Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/12

Poezi nga Irina Hysi

BLU-DET!

Blu-det !

Hej , ëndërroni një jetë te hrisafenjtë ...
Te ketë fytyrë te urtë dhe meditim të thellë
Oh sa te vijë dhe sa do të qëndrojë ?
Ju doni ta mbani por ajo dhe mund të largohet ..
Nga ju erdhën te qeshurat ?... ,


Ose qani nga gëzimi ,punë për ju ...
Kujtoni që keni humbur shumë ditë ose vite pa i parë
Ne fakt ironia e fatit -buzëqesh ,


As tani sështë vonë të ndërroni veshjen e mëndjes,
Sytë i ka blu-det si t'artistit duarartë , të kuq portofolin
Gojëqëndisur e në vend të salios , rrjedh fjala e paktë
E kush di te lexojë .. ,e urtë thënë pothuaj pa zë ...


Ju thërret , ju që jeni pas , jini një kërkues nën qiellzë
Të së vërtetës t'shkretë është çdo njëri rojtar !!!



Ekzekutim teknik!!!


Ekzekutim teknik, nuk ju shqetëson kjo lloj qetësie ,
përsëritje,


Në instinkt diçka drejton vetëdijen , të kish afër fluturën "
ti s'hyn...
Kërkon në vit shtatë ne valët e trurit kujtesën me heshtë
apo shpatë


Preferon pshurrjen më mirë, se një karamele për veshët
ose zhurmen e lokomotiv
Do të ndryshojë atmosferë ,luan këmbëzën nga rehati
e paqes ,



Asgjë në kimi e pastër,tashmë midis nesh mikrobi i përhapur
Mbrojtja ne shpallje është shumë afër ,bota mësues ,pse ?
ai te ketë ?

Larg nga të dyja një ditë gëzimi me që qe i madh ,
i la emrin të voglit ...


Për njerëzinë të presë mesazhet telepatike , planeti tall ...
në bazë të drejtësisë,
Bashkëfshin gjithë botën ,ju po ikni ,tmerrësisht të pamjaftueshëm !



Porosia ime


Jam shume mire zemra ime
Jam shume mire dhe pse qaj
Dhe pse mengjeseve kafen vetem pij
Jam shume mire dhe te dua
Eshte porosia ime tek Zoti



Te kerkoj ate qe me do mua
Te qendroj atje ku shpirti me do
Jam mire le te kem keto dhimbje


Dhe e di se kemi te njejten deshire
Se jam lirshmeria ime ne tenden
Se jam kaq mire vec kur jam me ty
Se je e vtemja ku pres surprizen
Se je motivi qe te filloj kete dite



TIK_TAK TITANIK !


Marr me vete natën ,silueten gri në sfond përzgjedhur
Kostelacioneve të yjeve udhëtojnë botës tik-tak titanikut
Me fjalën e mirë kudo me vete ,dhe pse të pavdeksheëm ,
Të vdekshëm transformuar në forma zhykatjesh , urës
Të lodhur vështrimesh shkelur nëpër gurëza thembrat çau


Tik- Tak Titaniku fundosur kaq e kaq njerëz pa pikë meraku
Të bënë aq të bukur e s'la më dhoma shpirti pa mbyt ...?!

Dr.sc.Nikë Gjeloshi Paditë Akademik Mark Krasniqin per shpifje


Dr.sci.Nik Gjeloshi
Në Portalin Infomativ „Botapress.info“,nga dt.04.02.2014  ka  publikuar  një shkrim shpifes e fyrës ndaj meje i shkruar nga autori Mark Krasniqi, me Titull: „Mark Krasniqi u pergjigjet Qosjës, Demaqit, N. Gjeloshit e K.Krasniqit“.  Me publikimin e këtij  teksti shpifes ndaj reputacionit tim në atë portal informativ, i cili, me dt.11.02.2014 ne gazetën me të njetin emer, poashtu  e ka botue at tekst të autorit shpifes  edhe ky portal është bërë bashkëpërgjegjës në veprën e shpifjës ashtu si autori i shpifjes.                                                                                                                                                                    
 Deshiroj ta njohtoj lexuesin e juaj dhe opinionin në pergjithësi se para rreth 10 (dhjetë) vjetësh kam patur një polemikë të gjatë me autorin e shpifjeve (polemikë e nxituar nga i njejti shpifes), me çrast me fakte e deshmi, dokumente publike e Arkivore, shqiptarëve dhe lexuesve në pergjithësi u kam bërë te njohur veprimtarinë e këtij autori shpifës, nga Lufta e Dytë Botërore e kendej: në shtyp, portale informative apo Libra te mijë.                                                                                                                                                                             
 Kushtetuta Amerikane (1787) e perfshiu shpifjen per ta ndalue ate „si deklaratë e shkruar dhe e gënjeshtërt qe i prish emrin e mirë dikuj“ dhe sot shpifësit denohen me gjoba të larta. Njësoj dhe në shtetet perendimore shpifja sanksionohet me gjoba të medha. Po, edhe ne në shtetin tonë, i cili po funksionalizohet me shum sfida, kemi Ligjin civil kunder shpifjes dhe fyrjës.

 Autor shpifës keto ditë doli dhe me një mori shpifjesh, trillimesh e te pavertetash qe vetem mendja e prishur mund ti imagjinojë ato gjëra të pamenduara e të pabëra nga unë dhe botuesi i papërgjegjshëm i publikojë ato. Qellimi i atij shpifësi: të demton reputacionin tim si autoritet, si intelektual e protagonist i shum zhvillimeve politike, juridike kthesë historike per të mirën e popullit dhe Kosovës, si para ashtu dhe gjatë funksioneve të mia në qeverinë e exilit e deri me sot.                                                                                                                                                                
  Unë, konform Ligjit të Republikës së Kosovës per shpifje dhe fyrje, me dt. 10.02.2014, në Gjykatën Themelore të Prishtinës kam ushtrue Padi civile ndaj shpifësit Mark Krasniqi dhe portalit Informativ „Botapress.info“ si publikues - bashkëpërgjegjës i atyre shpifjeve.  

