Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/13

Historia e familjes së Nënë Terezës


Historia e familjes së Nënë Terezës

Specialja zbardh faktet historike në vite

Kush më shumë e kush më pak, ne të gjithë e njohim historinë e shqiptares më të famshme, Nënë Terezës.
Por pak njerëz kanë dijeni për fatin e pjesës tjetër të familjes Bojaxhiu, nënës Dranofile, dhe motrës Age, të cilat kanë mbërritur në Tiranë qysh në kohën e Mbretërisë dhe janë larguar nga jeta në fillim të viteve 70 të shekullit të shkuar.
Pikërisht duke ndjekur historinë shqiptare të familjes së Nënë Terezës, stafi i televizionit tonë realizoi specialen që ju ftojmë të ndiqni në vazhdim.

Shinasi Rama :Që të ndalet e keqja, vepro tani


Që të ndalet e keqja, vepro tani
Akti vetëflijues i Gjergj Ndrecës, që ia vuri flakën vetvetes në mes të kryeqytetit, është një pike tjetër kritike në tranzicionin shqiptar. Gjergj Ndreca dhe shokët e tij bashkëvuajtës, të ngujuar në një grevë urie, tash 17 ditë kërkojnë të drejtat e tyre që nuk u jepen nga sunduesit e shtetit shqiptar. Kjo ndodh me te gjithë palët, si ata që janë në qeverisje ashtu edhe ata që janë në opozitë. Prandaj edhe paria e Tiranës u soll sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Edhe më keq, paria sunduese u soll sikur grevistët po kërkonin vetëm ndihmë ekonomike dhe me disa kërkesa të tepruara po shfaqnin babëzinë e tyre prej njerëzish të uritur për pasuri. Duke ia hequr thelbin thellësisht politik veprimit të grevistëve, paria e Tiranës u mundua t’i paraqiste grevistët thjesht si materialistë dhe zhvatës nga pasuria e shtetit.
Mirëpo vetëflijimi i tij ua ka djegur letrat në dorë politikanëve të parisë, ia ka çjerrë maskën demagogjisë së shfrenuar të gjithëve, dhe ka treguar shkallën e mungesës së ndërgjegjes politike tek pjesëtarët e parisë sunduese. Më shumë se Gërdeci, ky akt heroik e unik në historinë tonë, i ka lënë pa mbrojtje të gjithë eksponentët e parisë. Pra, fytyrën e tyre të vërtetë e kanë treguar jo vetëm bajraktari i Trustit të Gështenjave të Tropojës, Sali Berisha, shefi i Mafias së Skraparit, Ilir Meta, dhe Agai i Ortës së jeniçerëve e arkondëve, Gramoz Ruci. Në fund të fundit, sjellja e tyre kuptohet sepse këta i kanë rrënjët në atë sistem që kaloi. Fytyrën e tyre të vërtetë e treguan edhe shumë të tjerë, që kanë bërë karrierë si të përndjekur, por që janë të kapur për fyti nga paria dhe që sillen si figura të spikatura në Tiranë. Vetëflijimi i tij ua ka çjerrë maskën edhe pjesëtarëve të tjerë të parisë që na shiten si të persekutuar në shtyp si Edison Ypi, Daut Gumeni, Kurt Kola, Spartak Ngjela apo Fatos Lubonja. Këta nuk iu bashkëngjitën bashkëvuajtësve të vet. Ishin pikërisht këta që duhej t’ia kishin vënë flakën vetes me kohë, pse janë të përdorur e të stërpërdorur nga paria sunduese.
Më shumë se kaq. Gjergj Ndreca që dogji veten për të drejtën e vet, tashmë është kthyer në ndërgjegjen e në simbolin e të gjithë shqiptarëve. Duke mos ditur mënyrë tjetër për të protestuar, ai i hipi kalit të Skënderbeut dhe tentoi vetëvrasjen, i hodhi miell kryeministrit, formoi një parti politike dhe më së fundi organizoi grevë urie. Paria e Tiranës dhe mjetet e saj të propagandës e trajtuan Ndrecën si personazh komik. Mirëpo, thellë-thellë, Gjergj Ndreca është mishërimi i asaj gjendjeje që përjetohet përditë në shtetin shqiptar. Ai është mishërimi i përplasjes