonin rinine e atehershme ne aktivitetet kulturore dhe sportive. Do te ishte viti 1919 vit ky i cili u krijua shoqeria Vllaznia, dhe ku e cila me pas u shoqerua nga krijimi i Tiranes nje vit me pas.
Jeta e varfer e Shqipetareve po gjallerohesh nga organizimet e skuadrave te futbollit edhe ne qytete te tjera si ai ne Durres, Korce, Vlore etj, pra populli i varfer po shijonte per here te pare emocionet qe te dhuron ky sport. Nje zhvillim te vertete dhe shume te organizuar ne futboll Shqiperia i mori ne vitet e Mbreterise Shqiptare dhe ne vitin 1930 keto organizime sportive kombetare nuk kishin ekzistuar me pare.
Ne 1932 Shqiperia pranohet nga FIFA, Bashkimi i Federatave Boterore te Futbollit, e cila ne 1930 kishte organizuar per here te pare ne histori “Zhyl Rime” e cila njihet sot si Kupa e Botes. Kampionati i pare kobetare eshte organizuar ne vitin 1931. Deri ne vitin 1939 ne kampionatin tone te sapo krijuar ka patur nje rivalitet mes Vllaznise dhe Tiranes ku Tirana ka dale fituese. Nderkohe edhe skuadrat e tjera si Skenderbeu e Flamurtari nisen te rivalizonin.
Edhe nje arsye e forte te cilin e ka bere futbollin edhe me te pelqyer ne Shqiperi ka qene aktivizimi i lojtareve me te mire te cilet u aktivizuan ne kampionatin Italian te futbollit. Keto lojtare te cilet shkelqyen ne vendin fqinj kane qene Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romen, Loro Borici me Lacion, Sllave Llambi me te njejten skuader etj.
Pas nje nderprerje gjate luftes se dyte boterore, rigrupimi ne klubet e futbollit dhe krijimi i kulebeve te reja do te fillonte mbas mbarimit te luftes. Pra pasi lufta mbaroi u grumbullua ekipi kombetar i futbollit i cili e luajti ndeshjen e pare me Malin e Zi, “ndeshje miqesore”. Tani sa vinte dhe gjerat po beheshin edhe me te organizuara dhe filloi rregullisht aktiviteti futbollistik, kampionati kombetar dhe kupa e Republikes.
Ne Tirane ne vitin 1946 u zhvilluan Lojrat Ballkanike dhe Shqiperia tashme me kombetaren e saj mori pjese per here te pare ne kete aktivitet zyrtar e cila u shpall edhe fituese e turneut te futbollit suskes i jashtezakonshem ne ate kohe. Tashme tek populli shqiptar ishte rindezur dashuria per futbollin, organizohen skuadra te tjera, krijohen ekpie ushtarake si ai i Partizanit (1947) dhe ai i Dinamos (1950) te cilat grumbulluan lojtaret me te mire te vendit ne ate kohe.
Me pas futbolli Shqiptar do te arrinte disa suksese me klubet e saj dhe vecojme fitoret e medaljeve te argjenda si ai i Turneut te Laispigut dhe Hanoit. Persa i perket kombetares zhvilloheshin lojra te bukura por gjithashtu edhe rekorde negative.
Do te sihte viti 1954 i cili pas nje kerkese nga drejtuesit e Sportit Shqiptar, Federate e Futbollit u be anetare e organizimit me te rendesishem te futbollit Evropian UEFA.  Pas nje dominimi gati 20 vjecar ne mesin e viteve 1960 skuadrat ushtarake ai i Dinamos dhe Partizanit nisen te zbehen.
Ato qe do ti zevendesonin do te ishin Tirana (17 Nentori), kjo e fundit jo vetem nisi te beje loje te bukur por edhe filloi te shfaqet ne menyre simpatike me perballjet e skuadrave Evropiane.
Periudhe kjo e cila edhe skuadra Kombetare nisi te marre pjese ne eliminatoret e kampionateve evropiane dhe boterore e cila gjithashtu arriti disa rezultate te mira sic ishin; barazimi me Irlanden e veriut, fitorja me Danimarken, barazimi me Republiken Federale Gjermane etj.
