Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/24

SHKRONJA I. E VIZATUAR (Ismet Qorrajt)



Shahbaze VISHAJ-GRAJÇEVCI

SHKRONJA I. E VIZATUAR

(Ismet Qorrajt)

Ismetin shpesh e ëndrrojmë
Në malet e Pashtrikut
Duke luftuar fyta-fyt me ujq
Atje te Guri i kufirit
Lisat pikojnë gjak
E rrezja e lirisë
Ka shkrirë Borën shekullore
Nëna çdo natë në oborr flet me hënën
Loti i saj bashkohet
me pikëllimin e hënës dhe yllit
Të cilët në çdo gurë
E ndriçojnë fjalën liri
Nën hijen e Kumbullës së vjetër
Nëna e gjyshja pushojnë
E kanë kujtim nga djali
Që ia vranë në demonstrata
Në trup të saj është vizatuar shkronja I.
Kur u nis për në demonstratë
Te Kumbulla e përqafoi fort
Nga ajo ditë frutat pikojnë lot
Sot kudo sytë e saj
Kërkojnë hijen tënde
E në dhomën e gjumit të pret babai
Ku kujtimet për ty i janë shëndrruar
Në lotore ngashërrimi
Ndërsa nëna e dëshpëruar
Ende kërkon ilaç
Për zemrën e copëtuar


Shahbaze Vishaj Grajçevci (Pejë, 27.6.1963), ka kryer stu­­dimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Uni­­ver­sitetin e Pri­shtinës. Punon në Shko­llën e Mesme të Ulët: ''Hasan Prishtina'', në Milloshevë - Kastriot. Për punën edukati­vo-arsimore për një çerek shekulli si pe­dagoge e gjuhës dhe e letërsisë shqi­pe ka marrë disa mi­rë­­njohjeje në mesin e të ci­lave edhe atë ’’Mësim­dhënës i da­llu­ar’’.
Me shkrime filloi të merret qysh si nxë­nëse e shkollës fillore. Botoi në ga­zeta dhe re­vista që dalin te ne, Shqipëri dhe Ma­qedo­ni. Është laureate e shu­më shpër­bli­me­ve letrare. Shkruan poezi e prozë për fëmijë dhe të rri­tur, si dhe kritikë letrare, ese, publicis­tikë etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrim­ta­rë­ve të Kosovës, si dhe anëtare e redaksisë së revistës letrare për fëmijë ’’Pionieri’’.
Deri më tash ka botuar këto vepra let­rare: ’’She­një dhe vragë’’ 2000, (poezi për të rritur); ’’Shtjellë dhe vurratë’’ 2004, (poezi për të rri­tur); ’’Shend e verë’’ 2006, (poezi për fëmijë); ’’Shiu i harresës’’ 2007, (poezi për të rri­tur); ’’Shtrezë në ve­tulla’’ 2010, (poezi për të rri­tur); ’’Shegë vje­shte” 2010, (poezi për fëmijë); ’’Shtatori me vio­linë’’ 2010, (tregime për fë­mijë); “Shtigje va­shërie” 2011, (roman për të rritur); “Shfletim vep­rash” 2011, (kri­tika let­rare); “Shpalim vlerash” 2011, (kritika letra­re); “Letërsia si art dhe inter­pretim poetik” (me H. Hasanin) 2011.
Libri me poezi për fëmijë “Shporta me vi­sh­nje” është li­bri më i ri dhe i dymbëdhjeti me radhë i kësaj autoreje.Shahbaze Vishaj Grajçevci jeton dhe vepron në Pri­­­­shtinë.

