Refleksion për librin “NENE TEREZA SHPIRTI DRITES SE AMSHUAR" i Rrok Berishës - botuar nga Shtëpia botuese "Fishta" në Prishtinë, 2010.
Shkruan: Lekë Mrijaj
Poezia nuk durohet të lexohet nga çdokushi madje as të shkruhet nga secili sepse ajo është një zonjë e rëndë ndaj në një vështrim në kalimthi qe i bëra vëllimit poetik të Rrok Berishës “NENE TEREZA SHPIRTI DRITES SE AMSHUAR" konstatova se krijuesi në fjalë ka një çasje të vaçant pozitivë dhe di shumë mirë tu qaset jetës-botës reale gjithëperfshirëse në mënyra të ndrysme artistike andaj poezitë e tij janë të shkruara në strofa të ndryshme distike,tercina e katrena me rima të ndryshme duke ju dhënë edhe ngjyrime kolore,me plotë e perplotë mesazhe,simbole,ndjesi edhe liturgjike e dashuri shumëdimensionale të lutjes,bëmirësisë,humanizmit.
Ndaj autori në fjalë permes intuitës së tij ka sjellë vargje perfekte të cilat nuk njohin ngjyrë aromë, kufijë, fe,race, atdhe, gjini thjeshtë është paraqit me vargje poetike me plotë simbole lirie,humanizmi,bëmirësie,dashurie të lëshuara drejtpërdrejt në HAPËSIRË.Libri ka ka një tersi të kompletuar prej 91 poezive të perkthyera mirë nga Gjuha Shipe në Gjuhën Angleze ne të cilin autori nuk ka bërë ndonjë ndarje në kapituj të brumit poetik ndaj unë atë do ta ndaja në disa pjesë ose kapituj të veçanta –1.Në parathënien e vëllimit shkruar nga recensenti i librit Dr. Don.Lush Gjergji ,2. Reflekse për disa poezi të mirëfillta të veçuara të cilat meritojnë një trajtim të veçantë,3.Biografin e autorit Rrok Berisha.
Shënime parathënie nga Dr.Don.Lush Gjergjit për autorin dhe prezentimin e tij
Edhe Dr.Don.Lush Gjergji në parathënien si recensent i ketij vëllimi poetik ka konstatuar se autori i këtij vëllimi në permbledhjen e tij poetike permes intuitës se tij i këndoi bijës nënës,motrës shqiptare apo së Lumës Nënë Terezës e cila ishte në sherbim të një misioni Hyjnor në sherbim të humanizmit,bëmirësisë për botën e varfërisë,sëmundjës e mjerimit pa dallim ngjyre e besimi me plotë urtësi dashuri ngrohtësi e frymëzim dashurie ndaj ajo ishte në sherbim të njerëzve në zbatim të urdhërave Hyjnore.
Nënë Tereza ishte betuar e mbeshtetur në dy shtylla: Në atë të Misionit e të Dashurisë në të cilin në vargjet e ketij autori shohim figurat stilistike të paraqitura me një mjeshtri të rrallë me simbolika,mesazhe e frymezime tipike artistike në të cilën Nënë Tereza paraqitet si Agim i perjetëshem apo Shqipja jonë,Shpresa e të pashpresëve në “Token e katedralëve të rrënuara”… ndaj Dr.Don.Lushi e thotë se vargjet e poetit Berisha kushtuar Nënë Terezës permes gjuhës se tij poetike mishërojnë ofrojnë propozojnë Nënën e Njerëzimit Nënë Terezën si model jete frymëzimi veprimi,ngushëllimi,trishtimi që na percolli nder shekujt duke kujtuar çdo here se neve jemi bijte bijat e Nënes Tereze nga gjaku,gjuha e tradit me një kulturë e emër të pastert për të cilën per ne krishteret edhe me fe mbi të gjitha me jetë,dashuri e bamirësi duke fituar testamentin e saj shpirtëror “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”ndaj edhe vetë dashuria edhe do shpëtoj botën.
