Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/23

BURRAT VDESIN NË MARS





MIGENA ARLLATI

BURRAT VDESIN NË MARS


Moti këndohet “Kënga e marsit” këtyre anëve,
se marsi dhe pranvera vijnë bashkë me të kuqen e gjakut,
nuk rreshtin minatorët, studentët e punëtorët
Kosova ka plot njerëz që i dalin zot.

Turma dridh malet, kërkon “Liri-Demokraci”,
“Kosova Republikë” thërret një popull i tërë,
nuk ka pranga që dëshirën për liri të prangosë
pëllumbat e bardhë ndjellin veç paqe dhe shpresë.

Por hija e zezë shtrihet mbi krena
hesht burri i dheut, fjalën ia mori qielli,
me zërin e jetës kënga e vdekjes jehoi
me gërma të arta historia emrin lart ia përjetësoi.

Ngrehu o Ismet Qorraj hej trim
se burrat kanë prapë luftë për të bërë,
i duhen Kosovës djemtë në ballë
trima me këmishë që ka ba veç nji nanë.

E morën një pas një plumbat
siç vriten trimat në kraharuar tej për tej,
e shpuan ndër deje, gjaku flamurin vërshoi
mbi krahë shqiponjash në historinë e re parakaloi.

Plumbat dhe pëllumbat shkojnë e vijnë në ajër
të parët marrin jetë, të dytët parandjejnë lirinë,
se liria pa plumba për shqiptarët qenka e vështirë
me këngë në gojë vdesin këta bij.

Dhe marsi ja ku vjen prapë mes nesh
toka mbushur lule, mbjellë me dëshmorë,
një jetë që kishin e dhanë për ne,

djemtë më të mirë lulegjak mbeten prore!

Në shpirtin tim ende loton edhe loti (Poemë për Ismet Qorrajn,dëshmor)


Image result for gani xhafolli

Nga Gani Xhafolli

Në shpirtin tim ende loton edhe loti

(Poemë për Ismet Qorrajn,dëshmor)

Motra e tij më tha një ditë me bore
Kur u vra vëllau im Ismeti
Zemrën time e mbuloi loti…
Pranverë pa lule ishte marsi
Nënëlokja  ja puthi plagën
Babë Avdiu ja puthi dorën
Në Çarrabreg
Pesë motrat ja puthën Flamurin
Mbi fytyrë
Nipi ,në një cope Guri e nisi poemën
Ismeti shumë e donte Lirinë
Shpeshëherë ka pije ujë
Në Malajt të Rugovës
Tek kroni I Xhemë Sadrisë
E donte një vajzë nga Kosova
Të bukur si Hana…
***
Nana Zade deri në vdekje të saj
Ja ruante unazën
Me shqiponjë
Kur u vra ishte 21 vjeç
Mbi Deçan kishte shumë sorra të zeza djhe
Korba.
II
Një natë motra e Madhe u tha
Yjeve
Ismeti shumë e donte Shqipërinë
Dhe Krujen e Gjergjit
Shumë e urrente Kalin e Trojës
Shumë e donte Toplicën dhe Mollën e Kuqe
Në njerën veshkë I ridhte Drini I Bardhë
E në zemër kishte edhe Drinin e Zi
Hëna çdo natë ja puth Përmendoren
Që bëjnë dritë dhe Lulet
Loti I Nanës e shpon edhe Gurin
I thane edhe pemët
Nga Përmendorja e tij u shfaq
Një Dritë
Të nesërmen një ylber
Mbi Përmendore Dielli mori ma shumë bukuri
III
Me 28 mars ’89 të gjitha Pishat ishin
Të lagura në Deçan
Me 27  mars  ’89 u vra Sevdat Berisha në  Prishtinë
Shumë  copa Dielili ju këputeën Ilirisë
Shumë nana dëshmoresh I lagu loti I mërzisë
IV
Ismeti kur e përqafojë Nanë Zadën
Tha si Jusuf Gërvalla:
Nanë nuk ta due LOTIN
Edhe nëse vritem
Përqafoje një pemë në oborr
Në vend meje
Unë pa Diell nuk kthehem
Atdheut I duhet pushka
Jusuf Gërvalla u vra
Ismeti,Agimi,Salihu,Muja u vranë…

