Posts

Showing posts from September, 2017

Letër nga Athina

Athinë, 28, Shtator, 2017!

        SOTIR ATHANASI

   “KOMPLEKSI ELEKTRA”
“UJËRAT E ÇMËNDURA OSE
  MANJAKE NË DETIN “JON”
          (PARAMNEZI*)


Laerti I befasoi studentët e tij me fotot e nxjerra nga mikroskopi.
Tejet të zmadhuara si ca përbindsha, ato mikrobe, t'a shpifnin me lakminë e tyre të kthyer në babëzi për të gllabëruar gjithçka u dilte përpara, të ndjekura pas me sinxhirin çfarosës të  larvave.
Dhe të mendosh se ndodheshin në laptopet e çdo granduandi për master në mikrobiologji, të cilët gjithsesi, e dinin rrezikun e tyre dhe I pastronin herëpas'here  me solucione asgjësuese aparatet elektronike.
Mikrobiollogu u dha studentëve udhëzimet e çastit si detyrë shtëpe dhe e la auditorin.
Në kafen përjashta, iu desh të qëndronte disa çaste sa të merrte kazanin e mbeturinave qytetare makina e bashkisë. Atje e priste kolegu I tij, Odiseja. Jo vetëm për t'u zëvëndë-suar prej tij  si konsulent për studentët  atë  javë që ai do të qëndronte në periferi të Athinës, por edhe…

Luana Vjollca "pushton" Instagramin, 13 milion pëlqime në 7 ditë

Image
Pa dyshim që Luana Vjollca është një nga femrat më tërheqëse dhe më të bukura në Shqipëri.

Këngëtarja dhe moderatorja bukuroshe çdo ditë e më tepër po konfirmon se është “Mbretëresha e Instagramit”.
Këngëtarja, e cila pak javë më parë mbushi 26-vjeçe, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi të ndryshme nga pushimet, duke i “çmendur” dhe fansat e saj me format perfekte fizike që posedon, të cilët mezi presin që ajo të postojë sërish.

Si gjithmonë e veshur me stil, joshëse dhe tërheqëse, në një foto të publikuar në Instagram pak ditë më parë, Luana thyeu një rekord duke arritur një milionë klikime në një foto.

Por surprizat prej saj duket se nuk kanë të ndalur. Çfarë ka bërë kësaj here këngëtarja joshëse?

Pas arriti një milion klikime në një foto, Luana, e cila numëron 889 mijë ndjekës në Instagram, ka thyer një tjetër rekord duke dëshmuar se nga ajo mund të presim gjithçka.

Së fundmi, Luana ka arritur një tjetër sukses duke arritur të marrë mbi 13 milionë kli…

Rrëfen ‘pa dorashka’ mbesa e ish-Presidentit Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura

Image
Për Beniada Nishanin (Jakiç) sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele, pasi është përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, si modelja që bie në sy për këmbët e gjata.
25- vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ishte në Tiranë pak ditë më parë për të hapur sezonin e rit televiziv të “Top Show”-t, që moderohet nga Alban Dudushi. Në intervistën televizive, ajo tregoi detaje për kontratën e re të punës, si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.

“Kam bërë disa foto për të marrë pjesë në “Playboy”, i kam realizuar ato për disa stilistë dhe së shpejti do të dalin foto të tjera”, tha Beniada. E nuk ka vonuar shumë dhe modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, ka postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para nudo, të shkrepura në breg të detit për kontratën e re.

Natyrisht që një ofertë e tillë kërkon guxim të mjaftueshëm për t’u pranuar, ndaj pyetja që të vjen në mendje është se sa mund të jetë paguar Benia…

Emancipimi seksual i ka ndihmuar shumë gratë, por jo dhe aq burrat.

Image
Është zbuluar se, të paktën, gjysma e vajzave provon kënaqësi në klitoris që në periudhën nga 6-12 vjeç, ndërkohë që asnjë djalë nuk arrin të ketë orgazëm dhe ejakulim para pubertetit.

Më në fund, femra, nëse është e stimuluar në mënyrë adeguate, mund të ketë një përgjigje multiorgazmike, kurse mashkulli e kundërta, ka një “periudhë refraktare” që varion nga 15 minuta tek adoleshentët deri në 24 orë tek personat më të moshuar, me shumë diferenca individuale.

Pra, çlirimi seksual ka qenë një avantazh, kryesisht për femrën, ndërsa mashkulli tenton të largohet nga seksualiteti relacional e jo vetëm ai bashkëshortor.

