Për Ilir Baliajn IB Events dhe Shoqatën “Yjet e Kosovës e.V.Emmendingen
Republika Federale e Gjermanisë
I nderuari Z.Baliaj
I nderuari Z. Halilaj,
Të nderuar anëtarë të Shoqatës :“Yjet e Kosovës“
Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor,
E nderuara mërgatë,
Në pamundësi objektive që të jem me Ju në manifestimin që e organizoni për nderë të 8 Vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dëshiroj që të ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta për Ju dhe gjithë të pranishmit.ju mërgatë e nderuar që në vazhdimësi dhe pa u ndalur ndihmuat dhe ndihmoni vendin tuaj të lindjesë.
Në veçanti dhe me rrespektin më të madh dua të përshëndes Z. Halilaj për aktin e tij burrëror ,duke falur gjakun e të birit dhe duke e shtrirë dorën e pajtimit para varrit të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Me ketë rast dua të çmoj lartëpunën që e bën i nderuari Z.Ilir Balija në kultivimin e dhe promovimin e vlerave të kulturës sonë, si dhe Shoqata “Yjet e Kosovës” në qytetin e bukur të Emmendingenit. Aktiviteti që ju e zhvilloni si në përkujtim të kësaj ngjarjeje të madhe historike dhe po kështu në zhvillimin dhe kultivimin e vlerave nacionale të kombit tonë ,si dhe në përpjekjet tuaja për të ndihmuar Kosovën e pavarur është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe.
Është shumë me rëndësi të theksohet bashkëpunimi i juaj i sukseshëm me qytetarët dhe autoritetet institucionale të vendit ku jetoni dhe veproni, pra Gjermaninë e vlerave të larta civilizuese dhe demokratike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj të përgjithshëm.
E ndiej se ju që të gjithë jetoni me mallin e atdheut, por në të njejtën kohë, keni qenë dhe mbeteni mbështetje e fuqishme e Kosovës në zhvillimet e saja të përgjithshme. Kosova është po aq e Juaja sa edhe e çdo qytetari të saj që jeton në vend.
Urime!
Me respekt,
Prof.Dr. Fatmir Sejdiu,President I Republikës së Kosovës 2006-2010
Assamblyman Z. Mark Gjonaj, si gjithmonë në krye të shumë organizatave jo qeveritare në New York e më gjerë organizoi 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në "Maestros's" Restorant në Bronx. Të ftuar nderi ishin Konsulli i Kosovës Z. Ylber Kryeziu, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Kontrollori i New York-ut Scott Stringer, Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj, etj.
Në krye të sallës pranë flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe flamurit Amerikan ndodhej edhe një pankartë e bardhë ku shkruhej me gërma të mëdha: "Kur ti bashkojmë kokat, do ti bashkojmë edhe tokat". Shprehje shumë domethënëse kjo, që tërheq vëmendjen e kujtdo që mendon për të mirën e vendit, paqes e demokracisë.
Përshëndetja kryesore u mbajt nga Assamblyman Z. Mark Gjonaj, më pas e mori fjalën Konsulli i Republikës së Kosovës Z. Ylber Kryeziu, gjithashtu në shenjë respekti e konsiderate për Pavarësinë e Kosovës e për shqiptarët folën Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Jeff Klein, Z. Scott Stringer etj.
Z. Mark Gjonaj ndau edhe disa Medalje Mirënjohje për disa organizata jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë për çështjen shqiptare dhe në mbështetje të jetës sociale në SHBA, si dhe falenderoi pjesëmarrësit e të gjithe ata individë që u angazhuan në mbarëvajtjen e kësaj feste mbarëshqiptare.