V
Thashë kur isha në Çarrabreg
Ismeti u bë pemë
Mbi degë pushon Dielli
Nuk di a ka diçka ma bukur
Lum Nana që ja fali Djalin Lirisë
I thashë Bjeshkëve të Çarrabregut
Një Yll duhet ta ketë emrin Ismet
E  Dielli emrin Adem
E Hëna emrin Marigonë
Atdheu mori bukuri edhe nga gjaku
Shumë Lule dhe shumë pemë ka Dardania
Motra K. e rritë një Lule Dritë
Në Velani
Përmendorëve u duhen Lule dhe Rreze
Edhe katër ushtarë i ka Nëna Zade e ndjerë
Më këmishë të Zemrave e veshin
Pranverën me Lule Gjaku
Dhe me Lule të Lirisë

Pranverë ,21 mars 2015

E Hana edhe  pesë  motra 

Buzëqeshje ylberi (I. Qorraj)





Nga Agim H. Berisha

Buzëqeshje ylberi


(I. Qorraj)
Malet kurrizdalë
Dhe me zjarrmi
Malet kishin plagë
Ç’dridhej
Shekulli hijerëndë
Nga zëri i lirisë
Ti
Shkëmb Dukagjini
Lulebozhure
Edhe një gjekëtimë
E Bjeshkëve të Nëmuna
Ti
Etje
Në buzët e stinëve

Kujtesë
Buzëqeshje ylberi
Në sytë tanë

Lulëkuqet e marsit

Aishe Qorraj


Lulëkuqet e marsit

(Ismet Qorraj)

Për Ty është nder të shkruaj,
Dy shkronja në shenjë kujtimi,
E vlerësuar ishte koha,
Trimi dallohej pikërisht aty.
Marsi na sjell dhembje,
Lirinë e njomur me gjak na kujton,
Duhet ta pyesim veten,
A ju dalim hakut ne që tani po e gëzojmë,
Juve që me gjak e shtruat rrugën,
Lulëkuqe të marsit.
A të kujtojmë rininë tuaj,
A t’i vajtojmë plagët e trupit,
A të krenohem me vigjilencën tuaj
Për Ty meteor  i pashuar
Lavdia e kombit jeni ju vet,
Martir – hero pusho i qetë,

Pluhuri i harresës mbi varrin tënd kurrë nuk do të bjerë!!!

NË CILIN VARG MBETEM FLAKË DIELLI(Në përjetim të lirisë,atdhetarit-Ismet Avdi Qorraj)



Agim Desku

Agim DESKU


NË CILIN VARG MBETEM FLAKË DIELLI

(Në përjetim të lirisë,atdhetarit-Ismet Avdi Qorraj)

Se do më çmëndë kjo krismë djallësh
Nuk di të zë kohën që më ikën si marramendje
Tokës i vie erë mëkatësh si dje dhe sot.

Askush nuk më flet sikur jam vet i vërbër
Më denojnë kujtimet që kurr nuk i harrova
Dhe sa herë flas me zotin tim kam ledhatime
Engjëjsh.

Këtu dëgjoj këngë trupi të dhembjeve mijëvjeqare
Shfletoj historinë dhe askush nuk di udhën e bashkimit
Dje më vranë mëkatin që e shava botën e flliqur
Së ma ndyti shpirtin dhe emrit mi bëri gjyq Hage.

Nuk kam menduar kurr të jem e vetmja fytyrë engjëlli
Bota deshti të çmendet nga bukuria e shqipve të gjakut tim.

Ah,edhe djajët kanë fillue kacafytjen dhemb për dhemb me mua
Çfarë faj kam pse linda njeri në dheun tim pellazg
Pse vargu im ngritet dhe mbetet flakë dielli për liri.

Sonte jam me fat se më thyhen gotat copë e grimë
Dhe mëkatët e jetës nuk rrijnë asnjë ditë me mua
Ku të marr edhe një buzëqeshje hëne
Të ngritëm dhe të ngriti dolli për  varg ylli.

Sontë lidha bast të të shkruaj vetëm një varg poeti
Të kujtoj Purgatorin ,eh,besa edhe Ferrin e Dantes
Dhe në hyjni vet u shndërrova bashkë me vargun tim
Të dytë u bëmë për ty flakë dielli.


Më.21.03.2015

Një shqipe mbi Deçan(Balada-Kujtim për dëshmorin Ismet Qorraj)



Nga Rajmonda Maleçka

Një shqipe mbi Deçan

Balada-Kujtim për dëshmorin Ismet Qorraj

Vrapon dritë e shekujve e ndalet në sytë e djaloshit,
Dritë nëpër gjëmime, dhimbje, lindje e deka që pa,
Në parzmën e ballit ku ndrin krenari e besë e burrit,
Dritën e ndritshme të shekujve djaloshit Ismet Qorraj ia dha.

