Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka marrë pjesë në 29 vjetorin e themelimit të PDSh-së. Me anë të një statusi në Facebook, Shehu është shprehur se takimi ka pasur si temë kryesore çështjen e Shengenit të Ballkanit. Sipas demokratit, anëtarët e PDSh-së ishin të qartë se interesat e Mini-Shengenit bien ndesh me interesat e shqiptarëve. “I gjeta të qartë se çdo tentativë për atë “Shengen” aventuresk, që ringjall “Jugosllavitë”, zbeh Kosovën si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetëm me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojmë, por dhe të Rajonit. Një Komb një Qëndrim në mbrojtje të aspiratave tona kombëtare e europiane” tashmë të rrezikuara, duke hedhur në “kosh” ideatorët beogradas apo dhe tellallet shqipfolës alla Esat Pashë të atij konspiracioni makbethian, të ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”,”-shkruan ndër të tjera Shehu.
Ditën e djeshme anëtari i Nismës Haxhi Hoti ka bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ékzékutua gjatë një àtentàti dhe liderit të Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti. Hoti e ka párálajmëruar këtë të fundit se nëse nuk do të largohej nga Kosova do të përfundonte i vrárë.
Menjëherë kanë nisur reagimet. I pari që ka reaguar ka qënë zëdhënësi i LVV-së, Artan Abrashi, i cili u shpreh se asnjë pengesë nuk i ndalte. I shpejtë ka qënë edhe reagimi i Hotit që ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gábimi teknik.
Por ndjesa nuk është pranuar nga ana e LVV-së, e cila ka dorëzuar në Polici një kállézim pénál për Hotin. Disa momente më vonë, ai është arréstúar pasi akúzohet se ka kércénuar me jétë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Pas arrestimit ka ardhur një reagim dhe nga Albin Kurti, i cili shprehet se nuk ╒shtë Kennedy dhe do ishte mirë që Hoti të lirohej e të kalonte festat pranë familjes së tij.
Albin Kurti dhe partia e tij dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit. Aktualisht LVV është në negociata me partinë e dytë fituese LDK-në për forminin e qeverisë. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal për marrëveshjeve pavarësisht negociatave.
(k.m/dosja.al)
13:15
Kércénimi ndaj Albin Kurtit, reagon Mimoza Kusari: Do të ketë të tjera, kapësit se lëshojnë lehtë prenë
Pas kércënimit të djeshëm të Haxhi Hotit ndaj liderit të Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se ky ishte një ‘grusht’ për t’i zgjuar të gjithë nga ëndrra e për t’i kthyer në realitet.
“Do të ketë prapë kércënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë,”-shkruan ndër të tjera Kusari.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë, Gëzuar e Diela e fundit e dekadës! Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD. Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë. Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë. Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje. Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti. Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.
10:10
‘Ose largohu nga Kosova ose do vritesh’, arrestohet Haxhi Hoti, kërcënoi Albin Kurtin në Facebook
Arrestohet anëtari i Nismës Socialdemokrate Haxhi Hoti pas kërcënimit që i bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.
10:41
“Albin Kurti të lëshojë Kosovën ose të vrítet”, reagon Lëvizja Vetvendosje: Kallëzím në políci për autorin
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ka bërë një deklaratë të ish-kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Hoti kërkoi që Albin Kurti të gjejë një zgjidhje mes dy rrugëve ose të heq dorë nga Kosova ose të vrítet. Ndërkohë LVV-ja ngritur padi Haxhi Hotit, pasi e konsideron një kércënim brutal nga ana e Hotit.
“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kércënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallézim pénal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Ndër të tjera Vetvendosje ka shpjeguar se nuk dihet nëse ka qenë deklaratë e porositur një gjë e tillë, por megjithatë mbetet për t’u zbardhur nga polícia.
“Ne nuk e dimë nëse ai kércëním ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë polícia e prokuroria. Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kércënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës. “Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhúnshme e kríminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti. I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.”-shkruan Vetëvendosje.
8:18
I tha Albin Kurtit të largohej nga Kosova ndryshe do vrítej, ish-kandidati i NISMËS kërkon falje: Ishte gábim teknik
Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti ka shpjeguar deklaratën e tij për liderin e Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurtit se duhet të largohej nga vendi ose ndryshe do të vritej. Por sërish me anë të një statusi në Facebook, Hoti ka kërkuar falje publike për deklaratën e lëshuar ndaj Kurtit duke ia hedhur “fajin” një gabimi teknik.
“Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa më pytur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike. Dhe nuk ka qëndrim të subjektit që i takoj,”-shkruan Hoti.
7:45
Kèrcënòhet me jetë Albin Kurti, vjen reagimi i parë nga VetëVendosja: S’na ndalón në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!
Pas parálájmërimit të ish-anëtarit të Nismës Haxhi Hoti për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, një reagim ka ardhur edhe nga partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas kércénimit duke u shprehur se asnjë pengesë nuk e ndalon rrugën e Vetëvendosjes.
“Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!,”- ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.
Në samitet që u mbajtën në Berlin (28 gusht 2014), në Vjenë (27 gusht 2015), në Parisi (4 korrik 2016) dhe në Trieste (13 korrik 2017) përfaqësuesit më eminent të BE-së u përpoqën të mbanin të hapur perspektivën evropiane për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë...
Bardhyl Beqir Berisha-Mahmuti
Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucioneve të veta. Në të gjitha këto takime u tha në mënyrën më të qartë të mundshme se “ardhmëria e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është investim strategjik për paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet të Europës në tërësi”. Nga ky këndvështrim, “ata përshëndetën angazhimet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të promovojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë regjional”. Pjesëmarrja përfaqësuesve të institucioneve të shtetit të Kosovës në këto takime ka qenë në përputhje të plotë me orientimet politike të vendit tonë për integrim në BE. Të përmenden “darkat dhe drekat që udhëheqësit e Kosovës paskëshin ngrënë me përfaqësuesit e Serbisë gjatë këtyre takimeve”, ashtu siç bën z. Edi Rama dhe tellallët e tij /gazetarë që janë futur në paketën e “ligjit antishpifje”, janë manipulim i neveritshëm. Të gjithë ata që përmendin takimet paraprake, të udhëhequra nga BE-ja, dhe fajësojnë udhëheqësit e Kosovës se gjoja “kanë futur vendin në rrugë qorre dhe kanë izoluar Kosovën” pse nuk morën pjesë në tri takimet e “Mini-Shengenit” serb, janë vënë në shërbim të fshehjes së realitetit dhe përhapjes së gënjeshtrave. Përhapja e gënjeshtrave dhe fajësimi i udhëheqësve të Kosovës për mospjesëmarrje në takimet që nuk kanë asgjë të përbashkët me procesin e filluar nga BE-ja nuk është asgjë tjetër pos strategji e shfajësimit të palës serbe. E vërteta qëndron në faktin se iniciativat e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor u minuan nga serbët e Bosnjës. Të rikujtojmë se edhe gazetarët që sot hungërojnë kundër “hipokrizisë së politikanëve të Kosovës”, më 6 korrik të vitit 2019 publikuan lajmin se “Për shkak të ‘ftesës denigruese’, Thaçi refuzon ftesën e Dodik për në Samitin e Sarajevës”. Në shkrimet që publikuan këtë lajm thuhet në mënyrë të qartë se “kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Hashim Thaçi nuk është ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Banja Llukë, por si përfaqësues i Prishtinës” dhe se “Dodik ia ka bërë të qartë Hashim Thaçit se ai duhet të kuptojë që Kosova është pjesë e Serbisë”. Nuk ka turp më të madh sesa të fshihet ky fakt dhe të fajësohen udhëheqësit e Kosovës pse nuk marrin pjesë në takime të tilla. As z. Edi Rama e as tellallët e tij nuk mund ta fshehin faktin se refuzimi i pjesëmarrjes në këtë samit nuk ishte futje e “Kosovës në rrugë qorre” nga ana e udhëheqësve të Kosovës, por qëndrim në përputhje të plotë me interesat e shtetit të pavarur të Kosovës. Të mos harrojmë se në atë kohë, edhe Kryeministri i Shqipërisë e refuzoi pjesëmarrjen në samitin e Banja Llukës dhe për këtë veprim askush nuk e akuzoi z. Edi Rama se “po e futë Shqipërinë në rrugë