Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/26

Julian Assange do të esktradohet në Suedi


Julian Assange mund të ekstradohet në Suedi. Gjykatësi britanik Howard Riddel ka pranuar kërkesën e prokurorisë suedeze që do të dëgjojë dëshmin e kreut të Wikileaks për akuzat për përdhunim.

Assange e ka pritur me indiferencë vendimin.

Gjatë seancës, gjykatës Riddle ka zbërthyer pikë më pikë argumentet juridike të mbrojtjes së australianit.

Avokatët e liderit të Wikileaks do të apelojnë vendimin brenda shtatë ditësh.

Të ndalet krimi mbi fenë dhe kulturën Islame


Për ndërtimin e kishës Konstantini dhe Helena, kurse refuzon t’i ndajë pronën BFI-së në RM për rindërtimin e xhamisë së Burmalisë në qendër të Shkupit”. Ai gjithashtu më tej shoti se:” Kryeministri, Gruevski me daljen e tij në Çarshi të Vjetër të Shkupit dhe me preteks se Revitalizimi i Çarshis së Vjetër në një mënyrë është pjesë e Projektit “ Shkupi 2014”, ky është mashtrim i rradhës dhe hudhje pluhur syve nga ana e tij për qytetarët!”
Kurse si panelist i tretë i kësaj tryeze të rrumbulakët si përfaqësues i Shoqatës së Historianëve Shqiptar në Maqedoni ishte z. Skender Asani i cili ligjëroi me temë:” Shkatërrimi i monumenteve Islame gjatë periudhës së viteve 1923-1925”.
Ai duke folur për historinë e Shkupit theksoi se Xhamia e Burmalisë ishte djegur në vitin 1925 nga okupatori serb i asaj kohe, kurse sot refuzohet rindërtimi i së njëjtës nga një kryeministër dhe qeveri e cila thirret se promovon vlera demokratike dhe evropiane.
Dikur vetëm në qytetin e Shkupit ka pasur 120 xhami, kurse sot në tërë territorin e qytetit të Shkupit nuk ka aq objekte fetare islame.
Në asnjë rast nuk do të lejojmë që një kryeministër siq është Nikola Gruevski ta përcaktoj historinë dhe të ardhemn tonë, histori e cila të gjithë e dimë se ka qenë shumë e begatshme dhe me vlera të larta.
Në pjesën e dytë të tryezës së rrumbulakët të pranishmit kanë pasur mundësi që të kyqen në debate dhe diskutime
Bekim Hoxha nga Lëvizja qytetare Zgjohu theksoi se:” Ata kërkojnë që në kuadër të Projektit Shkupi 2014 të përfshihen edhe vendosaj e figurave të heronjve shqiptar siq janë ndërtimi i shtëpisë së Nënës Terezë aty ku ka qenë, vendosaj e figurës së heroit legjendar Adem Jashari si dhe rindërtimi i xhamisë së Burmalisë-Shkup”.
Valon Bela nga OJQ “Realitei” theksoi se:” Është i patjetërsueshëm rindërtimi i xhamisë së Burmalisë me ose pa leje, kurse në anën tjetër ftoi politikën shqiptare që të bojkotojë qeverinë dhe parlamentin, e nëse punët edhe në të ardhmen nuk do të kishin ndryshuar qytetarët shqiptar do t’i thërrasim në padëgjueshmëri qytetare dhe të bojkotojnë të gjitha institucionet e shtetit në mospagimin e tatimit”.
Adnan Ismaili nga shtëpia botuese Logos A Shkup theksoi se: ” Çështja e xhamisë së Burmalisë nuk është vetëm çështje e brendshmë por është shndërruar edhe në çështje ndërkombëtare.
Kërkojmë që menjëherë nga qeveria që t’i ndajë pronë e BFI-së në RM në mënyrë që të fillojë rindërtimi xhamisë së Burmalisë-Shkup”.
Ersin Ismaili si përfaqësues 45 OJQ Turke- Mâtusiteb theksoi se:” Organizatat joqeveritare turke përveç rindërtimit të xhamisë së Burmalisë kërkojnë edhe vendosjen e heronjve dhe figurave turke të cilët simbolizojnë të kaluarën e perandorisë osmane, siç janë vendosja e bustit të Fatih Sulltan Mehmetit etj.
H. Jakup Selimovski si përfaqësues i Riasetit të BFI-së në RM theksoi se:” BFI në RM nuk ndryshon nga qëndrimet e saja në lidhje me xhaminë e Burmalisë, kurse para disa ditëve ne Reisul Ulema i BFI-së në RM kërkoi që kryeministri i vendit të caktoj takim ndërmjet liderëve politik dhe fetar për të mirën e vendit dhe qytetarëve në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me projektin Shkupi 2014”.
“Në këto ditë poashtu jemi duke zhvilluar takime me ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në vend me qëllim që edhe ata burimisht të njoftohen për padrejtësitë dhe shkeljet që janë duke u bërë në vendin tone”- tha mes tjerash H. Jakup Selimovski.

