2011-02-01

Opozita kërcënon sërish: Nuk ndalim protestat masive



Kryesocialisti  dhe krimineli Edvin Kristaq Rama kundër hetimit të tabulateve telefonike. Kreu i PS-së kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve
image
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kundërshton hetimin e demonstratës së 21 janarit. Ai akuzoi mazhorancën dhe Kryeministrin Sali Berisha se po tenton të kryejë grusht shteti brenda shtetit, me qëllim rivendosjen e diktaturës në vend. Sipas Ramës propozimi i mazhorancës për t’i kërkuar kompanive celulare, vënien në dispozicion të tabulateve telefonike të krerëve të shtetit, është antiligjore. Këtë deklaratë, kreu i selisë rozë e bëri pas tryezës me aleatët e “Opozitës së Bashkuar”. Rama përsëriti gjithashtu se opozita do të vijojë protestat në rrugë, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në zgjidhjen e situatës së rënduar politike.
image
http://www.youtube.com/watch?v=fbuHC96E9mw
http://www.youtube.com/watch?v=m9qlWwsbL9c&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=MHsWmABaRY0&feature=related
Deklarata

“Kërkesa për të disponuar tabulatet e telefonave të Presidentit të Republikës, të kryeprokurores, të drejtorit të Shërbimit dhe të një numri të konsiderueshëm deputetësh është jo vetëm e paligjshme, po edhe e mjaftueshme për të kuptuar se as vrasjet e demonstruesve, as skenari, më pas i dështuar falë dëshmive të medias, që inkriminonte opozitën si organizatore të vrasjeve, as mosdorëzimi i gjashtë komandantëve të Gardës Republikane, as mos dorëheqja e ministrit të Brendshëm, as nxjerrja e Policisë së Shtetit mbi ligjin, as mosgarantimi i demonstratës homazh nga policia, nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën, po janë pjesë e një plani makabër për të imponuar në Shqipëri sistemin e dhunës e të frikës, në kushtet kur populli kërkon fundin e regjimit të kusarisë e të matrapazllëkut”, - deklaroi dje Rama. Kreu i opozitës u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të ndërhyjnë për të mos lejuar që të vijojë dhuna ndaj institucioneve. “Miq të dashur e partnerë të respektuar ndërkombëtarë të Shqipërisë mos lejoni që në Shqipëri të vijojnë të ndodhin këto që po ndodhin dita-ditës në kurriz të idesë së shtetit ligjor dhe të popullit shqiptar, që kurrë nuk do ta pranojë rikthimin në kohën e errët të partisë-shtet, e të shtetit-parti”, - u shpreh Rama. Ai shtoi se opozita është e gatshme për dialog e kompromis por nuk mund të pranojë regjimin e kusarisë. Gjatë konferencës për shtyp ai ripërsëriti qëndrimin se zgjidhja e ngërçit politik në vend vjen vetëm përmes largimit të qeverisë, andaj ai ftoi popullin opozitar që t’i bashkohet betejës për rezistencë paqësore, ndonëse nuk zbardhi asnjë detaj se kur do të jetë protesta e radhës. “Do ta çojmë përpara betejën tonë, rezistencë paqësore që nuk duhet të provokohet nga dhuna qeveritare. Në këtë betejë do të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë demokratike”, - tha ai. I pyetur nga mediat lidhur me kërcënimet e bëra në adresë të tij Rama tha: “Jeta ime nuk është më e çmuar se jeta e atyre të 3 të pafajshmëve të cilët dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Unë jam me ta e me të gjithë ata që janë në këtë rrugë, me të gjithë popullin shqiptar”.


Ngjela: Protesta derisa të çlirojmë institucionet. “Populli evropian nuk resht së protestuari”

