2012-10-28

Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje

Mr. sci. Bekri Metaj

Riedukimi dhe risocializimi i të rinjve është një çështje shumë komplekse dhe e mundimshme për ta realizuar dhe që kërkon kohë dhe mundim të gjatë...


Nevoja për riedukim paraqitet atëherë kur hetohen sjellje të papërshtatshme të fëmija. Zakonisht këto sjellje paraqiten në forma të ndryshme si në shoqëri ashtu edhe në familje. 

Vetë termi riedukim me fjalë të tjera, do të thotë edukim i sërishëm, çka nënkupton se duhet edukuar përsëri një person, i cili nuk e ka marrë një edukatë të mirëfilltë apo ta quajmë ndryshe një edukatë të gabuar që nuk përkon me rregullat dhe zakonet e një shoqërie të caktuar. 

Në jetën e përditshme këtë nocion (riedukimin) e ngatërrojnë edhe me terma tjerë si psh. riadaptim, rehalibitim etj, çka nuk janë identike, kjo ndoshta ndodhë edhe për arsye se riedukimi trajtohet nga aspekte të ndryshme, për shembull, psikologjik, psikiatrik, juridik, penalogjik, kriminologjik, pedagogjik, andragogjik, etj.

Me nocionin riedukim dhe risocializim apo ri-integrim duhet kuptuar një gjendje tjetër kualitative, sipas se cilës personi i dënuar, gjatë qëndrimit në ent dhe në bazë të tretmanit të zbatuar atje, ka ndryshuar esencialisht.

Ai tani si personalitet ka pësuar transformim, si në sjelljet ashtu edhe në bindjet lidhur me veprën të cilën e ka kryer dhe raportet të cilat i ka patur lidhur me normat dhe rregullat e ndryshme shoqërore, gjithashtu edhe do të vetëdijesohet që sjelljet e tij të jenë të kontrolluara. 

Riedukimi, risocializimi dhe ri-integrimi, siç po shihet kërkojnë një ndryshim rrënjësorë të qëndrimeve dhe të sjelljeve të personalitetit te të dënuarit. 

Ai tani pas arritjes së riedukimit dhe risocializimit, nuk do të përsërisë krimin dhe sjelljet tjera delikuente, por më bindje të plotë vërtetohet se, në të ardhmen do të sillet në pajtim me ligjin, dhe me sjelljet e tij do të jetë i kujdesshëm në shoqëri ashtu edhe në familje.




Në riedukimin dhe risocializimin e adoleshentëve kërkohen forma dhe metoda specifike ashtu siç është edhe vetë problemi specifik. Nëse familja nuk ka suksese në trajtimin e këtyre adoleshentëve, atëherë gjendja bëhet edhe me delikate, ku këta të rinj mund të bëhen delikuent të rrezikshëm për shoqërinë dhe më gjerë.

Riedukimi synon ne radhë të parë ta aplikohet ndaj personave që për arsye të ndryshme kanë ardhë në kundërshtim me ligjin, normat pozitive shoqërore, për të cilën gjë ka nevojë për përmirësimin e sjelljes, përkatësisht për riedukim, që nënkupton kthim në gjendjen e mëparshme, ku një barrë e rendë në këtë proces bie mbi familjen.

Familja si qelizë sociale, si një “Mikrokosmos” social, si bashkësi vëllazërore” (Emil Dyrkem), si bashkësi e jetës dhe e dashurisë, si një kolektiv specifik në të cilin gërshetohen raportet dhe lidhjet emocionale, interesat reciproke, në të cilën dominon përzemërsia, sakrifica, mirëkuptimi etj, pa dyshim është faktor me ndikim me të madh, me të fuqishëm, e me të gjatë.

Prandaj, riedukimi i fëmijëve dhe të rinjve në familje me sjellje devijante duhet të filloj që nga etapa e parë, përkatësisht me të hetuar të sjelljeve të pamira, të bëhet në mënyrë permanente, por të natyrshme dhe të vazhdoj derisa i riu të kuptojë se çfarë pasojash i sjell delikuenca atij, familjes dhe mbarë shoqërisë.

Prindërit me korrektësi, me objektivat dhe takt pedagogjik duhet të zbulojnë dhe të evitojnë lëshimet dhe gabimet e bëra gjatë edukimit të fëmijës. Simptomat e sjelljes devijante duken në familje. Prandaj, familja duhet që menjëherë të marrë seriozisht problemin e fëmijës se tyre, sepse, çdo vonesë në identifikim dhe aktivizim do të sjellë pasoja fatale, si për familjen ashtu edhe për shoqërinë.



Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje varet edhe nga kultura pedagogjike e prindërve, përgatitja profesionale e tyre, kushtet ekonomike sociale etj. 

Zakonisht fëmijët që bien në kundërshtim me ligjin vijnë nga familjet me përgatitje me të ulët shkollore, me kushte jo të mira ekonomike, pastaj fëmijët të cilët kanë braktisur shkollimin, apo analfabet, çka do të thotë se mundësitë për të kryer vepra penale janë më të shumta, sesa ata të rinj të cilët janë duke i vijuar mësimet dhe familjet e tyre janë me të avancuar në pikëpamje akademike dhe intelektuale. 

Sa i përket mjedisit familjar në riedukimin e këtyre të rinjve duhet edhe një bashkëpunim multilateral i familjes me disa institucione të tjera përgjegjëse, të cilat do të kishin kontribuar që këta të rinj t’i kthehen jetës normale. 

Ky bashkëpunim do të gjej shkaqet dhe do të bëhej evitimi i këtyre problemeve. Si bashkëpunim i nevojshëm i familjes në riedukimin e këtyre të rinjve janë; shkolla, qendra për punë sociale, policia e komunitetit, qendrat edukuese, si dhe më shërbimin sprovues. 

Të gjitha këta institucione do të kishin kontribuar për parandalimin dhe evitimin e atyre problemeve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e delikuencës tek të rinjtë.