Duke qenë ulur në këtë festë pranë poetes e humanistes së njohur Znj. Rita Saliu, e cila kishte ardhur nga Roud Island së bashku me bashkëshortin e saj inxhinierin nuklear Z. Adem Saliu, të cilët janë kurdoherë të kudo ndodhur nëpër veprimtaritë shqiptaro - amerikane, patëm rast ti mernin një prononcim të shkurtër me rastin e kësaj feste madhështore mbarë shqiptare: "Ndihem shumë e lumtur dhe e emocinuar sot - tha ajo - që ndodhem mes bashkatdhetarëve të mi për të festuar 8 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Eshtë një sukses e një fitore për të cilën populli ynë vuajti shumë gjatë, u derdh shumë gjak e u deshën shumë sakrifica që të arrinim deri këtu. Por më në fund fituam, shpresoj që edhe përkrahja që na dhanë bota veçanerisht SHBA dhe Anglia mos të ja shpërblejmë më me kësi ngjarjesh të hidhura e të shëmtuara që po ndodhin këto ditë në Kosovë, ngjarje që po ma trondisin shumë shpirtin e zemrën për atë popull të vrarë e të coptuar. Mjaft më me vrasje, sherre dhe intriga, mendoj se s'ka vend më për gjakderdhje, por vetëm për paqe dhe harmoni, sepse vetëm në këtë mënyrë ecën vendi përpara dhe botës i tregojmë se sa tolerantë e mirënjohës jemi për të gjithë ju".
Astrit Tota, Piktor - Skenograf New York: "Ndër vite andërruam të ishte e bashkuar me trojet e Ilirisë, Dardania - Iliriane. Sot, shqiptar i madh e i vogël brohoret në trojet shqiptare e kudo nëpër botë, me këngë valle në përvjetorin e 8 të lirisë së vëllezërve tanë në Kosovën Shtet më vete. Kosova është pjellore me vajza e djem plot energji si rubin të shëndritshëm! Me trima e trimëresha që vuajtën fort por s'ja ktyhen kurrë shpinën armikut shekullor. Kosova s'ka për t'ju nënshtuar asnjëherë kriminelëve të serbisë së shkurmoqur. Do të lulëzojë ndër shekuj gjithmonë e më bukur si askush mbi dhe! Nga gjaku i derdhun dhe që nuk u kursye kurrë që nga trima si Shote e Azem Galica, dijetarë dhe të paçarmatosur si Isa Boletini trim e me shokë, Hasan Prishtina e gjer te ushtarët e rinj të UÇK. Së shpejti do të bashkohemi në Europën e Bashkuar dhe gjithë shqiptarët së bashku me trojet e veta do të gëzojnë jetën e tyre të lirë e të begatshme. Gëzuar Kosovë Lirinë!"
Këngëtarët e njohur Gëzim Nikaj, Hajro Cekaj dhe Albërie Hadërgjonaj pasuruan në mënyrë fantastike mbrëmjen festive, e gjithë salla në këmbë duke hedhur valle nën repertorin e tyre të zgjedhur, e nën zërat e tyre të mrekullueshëm. Gëzim, hare, kërcime e muzikë nga të gjtha trevat shqiptare. Krenarë për vendin tonë, për festën e Pavarësisë së Kosovës, për bijtë e shqipes që dhanë jetën për paqen që gëzojme sot. Respekt për gjakun e bijve e bijave që dhanë jetën për liri i pavarësi, shumë mund, sakrifica e gjak duhej të derdhte padrejtësisht populli ynë, por më në fund fituam. Fituam lirinë e pavarësinë e ëndërruar në trojet e arbërit. Për Kosovën Dardane që e duam e na do aq shumë.
Mbrëmja kaloi gëzueshëm deri në orët e vona të mbasdites, ushqimi ishte i shijshëm shoqëruar me pije e frutat e stinës. Të gjithë të pranishmit u larguan me përshtypjet më të mira nga kjo festë e bukur që bashkoi shqiptarët e të gjtha trevave tona si dhe amerikanë e të huaj të tjerë.
FOTOT: Leart KelmendiGAZETAEXPRESSE shtune, 20 Shkurt 2016 18:10
Gjermani Roland Bartezko, apo siç njihet në kohën e luftës si Shabani, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express. Ka thënë se peticionin kundër Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie e ka bërë pasi konsideron se ai dëmtoi raportet me liderët e disa partive kur tha se ishte i irrituar nga veprimet e tyre. Shabani ka thënë se gjysma e kosovarëve janë të hidhëruar nga deklarata jodiplomatike e Delawie. Prandaj, ai thotë se zyrtari amerikan duhet të ndërrohet me një diplomat tjetër. Mirëpo, ka thënë se kërkesa përmes peticionit për largimin e Delawies nuk është kundër Amerikës. Ka thënë se nuk është terrorist. Ka sqaruar edhe pse mbajti 14 vite e gjysmë burgim.
