2016-06-14

Letërsia e ditës, apo ajo kalimtare(Intervistë me Flori Bruqin)

Të gjithë kemi bërë kompromise për të botuar libra 


Festivali  ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik ”(Prishtinë,Prizren,Kukës:9,10 qershor 2016)  ka krijuar hapësira multimediale në këtë edicion të fundit. Kontributin më të madh në organizimin  e festivalit me pak metelik e bëri Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ,më në krye Dr.Flora Brovinë dhe Prof.Dr.Shyqri Galicën...

Diskutimi për tema të letërsisë u bë në  Bibliotekën kombëtare të Kosovës  në  Prishtinë , ku u vlerësua lartë nga të pranishmit figurat e ndritura të kombit,shkrimtarët Adem Demaçi dhe Ismail Kadare....

Dita dhe nata  e parë(9 qershor 2016) na  dha mundësinë e bashkëbisedimit të poetëve me prozatorët, e njohur që ishin  të ftuar  disa autorë të një brezi të gjërë nga trojet  shqiptare  që  shtroi disa pyetje që kanë të bëjnë me çështje të procesit letrar po aq edhe me raportet e letërsisë me realitetin ideologjik nën diktaturë dhe më vonë, me një kohë të re ku shkrimtari e humbi pozitën mbështetëse të mecenatit shtetëror i cili ishte njëfarësoj edhe “porositësi” i veprës së artit.

Edhe për këto rrethana, shkrimtari Flori Bruqi  shpreh idenë se letërsia shqipe nuk ka pasur fatin e letërsive të tjera. Ai  preferoi që të fliste më pak nga të tjerët. Pyetjes nëse shkrimtari “vdes” në momentin që libri është në duar të lexuesit, Flori Bruqi  iu përgjigj: “Unë jetojë me një libër derisa sa e përfundoj së shkruari. Mendoj se kur botohet, ai nuk është më imi.” Por ai e shikon të arsyeshme rishikim e një vepre gjatë ribotimeve. Kjo është diçka që ai vetë e ka bërë.

Dhe kur bëhet fjalë për rishikimin e veprave dhe korrigjimet e asaj që ke shkruar edhe 25  vjet përpara, një shembull për t’u komentuar është shkrimtari Flori Bruqi i cili tha  :"Nëse i referohemi Kadaresë, një deklarate të tij e cila lidhet procesin letrar në kushtet e mungesës së lirisë së shkrimtarit dhe sipas Ismail  Kadaresë ..." gjella e burgut paskesh dalë më e mirë për një numër arsyesh. “Nuk e kam kuptuar se çfarë ka dashur të thotë Kadare. Gjella e burgut që ha tjetri gatuhet më mirë apo gjella e burgut që ha vetë.”

****

Në mbyllje të takimit  në Kukës (10 qershor 2016)  për Agjencionin “Floripress ” biseduam  edhe më shkrimtarin z. Flori Bruqi nga Prishtina ,i cili  thotë se ka botime të hershme të tijat, të cilat mund të mirëpriten dhe në këtë kohë, por ai nuk kishte dëshirë t’i ribotonte. Ai na pohon: “Në kohën e komunizmit në Kosovë,  shteti botonte, pushteti blinte.”

Shkrimtarët që kanë bë namë ne mesin tonë tashmë nuk janë si Mehmet Kajtazi,Rifat Kukaj,Iljaz Prokshi,Ali Podrimja,Gani Xhafolli,Mark Krasniqi,Ibrahim Rugova  e dhjeta të tjerë që lanë gjurmë në letërsinë shqipe.

****


Flori Bruqi , çfarë do të thoshte për ju të bëje letërsi në kushtet e mungesës së lirisë dje dhe në kushtet e sotme kur ky kusht ka rënë?


Është e vërtet se liria mungonte, por zakonisht shkrimtarët kanë një kushtetutë brenda vetes. Problemi qëndron se sa humbje ke pasur nga kushtetuta jote, sa të lejonte sistemi. Mungesa e letërsisë ka qenë mallkim për letërsisë.



Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?


Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por dhe për lexuesin. Tashmë janë një hap me lexuesin evropian. Ne në Kosovë  jemi fatlum në krahasim me mjaft vende të tjera sepse kemi më shumë lexues.


Keni bërë kompromis në të kaluarën për letërsinë tuaj?