Nga Gjykata kam kerkue ta denohen  shpifësi dhe bashkëpërgjegjësi i publikimit të shpifjeve dhe si kompenzim per demtimin e reputacionit tim ata të gjobitën më 500.000 Euro(pesëqind mijë  Euro)nga data e ushtrimit të Padisë.    
                                                                                                                                               

Me respekt ,


Dr.sc. Nikë Gjeloshi

ARBEN BAJRAKTARAJ, AKTORI I MADH, BARTË VENDLINDJEN ( ISNIQIN) ME VETE



Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Dçanit  teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët e Roshkodolit do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si "relike" të çmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyes për të ardhmen e karrierës së tij.

Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa evropiane, i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan "Taken", krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it Liam Nelson dhe në dy seritë e "Harry Potter". Victor Hugo që në ekzil shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli dhe novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër, të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos”, ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn.



Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Ameris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.




“Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë. Aktorët e njohur Gerard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-Andre Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man who laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013.

Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gwynplaine, Sylvian e Comaberl. Bajraktaraj shprehet se Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gerard Depardieu dhe kjo i ka pëlqyer. Pjesë e kësaj interviste të ngrohtë e mbresëlënëse me aktorin e shquar Arben Bajraktaraj janë edhe projektet e karriera e tij.





A

Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që po bënë nam në Francë e më gjerë, vazhdon të mbetet me të dy këmbët në tokë. Ai për KultPlus me dashuri e kujton Isniqin e tij, dhe e quan vendin më të bukur në botë, pavarësisht se me sytë e tij bojë qielli ka parë peizazhe të ndryshme nëpër botë. Me mbi 40 role filmike, në mesin e tyre edhe ai në “Harry Potter”, dhe në filmin “Taken”,


 Bajraktaraj vazhdon të mbetet jo shumë i njohur për Kosovën. Ai për këtë fakt edhe ec lirshëm rrugëve të Prishtinës, sepse, sipas tij nuk i ndodhë që ta ndalë dikush në rrugë, edhe pse e kundërta është me rrugët e Parisit. Ai do të duhej të ishte në Prishtinë, më 17 shkurt, në premierën e filmit “Heroi”, ku luan rolin kryesor. Por në atë datë ai duhet të jetë në Kamboxhia, në një projekt teatral, që tashmë edhe i janë rezervuar datat. Pos filmit, ai ka edhe dhjetëra role në teatro të ndryshme, sikurse që është angazhuar edhe në reklama televizive. E veçantia e tij është se ai vjen nga Kosova, dhe prejardhjen e tij, ai e bartë të shënjuar në trupin e tij, kështu të paktën thotë vetë Bajraktaraj
Nisim me prejardhjen tuaj, Isniqin, fëmijërinë tuaj, rininë, dhe së fundi, suksesin që ke shënuar në pjesën filmike, teatrale, televizive dhe atë të marketingut, në shtetin e Francës, por duke shkuar edhe më larg, në filmat hollivudian, nëse do të bëje një krahasim se ku ishe dhe tashti çfarë bënë, si reflekton me veten?

Arben Bajraktaraj: Vërtet shumë mirë kam qenë në Isniq. Në Isniq kam përjetuar vitet më të mira që i kam përjetuar deri tashti. Kanë qenë kohë të vështira, por si fëmijë nuk i kam përjetuar si kohë të vështira, por i kam shijuar lojërat, bukurinë e natyrës. Isniqi me të vërtetë është një vend shumë i bukur, jo vetëm Isniqi por i gjithë Rrafshi i Dukagjinit, ka peizazhe me të vërtetë të hatashme. Me të vërtetë kam udhëtuar nëpër botë , por ne e kemi një vend shumë të mirë. 

Mos po jeni subjektiv se Isniqi është vendi më i bukur? 

Arben Bajraktaraj: Jo nuk jam subjektiv, por ka ujë, ka diell. Uji është aq i pastër sa isha rritur vetëm me atë ujë, bukë e djathë, pastaj i kemi bjeshkët, me të vërtetë është vend i mirë. Normalisht, sa më shumë që plakesh, kthehesh më shumë te fëmijëria. 

A mos je me një pikë që po reflekton më shumë me vetveten për vendlindjen tuaj, se në moshën e rinisë ndoshta të ka ardhur turp të flasësh rreth prejardhjes, prej atij kompleksit, se vjen nga një vend jo i zhvilluar, me një kinematografi jo të nivelit botërorë ?
 Arben Bajraktari: Jo, jo nuk kam qenë aso tipi. Mund të them se e kam pas tiketën e një nacionalisti. Nga kam shkuar kam folur për prejardhjen time. Nuk ka nevojë njeriu shumë që të tregoj se prej nga vjen, sepse shihet pak edhe në trup. Është detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për aktrimin, sepse, në një formë njeriu shënjohet, mbesin disa shenja në trup. Mënyra se si qëndron, mënyra se si flet, si ec. Nuk jetojmë të ndarë nga pjesa që e kemi jetuar, sepse, atë që e kemi jetuar është gjithmonë me ne, ne mundemi ta injorojmë, ta lëmë anash, por e kaluara jonë vjen me ne. Të mirat dhe të këqijat e Kosovës i bartim me vete, sepse janë pjesë të jetës sonë. Unë nuk e kam kompleksin a jam katundar apo qytetarë , por të qenit katundar ka një përparësi, sepse jemi të lidhur me tokën, si thuhet me këmbë në tokë, nuk kemi ecur nëpër rrugë të asfaltuara por në tokë, në dhe. Pastaj jeta në rrethe urbane është një rreth i mbyllur, ndërsa natyra është e gjerë, e ka fuqinë e vet, sikurse që e përbënë edhe rrezikun.
  Ju po ndiheni shumë lirshëm me këtë epitetin e të qenit katundarë. Si bëhet që një katundar i Kosovës të merr një rol në filmin e famshëm “Harry Potter”? 