Të pranishmit pas përfundimit të diskutimeve në tryezën e rrumbullakët të mbajtur me 18 Shkurt 2010 me moton Projekti Shkupi 2014 “Krim mbi fenë dhe kulturën Islame”sollën këto:
K O N K L U Z A
- Rindërtimi i xhamisë së Burmalisë në qytetin e Shkupit është kërkesë imediate e Muftinisë së BFI Shkup dhe besimtarëve dhe qytetarëve mysliman të Shkupit;
- Projekti Shkupi 2014 është projekt i cili acaron raportet ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore në Maqedoni;
- Projekti Shkupi 2014 është projekt i një partie e cila me qëllim të promovimit vetëm të një feje, kulture dhe etniteti dëshiron të shkaktoj diskriminim dhe segregacion fetar, kombëtar dhe kulturor, e që tejmase ka revoltuar dhe provokuar qytetarët mysliman të Shkupit dhe më gjërë;
- Kërkesat e shoqërisë civile në lidhje me këtë projekt duhet patjetër që të përfshihen dhe realizohen nga qeveria e vendit, sepse në të kundërtën Maqedonia do të shndrrohet në një aparat që përdhunon dhe nuk përfill vullnetin e qytetarëve të saj;
- Nëse dëshirojmë t’i kthejmë pamjen e vjetër qytetit të Shkupit, duhet që të bazohemi në realitetin objektiv, e jo të bazohemi në frustrime nacionale dhe politike;
- Kërkojmë që për këtë projekt skandaloz, Kryeministri i vendit të konvokojë takim të menjëhershëm me liderët partiak dhe fetar në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar, dhe përmes gjuhës së argumenteve dhe fakteve në mënyrë reale të pasqyrohet sistemi multietnik, multikulturor dhe multikonfesional i Maqedonisë.

Shqiptarët të diskriminuar në politikën e shtimit të natalitetit




Ditëve të fundit, me preteksin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare në buxhet, Qeveria e Maqedonisë përmes ministrit të Shëndetësisë, Bujar Osmani, filloi procedurën për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor me të cilin ishin paraparë edhe masa për stimulimin e natalitetit. Por, këtë ndryshim të ligjit e konteston partia opozitare – Demokracia e Re (DR). Sipas DR-së, Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI sollën vendimin diskriminues për stimulimin e natalitetit, ku favorizoheshin vetëm komunat me shumicë maqedonase dhe anashkaloheshin komunat me shumicë shqiptare. Por, Gjykata Kushtetuese, duke e vlerësuar ligjin si diskriminues dhe antikushtetues i abrogoi disa nene dhe lejoi që përfitime financiare për lindjen e fëmijës se dytë, tretë e kështu me rradhë, të kenë të gjithë nënat në Maqedoni. “Pikërisht në kohën kur nënat shqiptare filluan të ndjejnë beneficionet nga ky projekt qeveritar, Qeveria vendos që të stopojë projektin me arsyetime banale se për të njejtin mungojnë mjete finansiare. Pyesim publikisht, si është e mundur që Qeveria të financojë një projekt si ‘Shkupi 2014’, për të cilin ndan më shumë se 200 milionë euro, dhe në të njejtën kohë të ankohet se nuk ka mjete të nevojshme për të vazhduar stimulimin e natalitetit? Nga ana tjetër, rikujtojmë opinionin publik se për këtë projekt Qeveria kishte shpenzuar me qindra mijëra euro në promovimin e tij përmes reklamave të shumta”, tha sot në një konferencë për media, Afërdita Lushaj, anëtare e Këshillit Drejtues të DR-së. Duke u bazuar në këtë fakt, DR-ja dyshon se arsyet për vendimin e tillë të Qeverisë nuk janë të natyrës ekonomike. “Pas kësaj ideje fshihet mostrajtimi i barabartë i qytetarëve shqiptarë, si një vazhdimësi e vendimeve diskriminuese të kësaj qeverie, fatkeqësisht të përkrahura edhe BDI-ja, e cila rradhazi, për të njejtën çështje po punon kundër interesit të nënave dhe familjeve shqiptare në Maqedoni”, tha Lushaj.