qorre”. Përkundrazi! Solidarizimi me Kosovën ngjalli një simpati të madhe te qytetarët e Kosovës. Në të njëjtën periudhë kohore kur kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik i kujtonte Hashim Thaçit se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe e ftonte të merrte pjesë në samitin e Banja Llukës “si qytetar i Prishtinës”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev doli me qëndrime të njëjta. Në intervistën dhënë “Kurir TV” të Serbisë, Zoran Zaevi mohoi gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët, deklaroi se gjoja “Kosova është zemra e Serbisë dhe se aty është historia e Serbisë” dhe përsëriti qëndrimin e vet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Në përputhje të plotë me pikëpamjet e lartpërmendura, më 24 dhjetor 2019 Zoran Zaev deklaroi: “Kosova mund t’i bashkohet iniciativës, por Kosova dëshiron të ftohet si një shtet më vete, e cila nga ana tjetër është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbinë, ku vendet e tjera nuk mund të ndërhyjnë”. Ndryshimi i rregullave të lojës që ishin vendosur nga BE-ja dhe përpjekja për t’i imponuar Kosovës kushte të papranueshme është njëra anë e medaljes. Anën tjetër të medaljes e përbëjnë përpjekjet ruso-serbe për grusht-shtet në Mal të Zi dhe mbështetja e forcave maqedonase që janë kundër BE-së dhe kundër NATO-s. Strategji ruse ka për qëllim të krijojë zonën e saj të influencës në këtë pjesë të Europës Juglindore dhe ta kthejë në digë kundër BE-së dhe NATO-s. Takimet në Novi Sad, në Ohër dhe në Durrës nuk janë vazhdimësi e samiteve që u mbajtën në Berlin, në Vjenë, në Parisi apo në Trieste. Madje edhe vetë z. Edi Rama e titullon publikimin si “Takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor”. Takimet që filluan në Serbi dhe që do të përmbyllen në Serbi nuk janë asgjë tjetër pos një ambalazh i ri i projekteve të vjetra. Për këtë veprim që nuk ka përkrahjen e fuqive të mëdha të BE-së dhe të SHBA-ve, në intervistën ekskluzive për emisionin “Stav” të TV O2, të datës 23 dhjetor 2019, Aleksandar Vuçiq deklaroi se “Edi Rama ka treguar një guxim që rrallë shihet te politikanët ballkanas. Unë e di sesa është e rrezikshme dhe aspak naive kur u kundërvihesh të mëdhenjve evropianë apo të tjerë”. “Kushdo qoftë që e ka përmendur apo kërkuar bashkimin të Ballkanit dhe të ballkanasve, ai e ka pësuar. Edhe mbreti Alekdandar edhe Svetozar Markoviqi e kanë pësuar në mënyra të ndryshme (…) Mbreti Aleksandar Karagjorgjeviq ka qenë një njeri mjaft i dijshëm dhe jashtëzakonisht i guximshëm. E akuzojnë se ka vendosur diktaturën në kohën kur e ka shpëtuar shtetin që e ka formuar dhe ka mbrojtur të drejtën e serbëve që të jetojnë në një shtet. Ka rrëfimet, për të cilat nuk kemi fakte, se Zhorzh Klemanso (Georges Clemenceau) i ka thënë që ta vizatojë deri ku është Serbia e Madhe dhe ta marrë atë territor. Edhe pse një gjë e tillë nuk dëshmohet me asgjë, shumica e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj mbretit Aleksandar Gjorgjeviq, pikërisht për këtë arsye. Ka qenë plotësisht e qartë se ka qenë e vetmja formë shtetërore që ka mundur të krijohet, ku serbët do të jetonin në një shtet. Dhe për herë të parà « një gjë të tillë ka arritur ta bëjë mbreti Aleksandar së bashku me serbët e asaj ana të Drinës dhe të Danubit (…). Dhe për atë e ka vrarë organizata ku kanë qenë ustashët si Ante Paveliqi, VMRO-ja por bullgare e Vlado Çernozemskit, shërbimet sekrete italiane, angleze dhe të vendeve të tjera. Si ka mundur të jetë i keq për Serbinë kur të gjithë kanë dashur ta likuidojnë?!”