Express: Po e sqarojmë prej të parës. Pse iniciuat peticionin kundër Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie? Roland Bartezko: Pikë së pari, unë jetoj në Kosovë. Nuk jam me asnjë parti politike. Edhe pse është gati e pamundshme pa pasur ndonjë lidhje me partitë politike. Veç, çka ka bërë Delawie ndikon drejtpërdrejtë në jetën time. Se ne kemi një gjendje të rëndë ekonomike, edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive politike. Në rast se një Ambasador do me përfshi në këtë proces, atëherë, le të bëjnë një zgjidhje të mirë. Me të thanë të drejtën, unë jam shtetas gjerman, i lindur e rritur atje. Kam kryer shkollën në Gjermani. Mirëpo, në Gjermani një njeri të tillë si Delawie nuk e kish duru asnjë njeri.
Express: Por, Kosova nuk është Gjermani? Roland Bartezko: Pse Gjermania është dicka tjetër. As Gjermania s’ka naftë e as resurse natyrore. Nuk kemi naftë. Nuk kemi diamante. Gjermania është ku është për shkak të njerëzve çfarë qasje kanë.
Express: Shqiptarët e Kosovës ia atribuojnë meritat më të mëdha Amerikës për çlirimin e Kosovës? Roland Bartezko: Absolutisht. Edhe mos e keqkuptoni atë Peticion si diçka kundër Amerikës. Peticioni është adresuare Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Jon Kerryt. Është një lutje për të zëvendësuar z. Delawie me një njeri tjetër që ndoshta ka tjetër qasje në punë. Nuk është kundër Amerikës.
Express: Megjithëkëtë, Ambasadori përfaqëson vijën zyrtare të Amerikës dhe flet në emër të SHBA’së? Roland Bartezko: Jam dakord. Mirëpo, Amerika në botë ka në mbi 200 vende ambasada. Është në pyetje sa merret Amerika me Kosovën?
Express: Para disa kohësh në Kosovë ishte Jon Kerry? Roland Bartezko: Ishte në Shqipëri.
Express: Ishte edhe në Kosovë...Roland Bartezko: Normal, që kur ke përfaqësi në 200 shteti, cfarë probleme ka Amerika në Siri e Kore, ne duhet me heq prej mendje kosovarët se nuk është tema numër një Kosova. Se Amerikanët nuk kanë tjetër punë përveç Kosovës.
Express: A e keni pasur parasysh kur e keni nisur peticionin se mund t’i lëndoni raportet e Kosovës me SHBA? Roland Bartezko: Jo, absolutisht. Se nuk ka lidhje me Amerikën. Peticioni ka lidhje me një person. Këtë peticion e kanë nënshkruar, deri më tash, 1 mijë veta. Amerika ka një pozitë shumë të rëndësishme. Unë kam qenë ushtar i UÇK’së. I kam përjetuar bombardimet e NATO’s. Ndoshta, pa bombardimet e NATO’s s’kisha qenë gjallë. Edhe unë jam mirënjohës ndaj Amerikës. I njoh amerikanët. Kam shokë amerikanë. Ai Ambasador e ka një pozitë kaq të rëndësishme në Kosovë se praktikisht të gjitha punët politike kryhen përmes ambasadës amerikane. Tash, duhet me pas një njeri që duhet ta thotë troç të vërtetën e jo vetëm të lëshojë deklarata.
Express: Ai po e dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës? Roland Bartezko: Edhe unë e dënoj dhunën.