Në vend të gomarit, sërish goditet samari



Në stilin "trashëgimia e Kalasë është trashëgimi e përbashkët e të gjithë qytetarëve", qeveria edhe njëherë reagoi sikurse një incident që për pak përfundoi pa viktima, të kishte ndodhur në ndonjë "shtet mik" si Bolivia ose Siria, e jo në një lokalitet që nuk është më larg se 100 metra vijë ajrore nga selia e pushtetit ekzekutiv.

Me një fjalor demagogjik, si në kohën kur Savo Klimovski arsyetonte formimin e paraleleve të përziera si hap për krijimin e "vlerave të përbashkëta", Qeveria si struci futi kokën në rërë, duke menduar se nëse nuk e shef problemin, ai do të zhduket.

Pas kësaj sjellje, aspak nuk duhet të habitemi që "gomari" nuk po qetësohet Përkundrazi i trimëruar edhe më tepër nga letargjia e Qeverisë edhe më tej po hedh shqelma. Shqelma të cilët me fuqinë më të madhe po godasin marrëdhëniet ndëretnike, e me atë edhe sigurinë e Maqedonisë.

Tenderi i shpallur tregon se Gruevski nuk heqë dorë nga ndërtimi i kishës në Kala. Kjo do të thotë se të gjitha forcat në të ardhmen sërish do të fokusohen për krijimin e bindjes se "kisha nuk është kishë", e jo për stopimin e një konstruksioni që nuk është i denjë as për kishë, as për muze. Domethënë qeveria po insiston të vazhdojë ndërtimi i një objekti të denjë për të eksponuar vetëm "vlerat" që sjell urrejtja dhe konflikti ndëretnik.

Si mund të përshkruhet sjellja e BDI-së në këtë situatës. Është e qartë se një pjesë e kësaj partie me këmbëngulësi pengoi realizmin e idesë për kryqëzimin e falsifikuar të kishës. Parashtrohet pyetja si do të veprojë pjesa tjetër e partisë. A do të përkrahë aktivistët e saj nga Shkupi në qëllimin e tyre për të penguar bastardimin e Kalasë nga ana e bastardëve, ose do të kërkojë që problemi me kishën të "menaxhohet" sipas terkut të enciklopedisë. Të ketë reagime të fuqishme që do të zgjasin tre – katër ditë dhe pastaj kur të qetësohen emocionet në opinion, ndërtimi i kishës të "stopohet", ngjashëm siç u "stopua" shitja e enciklopedisë .

Mirëpo aty ku gabimet e BDI-së arrijnë kulmin, për fat të keq gjithnjë paraqitet PDSH-ja. Me stilin e saj arrogant, PDSH kësaj radhe iu vërsul Artan Grubit Me sulmet e tyre të çuditshme (të cila me siguri janë të bazuara në mosdurime personale), PDSH-ja defokusoi fajin nga fajtorët e vërtetë, e që në këtë rast janë partnerët e koalicionit qeverisës, tek ata të cilët së paku për momentin stopuan realizimin e një projekti provokues. Që në fakt dëshmo se PDSH kundrejt problemeve pozicionohet duke u nisur nga raportet personale, e jo nga interesat e shqiptarëve, për mbrojtjen e të cilëve trumbetojnë aq shumë.

