Nga Flori Bruqi
Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktiviteteve botërore kushtuar librit për fëmijë në Ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë. Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap javën e saj të letërsisë fëminore që më 26 mars ora 11 me lexime të ndryshme të përzgjedhura nga vepra e Andersenit si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë fëminore.
Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap javën e saj të letërsisë fëminore që më 26 mars ora 11 me lexime të ndryshme të përzgjedhura nga vepra e Andersenit si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë fëminore.
Kjo ditë shënohet me qëllim që tek fëmijët të promovohet dashuria për librin dhe leximin, por edhe të tërhiqet vëmendja në atë se sa ndikim kanë librat te fëmijët.
Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë shënohet çdo 2 prill, në ditëlindjen e shkrimtarit Hans Christian Andersenit, që nga viti 1967 me iniciativë të shkrimtarit gjerman Jella Lepman.
Jella Lepman, shkrimtare gjermane
Kjo ditë shënohet me qëllim që tek fëmijët të promovohet dashuria për librin dhe leximin, por edhe të tërhiqet vëmendja në atë se sa ndikim kanë librat te fëmijët.
Librat për fëmijë ose literatura e fëmijëve përfshinë gjithçka që shkruhet për fëmijët, që nga përrallat e deri te këngët. Periudha e artë e letërsisë për fëmijë konsiderohet fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, kur u botonin shumë libra e që sot merren si klasikë të letërsisë për fëmijë.
Dita Ndërkombëtare e Librit shënohet me organizimin e Qendrës Ndërkombëtare të Librit për të Rinj e themeluar në vitin 1953 në Cyrih. Kjo qendër tani ka degë në më shumë se 70 vende të botës, ndërsa çdo vit është vendi i dytë nikoqir i këtij manifestimi ndërkombëtarë.
Veprat e Hans Christian Andersenti në trashëgiminë botërore të përrallave zënë vendin kryesor. Është e vështirë të gjendet person i cili nuk e njeh të paktën një përrallë të Andersenit ose që nuk di ta rrëfejë.
Përrallat më të njohura të tij janë “Sirena e vogël”, “Çakmaku”, “Klausi i madh dhe Klausi i vogël”, “Mjellmat e egra”, “Rosaku i vogël i shëmtuar”, “Bredhi” etj. Ato janë përkthyer e botuar në më shumë se 100 gjuhë.
Hans Christian Andersen
“Është shumë e rëndësishme që fëmijës t’ia afroni librin sa më herët që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është leximi i librave. Leximi i librave në fëmijëri të hershme ndikon në afërsi, e zhvillon kujtesën dhe të folurin. Krijesa e vogël që sot lexon libër atë do ta mbajë gjatë gjithë jetës – ngase ai (libri) do ta gdhend, ndikon në personalitetin e tij, mëson nga ai, e mban në mend, e ruan për vete. Mund të thuhet lirisht se libri për fëmijët është më i rëndësishëm se libri për të rritur”, ka thënë Sonya Hartnett, shkrimtare australiane dhe laureate e çmimit Astrid Lindgren.
Sonya Hartnett, shkrimtare australiane
Kush ishte e Hans Christian Andersen?
Anderseni lindi më 2 prill të vitit 1805, në një qytet të vogël të Danimarkës, në Odensë, që ndodhet në ishullin Fyn, në familjen e një këpucari të varfër, ndërsa të ëmën e kishte rrobalarëse.
Jeta e tij nuk ishte fare e lehtë. Shkollën thuajse nuk e ndoqi fare. Ai ishte një djalë i çuditshëm, aspak i pashëm, i cili ëndërronte të lexonte shumë. Kur i vdes i ati, familja ngelet në gjendje të rëndë ekonomike.
Andersen lë shkollën dhe fillon punën në një fabrikë stofrash. Në moshën 14-vjeçare, largohet nga vendlindja dhe vendoset në Kopenhagë, ku provon të futet si aktor në balet, në kor, por askund nuk arrin të futet ngase të gjithë e cilësonin si të paaftë.
