2019-01-28

Shkrimtari dhe mediet

Fotografia e Reshat Sahitaj

Nga Reshat Sahitaj 



Një analizë reale dhe e thuktë për veprimtarinë e shoqatave të shkrimtarëve ku në njê fshat dy shoqata kundër njëra tjetrës, në një qytet disa shoqata qe promovojnê vetën dhe tezet (dashnoret) ...
 duhet lexuar dhe përkrahur ky shkrim në mënyrë që të krijohet një MARRËVESHJE NDER SHQIPTARE DHE KU VLERAT DUHET TË VLERÊSOHEN.



Flori Bruqi, ka bërë një punë të madhe duke zbardhur mafiozitetin e klaneve te shoqatave të krijuesve shqiptarë.

 Në asnjê vend te botês nuk ka në një qytet mbi 7 shoqata te shkrimtarëve. Pse krijohen terê keto shoaqta ne Kosovë?

 Ata qe nuk kanë vlera të mirëfillta, themelojnë shoqata e brenda shoqatave klane dhe ndarje , sepse pasi qe nuk kanë vlera , ata gjejnë fonde nga "poetë" e "poete" dhe ua botojnê librat e tyre duke i shpallur si më te mirët.

 I keni parë ne postime te ndryshme ne FB se sa shqiptari i Kosoves është ambasadori i PAQE në botë?

 A e dini se ata tituj , ato "Mirënjohje " , ato gradime janë POLLAVRA te sajuara nga disa indianë e matarapazë ballkanik e botëror dhe disa injorantë shqiptarë te cilet çantat e tyre i kanê te mbushura më MIRENJOHJE per çdo njeri që u afrohet? !

Prishtinë,28 jnar 2019.

Shkrimtari dhe mediat në Shqipëri.

Fotografia e profilit të Agim Xheka

Agim Xheka

Me keqardhje konstatoj se shkrimtarët në Shqipëri kanë mbetur në mjegullnajën e tranzicionit si çdo lëvrues në fusha të ndryshme të jetës sociale,politike kulturore dhe më gjerë.

 Tematika e krijimtarisë së tyre,duke qënë të pa mësuar me sistemin e ri, i drejtohet të kaluarës,por tashmë jo duke i bërë jehonë shëmbullit pozitiv me të cilin visheshin "heronjtë" e realizmit socialist dhe edukimit të tyre komunist.

Në qendër të krijimtarisë së dyre është vendosur "personazhi pozitiv" luftëtar i paepur,kundërshtar deri në vetmohim i ideologjisë së kohës.

Pavarsishtë egzagjerimeve që herë-herë e tejkalojnë masën dhe ngjallin pabesueshmëri,një fenomen i tillë (me ndërrimin e sistemeve) ishte i pritshëm.

 Ajo që dua të theksoj është tendenca e revanshit. Duke dashur ta paraqesin sa më të errët atë kohë po bëhet i njëjti gabim që u bë në letërsinë e realizmit,duke mohuar gjithçka të mirë të së shkuarës.

Ajo që është për të ardhur keq dhe për tu vënë në qendër të vemendjes, është mungesa e pasqyrimit të realitetit të sotëm. 

Edhe në rastet e pakta të këti pasqyrimi dallohen dy anë të kundërta të së vërtetës duke iu kundërvënë njëra-tjetrës,sipas dasive partiake.

Ky fenomen që përmëndëm më sipër është mëse i dukshëm edhe në media. 

Një sy i jashtëm,po ti referohet asaj çka pasqyron ajo,do të shohi një shoqëri shqiptare primitive,të mbushur me kronika të zeza,vrasje,vjedhje e krime të ndryshme.

Dhe kjo ndodh vazhdimisht sa herë që shkëmbehen pushtetet partike. 

 Shëmbulli negativ mbizotëron në media duke ushqyer disfatizëm dhe stres deri në atë masë sa vret shpresën për ditë më të mira dhe ironikisht rrit nostalgjinë për për sistemin që lam pas,ose sheh dritë jeshile vetëm duke braktisur Shqipërinë.

Gazetarët kanë braktisur profesionin e tyre të nderuar dhe janë kthyer në tellallë partiak ose shërbetorë të bindur të padronëve të tyre që janë thjesht leva partish e pushtetarësh.

Përfundimisht,mund të them me bindje se nuk shoh asnjë shenjë drite në fund të tunelit ku na futi kjo kohë e stërzgjatur tranzicioni.


2019-01-27

Lajmi i rrëjshëm se George Washingtoni është shqiptar mase tetë vite në portale !