ZȄRI I TIJ (Ismet Qorrajt)






Isuf GRAJÇEVCI

ZȄRI I TIJ

(Ismet Qorrajt)

Sa herë vjen marsi
Pranvera mbushet pikëllim
Për ty shkëmbgraniti
Ata që t’i prangosen shkronjat
E ta vranë diturinë
Të goditën tinëzisht
Atë ditë pranvere
U tundën bjeshkët
U dremit Bistrica
Kur trupin tënd
E kafshoi dorë e krimit
Tym i zi e mbuloi qiellin
E lulet pikuan gjak
Zë i atdheut jehoi
Vendi është në tym e flakë
Ta mbrojmë atë të gjithë bashkë
S’tu tremb syri o zog petriti
Zëri yt në male buçiti
N’demonstratë të gjithë tok
Robëria s’duron lot
Sot për ty thurim vargje
Krenaria jonë kombëtare



Isuf Grajçevci u lind më 12 korrik të vitit 1948 në fshatin Hade, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme dhe shkollimin e mëtejmë e vazhdoi në Prishtinë. Rrjedh nga një familje patriotike. Me shkrime filloi te merret qysh si nxënës i shkollës fillore, kurse punimet e tij herë pas here janë botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik. Në ndërkohë bëri ndërprerje për shkaqe te ndryshme. Punoi si korrektor në Gazetën Zyrtare të ish Jugosllavisë, në Redaksinë e gjuhës shqipe dhe në Enciklopedinë e ish Jugosllavisë - në Redaksinë e gjuhës shqipe në Prishtinë. Një kohë punoi në ish Bankën e Lubjanës deri sa u largua me dhunë nga puna dhe, u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje punoi dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqiptare. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai me shumë bashkatdhetarë ndihmoi luftën për çlirimin e Kosovës. Një kohë punoi përkthyes i gjuhës angleze në UN. Në vitin 1996 u bë anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave në New York. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në New York dhe është anëtar nderi i Shoqatës “Atlantiku”, po në New York. Që nga viti i kaluar është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot.Tani jeton e vepron në Prishtinë dhe SHBA.
Në vitin 2008, botoi përmbledhjen e parë me poezi “Hapat e tu në mote’’ dhe “Gjurmë mergimtari” në vitin 2010.

RRUGËN TËNDE(Ismet Qorraj)



Linditë Ramushi Dushku 


RRUGËN TËNDE



Mes dhimbjeve të kohës së fjetur
s'kish si fle shpirti
që ndjek ëndrrën e përtejme të lirisë
atëherë kur dritat shuheshin mbi terracat e shtëpive
e loja e fëmijeve ngazëllente erërave të kohës.

Çfarë mund të ndizte mes vërshimeve
rrugën që more
se ish më e madhe
se sa aroma e trupit që mbeti në shtëpi
dhe sytë që do të lotonin për ty
...por kjo ish më e madhe se cdo gjë
më e brishtë se brishtësia
më e pastër se vet amshimi që preku ballin tënd
cfarë mund të ndalte tjetër rrugën që more
ti mes zjarrit të luftës
tani që lutemi ta shijosh
ti mes plumbit të shtypur
e zemrat tona me mallin prush.

Ti paske fjetur tani
dhe ç'mund të të kendoj
mbi lulet tua siper rilindjes
ke prekur dritën e madhe të diellit
që sot të ngroh ditët tona.





Linditë Ramushi Dushku u lind më 18.12.1984 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji. Në vitin 2006 u transferua në Universitetin e Prishtinës, ku edhe vazhdoi studimet. Lindita është e martuar dhe ka një vajzë. Për momentin jeton dhe vepron në Shkup bashkë me bashkëshortin dhe vajzën.

Përmbledhjen e parë me poezi e nxori në qershor të vitit 2004, me titull "Mos Hesht", botuar nga shtëpia botuese "Ura". vëllimi i dytë i saj me poezi, i titulluar "Me sytë e ëndjes", shtëpia botuese "Beqir Musliu" në Gjilan, 2012.

Çmimi i dytë në poezi, në festivalin e poezisë, "Takimet e Poeteshave Shqiptare 2011",Vushtrri. Vendi i parë " Poezia më e mirë e botuar në filolet", Zvicërr, 2012. E shpërblyer me mirënjohje " Poete e vitit", nga Kuvendi komunal, Drejtorati për Kulturë Rini e Sport, Gjilan 2012. Çmimi i dytë në poezi në konkursin anonim letrar "Flaka e janarit " 2013.
Autore e shume shkrimeve eseistike, psikoanalize mbi vargun poetik per autor te ndryshem, shkrime te botuara ne gazeta dhe portale te ndryshme ditore, telegraf, xl.pres.tv, 2l.online, rajoniprees, fjala e lire, zemra shqiptare, etj...