Flori Bruqi , e citon të madhin Zija Çela:" Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. Një shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”. Po të botohen sot katër recesionet e saj kohe, është krejt ndryshe. Përfundimi i recesioneve dhe i redaksisë ishte “Sipas Zija Çelës burrat kanë dalë nga lufta”, nuk quhej më një roman dekadent. Në vitin ‘90 ka qenë një kohë e ethshme për të botuar shkrime të cilat nuk ishin botuar, aq më tepër të dokumentuara me recesione. Kuptova se ai që ishte kundër këtij botimi, tani isha unë, sepse kishin kaluar vite dhe nëse ideologjia është afatshkurtër, beteja estetike është e përjetshme. Standardi gjithmonë krijon më shumë hapësirë për komunitetet, por e ngushton hapësirën e individit. Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë i ndryshëm nga të tjetër. Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa, ajo që nuk lihet mbas është autocensura. Gara me veten është preferenca ime. Por mund të them se e kemi ende të mangët kulturën e leximit, kuptohet se faktorët mund të jenë të natyrshëm. Ruajtja e kulturës së një leximi është e domosdoshme",thotë  shkrimtari Flori Bruqi..



Zoti Bruqi , çfarë do të thoshte për ju të bëje letërsi në kushte e mungesës së lirisë dje dhe në kushtet e sotme kur ky kusht ka rënë?


Natyrisht që ndryshimi është shumë i madh. Por ka dhe një ndryshim tjetër që e sfumon këtë ndryshim, pasi njeriu e krijon lirinë brenda vetes. Mund të jesh i burgosur dhe mund të jesh i lirë në mendime. Mund të jesh i lirë, por je i burgosur pasi nuk mendon ashtu siç duhet. Në këtë kuptim dhe para dhe pas nëntëdhjetës shkrimtarët kanë pasur privacionet e tyre. Madje mund t’u ketë kushtuar shumë shtrenjtë. Kjo situata paradoksale në sistemet diktatoriale ku ndodh që të lindë letërsi më e madhe se në sistemet e lira. Letërsia nuk është thjesht produkt shoqëror, produkt i një sistemi, por është produkt i një grupi individual. Pra vepra e një shkrimtari mbetet pavarësisht sistemit.


Tirazhet e botimeve tuaja para dhe pas nëntëdhjetës, si kanë ndryshuar?


Këtu janë dy gjëra krejt të ndryshme. Nuk mund të bëhet krahasimi sepse tirazhet e atëhershme i botonte shteti dhe shteti i blinte.

Në kuptimin që vërtet mund të botoheshin librat në  qindra mija ekzemlarë kopje( Edicioni Rilindjës, Zërit të rinisë, Jeta e re etj.) , por shumica i blinin prapë bibliotekat.

Autori nuk paguante gjë, dhe merrte vetëm një honorar simbolik. Ndërsa sot, për ata libra që shiten, kemi një shtije reale. Kjo nënkupton faktin se i boton shtëpia botuese dhe i blen publiku.


Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?


Nuk shikoj ndonjë gjë të madhe në ndryshimin e shijeve dhe lexuesit. Lexuesi edhe atëherë ka qenë i informuar, vërtet nuk botoheshin shkrimtarë bashkëkohorë kontemporanë, por letërsia e madhe botohej dhe atëherë sepse botoheshin klasikët Homeri, Servantesi, Shekspiri, Tolstoi, etj.

 Janë shkrimtarët që formojnë shijet, por mungonte pjesa më e madhe e letërsisë. Këta autorë e formonin shijen atëherë, e formojnë dhe sot. Kur flasim për shije të mirëfillta, mund të themi se dhe sot kërkohen këto botime.

Kërkohet gjysma e modernistëve, ajo pjesë që mungonte. Por në rast se sot kërkohen shkrimtarë të një letërsie komerciale, atëherë kjo është një gjë tjetër sepse ndodh në të gjithë botën. Nuk është shija e vërtetë, shija e mirëfilltë.

Vërtet Daniele Steel në të gjitha vendet shitet me miliona kopje, por është një letërsi e ditës, një letërsi kalimtare.


Keni bërë kompromis në të kaluarën për letërsinë tuaj?


Nuk besoj se ka shkrimtarë që nuk kanë bërë kompromise. Të gjithë e kanë bërë këtë, për pjesë të vogla të cilat duhet të hiqnin apo duhet të shtonin, por e kanë bërë.

Vjollca Shehu 

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...