TERRORIZMI VETEVRASES



        Nga Flori Bruqi

Atentatet terroriste vetëvrasëse, rrënjët e të cilave shkojnë deri në antikitet, në mënyrë të padiskutueshme përbëjnë njërin nga instrumentat më shqetësues të terrorizmit të sotëm. Rastet e këtij fenomeni që pasqyrohen sot qoftë nëpërmjet akteve rastësore, por edhe nëpërmjet një veprimi sistematik të formave veteleminuese, të praktikuara kryesisht nga militantët me frymëzim fetar por edhe nga ata me frymëzim laik, duke vënë në përdorim pothuajse gjithmonë material eksploziv. Sulmet natyrisht janë të shumta. Shpërthimet e ndodhura ndaj dy avionave me pasagjerë rus këto kohët e fundit, ku humbën jetën rreth 90 vetë të pafajshëm, apo masakra në shkollën e Osetise, janë të fundit në serinë e gjatë të krimeve. Në kontestin e terrorizmit të kohës sonë, i pari atentat vetëvrasës i cilësuar nga disa burime të kohës, ndodhi më 15 dhjetor 1981, kur një autokarro e ngarkuar me eksploziv lëshohet kundër ambasadës së Irakut në Bejrut të Libanit, duke vrarë 61 veta si dhe plagosur mbi 100 të tjerë. Hakmarrja qe e mënjëhershme prej armatës për çlirimin e Kurdistanit dhe armata për çlirimin e Irakut, nga Komanda e Përgjithshme. Nga ana e saj, qeveria e Bagdadit ja adresoi autorësinë disa agjentëve sirianë dhe iranianë të cilët i përkisnin, të parët një shteti laik dhe të dytët një shteti teokratik, por që të dy armiq të Irakut.
Megjithatë kurba e këtij lloj terrorizmi vetëvrasës vazhdon të rritet dhe më 23 tetor 1983, po në Liban, në të njëjtën kohë, lëshohen dy automjete të ngarkuara me eksploziv kundër gazermave të një kontigjenti amerikan dhe francez, me pasojë respektivisht, 241 dhe 58 të vdekur. U fol për një akt hakmarrës, shfaqur nën një emër emblematik, ku merrte përgjegjësinë organizata Hezbollah, ose Partia e Zotit, duke protestuar ndaj krijimit të një shteti islamik me shumicë shite në Liban. Ndonëse nuk qenë të parët në kuptimin absolut, atentatet e 23 tetorit 1983 me siguri që inaguruan taktikën e atentateve vetëvrasëse të nxitur shumë herë nga grupe të ndryshme ekstremiste. Atentate të mëtejshme vetëvrasëse kanë ndodhur në Liban, ku radikalët islamik palestinez kanë shkuar drejtë një përfeksionimi të sulmeve me bomba vetëvrasëse. Por kjo taktikë vetëvrasëse zgjerohet dhe futet në repertorin e separatistëve Tamil, me frymëzim laik, në shtetin e Siri Lankës, të cilët vetëm kohet e fundit janë futur në negocime me qeverinë sengaleze për një zgjidhje paqësore. Eshtë interesant fakti se këta separatist janë përfshirë dhe e kanë përdorur teknikën vetëvrasëse jo vetëm si një instrument terrorizmi diskriminues, por edhe si një instrument të vërtetë ushtarak duke e bërë të vetën në operacionet tokësore e detare, kundër forcave të armatosura dhe objektivave të tjera shtetërore.
Në Izrael, Gaza dhe në territoret e Cisjordanisë, atentati i parë vetëvrsës është bërë në vitin 1993 për të kundërshtuar marrëveshjen e Oslos, e cila pati si qëllim që të vendoste një proces paqe ndërmjet Izraelit dhe Autoriteteve Palestineze. Në vazhdim ky fenomen intensifikohet me të ashtuquajturën Intifada e dytë e cila filloi më 28 shtator 2000, ku u shfaqën atentate jo vetëm nga organizatat, si Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez, por edhe nga formacionet laike Brigadat Martire të Alaksas. Në fakt, duke përfshirë edhe rreth 40 atentate terroriste vetëvrasëse të kryera në përiudhën 1993-28 shtator 2000, si dhe afro 49 të tjera të ndodhura në periudhën 2000-2004 ky numër arrin në rreth 90 të tilla.
Al Kaeda, organizatë e krijuar nga Osama Bin Laden, si dhe grupe të tjera të afërta ose të lidhura me të i janë bërë pjesë e pandashme të terrorizmit vetëvrasës. Goditjet e këtyre grupeve nuk kufizohen vetën ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe ndaj shteteve të cilët luftojnë për futjen dhe zhvillimin e standardeve demokratike në vendet e pazhvilluara, kryesisht në vendët arabe. Goditjet e Al Kaedës, nëpërmjet atentateve terroriste vetëvrasëse, vetëm kundër SHBA-së, nga viti 1998, me goditjen ndaj ambasadave te Shteteve të Bashkuara në Dar Es Salam (301 të vdekur), anijeve të luftës amerikane në gjirin e Adenit (17 të vdekur), Kullat Binjake në Nju Jork dhe Pentagon (mbi 3000 të vdekur), deri në vitin 2004 shkon afro 3500 të vdekur.
Qendra të ndryshme studimore llogaritin sot, se duke filluar nga viti 1980 janë kryer mbi 300 atentate terroriste vetëvrasëse në 14 vende të ndryshme të botës nga 17 grupe terroriste. Nga një studim i detajuar, që i takon përiudhës së lartpërmëndur, del se atentatet terroriste vetëvrasëse i klasifikohen si vijon: organizata Tigrat për Çlirimin e Tamil Elamit, me 171 atentate terroriste vetëvrasëse; organizata Hezbollah dhe Amal (libaneze-politiko-fetare), me 25 atentate vetvrasëse; grupe të tjera libaneze, me 25; Hamasi me 22; partia e Punëtorëve të Kurdistanit (turko-laike), me 21; Xhihadi Islamik Palestinez me 8; separatistët çeçen me 7; Al Kaeda me 4; Dava (organizatë kuvaitiane-politiko-fetare) me 2; grupi Islamik (egjyptian) me 1; grupi Islamik i armatosur (algjerian) m 1 etj.
Kjo përbën thjesht një përmbledhje të terrorizmit vetëvrasës në vështrimin historik bashkohor të këtij fenomeni. Sipas shumë studiuesve bashkëkohor, më komplekse paraqitet tentativa e përcaktimit të shkaqeve dhe karakteristikave, veçanërisht në mungesën e studimeve të thelluara të cilat lidhen me terrorizmin vetëvrasës në nivel botëror. E gjithë "literatura e kohës" në këtë fushë tenton më shume që të përqëndrohet në aspektin palestinez të këtij fenomeni, edhe pse, sikurse tashmë është bërë e qartë, terrorizmi vetëvrasës palestinez përbën vetëm një komponente të këtij fenomeni. Gjithashtu është fakt i qartë se që të gjithë atentatorët vetëvrasës të 11 shtatorit 2001, gjithsej 19 veta, ishin që të gjithë arab, asnjeri nga ata nuk ishte palestinez. Gjithsesi shumë studiues të kohës vlerësojnë se është me rëndësi që të studiohet evolucioni i profilit të atentatorëve vetëvrasës palestinezë. Kjo flet për vetë faktin se ky fenomen më i përhapur është pikërisht atje dhe konkluzionet e reporterëve analistë të tyre janë si me poshtë: arsimimi i pakët kryesisht i seksit mashkull, mosha shkon nga 16 deri në 23 vjeç, të cilët nuk kanë asnjëlloj përgjegjësie për të mbajtur familje dhe prindër, gjëndje e vështirë ekonomike-shoqërore, të painteresuar në debatet verbale, me shumë prirje për hakmarrje rastësore, me shumë besim tek rezultatet që të jep dhuna, këmbëngulës drejt luftës deri në pikën e fundit të gjakut, me një bindje absolute se do të përkujtohen me shumë madhështi nga pasardhësit dhe besnikët e tyre.
Por, për t'u theksuar është fakti se, kohët e fundit jo vetëm në Palestinë por dhe në vende të tjera, ky profil po vjen gjithmonë e më tepër drejtë një ndryshimi, ku protagonist në këtë skenë po bëhet gjithnjë e më tepër edhe seksi femër. Disa karakteristika të tyre mund t'i përkufizonim më poshtë si: mosha disi më e madhe krahasuar me meshkujt, në shumicen e rasteve të martuara apo të fejuara, të pajisura me diplomë të shkollës së mesme apo edhe diplomë univeristare. Për t'u theksuar është fakti se pjesa më e madhe e atentatorëve terroristë vetëvrasës kanë diploma universitare, kjo ishte karakteristikë jo vetëm për kontigjentin palestinez, por edhe për atentatorët e vendeve të tjera, të cilët studimet i kanë përfunduar në Evropë ose edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veç të tjerash, atentatori i sotëm terrorist vetëvrasës kërkon një personel të aftë dhe të disponueshëm, me përgatitje informuese, përnjohje të detajuar të terrenit, përgatitje teknike, logjistike, stërvitore dhe operative.
Pra, si rregull, nuk mjafton një atentator i vetëm për të kryer atentatin vetëvrsës terrorist, por është e nevojshme një organizatë dhe një strukturë e veçantë. Kështu duket qartë se sa më kompleks të jetë ky operacion, si në rastin e atentateve të koordinuara vetëvrasëse të 11 shtatorit 2001, aq më të mëdha janë edhe kërkesat organizative.
Por, në të njëjtën kohë, atentati terrorist vetëvrasës sjellë edhe avantazhe të shumta si për shëmbull: një kosto të ulët financiare në shumicën e rasteve; vdekje ose plagosje të sigurta për kundërshtarin (sasia varet nga sofistikimi operativ i atentatit); një mbulim i gjërë nga ana e masmedias, kjo si në nivel kombëtar por edhe në nivel botëror, me shumë avantazhe prapagandistike për kauzën; një goditje intensive me shumë propabilitet në vende të zgjedhura posaçërsht si hotele, kafene, restorante, diskoteka, tregje, stacione hekurudhore, porte, aeroporte etj; një lehtësi, pothuajse totale të rasteve, për fshehjen e eksplozivit si dhe të kalimeve e depërtimeve të atentatorëve vetëvrasës terrorist; një mundësi e thjeshtë përfitimi e atentatorit vetëvrasës nga udhëtimi me mjetet transportuese tokësore, ajrore apo detare të drejtuara dhe të pilotuara nga të tjerët; mungesë e nevojës së atentatorit për të patur një rrugëdalje shpëtimi, pra pamundësia e forcave të sigurimit për ta ndaluar atë; mundësia e alternimit të atentateve vetëvrasëse terroriste me atentate të natyrave të tjera të tjera terroriste. Megjithë humbjet e mëdha njerëzore nga këto lloj atentatesh si dhe koston e konsiderueshme për ta kundërshtuar atë, mund të jetë inkurajues fakti që në asnjë rast ky lloj terrorizmi nuk ka prodhuar rezultatet e lakmuara nga grupet organizatore të këtyre fenomeneve. I vetmi rast në të cilin është verifikuar njëlloj suksesi, por edhe ky nuk që deçiziv, ishte shpejtësia me të cilën u veprua për të hequr kontigjentet paqeruajtëse amerikane dhe franceze nga Libani, në vitin 1983.
Por në ditët e sotme nuk është inkurajues fakti që, pavarësisht nga specifikat dhe arsyetimet, situatat gjeopolitike, terrorizmi vetëvrasës vazhdon që të shfaqet akoma si një instrument i luftës politike dhe fetare etj.