midis një shoqërie të thërmuar në individë, që po plas e kërkon zgjidhje, dhe të një grupi koherent të parisë që kontrollon shoqërinë dhe që synon skllavërimin e saj sistematik. Ai është e drejta që nuk ka ku kërkohet. Ai është ndërgjegja që përballet me mashtrimin. Njerëzorja që përballet me krimin. Ai është qytetari që nuk gjen mënyrë me u dëgjue nga shteti i vet. Ai është prindi që plas sepse nuk mundet me ushqye me nder fëmijët e vet. Ai është i burgosuri që nuk lejohet me kenë i lirë. Ai është njeriu që kur është i lirë duhet të bëhet skllav për me mbijetue. Sistemi i ndërtuar nga paria nuk i ka lanë as Gjergj Ndrecës e as shqiptarëve të tjerë rrugë të tjera.
Kjo përballje midis shtetit të parisë e shqiptarëve është në një pikë kritike sepse çdo shqiptar skamnor dhe jo në gjendje është si Gjergj Ndreca. Prandaj, nga një anë është Gjergj Ndreca, një i përndjekur për arsye politike në kohën e regjimit parti-shtet, një i papunë, një njeri pa të ardhme ekonomike e me të shkuar të mohuar. Prandaj, Gjergj Ndreca është një simbol i gjendjes në të cilën janë të gjithë shqiptarët. Të pafuqishëm për të thënë fjalën e tyre dhe për të marrë të drejtën e tyre edhe kur ajo përbëhet nga një këst parash. Të pazotët për t’u përballuar me makinerinë e fuqishme dhe mbytëse të shtetit. Të zhgënjyer dhe të braktisur nga intelektualët e tyre. Të manipuluar e të mashtruar pambarimisht nga paria sunduese. Të rrethuar me krim e me vrasje, të detyruar që të jetojnë në një shoqëri pa vlera të mirëfillta njerëzore. Të zhytur e të lënë pa frymë në një kënetë të pamoralshme ku nuk kanë mbrojtje. Të izoluar nga njëri tjetri dhe të detyruar që të struken në botën e tyre të vogël sepse nuk e pranojnë mënyrën e jetesës pa vlera e pa identitet që paria synon që t’ua imponojë me çdo kusht.
Shqiptarët janë të shtypur me njëmijë mënyra e metoda të stërholluara nga paria sunduese e Tiranës. Nga ana e vet, paria është kthyer në një shtresë të ngushtë oligarkike, që kontrollon shtetin, ekonominë, vlerat, dhe politikën me dorë të hekurt. Paria e Tiranës e ka vënë shtetin dhe të gjitha burimet materiale e natyrore në shërbim të pakushte të interesave të saj të ngushta. Dhe komedia është se të gjithë këta që sot kontrollojnë në nivele të njëjta dhe me dorë të hekurt, por me metoda të ndryshme, shoqërinë shqiptare dhe fatet e saj, janë zyrtarë, kuadro të piketuar me kohë, apo instrumente përndjekjeje të sistemit të partisë-shtet. Edhe pse të gjithë këta e kanë përdorur shtresën të cilës i përket Gjergj Ndreca, kurrë nuk ia kanë dhënë të drejtat që ka merituar. Por të njëjtën metodë kanë ndjekur edhe me të gjithë shqiptarët e tjerë. Atyre nuk iu kanë dhënë lirinë, begatinë, qetësinë e sigurinë që kanë merituar. Prandaj Gjergj Ndreca përfaqëson të gjithë shqiptarët. E të gjithë shqiptarët kanë në familjet e tyre dikë që ka vuajtur e vuan si Gjergj Ndreca. Dallimi midis shqiptarëve është se Gjergj Ndreca ia vuri flakën vetes e të tjerët ende druhen për jetën e tyre të vogël e meskine. Duke e ndjerë këtë tulatje të popullit, këta sundimtarë, pjesëtarë të parisë, i kanë shfrytëzuar shqiptarët, i kanë përbuzur shqiptarët, i kanë manipuluar shqiptarët, i kanë mashtruar shqiptarët, i kanë lënë pa të ardhme shqiptarët, dhe tash mendojnë se janë krejtësisht afër objektivit të tyre të skllavërimit përfundimtar të shqiptarëve.
