2013-12-11

ZEF PERGEGA-ATDHEU, MALL KURBETI DHE NOCION POETI



Bac Ademi!


E gezofsh ditelindjen! Se ti nuk e njohe vdekjen dhe as syri nuk tu tremb prej saj. Me ka rene ne dore kushtetuta jote. Ate te tortes se Kosoves, prej Europes nuk e kam lexuar akoma. Ne kushtetuten tende kam lexuar vetem nje nen:
“Gjaku i deshmoreve eshte lulja e lirise se Kosoves!”
E shfletova flete per flete, por vetem bardhesi pashe pas ketij neni kapital. E lulet, si petale zambaku celen ne cdo ballkon te Kosoves. Zambaku i ka lulet e bardha, por kur nuk i ujit zveniten e behen te thara. Se te gjallet, bac, te vdekur deri ne asht e festoje diten e luleve te lirise me naten e korbave ne fyt te pentagramit te zanit te tyre.

E di se ti nuk e ke pare, por edhe sikur ta shohesh ti perseri nuk bezan. Ke lene Zotin ti gjykoje, se koha e gjykon kohet dhe njerezit. Nje pallat i qelqte eshte ngritur midis Prishtines. Xhamat i ka zais perendimi, ku dielli perthyen rrezet e tij, jo per te ngrohur bimen e ares, as shpirtin e njerezve, por kolltuqet mbi sixhadet persiane te sulltaneve. Lart, qe besa bac, eshte ngrit beu, me frak brrylash dhe pershendetje me gishtin e pare si amerikanet, poshte shtatorja sa nje boje njeriu e Skenderbeut. Heu sa e vogel, bac, po ju duket!
Sot kuptimi i atdheut eshte shfytyruar. Se krismen e pare mbi kraharor te armikut qelluat, per kete fytyre e dy gisht nder te atdheut, mbi dhimbjen e plaget e kombit.


Tash atdheu eshte vetem nje lemsh malli nga kurbeti dhe nje nocion poeti. Atdheun, bac, e kane varur mbi disa parulla ne bishta skifteresh qe glacojne cdo dite mbi vetull te tij dhe ererat e forta thone se do ta cojne pako-postal drejt Europes.



 Anija e tij do te lundroje pa kapidan se kapidani e marinaret kane kap thesin me mbledh vota, si dikur femijet me thesin e geshtenjave, duke i kerkuar ne pyllin e pambrojtur.


Frajerat, bac, keto dite nuk vene kollare, se ate mbasi t’ia marrin votat popullit, duke ia shternguar lakun do te kujdesen te mos i ftohet fyti. Sa shume u dhimbset zani i sovranit!


Poshte pallatit te qelqte rreshqasin do makina Benz-Mercedesa, Wolsvagena, Lamburgina e Ferrari…kapotat e llogoreve i hodhen ne lum… e lumi i ka nxjerre ne breg me fytyren e tyre ne pellembe te baltes qe hodhen mbi varret dhe lulet e heronjeve.




 Populli mbahet me shkop e varferia eshte ngjitur pas leckave te skamjes.


Demokraci, po i thojne bac Ademi! “Luksiteti, uni dhe pushteti” E di, bac, se po e pate mire me partine, ke punen dhe shtepine, biznesin dhe karriken e diplomatit, dhe rehat mund te luash me topa golfi me serbet ne Amerike! Nepermjet zanit te pushkes tende na mesove se prej nderimit vjen bashkimi, port tash po thone se nepermjet fitimit celnikoset uniteti i partise dhe embelsohet pushteti.


Liria i ka rrenjet e thella , bash aty i ke vampiret e karrikeve , duke ngrene krena!

Ne mos besosh, coju se nuk asht kry!

" Premio internazionale di Poesia" ,"Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë"

 Saimira Konda

U botua Antologjia Italiane "Premio Internazionale di Poesia" me fituesit e 3 viteve (2010-2011-2012). Mes fituesve edhe një shqiptare, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

 Në maj 2013, në Toskanë (Itali) doli nga botimi antologjia italiane:" Premio internazionale di Poesia" ,"Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë", ku janë përfshirë fituesit e çmimit ndërkombëtar të 3 viteve (2010-2012). Mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota, përfshirë në këtë antologji, e vetmja autore shqiptare, ishte Vilhelme Vranari Haxhiraj me poezinë e titulluar: "Quanto Vorrei" ( Sa do të doja), botuar për herë të parë në këtë antologji.
Ky është i dyti çmim në Itali dhe antologji e dytë italiane, ku përfshihet shkrimtarja Haxhiraj, autore e suksesshme e Sh.B."Nacional".

CV për antologjinë italiane, në shqip
 clip_image001
Vilhelme Vranari Haxhiraj -Albania
      Lindi në Kaninë (Vlorë) më 8/ 12/1944, pasardhëse e familjes së princit Gjergj Arianiti. U përndoq nga lufta e egër e klasave, me familje të burgosur, të internuar, i mohuan profesionin, i ndaluan diplomimin në degën Histori-Filologji, por mundi të laurohej në Universitet, Katedra -Histori me rezultate maksimale,veç pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Pas rënies së diktaurës komuniste1990 rifilloi profesionin e mësuesit dhe nisi të shkruajë. Prej 1996 -2012 ka botuar 32 libra, nga këto: 15 romane, të tjerat janë poezi, prozë e shkurtër , për fëmijë , ese dhe publicistikë.

