2015-04-01

Edi Rama si Gadafi me gardë femrash përballë ''Pranverës Shqiptare''

Vijojnë shqiptarët të protestojnë kundër, jo pro', ashtu siç votojnë kundër edhe në zgjedhje, jo në favor të atij që merr pushtetin. Është për të ardhur keq që ky aspekt i dhimbshëm nuk mirret seriozisht nga burokratët që marrin karriget në mënyrë të pamerituar, gjë që e vë qeverinë automatikisht në opozitë me qytetarët, dhe e mban vendin në mënyrë konstante në buzë të greminës.

Ishte protesta e sotme për të ri-kuptuar edhe një herë (edhe një mijë herë) faktin se më 23 qershor shqiptarët nuk votuan pro' Edvinit, por kundër Berishës, përndryshe nuk ka si shpjegohet turma gjigande e njerëzve (shumica jo me dy gishta), kur Rama s'ka mbushur akoma një vit e gjysëm në pushtet.


Historia e 1 milion votuesve që për 1 vit u kthyen në 1 milion protestues

12 marsi i sivjetëm përcolli mesazhin se qytetarët shqiptarë sot synojnë demokraci e liri të vërtetë, dhe s'mund të pranojnë një figurë tjetër autokratike të rrëmbej pushtetin për të mbushur xhepat e vet, dhe budallepsur popullin me slogane e filozofi boshe.

Edveri dhe (Meh)Meta duhet të largohen/dëbohen për hirë të 23 qershorit, meritojnë të ndëshkohen për zhgënjimin, spekullimin e mashtrimin e pa fytyrë që bënë në emër të 23 qershorit...

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...