Express: E pse me u largu Ambasadori Delawie nga Kosova? Roland Bartezko: Për atë deklaratën që ka thënë se politikanët e opozitës janë të neveritshëm. Kjo nuk është gjuhë diplomatike, pikë së pari. Situatën vetëm sa e ka acaruar. Ti mundesh me thanë se ‘ai është i neveritshëm”. Edhe unë mund të them se ‘ai është i neveritshëm’. Por, s’ka ndonjë problem për mua e për ty. Problemi është te Ambasadori e ka thënë një fjalë të tillë. Tash, Ambasadori ka me punu me politikanët e neveritshëm. Fajet për gjendjen në Kosovë i kanë të dyja palët. Faji nuk është vetëm i Opozitës. Është edhe faji i Qeverisë. Tash, pse me acaru situatën me një deklaratë të tillë. Situata është më e keqe se ka qenë para një muaji. Ambasadori është diplomat. Në diplomaci nuk është diplomatike me dhanë vlerësime të tilla. Mundet të mendojë ashtu, por, ai i ka hidhëruar gjysmën e kosovarëve me atë deklaratë.
Kërkoj ndërrimin e Delawies për atë deklaratën që ka thënë se politikanët e opozitës janë të neveritshëm. Kjo nuk është gjuhë diplomatike, pikë së pari.
Express: Ramush Haradinaj, posa, reagoi. Tha se peticioni juaj është krejtësisht i pavlerë dhe i drejtuar kundër Kosovës? Roland Bartezko: Nuk është i drejtuar kundër Kosovës. Nuk e di a e ka lexu Haradinaj Peticionin tim. Ky Peticion ka një vlerë. Mbajeni mend, me këtë peticion, SHBA nuk do ta zëvendësojë Delawien. Kjo është e qartë. Është budallaki me besu se me një peticion SHBA do të zëvendësojë një Ambasador. Veç, ky është një shprehje pakënaqësisë. Jam i sigurt se Delawie do ta kryej mandatin pavarësisht peticionit tim. Pas tij do të vjen dikush tjetër. Pastaj, është interesant se kush tjetër do të vijë në Kosovë. Amerika ka ambasadorë në 200 shtete.... Amerika njeriun më të mirë e dërgon në Londër, pastaj në Moskë, të tretin më të mirë në Tel Aviv deri në vendin e 200’të. I pari më i mirë shkon në Angli e i fundit shkon në Kosovë. Ne jemi të fundit. Ne jemi 1.7 milionë banorë. Nuk mund të pritsh se diplomati më i mirë amerikan do të vijë në Kosovë.
Express: Megjithëkëtë, shqiptarët e Kosovës janë falënderuar SHBA’së dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, duke filluar prej Goldbergut, Kaidanow’it, Dellit, Jacobsonit e edhe Delawies. Në fakt, veprimet e juaja janë vlerësuar se janë të një vije me Vetëvendosjen? Roland Bartezko: Nuk kam asnjë lidhje me Vetëvendosjen. Unë jam me CDU’në e Angela Merkelit. Jam gjerman. Vetëm jetoj këtu. Peticioni është vetëm një reagim i një shprehje të mllefit se vërtetë gjërat s’po ecin përpara. Për mua z. Delawie është një faktor. Desha të them edhe dicka për peticionin. Peticioni e ka një përmbajtje. Kushdo që e nënshkruan peticionin e lexon dhe nëse je dakord e nënshkruan a jo. Ky peticion s’ka lidhje me parti. S’ka kurrfarë lidhje me parti.
Express: Një pjesë e nënshkruesve të peticionit kundër Ambasadorit Delawie janë aktivistë të Vetëvendosjes... Roland Bartezko: Nuk e di. Nuk kam komunikuar me asnjë prej tyre. Mirëpo, në uebfaqen change.org ka qindra peticione për Kosovën. Asnjë peticion tjetër për Kosovën s’ka pasur kaq bujë të madhe. Në fakt, është bërë e madhe edhe peticioni për UNESCO’n. Unë e kam nënshkruar atë peticion për me hy Kosova në UNESCO. Që fatkeqësisht nuk pati sukses.
Për Serbinë janë terrorist sepse kam luftuar në Kosovë.
Roland Bartezko: Për Serbinë janë terrorist sepse kam luftuar në Kosovë. Jam invalid i luftës. Për Serbinë jam terrorist. Për Dacicin jam terrorist. Për Shqiptarët nuk besoj.
Express: Ju jeni dënuar me 23 vite burgim për atë eksplodim që kishte ndodhur pas luftës? Roland Bartezko: Pyeteni Berat Buzhalën. Ai ka qenë gjithë kohën në gjykim. Ai e di shumë mirë cila është e vërteta dhe çka është e montuar.