  Tani është shkrimtare e njohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Haxhiraj është nderuar me 15 çmime letrare në Shqipëri, Itali, Kosovë, Greqi dhe Mal të Zi. Nga këto veçojmë, Çmimin e Karrjerës, Medalje Argjendi, Medalje Ari, Mjeshtre e Madhe e Penës". Çshtë përfshirë në 13 antologji Shqipëri,Itali, Angli, Ruamni,Kosovë dhe Greqi. Është përkthyer në Ruamni, Itali e Angli. Vilhelmja është e vetmja autore femër, e papërsëritshme,që me letërsinë e saj bashkëkohore ka bërë autopsinë e shoqërisë shqiptare dje dhe sot .

Poezia fituese në shqip:

Sa do të doja

Do të doja një botë
në paqe dhe harmoni.
Pa mllefe,
pa hakmarrje,
pa cinizëm,
pa urrejtje,
pa luftra dhe robëri

Dëshiroja …                                      
që botën
ta kisha në dorë,                    
t’ia shtrydhja
gjithë ligësitë                
që shpirtrat helmojnë,                                         
të shpëtoja jetët
që ajo shkatërron!           
                                                            
Do të pëlqeja...                                   
një botë plot mirësi,                         
që të mbjellë
mirëkuptim,                 
tolerancë,
begati,                                 
vëllazërim
dhe dashuri!                      

Doja të shihja
një botë
pa mashtrim,                         
ku njerëzimi
të mos njohë intriga,           
as vuajtje,
as zhgënjim,                                
pa tragjedi dhe mjerim

Sikur të shihja
një botë të mbarë.                              
Pa dhunë,
pa krime,                          
pa prostitucion
dhe trafik.                   
Tej e ndanë globit
të mos enden më jetimë.             

E dua botën pa tradhti,
të jetë e bukur dhe e dëlirë!

          Curriculum Vitae di Vilhelme Vranari Haxhiraj, scrittrice dal' Albania.

  Nata a Kanina (Vlorë) il 08/12/1944, erede della famiglia di Giorgio Arianiti, Principe di Epirio.
  È stata perseguitata insieme alla sua famiglia dall regime dittatoriale, gli hanno negato di lavorare nella sua professione. Si e laureata in Storia con il massimo dei risultati, ma senza il diritto di esercitare la professione. Dopo il crollo della dittatura comunista nel 1990, ha ripreso di esercitare la sua professione di insegnante e cominciando a scrivere. Dal 1996 -2012 ha pubblicato 32 libri, di cui: 15 romanzi, gli altri sono poesia, prosa breve, per i bambini, saggi e giornalismo. Ormai è una scrittrice nota nell suo paese e all'estero. É stata premiata con 16 premi letterari in Albania, Italia, Kosovo, Grecia e Montenegro. Di qui , "Premio di Carriera", "Medaglia d'Argento", "Medaglia d'oro", "Gran Maestra della Penna"". La sua letteratura è stata inclusa in 15 antologie :Albania, Italia, Inghilterra, Romania, il Kosovo e la Grecia. É tradotta in Romania, in Italia e in Inghilterra. Wilhelme è l'unica autrice irripetibile donna, che con la sua letteratura contemporanea, ha fatto l'autopsia della società albanese di ieri e d'oggi.

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Quanto vorrei…

Vorrei un
mondo di pace e di armonia,
senza
vendetta e senza rancore,
senza odio
e senza schiavitù
pieno
d’amore e di virtù.

Vorrei che
il mondo nella mia mano fosse,
spremendolo
mandare via le perversità’,
che le
anime avvelenate e distrutte,
Vivessero
nella tranquilità.

Vorrei un
mondo senza inganni,
che la
gente lavorasse in quiete,
e mai non vedesse ripetere,
le tragedie
passate ed i malanni.

Vorrei un
mondo senza delitti,
la gente
non avesse  conflitti.
Per gli orfani…
girovagando per il mondo,

la vita
fiorisse tutt’intorno.

Vorrei un
mondo pieno di bontà,
d’intesa e
di tolleranza,
dove regnasse ovunque,
la
fratellanza e la prosperità.

***

NË BARQET E BUAJVE PLEQ KA VËRSHYER PRANVERA”




