Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/20

Përshendetje nga Toronto




From: Vangjel Kici <vangjelkici@yahoo.ca>
To: "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Saturday, 20 April 2013, 19:43
Subject: Përshëndetje

Zotni Flori, përshëndetje të përzemërta.

E lexova mesazhin që u dërgonte zotnia i nderuar Spiro Dede, ku flitet edhe për librin tim: "Nafta në Albanide". Ide të reja mbi Gjeologjinë e Shqipërisë. Zotni Spirua i ka shprehur shumë mirë gjërat mbi librin. Unë si autor dua të shpreh edhe se libri e trajton Gjeologjinë e Shqipërisë (Shqipëri-Kosovës) në një këndvështrim tjetër nga ai tradicional i deritanishëm. Në bazë të këtij trajtimi të ri shkencor më rezulton se Brezi Mirditë-Kosovë, nga ana gjeologjike, është i ngjashëm me Brezin naftëgazmbajtës Azerbajxhan-Turkmenistan, që është me famë botrore. Pra, përveç qymyrit etj., Brezi Shqipëri-Kosovë pritet të bëhet një vend i famshëm për naftë dhe gaz. Bota do t'na e kenë zili! Dëshiroj që gjeologët e Kosovës të njihen me mendimet e mia gjeologjike shumë optimiste. Ndihma e Juaj në këtë drejtim është shumë e çmuar nga ana ime. Qysh më parë shumë u falenderoj. Shëndet dhe gëzime! Rrofshin shqiptarët e bashkuar dhe të pasur!
Vangjel Kici. 

KRYETARE E LIDHJËS SË SHKRIMTARÇVE TË KOSOVËS U ZGJODH DR.FLORA BROVINA.



Sot  në Institutin Albanogjik të Kosovës, në Prishtinë,u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Prishtinë,20 prill 2013.


Dr.Flora Brovina,kryetare e LSHK-së

Më asnjë vot kundër sot Kuvendi i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës zgjodhi kryetarën e re të LSHK-së ,z.Flora Brovina,ndërsa ish kryetari i LSHK -së shkrimtari i mirënjohur z.Adem Demaçi u zgjodh Kryetar nderi i këtij asociacioni letrar( LSHK-së).

Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. 

Ka botuar disa vëllime me poezi: ”Vërma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979), “Luleborë” (1988), “Mat e çmat” (1995) dhe “Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). 

Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez.Jeton në Prishtinë.

Është delegate e PDK-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës.Sot ajo unanimisht nga Kuvendi i LSHK-së u zgjodh kryetare e Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.




















Kuvendi i LSHK-së më vota të fshehta zgjodhi kryesinë e re prej 10 anëtarëve :

1.Prof.dr.Shyqri Galica
2.Akademik Prof.dr.Rexhep Qosja
3.Prof.dr.Shefkije Islamaj
4.Prof.dr.Myrvete Dreshaj-Baliu
5.Prof.Mr.sc.Abdyl Kadolli
6.Albina Idrizi
7.Profesor Prend Buzhala
8.Profesor Rushit Ramabaja
9.Shqipe Hasani
10.Avni Dehari




Lista e Lidhjës së shkrimtarëve të Kosovës.



