Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/29

Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra (1946-)





Rezultati i imazhit për skender kodra"

Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra (1946-)


Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar. Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.
I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte. Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.
Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

2019/10/28

Risi në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup





Njoftim  nga Akaemia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane (New York,Tiranë Prishtinë dhe Shkup)

Nga Drejtoria për mardhënie me publikun

Të dashur akademik të ASHSHA-AAAS,



Mundësisht deri më datën 31.12.2019, nëpërmes postës elektronike në e-mailin: floribruqi@live.com ,të gjithë anëtarët e pranuar (Akademikët në ASHSHA-AAAS) ti dërgojnë biografitë (CV-të e tyre me bibliografi dhe një fotografi)në Word dokument më shkronja “times-roman” të madhësisë standard të shkronjave 14, deri në 90 rreshta kompjuteri.


Materjalet e dërguara(biografia më bibliografi duhët të jenë të redaktuara dhe të lektoruara) në muajin janar –mars 2020 do të hyjnë në shtyp për botim të Enciklopedisë së Akaemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane(New York,Tiranë Prishtinë dhe Shkup).


Libri duhet parcitipuar nga vetë anëtarët e Akademisë: 30 ,00 euro dhe do të botohët në shqip , sipas alfabetit .

Me respekt,

Flori Bruqi

Drejtor për mardhënie me publikun në ASHSHA-AAAS

28.10.2019.

A do të akuzohet prokurori Sylë Hoxha e disa të tjerë për rastin e vrasjës së Astrit Deharit ?


Burimet nga burgu ku mbahej Naser Makolli, thonë se prej dhjetorit të vitit 2015, i ndjeri ka vuajtur nga një sëmundje.





“Ka qenë sëmurë diçka”, ka thënë një burim i gazetës, duke sugjeruar se vdekja e Naser Makollit ka ndodhur natyrshëm.
Floripress  është munduar të marrë më shumë informata nga autoritetet përkatëse, por deri më tani nuk ka arritur të verifikojë pretendimet e anëtarëve të VV’së, e as të mësojë arsyen e vdekjes së Naser Makollit.


Nga infarkti akut ka vdekur Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

 Ky është raporti përfundimtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore, që vdekja e tij nuk ka qenë e dhunshme.

Vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan nuk ka qenë e dhunshme.

Këtë e ka konfirmuar Liridona Kozmaqi nga Zyra për Komunikim e Prokurorisë.


Rezultati i imazhit për naser makolli"

Naser Makolli, që kishte ndarë qelinë për më shumë se 3 muaj me Astrit Dehari, vdiq në fillim të prillit.

“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë Kozmaqi.

Hetimet për rastin që është hapur si vdekje e dyshimtë, janë duke vazhduar.

Sipas Prokurorisë, tashmë janë intervistuar të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë, duke filluar nga shokët e dhomës të së ndjerit, stafi mjekësor, gardianët dhe stafi tjetër i shërbimit korrektues, si dhe familjarët e të ndjerit.



****


Naser Makolli, dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur si pasojë e një sëmundje shëndetësore në Burgun e Lipjanit gjashtë muaj pasi që ndërroi jetë Dehari, kështu kishte njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.


Rezultati i imazhit për naser makolli"

Naser Makolli 

 Astrit Dehari, ish-aktivisti i Vetëvendosjes, që u gjet i vdekur tre vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ishte përshkruar nga personi që e ndanin qelinë së bashku, Naser Makolli, si një njeri i qetë e i lumtur. Makolli thoshte se Dehari nuk paraqiste asnjë çrregullim, frikë apo shqetësim dhe se ai nuk e kishte përmendur asnjëherë se mund t’i bënte keq vetes.

Naser Makolli, dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur si pasojë e një sëmundje shëndetësore në Burgun e Lipjanit gjashtë muaj pasi që ndërroi jetë Dehari, kështu kishte njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Rezultati i imazhit për naser makolli"


Analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se ai nuk kishte arritur të bënte një analizë të fundit.

Në ekspertizën e përcjellë nga Zvicra, ku përshkruhen edhe hetimet e autorëve të Kosovës, shkruhet se Makolli e Dehari kishin pasur edhe dy shokë dhome në burgun në Prizren. 