Rezultate imazhesh për kush ishte george washington
Pothuaja i gjithë sistemi politik në vendin tonë është ndërtuar mbi premisën se gënjeshtra është mjet legjitim në luftën për pushtet. Pa faj nuk janë as një pjesë e mediave, por as publiku i gjerë, që shpesh preferojnë të besojnë lajmet që i dinë se nuk mund të jenë të vërteta

Më 1 prill 2011, “Koha Ditore” botoi lajmin spektakolar: Presidenti historik amerikan George Washington ishte me prejardhje shqiptare! Të ëmën e kishte nga rrethi i Pejës,gjegjësisht fshatin Isniq në Komunën e Deçanit. Dhe kishte lënë amanet që të gjithë presidentët pas tij të kujdeseshin për popullin e tij shqiptar.

Lajmi mori dheun. U ripublikua në qindra media në gjuhën shqipe. Doli nëpër gazeta e portale, e dikur edhe në libra që tregonin për shqiptarët e famshëm. Njëri, madje, kishte pikërisht fotografinë e George Washingtonit në ballinë si ilustrim. Me vite u ritransmetua dhe ritransmetohet në media elektronike dhe rrjete sociale. Ende përflitet në biseda miqsh nëpër kafene. Dikush, madje, e përktheu në anglisht, dhe tani mund të gjendet edhe në ueb-faqe të ndryshme botërore, që nuk kanë hiq lidhje me shqiptarët.


Rezultate imazhesh për george washington

Dhe askush prej këtyre qindra ritransmetuesve nuk deshi ta shihte njoftimin e botuar në tekstin origjinal të “Kohës Ditore” se bëhej fjalë për një gënjeshtër të 1 prillit. Askush nuk u përpoq të konfirmonte lajmin, duke bërë një kërkim të shpejtë në internet për prejardhjen e George Washingtonit dhe familjes së tij. Askush nuk deshi të konsultonte as edhe një burim të vetëm tjetër, për të shmangur transmetimin e një lajmi të pavërtetë, që u sajua për të bërë një rreng në atë që kudo njihet si Dita e Rrenave.

Ajo ishte gënjeshtër e 1 prillit, prej atyre që “Koha Ditore”, por edhe shumë media të tjera me renome ndërkombëtare bëjnë çdo 1 prill.

Por e vërteta e dhimbshme e kohës sonë është se çdo ditë na është bërë si të ishte 1 prill. Lajmet e rreme sundojnë botën!

* * *

Lajmet e rreme – apo “fake news”, siç tashmë quhen ngado – nuk janë fenomen i ri. E përcjellin njerëzimin prejse ekzistojnë vetë lajmet dhe lajmëtarët. Dikur quheshin propagandë, manipulim, dezinformim – dhe rëndom ishin mjete në duar të pushtetit.

As sot nuk është më ndryshe. Lajmet e rreme – ato që publikohen kur nuk është 1 prilli – në shumicën e rasteve nuk janë produkt i gazetarisë së keqe e të papërgjegjshme (edhe pse ka shumë raste të tilla), por i pushteteve që kanë për synim të manipulojë realitetin ashtu si u konvenon. Ta shtrembërojnë atë. Ta përdorin për synimin e vet thelbësor – të ruajnë atë pushtet që e kanë.

Është e dukshme kudo. E gjithë bota vuan nga ky fenomen i lajmeve të rreme tani, në kohën kur teknologjia e komunikimit ka arritur kulmin.


Imazh i ngjashëm


Në Washington është presidenti Trump, i cili tashmë është më i famshëm për sulmet ndaj mediave duke e mohuar çdo kritikë të argumentuar ndaj tij si një “fake news” sesa për faktin që udhëheq demokracinë më të zhvilluar në botë, ku liria e shtypit dhe e shprehjes është themel i shoqërisë.

Në Moskë është cari rus, Putin, i cili jo vetëm se ka kontroll diktatorial mbi mediat (dhe shoqërinë) ruse, por përdor teknologjinë e lajmeve të rrejshme për të ndikuar në proceset e mëdha globale, prej zgjedhjeve amerikane dhe luftës në Siri, deri tek bllokimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe kontrolli i situatave në Ballkan.

Në të vërtetë, Trumpi nuk duket të jetë më shumë sesa një pasojë aksidentale e dobësive të demokracisë. Por Putini qartazi është kreu i organizimit kriminal që ka shfrytëzuar përparimet e teknologjisë për të goditur me ato që tashmë e gjithë bota i quan ashtu si emërtohen në anglishte: “fake news”.