Në këtë mënyrë PDSH është shndërruar në "bankë zvicerane" për ruajtjen dhe për rritjen e rejtingut të BDI-së. Sepse, dorën në zemër, prej vitit 2008 e këndej BDI, nuk ka bë asnjë vepër me të cilën e meriton rejtingnun e lartë që edhe më tej e gëzon te shqiptarët. Madje ka bë edhe shumë gabime për shkak të cilëve rejtingu i kësaj partie do të duhej të jetë shumë më i ulët. Mirëpo tani po bëhet e qartë se asnjë vepër që mund ta realizojë BDI-ja, nuk e rritë rejtingun e kësaj partie, më tepër se sa paraqitjet arrogante e krerëve të PDSH-së. Dhe nuk ka gabim që mund ta bëjë BDI-ja, e të cilin me paraqitjet e veta nuk e relativizon PDSH-ja. Dhe vazhdimisht luhet një lojë e cila nuk e dëmton as BDI-në e as PDSH-në, (së paku jo krerët e këtyre partive). Sa i dëmton kjo lojë shqiptarët e Maqedonisë është çështje e cila më as nuk ja vlen të komentohet.

http://www.zhurnal.mk/mkd/content/?2011216171353

NGA IMER DERVISHI:Diku mes mitit dhe realitetit


Zgjodha pikërisht këtë temë trajtimi pasi në suaza të asaj që ne i themi realitet, në fakt tepër i kemi përzier punët me mitet, dhe assesi të kuptojmë se në çfarë kohe po jetojmë, në mesjetë, apo edhe më largë, në shtet apo në hordhi, në organizim shtetërorë demokratik apo në shtet me regjim totalitarë, despotik e ku ta di se çfarë. Politikat aktuale, si dhe konceptet që pasqyrojnë realitetin objektiv aspak s’kanë të bëjnë me të tanishmen, apo ndoshta dhe si kuptojmë. Në gjithë këtë amalgam dhe paqartësi një është e sigurtë se megjithatë ndonjëherë do i kuptojmë qëllimet e kësaj politike mitike e kthyer prapa pas gjurmëve, që në fakt nuk ekzistojnë por që i krijojnë. Mirëpo atëherë do të jetë tepër vonë. Pasi kjo politikë është e dy drejtimeve ku njëri bën shlyerjen e fakteve të vërteta dhe se kahja e dytë ka për qëllim zëvendësimin e tyre me fakte fiktive, imagjinare dhe aspak të argumentuara. Ndërtimi i furishëm themel pas themeli dhe themel mbi themel, ekspeditat arkeologjike tepër të shtrejta, gjurmimi në çdo cep, më pastaj dhe konzervimi i të njejtave vetëm sipas tekeve dhe protokollit të porositësit, len të kuptohet se diçka megjithatë po ndodhë. Kur dihet mirëfilli se miti paraqitet si tregim i shenjtë për shkak të rëndësisë spirtuale e religjioze dhe meret si i ,,vërtetë,, pasi shpreh bindjet, mendimet dhe konceptet e kuptimit të ekzistencës dhe zanafillës. Ky avaz i shthurur drejt njohjes së vërtetës përmes miteve, dhe tendencës së përshtatjes të së vërtetës me fakte të pavërtetuara sigurisht se fundin apo përgjigjen e mer në atë se kush janë sot, ç’ka bëjnë sot dhe ç’ka dëshirojnë të arijnë sot. Realiteti pra është krejtësisht ndryshe, pasi qytetërimi modern që moti ka kaluar fazën e zoomorfizmit, ku bëheshtë lidhja mes