Posts

Showing posts from October, 2012

Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje

Image
Mr. sci. Bekri Metaj

Riedukimi dhe risocializimi i të rinjve është një çështje shumë komplekse dhe e mundimshme për ta realizuar dhe që kërkon kohë dhe mundim të gjatë...


Nevoja për riedukim paraqitet atëherë kur hetohen sjellje të papërshtatshme të fëmija. Zakonisht këto sjellje paraqiten në forma të ndryshme si në shoqëri ashtu edhe në familje. 

Vetë termi riedukim me fjalë të tjera, do të thotë edukim i sërishëm, çka nënkupton se duhet edukuar përsëri një person, i cili nuk e ka marrë një edukatë të mirëfilltë apo ta quajmë ndryshe një edukatë të gabuar që nuk përkon me rregullat dhe zakonet e një shoqërie të caktuar. 

Në jetën e përditshme këtë nocion (riedukimin) e ngatërrojnë edhe me terma tjerë si psh. riadaptim, rehalibitim etj, çka nuk janë identike, kjo ndoshta ndodhë edhe për arsye se riedukimi trajtohet nga aspekte të ndryshme, për shembull, psikologjik, psikiatrik, juridik, penalogjik, kriminologjik, pedagogjik, andragogjik, etj.

Me nocionin riedukim dhe risocializim apo ri-in…

TERRORIZMI VETEVRASES

Image
Nga Flori Bruqi

Atentatet terroriste vetëvrasëse, rrënjët e të cilave shkojnë deri në antikitet, në mënyrë të padiskutueshme përbëjnë njërin nga instrumentat më shqetësues të terrorizmit të sotëm. Rastet e këtij fenomeni që pasqyrohen sot qoftë nëpërmjet akteve rastësore, por edhe nëpërmjet një veprimi sistematik të formave veteleminuese, të praktikuara kryesisht nga militantët me frymëzim fetar por edhe nga ata me frymëzim laik, duke vënë në përdorim pothuajse gjithmonë material eksploziv. Sulmet natyrisht janë të shumta. Shpërthimet e ndodhura ndaj dy avionave me pasagjerë rus këto kohët e fundit, ku humbën jetën rreth 90 vetë të pafajshëm, apo masakra në shkollën e Osetise, janë të fundit në serinë e gjatë të krimeve. Në kontestin e terrorizmit të kohës sonë, i pari atentat vetëvrasës i cilësuar nga disa burime të kohës, ndodhi më 15 dhjetor 1981, kur një autokarro e ngarkuar me eksploziv lëshohet kundër ambasadës së Irakut në Bejrut të Libanit, duke vrarë 61 veta si dhe p…

Etika nuk eshte pjelle e gradave dhe diplomave - ato behen mjete ne sherbim te saj.

Image
Nga Flori Bruqi


....Etika e te shkruarit! Eh, eshte nje koncept qe shume me i gjere nga ai qe u be shkak per te ndezur shkendijen e ketij Dialogu.

Pjese e asaj qe e ben njeriun specifik, krejtesisht te ndryshem nga te tjeret, eshte aftesia per te perdorur gjuhen, e keshtu, ai te mundet te komunikoje e te zgjidhe cdo lloj problemi brenda e jashte vetes.

Pikerisht, shpesh e me shpesh, konsideratat etike per t'iu drejtuar tjetrit dhe publikut ne pergjithesi, behen pengese per te shfaqur hapur mendimet personale dhe jo vetem kaq; gjithkush fillon t'i mbushe mendjen vetes se eshte treguar "fisnik" duke i thene gjerat sipas menyres se tij.

Keto konsiderata, pra konsideratat etike, sidoqofte, jane teper te varura nga individi dhe, prandaj, sipas konceptimit tim une i shoh njesoj si ceshtjen e gustove - ato nuk diskutohen.

Deri ketu ceshtja nuk perben "ceshtje". Liria e te shprehurit perputhet me njefare natyrshmerie dhe pranohet lehtesisht prej te tjereve.
Dialo…

Proteza per Penis

Image

Hajnitë e materjaleve shkencore të Floart-Press-it përvetësohën pa fije turpi nga prof.Eroll Velia... dhe shumë web faqe të tjera...

Nga Flori Bruqi


Studimet e fundit imuno-gjenetike, të kryer nga autorë shqiptarë mbi krahasimin e shumëllojshmërisë së gjeneve të sistemit gjenetik HLA midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe popullatave të tjera europiane, kanë nxjerrë në pah fakte origjinale, të cilat hedhin dritë mbi autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e tij.Në një shkrim të prof. Genc Sulçebe, për mediat, thuhet se nga ky studim del gjithashtu në pah fakti se si rregull, popullatat fqinje kanë afërsi më të madhe gjenetike në krahasim me ato me larg gjeografikisht. Kjo vjen jo vetëm për arsye të përzierjeve gjenetike të zakonshme midis popujve të afërt, kushteve të përbashkëta klimatike dhe epidemologjike, por edhe të historisë së përbashkët të migrimit dhe të kombeve fqinje. I vetmi që diferencohet është populli bask.Nga studimi i kryer me gjenet e sistemit HLA në popullatat shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të krahasuara këto me popullatat e tjera europiane dhe ballkanike mund të nxirren…