E përfshirë në këto antologji: "Lotët e virgjër", botuar në Londër nga shkrimtari Fatmir Terziudhe autori tjeter Agim Mato, botuar nga "APCO" 2012, "Ama e dheut", Shtëpia botuese "Beqir Musliu", 2012, "Parnasi me aromë gjilani", shtëpia botuese "Beqir Musliu", 2012, antologji me poezi shqipe "Poesie albanaises" përkthyer nga Vasil Çapeqi , adaptuar në gjuhën frenge Francis Chenot, ShB "Le tailis Pre" , Belgjikë 2012, "Fjala poetike" 2013(antologji e poezisë shqipe në Kosovë), botuar nga Ballkan press, antologji cila është botuar në 4 gjuhë të huaja.

Linditë Ramushi Dushku: PUTHJE BUZË PRUSHI


         Lindita Ramushi-Dushku, Psikologe , poete.....(Poezia vargëzim fjalësh nga shpirti! )



Duke e ditur se debati është një formë e komunikimit ënë mes tëvdy apo më shumë palëve, i cili ka për qëllim a detyrë të ndryshojë, zgjidhë apo dhe të jep informacione dhe të jep përvoja që s’ i kemi njohur. Ai duhet të jet i mbushur me fakte dhe argumente të cilat e bëjnë të mundur që palët të binden me një fakt a fenomen, apo edhe të ndryshojnë bindje. Në fund pritet që palet do të arrijnë të kapin[ thelbin e çështjes.

Se sa debatohet me argumente ndër shqiptarët, gjegjësisht në Kosove, gjithëherë do t’i referohesha debateve politike që mendoj se ato do mbushin hapësirën mediale në Kosovë. Kjo për shkak se jemi akoma shtet në zhvillim. Për faktin se po i zhvillojmë aftesitë e të mbajturit shtet, jo se politika ska qenë pjese e debateve edhe më herët. Të kthehemi te pjesa kryesore e këtij shkrimi, se sa debatohet me argumente ndër ne. Spektri dhe aktorët politik janë mësuar të japin “konferenca” nëpër studio debatimi kjo për faktin se gjithëherë aseti politik kerkon që të jet në qendër të ndodhive duke dal ai fitimtari i planeve për suksese. Për këtë shkak ata nuk arrijnë të jenë debatues të përshtatshëm që para pales të dalin të kjartë për problematiken që diskutohet. Nuk ka debat të mirefilltë asnjeherë në mbledhje të tilla kur secila palë synon vetëm të arrijë majën e diskutimit perkrah idesë që vëhet që në fillim të bisedës gjer në fund. Këto lloj debatesh zakonisht shëndërrohen në “seanca gjyqësore” ku njëra palë akuzon tjetrën vetëm me fjalën e thenë, dhe pala tjetër mbrohet me kundër akuzë, pa pasur diçka që vulosë njerën apo tjetrën zgjidhje.








Nga cila moshë keni filluar të shkruani?

- Gjithmonë kam qen e lidhur me shkrimet. Edhe atëherë kur akoma s’kam ditur shkrim e lexim, kam qen pasionante e tregimeve e përrallzave. Shpesh herë jam personalizuar me protagonistët e tyre, ndonjëherë edhe duke e imagjinaur veten si krijuese të tyre. Diku nga klasa e katërt kam filluar të hedh vargje të para. Por, poezinë e parë e kam shkruar gjatë klasës se pestë të fillores. Megjithëse ishte në poezi jo shumë e plotsuar në kontekstin e vargut të rregullt, ajo akoma mbetet në kujtesem time.




Në përpjekjet për të shkruar, për t`u përballur me botën e krijimit,kush të ka këshilluar, dhe nga kush e keni pasur dhe vazhdoni ta keni përkrahjen më të madhe ?

- Bota e shkrimeve është një hapsirë ku autori përveçse shkrien veten e tij duke vargëzuar shpirtin e tij mes vargjeve, është edhe një hapsirë ku i nevojiten shytës dhe përkrahës, njohës të artit të cilët edhe të japin frymëzime, të japin njohuri për rrugën e mëtejme. Si fillim, poezitë e para i kanë lexuar njerëzit në familjen time, kuptohet përkrahja e parë erdhi nga ta, pastaj nga mësuesit e lëndes së gjuhes shqipe, më vonë nga miq e mike të tjera shkrimtare. Gjithashtu përkrahja më e nevojshme dhe më e madhe tani më vjen nga njeriu i jetes time bashkëshorti im.