Vrapojnë luftëtarët e shekujve e ndalin në dashurinë e djalit,
Luftëtarë që zbrapsën ushtri, hasëm e tundën Perandori,
S’e ndalon ardhacak a diktaturë atdhedashurinë në zemër me e ndry,
Se Njizetë e një shekujt shqiptarë mbi shpinë i ka ai.

E andrra e lirisë u bë fytyrë e bukur djaloshare,
21 vjeçare në jetë të jetëve fytyra e djalit, trojeve do të mbesë,
Do të shkojnë e vijnë brezat, e malet do të thinjën nga motet,
Ismet Qorraj në rini të tij të ardhmen do të presë.


Nëpër odat e Deçanit gjithmonë do të kuvendojnë burrëria,
Djelmëria e lirisë do ta ndrijë fytyrën e tyre në çdo mot,
Ismet Qorraj bukur i ka lidhë kohët e trimave në 21 vite jetë,
Është bërë istikam, asnjë pushtues nuk e mposht dot.

Nëpër çdo stinë bëhet diell lirie rinia e djaloshit,
Thinjë në flokët e nanave, dhimbë tek motrat e Deçanit,
Si gurët e zgjedhur për kullën po mblidhen kangët, kujtimet,
N’fjalë e besë burrërie me ia pa jetën luftëtarit.


Sa t’jetë jeta yll i mëngjeseve në dritaret e Deçanit,
Sa t’jetë liria n’karvanin e trimërisë ai prijatarë,
Sa t’ketë shqipe në bjeshkët e Kosovës e shqiptarisë,
Ismet Qorraj n’rreze drite petkat e shtatit i ka varë…


Është e bukur rini e përjetshme, pa rudhë në ballë e flokë thinjë,
Vetëm nënëmadhja liri këto djem e vajza mund t’i lindë,
Siç don atdheu forcë e vrullë djaloshare me u mbajtë në këmbë,
Dhe karvanet e historisë me luftëtarë, në udhë don rininë.

Tiranë, më 23.03.2015


Rajmonda Bujar Maleçka lindi në Tiranë më 11 mars 1970.

Shkollën fillore (1977-1985) si dhe Shkollën e mesme të përgjithshme( 1985-1989), si dhe fakultetin për Gjuhë -Letërsi dhe Gazetari e kreu në Tiranë.Ndërsa Akademinë Diplomatike Shqiptare( kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci),kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash .

Punojë si -Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...,ishte Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi” (1998 ),aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë-(1998),luftëtare e UÇK-së(1998).Ajo bashkë me babin z.Bujar Maleçka ishte korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.

Pas luftës së Kosvës ishte e angazhuar në TMK (Zona e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë(1999) si dhe redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë(1999).
Në periudhën prej 04.04.2005 deri me datën 04.04.2006 ishte e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur në burg së bashku me babain e saj Bujar Maleçka).

Kontribute intelektuale dhe publiçistike:

1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998
2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998
3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000
4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001
5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200
6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004
7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005
8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 200
9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007
10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008
11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010
12.-Mbollën gjak, mbijnë këngë, baladë për 383 dëshmorë të Kombit, botuar në vitin 2013
13-Safet Peci-Boletini dy herë i pavdekshëm, botuar në vitin 2013
14-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.

Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme

1. Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001

2. Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003
3. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004
4. Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.
5. Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së
6. Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006
Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.
7. Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006
8. Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së
9. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.
10. Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.
11. Nga Fototeka e Malesise se Tuzit, me dt.17.11 2012, Mirenjohje-me motivacionin “Për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave Historike dhe Etnografike të Malësisë së Madhë të Tuzit”.
12. Bashkia e Peshkopise, më dt.21.11.2012 -Dhenien e Titullit “Nderi i Qytetit” me motivacionin: “Per pjesemarrje ne Luften Çlirimtare ne Kosove e Maqedoni, per perjetesimin e ketyre luftrave ne veprat e saj, publiçistike e poetike”

13.Radio Ilirida-Itali, më 13.02.2014, Mirënjohje, në shenjë të falenderimit
për bashkëpunim të frytshëm korrekt me Radio Iliridën si dhe për kontribut të veçantë në çështjen kombëtare.