Arben Bajraktaraj:Shumë mirë. Kam qenë i kënaqur, por më shumë se me rolin kam qenë i kënaqur për besnikërinë në punën time nga ana e regjisorit. Ne e kemi bërë një film më herët me të njëjtin regjisor dhe më pat thënë se shihemi herën tjetër, që i mora si fjalë në erë. Faktikisht dy vite më vonë më cingëroi telefoni dhe mora ofertë për këtë film, më erdhi mirë. Ka qenë një rol kalimtarë, por ka qenë kënaqësi me qenë në atë ekip, njeriu kur i ka përballë gjithë atë ekip profesional, mëson, kjo është e rëndësia më e madhe. 
Po në filmin “Taken”, ke një rol të një mafie shqiptare, si u bë që e pranove këtë rol, sa ke hezituar që ta pranosh këtë rol, pasi që shqiptarët nuk janë paraqitur me një imazh të mirë para botës. Thjesht, cila është përvoja e juaj me këtë film? 
Arben Bajraktaraj: Thjesht ka qenë audicion, i kanë ftuar të gjithë aktorët shqiptarë, por kanë kërkuar edhe gjithandej, ata më kanë përzgjedhur mua, dhe kaq ka qenë puna. Ka qenë një problem se nuk është sqaruar mirë skenari. Por, tek e fundit është film i zhanrit aksion, unë kam luajtur edhe në shumë filma të tjerë, role të mafiozëve serb, grekë, rusë, të vendeve baltike... Ata me mua ose pa mua e kishin bërë filmin, të kuptohemi. Edhe vetë produksioni është habitur me suksesin e filmit “Taken”, nuk e ka pritë një shikueshmëri kaq të madhe në krejt botën. Ndërkaq, duhet të them se një aktor nuk mund të gjykoj personazhin. Unë kur kam luajtur një hebre në Luftën e Dytë Botërore, ose një mafioz rus, nëse do të gjykoja personazhin, më mirë do të ishte të mos ja nisja hiq kësaj pune. Personazhet e kanë një lloj aktiviteti për aktorin, së paku në zgjerimin e paletës së ngjyrave, ngjyrave emotive, me të cilën janë pjesë themelore e artit krijues. P.sh, në teatër një nga rolet më tërheqëse që ekziston është Ricardi III, që është një vrasës i tmerrshëm, që është vrasës edhe i fëmijëve. 
Pse gjithë kjo lidhshmëri me këto role negative, po ndodhë rastësisht apo kjo është përzgjedhja e regjisorëve? 
Arben Bajraktaraj:Në të vërtetë këto vitet e fundit kam pasur krejt role të tjera, dhe falë Zotit, verën që shkoi jam paraqitur në rolin e një shkencëtari shqiptar, por definitivisht nuk është e rëndësishme nacionaliteti i personazhit sa ka rëndësi identiteti i tij. Unë nuk kam nevojë që të arsyetohem për këtë, por unë mendoj se kam bërë edhe shumë gjëra të tjera. Shqiptarët për imazhin e vetë, ndoshta duhet ta pyesin pak më shumë vetveten. Ka shumë gjëra që ndikojnë.

 Nëse flasim nga ana profesionale, duhet më shumë mund në realizim të një karakteri negativ në film?
 Arben Bajraktaraj: Nuk ka asgjë në botë bardh dhe zi, sikurse që nuk është as te personazhet bardh edhe zi. Mënyra e ndërtimit të rolit varet nga rrethanat: ndërtimi psikologjik, ai energjik dhe fizik, të gjitha këto bëhen përmes paletës emotive, dhe kur ia nisim kësaj pune, ndalemi te situatat që i përshkon personazhi. Dhe në ndërtim të rolit ka diçka fascinante, gati është si drogë. Andaj shumica e aktorëve kur nuk luajnë janë depresiv.
Si e sheh prej distancës zhvillimin kulturor në Kosovë e Shqipëri?
 Arben Bajraktaraj:Nuk e di, pasi nuk jam afër i bie sikur po shes mend prej këtu. Natyrisht unë kam miq, me disa prej tyre kemi bashkëpunuar edhe kemi punuar në Kosovë , e di që e kanë një energji krijuese shumë të mirë.Të punosh me një regjisore si Lendita Zeqiraj është kënaqësi, me të vërtetë është kënaqësi. Mandej ka histori të ndryshme. Sa i përket filmit u mungojnë ekipet teknike. Në të vërtetë Kosova dhe Shqipëria duhet që ti bashkojnë resurset e veta, se më pas bëhet tepër vonë , jemi një popull pak me numër, këtë duhet ta kuptojmë, nuk jemi as më inteligjentë, as më të fortit e as më të zotët, kemi potencial, por nëse këtë potencial nuk e fusim në punë, do të mbetet një potencial ëndërr. Në Kosovë presin sikur se gjërat do të vijnë nga qielli, me të vërtetë duhet që të punojmë shumë, shumë. Mirëpo, fatmirësisht unë njoh disa në Kosovë që janë punëtorë të jashtëzakonshëm dhe besoj në ta.