Ata ishin Frrok Leski dhe Adonis Gashi. Sa i përket kohës që kishte kaluar me Astrit Deharin, ai e përshkruante si të lumtur dhe të qetë.

Sa i përket datës kur Dehari ishte gjetur i vdekur, Makolli kishte deklaruar se atë ditë kur ata kishin dalë në shëtitje, Dehari kishte qëndruar në qeli, duke thënë se nuk po ndihej mirë. Kur ata ishin kthyer nga shëtitja, e kishin gjetur atë të shtrirë mbi tokë.

“Ai kishte në gojë një shishe mjalti prej plastike. Ata menjëherë e kanë thirrur mjekun dhe janë informuar se kishte puls. Ai shton se nuk ka parë gjak në trupin e tij dhe se vetëm ka parë plagë në njërën nga duart e tij. Z. Makolli saktëson se nuk kishte brisk rroje as thikë në qeli”, thuhet në raportin derisa përflitet deklarata e shokut të dhomës së Astrit Deharit.

Makolli kishte deklaruar se ishte më i afërt me Deharin se me të tjerët të mbajtur. Ai e përshkruante si djalosh të artë, komunikues që luante me letra dhe tregonte barsoleta.

“Më 5 nëntor nuk ishte mërzitur dhe nuk kishte sjellje të pazakonshme”, thuhet tutje.



Në deklaratën e tij dhënë për organet e rendit, Makolli kishte thënë se Astrit Dehari kishte pasur dhimbje koke dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk kishte dalë në shëtitje brenda rrethojave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Makolli kishte deklaruar edhe se në fillim ka menduar se ka qenë një shaka nga ana e Astrit Deharit por e ka kuptuar të vërtetën pasi ka parë gërvishtjet në njërën nga duart e tij.


Featured image of article: Vdekja e Astrit Deharit, shoku i qelisë tregon si e gjeti aktivistin: Po hante mjaltë pasi ishte rruar në dush, nuk vrau veten!


Madje në deklarimin e Makollit, thuhet edhe se Astrit Dehari kishte kërkuar nga Makolli numrin e të afërmve të tij që t’u telefonojë në rast se ndodh ndonjë gjë, por ka shtuar se Astrit Dehari nuk ka pasur ndonjë presion nga ndokush.

Në tri deklarata të dhëna në data të ndryshme për organet e rendit, Naser Makolli kishte deklaruar se Astrit Dehari deri në momentin e gjetjes kishte puls.

“Dehari kishte shkruar në bllokun e adresave të Makollit një seri numrash të telefonit të anëtarëve të familjes dhe miqve të tij. Arsyeja ishte se Dehari dëshironte që Makolli ta njoftonte rrethin e tij në rast të transferimit nga burgu për hetime nga ana e policisë apo ministrisë”, thuhet në raportin e ekspertizës.

I njejti kishte deklaruar se Deharit atë ditë ishte rruar gjatë dushit, por, nuk ishte prerë.

Në qelinë ku po qëndronin Dehari, Makolli e dy persona të tjerë ka qenë edhe një telefon për të cilën Makolli kishte deklaruar se Astrit Dehari nuk e kishte përdorur asnjëherë.


*****

Rezultati i imazhit për raporti zvicran per vdekjen e deharit"



Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra

Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i është dorëzuar familjes Dehari.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i njohur shqiptar zt.Tomë Gashi.



Mes tjerash në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë”.


Avokati Gashi gjithëmonë ka thënë ka thënë se Astritin e kanë vrarë dhe kjo u vërtetua me  raportin e ekspertëve  zviceran  që përjashtuan  hipotezën e vetëvrasjes.

Ai ka thënë se nga publikimi i këtij raporti më nuk flitet për vdekjen e Astrit Deharit, por për “vrasjen e Astrit Deharit”


“Duhet të hetohet zinxhiri i personave që lidhen më ngjarjen. Kush janë pjesëmarrësit? Kush janë urdhërdhënësit? 

Kush janë pjesëmarrësit operativ që kanë marrë pjesë në vrasje dhe kush janë ata që kanë fshehur krimin?”.

Ai ka thënë se publikimi i raportit nga institutit zviceran është vonuar qëllimisht për të fituar kohë.



