2011-07-24

Nga Përparim Hysi : "Shoku" Timothe?!...(TREGIM)

 Se ç'vit erdhi në shkollën tonë ky,""shoku"Timothe,me saktësi nuk e mbaj mënd.Po ka qenë bash atëherë,kur nëpresidenti i SHBA,Niksoni,vizitoi Kinën.Dhe qysh qe e mundur që Kina,ky vënd komunist,të hapte derën për nënpresidentin amerikan?Thagma qe,se"shokët kinezë",nuk qenë konsultuar  me sh.Enver që,siç supozohej dhe mendohej, qe "koka më e madhe marksiste-leniniste në botë".Do të thoni:-Pse po trapis kaq larg?Është punë kujtese dhe,kur kjo shterë,do zëshë e të rëmosh npër "xhepat" e saj,ta lidhësh me ngjarje apo ndodhira,për të përqasur sado pak ndonjë datë apo ndonjë emërim personi në detyrë,siç qe dhe ky emërim i "shokut" Timothe.

                                                           *     *    *   
Pikërisht,aty prag viteve '80-të,komiteti i partisë së rrethit.kish bërë të habiturin ndaj seksionit të arsimit se si ishte e mundur që në shkollën e Petovës,me  një personel mbi 30 mësues,mos të ketë një komunist për be? Dhe,kur?Në një kohë kur partia në Qendër këshillonte  që në çdo hallkë të jetës të udhëhiqte partia.Atëherë,menjëherë,u vendos që në shkollë të emërohej dhe një komunist:ky qe "shoku Timothe!!!  Në se më ndiqni me kujdes,fjalën shoku unë e kam vënë në thonjëza.E kam vënë në thonjëza se,kur erdhi në shkollën tonë,na u prezantua si një burrë i urtë,pa fare tangarllëk,dhe tha:Jam Timo Harillaqi! Epo,mirëseerdhe,more Timo Harillaqi,sikur thamë ne njëzëri.Punë e madhe në ishte komunist.Aq na bënte.Ne e njihnim njëri- tjetrin,prej 15 e ca vjetësh dhe,sido që të ish një komunist,çfarë do ndryshonte në shkollë apo midis nesh?Pastaj,ky,Timoja,mos qe i urtë dhe i butë,sa nuk ia gjeje shokun.Si pulëz Krishti,-thonë në Myzeqe.Ç'lëndë do të jepte,nuk caktohej.Por në arsim,asi kohe,qarkullonte një thënie:-Po qe me arsim të mesëm,mund të japësh çdo lëndë.Ne,të tjerët, e kishim mbaruar të lartën me kohë,por Timoja qe komunist dhe mund të jepte çdo lëndë.Se kot dhe të mesmen,e kish mbaruar me korrespodencë.Dhe,me që lëndët kryesore qenë të zëna nga profesionistë,Timos i mbeti që të jepte fizkulturë.E gjeti shtëpinë e priftit,- tha Vangjeli për të.Për Timon.Së pari,se gjatë gjithë kohës që bie shi,ai do bëjë pallë (në shkollë,sado e madhe shkolla me tri a katër paralele,nuk kish palestër ) ,por,dhe kur koha qe e mirë,u bënte një"talim"(rreshtore) nxënësve dhe pastj u jepte topin.Jo pallë,po pallë ariu.Po në nuk lodhej në punë,Timoja,"lodhej" dhe i binte bretku në mbledhjet e partisë.Ato bëheshin,vazhdimisht,mbasditeve vonë apo në mbrëmje,dhe,shpesh,sado që qe nga qyteti, flinte në fshat.Kishte probleme në fshat dhe Timoja po "tretej" nga problemet.Me ne,kolegët,sado që ishim pa parti,sillej si qingj.Sa i dashur! Sa njerëzor!...