 Kthehemi prapë në Kosovë, si e mendoni angazhimin tuaj në filmat kosovarë, ju keni luajtur në filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, dhe atë të metrazhit të gjatë “Heroi”, që pritet të jepet së shpejti si premierë. A mendoni se pritët shumë deri në angazhimin me një projekt shqiptarë?
 Arben Bajraktaraj: Askush nuk më thirri, shumë thjeshtë. Askush nuk më propozoi. Unë kam qenë në të vërtetë në Kosovë në vitin 2001, me pjesën “Udhëtimi në Unmikistan”, mirëpo për herë të tjera nuk ka pas asnjë propozim konkret as për film e as për teatër. Kjo nuk ka qenë nga mos dëshira ime apo mos dëshira e të tjerëve, ndoshta janë problem edhe financat, pas unë jetoj jashtë mund të jenë problem harxhimet pasi që duhet të paguhet bileta, fjetja..., dhe i kuptoj plotësisht, por ndodhë që edhe nuk më shohin në rolet e tyre. Është normale.
Si ishte përvoja gjatë xhirimeve të filmit “Heroi”, në Kosovë. Ndoshta je mësuar me një tretman tjetër, me një profesionalizëm tjetër, thjeshtë si ishte?
 Arben Bajraktaraj: Filmi është proces shumë i gjatë, punë ekipore, ka shumë hallka, nëse vetëm një hallkë nuk punon si duhet, bie e gjithë puna. Andaj shpresoj të ketë përfunduar si duhet procesi i postproduksionit . Falënderoj të gjithë ekipin xhirues për mundin e derdhur në krye me Roger Simonnsz-in. Mendimet e mia shkojnë posaçërisht për të afërmit e asistentit tonë të kamerës, Taulant Veselit, djalë i vyer e i dashur, me plot talent, që vdiq në një aksident trafiku, një vit e ca pas përfundimit të xhirimeve. Ka qenë tronditëse për të gjithë ne kur kemi marrë vesh.

A do të jesh në premierën e filmit “Heroi”, pasi që është paralajmëruar se premiera do të jetë më 17 shkurt të këtij viti?
 Arben Bajraktari: Normalisht jam në Kamboxhia me një projekt teatror, me një regjisor amerikan, natyrisht që unë do vija me shumë qejf, edhe pse zyrtarisht për datën e premierës ma thatë ju. Por shpresoj që një pjesë e ekipit mund të shkojë.

Kthehemi pak te pjesa teatrale, keni dhjetëra role në teatrot franceze, bukur sfidë e madhe të paraqitesh me role skenike, para një audience franceze, me çfarë të rrëqethurash i pret rolet? 
Arben Bajraktaraj: Në fillim ndoshta e ka pas rëndësinë e vet që e kam menduar sfidë paraqitjen para audiencës franceze, sot për mua publiku është i njëjtë, i dashur gjithandej, edhe pse Franca i jep vend kulturës. Ne aktorët kur dalim para publikut e kemi një lloj zhveshjeje shpirtërore para publikut, dhe siç thash, nuk e gjykoj më personazhin, sikurse që nuk e paragjykoj publikun. Publiku mund të të gjuaj edhe me domate, sikurse që na ka ndodhë një herë nga disa ekstremistë fetarë.


 Mirëpo, hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip.
Në pika të shkurta, na trego praninë tuaj në Kosovë, një njeri me kaq famë, një njeri që po prek majat e kulturës franceze dhe më gjerë, si gjendet në Isniq e në Prishtinë. Në kafe me miqtë, si njerëzit e rëndomtë, apo ka pas ndonjë tentative më të thellë?
 Arben Bajraktaraj:Janë gjërat shumë të thjeshta. Falë Zotit që kam miq nga të gjitha fushat. E në rrugë nuk më njeh askush, kush jam e si jam. Këtu në Paris më ndodhë ndonjë herë të më ndalin, kurse në Kosovë jo. Një herë më ka ndodhë në Kosovë që të më ndalë në rrugë një njeri, ka qenë shumë i dashur, shumë i respektuar. 
A ka pasur ndonjë tentativë nga udhëheqësit e institucioneve që të i’u takojnë kur të jeni në Kosovë?
 Arben Bajraktaraj: Institucionet e kryejnë punën e tyre, ne tonën. Kurse me drejtuesit e QKK-së dhe me ata të teatrove po, por me të tjerët jo.
Keni qenë edhe imazh i një reklame të një kompanie të orëve, një fytyrë shqiptare me orë zvicerano- franceze, si e gjeni lidhjen në këtë pikë?
 Arben Bajraktaraj: Është përzgjedhur me audicion, kanë kërkuar fytyra më të veçanta se sa ato të zakonshmet. Nga meshkujt kemi qenë unë dhe nipi i Marlon Brandos.
Ju personalisht e mbani at tip të orës? 

Arben Bajraktaraj: Nuk mbaj orë.
Nëse i numëroni rolet filmike, sa janë bërë deri tashti?


             FORT E DESHI iSNIQIN DHE ISNIQASIT AKTORI YNË I MADH ARBEN BAJRAKTARAJ 
 Arben Bajraktaraj: Nuk di për besë, nuk i kam numëruar, ndoshta janë mbi 40 role. 
 Dhe për fund, a ka diçka më të veçantë në planet e tua?

 Arben Bajraktaraj: Aktualisht jam në përgatitje të dy shfaqjeve teatrore, ndërsa gjatë sezonit janë të parashikuara edhe disa angazhime filmike.