Por ai nuk është i vetmi.

Në Ankara është Erdogani. Në Serbi Vuçiqi… dhe në Prishtinë kemi presidentin Thaçi, me fejk njuz-ët e tij.

* * *
Rezultate imazhesh për george washington


Natyrisht, nuk janë mediat krejt të pafajshme.

Në botë, shumë prej atyre që veten e quajnë gazetarë, punojnë për qeveritë dhe partitë politike, paguhen nga paratë e grupeve të interesit, shkruajnë sipas kërkesave të entiteteve me interesa të veçanta.

Në Kosovë, një numër tepër i madh mediash dhe gazetarësh kanë lejuar të kontrollohen e keqpërdoren, pa e ngritur zërin ndaj ndikimeve të jashtme. Shumë, tepër shumë prej mediave kosovare mbijetojnë nga të hollat që vijnë nga xhepat e politikës, të cilët në anën tjetër mbushen përmes marrëdhënieve korruptive dhe me keqpërdorimin e parasë së qytetarit.

Dhe, si shkëmbim, këto media publikojnë deklaratat përplot gënjeshtra pa e shtruar pyetjen qenësore: “A është kjo e vërtetë?”. Shkruajnë artikuj të porositur dhe me pagesë, u shmangen rregullave të profesionit, nuk i respektojnë kërkesat bazike të gazetarisë profesionale, prej domosdoshmërisë për të konsultuar të gjitha palët dhe për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve, e deri te nevoja për të qenë skeptik, për të shtruar pyetje dhe për të kërkuar prova e dëshmi, ashtu që të arrihet versioni më i mirë i mundshëm i së vërtetës dhe jo versioni i parë që e jep dikush.

Natyrisht, Kosova nuk përbën përjashtim nga trendi global. Madje, krahasuar me rajonin, mund të duket se kemi shumë më shumë profesionalizëm sesa që na përshkruhet. Mjafton vetëm të shikohen mediat në Serbi, ku – sipas disa gazetarëve profesionistë serbë që ende punojnë – sundimi i Vuçiqit e ka ngritur fenomenin e lajmeve të rreme në një nivel edhe më të lartë se në kohën e Slobodan Milosheviqit.

Apo të shikojmë Shqipërinë, ku mediat ka kohë se janë hapur të rreshtuara në përplasjet politike pushtet-opozitë. Si pasojë, kemi një shoqëri të polarizuar, në të cilën e vërteta nuk është relevante.

Apo, siç ma shpjegoi një herë një gazetar nga Tirana: “Këtu, askush nuk çan kokën për të vërtetën!”

Krahasuar me këto, edhe mund të na duket se Kosova qëndron më mirë. Por krahasuar me atë që duhet të jetë, as Kosova nuk është mirë. Mjafton të shikohet manipulimi i fundit me premtimet e Thaçit për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Por nuk është vetëm Thaçi arsyeja pse Kosova nuk qëndron mirë me të vërtetën; i gjithë sistemi politik në vendin tonë është ndërtuar mbi premisën se gënjeshtra është mjet legjitim në luftën për pushtet. Mjafton vetëm të shikohen fushatat zgjedhore. Sasia aq e madhe e premtimeve boshe, shumica joreale dhe të parealizueshme, tejkalon çdo kufi të reales. Votuesit kosovarë, sigurisht, ende i mbajnë mend premtimet e para tetë vjetëve për liberalizim vizash brenda 15 muajve, apo punësimin e 150.000 qytetarëve brenda një mandati, apo për shndërrimin e Kosovës në një superfuqi energjetike, apo se Kosova sundohet nga ligji, se vendi ynë është parajsë demokratike, e cila ka zhvillimin më të mirë në rajon.

Dhe, po – shumë prej mediave janë bashkëpërgjegjëse për tolerancën ndaj gënjeshtrës në Kosovë.

Por as pjesa më e madhe e shoqërisë nuk është pa përgjegjësi. Siç dëshmon edhe shembulli me George Washingtonin shqiptar, ka shumë të tillë që duan të besojnë lajmet që u pëlqejnë, edhe nëse ato janë qartazi të pavërteta. Kështu, një pjesë e vetë lexuesve pranojnë të jenë të manipuluar. Duan të besojnë në premtimet e politikanëve. Duan të besojnë në bashkimin e Luginës me Kosovën – pa shkëmbim territoresh me Serbinë. Duan të besojnë se Kosova bëhet superfuqi energjetike brenda natës – edhe nëse vazhdimisht ka mungesë rryme. Duan të besojnë se liderët e tyre nuk gënjejnë – edhe nëse kanë gënjyer pa ndërprerë për dekada. Duan të besojnë që George Washingtoni ishte shqiptar – edhe nëse kjo ishte shaka e 1 prillit.