Një krijues, a duhet të lexoj pandërprerë?

- Leximi asnjëherë s’ka fund për një shkrimar. Është proces i cili të fut në lëvizje, vazhdimësi e njohjeve.

C`do të thotë për ty të qenit poete, çfarë është poezia për ty?

- Poete, hm… të jesh poete do të thotë të shkrish shpirtin, botën tënde përjetimin tënd, dashurinë, dëshirën, fatin, e çdo gjë tjetër që jeta të ka dhuruar si personazh në një mes. Poezia për mua nuk është vetëm një mendim i shprehur, është vet procesi i ndodhisë, është arti i të jetuarit të përditshmërisë, mitit e kultit. Poezia është jo vetëm një vargëzim fjalësh, poeti, shkrimtari është model lidhjeje mes asaj që shkruan dhe përjetimit.

A është arti i lindur te ty?

- Besoj se arti ka lindur tek mua, sepse unë atë e ndjej dhe jetoj me të.


Ç’gjë e konsideroni arritjen tuaj më të madhe?

- Arti është në vazhdimsi tek unë, jo vetëm poezia, por edhe shkrime të zhanrit esseistik e analitik ndonjëhërë. Arritje e imja është gjithëmonë në ecje.




- A jeni shpërblyer për krijimtarin tënde ?

- Jam shpërblyer disa herë, në konkurse të ndryshme anonime e të hapura. Disa nga çmimet janë nga konkursi anonim letrar, gjate festivalit tradicional “Flaka e janarit”, takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri, çmim për poezi ne vend të pare ne gazeta te ndryshme, nga Ministria e Kultures, çmimin i blerës në konkursin vjetor për libra të ri, nga Drejtoria për Kulturë rini e Sport si krijuesja e vitit, etj…
Përveç ketyre, jam pjesë e shumë antologjive poetike, si vendore dhe të përkthyera në gjuhë të huaja si frengjisht dhe anglisht



*********



TI PO RRITESH

Ti po rritesh çdo ditë
dhe sytë e tu shkëlqejnë
si dy margaritarë
të ruajtur thellësive të oqeanit blu.

Çdo ditë
fytyra jote e lëmuar dehë sytë tanë
duart e vogla që zgjat për përqafim
dhe përpëlitesh me gjuhë e buzë
të të degjoj zërin tënd që shkrinë akuj.

E vogla ime
ti çdo ditë rritesh në krahët e mi mbështetur
përkëdhelur flokëve të mi
kapur për duart e mia
ngjitur pas gjoksit tim
ti po rritesh bijë
duke lumturuar çdo gjë rreth nesh.


NJËMIJË E NJË NETË DASHURI

Ti erdhe
do të vije
edhe nëse ardhja do ish njëmijë vite larg
si njëmijë e një netët e princeshës
Shehrazad.

Ashtu si erdhe
në dyert e shtëpise sime
edhe pse pritja ime flen mbi supin tënd
athua,
do të vije
si ushtar i lagur
nga stina e qullosur
të me gjeje mua
poshtë urës ku u takua dashuria.

Ti me pushton tani
në njëmijë e një netët
kur trupat tanë vlojnë të njejtën deshirë
më pushton përtej ëndrrës
e njejta shije e dashurisë
ti me pushton
të dua duke më thënë
do të të puth duke më thënë
unë krejt dalldisur
të dehur të zhys në petkun e afshit tim
në njemijë e një netët e dashurisë.



RRËNJË DASHURIE

Athua jo
pata thënë!

Eh
dashuria i paska rrënjë
ditët e gjata dhe verën e rrushit të kuq
...sikur të të thoja edhe atëherë
kur netët ishin zbehur nga hijet e mallit
se gëllnjëku i dashurisë çenka shija jote
...athua se dinim
qysh atëhere dashuria u ngjizka nëpër kalendare
e buzengjitjet ishin pjalm i vluar.