1. Abdullah Konushevci
2. Abdullah Troshupa
3. Abdyl Kadolli 
4. Adem Demaçi 
5. Adem Shkreli 
6. Adem Zaplluzha 
7. Adem Zejnullahu 
8. Ag Apolloni 
9. Agim Desku 
10. Agim H. Berisha 
11. Agim Vinca
12. Aishe Qorraj - Berisha 
13. Albert Shala 
14. Albina Idrizi 
15. Ali Alidemaj 
16. Ali Prebreza 
17. Ali R. Berisha 
18. Anton Marku 
19. Arben Hoxha 
20. Arben Kastrati
21. Arben Veselaj 
22. Arif Bozaxhi 
23. Arif Haliti 
24. Arif Molliqi
25. Arsim Halili 
26. Arsim Kajtazi 
27. Avdi Ibrahimi 
28. Avni Dehari 
29. Aziz Mustafa 
30. Bajram Kosumi 
31. Bajram Sefaj 
32. Baki Ymeri
33. Bedri Halimi 
34. Bedri Neziri 
35. Bedri Zyberaj 
36. Begzad Baliu 
37. Behram Hoti 
38. Beqir Buzuku 
39. Berat Luzha 
40. Besim Rexhaj 
41. Bilall Maliqi 
42. Brahim I. Avdyli 
43. Brikenë Ceraja 
44. Çerkin Bytyçi 
45. Daut Demaku 
46. Demë Topalli 
47. Demir Reshiti 
48. Demush Berisha 
49. Dibran Demaku 
50. Dibran Fylli 
51. Dren Shala 
52. Edmond Zhulali 
53. Ejup Ceraja
54. Ekrem Kryeziu 
55. Emin Kabashi 
56. Esat Kamberi 
57. Esat Loshaj
58. Faik Shkodra 
59. Fakete Rexha 
60. Fatime Ahmeti 
61. Femi Cakolli 
62. Fitnete Ramosaj 
63. Flora Brovina 
64. Flori Bruqi 
65. Ganimete Podvorica 
66. Gëzim Ajgeraj 
67. Gjokë Sokoli 
68. Gjon Gjergjaj 
69. Hajdin Abazi 
70. Hajro Ulqinaku 
71. Halil Kajtazi 
72. Halil Xani 
73. Hamdi Aliu
74. Hamza Halabaku 
75. Haqif Mulliqi 
76. Hasan Gjonbalaj 
77. Hasan Qyqalla 
78. Hasije Selishta-Kryeziu 
79. Hydajet Hyseni 
80. Hysen Këçiku 
81. Hysen Matoshi 
82. Ibish Neziri
83. Ibrahim Skënderi 
84. Idriz Ulaj 
85. Ilam Berisha 
86. Ilaz Metaj 
87. Ilir Hoxha 
88. Isak Ahmeti 
89. Isak Shema
90. Ismail Simnica 
91. Ismajl Syla
92. Ismet Aliu 
93. Ismet Hebibi 
94. Ismet Lecaj
95. Izet Hajdini
96. Jonuz Fetahaj 
97. Jusuf Bislimi 
98. Kadri Rexha 
99. Kadrush Radogoshi 
100. Kemajl Aliu 
101. Liri Loshi 
102. Mahmud Hysa 
103. Masar Stavileci 
104. Mazllum Baraliu
105. Mehmet Bislimi
106. Mehmetali Rexhepi 
107. Merita Përvetica – Lumley
108. Merxhan Avdyli 
109. Mexhid Havolli 
110. Miftar Kurti 
111. Mikel Gojani 
112. Milaim Berisha 
113. Miradije Ramiqi 
114. Muhamed Kërveshi 
115. Muhamet Tërnava 
116. Mustafë Xhemaili
117. Myrvete Dreshaj - Baliu
118. Naim Balidemaj 
119. Naim Kelmendi 
120. Naxhije Doçi
121. Nazmi Rudari 
122. Nazmi Rrahmani 
123. Nebi Islami
124. Nebih Bunjaku 
125. Nebih Krasniqi
126. Nehat S. Hoxha 
127. Neriman Braha 
128. Nexhat Rexha 
129. Nezir Prokshi 
130. Niko Stylo 
131. Nikollë Kërhanaj 
132. Nuhi Veselaj 
133. Nuhi Vinca
134. Nuri Pervizi 
135. Prend Buzhala 
136. Qemal Aliu
137. Qerim Pllana 
138. Ragip Ramaj 
139. Ragip Sylaj
140. Ramadan Thaçi 
141. Ramiz Kelmendi 
142. Rasim Selmanaj 
143. Resmije Kryeziu 
144. Reshat Sahitaj 
145. Rexhep Hoxha 
146. Rexhep Kastrati 
147. Rexhep Qosja 
148. Rexhep Smajlaj 
149. Rifat Ismajli 
150. Riza Haziri 
151. Rushit Ramabaja 
152. Rrahim M. Sadiku 
153. Rrustem Berisha 
154. Rrustem Geci 
155. Sabahate Byci 
156. Sabile Keçmezi - Basha 
157. Sabit Idrizi 
158. Sabit Jaha 
159. Sadije Ismaili 
160. Sadik Përvetica 
161. Sadri Fetiu
162. Safete Rexhepi 
163. Salajdin Gashi 
164. Salajdin Krasniqi
165. Sali Bytyçi
166. Sanije Ahmeti - Dubova
167. Sarë Gjergji
168. Sejdi Berisha 
169. Skënder R. Hoxha 
170. Sylë Dreshaj 
171. Sylë Osmanaj 
172. Shahin Hasani - Shkoza
173. Shaip Beqiri 
174. Shaqir Foniqi 
175. Shawn Sturgeon (SHBA) 
176. Shefkije Islamaj 
177. Shefqet Rexhepi 
178. Shefqete Gosalci
179. Sheremet Prokshi
180. Sherif Çitaku 
181. Sherife Thaçi 
182. Shqipe Hasani 
183. Shyqri Galica 
184. Tomë Paloka 
185. Uzeir Ajradini 
186. Vehap Shita 
187. Veli Veliu 
188. Violetë Bardhi 
189. Xhaladin Mjeku
190. Xhemajl Rudi 
191. Ymer Berbati 
192. Ymer Shkreli 
193. Yrjet Berisha 
194. Zana Piraj 
195. Zef Mulaj 
196. Zeqir Bekolli 
197. Zeqir Bërdynaj 
198. Zeqir Fazliu
199. Zeqir Gërvalla 
200. Zymber Elshani 
201. Zymer Neziri