Shoqëria është bashkëpërgjegjëse, sepse në shumicën e rasteve lajmet e rreme janë njëkohësisht edhe lajme që duket qartë se nuk mund të jenë të vërteta. Më së shpeshti, e vetmja gjë që është e nevojshme për të kuptuar se kemi të bëjmë me një lajm të pavërtetë, është arsyeja e shëndoshë.

Dhe, për këtë, kemi nevojë për mendim kritik. Kemi nevojë për skepticizëm aktiv. Shtrim pyetjesh. Si shoqëri. Si gazetarë. Si politikanë. Të gjithë duhet të ballafaqohemi me të vërtetën. Dhe vetëm atëherë do të jemi plotësisht të lirë.

Rezultate imazhesh për kush ishte george washington


                           Po kush ishte George Washington ?

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) (22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] - 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt "Babai i vendit të tij". Ai nuk i takonte asnjë partie.



Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara
30 prill 1789 – 4 mars 1797
Pasardhësi:John Adams
Oficeri i Lartë i Ushtrisë
13 korrik 1798 – 14 dhjetor 1799
Paraardhësi:James Wilkinson
Pasardhësi:Aleksander Hamilton
Kryekomandant i Ushtrisë Kontinentale
15 qershor 1775 – 23 dhjetor 1783
Pasardhësi:Henry Knox
Të dhënat personale
Lindi më:22 shkurt 1732
Lindi në:Qarku UestmorelandVirginia, British Amerika
Vdiq më:14 dhjetor 1799 (67 vjeç)
Vdiq në:Mount Vernon, VirxhiniaSHBA
Profesioni:Politikan, Ushtarak
BashkëshortjaMartha Dandridge (m.1759)
Feja:Kisha Episkopale
Nënshkrimi
George Washington

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.




Nga George Washington hartë e krijuar e një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754


Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789),nuk ka informacioneëte saktaëper prejardhjen Në moëhen njëmbëdhjetë vjeçare George humbtë i atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah.

https://www.mountvernon.org/george-washington/biography/



Lawrence Washington (Mount Vernon Ladies' Association)
Lawrence Washington (Mount Vernon Ladies' Association)















Edhe Agjencia e njohur botërore plason gënjeshtra:Reuters: George Washington ka prejardhje shqiptare

Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë

Nga John McCallum/Reuters

Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.

Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
Image
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”,- tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”,- tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.

Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

Malsor Hasan Gjonbalaj merr titullin Doktor Shkence në sport

Ish futbollisti i njohur Malsor  Hasan Gjonbalaj, pas një pune te gjate ,kohë më parë ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.


Tema në të cilën doktoroi Malsor Hasan Gjonbalaj është: “Karakteristikat somatotipe, bazike motorike, specifike motorike, dhe aftësitë funksionale te futbollisteve te rinj bazuar ne pozitën e tyre ne lojën e futbollit” ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ne Universitetin e Mal te Zi.



Malsor Gjonbalaj që një kohë ligjëron në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukatës Fizike. Ai së fundi ka qenë edhe drejtor sportiv i KF Shkëndija nga Tetova.

Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D





Rezultate imazhesh për hasan gjonbalaj

Hasan Isuf Gjonbalaj(22.2.1935-3.11.2012)


Hasan Isuf Gjonbalaj u lind në Vuthaj me 22 Shkurt l935. Shumë vite punoi mësimdhënës, në fillim në vendlindje e pastaj në Pejë ku punoi edhe përkthyes. Në Pejë jetoi deri kur ndërroi jetë, më 3 nëntor 2012.

