2016/06/16

Lufta në Kosovë ishte fillimi i një rendi të ri botëror

“Kosova ka qenë në fillim një luftë në të cilën NATO e kishte autorizuar veten të veprojë jashtë kufijve të Aleancës. Kosova është fillimi i luftërave të reja, që pasuan me ndërhyrjet tjera jashtë vendit, si në Maqedoni, në Afganistan, në Irak ku nuk kanë marrë pjesë të gjithë anëtaret e NATO-s, dhe më pas në vitin 2011 në Libi ku vërehet zgjerim në Lindje i NATO-s – që vazhdon nga vitet e nëntëdhjeta e deri në ditët e sotme në një rivalitet me Rusinë. Disa thonë se kjo është ringjallja e Luftës së Ftohtë. Por, mbi të gjitha nisja ishte te lufta e Kosovës”, ka deklaruar Gritsch.
NATO
Ai në këtë libër ka theksuar se ndërhyrja në vitin 1999 në Kosovë e kishte shndërruar NATO-n nga një mision “mbrojtës” në një aleancë “ndërhyrëse”.
“NATO në prill të vitit 1999, me rastin e pesëdhjetëvjetorit të themelimit, ka zgjeruar konceptin e saj. Në pjesët vendimtare kishte kaluar nga faza mbrojtëse në atë sulmuese”, ka shtuar Gritsch.
Ai ka shkruar në libër se Sllobodan Millosheviqit i kishte pranuar kushtet e vëna pas 78 ditëve të bombardimvee – përveç njërit.
“Ai nuk e kishte pranuar kushtin që trupat e NATO-s të okupojnë Serbinë dhe Kosovën. Në Marrëveshjen e Rambujesë thuhej se NATO-ja në gjithë Jugosllavinë mund të lëvizte lirshëm. Edhe nëse Jugosllavia, pra Serbia do të ishte obliguar të paguajë për akomodimin dhe qëndrimin e trupave të NATO-s, ato trupa – si në gjithë botën – nuk do të binin nën juridiksionin e vendit në të cilin ishin vendosur, por do të vepronin sipas rregullave të veta. Këtë kusht Millosheviqi në fund nuk është ka dashur ta pranojë”, thotë Gritsch.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...