14.OVL-të UÇK-së, SHIL-të UÇK-së, SHFD-të UÇK-së-Rahovec, më 14.02.2014, në kuadër të Përvjetorit të gjashtë të Pavarësisë së Kosovës ndan Mirënjohje, për bashkëluftëtaren, publiçisten, poeten-Rajmonda Maleçka, për kontributin dje në luftë dhe sot për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të UÇK-së.

15.Nga bashkëluftëtarët e tri luftrave, në Skënderaj, më 14.02.2014, Mirënjohje, me motivacionin “Shqipëria Etnike”


16.Republika e Kosovës, Komuna e Skënderaj, Drejtoria për Kulturë-Rini dhe Sport, më 14.02.2014, me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndan Mirënjohje, për kontributin e dhënë në pasqyrimin me përkushtim të veprës së dëshmorëve të UÇK-së.

17.Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut-Tropojë, më 17.02.2014, ndan Mirënjohje me motivacionin:-“Si luftëtare e denjë. Për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve Shqipëtare”.

18.Republika e Kosovës, Komuna e Vitisë, Drejtoria për Kulturë-Rini dhe Sport, më 22.03.2014, Falenderim, për kontributin dhe paraqitje të suksesshme në krijimtarinë letrare në kuadër të manifestimit tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” 2014.

19.Nga Veteranët e UÇK-së, të fshatit Kotlinë-Kaçanik, më 24.03.2014, Mirënjohje, për kontributin e dhënë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

20. Këshilli Inicues për themelimin e Komunës së Komoranit, më 22.05.2014, Mirënjohje, për kontributin e dhënë si pjestare e luftës së UÇK-së, për lobimin e shpalljes se Komoranit Komunë si dhe ndihmën e dhënë në furnizimin më libra të biblotekës së Komoranit.

21.Familja e dëshmorit të Kombit-Safet Boletini-Komandant Tigri, Mitrovicë, më 31.05.2014, ndan Mirënjohje-Për kontributin e dhënë.

22.Nga bshkëluftëtarët Mitrovicë, më 31.05.2014, Mirënjohje- nën Shqiponjë-me siglën –RAJMONDA UÇK.

23. OJQ-PROKULT- “Festivali Kombëtar i Letërsisë për të rinj”, Podujevë-më, 20.08.2014, Mirënjohje- Rajmonda Maleçka-Shkrimtare.


24.Shoqata e Familjeve të dëshmorëve Besianë, më 20.08.2014, Mirënjohje, për kontributin e dhënë veprës së Dëshmorëve të Kombit.


25. OJQ “Common Aim”-Rogovë- më 27.11.2014, Mirënjohje-Si shënjë nderimi për ditën e Flamurit dhe për kontribut të veçantë në pjesmarrjen e koncertit të organizuar për rastin e festës së Flamurit në Rogovë të Hasit

26.Produksioni ARTUNIVERSAL, Prishtinë, më 28.11.2014, Falenderim- për nder të festës së Nëntorit-Për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të Kombit në vargje.

27.Shoqëria Kulturore Artistike Komorani, Komoran, më, 26.11.2014, -Mirënjohje - për nder të festës së Nëntorit, për kontributin dhe ruajtjen e vlerave te folklorit.

28.Komuna Fushë-Çidhën, më dt.24.12.2014-Dhënien e Titullit “Nderi i Komunës” me motivacionin: “Për pjesëmarrjen e saj aktive në radhët e UÇK-së, në Kosovë, UÇPMB(Preshevë-Medvegjë-Bujanoc), UÇK(Ushtria Çlirimtare Kombëtare), në Maqedoni për çlirimin e trojeve nga pushtuesi serbo-sllav dhe përjetesimin e ketyre luftrave në veprat e saj, publiçistike e poetike

DO TË ISHA BËRË NUSE NË CARRABREG...

Nga Fera Krasniqi


Kur isha në gjimnaz

një shoqe e klasës

e XI-ta 4

Tha

po të ishte gjallë I.Q  (1)

do të isha bërë nuse në Carrabreg

ja kisha puthë unazën çdo ditë

si Xhulieta-Romeut
ka qenë i bukur si mali

ka qenë i bukur si deti

dasmën e kisha bërë në Prizren

ishim fotografuar tek Shtëpia e Lidhjes

dy djem dhe dy vajza ja kisha rritë

në zemer

dritë i kishin bërë Ilirisë.


1)Ismet Qorraj i vrarë në demostratat e Deçanit para 26 vjetëve

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...