Fjalët e kryetitullit janë të Remarkut dhe kanë dalë nga goja e një kurve që quhej Roza dhe e thërrisnin “kali I hekurt”.
Sigurisht që e keni lexuar përfaqësuesin tipik të “Brezit të humbur”, Remarkut.
Rri e pyes veten, ç’është ky merak I madh për të shkruar poezi dashurie te pleqtë?
Hap në internet dhe shikon burra mbi 60 që hedhin papushim poezi dashurie, apo botojnë poezi vetëm me dashuri dhe, ka edhe kampionë mbi 80 vjeçarë.
Ka që I mbledhin paratë si plaga qelbin për të botuar atë libër me dashuri, apo, ok , ore, I hedh në internet .
Shumicën e tyre I njohim që të gjithë, sëpaku, ne rrethi I tyre.
Dakord, e di unë, e di, thënien , që, forma më e lartë e abstraksionit, është konkretja, por, për rastin e temës në fjalë, nuk po dua, nuk bën, nuk ka lezet, po,” lene, mos ia …nanën ma, se s’ka lezet” ( siç thonë në Shkodër), me përmendë emra. Asnjë nuk do të përmend, dhe pikë!
Pra, ç’është kjo etje e buajve pleq, te të cilët ka vërshyer pranvea?
More, mirë ka bërë kjo pranvera, por na ka krijuar edhe telashe.
Se ua ka marrë mëndjen këtyre burrave të nderuar që dikur shkruanin për halllet e popullit, dhimbjet e tija dhe, tani…amore. “Jam shkadranë me 7 livore/ Dal në ballkon e baj amore!”…Vetëm për amore, rreh tani zemra e plakut ashik, e po hala nuk u dogj jorgani krejt? Gjithmonë, ka qënë e ka për të qënë kjo bukuri e jetës njerëzore, siç është akoma popullore kënga shkodrane : “Nji plakush ka ra n’dashni/ me nji plak qi e ka kojshi”
“ E njeh Riza , një X.Y.? “ . Ka disa kohë që nuk më thërret si më parë, “professor”, kur ishte në gjimnaz dhe kërkoi të miqësohej me mua. Është një vajzë me një talent të jashtëzakonshëm poetic , lindur buzë liqenit të Ohrit dhe sot vazhdon në një degë që nuk ka lidhje me poezinë. Duke qënë miq të vjetër, ajo më shkruante gjithëçka nga bota e saj e gjimnazit. Jemi takuar gjithseij vetëm një herë dhe pikasja vështrimin e saj fshehur, ndërsa flisnim të gjithë pa rradhë në ambientin ku u takuam..
Kjo më pyeti për këtë XY. Po , iu përgjigja.
“Më ka provokuar seksualisht në FB….I thashë se do të ta bëj publike korespondencën tonë, po më shkrajte më”
XY është rreth të 60 ave, njeri I medias, dhe e njohin të gjithë. Mikeshën time të brishtë, që më solli në mëndje “Rosën Monda”, nuk e njeh askush. “Rosa Monda” ka një libër të shkruajtur nga E Bossed he që flet për këtë rosë që dolli nga oborri I shtëpisë, sikurse edhe pogradecarja nga qyteti ku banon ba bi me nënën, dhe po donte të shikonte se si ishte bota. Që të gjithë donin ta hanin për drekë dhe ajo ngado shpëtoi me dredhira.
Ç’është kjo etje për dashuri nga burra të kësaj moshe, nuk po u lënë vënd djemëve të rinj – më pyeti poetesha e panjohur dhe që më premtoi se assesi nuk do ta hidhte penën nga dora..
Vërtetë, qoftë edhe poezi dashurie kemi shumë pak nga djemtë.
Është mosha që I ka mbërthyer me hallet e jetës ata. Mbarojnë gjimnazin, shtatqind halle për shkollën e lartë. E mbarojnë të lartën, nuk ka punë. Nisin të thyehen ëndërrrat njëra pas tjetrës. Joshje për emigracion. Për ndonjë dallavere. Kërkesa për t’u bërë jeniçer në politikë – ja tek e ka taborrin e “politikanëve profesionistë”; atje, duke u kapardisur , I ke në daç avokat, e në daç shkrimtar e poet.
Këta halle nuk i ka një plak pensionist që po, t’i dilnin paret e po të bëhej në fshhetësi të plotë, e kishte pirë një viagër, për ta provuar një herë, pa qëni qepën ta hajë. Është normal që një poet plak, në mungesë të viagrës, të qajë hallet e dashurisë, se ata përjeton ai. Nuk përjeton më, nuk ia therin më lëkurën shumë, as të papunët, as prostitutat 16 vjeçare, djemtë që kanë kapërcyer La Manshin poshtë shasisë së kamionit, vrasësit me pagesë, hapja zjarr në turmë mu mes sheshit “Skënderbej”, Gërdeci, paga e paraplegjikëve ….puuuu….të çmëndin këta. Jo, ore, amore. Je tëpkë!
Ashikët pleq të dashurisë, kur ishin në moshën e rinisë së sotme , shkruanin për gjëra të mëdha. Merr, ta zëmë , lirikat që kanë shkruar dëshmorët e luftës së Dytë Botërore. As edhe një lirikë dashurie për besë. Ata po përgatiteshin të jepnin jetën.
Merr poetët tanë etalonë – Migjenin, Mjedën, Fishtën, Kadarenë, Agollin, Arapin…Shumë pak poezi dashurie kanë shkruar në moshën e dashurisë ata. Sepse ishin poetë të vërtetë.
Te antarët e shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve, qarkulloi kjo poezi në tre gjuhë:

MËNGJES
Mëngjes
Gjelbërana olimpike është ende mbuluar nga pluhuri i djeshëm
si me drecka plage.
Njerëzit ecin ngadalë,
makinat shumë shpejt.
Njerëzit nuk qeshin, shkojnë kokëulur, të mplakur
si fiq që po bien vetë në tokë nga pema.
Vetëm një dallandyshe e gëzuar
Kalon mbi mua duke cicëritur këngë gazmore
Oh, moj budallaqka ime e vockël
Që vdes
sapo dikush të të futë në kuvli.