Reflekse për disa poezi të mirëfillta të veçuara të cilat meritojnë një trajtim të veçantë
Vëllimi “NENE TEREZA SHPIRTI DRITES SE AMSHUAR" është një vëllim poetik, që përmban veçori karakteristike të shumta ndaj autori këto poezi i ka shkruar në etapa dhe periudha të ndryshme kohore.Ndonëse ka ne shumë poezi qe autori nuk e përmend askund emrin e Nënë Terezes ndaj shihet qartë se vetë poezia aludon ne Shenjtershen e Madhe Shqiptare-Njerezore Nënë Terezën.Poezitë e Rrok Berishës janë poezi të tëra kushtuar nobelistës shqiptare, me plotë frymëzim qe shperthejnë me dashuri për njerëzit e shpirtit në të cilin paraqitet respekti dashuria,humanizmi,optimizmi për të Lumnueshmen Nenen Tereze e cila në çdo kohë ringjall brengat tona sheron e trimeron zëmrat e shpirterat e lënduara si një Shqipe që fluturon e mbushur me atdhetarizem qëndresë dashuri,humanizem,shpresë edhe tej botës duke perçuar fjalët e Hyut me plotë dashuri vetëm shqip...
Poezija ( SHQIPJA JONË )
Simbol mirësie
Dashurisë njerëzore kuptim i dhe
Simbol qëndrese
Ti
Nga vetmia njeriun e shpëtove nga përbuzja
Je dashuri
Humanizmin e gjenit tënd
Tej botës përçove
Zotin tënd
Kudo kurdo shqip
Rrënja ime Ti
Shenjtëreshë Nënë e botës
Ti
Nënë e Dashurisë, Nënë e Dashurisë
Poezitë e vëllimit poetik në radhë ( Vasha e Dardanisë ) janë poezi me të cilin Nënë Tereza paraqitet me tërë madhështinë e saj prej:Një Vashe të Dardanisë në Misione Bëmirësije per te cilën edhe vetë bota u perkul me krenari duke ia dhuruar Cmimin Nobel për Paqe Vetë Mbretreshes se Fronit te Dardanisë si Laureatë ndaj Nënë Tereza paraqitet edhe si pjesë e vlerave të kombit Shqiptarë të ndarë padrejtesisht nga fuqitë e mëdha të fshirë edhe nga harta e botës madje kumbuan edhe fjalët se "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane sa i përket besimit, jam murgeshë katolike sipas thirrjes, i përkas botës por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit"
Poezija ( II VASHA E DARDANISË)
Ti je virgjëresha e paqes
Kombet e botës përkulen para mirësisë Sate
Ja Sot
Nga froni, i të nderuarve në Osllo
Nderohesh me Çmimin Nobel
Nga ky fron i laureatëve
Vashë e Dardanisë së Madhe
Nënë e Paqes, e Dashurisë së Botës së Madhe
Botërisht kumbuan fjalët
“Jam shqiptare,
Pjesë e vlerave te rrënjës
Të një kombi të lashtë,
Të copëtuar e ndarë në disa harta...
Jam shqiptare!”
Poezija ( II RINGJALLJA) është poezi e shkruar në një situatë tjetër në të cilin autori me një frymëzim të fuqishëm mjeshtrore arrin të ndertoj poezi me refleksione duke e pershkruar Lutjet e Nënë Terezes si të fuqishme në mposhtje të se keqes dhe diktaturave në rikthim të besimit –shpreses së humbur me të cilin vertetë njeriun e ngjall me dashuri ...
( II RINGJALLJA )
Lutjet e tua më të fuqishme se diktaturat
Rikthejnë besimin e njeriut të humbur
Vepra jote hyjnore
Besimin e humbur në njeriun e ringjall
Në dashuri
Biografia e poetit Rrok Berisha
U lind më 05. 08. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë".
Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re” si dhe gjithnjë ishte i pandalshëm dhe I sukseseshem me krijmtarin e tij letrare, publicistikë e gazetari ndaj deri më tani ka botuar:Vëllimet poetike: “Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.Vëllimet publicistike: “Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë” Jeton Jeton në Prishtinë.