Prandaj përpjekja për vetëflijim e Gjergj Ndrecës është një akt qytetarie që do të mbahet mend për shumë kohë. Trajtimi që i bëri atij akti struktura e frikshme propagandistike e parisë ishte tipik. Paria synoi ta paraqiste sikur shokët e tij i kishin vënë flakën, tregon se deri ku ka shkuar zvetënimi, mungesa e ndjenjës së shërbimit publik, mungesa e përgjegjësisë dhe e respektit për popullin që e sundon nga ana e parisë së Tiranës. Pafytyrësia e tyre e skajshme, zhveshja e përplot nga humanizmi e ndjenjat njerëzore, shihet qartë në përpjekjen e tyre intensive mediatike e shtetërore për ta shitur vetëflijimin e Gjergj Ndrecës si një akt të kryer nga bashkëvuajtësit e tij. Këta nuk rrejnë për të fshehur realitetin. Për këta, tashmë rrena është realiteti.
Ky rast është dëshmia më e qartë e gjendjes kritike në të cilën jemi. Zgjidhjet nuk vijnë më nga paria. Këta që na sundojnë janë krejtësisht të kriminalizuar, të zhveshur nga ndjenja e shërbimit publik dhe mendojnë vetëm e vetëm për interesat e tyre. Këta duhen vënë para gjyqit historik, në të cilin do të marrin dënimin e merituar. Paria sunduese synon me çdo mjet që ka në dispozicion, që të bindë shqiptarët se iu ka vdekur shpresa. Shqiptarët duhet t’i tregojnë parisë sunduese se ata e kanë shpresën gjallë dhe se sundimi i tyre i ka ditët e numëruara. Shqiptarët duhet që të zgjohen dhe të kuptojnë se këta janë të pakorrigjueshëm, të kriminalizuar dhe se i kanë marrë ne qafë si shtet, si popull e si të ardhme. Të binden se tranzicioni ishte një dështim. Të kuptojnë se nuk duhet të jetojnë për një kafshatë buke, e se nuk iu detyrohen asgjë këtyre sundimtarëve që kanë. Të gjejnë mënyrat për t’iu shmangur influencës së tyre të keqe. Të punojnë me ndershmëri e me vlera për të mirën e tyre e të fëmijëve të tyre.
Rasti i vetëflijimit të Gjergj Ndrecës tregon qartë se koha ka ardhur për një fillim të ri dhe nevoja për ndryshim është e pashmangshme. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët, dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar, dhe të mbështetur në themelet e forta të parimeve dhe elementëve të mëposhtëm. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar. Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale te një sistemi partiak politik i cili të avancojë e te mbroje interesat e bashkësisë me mjete legjitime demokratike.
Vetëflijimi i Gjergj Ndrecës duhet të jetë pika e kthesës, mbas së cilës shqiptarët duhet t’i thonë njëri tjetrit “vepro tani” dhe parisë sunduese “Koha juaj ka kaluar” dhe “do të jepni llogari deri më një.” Shqiptarët duhet të marrin në duar fatet e veta me metoda sa më demokratike që të jetë e mundur. Përndryshe, ajo që kanë përjetuar gjatë këtij tranzicioni do të jetë vetëm preludi i së ardhmes së zymtë që i pret dhe që tashmë duket sikur është e pashmangshme. E ardhmja që e pret secilin, nëse nuk ndryshon gjendja është se gjithkush do të jetë një skllav në makinerinë e parisë oligarkike të Tiranës, dhe këta do të vazhdojnë që të jenë shërbyes të interesave antishqiptare dhe të klaneve të tyre kriminale. Koha është që të veprohet sa më shpejt, me mjete të sprovuara e demokratike por pa pikë mëshire për parinë, jeniçerët e djeshëm të Enver Hoxhës. Keta që vazhdojnë të vjedhin përditë ëndrrën e shqiptarëve për një jetë të lumtur, me siguri e begati në shtetin shqiptar nuk duhet të luajnë me jetën e me të ardhmen e të gjithë neve.