njërëzve dhe kafshëve në mjedisin politik, sikur rasti i Gilgameshit që ishte në kërkim të përjetësisë dhe i pasqyruar si gjysmë dem-gjysmë njeri, më pastaj figura e Minotaurit, përbindëshit i cili gjithnjë është në gjendje gadishmërie të përbin çdo kundërshtarë të mbretit, dhe së fundëmi për të sqaruar deri në fund figurat mitike që drejtpërdrejtë lidhen me realitetin tonë është edhe figura e Sfinksit që jo rastësisht e zgjodha pasi edhe ky mit shënoi rrënie bashkë me regjimin e Mubarakut, pasi kjo figurë mitike ishte e njohur në mitologjinë egjiptiane. Sfinksi paraqitet njëherësh si gjysmë-luaneshë-gjysmë njeri, që simbolizonte pushtetin absolut të gjithçkaje, kurse në mitologjinë greke Sfinksi paraqitet si xhelat që terrorizon njerëzit përmes gjëegjëzave. Ju lutem po nëse veç më keni vendosur që të mereni me mite, merni dhe analizoni të tri figurat e apostrofuara me lartë, Gilgameshin, Minotaurin dhe së fundmi Sfinksin, dhe do të gjeni vetëvehten. Sigurisht se s’do të ju pëlqeje por megjithatë kjo është realitet, dhe realiteti që ju po ndërtoni në këtë shoqëri. Në të tri figurat ka elemente që janë pjesë e përditshmërisë suaj, ky është realiteti që ju me çdo kusht tentoni ta fshihni. Po të hapnit sytë ju para vehtes do të shihnit një Gilgamesh modern që kërkon me çdo kusht të mbajë fronin dhe të arijë përjetësinë në karigen e pushtetit, më pastaj ashtu papritur do të ju rishfaqej Minotauri që gjënë më të uryer e ka kundërshtimin, dhe mendimin ndryshe, dhe si fund para pasqyrës suaj të krisur do të del Sfinksi në formën e xhelatit i cili shkatërimin, varfërimin, akulturimin dhe degradimin permanent mundohet ta fshehë përmes gjëegjëzave dhe kashelasheve, se kinse gjthçka na qenka në regull. Konsideroj se Sfinksin e ditëve tona ju e njihni, është pikërisht ai i cili pas gjithë asaj që po ndodhë me ne si qytetarë të këtij organizimi politik, ai vazhdon të tregojë gjëegjëza, dhe si më e fundit ishte se në zgjedhje PO por vetëm me Koncenzus. Hipokrizi e llojit të vetë! Po ku ishit ,,Ju të koncenzusit,, kur u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, apo edhe ky i fundit mbi regjistrimin. Ju atëher ishit në rolin e Minotaurit të nderuar koncenzusmenë. Kurë gjithë kësaj i shtohet edhe cinizmi atëherë situata lirisht mund të themi së bëhet alarmante. Cinizmi vërehet edhe gjatë apostrofimit të figurave të ushtruesve të pushtetit dhe atyre mbi të cilet ushtrohet i njejti, dhe se për çudi soji i parë gjithnjë i takon kafshëve të botës së egër kurse shtresa e dytë e atyre mbi të cilët ushtrohet ky pushtet i egër tentohet të pasqyrohet përmes kafshëve shtëpiake, me konkretisht ,,deleve të bindura,, si turma lehtësisht të manipulueshme. Gaboheni…
Autor: Imer Dervishi