Presidentja e kësaj shoqate planetare, Teresinka Pereira, bënte këtë koment poshtë kësaj poezie”Poetët i ngjajnë shumë këtij zogu. Kur ka qeveri që shtyp politikisht , kur ka shtet policor, poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”
Një piktor nga Norvegjia I dërgon autorit të “Morning” si dhuratë një pikturë “frymëzuar nga poezia juaj”, me tematikën në fjalë. Që të dy as që njiheshin e as kishin patur korespondencë kurrë. Për më tepër, njëri poet, tjetri piktor.
Pas këtij gjesti të bukur, mes poetëve Shoqatës Botërore , qarkulloi kjo sentencë ( po e shkruajmë në gjuhën tonë):
“Miq të mi ngado që jeni nëpër botë – njerëz krejt të ndryshëm, që flasim gjuhë të ndryshme, me kultura të ndryshme, por që jam i sigurtë se zemrat tona rrahin me të njëjtën frekuencë : vuajnë për dhimbejn e të tjerëve , vuajnë për t’I bërë ata të lumtur…”
Mirëpo, si spiegohet që, nqs poetët tanë kombëtarë, kur ishin të rinj shkruanin me kursim poezi dashurie, spese zemra e tyre vuante për hapsira të tjera të jetës popullore, kurse, sot, na mbytën pleqtë me “amore”?
Si I bën zëmra XY të provokojë një engjëll si floçka e dalë nga “ Gjolli I Pogradecit”, siç është poetesha që folëm? Ajo sapo ka nisur fluturimin vetëm nëpër botë, si “Rosa Monda” dhe ky burrë 60 vjeç kërkon ta kollofitë për meze? Kur kjo qënie e brishtë e don jetën dhe botën shumë? XY ka punë. Ka rrogë. Para ka, se , me siguri, është future nëpër rrotativat e korrupsionit. Mikja ime vazhdon një degë që nuk e donte, vazhdon me paratë që I dërgon babai që punon te “kapitalistët e rinj”, I është larguar poezisë dhe ëndërës së saj gjimnaziste për t’ia kaluar Lasgush Poradecit dhe Dhimitër Pojanakut. Kur…XY …
M’u sulla n mëndje si një orl i keq thënia e Alia Izetbegoviqit:
“Kafsha është e rrezikëshme, kur është e uritur; njeriu - kur është I ngopur”
Gjithsesi, ata pleq që shkruajnë poezi dashurie, janë të lutur nga unë, të mos ma marrin për keq. Le të shkruajnë, se poezitë e dashurisë dhe vetë dashuria në pelqëri të rinon. Ama, nuk është keq që, t’I duan e ti qajnë hallet e popullit edhe tanmë, që nuk punojnë por rrojnë me pensione e të ardhura pa shumë punë.
Prap më sillet në mëndje, ai djall, Izet Begoviqi!!!
Për kokën time nuk e kam me kunj.
Ore, shkruaj për dashurinë, sa të mundesh, edhe për veten, edhe për pelën e hamshorin e tredhur, , edhe komshijen, edhe për serben , kurvën kineze, edhe për atë greken që nuk rron më.
Sinqerisht bëjnëë mirë poezitë dhe dashuria e ashikëria në pleqëri. Ja, le të marrim një shëmbëll nga populli filozof i Shkodërloces.
Në tër qytetin dollën afishet e vdekjes së “zoni Rizasë” ( për të mos e marrë me të keq ndokush, ja, po vë emrin tim). I biri dolli për pak nga shtëpia se ishte mbytur nga duhani që kishte pirë tër natën mbi kufomën e babës.
Kur, i afrohet një shok e I thotë në vesh: “ E shikon atë gruan atje…që rrin larg, në krye të rrugicës…Hmmm…asht dashnorja e babës tand, zotni Rizasë..më fal, ë…”.
Djali u sul drejt gruas që pikëllonte në cep. Ajo e pa, e njohu dhe u mbështoll e trëmbur. Por djali në vënd që t’i bërtiste e ta fyente, siç, ta zëmë, mund të kishte bëër e ema i tha: “ Ngushullime edhe ty…Dhe, të falemnderit shumë, që ditët e fundit të jetës së tij, nuk ma ke lanë baben me hekë keq”

RIZA LAHI

Kosovarët nuk e pranojnë dot Edvin Kristaq Ramën ,përpos kuqaloshëve-Marksisto-Leninist!


KOSOVA NJË PLANET I PANJOHUR PËR EDVIN KRISTAQ  RAMËN

 

 

1.I dashuri Partizan,megjithë respektin që kam për eruditizmin dhe patriotizmin Tuaj si një intelektual i mirëfilltë,nuk pajtohem me disa socialista-komunista në Qeverinë e z.Edvin Kristaq Rama.Para se të gjithash z.Edvin duhej të distancohej nga vetë baba i tij ...për pjesëmarrjen në vrasje të poetit Havzi   Nela . 

Havzi Nela,pasi kaloi dhjetera vite burg ne kampet famekeqe te asaj periudhe,u ekzekutua nga diktatura komuniste më 10 gusht të vitit 1988 në qytetin e Kukësit me akuza politike.


Persekutimi i tij nisi në vitin 1967 kur, si një mësues i ri dhe poet i talentuar, kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatit.

