2015-04-01

Ilir Meta vijon revanshin, rihap dosjen Frroku, shkarkon Didin, shantazhon Llallën (Rama kukull)

Një qeveri me kryeministër të maskuar është kjo e sotmja - precedent i paparë historik. Meta, si ata Zotat e lashtësisë, kërkon kurban që të qetesohet/zbutet pas fjaskos Doshi, dhe  Edi Rama ia hedh a s'ja hedh në "gojë", përbindëshit nga Skrapari...

Çështja Frroku ka dy vjet që qarkullon e përgojohet, pse u rihap tani, pikërisht pas dështimit në Gjykatën e Lartë të çiftit Meta-Llalla vs. Doshi-Frroku. Të nesërmen e vendimit të Gjykatës së Lartë, Llalla dërgoi në Kuvend kërkesën për Frrokun!!! - Këta janë jo vetëm qesharak por dhe shumë të trashë, duan ta nxjerrin dufin (masturbohen) aty-për-aty, s'kanë pikë profesionalizmi.

Ku ishte Llalla më parë, çështja në fjalë është e vjetër, kërkesa për ekstradim nga pala belge ka kohë që është në zyrën e tij?! Eshtë evidente që çështja po ri-hapet në kuadër të revanshit të Metës, i cili sot shkarkoi Drejtorin e Policisë Artan Didi se gjoja paska fshehur kërkesën belge. Ha-ha-ha, po Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm se kanë fshehur? Edhe ata njëlloj e kanë ditur! Nën frikën e shkarkimit Llalla është dhjerë fare, bën verbërisht çfarë i thotë Ilir  Meta, i cili po e shantazhon ditën për diell Llallën e shkretë - "bëj si them unë ose të nxorra bojën që s'ke zbatuar kërkesën belge". Hajde shtet rrumpallë hajde...

Me fjalë të tjera, gjërat nuk po bëhen/zgjidhen parimisht, sipas ligjit, por thjesht e vetëm pse është egërsuar Meta. Në këtë kuadër, Rama (kukulla e kabinetit) është gati t'i hajë m.... Metës që të mos i rrëzoj qeverinë kukull. Meta inatin e ka me veriun, nuk pyet fort pse është shkelur ligji, të cilin kurrë se ka zbatuar. Meta se koncepton dot që malokët, Toma e Marku, t'ja dhjesin atij...
(Edhe të shoqes (Monikës) i thotë "Loke" - shkurtim i fjalës "maloke"...)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...