2015-04-01

Përplasja me (grofin shqipëfolës) Ilir Metën krijon vrasje politike dhe të burgosur politik


Më 21 janar 2011 njerëzit dolën në rrugë kundër Metës, por ai vrau 4 prej tyre në bulevard, të cilët më vonë i etiketoi "kokëpalarë" që donin t'i mirrnin pushtetin. Nuk u kënaq që i vrau, por u përdhosi dhe kufomat. Ky është Ilir Meta, nje gangster i zakonshëm politik i vendit që prodhon me shumicë të tillë.

E njëjta histori edhe tani pas 4 vjetësh, pothuajse në të njëjtën periudhë të vitit, përsëri përplasja me Ilir Metën krijon viktima, këtë rradhë të burgosur politikë.

Vrasjet e 21 janarit groposën rëndë Berishën, saqë pjesa e mbetur e pushtetit të tij, deri më 23 qershor, s'ishte gjë tjetër veçse një qeverisje e izoluar nën ankth të vazhdueshëm politik. Meta për vete s'pati konsekuenca thelbësore. Pasi evitoi në mënyrë mafioze gjyqin për korrupsion, ai e la Berishën në baltë në prag të zgjedhjeve, për të ashtuquajturën aleancë të 1 Prillit me Ramën (vetë data flet sa e sinqertë është kjo aleancë).

Edhe tani e njëjta histori do përsëritet. Të burgosurit politikë që ai prodhoi do rriten çdo ditë në sy të njerëzve (do bëhen heronjë), dhe ata do krijojnë një njollë të pashlyeme mbi kurrizin politik të Ramës (ky i fundit do vuaj konsekuenca të rënda politike e zgjedhore). Ndërsa Meta për vete do rreshqasë si gjithmonë si gjarpëri në strofën e djallit, pjellë e të cilit është...

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...