2.Qytetarët të mos besojnë qeverinë por institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama thotë që Shqipëria është në ditën më të vështirë por FMN, në mbledhjen e tij vjetore, dhe raporti i Komisionit Europian konfirmojnë stabilitet dhe mundësi për përmirësim të situatës ekonomike dhe fiskale në vitin e ardhshëm.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Italisë, z. Fabrizio Saccomanni, me 12 Tetor, 2013 në Takimin Vjetor të FMN, deklaroi;
•Shqipëria në 2013 pritet të ketë një rritje reale të PBB rreth 2 për qind dhe në 2014 ajo do të përmirësohet.
•Papunësia mbetet stabel në 12.8 për qind dhe është rritur paga reale dhe për ditë pune.
•Inflacioni për 8 muajt e parë të vitit ishte mesatarisht 2.1 përqind.
Katër ditë më vonë, me 16 Tetor, raporti i Progresit i BE konfirmon se:
•Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik me rritje 3.1% në 2011, 1.6% në 2012, dhe 1.7% ne tremujorin e I-rë 2013.
•Investimet e huaja në gjysmën e parë të 2013 u rritën 12.3% dhe eksportet u rritën me 18.4%.
•Papunësia në 2012 u ul në 13% nga 13.4% në 2011. Punësimi u rrit me 2.8% dhe në gjysmën e parë të 2013, papunësia u ul më tej në 12.8%.
•Inflacioni nga 3.5% në 2011, ra në 2% në 2012, dhe në tremujorin e I-rë dhe të II-të të 2013 ishte përkatësisht 2.5% dhe 2.2%. Ndërsa kursi i këmbimit të lekut ishte i qendrueshëm.
Në vend të forcimit të stabilitetit të trashëguar, Qeveria ka zgjedhur destabilizimin.
•Dje deputetët e Qeverisë miratuan aktin për ndryshimin e buxhetit 2013, i cili nxit destabilizimin fiskal.
•Raporti i BE konfirmon se në 2012, deficiti u ul në 3.4% të PBB nga 3.5% që ishte në 2011, ndërsa qeveria në vend që ta ulë me aktin e djeshëm e rrit atë në 6.3%.
•Raporti i BE thekson se rishikimi i buxhetit në 2012 e kompensoi uljen e të ardhurave me shkurtim të shpenzimeve, ndërsa akti i kësaj qeverie e katërfishon mosrealizimin mujor të të ardhurave dhe e mbulon atë me borxh të dyfishuar. Deri në Gusht u morën borxh rreth 35 miliardë lekë, ndërsa në 4 muajt e mbetur do të merren rreth 37 miliardë lekë
Në vend të forcimit të stabilitetit fiskal, qeveria rrit shpenzimet e veta dhe borxhin ndaj bizneseve.
•Akti i Qeverisë rrit borxhin me 24 miliardë pa ulur asnjë lek shpenzimet për veten dhe rrit buxhetin e Kryeministrit me 600 mijë dollarë.
•Akti i Qeverisë i ul investimet me rreth 100 milionë dollarë dhe nuk shton asnjë lek për faturat e papaguara të investimeve publike
•Qeveria rrit borxhin për të ardhurat që nuk do të mbledhë me qëllimin e fshehtë që të shpërblejë klientët e saj duke mospaguar tatime ose u rikthyer ato të paguara.
Deputetët e qeverisë shkelen standardet fiskale dhe miratuan një akt të paligjshëm. Që nga 2005, është marrë borxh vetëm për investime, ndërsa me aktin e djeshëm rreth 100 milionë dollarë borxh do të shkojnë për pagat e administratës dhe shpërblimin e klientëve të qeverisë. Akti i djeshëm është i paligjshëm, mbasi neni 57 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime.













15.A do vërtetë Rama që të vritet Berisha, a do ai vdekjen e tij? Jo thjesht vdekjen politike, por vdekjen fizike. Jo atë lloj vdekje prej së cilës nuk është i mbrojtur askush, pra nga dora hyjnore e zotit, po nga dora e robit.
Duke përsëritur pa fund:“Gjyshi me antiplumb, katragjyshi…
A po e kërkon ai një gjë të tillë nga Jugu në Veri të vendit, a po e porosit ai vdekjen e kundërshtarit të vet, jo për t’i zënë karrigen por që të mundësohet rilindja mavi, rilindja kuqeblu, a biçim kuq e biçim blu. A po e kërkon ai me ngulm në çdo takim masiv a të sajuar në rreth si këndi i fjalës, si dikur kur mblidheshin brigadat e arave për lexim të detyruar gazete?
Jam i bindur se kjo pyetje do ta shqetësojë zotin Rama, pretendentin për Kryeministër të vendit. Sigurisht shqetësimi lidhet me pjekurinë njerëzore, mandej politike të gjithkujt… Me pjekurinë e një rilindasi të sotëm po se po. Në kampin e majtë Rama ka pohuar se është folur për arrestimin e Berishës, madje, gjithnjë sipas pohimeve të tij tek Fevziu, ai paska hedhë në kosh aleancën me “shqiponjën” (K. Spahiu) për shkak se ka kundërshtuar burgosjen e Berishës. Sigurisht Ramës do t’i pëlqente që bashkë me kolltukun kryeministror të rrëmbente edhe prangat e kryeprokurorit, çekiçin e kryegjyqtarit, etj…

16.Kush është Partia Socialiste?


Partia Socialiste është vazhdimësi e strukturës të ish PPSH si dhe është bashkimi i trusteve mafioze – financiare – terroriste klanore më të fuqishme edhe në Ballkan, ku nuk përfaqson filozofinë socialiste me në krye të një lideri multimiliarder Edvin Rama si më i pasuri dhe me i rrezikshmi në Europë.

Kush është Edvin Kristaq Rama?


Edvin Kristaq Rama është njeriu më i gabuar në politikë, obskurantist i politikës, i kombit, i demokracisë dhe i njeriut. Njeri më mizori, më i pashpirti, mashtrues, krokodil, grabitqar, lugatë, zullumqar, i pabesë, ziliqar, hipokrit, urrejtës i vlerave në botë, urren kombin, njeriun, femrën, nënën e fëmijës vet, i pandreqshëm, i dhunshëm, profesor i dështimeve dhe i intrigave.