Ai mësonte vjersha përmendësh dhe i recitonte nëpër kafene, në rrugë. Në moshën 16-vjeçare paraqiti një tragjedi të cilën nuk ia pranuan. Atëherë hyn në punë si zdrukthëtar. Por në Kopenhagë ai njihet me Jonas Collins, drejtor i Teatrit Mbretëror, miqësinë e të cilit e ruajti gjatë gjithë jetës.
Statuja e Hans Christian Andersenit ne Kopenhage
Me ndihmën e tij fiton bursë studimi e hyn në gjimnaz, ku nxënësit 12-vjeçarë të klasës talleshin me djaloshin 18-vjeçar.
Pasi mbaron gjimnazin “shkëlqyeshëm”, me ndihmën e Collinist hyn në universitet, ku mori titullin shkencor “Kandidat filozofie”. Gjatë kohës së studimeve shkruante komedi, vjersha humoristike etj., që të jetonte.
Pasi mbaron gjimnazin “shkëlqyeshëm”, me ndihmën e Collinist hyn në universitet, ku mori titullin shkencor “Kandidat filozofie”. Gjatë kohës së studimeve shkruante komedi, vjersha humoristike etj., që të jetonte.
Pas punës së palodhshme, më së fundi arriti të shfaqte dramën e tij të parë, dhe iu duk se kishte prekur qiellin me dorë. Dhe i tillë mbeti gjithë jetën, një fëmijë i madh që entuziazmohej lehtë, por që prekej edhe më lehtë; madje edhe kur ishte në kulmin e famës, mjaftonin vërejtjet e ndonjë kritiku pa vlerë që Anderseni të vuante aq shumë.
Andersen shkroi një sërë veprash. Romani “Improvizator”(1835), i pari dhe më i suksesshmi nga gjashtë romanet autobiografike, e bëri të njohur edhe jashtë Danimarkës. Ishte historia e fatit të një poeti italian të dalë nga populli, tragjedia e artistit në shoqërinë ku marrëdhëniet njerëzore janë nën pushtetin e interesit dhe të paragjykimeve.
Sapo fitoi honorarin e parë, Anderseni nisi të udhëtonte nëpër Evropë. Gjersa vdiq, ai s’pati një vend të përhershëm banimi, një shtëpi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Asnjëherë s’u martua, por ishte vazhdimisht në lëvizje nga njëri vend në tjetrin.
U njoh e pati miqësi me Balzakun, Dikensin, Dymanë, Hajnen, Vagnerin, Shumanin, Mendelsonin, Rosinin, Listin dhe, siç i pëlqente të shprehej, shkëlqimi i mendjes dhe i shpirtit të këtyre njerëzve të shquar e mbushte edhe atë plot forcë e freski.
Shkroi shumë drama, romane, shënime udhëtimi, poezi. Por, siç thotë një kritik, nëse romani “Improvizatori” e bëri Andersenin të famshëm, ishin përrallat ato që e bënë të pavdekshëm. U deshën të kalonin 10 vjet që ai vetë ta kuptonte këtë.
Përrallën si formë artistike ai e zbuloi thuajse rastësisht. I ndodhte shpesh të sajonte, të improvizonte histori të çuditshme e fantastike për t’ua treguar fëmijëve. Më pas, në kohën e lirë, i hidhte në letër si për t’u zbavitur, por ato e bënë të madh.
Nga viti 1835 – 1872 botoi gjithsej 168 përralla.
Nga viti 1835 – 1872 botoi gjithsej 168 përralla.
Përrallat më të mira të Andersenit, ku gjejmë moral, po kurrë moralizim, janë njëlloj interesante si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Fëmijët i tërheq subjekti, kurse të rriturit domethënia, mendimi që fshihet thellë në to.