Opozita edhe një herë tjetër, në kundërshti të hapur me thirrjet e ndërkombëtarëve për stabilizimin e situatës në vend dhe domosdoshmërinë e dialogut politik, rikonfirmoi se protestat e saj jo vetëm që nuk do të ndalen, por ato do të bëhen edhe më masive. Kështu deklaroi dje në një dalje publike kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela, ku sipas të cilit numri masiv në pjesëmarrje në këto protesta do të ketë rëndësi për vetë ndryshimin e gjendjes. “Protestat do të vazhdojnë deri sa të çlirohen institucionet nga uzurpimi dhe të fitohet liria e popullit. Protestat kanë një sens, janë masive. Numri është ajo që vendos gjendjen, do jenë masive”, - tha Ngjela. Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, duke iu referuar demonstratës homazh të 28 janarit, theksoi se qytetarët shqiptar treguan se janë të civilizuar si e gjithë bota dhe këtë sipas tij e vërtetuan ditën e manifestimit-homazh. “Opozita e bashkuar e konsideron ditën e djeshme (dy ditë më parë) si një hap normal të shqiptarëve drejt lirisë por ama një hap gjigant të Shqipërisë drejt Perëndimit. Gjithë bota pa 200 mijë shqiptarë, që në fakt ishin 200 mijë burra dhe gra shteti. Por pamë dhe një karrocier, por ishte një karrocier me karrocë pa kalë, ky që është kryeministër, që s’ka lidhje fare me ta”, - u shpreh Ngjela. Më tej, ai nuk kurseu akuzat ndaj kreut të ekzekutivit, Sali Berisha duke thënë: “Ata që nuk e kanë ditur më lejoni t’ju them se shqiptarët janë si të gjithë ata që demonstruan pardje, në shesh, me përjashtim të një njeriu që nuk është si ta, ky që kemi kryeministër. Të gjithë të tjerët janë ashtu siç patë ju dje, prandaj thashë që Shqipëria ka bërë një hap gjigant drejt perëndimit, se ka izoluar primitivizmin përfundimisht”. Sipas Ngjelës, demonstrata homazh e 28 janarit tregoi se Shqipëria është një vend perëndimor. “Ne jemi vend perëndimor, ju garantojmë për këtë dhe të premten ja garantuam gjithë qytetërimit perëndimor”, - theksoi ai. Më herët, në një deklaratë për shtyp nga selia rozë deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, tha se demonstrata e homazhit ishte një mesazh i qartë që i dërgohej nga qindra mijëra shqiptarë një regjimi të ngujuar e rrethuar me ushtarë e police, duke theksuar gjithashtu se protestat ndaj kësaj qeverie do të vazhdojnë. “Sali Berisha me çdo ditë që kalon po tregon se nuk ndan asgjë nga kultura dhe vlerat evropiane, ai ka përballë një popull evropian, i cili nuk do të rresht së protestuari në emër të atyre vlerave e parimeve që shkelen përditë me këmbë nga ky pushtet”, - tha Gjermeni. Deputetja socialiste nënvizoi se qytetarët në demonstratën homazh kërkuan drejtësi për vrasjen e 3 demonstruesve. “Homazhi nuk ishte thjesht një shfaqje respekti ndaj të rënëve dhe një sfidë qytetare e paqësore që i bëhej regjimit. Ajo ishte po ashtu një thirrje që drejtësia në Shqipëri të bëjë punën e saj e sigurt se ka mbështetjen dhe solidaritetin e çdo qytetari, e çdo gruaje e çdo nëne, në kushtet kur sulmohet paburrërisht”, - përfundoi Gjermeni. Dy ditë më parë opozita zhvilloi demonstratën homazh në nderim tre viktimave të vrarë në demonstratën e parë të 21 janarit. Në këtë tubim ndryshe nga demonstrata e parë, nuk pati dhunë dhe konfrontime të ashpra midis protestuesve dhe forcave të rendit, të cilët kërkonin vetëm të mbronin institucionet kushtetuese të vendit. Ndërsa Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa, duke iu përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama tha dje se protestat e opozitës nuk do të kenë të ndalur. “Dje qau e protestoi Shqipëria që vidhet përditë nga Saliu e nga zëvendësi i tij. Zëdhënësit të zëvendësit i themi se protesta s’ka për t’u ndalur sa kohë zyrat e qeverisë janë të pushtuara nga kusarë që arrijnë aty deri sa e vrasin këtë popull për të mos dorëzuar bllokun e kusarisë”, - tha Ajtyresa. Sipas saj demonstrata homazh ishte shenja më e qartë e mos-pajtimit të qytetarëve me korrupsionin dhe qeverisjen e sotme që ka vrarë shqiptarët në një demonstratë paqësore. Anëtarja e Asamblesë u shpreh se zemërimi i popullit nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë. “S’ka mbetur shqiptar që s’e ka marrë vesh se videokusaria e zëvendësit të Saliut e ka përmbysur kupën e durimit dhe zemërimi i popullit nuk mbaron pa mbaruar ky koalicion i turpit”, - theksoi Ajtyresa.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...