Se tash thembrrat shkelin mbi tokë
duke ndjekur dy këmbë të vogla
dy sy të kthjelltë
e duart që zgjaten për përqafim dashurie
...athua sa e gjatë është rrënja e dashurisë
Unë
Ti
dhe nuri jonë i bukur.





TË THEM TË DUA

Stinët e mia dhe fryma jote
netëve pa hënë
rrëfimtaret e gufatjeve tona
kur rrije shtrirë mbi krahrorin tim
athua vjeshtat e arta dhe dimrat e bardhë
u bën kujtesa e dashurisë.

Ashtu të strukur rrenjosur bri njëri tjetrit
eshtrat ngjitur
trupin lëng e afsh
dhe puthjet zjarr
i kemi plaf te ngrohtë
...tamam atëhere kur më thua
atëherë kur të them
Të dua
më merr dhe njëherë si atëherë
më shtrydh dhe njëherë si përherë
sikur qershitë në vlimim vere.

Se stinët tona kishin ndrruar
e ndrrohen në një bosht
sikur duart tona që puthiten gjithë djersë
prap si atëherë dhe tani e gjithëherë
kur të them
kur më thua
Të dua.


KARVANËT E DASHURISË

Atëhere kur zemra merr krahë
varfanjake do ish larguar përherë
po mos të kthehej në agim
si lundërtare e palodhur
me karvanët e dashurisë
të shkrihem në afsh
se në këtë qytet
janë derdhur dashuritë rrugicave.

S'është se s'të njoh në naten e zjarreve
a zëri tingellimë mos të të jehoj
dhe t’i shijoj vijat e syve ngjyrë gri
por dije
dashuritë janë ngjizur furtunave
pllenuar si bimët nën driten e vakët
ashtu siç erdhëm ne me karvanët e dredhur
duke bredhur dritave të këtij qyteti.

...Dhe ti prap bredh...lodro epshit
e virgjerisë së hënës që na soditë me zili
tek ngjizim pjalmin rreth botës.

Këtej rrotull do të jem
sërish rendur me karvanet e dashurisë
pushtuar nga ty
rrugët dhe shiu.


PUTHJE BUZË PRUSHI

Do të liroj shpirtin vjeshtave të kuqrremta
të ta ndez zemrën si kandil
ashtu s'do kem kufij
ashtu do zhytem në përqafimet tua
përditë
përditë e perditë
se kur të njoha unë të thash
jam llavë
e jo zjarr që shuhet
ti vonë fillove ta kuptosh
se si vlohet e skuqet vera.

Atëherë
ti do të prekësh parmakët
dhe dimri do jet ëndërr e shkrirë
stinët me radhë
pushtuar butësisht nga ne të dy.

Atyre vjeshtave që pritja ish vegim
kur fletet binin asfaltit
bashkë me hapërimin tim
do të liroj dashurinë pas teje
dhe ti do përpëlitesh si petale lulesh ne diell
për një puthje buzë prushi.



DASHURI DIMRI

Se sytë e mi kishin parë
ndër ato thepa gjembash
dy vezullime
llavë
dhe afsh dashurie
sytë panë trendafilin e bardhë
qe lulezoi ditëve me kristale bore
trupi
këmbët
që shtegtojnë lagjeve të vjetra me gurë
kalojnë kaq vite e s'harrohen kurr.

Trëndafil prej bore
dashuri dimri.

Unë dhe fustani im
lazdruar nga era flutarake
rrotullohen trupit tënd
e shpirti di te puthet njësoj
si në çdo të ftohtë prej dimri.


E IMJA PJESË TJETËR...

...S'mund të më mungoj pjesa ime tjetër
se sytë më verbohen edhe kur perëndon dielli
edhe atëherë kur drita e tij humbet pas rruzullimit
s'bën të më mungoj ajo tjetra pjesë imja
pa pandehur mund të më vyshket nuri i nusërimit.

Aq zjarr ndezur mes dy trupave
që kullojnë djersët e kthjellta
mes shkëndijash fjalëve
mund të tretem
të tretem
se s'mund të më mungoj e imja pjesë tjetër.