Nga gjirizet e Parisit

Me daljen në skenë;nga gjirizet e kazaneve të lagjeve të varfëra të Parisit, Edvin Rama me një CV nga më të shëmtuara në Shqipëri, biri i bllokmenit, politikan i lartë i ish komunizmit në Tiranë, njeri i dyshuar si spiun i Sigurimit të shtetit, një njeri me një familie të shkatrruar dhe me nje hije dyshim për hedhjen nga kati i pestë i një gruaje, që vdiq, një ish kryetar i bashkisë Tiranës që grabiti dhe krijoi një bandë;në krye të PS-ës ishte dita më e trishtë për PS-ën dhe për spektrin politik në Shqipëri.



Bëmat e Edvin Ramës

Qëkur ishte kryetar bashkie të Tiranës rekrutoi njerëz që kishin lidhje me komunizmin, me postet e larta në presidencë, në sigurim, në gjykata, prokurori të lartë, njerëz të lidhur me botën e mafies e të vrasjeve. I lejoi të vidhnin me kamjona dhe në të njëjtën kohë lejoi një jurist besnik të verbët që t’u hapte dosje seicilit duke rrjeshtuar listën e vjedhjeve, korrupsioneve, sjelljeve imorale. Pasi dëshmuan këta nën-kryetar bashkie, drejtora e shefa e sorrollopa se vodhën për vete dhe për kryetarin e bashkisë – Edvin Ramën i mori dhe i tufëzoi brenda në parlamentin shqiptar si deputetë socialistap a qenë asnjëherë antar të PS-ës sikurse kryetari i tyre. I largoi gjysmën e deputeteve të vjetër dhe pruri në vathin socialist më shumë se gjysmën e ish bashkisë Tiranës me dosje krimi të shpërdorimit të posteve shtetrore, ku prej saj hapën biznese gjigande dhe u bënë ortakë pronash me Edvin Ramën. Zinxhiri i kërcënimit të dosjeve nga Edvini i bën këta deputetë të rinjë që të vazhdojnë gjunjëzimin deri në shpërfytyrimin degradim politik e njerzor.

I mori këta spahinjëzi dhe i hodhi në sulmë të likujdimit fizik të Sali Berishës, djegien e kryeministrisë, në përplasjen me policinë duke e rrethuar Ndërtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërcyen si majmuna sipër kordonit policor, destabilizuan punimet e parlamentit dhe nuk morrën pjesë për 2 vjet në parlament duke shkaktuar dëme të pallogaritëshme.

Edvini Rama ishte dhe mbeti autor i menaxhimit me propogandë, me financë brenda dhe jashtë shtetit, ndaloi kontributin e PS-ës duke qenë kundra Antarsimit të Shqipërisë në NATO, në Heqjen e Vizave në kufijt e Shëngenit, ishte autor i sabotimit edhe i Moslejimit të Rrugës së Kombit Kosovë – Shqipëri. Ai është autor aktual i sabotimit të Kandidimit të Shqipërisë në BE.

Njeriu që ka uzurpuar dhe shndrruar selinë dhe gjithë degët e PS-ës në Shqipëri si fabrika pasurimi për xhepin e vet.

E gjithë kjo bëmë kundër një populli të vuajtur nga familja e tij dhe gjithë atyre familjeve të deputetve të rinj dhe të vjetër ishte një akt tradhtie kundër kombit shqitptar, kushtetutës si dhe Gjakut të Martirve Shqiptar.

Edvin Rama e ktheu PS-ën në një nevojtore, në grumbull bakalash e gropa gjirizit, ku aty e ka vendin dhe shtratin e vdekjes.



A mund të rrijë pa zullume apo në normalitet Edvin Kristaq Rama?



Presioni i egër i BE-s dhe i SHBA-s e imponuan të merrte pjesë në parlament dhe të miratoji ligjet,… Kështuqë filloi normalitetin PS-ja me deputetët. Kjo situatë stabile nuk mund ta pranoji karakteri tiranik i Edvn Kristaq Ramës sepse jeta e tij që kur lindi ishte sjellje skizofrenike, inatçore, anormaliteti, hakmarrje, zilije,….

Menjëherë nisi të mbjellë një situatë të paqene intrige, shpifje, trillime dhe gogolizime kundër atyre që nuk e duartrokisin, nuk i mbushin xhepin me pare, nuk i servilosen dhe spiunojnë. Një nga këta më i rrezikshmi për moralin e Edvinit dhe jo për PS-ën ishte Kastriot Islami si përfaqsues i denjë i mendimit ndryshe dhe jo si diversionisti, provokatori, vegla qorre Ben Blushit.



Gjirizi në PS-ën

Ardhja e një thonjëziu në krye të PS-ës pa qenë antar i PS-ës ishte sigla e një muzike funebre varrimi për PS-ën. Ardhja e tij në krye të skenës politike te partia më madhe ishte dita më e mallkuar e antarsisë dhe e aleatëve të majtë.



