Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/01

Mimoza Hysa, “Çmim kombëtar për përkthimin”në Itali


Përkthyesja Mimoza Hysa, është nderuar në Itali me “Çmimin kombëtar për përkthimin”, ceremonia e të cilit do të mbahet në datën 25 mars në  Bibliotekën Kombëtare, Romë. E njohur si përkthyese e autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabuçhi, Mimoza Hysa nderohet nga juria prestigjioze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë. Ky çmim i jepet nga Ministria e Kulturës Italiane një herë në vit një përkthyesi italian për kontributin në përkthimet nga gjuha e huaj në italisht dhe një përkthyesi të huaj për kontributet për përkthimin nga gjuha italiane në një gjuhë të huaj, si dhe për ndihmesën në përhapjen e kulturës italiane në botë. Lista e përkthimeve nga shqipja në italisht e Mimoza Hysës është shumë e gjatë, por mund të përmendim: “Shpirt pezull”, M. Mazzantini; “Net të vështira”, D. Buzzati; “Mistere të padukshme”, D. Buzzati;  “Dëshmon Pereira”, A. Tabuçh; “Tristani vdes”,  A. Tabuçhi, etj.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...