Jam dënuar me 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP’it serb.
Express: Cili ishte vendimi përfundimtar i Gjykatës? Roland Bartezko: 20 vjet burgim për vrasjen e një koloneli të MUP’it serb. Për Shefin e Zyrës Jugosllave në Prishtinë. Ai që ka vdekur ka qenë Shef i MUP’it serb.
Express: Sa vite keni mbajtur burg? Roland Bartezko: 14 vite e gjysmë. E kam kryer. Jam i çuditur me cilësimet që i kanë bërë ndaj meje. Unë kam të gjitha të drejtat. Jam qytetar i lirë. Kam të drejtë të bëj një peticion pavarësisht se a është i dënuar me të drejtë apo pa të drejtë. Ky mendim duhet të ndryshojë në Kosovë. Keni ish-terroristët deputet në Parlamentin e Gjermanisë. Jeta po ecë. Nuk është më viti 1999. Në vitin 1999 e kisha kuptu atë emërim. Tash jemi në vitin 2016.
Express: Gazetari Enver Robelli ju quajti terrorist?Roland Bartezko: Kam marrë disa artikuj prej vitit 2001. Mirëpo, sigurt për Qeverinë e Serbisë jam terrorist.
Express: Cila është e vërteta, tash, pasi keni kryer dënimin për eksplodimin e pasluftës? Roland Bartezko: Ka qenë montim. S’ka pas asgjë të vërtetë.
Express: Ju s’e keni kryer atë sulm pavarësisht se Gjykata ka vendosur ndryshe?Roland Bartezko: Absolutisht, jo. Me kanë terrorist s’e kisha bërë një peticion kundër Delawies. Peticioni nuk është veprim i një terroristi përmes interneti. Kështu nuk vepron terroristi.
Express: E keni ditur se do të zgjoni reagime pas këtij peticioni apo e keni ditur dhe keni pasur dëshirë të bëheni i famshëm? Roland Bartezko: Jo, pse i famshëm. Nuk e kam pritur një reagim të tillë. Mirëpo, askush s’merret me përmbajtjen e peticionit. Krejt ata që thonë se peticioni është kundër Amerikës s’e kanë lexuar peticionin. Se nuk është kundër Amerikës.
Express: Por, është kundër përfaqësuesit të Amerikës në Kosovë?Roland Bartezko: Është kundër një personi, që momentalisht, është përfaqësues në Kosovë që unë i kisha lutur me zëvendësu me një përfaqësues tjetër, se ndoshta, është më mirë. Edhe duhet diçka të bëhet për të hequr ngërçin këtu. Ky është peticioni im. Lexojeni peticionin. Njerëzit që vërtetë e kanë lexuar e kanë e dinë se nuk është kundër Amerikës. Në botë ka qindra mijëra peticione. Askush s’merret kush e ka inicu këtë peticionin sepse s’ka rendësi. Rëndësi ka përmbajtja e peticionit. Në rast se e lexon peticionin, nuk je dakord, nuk e nënshkruan. Në rast se je dakord e nënshkruan. Nëse je plotësisht kundër atëherë e bën një kundër peticion. Ky është mjet demokratik. Ne kemi luftuar për liri, për juve, me shkru artikull. S’jam hiq i mllefosur që keni shkruar. Pak i befasuar po. Por, është e drejta ime për të bërë peticione sepse besoj se mund të ndryshojë diçka. Peticioni nuk është i dëmshëm për Kosovën. Është peticion i një shtetasi gjerman që ka dëshirë të zëvendësohen një politikan. Delawie vet e ka futur vetën në këtë situatë.
Është peticion i një shtetasi gjerman që ka dëshirë të zëvendësohen një politikan. Delawie vet e ka futur vetën në këtë situatë
Express: Qysh po e sheh zgjidhjen përveç largimit të Ambasadorit?Roland Bartezko: Me zëvendësu me një tjetër. E kësmet ai tjetër e ka një tjetër qasje në punë. Shikojeni atë ambasadorin e Anglisë. Ai është njeri i mrekullueshëm.