EDITORIAL:Emocionet shqiptaro-maqedonase



Një emocion apo gjendje shqetësuese janë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, ku do të veçohet rasti i fundit rreth ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit, problematik kjo që tërhoqi vëmendje të madhe dhe u ngritën polemika të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme në opinionin e gjerë.
Emocione pa masë, prekëse për shqiptarët, parashtrohet pyetja se pse, vallë, ndërtimi i një kishe të tillë? Kush e inicioi këtë problem që të shpif emocion dhe urrejtje në mes popullit? Kujt i duhej ky konfrontizëm i çmendur duke ditur se dëmin do vuan populli, rinia, pasi që me këtë gjest të trullosur kujtohen vitet 2000-2001,ku kishte urrejtje, acarime, ballafaqime në mes etniciteteve? Kujt i duhet kjo që të kemi një rini jo të shëndosh dhe të shfaqet mllefi në mes shqiptarëve dhe maqedonasve?
Tani janë zgjuar plagët, tani nuk do jetë ashtu si ishte me herët. Shikimi nuk do jetë i njëjtë si më parë. AI shikim tash u zëvendësua me mllef, urrejtje, ngacmime, lëvizje jo e lirë e qytetarit me frik se mos, vallë, do t’i ndodhë diçka sot , nesër, pasnesër…
Emocionet të thella u shfaqen nga shqiptarët dhe maqedonasit. Atë e shikuam drejtpërsëdrejti. Ishim dëshmitarë të asaj që ndodhi të grushteve të shumta, përgjakjeve, lëndimeve, kacafytjeve dhe që ishte ne shënjestër, si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe zgjoi vërejte te mëdha, rrëzoi imazhin e vendit, vend ky të cilit i duhen reforma dhe anëtarësimi i tij në asociacionet euro-atlantike.
Greva është e drejt demokratike dhe gjithë qytetarët mund të shfrytëzojnë të drejtën për të dal dhe të shprehin at që mendojnë, që u takon dhe është e drejtë, por kur dihet se për çfarë problemi emocional bëhej fjalë, vallë, duhej të ndodhte në të njëjtën ditë ku mundemi të parafytyronim se çfarë do të ndodhte. Vallë, kishte mekanizma te mos ndodhë kjo. Mendimi im është po.
Një trazirë mjaft tensionuese dhe problematike ishte Enciklopedia maqedonase, një enciklopedi fyese e cila zgjoi emocione te thella si nga akademikët, studiuesit, historianët shqiptarë, organizata të ndryshme shqiptare, por edhe vetë qytetarët, si dhe individ të cilët shprehin entuziazmin, pesimizmin rreth ngjarjes në fjalë, ngjarje kjo e cila dita-ditës merrte hovë të madh në vend dhe acaronte marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase, ngase për gjithë shqiptarët, kur them “gjithë shqiptarët”, mendoj të Shqipërisë, Kosovës, por edhe në gjithë vendet tjera të botës ishte e papranueshme fakti siç thuhej në Enciklopedinë Maqedonase, se shqiptarët njihen si “arbanas” “arnautë”dhe “si njerëz mali” etj.
Këto janë problematika, ngjarje eksituese, të cilat, pa dyshim ngjallin ndjenja, emocione dhe nuk mund të kalojnë duke thënë: “ani nasht” te asnjë që ka ndjenja dhe gjak shqiptari.
Edhe kjo ishte provokim i radhës politik nga pala maqedonase, e cila kohë pas kohe po zgjon plagë të vjetra, ndjenja, emocione dhe rrezikon stabilitetin, mirëqenien, sigurinë e vendit dhe raportet ndëretnike. Pse vallë aq mllef, egoizëm i shprehur. A thua kujt i përshtatet kjo situatë e tillë? A thua, vallë, edhe kjo ishte thjesht një skenar i përpunuar dhe i përgatitur paraprakisht me qëllim dhe për qëllime te caktuara nga politikat aktuale? Siç shihet, emocionet nuk po marrin fund…
http://www.zhurnal.mk/mkd/content/?201122317846

2011/02/25

“TIRANA OBSERVER” NË KALIFORNI, TE GJIGANTI RUS I POEZISË BASHKËKOHORE ADOLF SHVEDÇIKOV


Para disa ditëve , “Tirana Observer” botoi që në faqene saj të parë surprizën se si, gjiganti i poezisë botërore bashëkohore, rusi Adolf Shvedçikov, i kishte kushtuar një poezi kështjellës sonë të kulturës kombëtare, Shkodrës, dhe një grupi nga banorët e saj gazmorë. Për ata që ende dijnë pak për këtë mjeshtër të penës ruse, vazhdues të denjë të poezisë së Pushkinit, Eseninit, Lermontovit, Majakovskit, etj, përpara se të japim letrën e tij aq të gëzuar për marrjen në dorë të gazetës sonë, po shkëputim diçka të vogël nga CV e tij e pasur.


