ju ndihmon të lidheni dhe të shkëmbeni informata me njerëzit në jetën tuaj.
vrasësi kryesor i privatësisë...
Facebook-u jo vetëm që i ka ndihmuar njerëzit të krijojnë miliarda lidhje të reja por ka frymëzuar dhe krijimin e një filmi. Një film i quajtur “Rrjeti social” që do shfaqet në ekranin e madh në fund të këtij viti do të pasqyrojë rritjen meteorike nga themelimi në vitin 2004.
Si ia kanë arritur rrjetet sociale të bëhen aq të famshëm sa po marrin dhe trajtim hollivudian tashmë? Arsyeja kryesore për rritjen e tyre fenomenale është diçka e quajtur “efekti i rrjetit”.
Fillimisht u quajt kështu për të përshkruar përhapjen e shpejtë të telefonave dhe tregon se vlera e një rrjeti komunikimi rritet bashkë me numrin e përdoruesve. Kjo nënkupton se audienca e një rrjeti social rritet ngadalë në fillim e më pas shpërthen sapo kalon një pikë e caktuar.
Jeff Weiner, shef ekzekutiv i “LinkedIn”, që tani ka 58 milionë përdorures thotë se kompanisë iu deshën 16 muaj që të arrinte një milionë përdoruesit e parë, ndërkohë milioni tjetër u bë vetëm për 11 ditë. Facebook ka pasur një eksperiencë të ngjashme. Iu deshën thuajse pesë vjet që të rrinte 150 milionë përdoruesit e parë, por vetë tetë muaj për të dyfishuar këtë numër.
Disa kompani kanë krijuar shërbimin e tyre enkas për të zgjeruar tërheqjen ndërkombëtare. Facebook-u është tashmë i disponueshëm në 70 gjuhë të ndryshme.
E gjithë kjo u ka dhënë mundësinë rrjeteve sociale që të rriten shpejt pa pasur nevojë të shpenzojnë para në marketing.
Por kjo ka krijuar dhe një sfidë të madhe teknike. Rrjetet sociale e kanë thuajse të pamundur të njëhsojnë fuqinë kompjuterike që do u duhet për shkak të efektit të rrjetit.
Disa rrjete sociale të krijuara në vitet ’90 pësuan një sërë ndërprerjesh teksa u duhej të ruanin ritmin e kërkesës.
Për sa i përket Facebook-ut për shembull, inxhinierët e softuerit të firmës kanë ndërtuar një sistem të quajtur “MultiFeed” që kërkon të dhënat në kohë reale dhe jep të rejat nga miqtë e dikujt.
Kjo i ka lejuar rrjetit të shtojë miliona përdorures të rinj pa dëmtuar mundësin për të ofruar lajme të vazhdueshme në faqet personale të personave të regjistruar.
Një lloj i tillë kreativiteti ka bërë të mundur që rrjetet të përballen me një cunami të dhënash, shumë prej të cilave prodhohen nga një set tjetër teknologjish që kanë ndihmuar në rritjen e rrjeteve sociale.
Kamerat personale dixhitale dhe videot regjistruese ke na redoktuar koston e prodhimit të imazheve të cilësisë së lartë dhe e kanë bërë më të lehtë publikimin e tyre online.
Rreth 2.5 miliardë foto në muaj postohen në Facebook, duke e bërë një prej faqeve ku postohen më shumë foto në ueb. Një arsye pse njerëzit kanë aq dëshirë të ndajnë me të tjerët informacion privat në rrjetet sociale është se shumë prej këtyre siteve kanë zhvilluar mjete të kontrollit të privatësisë që i lejon përdoruesit të vendosin se çfarë mund të shohin të tjerët ose jo. Ky proces ka pasur pengesat e tij.
