2016-04-27

Putin ka armë bërthamore tetë herë më shumë se NATO

shadow

Federata e Shkencëtarëve Amerikanë ka zbuluar se inventari total i armëve nukleare të Rusisë është më i madh se i çdo vendi tjetër.

Për më keq, Putin i ka në ‘gatishmëri të lartë’ 890 armë të tilla, disa prej të cilave, janë më të rrezikshme se bombat që u hodhën në Hiroshima.
Federata Ruse ka deklaruar pesë tipe të raketave balistike të vendosura në Dombarovsky, Uzhur, Kozel'sk dhe Tatishchevo.

NË ÇFARË RRETHANASH U MASAKRUA PROF.RUZHDI BERISHA




Shkruan: Sheradin Berisha


Aktiviteti i Prof. Ruzhdi Berishës

Prof.Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe, komuna e Sharrit (ish’Dragashit). Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, ndërsa Shkollën Normale pesë vjeçare e kreu në Prizren. Ka punuar si mësues në Shkollën fillore të Llapushikut të Opojës, ndërkohë që ka kryer Fakultetin Filozofik për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1976´77 ka dhënë mësim në gjimnazin „Emin Duraku“ në Sharr (Ish’Dragash). Në fillim të viteve të 90’ta Prof.Ruzhdi Berisha, filloi aktivitetin si anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Sharr, ka qenë veprimtar i KMDLNJ’së, anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr dhe deputet i Kuvendit të pakonstituuar të Kosovës (1992 - 1998) nga kjo komunë. Prof.Ruzhdiu, për shkak të aktivitetit të tij politikë e arsimor, shpeshherë është marrë në biseda informative nga policia dhe UDB’a serbe, por për asnjë çast s’është lëkundur dhe si i tillë e ka vazhduar aktivitetin. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Prof.Ruzhdiu edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr (ish’Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK’së në këto anë. Për këtë qëllim Prof.Ruzhdi Berisha (pa e ditur “shokët” e tij në LDK) ka udhëtuar për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me drejtuesit UÇK’së. Në qershor 1998, ai ka shkuar në Tiranë duke e kaluar ilegalisht kufirin dhe është takuar me eprorët e UÇK’së, Esat Krasniqin dhe Xhafer Jasharin dhe pas konsultimeve të shumta ka marrë detyra për shtrirjen e UÇK’së në Trevën e Opojës. Prof. Ruzhdi Berisha në janar 1999 edhe një herë ka udhëtuar ilegalisht në Shqipëri për këtë qëllim.


Si u tradhëtua Prof.Ruzhdi Berisha nga shkokët e partisë?!

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoj dhunën dhe fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999 kur forcat ushtarake - policore serbe japin urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri. Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK’së për Sharr (ish’Dragash), në një mbledhje të mbajtur në Buzezë, në shtëpinë e Sekretarit të LDK’së Shaban Halimi, merrë vendim, që “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK’së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.


Halim Shemsidini dhe Shaban Halimi

Prof.Ruzhdi Berisha, këtë vendim e mori shumë seriozisht, dhe nuk do të shpërngulet me popullatën për në Shqipëri, ndërsa anëtarët tjerë të kryesisë së LDK’së, përfshirë këtu edhe kryetarin e LDK’së për Sharr, z.Halim Shemsidini (ish’kryetar i komunës) dhe sekretari i LDK’së, Shaban Halimi (ish’deputet i LDK’së në Kuvendin e Kosovës) nuk e respektojnë këtë vendim dhe të parët ishin ata që ja mbathën (ikën) për në Shqipëri. ( Se kush ishin Halim Shemsidini dhe Shaban Halimi gjatë regjimit komunist të Tito & Millosheviqit mund mësoni në fund të këtij shkrimi, nëse lexoni studimin argumentues edhe me dokumente arkivore me titull: „EDHE ISH’PUSHTETARËT E REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT GAROJNË NË ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT!“ ) Pra me këtë rast duket se Prof.Ruzhdiu tradhëtohet nga “shokët”e LDK’së dhe kjo tradhëti do t´i kushtojë me jetë. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe ato ditë arrestohe. Prof.Ruzhdiu pasi torturohet barbarisht nga njësitë kriminale serbe vritet e masakrohet mizorisht.