Etika nuk eshte pjelle e gradave dhe diplomave - ato behen mjete ne sherbim te saj.


Nga Flori Bruqi



....Etika e te shkruarit! Eh, eshte nje koncept qe shume me i gjere nga ai qe u be shkak per te ndezur shkendijen e ketij Dialogu.

Pjese e asaj qe e ben njeriun specifik, krejtesisht te ndryshem nga te tjeret, eshte aftesia per te perdorur gjuhen, e keshtu, ai te mundet te komunikoje e te zgjidhe cdo lloj problemi brenda e jashte vetes.

Pikerisht, shpesh e me shpesh, konsideratat etike per t'iu drejtuar tjetrit dhe publikut ne pergjithesi, behen pengese per te shfaqur hapur mendimet personale dhe jo vetem kaq; gjithkush fillon t'i mbushe mendjen vetes se eshte treguar "fisnik" duke i thene gjerat sipas menyres se tij.

Keto konsiderata, pra konsideratat etike, sidoqofte, jane teper te varura nga individi dhe, prandaj, sipas konceptimit tim une i shoh njesoj si ceshtjen e gustove - ato nuk diskutohen.

Deri ketu ceshtja nuk perben "ceshtje". Liria e te shprehurit perputhet me njefare natyrshmerie dhe pranohet lehtesisht prej te tjereve.
Dialogun tim ne lidhje me ceshtjen qe perben "ceshtje", une do ta nisja me disa shembuj nga jeta ime e perditshme.

Shembulli 1

bashkeshortja , me thoshte se mbesa jonë 12 vjecare, lojen e fiton gjithnje Erika, une asnjehere nuk kam fituar. Po nuk e kuptoj, pse babai Elkes na rri ne kembe si roje kur ne luajme?!
Babai Erikes eshte mjek stomatolog.

Shembulli 2

Komshiu qe banon nje kat siper meje ka nje makine rrangalle me te cilen siguron beken e gojes. Pothuaj cdo dite ai u ben nga nje xhiro me makine femijve te pallatit dhe u gezohet atyre sikur te ishin te tijte.
Komshiu im eshte i pashkolluar.

Shembulli 3

Djali imka kryer specializimin për protetikë fikse... Astriti, thote ai, merr vetem 10.
Nena e Astritit eshte pedagoge ne ate shkolle

Shembulli 4

Me thone se shprehem "tmerresisht" shqip dhe me etike.Une nuk kam kryer asnje prej shkollave qe te kene patur ne currikulat e tyre gjuhesine.

Shembulli 5

Kolegia ime ben zhurme per zotesine e saj ne diskutime. Shpesh here devijon nga tema qe trajtohet.

Ajo pranon mbeshtetje nga nje koleg tjeter qe "kercenon".


Te gjithe shembujt qe solla flasin per etike individuale te te sjellurit.
Me shume se kaq, ajo qe rrekem te them nepermjet ketyre shembujve eshte se menyrat e te sjellurit dhe te shprehurit jane ceshtje e te gjitheve kur ato hyjne ne nje auditor te gjere. Prandaj eshte mese e domosdoshme te behet kujdes; kujdes per te mos cenuar tjetrin (ate qe te sheh, ate qe te degjon, ate me te cilin komunikon verbalisht) por edhe kujdes per te mos cenuar veten. Ky kujdes, mendoj, patjeter qe konsiston dhe gjendet i shprehur brenda unisonit Perberje - Cfaqje (pse i shkruaj me germa te medha? Ceshtje e etikes sime te te shprehurit!) Dhe, ne rastin konkret, nese Cfaqja e ka gjetur rrugen nepermjet dokumentimit te zyrtarizuar (diplomave, masterave, gradave) me perberjen ndodh krejt ndryshe; ajo e gjen shtegun dhe del ne pah nepermjet perdorimit te gjuhes, nepermjet menyres se te shprehurit. Nese keto te dyja, do te thoja, nuk e mbeshtesin njera tjetren, ka gjasa te medha qe auditori te fokusohet tek ajo qe perben shqetesim dhe qe, ne rastin tone, eshte etika e te shprehurit ne publik per persona dhe emra te percaktuar qarte.

Duke perfshire pervojat e mija dhe per veten ne aspektin e vleresimit te zyrtarizuar, mendoj se certifikatat, gradat, diplomat, nuk jepen si vleresim i etikes se sjelljes apo shprehjes se njeriut.

Nuk di per te tjeret, por mua me shkon ndonjehere ndermend se mes jush, apo dhe mes atyre qe na lexojne, mund te kete persona teper te plotesuar si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate personal. Nuk eshte per t'u cuditur pse ata nuk bertasin per arritjet e tyre - ceshtje e etikes se tyre te sjelljes.
Te gjitha sa thashe flasin per nje sjellje etike te caktuar. Asnjera prej tyre nuk eshte e ngjashme me tjetren dhe per asnjeren une nuk kam aftesine te sjell argumente bindes per aresyet pse ndodh keshtu. Ajo qe desha t'ju them ketu eshte pikerisht: Etika nuk ka nje perkufizim te sakte. Nese gjithkush prej nesh do te kish lexuar me vemendje gjithcka te servirur prej mendjeve te ndritura ne lidhje me ceshtjen e Etikes, do te gjente se asnje prej tyre, qe prej Aristotelit e deri tek Etika e Sartrit, nuk ka mundur dot te jape nje perkufizim te qarte mbi Etiken e sjelljes dhe te te shprehurit.

POR - dua t'ju terheq modestisht vemendjen - GJITHSESI Etika e te shprehurit ka disa norma domosdoshmerisht te zbatueshme te cilat e ndihmojne njeriun te cfaqet ai qe thote se eshte, ose, akoma me shume, ai qe te tjeret thone se eshte.
Ne konceptin tim, diplomat apo masterat nuk jane nje veshje, nje kostum, i ngjashem me antiplumbin qe policet veshin. Diplomat nuk e imunizojne njeriun ndaj shigjetave te debatit apo mendimeve te kunderta. Diplomat thjesht "te japin nje dore" te shprehesh me qarte, me bindshem, me me nivel ne bisedat per cfaredolloj ceshtje qofte.