Hashim Thaçi: Jemi të sigurt në rrugën tonë, shqiptarët do të jetojnë të bashkuar në familjen e madhe evropiane


Thaçi: Jemi të sigurt në rrugën tonë, shqiptarët do të jetojnë të bashkuar në familjen e madhe evropiane
Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, është zbuluar përmendorja e heroit Isa Boletini.Në fjalimin e tij Kryeminstri i Kosovës ndër të tjera tha:Është një kënaqësi e veçantë sot pas përpjekjeve njëshekullore që bashkërisht Prishtina dhe Tirana, Tetova dhe Presheva, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të diasporës, kudo që jetojnë lirshëm, të tubohen në Isniq për të zbuluar monumentin e heroit të kombit, kolosit të lëvizjes kombëtare, Isa Boletini.
Ka qenë një rrugë e gjatë, një rrugëtim njëqind vjeçar për të ardhur në këtë ditë, që lirshëm të gjithë pa dallime të na bashkoi ideali i lirisë së shqiptarëve, ideali i bashkimit kombëtar, ideali i vlerave euroatlantike, që të jemi këtu bashkë për të kujtuar të kaluarën, por në të njëjtën kohë, për të marrë zotime edhe për të ardhmen.
Heroi i kombit, Isa Boletini, ishte gjithmonë aty ku e kërkonte koha, aty ku e kërkonte çështja kombëtare
Ishte gjithmonë pranë ideatorit dhe themeluesit të shtetit shqiptar, Hasan Prishtinës.
Ishte gjithmonë pranë njeriut që e shpalli pavarësinë e Shqipërisë, Ismail Qemajlit. Ai ishte gjithmonë në fushëbetejë, ishte në Boletin, në Drenicë, në Shalë, në Shqipëri, në Dukagjin, ishte aty ku zhvillohej beteja për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Isa Boletini luftoi për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve. Isa Boletini u lëndua në vitin 1912. Vetëm shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, në territorin që ekziston edhe sot, ishte lëndim i aspiratave të tij, Hasan Prishtinës, dhe të gjithë shqiptarëve që mbeten jashtë territoreve administrative të Shqipërisë aktuale. s
Por, nipat dhe mbesat e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Isuf Gërvallës, Mehmet Graincës dhe të gjithë patriotëve të kombit nuk u ndalën. E konsoliduan shtetin e Shqipërisë, dhe vazhduan përpjekjet për lirinë e tyre.
Vazhduan përpjekje jo të lehta, njëshekullore për të ardhur përsëri tek aneksimi i Kosovës nga Serbia në vitin 1945, për të vazhduar me përpjekjet e njeriut, të simbolit të rezistencës kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, Adem Demaçi për liri dhe bashkim kombëtar, për të vazhduar me demonstratat e vitit 1968 për Kosovën Republikë.
Duhet t’i jemi mirënjohës gjithmonë shtetit shqiptar që e kultivoi frymën atdhetare në Kosovë, duke dërguar mësimdhënës, pedagog, dhe mbështetje të gjithanshme për të përgatitur kryengritjen studentore gjithë popullore të vitit 1981 përsëri për Kosovën Republikë.
Me gjithë brutalitetin serb, rezistenca vazhdoi, për të ardhur në vitet 1988-89, kur shqiptarët të parët në rajon i thanë “jo” komunizmit edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, dhe kudo që jetonin.
Shqipëria në vitin ’90-të u çlirua nga monizmi, ndërsa Kosova vazhdoj të mbetej nën sundimin serb.
Pra, ne i zhvillonim dy beteja, për çlirim, por edhe për demokratizim, se pa çlirim të Kosovës nuk mund të zhvillonim demokraci, prandaj edhe synimin, qëllimi dhe vizioni ynë ishte së pari liri, pastaj demokraci.
Djemtë dhe vajzat e Kosovës, të mbështetur fuqishëm në të gjitha aspektet nga Shqipëria dhe bota demokratike, treguan shembull në botën qytetarë ndaj Serbisë, dhe fituam mbështetjen ndërkombëtare, edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të Bashkimit Evropian, për tu kurorëzuar në përpjekjen heroike, sublime, më madhore të kombit shqiptar, themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe fitoren e saj heroike dhe të gjithë popullit shqiptar, 10 qershor 1999-çlirimin e plotë të Kosovës.
Sot, jemi tubuar këtu në rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë. Këtij 100 vjetori i jep kuptim të plotë 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës, i jep kuptim të plotë edhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë dhe në Mal të Zi. Kosova do të vazhdoj të shpreh interesimin legjitim për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Kosova do të vazhdoj në përpjekjet e saj të sigurta për tu integruar në NATO dhe Bashkim Evropian.
Prandaj" sot jemi tubuar këtu të gjithë, si kurë ndonjëherë më parë, të bashkuar, për të respektuar jetën, veprën heroike të Isa Boletinit, por kjo nuk është vetëm vepra e heroit Boletini, kjo është historia e të gjithë shqiptarëve, historia 100 vjeçare e tyre për liri, për pavarësi, për demokratizim dhe integrime.
Prandaj, jemi të sigurt në rrugën tonë, se shqiptarët do të jetojnë të bashkuar në familjen e madhe evropiane"tha Kryeminstri i Kosovës Hashim Thaçi.