Kryetari i dështimeve në PS dhe në spektrin partiak në Shqipëri

Pasi humbi zgjedhjet në bashki si kryetar nisi gjuetinë e intrigave nëpërmjet pasionit tij Hakmarrja ndaj të pafajshmve si cilësi e tiranëve paranojak, e krijesave amorf, e pjellave të gabuara. I rrethuar nga nje bande si vetë nisi vërvitje e shpatës mbi Kastriot Islamin si autor i dështimeve apo njeriu që me prezencën e tij i ndolli fat të zi në dështime. Tashti me eleminimin e Kastriotit nga PS-ja do të nisi për satanin antishqiptar një epokë e re fitoresh në fushën politike.

Njihuni me bëmën e Edvinit mbi Kastriot Islamin. Mësoni shpërfytyrimin e kryetarit të dështimeve Rama.



Çrregjistrimi nga PS e deputetit të PS Kastriot Islami më dt. 20 dhjetor 2011 është një lëvizje ndëshkuese brenda shtabit të PS-ës.



Shporret nga P.S funderina, nje pleher me pak.

Artikull kryeredaksional i gaz. ”Z.Popullit” i dt. 21.12.2011 – 07:03:00

Epilogu i sagës Islami po ndodh në këto çaste në Opinion, në TV Klan. Me një pamje të lodhur dhe vetulla të rëna mbi sy, Kastriot Islami zgjodhi ekranin armik të Partisë së vet, të akuzuar dhe si ekrani i pushtetit njesoj si Pyongyang TV i Kim Jong II, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.Pasi bëri Kasandrën, duke parashikuar se Partia Socialiste do rrijë edhe një mandat të tretë në opozitë, ai e shpjegoi shumë thjesht situatën ku gjendet: “Zoti Rama është inatçor”. Inati fillonte që më 1998, kur Rama paska hyrë në zyrat e Kryeministrisë me pantallona të shkurtra, dhe Islami pasi e ka qortuar e i ka kërkuar të vishet seriozisht paska bërë edhe një batutë që nuk i kujtohet. Rama, qenkësh qarë më pas te Nano, dhe nuk ia ka harruar kurrë këtë.Jo vetëm kaq, por Rama ndjehet inferior ndaj njerëzve inteligjentë, çka, nënkuptoi Islami është një tjetër motiv hakmarrës. Momenti më i sinqertë i bisedës, ishte kur Islami pranoi që nuk e priste të përjashtohej. Njeriu i caktuar për të përllogaritur formulat e zgjedhjeve për socialistët, nuk arriti as të llogariste një gjë të thjeshtë, përjashtimin e vet.

Kastriot Islami akuzon Edvin Kristaq Ramën si terrorist dhe korrupsionist

Islami ka bërë publik qëndrimin e tij, duke u shprehur se vendimi nuk ka të bëjë me thyerje të disiplinës për shkak të votimit, por është shumë më e thelle se kaq.

“Ka qenë një përballje e një projekti fitues i së majtës së bashkuar për integrimin e vendit në BE me projektin Rama me të cilin kërkohet fuqizimi i interesit personal në PS për një klientelizëm të përzier me korrupsion për PS e vetme dhe vetëm për Edi Ramën.
Përballja është me projektin që kërkon të fitojë vetëm Rama pa bashkim të së majtës dhe me aleatë satelitë. Nëse vazhdohet me këtë, suksesi është i dyshimtë, dështimi ka gjasa të ndodhë edhe ne 2013, edhe shumë nga kolegët ndajnë këtë shqetësim me mua po nuk guxojnë ta thonë me zë të lartë”, ka thënë Islami.

Ja seç shkruajnë gazetarë ortodoksë pro Edvin Ramës

”A i duhet në drejtim të së majtës xhaketa e vjetër- Kastriot Islami?” 19-12-2011 – Pirro Prifti



Z.Islami c`ka dhënë e ka dhënë dhe rezultati është praktikisht zero në politikat e së majtës shqiptare e aq më pak për Shqipërinë, sepse cdo gjë që e ka bërë ka patur parasysh atë që e ka vendosur në krye të së majtës gjithë këto vite: R.Alia, së bashku me të tjerët. Prania e tij ka bërë që PS të dukej më shumë komuniste sesa Socialiste apo social-demokrate apo më pak, një parti e majte perëndimore, sepse këtu nuk qëndron problemi se sa herë ka shkuar dhe dëshëron të shkojë ky individ në kryeqytetet e Europës perëndimore, por se kush e ka cuar (në të kaluarën) por dhe sot, dhe cfarë mesazhesh i ka sjellë së majtës dhe elektoratit

PS çregjistron Kastriot Islamin

Denis Dedej – 21.12.2011

Grupi parlamentar socialist ka vendosur dje përjashtimin e Kastriot Islamit nga partia në një seancë që ka pasur edhe debate mes deputetëve. Vetë Islami nuk ishte i pranishëm gjatë seancës pasi refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen me dyer të mbyllura. Deputetët Arben Malaj, Hazir Gashi, Tom Doshi dhe Marko Bello votuan kundër përjashtimit të Islamit, ndërsa Pandeli Majko dhe Et’hem Ruka preferuan të abstenojnë. Ndërkohë dy nga njerëzit që kanë mbështetur Islamin në këto vite, Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk ishin të pranishëm në mbledhje pasi ndodhen jashtë vendit.

Prania e tij ka bërë që PS të dukej më shumë komuniste sesa Socialiste apo social-demokrate apo më pak, një parti e majte perëndimore, sepse këtu nuk qëndron problemi se sa herë ka shkuar dhe dëshëron të shkojë ky individ në kryeqytetet e Europës perëndimore, por se kush e ka cuar (në të kaluarën) por dhe sot, dhe cfarë mesazhesh i ka sjellë së majtës dhe elektoratit.