MËNGJESET E DASHURISË

Mëngjeset e dashurisë
vijnë akoma pa çelur dita mirë
s'perëndojnë delirëve të dimrit tinzak
kështu si mëngjeset tona
që zvarritin minutat e orëve
gjitheherë është mëngjes.

I vonojmë dritat e agimit
sikur vjedhim çdo ditë një aureolë të spektrit diellor.

Se tash janë tri zemra
që gufojnë si trofe vezulluar
që flejn e zgjohen
si verë e vluar vjeshte.

Unë ti
Dhe vetja jonë
bashkuar në një tjetër dashuri
zgjojmë mëngjeset e dashurisë.


RROTULL NESH

Mund të shkrihemi rrotull syve të botës
duke hedhur tutje rrugët e perëndimit të kuq
duke mbledhur gjethet e stinës së verdhë
une dhe ti
të presim agimin e ditës
nën petkun e qiellit blu
t'i sodisim yjet tek bien poshtë.

Rrotull
rreth njëri tjetrit
si boshti i akrepave të orës
kur takohemi në tik-taket e kurdisjes
më perqafon
sikur toka driten e hënes netëve të dimrit.

Rrotullohemi
e rrotullohemi rreth njëri tjetrit
tani në vallzim sirenash thellsive të oqeanit.

Rreth botës mund të shkrihen mijëra puthje
mijëra fustane fluturuar me erën
që zhveshin këmbët e njoma
mijëra sy të ndezur
buzë të etura.

...si tonat fllade s'gjen askund e di..?

Rrotullohemi
dhe gjejmë çdo herë sytë e njëri tjetrit
të prekin dritën e perëndeshës së hyjit.




NGROHTËSI...

Stinët ishin të ftohta me radhë
si dimri i ngrirë
e pranvera e hershme me shi
tani dhe vjeshta ngrohet me duart tua të vogla
nga balli jot i lartë
mbi vetullat e drejta.
edhe vjeshta ngrohet
nga shikimi jot.

Sa të ngrohta janë ditët e stinës së erës
me ty që ndritë çdo ditë
ti që na jep ngrohtësi.



KUR BIE SHI...

Ç'do ish plantuar mes këmbësh
po të isha ky shi i vjeshtave
arratisur gushteve të prushta.

Prap dy sy të shkruar jeshil e zi
mu sikur vijat e liqenit heshtak.

Pos kësaj fytyre që dy brigje dogji
e s'iu hoq etja për prehër zjarri
se etja jote s'i ngjan ujit të kroit burimor
si avujt e vezuvias
kulluar filigran argjendi.

Këtej kur bie shi
veç ne të dy puqim trupat deri në asht ngjitje
kur bie shi...


Përgatiti:Flori Bruqi

Mendja e madhe është e zeza e të zot




Shkruan: Avdi Ibrahimi
 

 
Kam pare e takuar në jetën e përditshme njerëz me karaktere të ndryshme, por shpesh më ka rastisur të takoj njerëz me mendje të madhe. Sipas pikpamjës time mendjemadhësia është një fenomen që mund të dallohet fare qartë në gjeste të një mendjemadhi apo mendjemadhe, në të folur, dhe në mënyrën se si qëndron pranë një shoqërie. Kam lexuar shkrime të ndryshme nga e kaluara është mbase interesante se në kohërta e mëhershme sikur mendjemadhesi kane shfaqur vetëm të pasurit, se ata gjithnji e kanë ndier vetën se janë një shoqëri më e lartë nga të varfërit, por sot kjo shfaqje është shumë e rrezikshme, sepse kjo sëmundje shpirtërore njeriun mendjemadh e bënë t’i duket vetja se është më i dalluar se të tjerët në atë mes njerëzish ku ai jeton e punon, kujton  pse ka më shumë para, pse ka pozit shtetërore, mendon se është më i ditur, e ka më shumë force mbi të tjerët. Janë këto mbase arsyet, që ai kurrsesi nuk pranon të jetë i thjesht e të ndjejë keqardhje për të tjerët, për këtë ai nuk brengoset që më sjelljen e tij lëndon të tjerët.
 