Express: Mirëpo, Ambasadorët e Amerikës kanë, pothuajse, të njëjtën qasje që e ka edhe z. Delawie?Roland Bartezko: I vetmi profesion në botë, përvec aktrimit, ku nuk ka rëndësi veç përmbajtja, por edhe forma është diplomacia. Është diçka tjetër një deklaratë e një personi jodiplomatik me një deklaratë të një diplomati. Kjo është forma. Unë nuk merrem me shumë me Greg Delawie. Ky është një peticion. Nuk do ta ketë efektin e dëshiruar. Unë jam një qytetar prej 1.7 milionë banorëve. Nuk kam më i madhi. Jam shtetas gjerman. Zgjedhje s’ka momentalisht. Unë jam për një Kosovë të zhvilluar, për një ambient të pastër etj. Kam kërkesa të thjeshta. Unë kam mjete vetëm për të bërë një peticion në internet. S’kam diçka tjetër.
Express: Praktika tregon se në Kosovë, Ambasadorët e Amerikës ndërhyjnë pothuajse në çdo situatë krize?Roland Bartezko: Edhe sa doni me vazhdu ju kosovarët me këtë praktikë. Ju doni me hy në BE. Ne duhet të nisemi prej vetës.
Express: S’duhet ta dëgjojmë Amerikën?Roland Bartezko: Po, po duhet ta dëgjoni si këshillë, absolutisht. Si këshillë. Mirëpo, kjo është Kosova dhe vend i kosovarëve. Nuk është Amerikë. Ky nuk është Shteti i 52 i Amerikës. Ne jemi shtet i pavarur.
Express: Mirëpo, Kosova nuk do të çlirohej pa Amerikën?Roland Bartezko: Kosova, pikë së pari, nuk do të çlirohej pa 2500 dëshmorët e UÇK’së.
Express: Dhe ndihmën e Amerikës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Francës...?Roland Bartezko: Po. Shumë shtete.
Express: Por, shqiptarët meritën më të madhe ia atribuojnë Amerikës?Roland Bartezko: Amerikës bashkë me Anglinë, Gjermaninë. Normal, prej 1200 fluturimeve, 1000 kanë qenë amerikanë. Mirëpo, ju duhet të vendosni mendoni për veti. Unë kisha pas dëshirë që politikanët e Kosovës t’i zgjidhnin problemet vetë. S’janë në gjendje. As në Kosovë. As në Shqipëri. Për këtë arsye na duhet një Ambasador më i mirë që na ndihmon me rregullu këtë punë. Qe sa kemi problemin e gazit, kemi pasur problemin e ngërcit para gazit...
Express: Si zgjidhet ky problem tash?Roland Bartezko: Duhet të pajtohen opozita me Qeverinë.
Express: Qysh pajtohen?Roland Bartezko: Me pas një njeri ndërmjetëses me u ulë në një tavolinë dhe me fol. Çdo parti ka njerëz kryefortë dhe pak më të butë. Duhet të merren një apo dy njerëz më të butë të partive si për shembull Ilir Deda që është shumë më liberal.
Express: Mirëpo, Ilir Deda është i vetmuar? Roland Bartezko: Po, fatkeqësisht. Unë jam kundër gazit lotsjellës. Është vepër penale përdorimi i gazit lotsjellës. Unë jam jurist dhe e di këtë gjë. Por, të kthehemi te zgjidhja. Secili prej udhëheqësve duhet të lëvizë pak prej pozitës së vet. Prej secilës parti duhet të merren nga dy tre njerëz dhe duhet të shkojnë në Rugovë apo Brezovicë për një javë. Ju thuaj pa arrit marrëveshje s’ka me dalë. Kjo është vetëm një ide e imja.
Express: Çka bëni ju aktualisht në Kosovë? Roland Bartezko: Jam i papunë. Jam duke kryer masterin në Fakultetin Juridik në UP në drejtimin “Juridik civil”. Pastaj planifikoj të punoj si jurist në Kosovë.
Express: Me çfarë të ardhurash jetoni në Kosovë? Roland Bartezko: Jam invalid i luftës. Kam një pension të vogël për shkak se jam kanë i plagosur dy herë gjatë luftës. Me ato para mbijetoj e jo jetoj.