Avokati Gashi ka thënë se që nga futja në burg e Astritit deri te “vrasja” e tij ka qenë e montuar për qëllime politike


Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.




Rezultati i imazhit për aleksander lumezi"


Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.


“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.

Ai ka thënë se prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmu në hetimin e këtij rasti”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Ndryshe, familja e Astrit Deharit, sot ka marrë raportin për vdekjen e Astrit Deharit nga Instituti zviceran.



Rezultati i imazhit për avni dehari"

Babai i Astritit, Avni Dehari ka thënë para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.
Në rastin e Astritit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos prokurorit Sylë Hoxha dhe ministres së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.

Rezultati i imazhit për avni dehari"


Ai ka shtuar se nuk do të ndalen së kërkuari që të hapen hetimet dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit.

Avokati, Tomë Gashi ka shtuar se ndjehet më i lehtësuar që tashmë është vërtetuar ajo që e kanë ditur që nga dita e parë.....

****


Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se zarfi i pranuar është i mbyllur
dhe nuk dihet se çfarë përmban brenda ekspertiza e Institutit Zviceran.


Rezultati i imazhit për Frrok Leski"


Raporti i ekspertizës nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit në duart e Prokurorisë

Një zarf i Institutit Zviceran është pranuar nga Prokuroria e Shtetit për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se zarfi i pranuar është i mbyllur dhe nuk dihet se çfarë përmban brenda ekspertiza e Institutit Zviceran.Ai tha se ky raport do t`i dorëzohet prokurorit të rasti dhe familjes së Astrit Deharit në momentin kur sipas tij do të përkthehet në gjuhën shqipe.

Rezultati i imazhit për syle hoxha"


A do të ndiqët penalisht  prokurori Syle Hoxha?


“Prokuroria i Shtetit njofton se sot me 17 tetor kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari, nga Instituti në Zvicër përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë”, ka thënë Shala.Ai tutje ka shtuar se Prokuroria ende nuk e di përmbajtjen e këtij zarfi.“Ky raport është me zarf të mbyllur akoma nuk e dimë përmbajtjen e saj, këto janë vulat e pranimit, ambasada e ka pranuar dje, ndërsa sot është dorëzuar në prokurorinë e shtetit”, ka thënë Shala.Ai ka shtuar se zarfi do t’i dërgohet prokurorit të rastit dhe pastaj do të dërgohet për përkthim, ndërsa pas përkthimit do të njoftojnë opinionin për përmbajtjen e raportit,

“I lutem mediave që deri në publikim e raportit të përmbahemi nga deklarimet që mund ta dëmtojnë rastin”, ka thënë kryeprokurori Shala.Ai tutje ka shtuar se pas përkthimit, raporti sa më parë që është e mundur do të bëhet publik edhe për media.Gjatë ditës së djeshme, ministri në detyrë i i Ministrisë së Drejtësisë, Ableard Tahiri ka reaguar për pretendimet e avokatit Tomë Gashi se Ministria që ai drejton e ka pranuar këtë raport.Pretendimet e avokatit Tomë Gashit se kjo ekspertizë ka ardhur Tahiri i ka quajtur të pavërteta.

“Deklarimet e avokatit Tomë Gashi, të shfaqura në publik, në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. Për hir të informimit të drejtë të opinionit, dëshiroj të ju njoftoj se asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhej në reagimin e Tahirit.Tahiti tutje ka thënë se profesionalisht, avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë.“Roli im si ministër i Drejtësisë me të marrë mandatin, ka qenë trajtimi i nevojshëm, sipas kërkesës së familje Dehari, për të mundësuar një super-ekspertizë jashtë vendit në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë. Me kohë, kemi siguruar edhe mjetet financiare për ekspertizën dhe organet e pavarura të sundimit të ligjit janë vënë në kontakt me Institutin e Lozanës në Zvicër, që ishte preferenca e familjes Dehari”, thuhet në reagimin e Tahirit.Ai tutje ka shtuar se pretendimet e avokatit Gashi janë të pabaza, jo profesionale dhe tendencioze, prapa së cilave sipas tij fshihet mungesa e njohurive procedurale.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016 me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.Instituti i Mjekësisë Ligjore vdekjen e Deharit e konsideroi vetëvrasje, ndërsa disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja këtë vdekje e cilësuan vrasje.Familja Dehari kishte kërkuar ekspertizë lidhur me vdekjen e tij nga instituti zviceran.