Përfundon me nr. rendor 201







Flora Brovina (born 30 September 1949) is a Kosovar Albanian poet, pediatrician and women’s rights activist. She was born in the town of Srbica in the Drenica Valley of Kosovo, and was raised in Pristina, where she went to school and began studying medicine. After finishing her university studies in Zagreb, where she specialized in pediatrics, she returned to Kosovo and worked for a time as a journalist for the Albanian-language daily newspaper Rilindja. Soon thereafter, she returned to the health care profession and worked for many years in the Pediatrics Ward of the Pristina General Hospital.

She is the author of three volumes of poetry. The first volume, Verma emrin tim (Call me by my name), was published in 1973 and consists of 42 poems. Bimë e zë (Plant and voice), the second volume, appeared in 1979. More than two decades after her first publication, her third, Mat e çmat (With the tape it measures), has been described by Robert Elsie as “the most compelling and impressive of her volumes” for its reflections on “the fate of her people, with freedom and self-determination.”
A scholar of Albanian literatue and language, Elsie published a single book entitled Call Me By My Name: Poetry From Kosova. In addition to her concern for the future of the people of Kosovo, Flora’s poetry deals with “the fate of women in society” and women as mothers as well as the “personal, maternal, and feminist” dimensions of the “problems and aspirations of individuals.

In 2000, Flora was one of two recipients of the Barbara Goldsmith Freedom to Write Award given by PEN American Center to honor threatened or imprisoned writers. The previous year she was awarded Swedish PEN’s Tucholsky Award that similarly recognizes writers under threat of persecution or exile.

Kosovo war

As the political situation in Kosovo deteriorated in the 1990s, and fighting broke out, Brovina ran a health clinic in Pristina in which she distributed health care information on matters as diverse as snake bites, dressing wounds and delivering babies. She also used the centre to shelter a number of orphaned children, many of whom had lost their parents during the fighting and expulsions. She and her fellow workers took care of as many as 25 children at a time.
On 20 April 1999 during the Kosovo War, Brovina was abducted by eight masked Serb paramilitaries from the home she was staying in and was driven off by car to an initially unknown destination. She was thus in captivity in Serbia when NATO forces took the capital and Serb troops withdrew from the country. The first news of her abduction broke on 24 April 1999 when her son managed to contact the international writers’ association, PEN, with an urgent appeal that the news of her abduction be made known as widely as possible. She was transferred to a Serb prison in Požarevac and, in her first month of detention, was subjected to over 200 hours of interrogation in 18 separate sessions lasting typically from 7 A.M. to 5 P.M. On 9 December 1999, in a show trial, she was accused of 'terrorist activities' under Article 136 of the Yugoslav Penal Code. She spent a year and a half in Serb prisons before being released as a result of international pressure.

Flori Bruqi














         

                                                                                   


















MANTELI MË I BUKUR NË BOTË

THANI NAQO

S’përgjova diellin kur u fsheh pas malit,
Muzgu grizon pyllin e me nxit për rrugë.

Fshatari i regjur gjen rrugën e fshatit,

Mer rrjedhën e lumit mbi zhavorre e gurë.