. Në ndërhyrjen e gazetarit Milovan Jovanoviq se “kritikuesit e Mini-Shengenit thonë se ky projekt parasheh krijimin e Jugosllavisë së Re, në Prishtinë flitet se po bëhet Serbia e Madhe, ndërkaq në Serbi thonë se je duke bërë Shqipërinë e Madhe” Aleksandar Vuçiq deklaron në formë sarkastike: “Të gjithë e kanë kuptuar! Mendoj se ajo është mirënjohja më e mirë për iniciativën tonë”. Po, po! Në Kosovë të gjithë kanë kuptuar se në kohën kur shteti serb u heq nënshtetësinë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes, me qëllim që t’i shpallë si apatrid, presidenti serb Aleksandar, njëlloj si dikur mbreti serb Aleksandar, përpiqet të heq kufijtë e shteteve përreth, që serbët të jetojnë në një shtet. Në këtë kontekst, z. Edi Rama duhet të sqarojë pse pranoi të shkonte në takimin e Novi-Sadit në Serbi, atje ku nuk ishte ftuar Kosova, dhe pse ka pranuar të bëhet tellall i një projekti që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë. Aleksandar Vuçiq sqaroi qëllimet politike të “Mini-Shengenit” serb. Ndërkaq, propaganda për krijimin e të ashtuquajturës “zonë e lirë e qarkullimit të kapitalit” nuk është asgjë tjetër, pos zhurmë për të fshehur qëllimin e vërtetë të krijimit të një “zone” ku do të qarkullojnë lirshëm paratë e pista, ku “kapitali” i grumbulluar nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni do të shitet si “investim i jashtëm”. *** Mohimi i gjénocidit është helmi dhe acidi, që pamundëson shërimin e plagéve në Kosovë! Gjatë takimit me Aleksandar Vuçiq, Zoran Zajev dhe Milo Gjukanoviq dhe në konferencën me gazetarë që pasoi këtë takim, z. Edi Rama i quajti udhëheqësit e Kosovës “të paditur klasikë, që e kanë futur Kosovën në rrugë qorre, në rrugë pa rrugë dhe barrikadë qorrash” vetëm për arsye se nuk pranuan të ishin pjesë e sajesës që quhet “Mini-Shengen”, që atij i duket “i ngushtë”, sepse qenka mësuar me “maxi”! Në këtë kontekst ai u mundua të mbajë një ligjëratë se si duhet të sillen politikanët e Kosovës në rrafshin diplomatik dhe kërcënoi se gjatë gjithë kohës që do të jetë në pozitën politike që ka, nuk do të lejojë askënd të cenojë të ardhmen e projektit në fjalë, që e prezanton si të ardhme të vetme të popujve të Ballkanit Perëndimor. Përveç fyerjeve drejtuar udhëheqësve të Kosovës, z. Edi Rama i dha të drejtë vetes të fyejë të gjitha ata që u japin hapësirë mediatike qëndrimeve që nuk i pëlqejnë atijdhe i cilësoi se “mbllaçitin mediatikisht gënjeshtra”! Mungoi vetëm kërcënimi me ligjin antishpifje! Së pari, është një e vërtetë e pakontestueshme se z. Edi Rama nuk është personi i duhur për të mbajtur ligjëratat se si duhet të sillen politikanët në rrafshin diplomatik. Përkundrazi. Ai është shembull se si nuk duhet të sillet një burrë shteti. Po marr një shembull konkret që ilustron këtë fakt. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA Edi Rama i dha vetes të drejtë ta cilësojë “Donald Trumpin siturpii Amerikës”! Kur Donald Trumpifitoi, ai i “mbllaçiti” fjalët e veta dhe deklaroi publikisht: “Unë s’jam manual se si duhet të flasë një kryeministër”.Këtu Edi Rama kishte plotësisht të drejtë: deklaratat e tij të papërgjegjshme dëshmojnë se ai është “i paditur klasik” në fushën e diplomacisë. Së dyti, edhe pse nuk është “manual se si duhet të flasë një kryeministër”, është e pahijshme ta cilësojë dikë si “gënjeshtar”, përderisa as vet nuk thotë të vërtetën. Është tërësisht i pavërtetë pretendimi i Edi Ramës se gjoja ideja e “Mini-Shengenit” paskësh qenë ide e tij! Një numër i madh shkrimesh kanë nxjerrë në shesh rrënjët serbe të kësaj ideje dhe unë nuk do t’i përsëris. Nëse Edi Rama këmbëngul ta fshehë origjinën serbe të këtij projekti, atëherë do të jetë i detyruar të sqarojë pse takimi i parë i këtij projekti u mbajt në Serbi dhe pse në këtë takim, ku u përcaktuan rregullat e lojës, nuk u ftua askush nga përfaqësuesit e shtetit të Kosovës. Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës nuk mund të vinin të paftuar në atë takim, edhe pse Edi Rama, me përvojën e tij, do të kishte gjetur ndonjë kombinim si puna e asaj ftesës së “gruas së Bilalit”. Për sa kohë që z. Edi Rama nuk e thotë të vërtetën lidhur me origjinën serbe të këtij projekti dhe për sa kohë pretendon se ai ka qenë ideator që takimi i parë të mbahet në Serbi, pa praninë e përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, nuk duhet të çuditet nga reagimet që vijnë nga Kosova. Përkundrazi!Z. Edi Rama, të cilit i duket vetja i “gjithëdijshëm modern”, duhet ta dijë se për politikanët e Kosovës, sado të “paditur klasikë” që t’i duken atij, është tërësisht e qartë se projektet e sajuara në Serbi kanë ritmin e valles serbe, “Zhikino Kollo”, dhe nuk kanë nevojë për ftesat e siguruara nga Edi Rama, në stilin e “Bilalit”. Së treti, përpjekja e z. Edi Rama për të krahasuar përvojat e popujve që kanë qenë në luftë dhe që kanë ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begatshme me kontekstin e Ballkanit Perëndimor është manipulim i pastër. Nuk ka nevojë të jesh “i dituri modern”, për të qenë i pajisur me njohuritë, se ai që shohim sot si Bashkim Europian, nuk është asgjë tjetër pos një proces që u mundësua, pasi Gjermania pranoi përgjegjësitë e veta për Luftën e Dytë Botërore, u kërkoi falje të gjithë popujve që u kishte shkaktuar tragjeditë shumta dhe u angazhua të riparonte dëmet e kësaj lufte. Në Ballkanin Perëndimor është e kundërta. Serbia jo vetëm që nuk u ka kërkuar falje popujve ndaj të cilëve ka kryer gjenocid dhe nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet që ka bërënë Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë, porajo vazhdon t’i mohojëtë gjitha krimet e saj. Sa i përket analogjisë ndërmjet Gjermanisë naziste dhe Serbisë së Millosheviqit, ministër i Informacionit i të cilit ishte miku i Edi Ramës Aleksandar Vuçiq, do të citoj intelektualin serb, Mirosllav Filipoviq: ““Është vështirë të gjendet institucion kombëtar, që të jetë munduar ta ruajë popullin serb nga kryerja e krimeve. Në veçanti është e vështirë të gjenden institucione që nuk e kanë nxitur popullin serb të kryejë krime. Ku ka qenë Akademia e Shkencave, ku ka qenë Kisha, ku ka qenë Universiteti, ku kanë qenë partitë politike? Çfarë ndodhi me Kishën, e cila paralajmëroi se do t’i hapë dosjet e krimeve serbe në Kosovë? Ku mbeti paralajmërimi i Kishës se në emër të popullit serb do të pendohet dhe do të kërkojë falje nga viktimat tona? (…) Në perëndim, Millosheviqinqë moti e kanë quajtur “Kasap të Ballkanit” dhe e kanë krahasuar me Hitlerin. Gjermania e kohës së para Luftës së Dytë nuk mund të krahasohet me Serbinë e fillimit të viteve të ‘90. Kur Hitleri filloi të çartet dhe t’i ngjajë një kafshe të tërbuar, e braktisën një numër intelektualësh, shkencëtarësh dhe artistësh më eminentë të popullit gjerman. Edhe pse Serbinë e Millosheviqit e braktisën një numër artistësh, shkencëtarësh dhe intelektualësh, shumica e tyre u vunë në shërbim të tij, përkundër asaj se e dinin që me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose, së paku, me dijeninë e tij, çdo ditë “nga dora serbe” e pësonin qindra njerëz të pafajshëm. Tani, të kërkohet nga këta njerëz që të flasin për krimet që janë bërë, do të thotë të kërkohet nga ata që ta pranojnë fajësinë e tyre”. (Miroslav Filipoviq, “Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet”). Së katërti, takimi i Tiranës nuk ishte asgjë tjetër, pos një maskaradë e llojit të vet, që i mundësoi Aleksandar Vuçiqit, Joseph Goebbels-it të Ballkanit, të tallet në mënyrën më të rëndë të mundshme me popullin shqiptar. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët,sesa kur dëgjon të shprehë “keqardhje për “fëmijët mrekullueshëm durrsakë, për prindërit dhe për gjyshërit e tyre që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti”,një person që ka qenë pjesë e pushtetit që përgatiti, zbatoi dhe u përpoq të fshehë krimin e gjenocidit në Kosovë, gjatë të cilit u vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 femra shqiptare dhe mbi 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, sesa kur dëgjon nga një person që ka qenë pjesë e pushtetit që gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë shkatërroi 100589 shtëpi shqiptarësh, 88101stalla dhe objekte ndihmëse, 358 shkolla, 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka, 220 objekte të kultit fetar (xhami, teqe, tyrbe dhe kisha) dhe që mohon krimet e bëra kundër shqiptarëve në Kosovë, të deklarojë se “Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash, që do t’u mundësojë 100 familjeve shqiptare të kenë një kulm mbi kokë”. Në fund, z. Edi Rama duhet ta ketë të qartë se asnjë fizkulturë e gjuhës nuk mund ta fshehë diellin me shoshë: nuk është refuzimi për të marrë pjesë në një valle me ritmin e “Zhikino Kollos”, ajo që pengon ndërtimin e urave për një të ardhme të begatshme të Ballkanit Perëndimor, por mohimi i gjenocidit është helmi dhe acidi, që pamundëson shërimin e plagëve në Kosovë, si parakusht për ndërtimin e marrëdhënieve të reja në këtë pjesë të Europës. Nëse vërtet do të zbatohej një “ligj i mirëfilltë antishpifje”, atëherë z. Edi Rama do të duhej të përgjigjej për shpifjet e rënda ndaj atyre që nuk pranojnë “ftesat e stilit të gruas së Bilalit” për të luajtur vallen e orkestruar nga Beogradi!
Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur nga Kosova Gjergj Kaçinari. Lajmi i hidhúr bëhet me dije nga familjaret e Kaçinarit në rrjetet sociale.
Kush është Gjergj Kaçinari?
Ai u lind me 25.04.1939 në Kosovë dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova. Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë. Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime të tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”. Varrimi i kompozitorit Kaçinari është bërë ditën e shtunë në orën 14:00,në Kosovë.
Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër. Ai pohon se një kusht për një operacion të suksesshëm është një shartim me palcë kurrizore.
Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet që në dekadën tjetër. Këtë e pohojnë ish-kirurgu neurokirurg, profesor i Universitetit Hall dhe anëtar i Organizatës Kombëtare të Shëndetit në Britaninë e Madhe Bruce Matthew. Matthew ka punuar në shkrimin e një romani të trillimeve shkencore ndër vite, me themeluesin e Institutit të Futurologjisë Michael Lee. Ai pohon se një kusht për një operacion të suksesshëm është një shartim me palcë kurrizore. Deri më tani, disa shkencëtarë janë përpjekur ta bëjnë këtë veprim, por pa dobi. Ata vendosën të shkurtojnë palcën kurrizore gjatë punës, kështu që Matthew nuk i klasifikon metodat e tyre si serioze. Një mjek i sallës kreu rreth 10,000 operacione gjatë karrierës së tij. Ai beson se përparimet në neurokirurgji, robotikë dhe transplantim të qelizave burimore do të lejojnë transplantimin e plotë të kokës dhe palcës kurrizore në një organ tjetër deri në vitin 2030. “Fillimisht, qëllimet tona dukeshin jo serioze, por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse tërheq trurin dhe palcën kurrizore së bashku, nuk është e pamundur,” ka thënë Matthew
Nëntë muaj hetime dhe përgjime të bisedave telefonike kanë zbërthyer veprimtarinë kriminale të Hermes Nikajt, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Zogu i Tiranës”.
Gugu Haxhija dhe Zogu i Tiranes
Djaloshi shumë i njohur për shqiptarët si moderator në disa emisione televizive, menaxhonte disa vajza të reja, përfshirë dhe një 30-vjeçare që punon në Policinë e Tiranës me inicialet D.B, duke i gjetur klientë, biznesmenë dhe persona të tjerë të njohur, për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. ****
10 ditë para se Dajana Shabani t'i kërkonte Nikajt, që të shkonte të votonte dhe të fotografonte votën, ai telefonohet në 20 qershor 2019 nga Gugu Haxhija.