Avokati Tomë Gashi, ka dërguar raportin e plotë të kryer në Zvicër, të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit, ia dorëzoi familjes së Astritit  Deharit dhe avokatit të njohur shqiptar zt. Tomë Gashi nga Prishtina.

Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.
Ndërsa bashkëngjitur është edhe raporti i zgjeruar që ka 45 faqe.


Raporti i plotë i parë gjëndet këtu:

Raporti i plotë i dytë  gjëndet këtu:



Flori Bruqi

‘Ndihem 20 vite më i ri’, Sali Berisha zbulon sekretin e rinisë: Gjithë jetën i kam besuar….


Kardiologu shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha ka rrëfyer se ai ndihet fizikisht e psikologjikisht si 20 vite më parë dhe ka zbuluar sekretin për këtë.
Featured image of article: ‘Ndihem 20 vite më i ri’, Sali Berisha zbulon sekretin e rinisë: Gjithë jetën i kam besuar….

 Në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e tij. 

Në studio, Berisha ka rrëfyer se ai ndihet fizikisht e psikologjikisht si 20 vite më parë dhe ka zbuluar sekretin për këtë.

“Unë mund të ndihem në të njëjtat parametra fizikë e psikologjikë të 20 viteve më parë.

 Kam një sekret, sekreti im është kalitja. Gjithë jetën i kam besuar stërvitjes. 

Në tërësi, nuk jam njeri abuziv, por kalitja është sekreti sot. Kam shumë arsye për të festuar në këtë 75 vjetor, nuk marrë ashensor për katin e katërt ku banoj. 

Respektoj shkallët”, ka thënë Berisha.

Mijëra studentë në Britani rezultojnë të paguajnë gjithçka me trupin e tyre. “Mirror” shkruan se bazuar në një sondazh të realizuar së fundmi, studentët që nuk kanë para të paguajnë tarifën e shkollës shesin të brendshmet e tyre.


Shifra të frikshme/ Shesin të brendshmet, foto intime dhe trupin, sakrificat që bëjnë mijëra studentë për të paguar shkollën


Të tjerë shesin foto intime, e ndërsa ka edhe nga ata që prostituohen, dhe marrin para në këmbim të seksit.

Featured image of article: Shifra të frikshme/ Shesin të brendshmet, foto intime dhe trupin, sakrificat që bëjnë mijëra studentë për të paguar shkollën

Shesin të brendshmet, foto intime dhe trupin, sakrificat që bëjnë mijëra studentë për të paguar shkollën


BRITANI– Mijëra studentë në Britani rezultojnë të paguajnë gjithçka me trupin e tyre. “Mirror” shkruan se bazuar në një sondazh të realizuar së fundmi, studentët që nuk kanë para të paguajnë tarifën e shkollës shesin të brendshmet e tyre.

Të tjerë shesin foto intime, e ndërsa ka edhe nga ata që prostituohen, dhe marrin para në këmbim të seksit.

E njëjta media shkruan se 4% e studentëve pranuan se kryejnë marrëdhënie seksuale me para, ndërsa 6 % të tjerë kanë pranuar se do ta konsideronin një punë të tillë nëse do të ndodheshin në vështirësi.

Një pajisje e çuditshme bie nga qielli, çfarë u gjet në oborrin e çiftit amerikan




Mbi satelit ishte shkruar "Samsung Space Selfie". Kompania Koreano-Jugore tha se ai satelit ishte hedhur për të kapur pamje në planetin tonë.

Featured image of article: Një pajisje e çuditshme bie nga qielli, çfarë u gjet në oborrin e çiftit amerikanSateliti i rene ne oborrin e çiftit Welke


SHBA- Kur çifti amerikan, Nancy dhe Dan Welke dëgjuan një zhurmë të fortë jashtë shtëpisë së tyre ata nuk e prisnin që ajo të ishte një satelit që kishte rënë nga qielli. Mbi satelit ishte shkruar “samsung Space Selfie”. Kompania Koreano-Jugore tha se ai satelit ishte hedhur për të kapur pamje në planetin tonë.