Subjekti që drejtoi AKSH-në aplikon për certifikim në KQZ


Subjekti që drejtoi AKSH-në aplikon për certifikim në KQZ
Viti 2013 do të jetë vit zgjedhjesh në Kosovë. Garës për vota mund t’i hyjë edhe një subjekt i ri politik, që ka drejtuar një organizatë të shpallur nga ndërkombëtarët si “terroriste”.
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar është subjekti më i ri politik që ka aplikuar në KQZ për certifikim. Listën me emra të Kryesisë dhe anëtarëve, së bashku me planprogramin dhe statutin ia kanë bashkëngjitur kërkesës për certifikim. Mëtojnë “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë londineze, Iliridën dhe trojet e tjera” në një shtet shqiptar. Këtë, si kanë thënë në program, do ta bëjnë me mjete demokratike e jo me dhunë, siç synonin deri para pak vjetësh.
Udhëheqës i këtij subjekti për Shqipëri është Gafurr Adili, udhëheqës politik i AKSH-së, e për Kosovë është Hysni Elshani. Adili prej kohësh është konsideruar si njeri që nuk ka zgjedhur mjetet për arritjen e qëllimeve.
Hysni Elshani thotë se e kaluara nuk mund të jetë pengesë për certifikimin e asaj që e quan parti politike. Pengesë nuk e konsideron as AKSH-në, e cila ishte shpallur organizatë terroriste, raporton koha.
Hysni Elshani ka thënë se Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar në 2008-n ka kaluar prej strukturave politiko-ushtarake në politikë drejtpërsëdrejti dhe ka larguar AKSH-në. Kjo ka ndodhur, sipas tij, me bindjen se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur më nevojë për AKSH-në.