Ne perkufizimet e dijetareve, Etika eshte ajo qe merret me veprimet qe mund te quhen te drejta ose te gabuara, te mira ose te keqia, te deshirueshme ose jo. Pervec kesaj, Etika merret edhe me pergjegjesine vetjake te nje personi, me detyren ose detyrimin per sjelljen e tij.
Ajo me te cilen duhet te biem ne ujdi eshte se ne perballemi vazhdimisht me kerkesa ose "imperativa" per tu sjelle ne menyra te caktuara


PS. Fundja edhe Rusoi nuk kish shkolle!

Proteza per Penis


Proteza per Penis 13 - Zone e Lire





Published on Oct 20, 2012 by 




http://www.youtube.com/watch?v=NtlaYP-CKl0&feature=relmfu

http://www.youtube.com/watch?v=cr2jOVLafg4&feature=relmfu

http://www.youtube.com/watch?v=Z6Yjbx6Veiw&feature=relmfu

http://www.youtube.com/watch?v=wirt5wj2n44&feature=relmfu

http://www.youtube.com/watch?v=NtlaYP-CKl0&feature=relmfu

http://www.youtube.com/watch?v=VDoH1A6ChDg&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=IBv0A4ITWFA&feature=related

2012-10-26

Hajnitë e materjaleve shkencore të Floart-Press-it përvetësohën pa fije turpi nga prof.Eroll Velia... dhe shumë web faqe të tjera...


Nga Flori Bruqi


Studimet e fundit imuno-gjenetike, të kryer nga autorë shqiptarë mbi krahasimin e shumëllojshmërisë së gjeneve të sistemit gjenetik HLA midis popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe popullatave të tjera europiane, kanë nxjerrë në pah fakte origjinale, të cilat hedhin dritë mbi autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e tij.Në një shkrim të prof. Genc Sulçebe, për mediat, thuhet se nga ky studim del gjithashtu në pah fakti se si rregull, popullatat fqinje kanë afërsi më të madhe gjenetike në krahasim me ato me larg gjeografikisht. Kjo vjen jo vetëm për arsye të përzierjeve gjenetike të zakonshme midis popujve të afërt, kushteve të përbashkëta klimatike dhe epidemologjike, por edhe të historisë së përbashkët të migrimit dhe të kombeve fqinje. I vetmi që diferencohet është populli bask.Nga studimi i kryer me gjenet e sistemit HLA në popullatat shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të krahasuara këto me popullatat e tjera europiane dhe ballkanike mund të nxirren shkurtimisht disa konkluzione interesante.

Së pari, distanca midis dy popullsive shqiptare, asaj në Kosovë dhe Shqipëri është e papërfillshme, provë kjo e unitetit gjenetik të profilit shqiptar kudo që jeton.

Së dyti, në rajonin ballkanik diferencohen dy grupe popullatash kryesore: një grup i përbërë nga popullata greke, shqiptare, bullgare dhe maqedonase, si dhe grupi tjetër ku marrin pjesë popullatat serbe, boshnjake dhe kroate. Popullatat që bëjnë pjesë në secilin nga këto grupe kanë ngjashmëri shumë më të mëdha brenda grupit se me çdo popullatë të grupit tjetër. Është interesant fakti se këto ndryshime të konstatuara në gadishullin ballkanik janë më të spikatura në krahasim me rajonet e tjera të Europës Qendrore, Veriore ose Veriperëndimore, ku nuk vihen re diferencime të tilla, megjithëse këto rajone shtrihen në sipërfaqe më të gjera se të rajonit ballkanik.

Së treti, midis popullatës shqiptare kosovare nga njëra anë dhe popullatës serbe nga ana tjetër, ndryshimet në distancat gjenetike janë të dukshme dhe statistikisht sinjifikative. Kjo shkon në kundërshtim me rregullin e përgjithshëm të lidhjes së ngushtë të distancave gjenetike me ato gjeografike siç vihet re edhe në hartën e Europës Qendrore dhe Juglindore ku tregohen distancat gjenetike të popujve të kësaj zone nga popullata kosovare, që është përdorur si pikënisje në llogaritjen e këtyre distancave.

Këto fakte shkencore, të bazuara në studimet gjenetike të kryera në ADN-në e popullatave aktuale, mbështesin tezën e autoktonisë të shqiptarëve, të ngritur fort nga të parët tanë rilindës.

Të dhënat studiuesve shqiptarë janë konfirmuar edhe nga një studim i kryer nga gjenetistë amerikanë.





Floart-Press:"Gjenet, popujt dhe gjuhet"

Flori Bruqi

Botuar me dt: Fri Mar 20, 2009 10:01 pm

ADN-ja:Gjenet e shqiptareve, 34% perendimore.



(Ju lutem tregoni burimin e informacionit "Floart-Press" )


Per te hedhur drite mbi origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, do t'i referohem librit te njohur "Gjenet, popujt dhe gjuhet", si dhe disa artikujve shkencore te botuar vitet e fundit.
 Ne librin e tij "Gjenet, popujt dhe gjuhet", botuar ne vitin 1996 ne italisht, dhe i ribotuar ne shume gjuhe te botes, gjenetisti i njohur Luigi Luca Cavalli-Sforza, trajton hipotezen se popujt e ndryshem gjenetikisht, kane edhe gjuhe te ndryshme, se ka nje lidhje te forte midis gjuhes se nje populli dhe identitetit te tij gjenetik.

 Edhe gjuhet evoluojne ashtu si edhe gjenet ne popullata. Edhe gjuhet kane klasifikimin e tyre, si dhe evolucionin e tyre. Evolucioni gjuhesor eshte shume i shpejte, krahasuar me evolucionin biologjik dhe ate te gjeneve.

 Sipas Sforzas, shume gjuhetare masin ngjashmerine midis gjuheve mbi bazen e perqindjes se fjaleve, te nje liste standarde, qe kane nje origjine te perbashket te mireidentifikuar.

 Duke krahasuar dy gjuhe, mund te ndertohet edhe nje grafik i raporteve midis perqindjeve te fjaleve qe kane ndryshuar kuptim, si dhe kohen qe ka kaluar nga ndarja e tyre. Kjo metode e njohur si glotokronologjia (ose statistica leksikale), perdor nje "ore gjuhesore" shume afer konceptit te quajtur "ora molekulare" ne biologji.

Qe ne fillimin e shekullit XVIII ishte vene re se gjuha indiane klasike, sanskrite, ngjante me gjuhet evropiane antike dhe moderne. 

Ne shekullin e XIX u be nje pune e madhe per te kuptuar me mire lidhjet e afersite midis gjuheve te ketij grupi, qe e quajme familja e gjuheve indoeuropiane. Familja me e njohur e gjuhes eshte ajo indoeuropiane: jane perpjekur te gjejne edhe nje vend-origjine te kesaj gjuhe, por rezultatet kane qene shume te ndryshme nga nje autor tek tjetri. 

Keshtu, jane propozuar disa vende, duke filluar nga Gjermania deri ne veri-lindje te Kaukazit, nga vendet Balltike deri ne Suez.

 Kjo eshte nje zone kaq e gjere, aq sa eshte edhe shtrirja e kesaj familjeje gjuhesore. Ndoshta teoria me popullore deri para pak vitesh ishte ajo e propozuar nga Gimbutas, e cila percakton kete vendodhje mbi Detin e Zi dhe i lidh popujt e pare qe flasin gjuhen indoeuropiane me qyteterimin Kurgan, te ndodhur ne stepat aziatike. 

Flitet per 3.000-3.500 vjet perpara Krishtit, nga zbulimet arkeologjike ne ate zone jane gjetur gjurme te zbutjes se kuajve dhe ndertimit te karrocave te luftes.