Facebook-u për shembull u përfshi në një sërë problemesh në vitin 2007 pasi krijoi një shërbim të quajtur “Beacon” që ndiqte veprimet e përdoruesve në faqe të tjera dhe njoftonte miqtë e tyre në mënyrë automatike. Pas reagimit të përdoruesve “Beacon” u modifikua fillimisht e më pas u varros përgjithmone.
Facebook-u është klasifikuar si një nga 20 kompanitë amerikane më të besuara për sa i përket çështjeve të privatësisë. Një arsye tjetër pse rrjetet sociale janë bërë aq popullore është se ka shumë gjëra që mund të bësh me to veçanërisht ngaqë kompani si Facebook-u dhe MySpace kanë lejuar sipërmarrës të pavarur të krijojnë programe të njohura si aplikime. Kjo ndarje punësh u shpërndan para të gjithëve.
Disa njerëz mendojnë se efekti i rrjetit të Facebook-ut është aq i madh sa do jetë e pamundur të ulet nga piedestali si vendi më i madh virtual i takimit në botë. Misioni i rrjeteve sociale njerëzore shpeshherë mendohet të jetë thuajse pa limite, veçanërisht në epokën moderne. Në fakt, nuk është i palimituar pavarësisht mundësive të ofruara nga interneti. Në pjesën më të madhe të historisë njerëzimi ka jetuar në komunitete të vogla e të mbyllura.
Burimet historike si “Domesday Book” i vitit 1086 tregon një madhësi komuniteti të përbërë nga rreth 150 vetë. Kjo gjithashtu është pak a shumë dhe numri i rrjeteve personale sociale, pak a shumë rrejti i njerëzve me të cilët një person ka miqësi. Një limitim i tillë në vështrim të parë është kontradiktor me besimin e përgjithshëm se posta elektronike, mesazhet apo faqet e internetit largojnë vështirësitë që krijon komunikimi ballë për ballë.
Gjithsesi, analizat e detajuara mbi listat e miqve në Facebook tregojnë se nuk ndodh kështu. Ndërkohë që disa njerëz kanë vërtetë mbi një mijë miq, pjesa më e madhe e listave tregojnë në fakt se sa miq kanë në jetën reale. Bota personale sociale përbëhet nga një sërë shtresash koncentrike dhe secila shtresë përfshin më shumë individë, por tregon dhe rënie të cilësisë së miqësisë.
Shtresat variojnë me 15, 50 e `50 ,1000 ....njerëz. Kjo strukturë e shtresëzuar është karakteristike dhe mund të vërehet në kontekste të ndryshme ekonomike , kulturore,shkencore...
Facebook mbush 8 vjet, look i ri dhe numër rekord përdoruesish
Facebook ka mbushur 8 vjet që nga krijimi i tij dhe këtë e ka festuar duke ndryshuar look-un. Rrjeti social më i përhapur në gjithë botën është lançuar në vitin 2004. Festimi i ditëlindjes së “librit të fytyrës” është dhe rasti që drejtori ekzekutive Mark Zuckerberg të bëjë një bilanc të situatës. Në një postim të botuar në faqen zyrtare të sipërmarrjes, miliarderi i ri shkruante se numri i përdoruesve në mbarë botën ka arritur në 500 milionë persona.
“Si në momente gëzimi ashtu dhe në momente dëshpërimi duket se njerëzit duan të ndajnë emocionet me njëri tjetrin. Kjo nevojë është ajo që na inspiron të vazhdojmë të rinovojmë e të rindërtojmë sisteme që u japin mundësinë njerëzve të lidhen dhe të ndajnë me të tjerët jetën e tyre”, shkruan Zuckerberg. Fjalët e Zuckerberg gjejnë konfirmim në studimin e fundit të botuar nga “Peë Internet & American Life Project” që ka treguar se si popullsia e re është gjithnjë e më shumë e tërhequr nga instrumentet e rrjeteve sociale. Zuckerberg ka premtuar gjithashtu se shumë shpejt do të ketë të reja për përdoruesit, pa specifikuar me detaje çfarë do të ndodhë.