                                                            *    *    *  
Ja kaluam mirë me Timon këtë vitin e parë.Mirëpo  ashtu si qemania e Nastardinit që avazin e kish prapa,kështu e pësuam dhe ne nga Timoja.Grupet antiparti që "syri vigjilent i partisë ( nënkupto sh.Enver !!!) ,tregonin se duhej  thelluar lufta e klasave qoft dhe në gjirin e familjes.Detyrë parësore,për ta udhëhequr këtë luftë,merrte organizata  bazë e partisë.Për të mos ju lodhur,me këto profka bajate të asaj kohe,ja seç ndodh:në krye të organizatës së partisë ( fshati kishte mbi 30 e ca koumnistë),na zgjidhet Timoja.Se ky qe i "kompletuar si intelektual",me arsim të mesëm dhe jo si ai,i vjetri,me 7-vjeçare.Siç thoshte,për këtë rizgjedhje,me të qeshur një kolege:ky,Timoja,qe me dy sy,ai ,i vjetri,me një sy.U zgjodh  Timoja,por ndryshoi tak-fap.U mblodh kolektivi dhe ky u prezantua:-Ju e dini...(vazhdoi me gjuhë të ashpër të dënonte ata"puçistët" që donin të merrnin kalanë nga brënda e bla-bla...) ,dhe bëri njoftimin:-Tash e tutje,unë nuk jam për ju,Timoja,por "Shoku" Timothe!!!. -Ore,që u zgjodhe,mirë bëre,- fola unë dhe urime që ta kryesh detyrën sa më mirë,po  ç'është kjo:"Shoku Timothe!!!".Nuk je ai ,Timoja,i djeshëm.-Pikërisht,këtë dua të theksoj:jam  "udhëheqës i partisë për fshatin dhe për shkollën,po se po,dhe kjo është gjuha për shokët e partisë",nguli këmbë Timoja.Më falni,shoku Timothe.E bukura qe se këtë "virus" donkishotesk,zuri ta kultivojë dhe tek nxënësit.E pashë tek zhvillonte një orë fizkulturë.Para se të bënte atë"talimin"(rreshtoren,de,se çfarë dinte tjetër?) , e udhëzoi kujdestarin e klasës që të paraqitej kështu:-Qetësohu!Gati-tu! Shoku sekretari i partisë,klasa është gati për mësim! E ndoqa këtë lloj raportimi,made in "shoku" Timothe, dhe zorrët më erdhën tek goja.Gjithmonë gojën  nuk e kam mbajtur mbyllur.Gjithmonë ç'kam "lehur" me gojë,e kam paguar pak rëndë.Po një budallallëk i tiillë,unik në gjithë hartën e Shqipërisë,nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim,as mund ta hasje gjëkund.E shihja dhe më erdhi në mëndje,thënia brilante e Poetit Kombëtar,Naim Frashëri,që thotë diku:"Kush hiqet i madh dhe mbahet i rëndë,ka mëndjen e vogël dhe të  lehtë si pëndë!".  Eh,Naim,Naim! Sikur i ke thënë për Timon.Më fal,për "shokun Timothe!!!".
Dhe nuk m'u durua,po në sytë të  të gjithëve,i them:-Ore Timo,po në  ç'rregullore apo program të shkollës e ke gjetur atë lloj paraqitjeje:-Shoku sekretari i partisë,klasa është gati për mësim.E kupton që po bëhesh karagjoz.Ai:- së pari,ta dish mirë ti dhe kushdo tjetër,që unë nuk jam Timoja,por "shoku" Timothe;së dyti,jam sekretari i partisë dhe duhet të mendohesh mirë,kur flet se kështu,duke marrë nëpër gojë sekretarin e partisë,vë në dyshim rolin udhëheqës.Unë flakë për flakë:-"Shoku Timothe! Në organizatë të partisë bëj si të duash,po ky programi i shkollës është unik për gjithë Republikën dhe nuk ka rregullore që thotë:-Shoku sekretar i partisë,por shoku mësues apo dhe zoti mësues,siç ndodh rëndomë.Të  tjerët,bashkë me ta dhe drejtori,kokën ulur tek shkëmbeja këto "replika" të nxehta me "shokun" Timothe.Ky Don Kishot i kohës sonë,sikur kish ikur nga Spanja e Servantesit dhe ja tek u shfaq,jo si fantazëm,por si një realitet që ta shpallte.Në vënd të parzmores së "kalorësit të vrerosur",kish "parzmoren" e partisë,e cila,siç shprehej,e bënte me krahë. Qe inatçi dhe,tek qeshte,gjoja nuk të qe zëmëruar,sytë i lëshonin flakë,si ajo nepërka,që tek do të sulmojë gjahun,ia ngul sytë që gati i lëshojnë vrerë.