Adolf P. Shvedchikov - PhD,LittD, është shkencëtar, poet dhe përkthyes. Mban titullin “ Poet i Meritur Ndërkombtar “.. Ka lindur me 11 maj 1937 dhe ka dhënë konrubute të çmuara në kërkimet fiziko – kimike në Rusi dhe SHBA (Los Angelos).

Ka botuar rreth 500 poezi në revista letrare si Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Matë, Spanjë, Francë, Greqi, Angli dhe Australi. Është përkthyer në Italisht, Spanjisht, Portualisht, Greqisht, Kinezçe, Japonisht dhe Hindu. 

Është antar Shoqatës Botërore të Poetëve, Kongrsit Botëro r të Poetëve, Shoqatës Boptërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve, etj. Ai njihet në atdheun e tij edhe si përkthyes nga anglishtja i “!50 soneta angleze të shek 16-19, “Sonetat e Shekspirit”, si edhe të disa poetëve modernë nga Brazili, India, Italia, Greqia, SHBA, Anglia, Kia, Japonia dhe së fundi dhe të një poeti nga Shqipëria.

Është fituesi i çmimit “Michael Masdhusudhan Academy”, në vitin 2004 në Kalkuta, Indi. Disa poezi të tijat janë botuar nga shoqata kulturore artistike “Pegas” nën përkujdesjen e poetit të njohur gjirokastrit Kristaq Shabani, nga revista e suksesëshme kulturore “OBELISK” që del nën përkujdesjene botuesit Roland Lushi , por ai u bë, sidomos I njohur në vëndin tonë dhe në meraklinjtë e klikimeve në internet, prej shkrimit të botuar në “Tirana Observer” me titull : “POETI I MADH RUS SHVEDÇIKOV - NJE POEZI SHKODRËS DHE SHKODRANËVE”.

Këngëtarja e njohur bashkëkohore ruse, Ludmilla Gribova , në turnetë e saja në disa kryeqytete të botës, këndon me shumë sukses këngë të kompozuara nga poezitë lirike të poetit të madh, të cilat ajo i ka përmbledhur në një CD të veçantë.

Gribova , falë edhe miqësisë që ka me poetin e madh, ka dëshirë të zjarrtë të vijë në vëndin tonë e të këndojë në një program të veçantë me presidentin e serenatave shqiptare Mihallaq Andrea , duke luajtur që të dy vetëm me kitarat e tyre. Për Gribovën flet edhe në letrën e tij poeti i madh, i cili, si të gjithë poetët e vërtetë të botës së sotme, ka probleme deri te bileta e udhëtimit nga Moska në vëndin tonë.

Në poezinë e sipërpërmendur, poeti i madh u këkrkon grupit gazmor të shkodranëve që i përballojën streset e përditëshme duke e nisur ditën me humor dhe të qeshura, që ta bëjne vëlla edhe atë. Që të pijë me ta kafe në “tavolinën e shkodranëve”. Me këtë rast, ai bën edhe vetë një shaka se “kush do të paguajë kafetë, “me dollarë, unë; me lekë – Fetahu” ( Fetah Laçaj, një shkodran gazmor që të bën të mbash ijet me duar kur nis nga të tijat, në grupin që pi kafe te “Mesdheu” ose te “Kruja” ku kafetë këmbëngul t’i paguajë përditë “ aman, mos ma hiqni mua këtë kënaqësi!”, ish kampioni i mundjes klasike Sait Fishta). Më pas, u kërkon të venë tok te “ Kështjella Rozafa”, kujtimet nga e cila, do t’i ruajë përjetë në shpirt.
Ardhja e Shvedçikovit në vëndin tonë do të ndikonte shumë në forcimin e marëdhënieve mes dy popujve tanë, rus dhe shiqptar, dy kulturave tona dhe, ashtu siç ka shkrar një poezi për Shkodrën, Shvedçikovi mund të shkruajë edhe një cikël, edhe një libër, gjë që do të kishte vlera të shumta për vëndin tonë, përfshirë edhe ato historike. ( Fama e Shvedçikovit 73 vjeçar me arritjet e djaloshit Bajron, kur shkroi “Caild Haroldin” janë shumë larg njëratjetrës. Po sikur rusit të famshëm t’i jepej mundësia të shkruantee dhe ai një poemë? Siç iu dha rasti Bajronit falë mikritjes së Pashait të Tepelenës?)