Sigurisht një nga përfaësuesit më në zë të bartjes së mentalitetit të vjetruar dhe anakronik në drejtimin e të majtës është dhe trockisti i vjetër Kastriot Islami i cili pavarësisht se përbënte në fillimet e `90 një nga `të rinjtë me eksperiencë të përfaqësueses të së majtës së reformuar`, eksperienca tregoi se edhe ai së bashku me xhaketat e vjetra pjesë të ish-nomeklaturës së kuqe, nuk i dhanë asgjë demokracisë së re që po ndërtohej,



Gjëma e Kastriot Islamit

Denis Dedej – Shekulli – 21/12/2011 08:35



Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Sali Rexhepi, tregon historinë dhe mënyrën se si u përjashtua nga Kastriot Islami. Rexhepi thotë në një intervistë për “Shekullin” se kur u zgjodh si deputet në vitin 1996 i është kërkuar nga Islami që të bojkotonte zgjedhjet dhe më pas parlamentin. Por, ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë prej këtyre të dyjave. Për shkak të hyrjes së tij në parlament, deputeti i Librazhdit është përjashtuar, siç tregon ai, me insistimin e Kastriot Islami. Rexhepi tregon se si është zgjedhur deputet dhe më pas është përjashtuar nga Kastriot Islami duke u etiketuar si njeri i Berishës sepse shkoi të marrë mandatin në parlament.

———————————————————–………..

Deklarata e Kastriot Islami te gaz. Koha e Jonë

Njolle e zeze per PS

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
“Ka qenë një përballje e një projekti fitues i së majtës së bashkuar për integrimin e vendit në BE me projektin Rama me të cilin kërkohet fuqizimi i interesit personal në PS për një klientelizëm të përzier me korrupsion për PS e vetme dhe vetëm për Edi Ramën.
Përballja është me projektin që kërkon të fitojë vetëm Rama pa bashkim të së majtës dhe me aleatë satelitë.

——————-……….

Largimi prepotentë i Kastriot Islamit dëshmon se gropa e zezë ka shpërthyer ne mesin e PS-ës dhe haleja do ta futi në gropë të zezë Edvin Ramën sepse ka mallkimin e popullit shqiptar, është sot për sot një Esat Toptani I ri.






















38..Deputetët demokratë mbrojnë ish-ministrin Imami, duke i cilësuar akuzat ndaj tij një sulm të qartë politik ndaj Partisë Demokratike. Edi Paloka dhe Gent Strazimiri, kryetari dhe sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së thane, se demokratët janë të hapur para drejtësisë, por është koha që ajo të dëshmojë, se nuk u bindet urdhrave politikë. Dhe i tillë sipas tyre, ishte apeli në Facebook i Kryeministrit Rama për ndëshkimin e Imamit për korrupsion.

Kolegu i tyre Arben Imami është vënë nën akuzën e korrupsionit për kohën kur drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes, por për ta është sulm ndaj Partisë Demokratike, hakmarrje personale dhe jo luftë ndaj korrupsionit.

Për atë që është bërë publike nga Ministrja e Mbrojtjes së Edi Ramës është e qartë nga mënyra dhe forma se kemi të bëjmë thjesht me një sulm të menduar jo për luftnë ndaj korrupsionit, por ndaj një ministri të PD me synimin e qartë për të sulmuar këtë forcë politike.


Sekretarit të Grupit Parlamentar, Genti Strazimirit i mjafton të lexojë Kryeministrin në Facebook për t’i dhënë padisë një tjetër emër.


“Nuk është padi nga ana e qevirisë është një urdhër që zoti Rama ka dhënë që të ndëshkohet Arben Imami. Në më pak se 90 ditë qeveria po provokon rregullat të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Kryeministri ndëshkon, i jep urdhër prokuririsë, gjykatave, cka nuk ka asgjë të përbashkët me funksionimin e sistemit demokratik”, u shpreh ai.


Për kreun e grupit parlamentar demokrat padia ndaj Imamit është rasti i pastër kur paracaktohet individi që do sulmohet më pas nis orvajtja për të gjetur prova.


Sipas tij është e kotë të përpiqesh të gjesh një lidhje mes Ramës dhe ligjit.


“Brenda koaliconit është diskutuar jo një herë por disa herë, jo për korrupsionin, por se cilin nga ish pushtetarët do denojojnë pa i hyrë fakteve apo problemev që mund të ketë pasur një apo një tjetër, madje kanë bërë dhe debat se kë do fusin në burg”, vuri në dukje Paloka.


Demokratët nuk i thonë jo hetimit nga drejtësia, por i kërkojnë asaj të deshmojë paanësi, e të mos u bindet urdhrave politikë. Për Palokën, drejtësia nuk mund të bëhet aq e verbër.


Është radha e prokurorisë të tregojë se nuk merr urdha ndëshkimi apo mosndëshkimi nga Kryeministri i vendit. Nëse ka zgjedhur të frymëzohet nga bota e jashtme, Koreja e Veriut e ka të pashmangshsme të ketë fatin e atij të Koresë.


Ministrja e Mbrojtjes Kodheli njoftoi kallëzimin penal për Imamin. I cilësoi prova të pakundërshtueshme dhe Kryeministri Rama i bëri thirrje prokurorisë ta ndëshkojë ish ministrin e Mbrojtjes për korrupsion.


Flori Bruqi

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...