                                           *   *   *

Jo më shumë se dy ditë,pas këtyre replikave të "nxehta",tek bëhesha gati,pas mësimit,për t'u kthyer në shtëpi,më vjen një nxënës dhe më thotë:-Të pret sekretari i partisë në zyrë.E kuptova që duhet të vija se më kishte zënë"kolla e mirë".Trokita dhe,tjetri,me që e dinte sekush qe pas derës,bëri sikur nuk dëgjoi."Shoku Timothe" qe zhytur në "mësimet e çmuara të udhëheqësit" dhe mënd po "mbytej" nga entusiazmi.Natyrisht,trokita më fortë dhe,kur dëgjova,hyr,hapa derën dhe e mbylla mëpas.Ai,kredhur;si ata kredharakët që lahen tërë qejf,zhytur e mbytur (kurrë mos e çofshë kokën!-mallkova me vete) ,dhe,tek e ngriti kokën si me një shkujdesje prej kapadaiu,tha:

-E di pse të kam thirrur?
-Po nga ta di?- shfaqa unë dyshimin.
-Siç e di,- filloi me atë gjuhën e nepërkës, ka ca gjëra që,sado t'i mbash fshehur,partia i zbulon.Ja,a nuk qe  vigjelenca e madhe e partisë dhe sh.Enver që u zbulua pas kaq e kaq vjetësh,poliagjenti,Mehmet Shehu?!
-Fati i madh,- thashë unë,- po unë ç'hyj në këtë mes?
-Ti,- filloi nepërka të hidhte vrerin,- a nuk ke një xhaxha të pushkatuar?
-E kam dhe kam  shënuar në dokumentet e mia qëkur kam marrë maturën.
-Po ndonjë gjë tjetër mos ia ke fshehur partisë?
-Jo,asgjë?
-Ndaj nuk të pëlqente ajo"sekretar i partisë" ty,se kujton se partia ha bar.Pse nuk ke shënuar që gjyshin e ke patur kulak?
-Se,kur gjyshi u bë kulak,unë e kisha përfunduar shkollën.
-E di,e di,- foli ngadhnjyes,ai.Pashë dhe dokumentet,po që nesër do shkosh në kuadër dhe do bësh"zgjerimin e biografisë!!!"  .

Tek po dilja i bërë tym nga zyra,nepërka foli:-Të më sjellësh vërtetim nga ajo e kuadrit!
       
                                                  *     *    * 
Shkova në kuadër dhe bëra "zgjerimin e biografisë".Qe me një dhomë e një kuzhinë,,tani u bëre me dy dhoma e një kuzhininë,- më shpostiste ,miku im,Vangjeli.Dhe pse? Ngacmove gërthacët! Mora dhe vërtetimin.Kuadristja,gjysëm analfabete,grujaa e një kuadri që arriti deri në kupolë të qeverië e qau,me lot e me qurre,vërtetimin.Mjafon që të ndiqni vetëm fjalën "Fier" me  4 gërma,e bëri me 5 gabime:fJeRË!!! Më poshtë lëre se sa gabime.Kur ia çova "Shokut Timothe",ky qe si ajo zhgabonja që ka vënë gjahun ndër këmbë dhe fillon ta hajë me nge.E mori,hapi kasafortën e partisë,dhe e futi.me këtë sikur më thoshte:-Këtu të kam! Në Myzeqe e shprehin këtë gjë popullorçe:-Më dhjefshë në kupë të hudhrave!

                                                   *    *   *  
Shkodra ka  një shprehje të pakompensueshme,për njerëz të tipit"Shoku"Timothe:-I ka hy vetja në qejf. Dhe,vërtet,këhtu qe.Zuri dhe gjuante për "zoga".Më të mirat,kandidate partie.I "instruktonte" me derën mbyllur.Se qe"sekret" partie.Aq e kish kapur zullumi,sa tri ditë flinte në fshat."Robëtohej" me punët e partisë.Po fshati kish një sy dhe më "vigjilent" se të partisë,dhe zuri të fliste.Kulmin e arriti kur shkoi për darkë tek Selimi.Ky,Selimi qe njeri dede.Po ja që për pjesë i kish rënë një grua e bukur.Sulltanë e quanin,po për sulltan qe."Shoku Timothe",sado që u mor në zyrë me komunisten Sulltanë,po ku mbaroheshin "armiqtë" që zbulonte partia,dhe këtë "luftë" dhe"zbulim" e vazhdoi dhe në shtëpi të këti Selimit.Selim "qotisë" i paskësh thënë,"Shoku"Timothe:-Shoku Selim,do na falësh,po me shoqen Sulltanë kemi për të diskutuar një porblem partie.Ti,i partisë,je,po e kërkon rregulli.Dhe Selim"qotia" shkoi për gjumë,kurse "Shoku" Timothe me Sulltanën "shpartalluan armiqtë e partisë".Qotia si qoti që qe, as që i shkonte asaj ane dhe,që të nesërmen,e rrëfeu pa shejtanllëk në brigadë.Njerëzit që t'i këndojnë teskeretë,edhe brënda në xhep,jo vetëm u gajasën me "bëmat" e "shokut Timothe",por Zeneli (këtij nuk i rri goja rehat si puna ime) , paska thënë:-Siç e ka zënë ky,"Shoku Timothe",do na i vërë gratë në radhë.Për vete,që sot,gruas sime do t'i ble një palë brekë prej teneqeje,se ku mbahet më ai, që ma ka bërë zverkun si një dem Divjake.Njerëzia ranë përmbys së qeshuri,por Zenelin,e çuan deri në gjykatë për thashë  e theme.Por vjen një kohë,dhe e paguan zullumin.
Pas qejfeve,ky gjarpër i zi dhe i lig,vuri duarët dhe në arkëzën e partisë.Revizori nuk e fali.E raportoi.E hoqën urgjent dhe e përjashtuan nga partia.
"SHoku Timothe" u bë prapë  Timo.E hoqën dhe nga shkolla jonë dhe  çuan diku tjetër.