Atë që nuk munden a nuk dijnë ta bëjnë diplomatët tanë, e bën fare natyrëshëm poezia, kjo kometë e bukur që nuk pyet për kufij, rraca, shtresa e karrige. E bën letërsia, e bëjnë poetët, qëniet më të brishta të një shoqërie, me të cilët krenohet ende shoqëia e sotme, e cila është, po ajo, që i bën të vuajnë aq shumë.

Kushdo nga lexuesit apo përfaqësuesit zyrtarë të Minsitrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që do të dëshëronte të kontaktonte me poetin e madh apo këngëtaren brilante të kitarrës, Gribovën, mund t’i shkruajë Shvedçikovit në adresën e tij 4317 Petit Avenue, Encino, CA 91436-3516 USA, apo në tjetrën, ku banon nga korriku deri në nëntor, në Rusi: Prospect Mira, 180, Apt.52, Moscoë 129366 RUSSIA . Kushdo, sapo t’i shkruajë se është shqiptar, do të ndjejë menjëherë shpirtin e zjarrtë të poetit të rënë tashmë në dashuri me vëndin tonë.

Ja se si e ka përjetuar Shvedçikov momentin e marrjes së zarfit nga Shqipëria para një dite:“ Sot është një DITË E MADHE për mua, sepse unë, më së fundi, e mora zarfin nga Shqipëria me “Obelisk” dhe me artikullin tuaj të botuar në gazetën e Tiranës “Tirana Observer”. Përgëzimet e mia!. Si gazetar, ti ke arritur ( duke mos qënë i pasur) mbase jo në Everest, por në Monblan me siguri. Unë kam marrë vesh shumë gjëra në artikull, pa e ditur gjuhën shqipe. Ne që të dy jemi ëndërrimtarë të mëdhej. Në ëndërat tona ne mund të fluturojmë në qiell, por problemet tokësore janë shumë më të vështira sesa imagjinata jonë.

Sigurisht që unë do të doja shumë të shihja vëndin tuaj, shokët tuaj ...por nuk e kam idenë se sa kushton një ditë hotel në Tiranë dhe sa kushton bileta vajtje ardhje Moskë – Tiranë. Nga ana tjetër, nuk di asgjë për mundësitë financiare të Ludës ( këngëtarësh së sipërpërmendur shën.yni). Unë thjesht gëzohem duke ëndërruar sikurse edhe ti, për gjëra që na pengjnë e që për të pasurit nuk janë asgjë. Kështu është jeta. Por unë jam shumë mirënjohës që, përmes tuaj, kushedi se sa njerëz në Shqipëri dinë diçka nga unë.

Shumë e shumë falemnderit nga thellësirat e zemrës sime…Oh, nuk mund t’I shpreh të gjitha ndjenjat e mia,sepse unë thellësirat e vërteta të zemrës. Gjithsesi, BOLSHOE, BOLSHOE SPASIBO!!!( rus: “falemnderit shumë”). Ju puth dhe ju përqafoj të gjithëve që ke përqark dhe të falat e mia të gjithë shokëve! Adolfi”

Ps
E botojmë këtë shkrim, për t’u kujtuar lexuesëve kontrubutet kombëtare që jep letërsia dhe gazetaria jonë, kur na është hapur nëpër botë edhe një tjetër nam – ai jo fort i bukur dhe kjo, prej kontributeve të klasës aktuale politike.

RIZA LAHI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...