 Analiza e pare sasiore mbi ngjashmerite midis gjuheve indoeuropiane u be ne vitin 1992 nga statisticieni Kruskal dhe gjuhetaret Dyen e Black. Ata maten perqindjen e fjaleve me origjine te perbashket ne rreth 70 gjuhe indoeuropiane, duke perdorur listen glotokronologjike standarde prej 200 fjalesh. Duke perdorur dy metoda moderne te ndertimit te pemeve gjenealogjike, te perdorura ne gjenetike, u perftuan pemet e gjuheve. Grupet me te rendesishme te gjuheve indoeuropiane jane nenfamiljet gjermanike (qe perfshin edhe gjuhen angleze dhe skandinave), italike (me origjine nga latinishtja) , baltosllave, celtike, indiane dhe iraniane. Cavalli Sforza, bazuar ne studimet e gjuhetareve, shkruan ne librin qe permendem, si me poshte: Disa gjuhe kane nje origjine te izoluar dhe te ndare nga keto nenfamilje; si per shembull gjuha shqipe dhe greke. Nje mundesi eshte qe gjuhet e izoluara si shqipja dhe (me me pak mundesi) edhe greqishtja, te jene me origjine nga vala e pare e emigrimit nga Turqia (Lindja e Aferme), dhe vjetersia e tyre ne krahasim me deget e tjera te gjuheve, eshte arsyeja pse ato qendrojne me vete. Eshte fjala per gjuhe, qe jane edhe gjeografikisht me afer Turqise.

Studiuesi Eqerem Cabej, thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes. Sa e vertete eshte kjo?

Mesa duket, kjo hipoteze e Eqerem Cabejt, eshte nxjerre si konkluzion i studimeve etimologjike te shqipes e te gjuheve te tjera indoeuropiane, por nuk besoj qe ai te kete pasur dijeni per studimet e kryera ne vitet 1988 e 1992 qe permenden ne librin e Cavalli Sforza. Ajo qe mund te thuhet sot eshte se, studimi i prejardhjes se popullit shqiptar nga pikepamja gjenetike eshte i lidhur ngushte me studimet e prejardhjes se popullatave europiane dhe zgjidhja do te jete ne kuadrin e studimeve paneuropiane qe perfshijne shume popullata njekohesisht. Te dhenat gjenetike nuk duhen pare te shkeputura nga te dhenat gjuhesore, historike dhe arkeologjike te nje vendi te caktuar dhe te nje zone gjeografike te caktuar. Per te dhene nje interpretim sa me shkencor te lidhjeve midis popujve europiane dhe ndryshimeve midis tyre, te dhenat gjenetike kane marre sot perparesi. Popullimi i Evropes nga homo sapiens, njeriu modern daton rreth 45.000 vjet me pare i ardhur nga Lindja e Aferme. Ne ate periudhe eshte vertetuar edhe prania ne Evrope e homo sapiens neandertalensis, i quajtur njeriu i Neandertalit, i cili mendohet se bashkejetoi per mijera vjet me njeriun modern, derisa rreth 18.000 vjet me pare zhduken gjurmet e njeriut te Neandertalit dhe gjenden vetem mbetje te njeriut modern. Nuk dihet mire nese ka pasur kryqezime midis tyre dhe nese njeriu i Neandertalit eshte zhdukur nga nje lufte qe i ka bere njeriu modern. Nje ngjarje e rendesishme per formimin e popullatave evropiane ka qene levizja e popullatave te bujqeve nga Lindja e Aferme, ku lindi bujqesia e blegtoria, drejt Evropes nepermjet bregdetit te Egjeut, detit Jon dhe Adriatikut per ne veri te Evropes. Kjo levizje qe filloi gati 10.000 vjet me pare, ka deshmite e para arkeologjike ne fshatrat rurale rreth 7.000 vjet me pare, ne bregdetin perendimor te Egjeut dhe ne Krete. Ballkani ne ate periudhe ka qene vatra e pare e vendosjes se ketyre popullatave ne Evrope dhe per mijera vjet kjo treve ku perfshihet edhe Shqiperia aktuale, ka qene pjesa me e zhvilluar e Evropes. Nga Ballkani u vazhdua me levizjen drejt veriut, nepermjet rrugeve bregdetare te Adriatikut te veriut, si dhe nepermjet luginave te lumenjve te medhej, Vardar, Danub dhe Rene. Keshtu, ato percuan kulturen e zhvillimit te bujqesise dhe perpunimit e perdorimit te hekurit tek popullatat veriore qe nuk e njihnin ate. Edhe njohja e ndryshimeve klimaterike ne periudha prehistorike dhe historike, eshte e rendesishme per te shpjeguar lidhjet midis popujve. Keshtu, ngjarje te medha si periudha e akullnajave, te ndodhura rreth 10.000 vjet me pare dhe qe zgjati mbi 1.000 vjet, sollen ndryshime te medha ne zhvendosjen e popullatave humane dhe te kafsheve drejt vendeve te Jugut te Evropes nga Veriu i ftohte dhe pas disa mijevjecareve te ripopullimit te Evropes Veriore nga popullatat Jugore. Prandaj levizja e popullatave humane ne periudhen e Akullnajave, nga Veriu i Evropes drejt Jugut, perfshine edhe Ballkanin, qendrimi i ketyre popullatave per mijera vjet ne bashkejetese me popullatat ekzistuese ne rajonin tone dhe me tej, kthimi i popullatave nga Ballkani drejt zonave Veriore pas perfundimit te periudhes se Akullnajave, ben te mundur qe te kete ngjashmeri gjenetike midis popullates shqiptare dhe atyre Veriore per disa markere gjenetike.Nje ndikim ka pasur edhe levizja e popullatave te bujqve qe vinin nga Lindja e Aferme, te cilat u vendosen fillimisht ne Ballkan e qendruan aty per mijera vjet, e me pas vazhduan levizjen e tyre drejt veriut te Evropes. Ishin pjese nga ato popullata qe ndodheshin ne rajonin tone, pra kishin paraardhesit e tyre ne Ballkanin Antik dhe duke u zhvendosur drejt veriut mund te konsiderohen si mbartes te tipareve gjenetike te vendit te origjines, prandaj kjo levizje eshte nje tjeter komponent qe mund te kete ndikuar ne ngjashmerine e disa markereve gjenetike te popullates shqiptare me markere te popullatave veriore. Nje komponent tjeter ne formimin e popullatave europiane eshte edhe zhvendosja e fiseve ariane drejt Evropes nga vendorigjina e tyre nga zona e Kaukazit rreth 5000 vjet me pare, si dhe ardhja e fiseve Kurgan po ne kete periudhe. Te gjitha keto ardhje popullatash nga lindja e veriu kane lene gjurmet e tyre ne popullatat moderne europiane, perfshire edhe popullaten shqiptare. 

A ka studime te tjera mbi prejardhjen e popullatave europiane, ku perfshihet edhe Shqiperia?

Nje nga markeret gjenetike qe sherbejne per studimet e levizjeve historike te popullatave (Y-STR haplotipet e kromozomit Y), ka treguar se popullata shqiptare ben pjese ne grupin e vendeve te Evropes Qendrore-Lindore, ku perfshihet edhe Austria, Gjermania e Jugut, Italia e Veriut (fiset e Veneteve), Norvegjia dhe Estonia. Ne kete kuader mund te shpjegohen edhe mutacionet e semundjes gjenetike fibroza cistike ne vendin tone. Kjo semundje eshte e perhapur kryesisht ne popullatat europiane dhe ne popullaten shqiptare paraqet nje spekter mutacionesh te ngjashem me ate te Evropes Veriore. Mutacionet e FC ne Shqiperi nuk ngjajne me ato te gjetura ne popullatat mesdhetare, por me ato te Veriut te Evropes. Keto markere qe analizojme jane supozuar, se ishin pjese e popullatave shume te vjetra evropiane, rreth 45.000 vjet me pare dhe jane konsideruar si tregues te prejardhjes gjeografike te popujve. Frekuenca e larte e mutacionit delf 508 ne popullaten shqiptare, prej mbi 80%, mund te shpjegohet me vjetersine dhe autoktonine e popullates shqiptare ne mijeravjecare ne kete rajon gjeografik, ku ajo ndodhet sot e me gjere.

