Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/02

Rick Gallop - Dobësimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm


"Dieta IG" - libri më i shitur në mbarë botën, tashmë i rishikuar dhe i plotësuar me receta të reja gatimi për mënyrën e ushqyerjes dhe me mbi 100 ushqime shtesë sipas grupeve - me ngjyrë të zezë, gri dhe të bardhë.
Autori:
Rick Gallop
Titulli:
Dobësimi i Shëndetshëm Dhe i Qëndrueshëm
Përkthyesi:
Diana Ndroqi
Gjinia:
Mjeksi
Çmimi:
700 Lekë
Nr. faqesh:
275
ISBN:
978-99943-37-90-3




"Dieta IG" - libri më i shitur në mbarë botën, tashmë i rishikuar dhe i plotësuar me receta të reja gatimi për mënyrën e ushqyerjes dhe me mbi 100 ushqime shtesë sipas grupeve - me ngjyrë të zezë, gri dhe të bardhë.

Shumë dieta dështojnë në praktikë, sepse ju merr uria, janë shumë të ndërlikuara apo thjesht nuk janë të shëndetshme.

Me "Dieta IG" të Rick Gallop:

- Nuk do të ndieni uri.

- Nuk do të merreni më me llogaritjen e kalorive dhe karbohidrateve.

- Do të kuptoni se është një dietë e shëndetshme, plotëson nevojat ushqimore dhe ju dobëson duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit.

E bazuar në Indeksin Glicemik ose /6, kjo dietë i ndan ushqimet sipas kohës së tretjes dhe të drejton në zgjedhjen e tyre sipas një sistemi shumë të thjeshtë dhe unik: ngjyra e zezë tregon ushqimet e ndaluara; ngjyra gri, ushqimet që mund të përdoren me raste; • ngjyra e bardhë, ushqimet që mund t'i përdorni pa kufizim.

"Të biesh në peshë është relativisht e lehtë me dieta të modës,por të mbash peshën optimale me këto dieta, është e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Rick Gallop ka gjetur çelësin për dobësimin e qëndrueshëm".

EDMUND H. SONNENBUCK, profesor dhe ish-shefi kardiologjisë në Kolegjin e Mjekësisë "Albert Ainshtain" të qytetittë Nju-Jorkut.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...