Per shkak te regjimit te eger komunist nga viti 1973 deri ne vitin 1979 kometares Shqiptare i ndlaohet pjesemarrja ne aktivitetet nderkombtare. Rifillimi i marrjes pjese ne aktivitet kombetarja do te rikthehej ne eliminatoret e boterorit Spanje 82 dhe pjesemarrjet nuk u nderprene me kurre. Ekipi Kombetar “Shpresa” ne 1978 fitoi per here te pare titullin Kampion i Ballkanit sukses i cili u perserit ne vitin 1981.
Ne 1980 filloi te kishte zhvillime te medha ne futbollin vendas dhe pervec 3 skuadrave te kryeqytetit per rivalizim u shfaqen edhe ekipet e tjera si Vllaznia, Flamurtari dhe Elbasani. Dhe jo vetem shfaqja e ekpieve te reja por edhe nga ana cilesore e lojes dhe i lojtareve niveli ishte shume me i larte me vitet e meparshme. Ekipi Shpresa ne vitin 1983 arriti te kualifikohej ne cerekfinalen e kampionatit evropian.
Ndersa ne eliminatoret e Boterorit Meksike “86, Shqiperia beri nje paraqitje te mire dhe ndoshta mund te renditet nga me te mirat te realizuara ndonjehere. Ndersa sa i takonte perfaqsimeve nderkombtare shkelqenin Tirana dhe Dinamo por ne menyre te vecante dhe qe ka ngelur goje dhene ishte Flamurtari i Vlores i cili per dy vite rresht beri lojra per tu mbajtur mend gjate dhe i cili arriti te kualifikohej ne turin e trete te Kupes se Kupave.
Ndryshimi ne futboll do te ndryshonte ne fillim te viete 90, dhe jo vetem sporti por sic e gjithe shoqeria shqiptare filluan ndryshimet dhe menyren e re te jeteses te stilit perendimor. Zgjedhjet ne Asamblene e futbollit Shqiptar u bene ne vitin 1994.
Nga keto zgjedhje u zgjodhen komiteti Ekzekutiv si dhe Presidenti dhe Sekretari i Pergjithshem dhe te gjitha komisionet te cilat drejtojne edhe sot veprimtarine e FSHF-se. Parktike nderkombtare kjo e cila ka ardhur me permisime te vazhdueshme deri ne ditet prezente.
U krijuan marredhenie shume te ngushta mes FIFA-s, UFEA-s dhe FSHF-se per te perfituar asistence dhe per te zgjidhur te gjitha problemet e futbollit. U permisuan te gjitha kushtet per ekipet kombetare dhe me gjithe veshtirsine e madhe e cila u krijua ne vitin 1997 kampionatet kombetare perfunduan.
Do te ishte viti 2000 i cili do te fuste ne rruge drejt zhvillimit cilesor futbollin shqiptar. U punua ne menyre shume te vecante ne drejtimin e ngritjes te strukturave te qendrueshme qe do te drejtoshin futbollin shqiptar.
U permisua ndjeshem puna ne administraten e futbollit dhe per here te pare ne histori persa i perket futbollit u ndertua nje strategji marketingu gje e cila terhoqi sponsor te huaj dhe te fuqishem qe mbeshtesin ekpiet kombetare dhe ne pergjithsi futbollin.
Forcimi i marredhenive mes bashkepunimit te organizatave me te fuqishme te futbollit sic eshte UEFA dhe FIFA ka ardhur duke u rritur vazhdimisht. Bashkpunim ky i cili rezulton te jete me parametrat optimale per te miren e futbollit tone.
Persa u perket ekipeve kombetare puna ka ardhur duke u persosur dhe qe punohet qe te kene kushte optimale dhe vazhdimisht punohet qe ato te permisohen sa me mire. Persa i takon kampionatit vendas keto vite preznte kas pasur rivalitet te larte ishte Tirana e cila ne vitet 90 konkurohej nga Dinamo, Elbasani, Vllaznia, Teuta, Partizani i kane dhene me shume kenaqsi dhe rivalitet futbollit shqiptar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...