Kush e zbuloj vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës?!

Sadik Idrizi

Në qershor të vitit 1999, kur njësitë e UÇK’së hynë në trevën e Opojës, fillimisht nisën pastrimin e terenit nga minat dhe njëkohësisht morën masa për gjetjen e Prof.Ruzhdi Berishës dhe të disa personave të tjerë që konsideroheshin të zhdukur në këtë trevë. PU e UÇK’së, informatën e parë për vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës e ka pranuar në fshatin Krushevë të Gorës nga personi Sadik Idrizi, ish’Ministër i Shëndetsisë në Qeverinë e Agim Çekut. Sadik Idrizi ishte zyrtar i partisë „VAKAT“ dhe ka qenë deputet i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës si pjesë në GP „Grupi 7+“. Sadik Idrizi në nomenklaturën e kaluar ka pas edhe dy pozita në Kuvendin e Kosovës: Kryetar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenje Sociale dhe Anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.( Lexoni: Funksionet e Sadik Idrizit në Kuvendin e Kosovës ) Sadik Idriz i lindur me 28.02.1954 në fshatin Krushevë, deklaron se në fund të muajit prill 1999 në një lokal - ëmbëltore në Dragash, pronë e një fshatari nga Zlipotoku i Gorës, ka biseduar me një epror serb me emrin e quajtur Mitojeviç Dragutin, i cili në besim i ka treguar se Ruzhdi Berishën e kanë vrarë në karakollin Stojanoviç (në kufi me Shqipërinë).

Kush e vrau& masakroj Prof.Ruzhdiun?

Pas këtij informacioni të hidhur Policia Ushtarake e UÇK’së nis kërkimin për gjetjen e kufomës së Prof.Ruzhdi Berishës dhe të gjërave përsonale të tij. Fillimisht u mësua se letërnjoftimi i prof.Ruzhdi Berishës është gjetur në depon ndërtimore të pronarit Taip Sadikut nga fshati Bellobrad, (Taip Sadiku ishte informator i UDB’së dhe njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të eprorit të policisë serbe Gradimir Zekavica ). Letërnjoftimi së bashku me një dekleratë me shkrim në stacionin e PU’së është dorëzuar nga Kujtim Neziri - vëlla i inspektorit federativ të sigurimit shtetëror serb, Lulzim Nezirit (Luli) nga fshati Kuk i Opojës. Gjatë hulumtimeve në teren, në shtëpinë e kriminelit Miroslav Gapiç në Prizren janë gjetur: një flamur, patent shoferi dhe libreza ushtarake e prof.Ruzhdi Berishës si dhe një thikë e gjakosur, me të cilën dyshohet të jetë masakruar Prof. Berisha. Ndërkohë në Lipjan është gjetur edhe vetura e tij. Pas shumë përpjekjesh, përfundimisht më 19 shtator 1999, disa ushtarë të UÇK’së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit Shqiptaro-Shqiptar e gjejnë edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës. Pas disa ditësh i gjithë ky dokumentacion i gjetur, i është dorëzuar hetuesve të gjykatës së Hagës, me qëllim të hetimit të këtij rasti dhe të arrestimit dhe daljes para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e Ruzhdi Berishës, por për fat të keq çdo gjë ka përfunduar me dorëzimin e këtij dokumentacioni, sepse deri më tani askush nuk është arrestuar edhe pse dihen mirëfilli emrat dhe mbiemrat e atyre që u përfshinë në dhënien e informative, në kapjen dhe vrasjen e intelektualit Ruzhdi Berisha.

* * *
Krimineli Mirosllav Gapiq

Dokumentet: Leja e çarkullimit dhe makina e Prof.Ruzhdi Berishës!