Sipas seksologut italian Willy Pasini kjo shpjegon dhe zhvillimin e madh të prostitucionit në një botë, ku seksi është i lejuar edhe pa pagesë. Një praktikë e tillë përtrin modelin e vjetër, ku mashkulli, nëpërmjet parasë vendos si do ta menaxhojë sferën erotike e si do ta rifitojë dëshirën. Pra, prostitucioni, nuk është i lidhur me një nevojë fizike të mashkullit, por me ne…

Artur Ajazi: Batakçinjtë dhe gjobaxhinjtë e medias shqiptare

Image
Ndryshimet e thella politiko-sociale në Shqipëri pas vitit 1992, sollën bashkë me shumë gjëra të tjera pozitive për vendin, edhe veset negative të shqiptarëve. Ajo çfarë prisnin shumica e shqiptarëve nga ndryshimet politike, shumë shpejt do të kthehej në zhgënjimin më të madh, kur panë me sytë e tyre se si, qeveritarët dhe ligjvënësit e rinj, po transformoheshin nga njerëz normalë në batakçinj dhe gjobaxhinj, madje duke infektuar me vese të tilla fatkeqësisht edhe median e lirë, të sapolindur.

Hapja e shumë gazetave, radiove, televizioneve, natyrisht solli tek ne edhe frymën e re, duke u dukur si progres, për një qasje ndryshe, dhe të një transformimi mendor dhe logjik të problemeve të përditshme, dhe atyre që lidheshin me politikën dhe qeverisjen.

Në Tiranë dhe rrethe, shumë shpejt nisën të botohen gazeta të ndryshme, nisën të çelen radio dhe televizione private , duke rritur tregun, konkurencën dhe rriskun e mbijetesës së tyre. Në tregun e medias të vetmit që nuk kishin (dhe nuk e …

Albin Kurti kërkon falje për deklaratat antisemite të Visar Korenicës

Image
Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se partia e tij e ka qortuar kandidatin e VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për deklaratat e tij antisemite. “Ne e qortuam kandidatin tonë në Rahovec, kurrë nuk do ta përsërisë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Deklaratat e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për zhdukjen e Izraelit, i ka komentuar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Ish-lideri i VV’së ka thënë se deklarata e Korenicës është e gabuar dhe e padrejtë.

“Kjo deklaratë është e gabuar dhe e pa drejtë, nuk është dashur të thuhet. Ne e kemi qortuar për deklarata e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më. Ne këtë qortim e kemi bërë në takime me të. Ai ka treguar qëndrimin e tij dhe është penduar. Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, ka thënë Kurti në KTV.

Kurti ka kërkuar edhe falje për deklaratat që i ka bërë Korenica.

Fatos Lubonja: Rama po bën masakër urbane, pushtetin e blen me paratë e krimit

Image
Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.

Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.

U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim.

Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999


*****

Lubonja është ngacmuar për këtë analizë nga një shkrim i para ca di…

THANI NAQO : PLAKUSHI U BËRI ME BAHÇE E VRESHTA

(mesazh për bahçevanët e botës)


Hej, mos harroni të famëshmin Miçurin,1)


Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.


Mrekullira bëri ai me shartim,


Belica e kumbulla e fruta si gjinj!
Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Bustin e tij porositeni menjëherë.


Plakushi u bëri me bahçe e vreshta,


Damixhanat ua mbush me raki e verë!


Hiqni kapelen dhe pershendeteni:


-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj rrofsh.


Nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,


Në çdo tavolinë i madhërishëm qofsh!


Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.


Miçurini u bëri me bahçe dhe vreshta,


Damixhanat ua mbush me verë e raki!



2008-2017


1)Ivan V.Miçurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famë botërore në prodhimin e më shumë se 300 llojeve hibride te pemeve
frutore.

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese dhe historia e studentes që u kap dy herë

Image
Vajza me inicialet B.D, studente e Ekonomikut pasditen e 5 shtatorit 2017 ishte duke shkuar në punë. Një apartament në Tiranë, në të cilin përmes një kompjuteri e një kamere ajo edhe vajza të tjera ofrojnë shfaqe seksuale për klientët në krahun tjetër të linjës.


Studentja kishte pak muaj që ishte punësuar në këtë sallon, pasi braktisi të njëjtën punë diku tjetër, kur vendi dhe puna u bënë publike nga një emision televiziv dhe u mbyll nga policia e Tiranës. Ajo që B.D nuk e dinte ishte se disa agjentë policie po e ndiqnin sërish prej kohësh.

