2011-12-02

Daniele Gouthier, Elena Ioli - Fjalët e Ajnshtajnit


 DANIELE GOUTHIER është diplomuar në matematikë në Torino dhe ka ndjekur PhD në Sissë të Triestes. Punon në redaksinë e Uliksi - në rrjetën e shkencës dhe në atë të Journal of Science Communication.
Autori:
Daniele Gouthier, Elena Ioli
Titulli:
Fjalët e Ajnshtajnit
Përkthyesi:
Mariana Ymeri
Gjinia:
Gjuhësi
Çmimi:
650 Lekë
Nr. faqesh:
209
ISBN:
978-99943-46-26-4
Shtëpia botuese:
Dituria




Daniele Gouthier është diplomuar në matematikë në Torino dhe ka ndjekur PhD në Sissë të Triestes. Punon në redaksinë e Uliksi në rrjetën e shkencës dhe në atë tëJournal of Science Communication. Ai bën kërkime rreth dinamikave që nxisin imazhin publik të shkencës dhe studkin gjuhën e saj.
Elena Ioli është diplomuar në fizikë teorike në Bolonjë. Pas DEA në Paris në Ecole Normale Supërieure dhe në Universitë Paris VII, Jussieu, ka ndjekur master për Komunikim në Shkencë, në Sissë të Triestes. Jep leksione fizike dhe punon si redaktore dhe konsulente shkencore. Është autore doracakësh dhe tekstesh të fizikës.
Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hu-lumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i. Fjalët e këtyre protagonistëve të shkencës shërbejnë për t'iu futur temave të mëdha - metafora, ligjërimi, bukuria - të analizuara në pjesën e dytë. Ligjërimi i shkencës nuk mund të përjashtohet nga një nivel ambiguiteti, i quajtur "poetik", që i siguron qëndrueshmërinë. Një komunikim i efektshëm rifiton referimin me përvojën e përdit-shme dhe me përfytyrimin kolektiv; niveli poetik, në këtë kuptim, është thjeshtëzuar nga metaforat me të cilat shkenca, dhe pra komu-nikimi i saj, është i pasur: vrima të zeza, shije dhe ngjyrë e quark-eve, numra të bollshëm dhe binjakë, sa për të dhënë disa shembuj.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...