Agjencioni Floripress/FLORI BRUQI

2014/02/10

Shkrimtari Flori Bruqi, paditë gazetën ‘Bota sot’ për shpifje dhe mashtrim


















Shkrimtari Flori Bruqi, paditë gazetën ‘Bota sot’ për shpifje dhe mashtrim

Prishtinë,09.02.2014 | 14:27

http://www.standardi.info/index.aspx?SID=11&LID=2&AID=158444&Ctype=1&ACatID=13

Shkrimtari shqiptar nga Prishtina ka paditur gazetën “Bota sot” për shpifje dhe dezinformim të opinionit publik së gjeja Flori Bruqi,ka qenë bashkëpunëtor i UDB-ës dhe Gazetar i "Tanjugut" dhe Nin"-it ,në të përditshmen “Bota sot”.

Vlenë theksuar që me datën 5 shkurt 2014, në ora 11;00 kam bërë reagimin publik ndaj shkrimit redaksional kundër -reagim me titull:,,Shpifje të hapura ndaj emrit tim në listen e UDB-ashëve,nga gazeta “Bota sot”. Gazeta ,,Bota sot” me Editorin e saj z. Xhevdet Mazreku ka shpërndarë falsifikimin duke shpifur se edhe unë jam gjëja udbash.Theksojë edhe njëherë se asnjë minut nuk kam punuar në shërbimet e agjenturave serbe si dhe në mediat Tanjug dhe NIN.
 Reagim nga Flori Bruqi
Flori Bruqi: Reagim ndaj shkrimit: “UDB-ashët e Kosovës, me emër e mbiemër” e mërkurë, ,,Bota sot,,05shkurt, 2014, botimi për Kosovë
SHPIFJE TË HAPURA NDAJ EMRIT TIM NË LISTËNE UDB-ASHËVE, NGA GAZETA “BOTA SOT”
Redaksi e gazetës “Bota sot”, editor,z.Xhevdet Mazrekaj, në listën në fjalë më është theksuar edhe emri im me numër rendor 7.(Flori Bruqi,gazetar - i " Tanjugut(Nin-it),pra keni atakuar emrin tim. Unë për këtë kërkoj që të jeni korrekt ndaj përgjegjësisë redaktoriale që mbani dhe ta botoni këtë reagim timin, duke dashur të kërkojë publikisht se unë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë dhe në asnjë kohë të ish sistemit të perënduar jugosllavë, nuk kam qenë bashkëpunëtor i kësaj organizate, dhe më çudit fakti se si ka mundësi që redaksia e juaj të ma theksoi emrin tim kështu pa asfarë argumenti, duke më futur në këtë listë famëkeqe.
Për të qenë nën përgjegjësinë redaktoriale ndaj fjalës publike, juve do të duheshit të posedonit Dosje për këtë atakim dhe denigrim që më keni bërë, duke më future e emrin tim në këtë listë famëkeqe të këtij artikulli famëkeq, që në të vërtetë nuk ka as autor, por përgjegjësinë mbase e mbanë në secilin rast redaksia e gazetës më në krye kryeredaktorin dhe editorin e saj.
Unë që nga ky rast, ju bëjë me dije se do të ngrisë aktakuzë në prokurorinë e shtetit për këtë shpifje të rëndë që më është bërë nga gazeta juaj në këtë artikull, dhe do të kërkoj që të dëshmohet e vërteta që juve e keni bërë publike. Dhe, nëse edhe në të ardhmen kur drejtësia të hedh dritë mbi të vërtetën, në këtë rast edhe nëse vërtetohet sikur keni shkruar ju në artikullin në fjalë, apo nëse dhe në anën time, duke mos pasur asnjë mundësi të vërtetohet kjo shpifje juaja, dëshiroj dhe qëndrojë prapa kësaj që e them, unë dua që të bëhet publike e gjitha. Mbes me shpresë se këtë do jeni në gjendje ta botoni në faqet e gazetës suaj, për hir të korrektësisë dhe të drejtës së fjalës bublike. 

Flori Bruqi,publicist/shkrimtar

 Prishtinë 09.02.1014.

VEPËR VËSHTRIMESH KRITIKE DHE SHUMËSHTRESIMESH LETRARE



Foto




Flori Bruqi lindi në Isniq të Deçanit ,Republika e Kosovës. Studioi Mjekësinë dhe Diplomoi në Fakultetin e Defektologjisë . Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Prishtinës ku fitoi gradën shkencore magjistër i shkencave fiziologjike /2005/.Së shpejti pritet të doktoroi në lëmin e fiziologjike kineziologjike.

Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Vecer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Ka shkruar 33 libra,prej tyre shkencore janë dhjetë si dhe një numër madh punimesh shkencore nga lëmia e mjekësisë dhe defektologjisë /21 punime në revista të ndryshme shkencore /në përiudhën 1974-2014., si dhe mbi 30 mijë punime në shumë web faqe interneti (2003-2014).

Është drejtor ekzekutiv i kompanisë “Flomed “nga Prishtina prej vitit 1987 e deri me tash.

Kompania “Flomed” që nga themelimi ka bërë plasimin në treg të barërave dhe mjeteve sanitare.Është distribues gjeneral i dy kompanive ndërkombëtare për Kosovë dhe Shqipëri/Borer chemie AG nga Zvicra dhe Schülke-Mayr GmbH nga Gjermania/.

VEPËR VËSHTRIMESH KRITIKE DHE   SHUMË SHTRESIMESH LETRARE

Libri më i ri publicistik i shkrimtarit, tashmë të mirënjohur, Flori Bruqit, na vjen si një sihariç i mirë letrar. Libri me titull shumë sinjifikativ “Nëse kam ditur të guxoj”, përmbanë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare. Meqë kapitulli i parë përmbanë një cikël poezish të autorit, kapitulli i dytë hap një faqe interesante me shkrimet kritike nga autorë të ndryshëhm e të mirënjohur shqiptarë, pra vlerësime kritike e vështrime për disa nga veprat letrare të Bruqit, por të publikuara më parë në shtypin shqiptar të kohës.