Express: A të ndihmojnë kolegët e luftës? Roland Bartezko: Po, shokët e luftës, po. Krejt kemi mendu se 17 pas luftës do të ishte një Kosovë me e zhvilluar. Duhet ta themi të vërtetën se Kosova ka ngecur. Në vitin 1999 kemi mendu më ndryshe se Kosova do të jetë më e zhvilluar.
Express: Faleminderit që fole për Express.Roland Bartezko: Faleminderit. Besoj se i kam qartësuar disa gjëra.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, për të cilin ka thënë se po tentoj të imitoj rolin e presidentit të Kosovës.
Gecaj në një postim në Facebook ka shkruar se Deda do të ishte mirë që të punonte më shumë në “shtëpinë e tij” të tanishme dhe se Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes t’i kthehet metodave demokratike e civilizuese.
Lexoni postimin e plotë të Gecajt në Facebook: Ilir Deda ta civilizoj e demokratizoj LAV Ilir Deda kohët e fundit po tenton të imitoje rolin e Presidentit të Republikës së Kosovës, e kjo ndoshta vjen për shkak të faktit se njëri nga funksionet e tij të shumta të deritanishme ishte edhe ai i këshilltarit të Presidentes Jahjaga. Deda mundohet të na predikoj dhe të na udhëzoj çka është e çka nuk është mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për pozicionimet e tij parimore ndaj veprimeve të dhunshme dhe krejtësisht joracionale e joligjore të subjektit të cilit i takon, Deda do të bënte mirë sikur të punonte më shumë në “shtëpinë e tij” të tanishme, e që Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) t’i kthehet metodave civilizuese e demokratike dhe të hekë dorë nga veprimet përmes metodave të Brigadave të Kuqe; veprime këto të cilat vetëm po ja nxjerrin faqen e zezë vendit tonë, por të cilat nuk po prodhojnë dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt pozitive për LAV-in vetë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj peticionit të nisur kundër ambasadorit amerikan në Kosovë, Craig Delawi, pas deklaratës së tij të djeshme për liderët e opozitës.
Meta në një postim në Facebook ka shkruar se opozita e bashkuar, indirekt përmes një aktivisti special e ka iniciuar këtë peticion. Lexoni postimin e plotë të Metës në Facebook:
VV - AAK - Nisma, respektivisht "opozita e bashkuar":
Indirekt, përmes një "aktivisti special", inicojnë Peticion kundër Ambasadorit amerikan Craig Delaëie...!? S'po e kuptojë, pse s'po e bëjnë këtë ndërmarrje edhe më efikase?!
Ta zamë, meqë i kanë hy kësaj pune: atëherë, me të njëjtën procedurë e me të njejtin nënshkrim (interneti), nënshkruesit e peticionit të kërkojnë njëkohësisht shkarkimin e Ambasadorit Craig Delaëie, të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, e besa edhe të Presidentit, Barack Obama!
- Ngase kjo është, ajo vija e hierarkisë "urdhërdhënëse", që ka bërë ato "gabimet dhe mëkatet e SHBA-ve karshi vendit tonë" - dhe është ajo vija e hierarkisë, që "s'po i len Kosovarët me vetëvendos, dhe po ia cenon Sovranitetin vendit", natyrisht, gjithherë sipas VV, respektivisht, opozitës së bashkuar, VV - AAK - Nisma!
Do të ishte me siguri, Top lajm, edhe për agjencinë ruse, “Russia Today”, e cila tashmë po raporton me xhirime Live – drejtpërsëdrejti - të gjitha protestat dhe aksionet e “Opozitës së Bashkuar”, në Parlament, sikur edhe në sheshe...
Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Abelard Tahiri, i ka sulmuar shumë ashpër Kurtin dhe Ymerin.
Tahiri ka thënë se këta anti-imperialistë, së shpejti do të kërkojnë edhe largimin e plotë të prezencës amerikane nga Kosova, kurse Lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur si streh të mbetjeve të fundit të Jugosllavisë në Kosovë dhe të mbeturinave enveriste.