Pllaq-plluq, pllaq-plluq, mes lumit ndal,
Kur do t’ta dëgjoj sërish zërin fërfërimës?!

I mbërthyer u ndjeva brenda guaskës – metal,

Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...


Ky çast hutimi ishte gjumi im më i gjatë,
Një klithmë mëllenje nga hutimi më shkund!

Shoh muzgun e mbrëmjes që po zbriste mbi fshat,

Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!



2007

PA AMBALAZH FJALËSH


SENAD GURAZIU 

Fjalët janë qortimi, logjika,
si kërbaç energjie, gërshetuar,
nyjëzuar fjalët dhe klithmat
më fshikullojnë pa mëshirë,
e trishtë secila fiullimë,
çdo goditje për ikjen më flet,
për shpëtimin - ja një dritë
atje sikur ndizet mbi dyert
e vetëdijes, "exit", dalje, rënie
në të fikurën, tretje diku prapa
realitetit, jashtë ndjenjave...
por jo, nuk do ik sot!

*
Fjalët s'janë dhimbja, nuk vrasin,
nuk vdiset dot, s'ka shpirt
që vret me kërbaç të fjalës,
asnjë zjarr s'më djeg, asnjë flakë
s'më përvëlon sa shikimi yt,
ai strall që fërkohet në sy,
ai kristal është prushi dhe zjarri,
është dhimbja, zanafilla dhe etja,
nga dritare e shpirtit rrezja,
është burimi, aty dhe rrjedha,
aty një kërbaç i ftohtë flakësh
i copëton akujt e mi, i thërmon
aq vrazhdtë, i bluan pastaj
po aty, nën mokrën e akulltë.

*
Falma tani vetëm një çast,
xhamave rrezet t'ua falë,
këtë mjegullinë ta shpërndaj,
rishtas do ta kenë kthjelltësinë,
të qashtër do jenë sytë e mi,
do njohësh pafajsinë që ti njeh,
pa ndjenja do ta ndjesh disi,
do kuptosh përse aty s'ka lot -
kristalet thërmuar që shkëlqejnë
merri nëse do, ktheji në perla...
por jo, mos qaj as ti sot.

E admiroj logjiken e forte te Vangjel Kiocit...


From: Vedat Shehu
To: Flori Bruqi
Sent: Saturday, 20 April 2013, 3:15
Subject: Fw: [Sterkala] Floripress

Pershendetje, i dashur dhe i nderuar Flori Bruqi,

Urimet e mia per suksesin e ngjarjeve qe mua me behen te ditura prej punlicistit te shquar Spiro Dede.


Padiskutim, marrreveshja nene kujdestarine e Europes Euro-Atlantike eshte marreveshje vizjonare per demokratizimin e Ballkanit, zemra e te cilit jemi ne Shqiptaret qysh nga ster-historia dhe ne vijim.

Libri per Naften eshte lexuar prej meje, ne fazen qe autori, miku dhe kolegu im i lashte, e pergatiste per botim.

E admiroj logjiken e forte te Vangjel Kiocit ne arsyetimin e problemeve gjeologjike dhe jo gjeologjike. Sigurisht une kam individualietin tim ne zgjedhjen e premisave per zhvillimin e logjikes shkencore.

Mendja ime nuk funksionon si ene komunikuse me mendjen e kolegut tim shume te zotin.

Kjo konfirmon konceptin demokratik te te shprehurit, edhe kundr autoritetit te teorise standarde te origjines dhe levizjes rrjedhese te naftes per t'u pozicionuar neper kurthe qe e gjejme dhe e shfrytezojme. . 


Eshte ZYRTARIZUAR QE ORIGJINA E NAFTES ESHTE BIOGJENE, UNE ARGUMENTOJ NDRYSHE NGA ARGUMENTAT QE SILLEN NE DOBI TE ORIGJINES ABIOGJENE, dmth qe e bejne te pranueshme teorine e origjines inorganike te hidrokarbureve ne teresi.

Autori Vangjel Kici e zhvillon teorine tij duke qendruar permbi keto dy teori. I lumte dhe i uroj sukses teorise se tij qe te behet nje alternative e rendsishme ne kerkimet gjeologjike per naften dhe te tjera.

Me konsiderate

Vedat Shehu



-------------------------------




http://floripress.blogspot.com/2013/04/pershendetje-dhe-nje-porosi.html




 Spiro Dede 
To: Flori Bruqi 
Cc: floribruqi@live.com
Sent: Friday, 19 April 2013, 22:17
Subject: Pershendetje dhe nje porosi..