 Autori Bruqi i ka sistemuar këto shkrime, që përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare për krijimtarinë e tij letrare,poetike e publicistike por edhe për ato botime të fushës profesionale të Flori Bruqit, nga emra tashmë të ndjerë, por mjaft të shquar, si Mehmet Kajtazi, Rifat Kukaj, Zejnullah Halili, Iljaz Prokshi e ndonjë tjetër. Por, edhe nga emra po aq të mirënjour të letërsisë sonë, të gjallë, janë përmbledhur këtu mjaft vështrime që cilësojnë e vlerësojnë veprën e Flori Bruqit, sikur janë: Fatmir Terziu, Bedri Halimi, Lumturie Haxhiaj, Shyqri Galica, Namik Shehu, Izet Çuli, Zeg Pergega, Kristaq Shabani, Naim Kelmendi, Rajmonda Maleçka, Eshref Ymeri, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Rrustem Geci, Nehat S.Hoxha, Ajshe Qorraj, Arlinda Meksi, Shpend Ruci, Arian Blushi, Nikollë Frangaj, Faik Xhani e ndonjë tjetër. Do theksuar se në të gjitha kritikat dhe vështrimet kritike mbi veprat letrare të Bruqit, qofshin ato vështrime të mëdha apo të vogla, ndonjëherë si njoftime mbi librat e publikuar nëpër kohë të Bruqit, qoftë si vështrime më të gjata, cilësohet e vlerësohet krijimtari letrare e Flori Bruqit, dhënë lëtërsisë sonë më të re, duke bërë kështu emër në letërsinë moderne.

Ja si do të shprehej atëbotë shkrimtari i mirënjohur yni, Mehmet Kajtazi, në një vështrim të tijin për poezinë e Floriut: “Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjirme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI”.

Apo në një rast tjetër njëri nga shkrimtarët tanë të shquar Zejnullah Hallili: “Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala”.

Në kapitullin e tretë mbarështrohet një lëndë po aq e pasur dhe e thekur letrare e autorit mbi veprat dhe mbi jetën e shumë autorëve botërorë e shqiptarë,sipas këndvështrimit dhe shijes dhe dioptrisë krijuese të studiuesit Bruqi. Flori Bruqi këtu spikat me vështrimet e tij të thukta dhe përmbajtësore, me një metodologji klasike të vështrimit: ai shkruan mbi veprën e autorit, jep mjaft shënime biografike dhe shtjellon motivet e veprës së tyre, por edhe klasifikon ndonjë nga poezitë apo prozën apo shkrimin e akëcilit që merr në theks të vështrimit.

Në të gjitha këto vështrime kritike vërehët përkushtimi dhe niveli studimor i autorit me një bagazh të mirë studimor mbi veprat dhe autorët.



Poashtu autori, në secilin vështrim jep edhe të dhëna të shumta mbi veprat e autorëve, që përmbëjnë opusin krijues të tyre, si informacion të plotë për lexuesin. Janë një sërë artikujsh kritik e publicistik edhe për figurat e jetës sonë letrae por edhe politike e publicistike sikur artikulli për Dr.Ibrahim Rugovën, ku Bruqi qëmton me këndvështrimet e tija, duke na sjellë përshkrime dhe vlerësime për figurën madhore e komplekse të presidentit historik Ibrahim Rugova, por edhe për veprën e tij letrare dhe kritike që është mjaft e bujshme. Gjithashtu me interes janë edhe mjaft shkrime të kësaj natyre, siç janë p.sh shkrimet për Nënë Terezën-nderin e kombit shqiptar, pastaj vështrimet kritike për figurat letrare si për Eqrem Çabejn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Azem Shkrelin, Ismail Kadarenë, Prend Buzhala, Naim Kelmendi, Bardh Frangu,dhe poetë të gjeneratës më të re të postmodernes, sikur Irena Gjoni, Lediana Kapaj, Alma Papamihali,Thani Naqo, Jorgo Sofokli Telo, Valdete Berisha e ndonjë tjetër.

Ato që përbëjnë gamën e gjerë të vështrimeve dhe temave sintetizuese, por edhe tematike, janë disa nga shkrimet që zënë vend në këtë vepër, si “Shkrimtari idealist shqiptar gjatë shekullit XX”, “Kritita tani ngjanë në një digë të shpartalluar, që i varen lllamarinat nga erërat e fitimit”,”Spastrimi etnik në Kosovë”,”Shqiptarët në shtypin arab”, ”Historik i shkurtër i gjuhës shqipe” etj.

Me një fjalë, vepra letrare e Flori Bruqit: “Nëse kam ditur të guxoj” përmbën një aureolë pikëvështrimesh të qëmtuara lëtrare mbi veprat e shumë autorëve të shquar vendas e ndërkombëtar, por edhe ato mbi veprën autoriale të këtij shkrimtari tashmë të njohur në letrat tona.me kontributin e shumë veprave cilësore letrare, poetike e publicistike që zënë vend të merituar në “Panteonin” e letërsisë shqiptare.

Naim Kelmendi

2014/02/08

Pëllumbi i plagosur

PUBLICISTI, SHKRIMTARI, POETI FLORI BRUQI, PRISHTINE, KOSOVE , NOMINOHET NGA AKADEMIA ALTERNATIVE E PEGASIT ME TITULLIN E LARTE " PUBLICISTI  I VITIT 2O12 I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA "
Flori Bruqi


Të gjithë njerëzit e lagjës “Kodra e Diellit” në Prishtinë për një kohë harruan se janë banorë të saj.Disa u penduan pse janë banorë të saj.Ata që u penduan e shihnin edhe më afër vdekjen seç ishte në të vërtetë.Vdekja iu trokiste të gjithëve mbi kokë.Ata që e kishin rrethuar këtë lagjë ishin përbetuar se do t’ ia ndërronin edhe emrin , se nuk do të quhej më “Kodër e Diellit”, as”Kodër e Hënës”, por “Kodër e varrimit” të të gjithë atyre që ia kthehnë fjalën Pitoni të madh dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë.

