2011-05-16

Ëndrra e Edvin Kristaq Ramës dhe shokëve të tij komunist ende ...vazhdon

http://www.botasot.info/img/fletvotimi21%60.jpg

Gjatë numërimit të votave për minibashkitë, proces që ka nisur dje, kanë rezultuar deri në mesnatë, të paktën 100 vota të dhëna për Lulzim Bashën, por që gjatë procesit të votimit, janë ngatërruar nga qytetarët duke i hedhur në kutitë jo për kryetarin e baskisë së madhe por të kryetarit të minibashkisë.
Ngatërresa në futjen e fletëvotimeve qe ishin katër ku secila futej në një kuti të caktuar, në fakt pritet të marrë përmasa më të mëdha, pasi shumë njerëz gjatë ditës së votimit dhe më tej, thanë se ishin të painformuar për mënyrën e votimit, mënyrën e hedhjes së votës dhe u ankuan për faktin se ngjyra sinjalizuese e çdo fletëvotimi, ishte e përafërt me njëra-tjetrën.
http://www.botasot.info/img/17LB-BASHKIAKKKKKK.jpg Lulzim Basha
Nga informacion i marrë dje në KZAZ-të e njësive 6 dhe 7, si edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se vetëm në hapjen e kutive të para për njësitë bashkiake, pikërisht tek KZAZ tek kutitë ku hidhet vota për kryetarin e minibashkisë, janë gjetur të paktën 100 vota të cilat ishin dhënë për kryetarin e bashkisë së madhe, duke bërë si zgjedhje të tyre në votim, kandidatin Lulzim Basha.
Nisur nga ky fakt, kandidati Basha sipas ligjit, ka kërkuar që këto vota të përfshihen në totalin e votave që ka marrë ai si kandidat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në këtë mënyrë, kandidati demokrat Lulzim Basha vetëm me votat që janë gjetur gjatë nisjes së procesit të numërimit, shënon një avantazh prej të paktën 90 votash përballë rivalit socialist Edi Rama.
Pictures 
of Rama, Mihal

Në fakt, këto fletëvotimi, nuk mund të përfshihen në fletëvotime të pavlefshme për arsye se vullneti i votuesit është ai që ka rëndësi. Në momentin që zgjedhësi e ka shprehur vullnetin e tij me votë, ngatërresa ne hedhjen te kutitë, nuk mund t'i heqë asnjë qytetari të drejtën e vlefshmërisë së votës.
 Arben Imami

Lidhur me këtë fakt, deputeti demokrat Arben Imami i cili ndodhet si vëzhgues në KZAZ e Njësisë nr 7, tha mbrëmë se kishin konstatuar se disa fletëvotime që ishin vota për kryetarin e bashkisë së madhe ishin hedhur në kutitë për kryetar minibashkie. Ai pohoi se bëhet fjalë për një gabim njerëzor në hedhjen e votës në kuti të ngatërruar ndaj bëri thirrje që shpallja e tyre e të jetë e vlefshme.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...