Hasani kishte filluar të shkruajë poezi qysh si nxënës i shkollës së mesme. Ndërkohë, që si krijues më i pjekur dëshmohet në kohën kur me ndonjë vjershë nis të paraqitet nëpër faqet e gazetave dhe revistave të kohës, kohë kjo kur Hasani ishte i pjekur në moshë, kohë kjo kur ky kishte bërë disa vjet pune si mësues në vendlindjen e tij, në Vuthaj, ku për së afërmi u njoh edhe me diskriminimin në arsim shqip, kur u njoh me plan-programet mësimore sllave në të cilat nuk ishte përfshirë as më e vogla vjershë a këngë shqipe e mos të flasim për kulturën, edukimin e historinë kombëtare shqiptare. Ishin këto disa nga shtrëngimet shpirtërore të mësuesit Hasan të atëhershëm, shtrëngime këto që rezultuan edhe shtrezimet e para poetike që shpërthejnë me vargje, me metafora të kohës së ngulfatur. Më saktësisht, në vitin 1965 i botohet vjersha e parë në revistën “Jeta e re”. Vjersha kishte titullin joshës dhe simbolik “NANA”. Në këtë vjershë poeti komunikon me nënën për të gjitha ato të liga me të cilat ballafaqohej populli i tij, duke iu drejtuar me “Nanë pse më linde në kohë të kushtrimit Nanë pse me rrite në kohë të mjerimit|” , ku përbrenda një figuracioni poetik fshihej e shëmtuara të cilën e luftonte në vargje të kësaj vjershe dhe në ato që do t’i shkruaj pastaj. Dhe jo vetëm kaq. Botimi i kësaj vjershe sikur vë vulën e parë prej nga do të numërohet datimi i fillimit të krijimtarisë së Hasan Gjonbalajt, pra viti 1965, e për të korresponduar sot, më 2012, si përfundim 47-vjeçar krijimtarie, që njëherit sublimojnë thënien se krijuesit nuk vdesin kurrë.

Si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albnologjik të Prishtinës,Hasan Gjonbalaj ishte nga rithemelimi i këtij institucioni (l968), kur iu kishte vënë punës në vjeljen e thesarit popullor nga terreni. Një pjesë e këtyre materialeve të mbledha e që ishin me interes iu botua në “Gjurmime albanologjike” dhe në revistat “Përparimi”, Prishtinë dhe “Koha”, Podgoricë.

Hasani ishte poet, por edhe mbledhës i urtisë popullore në krahinën e Plavës e të Gucisë dhe njohës i ngjarjeve me rëndësi historike të kësaj ane, figurave historike etj. Kështu, ai na la të botuara disa vepra zhanresh të ndryshme:

“ Kelmendi – gjenealogjia e familjes Nikçi”,
“Përmallime” (poezi për të rritur),
“Stina me një krah” (poezi për fëmijë),
“Në sy një mal” (poezi për të rritur),
“Lufta e Nokshiqit-epope kundër copëtimit të trojeve shqiptare”,
“Ali Pashë Gucia” (vështrim monografik),
“Këngët historike në krahinën e Plavës dhe Gucisë”,
“Epske narodne pjesme Plavsko-Gusinjskog kraja”; (Këngët epike në gjuhën boshnjake). Kontribut për dëshmi për ata që kanë burimin iliro-shqiptar, por e humbën gjuhën shqipe, për çka u mbesin në hak paraardhësve të vet.
“Dritare e burgut tim” (poezi për të rritur),
10.”Rrëfimet e ajrit “(poezi për të rritur),

l1.”Sulli” në traditën popullore në krahinën e Plavës dhe të Gucisë”,

“Krahina e Plavë-Gucisë me organizim të lashtë”,
“Zhanica, Pepajt dhe Nokshiqi”,
“Paria e Plavës dhe Gucisë 1878-l945”,
“Rite e zakone”.

Si hulumtues e trajtues i disa temave nga tradita e krahinës së Plavës dhe Gucisë, temave historike etj., Hasan Gjonbalaj mori pjesë në sesione dhe simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare si:

Simpoziumi “Shqiptarët dhe Evropa”, Prishtinë, l993; Sesioni shkencor “Mërgimi”, Prishtinë, l994; Sesioni shkencor “Lidhja Shqiptare e Pejës”, Pejë,1995; Sesioni shkencor “Lufta e Nokshiqit”, Nju Jork, l995; Simpoziumi shkencor “Ulqini në rrjedhat e kohës”, Ulqin, 2000; Seminari i katërt dhe i pestë ndërkombëtar, “Shkodra në shekuj”, Shkodër, 2000; “ Shkodra në Shekuj, Shkodër” 2002. Sesione shkencore “E Djathta Shqiptare”: Klinë dhjetor 2005, Orosh Mirditë korrik 2006, Istog maj 2007, Ferizaj korrik 2009, Shkup korrik 2009, Kukës shtator 2010.

Më pas punimet me të cilat mori pjesë në këto takime të rëndësisë së madhe shkencore ju botuan në libra të përbashkëta me autorët tjerë pjesëmarrës.

Në revista dhe gazeta në Pejë, Plavë, Prishtinë, Podgoricë, Tiranë, Nju Jork, Novi Pazar, Sarajeve etj, botoi poezi dhe materiale nga lëmenj të historisë, folklorit, etnologjisë, etnografisë dhe të humorit etj.

Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve të Pejës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Pas përkthimit të poezive dhe materialeve të mbledhura nga terreni, në gjuhën boshnjake (l990-l995), publikuar në Sarajevë, Podgoricë dhe Novi Pazar, pranohet në “Udruzhenje pisaca Sanxhaka”, Novi Pazar (Shoqata e poetëve). Si dhe në “Udruzhneje Etiçara i Estetiçara Crne Gore”, Podgoricë, (Shoqata e etikëve dhe estetikëve). Është anëtar i Shoqatës të Lidhjes së Shkrimtarëve të vendlindjes, me seli në Plavë.



Mrsci.Prof.Skënder Hoxha

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare,zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi


 


Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukçeviq, ia ka dërguar shkrimtarit.


“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe në reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukçeviq

Një vështrim për punën e respektuar të studiuesit Qerim Vrioni


Nga Shpend Topollaj

Pas botimit të një sërë artikush dhe librash seriozë mbi historikun e fotografisë shqiptare, studiuesi dhe fotografi Qerim Vrioni, paraqitet së fundi me librin e ilustruar “Pikëllimi në një foto të vjetër”, botim mjaft cilësor i EMAL, kushtuar krijimtarisë së Kol Macas dhe kryesisht kryeveprës së tij “Gjon Pali dhe e bija”. 