Gugu Haxhija dhe Zogu i Tiranes
TIRANË- Dosja në ngarkim të Hermes Nikajt, i njohur ndryshe edhe si Zogu i Tiranës po zbulon dita-ditës protagonistë të rinj. Pas Iva Alikos, sot në skenë dalin edhe dy mikeshat e “Zogut”, Dajana Shabani, me të cilën ai ka prezantuar për gati 2 vite një emision televiziv dhe këngëtarja e vetë-quajtur, Merita Haxhija, ose “Gugu”. Gazetari Elton Qyno, ka zbardhur sot të tjera përgjime që janë pjesë e dosjes së hetimit të Zogut, i cili rezulton tashmë i përfshirë edhe në shit-blerje votash. 10 ditë para se Dajana Shabani t’i kërkonte Nikajt, që të shkonte të votonte dhe të fotografonte votën, ai telefonohet në 20 qershor 2019 nga Gugu Haxhija. Në bisedën që Gugu zhvillon me Zogun, kjo e fundit e informon se një shoku i saj kërkon një vajzë, dhe se është e sëmurë për shkak të ciklit menstrual.
Biseda e Gugut me Zogun:
Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…
Zogu: Nga humbe o jetë?
Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?
Zogu: Hë?
Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.
Zogu: Kur e do?
Gugu: Tani.
Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…
Hermes Nikaju árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuargjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “.
Hermes Nikaj dhe Iva Aliko
TIRANË- I njohur si Zogu i Tiranës dhe miku i Iva Alikos, ka folur edhe për stilet e zjarrta që praktikonin në shtrat.
Séks në grup për 200 mijë lekë, është detaj i fortë që ka dalë në dritë pas zbardhjes së dosjes së Hermes Nikajt, i njohur në showbizz si Zogu i Tiranës.
Dajana Shabani, dhe Zogu i Tiranes
Një muaj pas arréstimit në flagrancë të gazetarit dhe prezantuesit të disa emisioneve, kanë dalë të tjera detaje në dritë, ndër të tjera edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për próstitucion, Denisa Neli.
Mediet kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, pjesë e së cilës është përmendur të jetë edhe modelja Iva Aliko.
Hermes Nikaj dhe Iva Aliko
Sipas dosjes ku është edhe dëshmia e njërës prej vajzave të shfrytëzuara për prostitúcion, Nelit, Aliko është shfaqur në skenë në momentin që ka dërguar Zogun e Tiranës në lagjen e tij.
Neli, e cila zbërtheu të gjithë skemën, ka treguar se ka qenë Iva këngëtarja, ajo që e ka sjellë Nikajn në lagje ku e priste “Velo”. Ky i fundit, sipas Denisës është punonjës Policíe dhe e ka çuar atë së bashku me Zogun e Tiranës në hótelin “Autostrada”, ku e priste laçiani Artur Gjini.
Si shpërblim për orët që do të kalonin me Gjinin, Neli dhe Nikaj kanë marrë nga 100 mijë lekë të vjetra secili. Gjithçka ka ndodhur natën që Policía shpërtheu derën dhe i gjeti të tre të zhveshur në shtrat.
E gjitha duket shumë e guximshme, por nga kërkimet tona zbulojmë se Hermes ka folur vetë dikur për ofertat që merrte ai dhe mikeshat e tij, ku u ofroheshin shuma parash në këmbim të seksít treshe.
Hermes Nikaj dhe Iva Aliko
Në një intervistë për revistën “Story”, ai zbuloi se përveç punës në televizion ishte edhe bërë sipërmarrës i një biznesi personal, pikërisht i një qendre estetike me kliente VIP.
Gjatë intervistës shoqëruar me një set fotosh erotike me një nga mikeshat e tij, pyetjes se si do ta përshkruante lidhjen erotike në shtrat, ai i përgjigjej: “Lidhja ime erotike është mjaft e këndshme dhe e zjarrtë. Ka eros në të dhe për aq kohë sa ka eros dhe pasion, lidhja do të jetë shumë e bukur”.
Pyetjes: I praktikoni stilet kamasutra?, ai i përgjigjet: “Stilet e kamasutrës janë pozicione seksúale, të cilat e përmirësojnë një marrëdhënie. Pse të mos i praktikojmë?”.
