Njërind e dyzetë autorë francezë qëmtuar me kujdes për këtë Antologji, dëshmojnë, me penën e tyre të fuqishme, për virtytin, dinjitetin, krenarinë dhe fisnikërinë shqiptare ndër shekuj, krahas dhembjes, mjerimit dhe tragjikes që i ka shoqëruar.
Ndihen në shkrimet e tyre jehonat e historisë, rrebeshet e kohës, ethet e mbijetesës, rrezatohen shkëlqime e venitje dhe sërish përshkëndijime e rrezëllime të shpirtit flakadan e të paepur shqiptar. Ligjërojnë në të, ëmbël e thekshëm, figurat madhore të Letrave franceze, Montenji, Ronsari e Vblteri, Shatobriani, Hygoi e Dyma, Lamartini e Nervali, nobelisti Mistral e ApoUneri, Godari e Jursënari, krahas sa e sa zërave të tjerë po aq të fuqishëm, të djeshëm e të sotëm, me në krye Moris Dryonin, Sekretarin e përhershëm të Akademisë Franceze.
Gjithçka e vyer shqiptare, gjithçka e shenjtë dhe shpirtërore, që nga Skënderbeu, aleat i Krishtit, e gjer tek Nëna shenjtore Nëna Terezë, që nga heronjtë arvanitas dhe epirotë të revolucionit grek, me në krye Boçarin dhe Bajronin e madh, e gjer tek i përbotshmi Ismail Kadare, që nga stradiotët e famshëm shqiptarë të Evropës perëndimore e gjer tek jeniçerët e vrullshëm arnautë të Perandorisë së Lindjes, gjithçka që mbart gjurmën e gjakut dhe hovin e shpirtit stoik të një populli të stërlashtë, vjen nëpërmjet kësaj Antologjie si dëshmi e gjallë e kontributit shqiptar në faqet e historisë ballkanike e evropiane.

|