Shkruan Flori Bruqi
“Situata në Serbi ka ndryshuar për keq”- Vuçiç: Deklaratat e Putinit për Kosovën rrisin presionin mbi Beogradin
6 Maji 2022
Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ky i fundit, më 26 prill, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.
Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiç tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.
Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.
Vuçiç tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
Fjalimi i Vuçiçit pason qëndrimin e tij në Berlin më 4 maj.
Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky i fundit ka porositur se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”.
Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren
- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë diskutimeve dyditore të raportit në Kuvendin e Serbisë ka bërë me dije se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.
Kuvendi i Serbisë miratoi raportin për Kosovën të përpiluar nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër ndërsa 13 deputetë nuk kanë votuar.
Deputetët kanë diskutuar mbi raportin me 82 faqe, në të cilin paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën.
Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe jashtë saj.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.
Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që kur kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.
Vuçiç ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, për sa kohë që kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Alkesandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa tha se i është kërkuar “të dorëzojë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël”.
Duke folur në 20 vjetorin e BIA-s serbe, Vuçiç u shpreh se kjo kërkesë i ishte bërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian.
“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e arktikuloi kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës presidenti serb, i cili shtoi se vendet perëndimore “nuk po më kërcënojnë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij”.
“Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.
“Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi janë refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur dhe nuk ka kërcënuar askënd në tokën e tij. Ne nuk kemi sulmuar askënd, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, vazhdoi ai.
Prishtinë,31.10.2024.