Hermes Nikaj dhe Iva Aliko
Sa herë seks bën në muaj?
“Jam i nxehtë në krevat, kështu që kryej marrëdhënie seksúale shpeshherë. Trekatër herë në javë është e zakonshme.”
Po kush është iniciatori?
“Iniciatori për s,éks jam unë. Të pangopur nuk mund ta quaj veten, por të dëshirueshëm dhe që kam dëshirë për seks po”.
Përdor masa mbrojtëse?
“Po, kur duam të jemi tërësisht të çlirët në arritjen e kënaqësisë (qesh),” thotë ai.
Më pas, pyetjes nëse ka raste kur e ngacmojnë atë dhe mikeshat e tij për séks treshe apo në grup, Hermes i përgjigjet: “Ka pasur raste edhe që na kanë ngacmuar mua dhe mikeshën time, por i kemi marrë parasysh, për aq kohë sa unë jam një figurë e njohur e ekranit shqiptar dhe partnerja ime është mjaft simpatike dhe séksi si femër. Theksoj që ka pasur ngacmime e oferta ku na kanë ofruar para si çift në këmbim të séksit treshe”.
Le të shohim se ç’do të ndodhë me jetën e Zogut, djalit nga Tirana, që ende s’i ka mbushur të 30-at.
Zogu i Tiranes dhe Franci Popoçi
Franci Popoçi, 20 vjeç, është i riu që rezulton se ka qenë në një lidhje stabël me “Zogun e Tiranës”, i cili tanimë do e kalojë vitin e Ri në qeli, pas akuzës për shfrytëzim prostitucioni. Popoçi, i prezantuar në emisionet e televizioneve kombëtare si një model me perspektivë të lartë përpara, më 21 qershor 2019, sipas të dhënave të publikuara sot nga gazetari Elton Qyno, zhvillon një bisedë të “nxehtë” me Nikajn. Zogu e cilëson modelin që në dosje është identifikuar si F.P, si “dashnorin e tij personal”. Komunikimet tregojnë se Hermes Nikaj, në disa raste hyn dhe vetë në lojë, duke kryer herë pas herë marrëdhënie seksuale me një djalë të njohur në Tiranë, model, me inicialet F.P, të cilit i thërret “Dashnor”. Biseda mes tyre është kjo: Zogu: Hajt se derdhesh shpejt, sa ta fusin këto se je maestro ti, hec se s’ta qaj hallin. Modeli: Po ajo është. Zogu: E di unë e di. Hajt se shifna në darkë, o zemër mos harro ma merr një krem trupi, shpirtit tat. Modeli: Po ta marr tani. Zogu: Mirë bebi, hajt se shifemi në darkë…
Hermes Nikaj u árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “. Dosja al.
Në një reagim në Facebook, shkruan se në çdo përgjim për blerje votazh apo kur hetohet rrjeti i prositucionit del emri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. “Të jap 20 mijë lekë motra, aman voto”, PD pas publikimit të përgjimeve të ‘Zogut të Tiranës’: Rama dhe Veliaj pjesë e tyre, në pazar një prezantuese Gazment Bardhi, Zogu i Tiranës dhe Dajana , Gamzent Bardhi, ka reaguar sot për përgjigmet e zbardhur nga dojsa kundër, Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës. Në një reagim në Facebook, shkruan se në çdo përgjim për blerje votazh apo kur hetohet rrjeti i prositucionit del emri i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt. “Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive“, shton Bardhi. Më tej numri dy i PD shkruan se dosje si kjo e Tiranës, apo 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama. REAGIMI I PLOTË Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron. Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive. Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet. Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral! Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë. Ditën e djeshme u publikuan disa përgjime të reja nga dosja hetimore kundër grupit të Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’. Në përgjimet e tëlefonit të bërë kundër Nikajt, dilje dhe emri i Dajana Shabanit, e cila i këronte mikut të saj që të shkonte të votonte se i duhej. Po ashtu ajo i premtoi dhe 20 mijë Lekë nëse ‘Zogu i Tiranës’ do i dërgonte dhe foto të gishtit pas votimit. Nikaj ndërkohë qëndron i arrestuart pasi akzuohet si pjesë e një grupi prositucioni që vepronte në Tiranë e zonat përreth, ku në dosje kanë dalë dhe shumë emra të njohur.