Ky fenomen ligësie nuk duhej të ndodhte në asnjë rast nga raca njerëzore, sado e vogël të jetë ajo mendjemadhësi kujtoj se është një sëmundje patologjike e rrezikshme shoqërore dhe shkatërruese e shpirtit, ku nga një grimcë, sado e vogël të jetë, mjafton  që dale nga dale të gjejë terren të përshtatshëm për të livadhisur në shpirt, i cili mëpastaj mbizotërohet nga dëshirat shfrenuese të egoizmit e injorancës. Kjo dukuri negative mendjemadhësie pastaj kalon në vesin e njeriut, si dukuri e shëmtuar që përdorët si armë e të ligut e injorantit, e disa nga këta njerëz injorant mundohen ta paraqesin veten  me një madheshti qënuk e kanë, kjo tregon se ky tip njeriu është pa pike civilizimi e kulture, nuk e kanë vetëdijen e duhur, nuk kanë asfarë vizioni, njëkohësisht nuk është ashtu si paraqitet. Kjo formë aktruese është një lloj maskarade e paraqitjes së jashtme, për tu dukur se është i ngritur, edhe pse nuk posedon asfarë vlere, është tërësisht i papaërgaditur profesionalisht dhe nuk qonë asfarë peshe në shoqëri, por me anën e mendjemadhësisë mundohet të shfaqët kinse është dikushi, kinse është njëfarë faktori edhe ay.
 
Kështu më është krijuar përshtypja se mendjemadhi e ka të humbur aftësinë e të menduarit, e ka humbur aftësinë njohjës për të pasqyruar botën e realës, për të arsyetuar e gjykuar drejtë, ay ashtu siç njifet në shoqëri ashtu edhe mbetët, atij edhe kur ti vie pleqëria, plaket me një pale mend, mendjemadhi gjithnji mendon sit ë përfitoj nga të tjerët për vetën e tij. Kështu atij i është bërë mendja veri, thotë urtia jonë popullore, është trullosur fare, s’është fare në vete, i është rritur mendja, i duket vetja se ay është njëshi e s’ka më të tjerë?! Ay del mendje mbi mendje, po del mbi të gjithë, urdhëron gjitha ata që ka nën vete, po e bënë vetën sikur është më i zgjuari, por ata të gjorët që I servilosën këtij mendjemadhi të pamend, ndryshe u thuhet në zhargonin popullor, gjeti mendja mendjen, mendojnë se janë dikushi, si njëri si tjetri, mendojnë të përfitojnë, të zhvatin sa ma shumë për vetën e tyre aty ku gjejnë terren për të livadhisur, kështu atij mendjemadhit i ka hipur mendja në qiell, i është rritur aq shumë mendja si i duket vetja se është i pazëvënsueshëm, ay është aq shumë mendjemadh sa i duket vetja si narcisoid se vetëm ay është mbi këtë tokë e s’ka tjetër. Por unë i them këtij mendjemadhi e llaskucave të tij mendjemdhenjë, mbani mendjen, mos e humbasni! Ejani në vete! Ecni për toke, se mendja e madhe është e zeza e të zot, more mendjeveri.
 
Përvoja jetësore na tregon se njeriu i thjesht, njeriu modest, në dukje e në praktik, ka më shumë vlera, se sa një mendjemadh, kjo është e dëshmuar në praktikën njerëzore.
 
Më 24.03.2015

NJERIUT MË TË MIRË




Shkurta Januzi

NJERIUT MË TË MIRE




Në ditët e bukura, me rreze dielli
Me buzëqeshje në zemër, kthej kokën nga qielli
Dhe më kujtohen ditët, kur kokën në prehërin e tij shtrija
E ai më tregonte përralla, për zanat nga malësia

Më kujtohen ditët dhe agimet mëngjesore
Kur shëtisnim parkut, së bashku dorë për dore
Kur mi lidhte këpucët, e flokët mi krihte
Dhe çdo dëshirë në sy, menjëherë ma njihte

Më kujtohet koha, kur e vogël fare isha
Dhe çdoherë, çdo çast atë pranë e kisha
Si njeri që çdoherë, dorën do ma shtrinte
Dhe hallet e mija fëmijërore, si të vetat i dinte

Por koha e dikurshme aq shpejt ka kaluar
Dhe unë të jem një fëmijë ka kohë që kam ndaluar
Tani tjera biseda tjera punë kemi
S'më lidh më këpucët dhe në park nuk vemi