Mund te shprehemi ne lidhje me tezen e shqiptareve me gjak arian?

Fiset ariane mendohet se e kane origjinen ne veri te Detit te Zi dhe ne jug te Detit Kaspik. Kane qene fise te races se bardhe dhe kane levizur si drejt Evropes, ashtu edhe drejt Indise. Mendohet se kane qene nje fis luftetaresh te mire organizuar qe perdornin kuajt si mjet levizes dhe kane dominuar ne Indine perendimore e jugore per periudha te gjata dhe kane lene atje gjurmet e tyre gjenetike.

Nje drejtim tjeter i levizjes se ketyre fiseve ariane ka qene aksi i Evropes qendrore dhe Ballkanit. Kjo levizje popullatash ka qene nje nga komponentet qe ka kontribuuar ne formimin e popullatave evropiane, por nuk ka qene i vetmi dhe vendimtari. Prandaj nuk mund te thuhet se shqiptaret kane gjak arian, por mund te thuhet se ne strukturen gjenetike te shqiptareve ka markere gjenetike, qe e afrojne ate me popujt me te vjeter qe kane populluar Evropen. Kete tregon edhe studimi qe citova me siper me kromozomin Y-STR, ku Shqiperia grupohet me Austrine, Gjermanine e Jugut, Venetet, Italine e Veriut, Norvegjine dhe Estonine. Berja pjese ne kete grup tregon se popullata shqiptare ka afersi gjenetike me vendet e siperpermendura. 

A mund te themi se sa per qind te gjeneve te shqiptareve jane nga Evropa perendimore? Pra, a mund te kategorizohen popullatat evropiane ne Lindore dhe Perendimore? 

Jane bere dhe jane duke u thelluar studime te tilla ne fushen e gjenetikes se popullatave humane, qofte per te njohur levizjet e popujve antike dhe popujve parahistorike, bazuar ne linjen mashkullore (studimet e haplotipeve te kromozomit Y), si dhe ne linjen femerore (studimi i ADN-se mitokondriale) , si dhe studimet e ndryshimeve te vogla (SNP), te shperndare ne te gjithe gjenomen humane. Polimorfizmi i gjeneve perdoret kryesisht per gjetjen e lidhjeve midis popullatave te hershme te paleolitikut, ndersa haplotipet e kromozomit Y, te bazuara ne polimorfizmin e STR (sekuenca perseritese ne gjenomen humane), perdoren per studimin e levizjeve ne periudha historike te popullatave. Popullatat shqiptare jane perfshire ne keto studime panevropiane, te realizuara nga laboratore te huaj te specializuar, jo vetem ne metodat molekulare te identifikimit, por edhe ne analizat statistikore te ndryshimeve gjenetike midis popullatave, si dhe te percaktimit te distancave gjenetike midis tyre. Ne studimin e botuar ne revisten shkencore "Human Genetics" (2005), mbi haplotipet e kromozomeve Y evropiane, te analizuar ne 12.700 individe nga 91 vende te ndryshme ne Evrope, rezultoi se nepermjet tyre mund te evidentohej nje lidhje midis popullatave evropiane ne periudhat historike. Analiza e grupimeve te popullatave sipas ngjashmerise dhe ndryshimeve te kromozomeve Y mashkullore, tregoi se popullatat evropiane ndahen qartesisht ne nje grupim Lindor dhe nje grupim Perendimor, si dhe ne nje zone tranzicioni ne Evropen Qendrore, ku ndryshimet me te medha vihen re ne drejtimin lindje-perendim.

Ne kete studim eshte gjetur se popullata shqiptare dhe ajo finlandeze jane me homogjene se te tjerat. Te gjitha popullatat perendimore, perfshire edhe nje pjese te Italise, Emiglia Romagna, Spanjes, Portugalise, Frances, Anglise, Irlandes, Holandes se Jugut, perbejne grupin e "Evropes Perendimore" , ndersa vendet sllave, pervec Bullgarise dhe Estonise, Kroacise, Sllovenise, Rusise, Bjellorusise, Ukraines, Polonise, Lituanise, Letonise, perbejne nje grupim te quajtur "Evropa Lindore". Bullgaria sebashku me Rumanine Greqine dhe Hungarine, si dhe Siciline e Kalabrine e dy popullata nga Turqia Evropiane, formojne grupin e "Evrope Jugore" ose grupin "Ballkan-Danub" . Ndersa dy popullata te Holandes se Jugut ishin perfshire ne grupin e "Evropes Perendimore" , tre popullata te Holandes Veriore, se bashku me Danimarken, Gjermanine Perendimore, Vienen dhe Suedine, perbejne grupimin e vendeve te "Evropes Qendrore Perendimore" . Ne te kundert, popullata te tjera nga Gjermania dhe Austria, si dhe Italia e Veriut (Venecia), lidhen me Norvegjine dhe me Shqiperine e Estonine, duke u grupuar ne vendet e "Evropes Qendrore". Finlanda qendron si popullate me vete, por e lidhur me grupin e "Evropes Perendimore" . Vendi i Shqiperise ne grupin e vendeve nga "Evropa Qendrore Lindore" hedh drite mbi fluksin e gjeneve me origjine veriore ne nje popullate me vendndodhje gjeografike ne Ballkanin Jug-perendimor.

Nga analiza e haplotipeve eshte pare se ato te tipit "Perendimor" variojne ne popullatat evropiane nga 66% Belgjika dhe 61% Holanda e Veriut, tek 25% Rumania dhe 14% Estonia. Shqiperia paraqet 34%, Norvegjia 31%, Austria 29%, Suedia 35%, Bullgaria 28%, Greqia 44%, Italia Qendrore 56%, Sicilia 35%, Hungaria 30%, Turqia 34%. Pjesa tjeter e haplotipeve jane Lindore dhe "te vecante".





GJENET E SHQIPTAREVE, 34 PËRQIND PERENDIMORE

Publikuar më  dt.12 tetor, 2012 në orën 19:58 ( Para 14 ditëve )

Per te hedhur drite mbi origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, do t'i referohem librit te njohur "Gjenet, popujt dhe gjuhet", si dhe disa artikujve shkencore te botuar vitet e fundit. Ne librin e tij "Gjenet, popujt dhe gjuhet", botuar ne vitin 1996 ne italisht, dhe i ribotuar ne shume gjuhe te botes, gjenetisti i njohur Luigi Luca Cavalli-Sforza, trajton hipotezen se popujt e ndryshem gjenetikisht, kane edhe gjuhe te ndryshme, se ka nje lidhje te forte midis gjuhes se nje populli dhe identitetit te tij gjenetik. Edhe gjuhet evoluojne ashtu si edhe gjenet ne popullata. Edhe gjuhet kane klasifikimin e tyre, si dhe evolucionin e tyre. Evolucioni gjuhesor eshte shume i shpejte, krahasuar me evolucionin biologjik dhe ate te gjeneve. Sipas Sforzas, shume gjuhetare masin ngjashmerine midis gjuheve mbi bazen e perqindjes se fjaleve, te nje liste standarde, qe kane nje origjine te perbashket te mireidentifikuar. Duke krahasuar dy gjuhe, mund te ndertohet edhe nje grafik i raporteve midis perqindjeve te fjaleve qe kane ndryshuar kuptim, si dhe kohen qe ka kaluar nga ndarja e tyre. Kjo metode e njohur si glotokronologjia (ose statistica leksikale), perdor nje "ore gjuhesore" shume afer konceptit te quajtur "ora molekulare" ne biologji. 