“Duke u nisur prej deklaratave të majta anti-imperialiste të ish liderit të Vetëvendosjes dhe të këtij trockistit, që tash e drejton formalisht, në lidhje me qasjen e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe angazhimin e tyre për të bërë një peticion për largimin e ambasadorit amerikan, besoj se nuk do të jetë e largët dita që këta njerëz të kërkojnë largimin e plotë të prezencës amerikane nga Kosova dhe izolimin e vendit tonë prej aleancës perëndimore. Çdo ditë e më shumë po shohim në këtë lëvizje sesi po mblidhen mbetjet e fundit jugosllave në Kosovë, që duke u bashkuar me mbeturinat enveriste kanë nisur fushatë kundër orientimit tonë perëndimor.
Është mjerane kur sheh njerëz të mbështetur, financuar dhe arsimuar nga SHBA-të, si Shpend Ahmeti, Ilir Deda e të tjerë brenda Vetëvendosjes, që nuk kanë kurajon apo vullnetin që të dalin kundër kësaj sjellje radikale të majtë. Ballafaqimi ynë me këtë fenomen të trashëguar nga regjimi i kaluar nuk do të jetë as i lehtë dhe as afatshkurtër, mirëpo një gjë është e sigurt, që bashkëjetesa në këtë vend e politikës pro-perëndimore të lirisë, demokracisë dhe asaj të obskurantizmit lindor nuk është e mundur.
Ballafaqimi sa më i hershëm me këta anti-perëndimorë, është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për shoqërinë tonë, pa marrë parasysh koston që do të ketë ky ballafaqim”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.
Avokati Dastid Pallaska ka komentuar thënë se armiqësia me SHBA’në e çon Kosovën në vetizolim të modelit të diktatorit Enver Hoxha.
Ai ka thënë se politika e SHBA’së është e qartë: “qofshin ata të korruptuarit e pozitës apo të dhunshmit e opozitës - nuk e kanë vendin në institucione por në burg!”.
“Të gjithë ata që në rrjetet sociale me lehtësinë e një adoleshenti të llastuar po mbjellin armiqësi kundër aleatëve tanë që janë kundër dhunës në Kuvend le ta mbajnë në mend se sot – 8 vite pas pavarësisë – janë pikërisht këta aleatë që garantojnë, ruajnë dhe mbrojnë kufijtë e këtij vendi. Gjuha që po përdoret e dërgon vendin në vetizolim të modelit të Enver Hoxhës”, ka shkruar Pallaska.
Ky reagim i Pallaskës vjen pas inicimit të një peticioni nga shoqëria civile në Kosovë për largimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka dënuar dhunën në Kuvendin e Kosovës.
Lexojeni të plotë reagimin:
Përpjekja e elitës politike për përvetësim të meritave për çlirimin dhe pavarësimin e vendit i ka bërë ata dhe disa mendjelehtë si ata që të besojnë në gënjeshtrën e tyre dhe të harrojnë se ky vend u krijua dhe ekziston për shkak të aleancës tonë me demokracitë kryesore perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara.
Të gjithë ata që në rrjetet sociale me lehtësinë e një adoleshenti të llastuar po mbjellin armiqësi kundër aleatëve tanë që janë kundër dhunës në Kuvend le ta mbajnë në mend se sot – 8 vite pas pavarësisë – janë pikërisht këta aleatë që garantojnë, ruajnë dhe mbrojnë kufijtë e këtij vendi. Gjuha që po përdoret e dërgon vendin në vetizolim të modelit të Enver Hoxhës.
Kjo ndjenjë e armiqësisë ndaj aleatëve tanë është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së guximit të elitës politike në vend për me u marrë vetë me vendimet e vështira këto 8 vite. Në secilin sfidë, sado e vogël që ka qenë, këta “trima” e “patriotë” vendimet e vështira dhe jopopullore ia kanë faturuar aleatëve tanë. Kjo sjellje e papërgjegjshme duhet të dënohet po aq sa edhe përpjekjet e politikës aktuale që aleancat tona strategjike t’i sakrifikojnë në garën e tyre për mbrojtje të pushtetit apo ardhje në pushtet.
E për ata që ende kanë dilema, politika amerikane në Kosovë është shumë e thjeshtë: të gjithë ata që shkelin ligjin - qofshin ata të korruptuarit e pozitës apo të dhunshmit e opozitës - nuk e kanë vendin në institucione por në burg!