Qyqarët ua venë dritareve perdet e natës…

Nata e Karpateve kishte hyrë që moti në dhomat e tyre. Pitoni më yllin e kuq në ballë dhe me thikën në dorë ishte përbetuar në kokë të djalit të vet , oficer i sigurimit shtetëror në Beograd, që t’ua nxirrte me thikë zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre që ishin fshehur në bodrume të “ Kodrës së Diellit” për t’i ikur mordjes që i ndiqte…

Ata kishin thenë se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siç nuk ka liri as Kosova , por liri do të ketë tërë toka jonë kur shkëputet hapi i vallës së përbashkët i Pitonit të Karpateve dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë…

Kukudhi e shikoj në sy Pitonin , që të du urdhëruan që të vriten ose të kapen të gjallë djemtë e nënë Ajkunës nga Duboviku…

Kur i shtohet gjëma lagjës Gjemëmadhe jo vetëm që na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia. Mbi fatkeqësinë e këtyre të të krisurëve bëjmë lumturinë tonë,

tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti përfundimisht ke hequr dorë nga rrënja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi një cigare që e mbante në gojë.

Është një nder i madh që ma bëtë , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe më shumë sytë…

Në një nga bodrumet e “Kodrës së Diellit” kemi vrarë dy shqiptarë që nuk i gëzoheshin ardhjes sonë në Kosovë , por e mallkonin këtë ardhje e harronin se para se të vijmë ne ,kishte ardhur në Kosovë i Shejti ynë , kishte ndërtuar edhe manastire…

Shqiptarët ishin ata,thoshin ata që i vranë ,që i ruajtën kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonë të maleve që e trashëguam nga Leka…

Leka na ka mësuar që të mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janë të huaja. Këtë virtyt të shqiptarëve e shfrytëzuan për qëllime tona siç i shfrytëzuan edhe fisheket që i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…Do t’i vrasim djemë e Ajkunës,tha kryekukudhi dhe fshiu sytë më një faculetë,por prapë sytë e tij kishin xëx.Ju mjegulluan sytë edhe Pitoni me mjekrën hark…

-Të gjithë pas tyre-urdëroi Pitoni.Policët e veshur më rroba të kaltra,ushtarët më rrba laramane dhe hetuesit më rroba të ndryshme u shpërndanë si gjarpërinjtë në Prishtinë…

Një vijë ujë në lagjën “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhën djemve të nënë Ajklunës. Ata e kapërcejnë vijën e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolën në lagjen e “Plepave”…

Nën kubenë e madhe të një shtëpie kishte qëlluar e hapur një derë e hekurt.

-Të hyjmë në këtë shtëpi,tha Liridoni.

Ata u bënë ujë nën strehën e shtëpisë. Shtëpia në fillim dukej e shkretë,por ajo nuk kishte qenë e tillë:në një dhomë të saj dukej një dritë. Hëna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retë.Ishin re të holla,por e mbulonin.Kurrë hëna s’kishte qenë më e venitur…

E kishte trupin e plotë,por retë e holla prap përplaseshin mbi te. Do të ndërroj moti,tha Liridoni.

T’u kujtuan fjalët e babait,tha Albani dhe mbështeti edhe më shumë trupin për muri.

Në dhomën me dritë , tha Liridoni duket një njeri. Paska flokë të gjata tha Alban i,mbi suprinë të tavolinës së tij po shoh shumë libra…

Hëna e venitur kishte sy për të parë lëvizjet e atyre që ndiqnin Liridonin dhe Albanin.

Ajo shihte edhe një mori qensh që shkonin herë pas herë pas ose para policëve.

Nuk dihej se kush printe në ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…

…Plepat ishin shtrirë si një hije e gjatë mbi çatinë e shtëpisë,me derë të hekurt.

Një erë e lehtë i prekte perdet e dhomës me dritë. Dhomat e tjera ishin të errësuara…

Njeriu që lëxonte në këtë natë ishte gazetar i “Rilindjes”…

Suprina e tavolinës së tij ishte e mbushur me libra të botuara në Vjenë dhe Paris…

Kishte edhe libra të Tiranës , ballinat e të cilave ua kishte ndërruar,i kishte mbështjellë me ballina të librave të shtëpive të huaja…



Një pëllumb u shkëput nga degët e plepit. Pëllumbi përgjaku një pjesë të xhamit të dritarës. Ai e kishte parë dritën e ndezur në dhomë. Pëllumbi u mbështet në parmak të dritarës,gjëmonte. Sado që gjëma e tij ishte e vockël,njeriu që lëxonte në këtë natë e dëgjoi. E mbylli më rrëmbim librin”Në luginën e Siera Altës” të Maria Alise Barozasë dhe iu afrua pëllumbit. E hapi dritarë , pëllumbin e vuri mbi libër. Pahetueshëm pëllumbi e mbuloi titullin e librit ,por në këtë natë po hapej një libër tjetër.

Liridoni dhe Albani edhe më shumë iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parë pëllumbin që kishte rënë nga dega , secili në mënyrën e vet shikonte edhe vdekjen e vet…

Njeriu që donte ta shpëtonte pëllumbin dëgjoi frymëmarrjen e dy njerëzve.

Doli nga dhoma, le të më qëllojnë edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehës së shtëpisë…

Jeni të plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu që të dy,vrapoi për të mbyllur derën e hekur t, tre veta shikonin një pëllumb që kishte derdhur edhe pak gjak mbi libër.

Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por ,si të shpëtojmë pëllumbin…

Albani preu një pjesë të këmishës së vet, ia lidhi këmbën pëllumbit…

Ai u struk në shtrat, e ngriti pakëz kokën , sikur donte të tregonte se do të shpëtojë…

Ikëm nga vdekja… O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim së shtëpia ku banon ti do t’ia rrëmbejë vdekjes shpatën. Rastësia është vetë mbretëri , unë hapa dritarën për të shpëtuar pëllumbin e shpëtova Liridonin dhe Albanin.



…Hëna e venitur, megjithatë kishte më shumë dritë se qiriu që digjej pranë librave të Gani Lubeniqit …

Qiriu ishte ngulur në një filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura të çuditshme edhe në muri.

Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritë elektrike…

…Sytë e Liridonit herë drejtoheshin nga pëllumbi,herë nga një libër që kishte një ballinë të çuditshme.Në atë ballinë dukej si po kafshonte diellin kulçedra.

Të çuditshëm janë këta piktorët tanë,disa prej tyre edhe të sëmurë shpirtërisht janë,po si është e mundur që kulçedra ta kafshojë diellin,lemëritës duhet të jetë edhe libri.

Mos u nxito…

Liridon,ballina e këtij libri fsheh të kundërten,para rrezeve të diellit shtrihet çdo kulçedër.Këtë libër e ka botuar Tirana. Bën fjalë për përiudhën tonë…

Libri tregon se ilirët dikur e sundonin tërë bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavët ia kanë marrë edhe Ulqinin…

Ka ikur ajka e kombit përtej deti,kur vdiq Skënderbeu iku ajka jonë. Ajo do të kthehet,tha Albani dhe pyeti.

-Po ballina?

Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,është marrë nga një libër i huaj për të mbuluar kështu të bukurën ,me të shëmtuarën ,mos të ma hetojnë kukudhet…

Po kukudhët kanë filluar edhe të heqin dorë nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gëzohen edhe më shumë kur arrijnë të flasin në gjuhën e mëhallës që i ka rritur dhe përdorin fjalë të huaja sllave,turke dhe rome…

Një kukudh i tillë qëlloi një ditë me shkumës shkronjën (Ë)…S’na duhet kjo shkronjë, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu në sy…Ai ia mbylli prapa syrin, do të thotë ai i

dha urdhër të fshehtë që t’i godisë edhe tridhjetë e pesë shkronja të tjera.

-Qëllojnë shkronjat tona, të Manastirit-tha Albani…

-Shigjetojnë sytë tanë,-tha Liridoni.

Gani Lubeniqi iu afrua pëllumbit të plagosur , e përëdheli në gushë , e afroi , pranë zemrës , e përkdheli prapë , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtë…

Dhoma ishte e ngrohtë…Liridoni hapi dritarën,por e mbylli prap më rrëmbim.

Ajri i ftohët i natës hyri në dhomë duke i gufuar perdet…

Perdet u qetësuan , por Liridonit iu shtua shqetësimi.

Ata që kanë ardhur nga Karpatë t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonë në këmbët e tyre me gishtërinj të mëdhenj,por qëlluan servilët dhe kameleonet politik që hynë, në valle,me ta ; kësaj valleje duhet t’i dridhet dheu nën këmbë…

Mjaft duruam robërinë,-ngriti zërin Albani,por Gani Lubeniqi me të drejtë kërkoi që të ketë qetësi…

Nata i shton kukudhët,tha ai,dhe shikoi prapë në dritare…



…Një flutur e bardhë kishte hyrë pahetueshëm në dhomë.

Flutura e kishte formën e zemrës.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrën e vet.

Ishte e kujdesshme që të mos i prek krahët në atë flakë tepër të vockël,ngase,mund të ishte vdekjeprurëse për një flutur në formë të zemrës.

…Ndjekësit e Liridonit dhe Albanit e merrnin në lidhje telefonike Pejën,Deçanin,Gjakovën, Beogradin…

Nëse i zini të gjallë,urdhëronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinës, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, që ta lidhnin Liridonin dhe Albanin, dhe ashtu të lidhur t’i pushkatonin në kufi.

Pastaj ngritën zërin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci që t’ia dërgojmë një notë të rreptë Tiranës “së ushtarët tuaj kanë vrarë dy qytetarë tanë”…

Dy qytetarë tanë foli me cinizëm Pitoni dhe ndezi edhe më shumë dritën e baterisë…

Xhipi i tij u nis drejt lagjës ku është një fabrikë e moçme e tjegullave. Në atë lagje ka vetëm shqiptarë,tha ai, atje do të jenë fshehur.

Liridoni me Albanin ndezen nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanë shumë thellë…


Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tëe Nemuna. terri ishte bërë më i dendur në Prishtinë, por agimi nuk ishte larg.

Liridoni dhe Albani i thanë Gani Lubeniqit se duhet të largohën nga shtëpia ku banonte ai para se të lindë Dielli.

Liridoni veshi një xhamadan të Gani Lubeniqit, ndërsa Albani një këmishë të tij…



Pëllumbi i plagosur shikonte si shtërngoheshin tri palë duar.Të dy vëllëzërit u futën nën degët e një bliri, zhurma e hekurave të derës nuk u dëgjua fare.

Gani Lubeniqi iu kthye pëllumbit të plagosur ,ai po e lëvizte kokën , ishte shenjë e mirë se ai edhe pakëz e do t’i lëvizë edhe krahët. E priste qielli pëllumbin e plagosur, por cila udhë i priste dy vëllëzërit nga Duboviku nuk i dinte as nëna e tyre Ajkunë…



(Pjese nga romani "Vrasesit e liridoneve",Prishtine,1996)

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...