Studimi i ndërtimeve të kultit mysliman në Shqipëri dhe jo vetëm i xhamive, tregon qartë se kjo arkitekturë është krijimtari autentike e popullit shqiptar. |
Studimi i ndërtimeve të kultit mysliman në Shqipëri dhe jo vetëm i xhamive, tregon qartë se kjo arkitekturë është krijimtari autentike e popullit shqiptar. Krijimet më të mira, edhe pse të pakta në numër dhe të vogla për nga madhësia i takojnë periudhës klasike të artit osman. M. Kiel habitet që ato i gjejmë në një zonë kaq të largët nga qendrat kryesore të krijimtarisë artistike, në radhë të parë ndër to Stambolli. Një pjesë tjetër, më e shumtë në numër, janë ndërtime të fillimit të shekullit të XVIII, që përkon me pashallëqet e mëdha shqiptare, dhe kur forca njësuese e qendrës, nuk ndjehej si më parë...
|