Atë ditë policia ndërhyri në apartamentin ku vajza trokiti të hynte, duke ushtruar kontroll dhe shoqëruar vajzat që u gjetën në punë, mes kamerave për web dhe lodrave seksuale, dhe një çift bashkëshortësh të akuzuar se drejtonin biznesin. Çifti i bashkëshortëve Artur B. dhe Dafina T., janë arrestuar nga policia për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve dhe ambjenteve për prostitucion”, ndërsa 6 vajzat përfshi B.D u p…

Letër publike nga Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU TELEGRAM PËRGJIGJE NEBIL ÇIKËS Para një jave, me 19 shtator 2017, Nebil Çika shkruante për mua “mikut tim botuesit, shkrimtarit dhe gazetarit te shquar kuksian Rexhep Shahu”. Dje, me 25 shtator 2017, për mua po ky njeri shkruan e me quan “botuesi i çetnikëve serbë”, botimet që bëj unë i quajti “biznes antishqiptar”, më quan “demokrat i vonuar”, më bën “punonjës të Gjykatës së Kukësit” etj. Në fund të shkrimit tim e gjeni shkrimin e Nebilit. Me shkelë Nebil të vjen era gjatë e larg dhe ndotet ambienti keq. Unë shkela pa dashje dhe u kërkoj ndjesë miqve, por tani më është ngjitë Ndebili për këpuce. Në një poezi timen tek Qyteti i Lutjeve, kam shkruar për të burgosurit politikë:
“VAJTIM PËR ISH – BURGOSURIT POLITIK Si korba sqepuam përditë, Ua sosëm zemra e mushkëri.
Tash po ua thithim palcën e kockave E shojet e këpucëve të burgut, Gjë tjetër s’u ka mbetë.”

Nebil Çika thith shojet e këpucëve të të burgosurve politikë. Më vjen keq sa poshtë ka rënë pazari. Të burgosurit polit…

Selim Pacolli zotohet për rregullimin e varrezave të dëshmorëve

Image
Pas vizitës së tij tek varri i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka vizituar varrezat e dëshmorëve.


Në rrugëtimin e tij të përbashkët me qytetarët e Prishtinës, Selim Pacolli ka parë nga afër varrezat e dëshmorëve në fshatrat Llukarë, Mramor, Prapashticë dhe Marec, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe të pa rregulluara nga autoritetet komunale.Nga vizitat e tij në varrezat e dëshmorëve, Selim Pacolli është ndalur për të nderuar Deshmorët e Kombit Ismet Asllani dhe Shpend Canolli.
Selim Pacolli e ka pasur rastin që nga afër të shohë gjendjen e varrezave, të cilat janë tërësisht pa kujdes institucional, gjë të cilën ai është zotuar se do ta ndryshojë menjëherë pas ardhjes së tij në pozitën e të parit të Prishtinës.


“Fillimisht, si një qytetar i Prishtinës, unë ndjehem keq për gjendjen e këtyre varrezave dhe mungesa e kujdesit që u bëhet atyre, përkundër faktit se në këto vende pushon shpirti i …

Uragani Maria shkatërron lagjen te videoklipi i Despacitos

Image
“La Perla”, një lagje në San Juan të Porto Rikos u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së Luis Fonsi që arriti klikime maksimale në rrjetin Youtube. Uragani “Maria” që godit zonën e thuajse e ka shkatërruar plotësisht lagjen e “famshme”.




Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit.

Videoja hapet me plazhet e “La Perla”-s, duke treguar më pas godinat shumëngjyrëshe, shkrimet në mure dhe kulturën për të cilën shquhet Porto Riko.

Por uragani “Maria” e ktheu në rrënoja lagjen e “La Perla”-s, ashtu siç bëri me pjesën tjetër të ishullit amerikan dhe Karaibeve, më herët gjatë javës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë shkatërrimin në “La Perla” e kudo tjetër. Godinat kanë mbetur pa çati, e muret e shumë shtëpive janë shembur.

Këngëtari i suksessh…

Ç’janë këto “shahirat e Kosovës” në gjuhën tonë të bukur?

Image
Më doli rastësisht një video në internet, nën këtë togfjalësh, shkruan Mehmet Eelzi në gazetën 55online.

Në video: burra me veshje kombëtare, ulur rreth një sofre me tërë të mirat, këndojnë me sharki e çifteli. Shahirat do të jenë lloj i veçantë muzike, si puna e lahisë, për shembull? Çukita (klikova): këngë të zakonshme, melodi dhe mënyrë të kënduari si përherë. Më pas të tjera video. Një grup shoqërohet edhe me violinë, def, tupan. Prapë shahirat e Kosovës. Video me një këngëtare të vetme, me çifteli: shahirat e Kosovës!

Pyes gjuhëtarin Gazmend Berlajolli në Prishtinë. Zihet disi tradhmend. Nuk di, nuk përdoret me thanë të drejtën, më shkruan. Shair është vjershëtar (turqisht). Me gjasë në këtë rast përdoret si këngëtar.

E zbërthen mjeshtërisht Fjalori i Dizdarit (fjalorët e akademisë me të drejtë s’e kanë). Përmbledhtazi: vjen prej turqishtes sair (kjo prej arabishtes). Sair do të thotë vjershëtar, poet.

Pra u përdorka në kuptimin këngëtarët. Ani pse shqiptarët s’e kuptojnë. As nj…