Ksenofon M. Dilo
Bir selman i nënës ç’të të qaj më parë..
Në dilemë nëna e Selmanit,në dilemë. Mund të më thotë dikush se përse ka dalë kjo shprehje dhe përse nëna e Selmanit , e lodhur më në fund prej bëmave të Selmanit të saj, me sa duket kur Selmani ndërroi jetë nuk dinte nga ta fillonte vajin. Apo Selmani ishte ai djali plëngprishës që bënte vetëm zullume , e e shkreta nënë,,,
Sa herë e kam thënë e jam fshehur prapa kësaj shprehje dhe e kam mbaruar me një rënkim. Gjithnjë merrja rolin e nënës, e, Selmani ishin gjithë prapështirat që më trokisnin në portën e jetës , e cila asnjëherë nuk u qetsua nga të...trokiturat. Kur dëgjonim në fillim se do të jemi të gjithë të barabartë, e se do ta bëjmë Shqipërinë një kopësht të lulëzuar nën udhëheqjen e ndritur të mëmës së lavdishme Parti të punës, prisnim të shihnim në fillim të mbillej ky kopësht e pasi të rriteshin pemët e të lulëzonin, një force e mbinatyrshme, forca e partisë mëmë do i mbante ato të lulëzuara, gjithmonë. Do të ndalonte natyrën të vazhdonte punën e saj , të fekondonte lulet të lidheshin fruret të mblidheshin frutet....
Njëçikë e vështirë.. Dhe unë thosha brenda meje, Bir Selman i nënës.. e fillonte vaji sepse në vënd të krijoheshin kopshtet u shkatruan dhe ato që kishin qënë krijuar prej njerëzish të përgjegjshëm që e njihnin zanatin q që e dashuronin atë si dashurohet Jeta e bukura.
Çirrej enveri;-Edhe bar do të hamëZot shyqyr që nuk ishin shumë të studjuar e si injorantë që ishin nuk e dinin se duhet të bënin nganjëherë atë që detyronin të tjerët të bënin.. Po të kishin provuar të parët ata barin nuk do t’i kishte rëgjuar sëmundja e sheqerit. Mos o Zot akoma të gfjallë do ti kishim ferra nëpër këmbë,,Unë avazin tim e dinja mirë Bir Sejman i nënës...
Shqiptari i shkretë me triskën e ushqimeve në dorë duke u dergjur radhave për një kile sheqer e për dy pako makarone e për nëntëdhjet gram kafe, e për një shishe gjysmëkilshe vaj ulliri që ishte gjer në gjysëm me një llum që edhe makinave tja u vije do ti nxirrte jashtë përdorimit ...E na prapë unë në një skutë;-Bir o bir selman i nënës...
Po kur u ngritën kundër Vëllajt të madh rus, na mbyllën në darën e një varfërie që kishte edhe barin , edhe triskat por që duhej edhe të realizohej plani, U shojtën të djelat nga defteri dhe dolli Naimi i madh i raskapitur të përsëritë ; punë...punë...nat...e ditë...
Duke rënkuar në qoshen time unë-bir, bir o birSelman o i shkretë...Ç’të të qanj më parë..
Ajde mirë, humbëm një vëlla harakat, po mend pse nuk vumë? Çna u desh e largëta Kinë që na u bë motra e madhe e dëshiruar. Ajo mezi sa ja dilte me të shtatë milionët e saj qysh do tja dilte ndanë edhe me ne nipërit e pafaj..Bir Selman i nënës ç’të të qaj më parë..
Dhe shqiptari i shkretë tërhiqej zvarrë. E mjer kush gojën hapte se , shtëpi mund të mos kishte, se mund të hante dhe bar, se vetëm nga dy thërrime djathë e gjalpë në muaj kishte e pushime asnjë po mjer thashë kush e nxirrte gjuhën prej dhëmbëve se atëhere ..O atëhere ishte e mrekullueshme dhurata që e priste nga mëma e dashur parti që aq e kujdesèshme ishte;E priste krahahapur .....
Kush e gjen? Mos u lodhni, se dua ta mbaroj me ligje të qarrën e Selmanit.
Kush kishte sy e shihte përtej hundës, kush kishte gjuhë e nuk e kafshonte, kush kishte mendje e nuk e kontrollonte , e priste një qeli në burgjet që nëna parti me aq shumë dashuri i kishte ndërtuar në pikat më strategjike të Atdheut ,Aty thonin që qeni koskën mos ta shpinte se nga tmeri edhe eshtra do të ulërinte Por partia jonë e dashur e kishte zemrën të madhe , sa një shpellë dhe aty ku nuk kishte jetë ajo donte të bënte një nga çudirat e saj ;TË provonte se sa do të rezistonte njeriu në ato varre të hapura e pa tavan. Aty degdisi djemtë më të mirë ,lulen e djalërisë shqipëtare dhe i la aty si të harruar prej Zotit, por jo kurrë prej prej mëmës parti që pas çdo 10 vjetësh i qeraste edhe me 10 vjet të tjera sepse akoma nuk ishte e bindur plotësisht se sa mund të duronte njeriu në ato vare të pambuluara.
E çë pastaj!Çfarë doni të thoni se nuk kishte të drejtë Selmani?
Eksperimentet japin gjithmonë rezultate të sakta që nëpër formularë tregonin vazhdimisht se sa humanitare dhe sa e dashur ishte partia jonë...
Nuk duroj më gjatë e dua një ulërimë të stërgjatë në qiell të lëshoj;O ti,që the për herë të parë,bir Selmanin e nënës, pse nuk prite dhe pakDo ishte më e kohës e do ishe shkruar në histori sikur të thoshe: Bij e djallit moj parti pu.. që e dogje dhe e shojte popull e atdhe e s’le gjë të gjallë ,aman oi ç’ë të qaj i varfri më parë!!!