* * *
Pas përfundimit të luftës, po në këtë rajon (në Opojë) bariu i fshatit Brezne Hasan Kadri Krasniqi, te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” në drejtim të Lugut të Gjeraçinës, ka gjetur gjashtë kufoma të gjinisë femrore. Ka informuar komandën e UÇK’së në Opojë të cilët menjëherë kanë angazhuar një njësi ushtarake për këtë qëllim. Për këtë krim është informuar UNMIK’u, KFOR’i dhe mediat lokale dhe të gjithë kanë dalur në vendin e ngjarjes (në Brezne) ku kanë marrë të dhënat në vendngjarje si dhe kanë bërë inçizimin e kufomave. Pas ekzaminimit të kufomave mësohet, se këto femra të masakruara ishin prej fshatrave Studençan dhe Ternje të komunës së Therandës (ish’Suharekës).

1. Rafije Krasniqi - nga Studençani (49 vjeç),
2. Behare Krasniqi - nga Studençani (22 vjeç),
3. Bahrije Gashi - nga Ternja (1938),
4. Rahime Voci -nga Ternja (1947),
5. Ajmone Gashi - nga Ternja (1966),
6. Besarta Gashi - nga Ternja (1985).

(…)

2016-04-26

Deputeti i PS: Shefi i SHISH furnizon Berishën me informacione sekrete

Kryetari i SHISH Visho Ajazi Lika akuzohet se i dergon informacion ish-shefit tij, Sali Berisha krahas institucioneve për të cilat ka detyrim ligjor. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë Arben Çuko.
berisha-visho

“Pakënaqësia është e tillë që unë besoj se, materialet që përgatit SHISH ndahet në më tepër degëzime sesa degëzimet ligjore që ka për detyrë ai, krahas institucioneve ligjore, pra Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, ka edhe një degëzim tjetër të rrjedhjes së informacioneve, për tek ish shefi i tij”, thotë Çuko në Report Tv.

Lidhur me “21 janarin” 2011, ish-Komandanti i Gardës në kohën e 14 shtatorit 1998, e cilëson vrasjen e katër protestuesve ” një terrorizëm të pastër shtetëror të qeverisë së asaj kohe, nga Sali Berisha kryeministër i asaj kohe, te Lulzim Basha ministër i Brendshëm”.


Visho Ajazi Lika ishte një nga njerëzit më të besuar të Gazidedes. Ata kanë qenë bashkë pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe hyri në SHISH pas emërimit në krye të këtij institucioni, të Gazidedes. Lëvizja u shoqërua në atë kohë dhe me futjen në radhët e Shërbimit Sekret të shumë ish- studentëve të shkencave duke krijuar në këtë mënyrë një minikomunitet të shkencave egzakte në SHISH, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë mëse të njohur për publikun ndër vite.
Në atë kohë Lika ka kryesuar për shumë vite Drejtorinë e Kundërzbulimit të huaj ose siç njihej ndryshe Drejtoria që ishte vendosur në katin e katër të Ministrisë së Jashtme. Duke shfrytëzuar pikërisht postin që kishte me zbulimin e kundërzbulimin, gazeta në print "Shqiptarja.com" shkruante sot se ai ka qenë dhe hartuesi kryesor i raportit të Gazidedes në Kuvend në 1997, si dhe përpilues i akuzave për planin grek për copëtimin e Shqipërisë dhe përfshirjen e SHBA-së në betejën kundër Berishës në 1996- 1997.

Pas arratisjes së Bashkim Gazidedes në Prill të 1997 Ajazi, (Lika) kryesoi realisht SHIK deri në dorëzimin e tij tek Arben Karkini. Disa muaj më vonë u largua në Kanada për tu rikthyer në 2005 dhe për tu punësuar si këshilltar pranë kryeministrit e së fundmi si zv. Ministër në Ministrinë e Inovacionit të Genc Pollos.

