Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/01

Jeton Neziraj, premierë ballkanike në Podgoricë


 

Vepra e dramaturgut Neziraj do të vihet në skenën e teatrit popullor të Malit të Zi. Shfaqja e re, me titull “ o.REST.es IN PEACE - legjendë e një familje ballkanike”, shkruar nga Jeton Neziraj do të ketë premierën në datën 3 prill në Teatrin Popullor Malazez (TP i MZ). Vepra është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi, përkthyes, publicist dhe gazetar nga Prishtina i cili këtë drame e ka përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze, si dhe drejtori i Teatrit Popullor Malazez, Janko Lumoviq. Jeton Neziraj, dramaturg dhe shkrimtar nga Prishtina, është autor i më tepër se 15 shfaqjeve të paraqitura në skenat evropiane dhe në SHBA.  Tekstet  e tij janë përkthyer dhe publikuar në mbi 15 gjuhë botërore. Neziraj ka qenë drejtor artistik i Tetarit Popullor të Kosovës (TPK) dhe është anëtar i parlamentit kulturor evropian, drejtor i këshillit të teatrit popullor të Kosovës dhe koordinues për Kosovën i rrjetit “EURODRAM”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...