2015-09-02

Vdiç ilirologu i njohur arberësh Akademik Prof.dr. sc. Aleksandar Stipçeviq

 

           Shkruan Flori Bruqi

Akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi,Prof.Dr.sc.Akademik Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.
Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.
Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.
Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281).
Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.
Lexoni më shumë :

http://floripress.blogspot.com/2015/01/kolosi-i-ilirologjise-akademik-profdr.html

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...