Anxhela Martini, tjetër foto provokuese


Anxhela Martini, tjetër foto provokuese
Anxhela Martini vazhdon që të provokojë me fotot e saj. Modelja e njohur shqiptare është shfaqur topless, ndërsa ka mbuluar me duar gjinjtë e saj. Vetëm pak ditë më parë, ao u shpreh e gatshme që të pozojë nudo, por me kushtin që të fotografohet nga ana e Fadil Berishës.


Angela Martini

Angela Martini
From the looks of things, Angela Martini is a runway supermodel and fashion model. Very little has been published about her but what we do know is that she belongs to the Elite Modeling Agency of New York. There’s no question that Angela is an elite model, with that towering 5’9″ height and a 34C-24-35 body, it’s hard to argue.
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini
Angela Martini

Gjenerali i pavarësisë së Shqipërisë Isa Boletini...


Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë
Shtatorja e heroit Isa Boletini, u zbulua në Isniq të Deçanit, vend ky i të parëve të tij, me ç’rast u tha se Isa Boletini shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën, duke bërë të dukshme kërkesat për liri dhe shtet ndërtim.
Pos figurave më të larta shtetërore, i pranishëm në zbulimin e shtatores së Isa Boletinit, ishte edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili e quajti Isa Boletinin gjeneral të pavarësisë së Shqipërisë.
“Isniqi është vendi ku ai mori frymëzim për pavarësimin e tokave shqiptare. Me këtë akt i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që ai na la mbrapa për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Berisha.

Gjatë vizitës në Deçan, Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë memorialit kushtuar luftëtarëve të UÇK-së në Gllogjan, duke nderuar kujtimin e luftëtarëve të rënë në këtë luftë. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, Kryeministri vendosi një kurorë me lule pranë memorialit dhe u përul me nderim para veprës dhe trimërisë së djemve të Gllogjanit që dhanë jetën për liri e dinjitet kombëtar.


Sali Berisha viziton edhe familjen Haradinaj
Gjithashtu, Kryeministri bëri një vizite në familjen Haradinaj, ku u prit nga i ati i Ramush Haradinajt, Ilmi Haradinaj dhe familjarë të tjerë. Në këtë vizitë, ishin të pranishëm edhe z. Agim Çeku, aktualisht ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve të UÇK-së.

Pas homazheve në memorialin kushtuar luftëtarëve të UÇK-së në Gllogjan, Kryeministri Berisha u shpreh se ndihej shumë i nderuar që ndodhej sot në këtë vizitë, por edhe për faktin që do të takonte të zotin e familjes Haradinaj, duke vlerësuar se: “kjo familje, me sakrificën e vet, i dha kombit djemtë më të shkëlqyer, familje e cila u shkri për lirinë e Kosovës, por edhe nxori burra të shquar dhe luftëtarë të mëdhenj si Ramush Haradinaj, i cili me luftën e tij, me përkushtimin e madh për ndërtimin e Kosovës së pavarur e demokratike, ka dhënë dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e plotë të ëndrrës së djemve të Gllogjanit, të atyre që prehen këtu, ngjitur me këtë kullë dhe të mijëra e mijëra të tjerëve që prehen në Drenicë, që prehen në çdo skaj të Kosovës, por edhe në të gjitha trevat shqiptare”.


Shqiptarët, theksoi Kryeministri, kanë paguar çmimin më të shtrenjtë për lirinë e dinjitetin e tyre, por gjithashtu ia kanë dalë që sot të jenë të lirë, të jenë krenarë me sakrificën e djemve të tyre dhe të shohin me besim të madh drejt atyre idealeve dhe atyre ëndrrave për të cilat u flijuan shqiptarët në të gjitha kohërat, por në mënyrë të veçantë këto 130 vitet e fundit. “Të rënët kanë një mesazh të madh; ne duhet të bëjmë gjithçka për të qëndruar në lartësinë e idealeve të tyre të lirisë, të bashkimit kombëtar, të unitetit kombëtar, të integrimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Kryeministri.