Qe ne fillimin e shekullit XVIII ishte vene re se gjuha indiane klasike, sanskrite, ngjante me gjuhet evropiane antike dhe moderne. Ne shekullin e XIX u be nje pune e madhe per te kuptuar me mire lidhjet e afersite midis gjuheve te ketij grupi, qe e quajme familja e gjuheve indoeuropiane. Familja me e njohur e gjuhes eshte ajo indoeuropiane: jane perpjekur te gjejne edhe nje vend-origjine te kesaj gjuhe, por rezultatet kane qene shume te ndryshme nga nje autor tek tjetri. Keshtu, jane propozuar disa vende, duke filluar nga Gjermania deri ne veri-lindje te Kaukazit, nga vendet Balltike deri ne Suez. Kjo eshte nje zone kaq e gjere, aq sa eshte edhe shtrirja e kesaj familjeje gjuhesore. Ndoshta teoria me popullore deri para pak vitesh ishte ajo e propozuar nga Gimbutas, e cila percakton kete vendodhje mbi Detin e Zi dhe i lidh popujt e pare qe flasin gjuhen indoeuropiane me qyteterimin Kurgan, te ndodhur ne stepat aziatike. Flitet per 3.000-3.500 vjet perpara Krishtit, nga zbulimet arkeologjike ne ate zone jane gjetur gjurme te zbutjes se kuajve dhe ndertimit te karrocave te luftes. Analiza e pare sasiore mbi ngjashmerite midis gjuheve indoeuropiane u be ne vitin 1992 nga statisticieni Kruskal dhe gjuhetaret Dyen e Black. Ata maten perqindjen e fjaleve me origjine te perbashket ne rreth 70 gjuhe indoeuropiane, duke perdorur listen glotokronologjike standarde prej 200 fjalesh. Duke perdorur dy metoda moderne te ndertimit te pemeve gjenealogjike, te perdorura ne gjenetike, u perftuan pemet e gjuheve. Grupet me te rendesishme te gjuheve indoeuropiane jane nenfamiljet gjermanike (qe perfshin edhe gjuhen angleze dhe skandinave), italike (me origjine nga latinishtja), baltosllave, celtike, indiane dhe iraniane. Cavalli Sforza, bazuar ne studimet e gjuhetareve, shkruan ne librin qe permendem, si me poshte: Disa gjuhe kane nje origjine te izoluar dhe te ndare nga keto nenfamilje; si per shembull gjuha shqipe dhe greke. Nje mundesi eshte qe gjuhet e izoluara si shqipja dhe (me me pak mundesi) edhe greqishtja, te jene me origjine nga vala e pare e emigrimit nga Turqia (Lindja e Aferme), dhe vjetersia e tyre ne krahasim me deget e tjera te gjuheve, eshte arsyeja pse ato qendrojne me vete. Eshte fjala per gjuhe, qe jane edhe gjeografikisht me afer Turqise. 

Studiuesi Eqerem Cabej, thoshte se paraardhesit gjenetike te shqiptareve kane zbritur mijera vjet me pare nga veriu i Evropes.

Sa e vertete eshte kjo? 

Mesa duket, kjo hipoteze e Eqerem Cabejt, eshte nxjerre si konkluzion i studimeve etimologjike te shqipes e te gjuheve te tjera indoeuropiane, por nuk besoj qe ai te kete pasur dijeni per studimet e kryera ne vitet 1988 e 1992 qe permenden ne librin e Cavalli Sforza. Ajo qe mund te thuhet sot eshte se, studimi i prejardhjes se popullit shqiptar nga pikepamja gjenetike eshte i lidhur ngushte me studimet e prejardhjes se popullatave europiane dhe zgjidhja do te jete ne kuadrin e studimeve paneuropiane qe perfshijne shume popullata njekohesisht. Te dhenat gjenetike nuk duhen pare te shkeputura nga te dhenat gjuhesore, historike dhe arkeologjike te nje vendi te caktuar dhe te nje zone gjeografike te caktuar. Per te dhene nje interpretim sa me shkencor te lidhjeve midis popujve europiane dhe ndryshimeve midis tyre, te dhenat gjenetike kane marre sot perparesi. Popullimi i Evropes nga homo sapiens, njeriu modern daton rreth 45.000 vjet me pare i ardhur nga Lindja e Aferme. Ne ate periudhe eshte vertetuar edhe prania ne Evrope e homo sapiens neandertalensis, i quajtur njeriu i Neandertalit, i cili mendohet se bashkejetoi per mijera vjet me njeriun modern, derisa rreth 18.000 vjet me pare zhduken gjurmet e njeriut te Neandertalit dhe gjenden vetem mbetje te njeriut modern. Nuk dihet mire nese ka pasur kryqezime midis tyre dhe nese njeriu i Neandertalit eshte zhdukur nga nje lufte qe i ka bere njeriu modern. Nje ngjarje e rendesishme per formimin e popullatave evropiane ka qene levizja e popullatave te bujqeve nga Lindja e Aferme, ku lindi bujqesia e blegtoria, drejt Evropes nepermjet bregdetit te Egjeut, detit Jon dhe Adriatikut per ne veri te Evropes. Kjo levizje qe filloi gati 10.000 vjet me pare, ka deshmite e para arkeologjike ne fshatrat rurale rreth 7.000 vjet me pare, ne bregdetin perendimor te Egjeut dhe ne Krete. Ballkani ne ate periudhe ka qene vatra e pare e vendosjes se ketyre popullatave ne Evrope dhe per mijera vjet kjo treve ku perfshihet edhe Shqiperia aktuale, ka qene pjesa me e zhvilluar e Evropes. Nga Ballkani u vazhdua me levizjen drejt veriut, nepermjet rrugeve bregdetare te Adriatikut te veriut, si dhe nepermjet luginave te lumenjve te medhej, Vardar, Danub dhe Rene. Keshtu, ato percuan kulturen e zhvillimit te bujqesise dhe perpunimit e perdorimit te hekurit tek popullatat veriore qe nuk e njihnin ate. Edhe njohja e ndryshimeve klimaterike ne periudha prehistorike dhe historike, eshte e rendesishme per te shpjeguar lidhjet midis popujve. Keshtu, ngjarje te medha si periudha e akullnajave, te ndodhura rreth 10.000 vjet me pare dhe qe zgjati mbi 1.000 vjet, sollen ndryshime te medha ne zhvendosjen e popullatave humane dhe te kafsheve drejt vendeve te Jugut te Evropes nga Veriu i ftohte dhe pas disa mijevjecareve te ripopullimit te Evropes Veriore nga popullatat Jugore. Prandaj levizja e popullatave humane ne periudhen e Akullnajave, nga Veriu i Evropes drejt Jugut, perfshine edhe Ballkanin, qendrimi i ketyre popullatave per mijera vjet ne bashkejetese me popullatat ekzistuese ne rajonin tone dhe me tej, kthimi i popullatave nga Ballkani drejt zonave Veriore pas perfundimit te periudhes se Akullnajave, ben te mundur qe te kete ngjashmeri gjenetike midis popullates shqiptare dhe atyre Veriore per disa markere gjenetike.Nje ndikim ka pasur edhe levizja e popullatave te bujqve qe vinin nga Lindja e Aferme, te cilat u vendosen fillimisht ne Ballkan e qendruan aty per mijera vjet, e me pas vazhduan levizjen e tyre drejt veriut te Evropes. Ishin pjese nga ato popullata qe ndodheshin ne rajonin tone, pra kishin paraardhesit e tyre ne Ballkanin Antik dhe duke u zhvendosur drejt veriut mund te konsiderohen si mbartes te tipareve gjenetike te vendit te origjines, prandaj kjo levizje eshte nje tjeter komponent qe mund te kete ndikuar ne ngjashmerine e disa markereve gjenetike te popullates shqiptare me markere te popullatave veriore. Nje komponent tjeter ne formimin e popullatave europiane eshte edhe zhvendosja e fiseve ariane drejt Evropes nga vendorigjina e tyre nga zona e Kaukazit rreth 5000 vjet me pare, si dhe ardhja e fiseve Kurgan po ne kete periudhe. Te gjitha keto ardhje popullatash nga lindja e veriu kane lene gjurmet e tyre ne popullatat moderne europiane, perfshire edhe popullaten shqiptare.
 