19 prill 013

I nderuar z.Flori

Shendet e mbaresi per te gjithe ju.
Sa degjova kalimthi ne TV se ne Bruksel u arrit marrveshja e shumenegocuar Prishtine -Beograd. Ketej liderat tane po e quajne ngjarje te shenuar e te gezueshme per Kosoven e Shqiptaret.. Uroj te jete vertet e tille…

Sot 19 Prill nisa me Poste Ajerore ne adresen tuaj nje Pliko me 10 kopje te Librit te mikut tone Zef Pergega “ORA e RODIT”, i sapo dale nga shtypi.Besoj se Zefi do t’u kete njoftuar per kete.
Plikua per te ju ka kete Kod Bar : CP963506760Al

Ardhte e mbare.

Ne kete pliko kam futur edhe 1 kopje te nje libri te sapodale nga shtypi ”Nafta ne Albanide- Ide te reja mbi gjeologjine e Shqiperise” me autor Pr. Dr Vangjel Kici.
Eshte nje studim interesant, frut I nje pune dhjetravjecare kerkimore e shkencore te Prof Kicit, nje nga specialistet e njohur te kerkim –zbulimit te vendburimeve te naftes ne rajonin e Albanideve. Ka plot te dhena burimore , ide, harta, skica etj me mjaft interes edhe per Kosoven si pjese natyrore e rajonit te albanideve, gje qe me siguri do te ngjalli interesin e gjeologeve e specialisteve kosovare te shkencave natyrore.

Do t’ua dijme shume per nder une dhe sidomos autori I librit ne se ju do te mundni ta pasqyroni ne rubrikat publicitare te agjensise Floripress daljen ne qarkullim te ketij libri.
Kur te mbrije plikua ju, qofte edhe duke I hedhur nje shikim Permbajtjes se Lendes do te gjeni plot referenca per Kosoven e zonat e saj naftembajtese ..Une I kam shkruar Profesorit ( ai prej vitesh jeton ne Kanada) per Ju e Agjensine tuaj dhe paraprakisht me ka shkruar se do te ndihej i lumtur dhe i nderuar ne se Agensia Juaj do te shkruaj dicka per kete pune te jetes se tij.. (U perpoqa t’u dergoja 2 kopje te librit, por Posta jone e hoqi njerin sepse kalohej kufiri i peshes strikte te plikos dhe, dihet, ne ketej jemi… ekzakte si peshore farmacie , s’te falim as qimen....)

Ne se ju pas publikimit do t’u vijne kerkesa per kete liber, ose me njoftoni mua t’ua nis , ose jepuni te interesuarve adresen time dhe ua dergoj une. Nderkohe po lidhem me agjensine e librit te Z Jahir Ahmeti- Prishtine me shpresen qe ai te marri nje sasi kopjesh per Kosoven. Libri ka 226 faqe, me format te madh 15.5 x 23.5 cm dhe me nje cmim thuajse simbolik , 200 leke/copa.

Me ndjeni per kohen e lodhjen.
Uroj me te mirat per Ju.
Shendet e Mbaresi

Me respect
Spiro Dede

PЁRSHЁNDETJE PARTISЁ “ALEANCA POPULLORE”




Shkruan Prof.Rasim Bebo 

            Pёrshёndesim Partinё “Aleanca Popullore”. Një pёrshёndetje e tillë, pёr tё drejtat çame, pёr rezolutёn çame, duhej bёrë para shtatё dekadave. Por fatkeqësisht, Enver Hoxha i kishte vёnё pёrsipёr dërrasёn e varrit. Tani i urojmё zotёrinjtë drejtues nё pёrgjithёsi dhe nё veçanti, Kryetarin e kësaj Partie, zotin Artur Dojaka, pёr tё vazhduar, si shprehet Gёtia me konseguencё, pasion dhe modesti, pёr tё arritur qёllimin imediat, dinjitetin çam dhe kthimin nё shtёpitё tona, nё pasurinё tonё, nё vorrezat tona dhe truallin tonё tё trashёguar pёr mijёra vjeçarё.            
Filozofi Konfuci, ka pohuar pёr historinё: “Studjojeni tё kaluarёn po deshёt t’a parashikoni tё ardhmen”! 

