Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rezultatin për Tiranën, i
shprehur në datën 3 qershor, lidhur me ankimimin e Partisë Socialiste
(PS) për shqyrtimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),
për fletët e hedhura në kutitë e gabuara.
Ndërkaq, tashmë Kolegji ia ka përcjellë sekretarisë vendimin për t`iu dorëzuar më tej palëve të interesuara për të, ku shprehet për rrëzimin e kërkesës së socialistëve. Nga ana tjetër, ndërsa ky vendim u është dhënë përfaqësuesve të partive politike, ende nuk është zbardhur për mediet argumentimi që ka përdorur Kolegji për rrëzimin e ankimimeve të PS-së për rezultatin e Tiranës. Kolegji ka në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku sipas tij, kandidati i djathtë Lulzim Basha ka dalë fitues me 81 vota më shumë.
Që prej rrëzimit të ankimimit të PS-së për kryeqytetin të premten e shkuar të datës 3 qershor, Partia Socialiste ka kërkuar zbardhjen dhe argumentimin e këtij vendimi nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Sipas PS-së, vendimi nuk ka qenë transparentë dhe i argumentuar.
http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/06/IK-scan00011.pdf