A ka studime te tjera mbi prejardhjen e popullatave europiane, ku perfshihet edhe Shqiperia?
 

Nje nga markeret gjenetike qe sherbejne per studimet e levizjeve historike te popullatave (Y-STR haplotipet e kromozomit Y), ka treguar se popullata shqiptare ben pjese ne grupin e vendeve te Evropes Qendrore-Lindore, ku perfshihet edhe Austria, Gjermania e Jugut, Italia e Veriut (fiset e Veneteve), Norvegjia dhe Estonia. Ne kete kuader mund te shpjegohen edhe mutacionet e semundjes gjenetike fibroza cistike ne vendin tone. Kjo semundje eshte e perhapur kryesisht ne popullatat europiane dhe ne popullaten shqiptare paraqet nje spekter mutacionesh te ngjashem me ate te Evropes Veriore. Mutacionet e FC ne Shqiperi nuk ngjajne me ato te gjetura ne popullatat mesdhetare, por me ato te Veriut te Evropes. Keto markere qe analizojme jane supozuar, se ishin pjese e popullatave shume te vjetra evropiane, rreth 45.000 vjet me pare dhe jane konsideruar si tregues te prejardhjes gjeografike te popujve. Frekuenca e larte e mutacionit delf 508 ne popullaten shqiptare, prej mbi 80%, mund te shpjegohet me vjetersine dhe autoktonine e popullates shqiptare ne mijeravjecare ne kete rajon gjeografik, ku ajo ndodhet sot e me gjere.
 

Mund te shprehemi ne lidhje me tezen e shqiptareve me gjak arian?
 

Fiset ariane mendohet se e kane origjinen ne veri te Detit te Zi dhe ne jug te Detit Kaspik. Kane qene fise te races se bardhe dhe kane levizur si drejt Evropes, ashtu edhe drejt Indise. Mendohet se kane qene nje fis luftetaresh te mire organizuar qe perdornin kuajt si mjet levizes dhe kane dominuar ne Indine perendimore e jugore per periudha te gjata dhe kane lene atje gjurmet e tyre gjenetike.
 

Nje drejtim tjeter i levizjes se ketyre fiseve ariane ka qene aksi i Evropes qendrore dhe Ballkanit. Kjo levizje popullatash ka qene nje nga komponentet qe ka kontribuuar ne formimin e popullatave evropiane, por nuk ka qene i vetmi dhe vendimtari. Prandaj nuk mund te thuhet se shqiptaret kane gjak arian, por mund te thuhet se ne strukturen gjenetike te shqiptareve ka markere gjenetike, qe e afrojne ate me popujt me te vjeter qe kane populluar Evropen. Kete tregon edhe studimi qe citova me siper me kromozomin Y-STR, ku Shqiperia grupohet me Austrine, Gjermanine e Jugut, Venetet, Italine e Veriut, Norvegjine dhe Estonine. Berja pjese ne kete grup tregon se popullata shqiptare ka afersi gjenetike me vendet e siperpermendura.
 

A mund te themi se sa per qind te gjeneve te shqiptareve jane nga Evropa perendimore? Pra, a mund te kategorizohen popullatat evropiane ne Lindore dhe Perendimore?
 

Jane bere dhe jane duke u thelluar studime te tilla ne fushen e gjenetikes se popullatave humane, qofte per te njohur levizjet e popujve antike dhe popujve parahistorike, bazuar ne linjen mashkullore (studimet e haplotipeve te kromozomit Y), si dhe ne linjen femerore (studimi i ADN-se mitokondriale), si dhe studimet e ndryshimeve te vogla (SNP), te shperndare ne te gjithe gjenomen humane. Polimorfizmi i gjeneve perdoret kryesisht per gjetjen e lidhjeve midis popullatave te hershme te paleolitikut, ndersa haplotipet e kromozomit Y, te bazuara ne polimorfizmin e STR (sekuenca perseritese ne gjenomen humane), perdoren per studimin e levizjeve ne periudha historike te popullatave. Popullatat shqiptare jane perfshire ne keto studime panevropiane, te realizuara nga laboratore te huaj te specializuar, jo vetem ne metodat molekulare te identifikimit, por edhe ne analizat statistikore te ndryshimeve gjenetike midis popullatave, si dhe te percaktimit te distancave gjenetike midis tyre. Ne studimin e botuar ne revisten shkencore "Human Genetics" (2005), mbi haplotipet e kromozomeve Y evropiane, te analizuar ne 12.700 individe nga 91 vende te ndryshme ne Evrope, rezultoi se nepermjet tyre mund te evidentohej nje lidhje midis popullatave evropiane ne periudhat historike. Analiza e grupimeve te popullatave sipas ngjashmerise dhe ndryshimeve te kromozomeve Y mashkullore, tregoi se popullatat evropiane ndahen qartesisht ne nje grupim Lindor dhe nje grupim Perendimor, si dhe ne nje zone tranzicioni ne Evropen Qendrore, ku ndryshimet me te medha vihen re ne drejtimin lindje-perendim.
 

Ne kete studim eshte gjetur se popullata shqiptare dhe ajo finlandeze jane me homogjene se te tjerat. Te gjitha popullatat perendimore, perfshire edhe nje pjese te Italise, Emiglia Romagna, Spanjes, Portugalise, Frances, Anglise, Irlandes, Holandes se Jugut, perbejne grupin e "Evropes Perendimore", ndersa vendet sllave, pervec Bullgarise dhe Estonise, Kroacise, Sllovenise, Rusise, Bjellorusise, Ukraines, Polonise, Lituanise, Letonise, perbejne nje grupim te quajtur "Evropa Lindore". Bullgaria sebashku me Rumanine Greqine dhe Hungarine, si dhe Siciline e Kalabrine e dy popullata nga Turqia Evropiane, formojne grupin e "Evrope Jugore" ose grupin "Ballkan-Danub". Ndersa dy popullata te Holandes se Jugut ishin perfshire ne grupin e "Evropes Perendimore", tre popullata te Holandes Veriore, se bashku me Danimarken, Gjermanine Perendimore, Vienen dhe Suedine, perbejne grupimin e vendeve te "Evropes Qendrore Perendimore". Ne te kundert, popullata te tjera nga Gjermania dhe Austria, si dhe Italia e Veriut (Venecia), lidhen me Norvegjine dhe me Shqiperine e Estonine, duke u grupuar ne vendet e "Evropes Qendrore". Finlanda qendron si popullate me vete, por e lidhur me grupin e "Evropes Perendimore". Vendi i Shqiperise ne grupin e vendeve nga "Evropa Qendrore Lindore" hedh drite mbi fluksin e gjeneve me origjine veriore ne nje popullate me vendndodhje gjeografike ne Ballkanin Jug-perendimor.
 

Nga analiza e haplotipeve eshte pare se ato te tipit "Perendimor" variojne ne popullatat evropiane nga 66% Belgjika dhe 61% Holanda e Veriut, tek 25% Rumania dhe 14% Estonia. Shqiperia paraqet 34%, Norvegjia 31%, Austria 29%, Suedia 35%, Bullgaria 28%, Greqia 44%, Italia Qendrore 56%, Sicilia 35%, Hungaria 30%, Turqia 34%. Pjesa tjeter e haplotipeve jane Lindore dhe "te vecante".
 

Prof. Eroll Velija
 

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...