Tani me pak fjalё tё njohim Çamёrinё:  Çamёria ёshtё Thesprotia e djeshme e territorit tё gjyshit tonё EPIR dhe stёrgjyshit tonё Pellazgё.  Nё qendёr tё Çamёrisё ёshtё tempulli mё i vjetёr i botёs  DODONA.  Homeri thotё se “ZEUSI ёshtё Pellazg dhe Dodonas”. (XVI, 234), M. Aref f. 36.  Nga Ernest Koliqi citojmë:  “Nana e njaj hyut, n’pёr mote, na ndjek ne... / Prej errsijet t’kohnave ma t’para / duelёn Pellazgёt  mbi dhe: / ngrehёn eltere, vuen ligje e livruen ara. / T’pёrmenduna an’ e  kand kjen,  pёr urti / Zakonet t’ ona e pёrmbi vepra t’ qeta, / qi nisin m’ u shvilluemun  n’ mal e n’ vrri. /  Hyjnit  derdhshin  pa pra hiret e veta, / Prej nesh duel n’ botё e para qytetni...”

Kёshtu Çamёria ёshtё atdheu i Pirros sё Epirit, i Gjin bua Shpatёs, i Abedin Pashё Dinos, Haxhi Mehmet Dalanit, dёshmorit italian Enriko Telinit, hoxhё Hasan Tahsinit, Faik Konices, Bilal Xhaferit etj.                                                                          
Nё prag tё Luftёs sё Dytё Botёrore, nё emёr tё internacionalizmit proletar, u bashkuan tё tri partitё komuniste Jugosllave, shqiptare dhe greke, kundër “Boshtit  Qёndror” german ,italian dhe japonez. Edhe çamёt u bashkuan me forcat EAM-it (Partia Komuniste Greke). Dolёn partizanё mbi 1000 vetё dhe ranё dёshmorё mbi 100 djem tё Çamёrise. Kёtu filloi tragjedia kundër Çamёrisё dhe Kosoveёs. Batalionit partizan të krahinёs sё Konispolit me emrin “Çamёria “  Enver Hoxha ia ndroi emrin  në “Thoma Lulo”, pёr tё mos u dёgjuar emri Çamёri. Gjithashtu, kur komandanti i  batalionit çam nё Çamёri  Nuri Dino, i kёrkoi Enver Hoxhёs ndihmё kundër Zervёs, ai nuk ia dha batalionin “Çamëria” (Thoma Lulo), por ia dёrgoi “Brigadës 15” greke, nё ndihmё jashtё teritorrit tё Çamёrisё. Kjo ishte fatkeqёsia mё e madhe, qё i mundësoi Zervës tё pushtonte Çamёrinё dhe tё bënte atё genocid kundër çamёve mё 27 qershor 1944, që siç e kanё cilësuar edhe vetë një varg studijuesish greke, Zonja Elefteria Manda  ose zoti Jorgos Margaritis, të cilët, krimet e pashembullta, masakrat dhe shpopullimin e territoreve çame, i kane krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve! 


Nёse do t’i shkonte nё ndihmё bataliani i krahinёs sё Konispolit, Napolon Zerva nuk e pushtonte dot Çamёrinё dhe çamёt do tё ishin nё trojet e tyre nё Çamёri. Nuk mjafton me kaq, U bё masakra e dytë nё Vanar afёr Filatit me 12 dhe 13  mars 1945  e përgatitur nga dy partitё greko-shqiptare. Tё thirur nga EAMI me 28 -1-1945, çamёt tё kthehen nё vendin e tyre. Rreth 15.000 prej tyre u kthyen nё Çamёri. Por pas njё muaji EAMI kapitulloi, dhe vendin e zuri prapё Zerva.  U vrane 1200 pleq, gra, tё rinj e tё reja  dhe fёmijë.  Atëhere u detyruan të kthehen prapё nё Shqipёri mё tё rraskapitur, duke mbushur Kllogjerin me varre. Kjo popullsi konsiderohej  “refugjatё” dhe pёr kёtё u kujdes UNRRA në shtator 1946- pranverё 1947, me kampet e ngritura nё Delvinё, Durrёs, Kavajё, Fier, Vlorё, dhe Tiranё, ku u vendosёn dhjetёra mijёra çamë. UNRRA shpёrndau: ushqime, ilaçe, tenda etj. Nё fillim u ndihmuan edhe nga Amerika me njё milionë e gjysmё dollare. Konstatimi i britanikёve ishte se, “Administrata shqiptare nuk kishte dёshirё tё jepte ndihmёn e duhur, nё raport me kushtet nё tё cilat ndodheshin çamёt, ajo kishte bёrё shumё pak pёr tё mos thёnё asgjё. “      