Anderseni ishte poet i të varfërve, por edhe mbretërit e quanin për nder të shtrëngonin dorën e tij të thatë, siç thotë një nga shkrimtarët e shumtë të dashuruar pas tij.
*****
Në Danimarkë u gjetë përralla e parë e Hans Christian Andersenit
Një studiues danez zbuloi dorëshkrimin e një përralle të panjohur më parë të Hans Christian Andersen "Tallow candle". Dorëshkrimi ndodhej në fundin e një kutie midis një grumbulli fletësh të tjera.
Një studiues danez zbuloi dorëshkrimin e një përralle të panjohur më parë të Hans Christian Andersen "Tallow candle". Dorëshkrimi ndodhej në fundin e një kutie midis një grumbulli fletësh të tjera.
jo është historia e një qiriu dhe shkëlqimit të tij të rigjetur, përralla e panjohur më parë e mjeshtrit të përrallave, Hans Christian Andersen. Dorëshkrimi i titulluar “Qiriu prej dhjami” është ekzaminuar nga dhjetëra ekspertë, të cilët kanë pranuar se kemi të bëjmë me një vepër që autori i mirënjohur i përrallave e ka shkruar në rininë e tij të hershme, në kohën kur ndiqte shkollën e mesme.
E përditshmja daneze “Politiken” ka publikuar një version integral të përkthyer në anglisht, ndërsa një ndër ekspertët më të mirë të fushës, Ejnar Stig Askgaard, e ka cilësuar gjetjen e kësaj përralle si një zbulim sensacional. Ai ka theksuar se duhet të hiqet çdo dyshim, pasi autori i përrallës është pa diskutim Hans Christian Andersen.
Në fund të një kutie
Esben Brage po kërkonte diçka tjetër mes dosjeve dhe kutive të Arkivit Kombëtar të Funenit, kur ka gjetur rastësisht dorëshkrimin me 700 fjalë, mbi të cilin shkruhej qartë dedikimi: Zonjës Bunkeflod, me dashuri nga HC Andersen.
Ekspertët thonë se zonja në fjalë mund të jetë një vejushë, të cilën i riu Christian e vizitonte shpesh në shtëpinë e saj, ku lexonte dhe merrte libra.
Qiriu prej dhjami
Përralla e shkurtër flet për një qiri të bërë prej dhjami kafshësh, i cili u shndërrua në një dritë të bardhë e shkëlqyese. Por bardhësia e qiriut përballet me duart e pista të njerëzve që e prekin dhe e konsumojnë pa pikë dashurie, deri sa e hedhin tutje si një diçka të pavlerë. Qiriu pyet veten vazhdimisht në lidhje me domethënien e ekzistencës së tij. Më pas, qiriu takohet me atë që anglezët e quajnë tinderbox (një lloj seti për ndezjen e zjarrit me gurë stralli dhe kallamishte), i cili e ndez qiriun, duke i dhënë sërish mundësinë të rrezatojë dritë për vite me radhë.
Stili i HC Andersenit
Pavarësisht se ekspertët bien dakord me idenë se “Qiriu prej dhjami”nuk ka rafinimin stilistik që kanë veprat më të mëdha të autorit, tek përralla e gjetur ndodhen elementët tipikë të stilit të Andersenit. Për shembull, tema e bukurisë së humbur apo të pa nxjerrë në dritë si tek “Rosaku i shëmtuar” është prezente në përrallë.
Një tjetër element është tendenca e Andersenit (që vjen nga tradita e fabulave të Ezopit e më pas La Fontenit) për të përdorur si personazhe kafshë apo objekte me karakteristika, dilema dhe defekte tipike njerëzore.
*****
Ekspertët sugjerojnë se Hans Christian Andersen e shkroi përrallën "Candle" gjatë kohës së studimeve në shkollë në vitet 1820. Madje më tepër se kaq, kopja e gjetur, sipas mendimit të tyre, është dorëshkrimi i tekstit fillestar.