Nga ana e saj, fotografia që sot ka marrë një zhvillim e përhapje të paimagjinueshme as nga vetë krijuesit e saj Niepce dhe Daguerre qysh në fillim të shekullit të XIX – të dhe të afirmuar më 1840 – tën nga Talboti, me zbulimin e proçesit negativ – pozitiv, s`është tjetër veçse teknika dhe arti i riprodhimit të pamjeve të ndryshme me materiale të ndjeshme ndaj dritës, si natyrore ashtu dhe artificiale. Roli i fotografisë në mbi dy shekuj ekzistencë, jo vetëm që nuk është zbehur, por ka ardhur gjithmonë e më shumë duke u rritur. Për nga ndikimi dhe pesha që zë, me pasqyrimin me vërtetësi të peizazheve, ngjarjeve, personazheve, gjendjeve emocionale deri të njerëzve të zakonshëm, ajo fare mirë ka konkuruar krahas pikturës, me të cilën natyrshëm ka ngjashmëri të padiskutueshme. Jo më kot edhe sot e kësaj dite, pranohet njëzëri fjala vjen, se ajo fotografia “Aquila degli Abruzzi” e bërë në vitin 1952 nga Henri Bressoni, ai që e mbante përherë aparatin në dorë për të kapur çastin, si ai gjuetari i pasionuar që qëndron me gishtin në këmbëz, ngjet tërësisht me një pikturë; me ato gratë veshur me të zeza që hipin e zbresin ato shkallët me parmakë hekuri, përballë asaj kishëzës, me tepsitë e simiteve mbi kokë. Po ashtu, mund të themi se të njëjtat emocione si në pikturë përftohen edhe nga fotografia, me të vetmin ndryshim, se nërsa piktura ka rrymat, shkollat dhe drejtimet e veta, si fjala vjen ajo fiorentine, pra e Renaissance, ajo flamande apo ajo ruse, (ja pse edhe Gombrich thotë se “Dallohet qartë nëse një pikturë e shekullit të pesëmbëdhjetë vjen nga Firenca apo nga Siena, nga Dizhoni apo nga Bryzhi, nga Këlni apo nga Viena”), fotografia në dallim nga ato është universale. Përsa i përket ngjashmërisë, si shembull në kritikën botërore merret fotografia e David Hakneyt, i cili na tregoi sesi mund të aplikohet artit kubik në fotografi, ngjashëm me krijimet e Pablo Pikassos, gjë që dallohet lehtësisht te portreti i nënës së tij në vitin 1982. Në të duket se jemi para një mozaiku, pra një seri katrorësh, ku aq sa flasin veç e veç, aq dhe janë në harmoni të plotë me njëra – tjetrën. Por mjafton të shkosh e të vizitosh fototekën “Marubi” për të parë sesa shumë histori dhe art ka fotografia. Natyrisht që aty do të mësosh shumë, si nga ngjarjet kryesore ashtu dhe nga përditshmëria e njerëzve të thjeshtë. Por edhe do të ndihesh krenar për të shkuarën tonë, për ata burra e gra, shpesh edhe të varfër, por të pasur në dinjitet. Kam pozuar në atë studio kur isha nja nëntë vjeç, dhe e mbaj mend mirë preokupimin dhe përkushtimin e tyre gjatë përgatitjes për fotografim. Ashtu sikurse pohoj se ato fotografi edhe sot më japin një kënaqësi të veçantë. Po ashtu, dua të kujtoj me nderim të madh Dhimitër Vangjelin i cili me atë albumin kushtuar Kolonjës dhe kolonjarëve, prej nga edhe unë jam, na ka dhënë të vërteta të pazëvendësueshme për të shkuarën e lavdishme të tyre qysh para njëqind vjetëve. Dhe tani që jemi në vitin e Skënderbeut, mendoni sesa me vlerë dhe rëndësi do të merrte arti i fotografimit, sikur ai të ishte shpikur nja 600 vjet më parë. Do kishim pamjen e Heroit tonë dhe të bashkëluftëtarëve të tij, të betejave të zhvilluara etj. etj. dhe do t`u jepej përgjigje shteruese shumë pikëpyetjeve që mund të kenë lindur. Por studiuesi i palodhur Qerim Vrioni, bir i një familjeje të nderuar nga Berati dhe që ka jetuar gjatë në Vlorë, intelektuali erudit që për marrëzitë e kohës, nisi të shkruaj, botojë e aktivizohet brenda dhe jashtë shtetit vetëm në vitet e demokracisë, për asnjë çast nuk ka harruar të nxjerrë nga pluhuri i harresës ose i shpërfilljes, shpesh dhe të paqëllimtë, ato figura që me punën e tyre evropiane i dhanë Shqipërisë qysh herët, artin e “kutisë së errët”, njësoj si vendet e tjera të qytetëruara. E parë nga ky këndvështrim, mendoj se kjo është njëkohësisht dhe një vepër e shquar atdhetare. Të njëjtën gjë Qerimi bën edhe në këtë libër, duke na e sjellë para sysh shkodranin e lindur në vitin 1882, Kol Maca i cili, gjithë talentin e tij e ushtroi në atelietë e veta në qytetin e lindjes, Vlorë dhe Tiranë, gjersa vdiq në vitin 1945. Shkodra me rrethina, vendi i atdhetarisë dhe kulturës të pashoqe, i luftëtarëve, klerikëve, poetëve, shkrimtarëve, aktorëve, piktorëve, muzikantëve e zanatçinjëve të shquar, natyrisht që do të kishte edhe fotografët e saj. Dhe njëri nga këta ishte dhe nxënësi i Kolë Idromenos, i cili pati fatin të specializohet edhe në Vienë të Austrisë. Dhe ishte pikërisht puna e tij e shkëlqyer dhe e pandërprerë që i dha mundësinë të përzgjidhet në grupin shtetëror të fotografëve që do fiksonin zhvillimet e festimeve me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë. Por ashtu sikurse thuhet në libër, për madhështinë dhe aftësinë profesionale të Kolë Macas do mjaftonte vetëm realizimi i vetëm asaj fotografisë që përmendëm qysh në krye të këtoj shkrimi. Ndaj dhe autori i librit ndalet kryesisht në analizën shumëplanëshe