                                                                         
Pёrzёnia e Çamёve, ishte as mё shumё as mё pak, një pastrim etnik. Greqia asnjёherё nuk u ballafaqua me ndonjё kritikё, apo saksion  serioz ndёrkombёtar. Partia Komuniste Shqiptare  me Enver Hoxhёn nё krye, u solidarizuar me grekёt dhe shpalli hapur urrejtjen e tyre kundër çamёve. As nuk bёhej fjalё pёr njё rezolutё çame, tё aprovohej nga parlamenti pёr t’ua dёrguar forumeve tё larta botёrore. Jo vetёm kaq, por ngrehën dhe njё gjyq çam tё iskenuar tё Teme Sejkos me dyzina tё pandehur. U krijua njё psikozё e tillë diskriminuese, sa arriti që disa çamё pёr tё ruajtur një copё karrike, mohuan krahinёn e tyre. Erdhi koha kur vdiq Enveri dhe u ngjit Ramizi. Ky ishte shkatёrruesi i kombit. Dy herё erdhёn kërkesat pёr t’u lidhur me Gjermaninё, dhe i refuzoi. (Po tё ishim lidhur me Gjermaninё, do tё vinin grekёt emigrantë tё punonin nё Shqipёri, si kanё ardhur nё kohёn e Zogut dhe ne do tё ishim prej kohёsh antarё tё Europёs Bashkuar). Akoma mё keq, Ramzi u lidh me Greqinë e mjeruar, njё armike shekullore.


Me demokracinë e shpallur më 1990,  me njё përulje të ndyrë iu nёnshtruam diktatit grek, duke i dhënë në shumё pika prioritet minoritetit grek, duke firmosur edhe pranimin e priftit grek i cili uzurpoi KOASH e Theofan Nolit. Sot e njëzet vjet mё parё, vazhdoi strategjia e Ramis Alisё, plotёsisht nё vijёn e hirit komunist duke krijuar parti me emra tё ndryshme, por me tё njёjtёn ideologji komuniste.Tё dy partitё kryesore janё lidhur ngushtёsisht qё nё fillim me partitё greke,  PD me “TANEA DEMOKRACIA dhe PS me “PASOKUN”.  Kёto tё dy parti ishin shkaktare të gjakderdhjes  sё vitit 1997 dhe tё 21 janari 2011, prapa tyre ishte dora e grekut. Kёto dy parti  grinden ditёn dhe puthen natёn, kurdoherё nёn diktatin rus-serb-grek , kundër bashkimit tё kombit, kundra Shqipёrisё Etnike.

Pёrgjatё kёtyre 70 vjetёve, problemi çam ka kaluar faza bllokimi me tedence asfiksimi  dhe asgjёsimi. Dimё se gjatё 8 vjetёve tё fundit tё qeverisjes Berisha, tё dy deputetёt çamё nё qeveri kanё dhёnё votёn pa ndonjё kusht pёr tё pёrfshirё rezolutёn çame. Por kanё votuar si Berisha nё dёm tё kombit shqiptar: Pёr marёveshjen detare me Greqinë, pёr regjistrimin e popullsisё sipas kritereve tё lёshuar nga Athina. Pёr  hapjen e shkollave greke, pёr ngritjen e vorrezat greke, mozeloume greke, kisha greke. Ndёrsa pёr problemin Çam nuk është bёrё asnjё takim me bashkёsinë çame dhe nuk ёshtё marrё nё asnjё moment me çёshtjet e tyre. Tё gjitha kёto janё qёndrime antikombёtare. Shpёtim Idrizi është njё “besnik deri nё neveritje”  i njё Berishe qё ka dalë kundra interesave kombёtare nё pёrgjithёsi dhe kunder interesave çame nё veçanti. Detajet  e hileve me rezolutёn çame nё parlament”.  (prof. Xhuvi  marrë nga gazeta “DITA” 14-4-2013).