*******
Gunter Grass, "Andersen dhe unë"
Autori i "Daulleve", fitues i çmimit Nobel në vitin 1999, Gunter Grass, rrëfen për botimin e ri në Gjermani, të përmbledhjes së përrallave të titulluara "Hija" të Andersenit, ilustrimet e të cilës mbajnë vulën e tij
Na ishte njëherë fituesi i çmimit Nobel të letërsisë, Gunter Grass dhe djali i këpucarëve më të varfër të Odensës, Hans Christian Andersen (1805-1875), i cili arriti në sajë të përrallave të tij të ndërtojë shkrimtarin më të lexuar, më të përkthyer dhe më të njohurin në botë. Për të festuar 200-vjetorin e lindjes së danezit të madh, Gunter Grass, artisti i talenteve të shumëfishtë, që thyen vullnetarisht kufijtë midis fjalës dhe figurës, ka ilustruar me shkumës të zi këtë përmbledhje me 30 përrallat të Andersenit, duke shpjeguar filozofikisht përsenë. Grass shkruan:
"Në rast se do të kisha qenë bashkëkohës i Andersenit, i cili dëshironte të ishte romancieri i parë i Danimarkës, do të kishim qenë dy miq shumë të mirë. Të paktën, nuk do të kishin qenë aq të trazuara sa ato që ai pati me Soren Kierkegaard, tetë vjet më i vogël se ai. Akoma më i shquar në teologji, ai shkruajti në 1838 një vepër të plotë, një kritikë shpartalluese, të pasur me terminologji hegeliane, "Asgjë më shumë se një violinuc", një roman pak a shumë autobiografik i Andersenit. Një ditar intim, ku ai përshkruan "vuajtjet e turbullimit shpirtëror". Më vonë, ai prezanton një tjetër kritikë të pamëshirshme te "Kopshtari dhe mësuesit e tij", një aluzion i maskuar me shumë mundim, për ata që nuk shikonin dot të mirat e tyre, por shikonin me shumë zili kopshtin e fqinjit... Një nga legjendat në lidhje me të, a nuk e prezanton si djalin natyral të mbretit danez? Fakt që ka krijuar edhe fjalinë e mrekullueshme: "Pak rëndësi ka nëse ke lindur në ambient jo fisnik, në rast se ke dalë nga veza e mjellmës!". Në rrjedhën e viteve, Andersen shkruajti "Tulla", "Ushtari prej plumbi", "Shitësja e vogël e shkrepëseve", e shumë e shumë të tjera (plot 156), ku autori, një njeri i vetmuar, fatkeq në dashuri, pa familje, me zor fshinte shkatërrimin e tij. Shumë nga personazhet e Andersenit njihen në mbarë botën, po aq shumë sa heronjtë shekspirianë, Mbreti Lir apo Hamleti.
Në këto kohë të turbullta që jetojmë, ku bota e tërë vuan nga mizerja, e tronditur nga krizat politike dhe dhuna, ankthi kërkon shpesh të qetësohet nga përrallat me zana, edhe në rast se kanë forma të ndryshme. Për sa më takon mua, që me "Daullet", gjithmonë kam përdorur elementët e përrallave, në një tregim që ledhaton fantastiken. Në kapitujt e këtij romani, çdo paragraf fillon me "na ishte njëherë e njëkohë", i shëndrruar në leitmotiv edhe në të tjera. Në "Vitet e qenit", kronika ime e para luftës, luftës dhe pasluftës është treguar me mënyrën e "na ishte...". Apo në romanin tjetër "Mijushja", vihet në pah rreziku i katastrofës ekologjike, për pyjet që vdesin dita-ditës para syve tanë. Ky është realiteti i epokës sonë. Zanat nuk mund të jetojnë pa pyje dhe, pa pyje s'ka përralla.
No comments:
Post a Comment