Poeti turk Ismet Ozel, fyen shqiptarët: Të p*rdhen nga kanë ardhur!

Ismet Ozel, një prej poetëve më të njohur modernë turq, ka lëshuar një deklaratë fyese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

poeti-turk

Në një video të publikuar së fundi në portalet online shfaqet poeti në një aktivitet shkencor në vitin 2015, ku deklaron se nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyre, ose në të kundërt duhet të p*rdhen nga vendi.

“Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë se kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë. Është njëlloj si të firmosim humbjen tonë.
Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë vëllai im, ke shtetin dhe kombin tënd, ik p*rdhu andej nga ke ardhur”, shprehet Ozel.

Dënohet denstisti i horrorit, kënaqej duke u bërë dëm pacientëve

Gjykata franceze e ka dënuar me tetë vite burgim dhe 10 mijë e 500 euro gjobë dentistin Jacobus van Nierop, i cili njihej edhe si ‘dentisti i horrorit’.

Prokurori tha se 51-vjeçari u kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme afro 120 pacientëve për shkak se një gjë e tillë i jepte ndjesi kënaqësie.

dentisti
Nierop fillimisht i jepte klientëve të tij një mbi-dozë qetësuesi, e më pas u shkaktonte atyre dëme nga më të ndryshmet. Në sallën e gjyqit u thirrën për të dëshmuar disa prej qytetarëve të dhunuar.

Ata u shprehën se ishin dëmtuar në mënyra nga më të ndryshmet përfshirë thyerjen e nofullave, heqjen e dhëmbëve pa kërkesën e tyre, etj.

Prokurorja Lusill Zhaillon-Bru, tha se dentisti kishte kryer procedura të dhimbshme dhe se kishte rrezikuar seriozisht shëndetin e pacientëve.

Ndërkohë, një grua 65 vjeçare tha se Nierop i kishte hequr tetë dhëmbë pa arsye, në kohën që ajo ishte nën efektin e qetësuesit. Ajo shtoi se kishte patur gjakderdhje për tre ditë me radhë. Dentisti famëkeq u shpall në kërkim kur numri i ank esave për të u rrit ndjeshëm.

Ai u arratis në drejtim të Kanadasë në vitin 2013 ku edhe u arrestua një vit më pas. Van Nierop u ekstradua më pas drejt Francës dhe së fundmi mori dënimin nga gjykata.

Publikohet foto, Edi Rama e Sali Berisha “bashkë” 25 vite më parë

Çfarë i bashkoi Sali Berishën dhe Edi Ramën? Kjo është pyetja më normale që shtrohet kur sheh këtë foto. Mësohet se fotoja është shkrepur nga Roland Tasho, 25 vjet më parë, më 22 dhjetor 1990. 
berisha-rama

Në të shihet kryeministri aktual Edi Rama, teksa bisedon me Sali Berishën. Bashkë me ta është edhe Ardian Klosi, mik i pandarë i Edi Ramës. Fotografia është bërë tek Qyteti Studenti, ndërsa thuhet se Edi Rama dhe Sali Berisha po diskutonin për çështjen e një gazete opozitare, që pritej të dilte ato ditë dhe që më pas mori emrin “Rilindja Demokratike”.

Trondit ÇiljetaXhilaga , ja çfarë shkruan për ish-kryeministrin Prof.Dr.Sali Berisha


Image result for ciljeta xhilaga me sali berishen

Çiljeta Xhilaga nuk ka surprizar askënd në lidhje me deklaratën e saj ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Trondit Çiljeta, ja çfarë shkruan për ish-kryeministrin Berisha (Foto)
Shijet e saj për PD-në tashmë dihen dhe nuk është nevoja t’u rikthehesh.
Image result for ciljeta xhilaga me sali berishen
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, është një status i saj në facebook.
Çiljeta shkruan për ish-kryeministrin Sali Berisha se, është jetë dhe nuk kthehet më një i dytë si ai në tokë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...