Po bёhen tjerrje fjalёsh, Idrizi: Propozimi i  PS-se ka tri pika qё “shkojnё nё tё njёjtёn gjatёsi vale me projektin tone”. ... marёdhёnie tё mbeshtetura nё fqinjёsinё e mirё dhe Traktatin  e miqёsisё,  vlerёsojnё miqёsin e mirё mes popullit grek dhe shqiptar, duke i quajtur “dy vlera  tё pa tjetёrsueshme pёr paqen dhe miratimin e rezolutes çame, heqjen e Ligjit tё Luftёs. Edi Rama: “Çёshtja çame ёshtё politike, qeveria ta pёrfshijё nё raportet me Greqine”. Dy “Komunitete” siç i quajti ai pakicёn greke dhe çamёt etnikё tё dёbuar nga Greqia janё qytetarё tё Shqipёrisё me tё njejtat shqetёsime dhe halle. ... “çeshtja çame” nuk mund te mbetet njё çeshtje e paandresuar”... I kёrkojmё Kёshillit tё Ministrave ta pёrfshijё çёshtjen çame si çёshtje tё raporteve diplomatike me Greqinё”.  Kjo e gjithё ёshtё njё maskaradё e Shpёtim Idrizit dhe e Edi Ramёs.  Ata e dinё shumё mirё:  “Shteti grek, nepermjet drejtuesve tё tij, nuk pranon asnjё ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam.  Listat toponimike greke pёr t’u miratuar, jo vetёm qё i janë paraqitur OK B-sё nga ana e Greqisё dhe aspak prej Shqipёrise, por nga ana tjetёr gjithnjё sipas ministrit tonё tё jashtёm, kanë marrё edhe fuqi ligjore, duke pohuar edhe se fjala ÇAMERI nuk ekziston, Pse jemi druajtur ne dhe vazhdojmë tё druhemi, t’ia paraqesim kёrkesёn  tonё gjithashtu  O.K.B.-se ?!  (M. Korça internet).

Z. Artur Dojaka dine mirë: ‘Edi Rama  ёshtё lidhur shumё ngushtё me Papandreun, fjalet e ngrohta pёr Çamёrinё janё votat qё kёrkon prej saj.”
Koço Danaj thotё: “Tё mos votosh rezolutёn çame, do të thotё tё ringjallesh Napolon Zerven”.  Rezoluta Çame ёshtё dinjitet, ёshtё çёshtje territori, nuk ёshtё çёshtje pronash, pronat janё tё individёve, teritorri ёshtё i shqiptarёve, ёshtё pjesё e kombit shqiptar. 

E dinё grekёt se kufiri Shqipёri - Greqi kalon deri nё Prevezё. Tё shikojnё hartёn te enciklopedia Amerikane, volumi 13-tё, f. 377, botimi 1828, korigjimi 1971, tregon shtetin grek qё fitoi pavarёsinё nё 1826 , kufiri kalon nё Jug tё Epirit, nё Jug tё Thesalisё dhe nё Veri tё Eubesё. Konferenca e Londrёs e zvogёloi Shqipёrinё nga 115.000 km2  ne 28.000 km2 . 

Kjo padrejtёsi ka filluar t’i kthehet Shqipёrisё, Kosova e mori pavaresinë, tani po rikthehemi te Shqipёria Natyrale qё e kanё shumё frikёn rusosёrbogrekё. Sot nё kёtё gjёndje tё vёshtirё, na duhet një bashkim i vendosur i çameve kudo ku jane per rreth patisë sё “Aleancёs  Popullore”. 

“Mbeshtesim fuqishem nxerjen e Rezolutёs Çame nga Parlamenti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare pёr ta çuar nё OKB dhe BE.  Ёshtё koha për parullёn: “DO TЁ SHKOJ NЁ SHTЁPINË TIME NЁ ÇAMЁRI”. 
Tё vendosur, tё organizuar tё nisemi tё parёt NE, se tё gjithё shqiptarёt kudo ku janё na ndjekin pas.  Boll mё pёr 70 vjet tё pёrulur, tё ndridhur, tё poshtёruar, tё ngarkuar me amanetin e prindёrve qё na thёrret: PЁRPARA !...                                                                                                                                                                                     


Rasim  Bebo  

Addison  Çikago  prill 2013.

                                                











Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...