Mbrëmjeve të së premteve, më pyet për mësime
Jo për këngë të reja, as bllokun me vizatime
Mëngjeseve të së dielave më detyron çaj të pi
çaji dallon nga qumështi, këtë tash e di

Më flet për ndonjë libër, politikë, andrralla
S'ka më vizatime, as libra me përralla
Më flet për ndonjë film ku priten koka duar
Jo më për Pinokion, libra të animuar

Por megjithatë në zemër, çdoherë mbesin shprehitë
çdo të shtunë pasdite, shikojmë fotografitë
Parkut ku shëtisnim dhe hanim akullore
Kur në shkollë më dërgonte, e më mbante përdore

Ende më tregon për të bëmat e fëmijërisë
Për lojën në lum, dhe lulet e mirësisë
Më flet për shtëpinë e vjetër dashurinë ndaj saj
Malet gjigante, dhe fushat e paskaj

Po plakem - shpesh më thotë, dhe buzeqeshjen në sy ja shoh
Jo - them - nuk ndryshon ai që unë njoh
Këto fjalë mi thoshte edhe dhjetë vite më parë
Nga kjo jetë për vete, veq pleqërinë kishte ndarë

Nuk i zhduken jo, shkëndijat në sy
Kur më pyet kë do më shumë, e unë i them ty
Ato duart e ngrohta, jo kurrë nuk do ftohen
Ato buzëqeshjet e ëmbla çdoherë do dallohen

Do mbetet çdoherë njeriu më i mirë
Tjetër të ishte s'do kisha dëshirë
Për atë që dua më shumë, shkrova këtë poezi
Babait tim të mirë me plot dashuri

Shkurta (Musa) Januzi e lindur më 4 janar 1995 në Vushtrri. Shkollën fillore e ndjeku në shkollën "Ali Kelmedi" kurse të mesmen në kolegjin "Mehmet Akif". Momentalisht studion gazetari në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 2002 mori vendin e dytë në garën e recitatorëve në Vushtrri, me poezinë që e ksihte shkruar vetë.Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë pjesë e teatrit të fëmijëve në teatrin "Hasan Prishtina" në Vushtrri.Në vitin 2008 ishte pjesëmarrsja më e re në "Takimet e Poeteshave Shqiptare".Në vitin 2010 mori vendin e dytë në garat e logjikës, kurse në vitin 2012 morri vendin e dytë në garat e poezisë të mbajtura brenda shkollës.Në shkurt 2015 proza e saj u përzgjodh nga më të mirat në konkursin letrar kombëtar të organizuar nga ICCTW në Tiranë.
Me 21 mars 2015 morri çmimin e dytë në konkursin e poezisë P.E.N.A. organizuar nga organizata "Përtej Barrierave" në Tiranë.




STUDENTI EMBLEMATIK QE E DESHI LIRINË MË SHUMË SE JETËN


Qazim Berisha


Nga Qazim Berisha(Prishtinë)


STUDENTI EMBLEMATIK QE E DESHI LIRINË MË SHUMË SE JETËN

( Me rastin e 26 – vjetorit të rënies heroike të Ismet Qorraj dhe martirëve tjerë…)
Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dal zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, njëzet e një vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.

Ismet Qorraj lindi me 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Carrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Carrabreg ndërsa të mesmen e kreu ne gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan.
Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë.

Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djemë :Xunin,Smajlin,
Muhametin,Xhevdetin dhe Ismetin dhe pesë vajza:Ajmanin,Ajshën,Kumrinë,Ganimetin dhe Valbonën ), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut.

Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe.

Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, ku u suprimua Autonomia e Kosovës.

Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-1989) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës.

Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosovës nuk kishte prekur fare ndërgjegjjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryetari I Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera.

Populli i Kosovës nuk kishte çka të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hudh në Demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën.
Ishte 27-28 Marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijëve dhe të bijave më të mirë të popullit.

Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës.

Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di cka është frika.

Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur moren kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujen, as vëllezërit nuk u ligështuan.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.

Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

 Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.

Gjilan:

 Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.

Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për ketë liri qe po e gëzojmë ne sot. LAVDI!!!






Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...