të kësaj fotoje, bërë gjatë vitit 1913 në luftën e malazezve dhe serbëve për të marrë Shkodrën, dhe botuar në Itali në prestigjiozen “”Corriere della Sera”, brenda shkrimit “La fine della Guerra Balcanica”. Natyrshëm, Q. Vrioni na jep atmosferën politiko – ushtarake të asaj periudhe, ku vdekjet ishin sheshit, qoftë nga rezistenca e vendosur, qoftë nga bombardimet e pamëshirshme që bëheshin nga kundërshtarët mbi popullsinë e pafajshme. Kjo na thotë se ai ka studiuar disa autorë, deri edhe dëshmitarë okularë si gruaja e konsullit austriak Hortensia von Zambauer me kujtimet e saj me titullin origjinal “Die Belagerung von Skutari”, pra “Rrethimi Shkodrës”, botuar fillimisht më 1914 në Berlin. Llogjika ta do të besosh se i ndjeri Gjon Pali, është vrarë në fushën e luftës. Ai ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një në dorë dhe mbi kokë i qëndron e pikëlluar e bija me një shprehje prej madone të fytyrës. Qoftë e atëçastme, qoftë e improvizuar, jo si ngjarje, por si vendosje e këtyre dy personazheve, kjo foto mbetet e përkryer artistikisht. Dhe pikërisht pse është e tillë, ajo i jep shfre diskutimeve rreth saj. Kushdo e di se sa është folur e sa debate janë bërë vetëm për buzëqeshjen e Xhokondës së Leonardo da Vincit. Të tilla debate, por kryesisht me veten, bën me mjaft kulturë dhe zhdërvjelltësi analitike edhe Qerim Vrioni. Ndaj libri të mëson, të shuan kureshtjen dhe të kënaq estetikisht. Një gjë është e qartë; Gjon Pali nuk është Peregrini i Athinës për të cilin flet shkrimtari romak i shekullit të dytë Aul Geli, që për hir të lavdisë i vuri zjarrin vetes. Jo, ai është një njeri i zakonshëm që sapo e deshi puna, u bashkua me shokët për t`i dalë atdheut për zot. Pra, vetëm për të bërë detyrën, kur momenti e deshi. Por diskutimi i autorit të librit nuk është ky. Ai i mëshon çastit të pikëllimit të vajzës, ç`ka të kujton Pietan e Michelangelo Buonarottit në Bazilikën e Vatikanit. Në kapitullin “Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në arte”, duket se Qerim Vrioni është plotësisht në një mendje me Lukianin që dikush e ka quajtur “Volteri i lashtësisë klasike”, i cili thosh se “Deri më tani vajtimi për të vdekurit, kjo marrëzi njerëzore, ndjek kudo të njejtat ligje.” Por kjo s`do të thotë se i afëmi s`duhet të ndjejë dhimbje e trishtim. Por Kola, me aparatin e tij ka përjetësuar krahas kësaj dhimbjeje dhe këtij trishtimi edhe dinjitetin e shqiptares në përballimin e fatkeqsisë që i ka ndodhur njeriut të saj më të dashur. Horizonti i Qerim Vrionit është i gjerë, ndaj dhe referencat, krahasimet dhe analogjitë e shumta me të tjera krijime nga vendi dhe bota, nuk mungojnë. Madje, ato i japin librit vlerën e një doracaku të vogël rreth artit fotografik. Dhe duke folur për teknikat dhe ligjet e fotografimit fare thjeshtë e kuptueshëm, ai e shton padyshim rrethin e lexuesve dhe nuk e kufizon atë vetëm te specialistët e kësaj fushe. Ja sa bukur e përshkruan ai me një pasazh sekretin e këtij fotografimi: “Nën një pikëvështrimi tjetër, trupat e dy figurave të fotos duket se formojnë edhe një kënd të ngushtë (gjeometrik), i cili përbëhet nga brinja e poshtme (Gjon Pali) dhe brinja e sipërme (vajza), e me gjasë këndi do të mbyllet kur burri të fiket përfundimisht, dhe vajza mund të bjerë mbi të.” Por, s`mund të rri pa përmendur edhe aftësitë letrare të këtij autori. Për ilustrim po citoj: “Pikëllimi i saj është i thellë dhe i heshtur, ajo sikur nuk u beson syve duke e parë në çastet e fillimit të heshtjes së tij të përjetshme, por e pagojë dhe e tharë e vështron të atin me duart e mbështetura te njëra – tjetra, në qëndrim mortor. Njerën dorë, vajza e ka vendosur poshtë kokës së të atit, ndërsa të majtën mbi gjoksin e tij. Shikimi i saj është ngulitur te fytyra e të atit me një përdëllim të matur, ndoshta edhe të mpirë nga dhimbja. Hidhërimi ia ka ngrirë fytyrën e saj tërë nur dhe ajo është mbërthyer nga fotografi në shikimin gojëkyçur e të thellë duke vështruar të atin që po largohet (apo ka ikur ca çaste më parë) përgjithmonë nga kjo botë. Mundet që çasti i fotografimit të jetë gjatë një prehje të vajtimit të bijës për të atin, sidoqoftë ajo duket mjaft dinjitoze në dhimbjen e saj.” Duke e përgëzuar këtë autor për gjithë sa ka bërë, sugjeroj se ndofta do të qe me shumë interes që njerëz të tillë të apasionuar pas artit magjik të fotografimit të ishin të organizuar në një shoqatë e cila me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës do t`i shërbente akoma më cilësisht evidentimit të atyre që punuan ndër dekada në këtë fushë, edhe duke rëmuar nëpër arkivat e vendeve të tjera, pasi është jashtë çdo dyshimi se ata që kanë qenë në Shqipëri gjatë ose edhe si kalimtarë, pa tjetër që diku i kanë vendosur fotografimet e tyre nga vendi ynë. Kjo do ta ndihmonte shumë edhe historinë, politikën, kulturën, etnografinë dhe jetën tonë shoqërore në përgjithësi.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...