Në një video të postuar në Facebook, zonja e shtëpisë Nancy Welke dëgjohet teksa thotë; “Faleminderit Zot që nuk ka kuaj jashtë dhe faleminderit që ky satelit nuk u përplas me shtëpinë”. Javën e kaluar Samsung lëshoi një satelit duke përdorur një sistem tullumbace me lartësi të lartë. Samsung synonte të kapte një foto në hapsirë për një fushatë të re.
Featured image of article: Një pajisje e çuditshme bie nga qielli, çfarë u gjet në oborrin e çiftit amerikan

“Kushtet e motit çuan në një zbritje të menjëhershme në një zonë rurale. Na vjen keq për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar”, deklaroi kompania. Sateliti synonte të kthehej në tokë, por jo në atë mënyrë siç ndodhi. Pasi sateliti u rrëzua në oborrin e shtëpisë së tyre, çifti shkoi në polici dhe dha edhe numrin që ishte shënuar mbi satelit

Kërcënimet me vdekje ndja Agron Tufës, PD: Autorët të vihen para përgjegjësisë, prokuroria indiferente




Featured image of article: “Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij (MESAZHI)
PD thekson se z.Tufa po kërcënohet deri me vdekje, për shkak të punës së tij në drejtim të zbardhjes të të gjitha krimeve të kryera në kohën e komunizmit në vendin tonë.
Featured image of article: Kërcënimet me vdekje ndja Agron Tufës, PD: Autorët të vihen para përgjegjësisë, prokuroria indiferente

 Partia Demokratike ka reaguar ndaj kërcënimit të Agron Tufës.

Me anë të një deklarate për mediet PD shprehet se dënon me ashpërsi sulmet e fundit ndaj drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

PD thekson se z.Tufa po kërcënohet deri me vdekje, për shkak të punës së tij në drejtim të zbardhjes të të gjitha krimeve të kryera në kohën e komunizmit në vendin tonë.

Reagimi i PD-së:

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të madh prej gjashtë muajsh sulmet e vazhdueshme, shpifjet, linçimin publik dhe kërcënimet e përsëritura me vdekje, që i bëhen Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi publik bëhet për shkak të detyrës, që ky institucion i pavarur ushtron ndaj trashëgimtarëve të diktaturës përmes zbardhjes dhe informimit të publikut me të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar ndaj qytetarëve shqiptarë. Krijon shqetësim, sepse personazhet e errët të këtyre krimeve gëzojnë sot poste të larta drejtuese në krye të shtetit dhe institucioneve të larta të tij.



Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi, këto kërcënime të përsëritura me vdekje në adresë të z. Tufa dhe kolegëve të tij, janë një nga format e vjetra të presionit për t’i detyruar ata të heqin dorë dhe të mbyllin gojën përpara të vërtetës.

Fushata e sulmeve ndaj Tufës dhe kolegëve të Institutit, megjithëse të paralajmëruara, që po bëhen çdo ditë publike, nuk kanë vënë në lëvizje asnjë prej institucioneve ligjzbatuese, përfshi policinë e shtetit dhe Prokurorinë. Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit.

Partia Demokratike u bën apel organeve të ligjit, që nuk janë pjesë e inkriminuar, të fillojnë sa më shpejt hetimet dhe të punojnë për zbardhjen e këtyre akteve mesjetare të kërcënimeve publike me vdekje, me qëllim që autorët e tyre të vihen para drejtësisë.

Agron Tufa mori mesazhe kërcënuese para disa ditëve, të cilat i bëri publike duke i postuar në Facebook. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.


***




“Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij

“Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij (MESAZHI)


Tiranë- Me jetë është kërcënuar Agron Tufa, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.

“KËRCËNIM I PERSONALIZUAR ME VDEKJE.


 E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si në mesazhin e parë, derguar avokatit tim z. Kujtim Cakrani 20 dite me pare, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku përveç meje e familjes, kërcënimi përfshin edhe kolegë studiues me të cilët punoj në institut e jashtë tij. Është gjuha e ashpër, e dhunshme e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq. Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë!”, shkruan Tufa teksa publikon edhe mesazhin kërcënues.
Kërcënimi:





Agron Tufa u kërcënuar edhe një muaj më parë. Shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje sërish nga një mesazh në Facebook. Agron Tufa pak kohë më parë ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...