Ndërsa gjatë vizitës në familjen Haradinaj, Kryeministri Berisha i shprehu Ilmi Haradinajt mirënjohjen dhe nderimin më të madh të të gjithë shqiptarëve kudo, për veprën e familjes Haradinaj, djemve të tij, por edhe për gjithë heronjtë e Kosovës.

“Jemi sot këtu për t’u shprehur respektin më të madh dhe nderimin më të thellë, juve personalisht, familjes suaj, për t’u përulur me nderim për djemtë e tu martirë, veprën e tyre të ndritur, veprën e djemve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës. Vitet nuk i keni pasur të lehta, sepse sakrifica e familjes suaj ka qenë e jashtëzakonshme. Por nderimin e keni të madh nga çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhet dhe nuk ka shqiptar që nuk do të donte sot të ishte bashkë me ne këtu, për të shprehur nderimin më të madh, për t’u përulur me nderimin më të madh para veprës së familjes suaj, djemve tuaj, para jush e para heronjve të Gllogjanit dhe të mbarë “Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha..
Kryeministri shqiptar Sali Berisha nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit
Kryeministri Berisha përmes një ceremonie të veçantë është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Kështu, pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa Boletini në fshatin Isniq.
Gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Isa Boletinit në Isniq, Berisha e vlerësoi si një moment të rëndësishëm inaugurimin e shtatores në 100 vjetorin e Pavarësisë.
"Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar”, vuri në dukje Berisha.


Njëkohësisht, në vijim të vlerësimeve për këtë figurë, Kryeministri shtoi se Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi dhe luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës.
“Shqipëria, kombi, shqiptarët, ekzistencën e tyre ia detyron përpjekjeve të patriotëve mbarë shqiptarëve. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores, por ishin pikërisht kryengritjet e mëdha patriotike ato që ndaluan zhdukjen e shqptarëve”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni.

Sipas presidentes Jahjaga komuna e Isniqit është vendi i atdhedashurisë dhe vetë shtatorja e Isa Boletinit është simbol i lirisë.
“Isa Boletini luftoi për pavarësinë e kombit dhe sot Kosova ecën denjësisht drejt integrimit”, u shpreh ajo.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi figurën e Isa Boletinit si heroi që luftoi për lirinë e kombit
Vizita e premierit shqiptar Sali Berisha në Gjakovë
Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e shtatores së Ali Ibrës. Në vizitën e tij në në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare, Kryeministri Berisha është ndalur fillimisht në Gjakovës, ku u zhvillua ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra.
“Ali Ibra së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar”. Kështu do ta përmblidhte vlerësimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare për një figurë të tillë patriotike, i cili sipas tij i bëri ballë sulmeve të fuqive të mëdha për ndarjen e trojeve shqiptare.
“Ata ndezën flakën që do i çojë shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë dhe ne zotohemi para tyre që të punojmë për bashkimin tonë përfundimtar në Europën e bashkuar”, u shpreh Berisha.


Por falenderimet dhe mirënjohjet vijuan më tej në ligjeratën e Kryeministrit.
“Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga komandatët legjendarë, Ali Ibrën. Shpreh nderimin më të madh për këtë burrë i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim për ti dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që në krye të lidhjes së Prizrenit do ti kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të çoptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë kombëtar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, falënderime dhe mirënjohje Kryeministri përcolli dhe për familjen Ibra.
Nga ana e saj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu vlerësime për udhëheqësin e lirisë, Ali Ibrën.


“Kosova ka shënuar përpjekje shekullore për liri. Nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë më tej traditën atdhetare, në gjurmët e udhërrëfyesit të përparimit që ngritën këto patriotë të shquar”, u shpreh  z.Atifete Jahjaga.

Kjo jane ushtrime te cilat duhet te praktikohen nga vajzat dhe djemt



    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...