Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/16

Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clintonin

Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clintonin vetëm dy ditë pasi ish Sekretarja e Shtetit u bë kandidatja e pritshme për presidente e partisë demokrate.
obama e clinton
“E di sesa e vështirë mund të jetë kjo punë, por kjo është pikërisht arsyeja që e di se Hillary do të jetë shumë e mirë,” tha zoti Obama në një video të publikuar në faqen elektronike të fushatës së zonjës Clinton, raporton radio “Zëri i Amerikës”.
Mbështetja erdhi menjëherë pasi zoti Obama u takua me sfiduesin demokrat, senatorin e Vermontit Bernie Sanders. Sanders sinjalizoi pas një takimi që pati në Shtëpinë e Bardhë se do të qëndrojë në garë për kandidaturën të paktën deri në zgjedhjet e fundit paraprake që zhvillohen javën e ardhëshme në Distriktin e Kolumbias.
Sanders tha gjithashtu se ai do të takohet me zonjën Clinton gjatë ditëve në vazhdim dhe premtoi të punojë për të mposhtur kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...