                                                             *      *     *  
Kish ardhur demokracia dhe,tek interesohesha për një dokument tek të persektuarit në Fier,ballë pr ballë me Timon.
-Papi,bërtiti,skur t'i ishih shpifur flamët për mua.Po ku të kam?
-Ou,"shoku Timothe",- thashë jo pa shpoti.Ç' erë e mirë të ka sjellë deri këtu?
-Po Fotina ime ( e shoqja),ka qenë bijë kulaku,- më tha,- dhe ja erdha për atë"statusin" e saj.
-Bijë kulaku,- përsërita unë jo pa qëllim,- po a e dërgove në kuadër që të"zgjeronte biografinë?- i mëshova zërit unë
-Ah,ç'je ti!Nuk e i lë këto shaka ndonjëherë.
-Dëgjo,- i thashë,- nuk po bëj shak fare.Po harrova të keqen,le t'më nxjerin një sy;po harrova të mirën,t'm'i nxjerrin që të dy.

Iku si i ndërkryer dhe më nuk ia pashë  më bojën.


                               
     23 korrik    2011

LISI I KOMBIT ARBËROR



 Vullnet Mato
 
View V.M foto ...jpg in slide show
 

LISI I KOMBIT ARBËROR 

Arëbërësit e parë të kombit Arbëror,
truallin e kishin si krahët e një shkabe,
mbi pendët brezare, një lis madhështor,
bënte hije me degët e kurorës vigane.

Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra,
dyzet fusha e dyzet livadhe të blerta.
Në degët e tij, dyzet shkaba me dy koka 
ruanin arëbërësit e armatosur me heshta.

Lisi kishte rrënjë të trasha dyzet metra,
që thithnin ujë në dyzet degë të lumenjve
dhe zbrazeshin me rrëmbim në dy detra,
ku retë i kthenin te burimet e shkëmbenjve.

Nën degët e tij nënat u nanurisnin djepeve,
djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive,
nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve,
bilbilat përzienin këngët me telat e sharkive.

Luftërat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet,
zaptuan me gardh disa nga degët anësore.
Por lisi me rrënjët e thella të nëndheshme, 
përcolli tek të gjitha limfën e vet arbërore.

Tani, kur lisi arbëror shtriu degët në botë,
dhe thith ujëra në dhjetëra dete e oqeane,
rrënjët trashen të mbajnë thellë nën tokë,
përmasat kontinentale të kurorës gjigante.

NË EDËRNE …XHAMIA SELIMIE DHE SEKRETET E SAJA

Edërneja kryeqyteti  klasik I otomanëve, është një nga qytetet turke ku ka vlera të pallogaritëshme historike, arkeologjike, arkitektonike; atje gëlon e gjallë historia e lavdisë së mesjetës osmane.
Nga tër ajo mori mahnitëse vlerash historike që , sado I babëzitur për dije të jesh, e ke të pamundur të ballafaqohesh pajdash me ato për kohën e kufizuar në dispozicion, le të përmendim vetëm dy; dy objekte, që  vazhdojnë të rrojnë edhe sot e kësaj dite, sikurse rrojnë qëniet e gjalla.
E kemi fjalën për kampionatin e mundjes më të vjetër në rruzull që bëhet atje. Sivjet ishte ai i 681; I mundjes me vaj. Pra mundësat e lyejnë trupin me vaj dhe ndeshen. Është ekstremisht vështirë të aplikosh me sukses kapje. Kushedi se sa herë ka bërë kësi mundjeje këtu, në Ederne, Skënderbeu  ynë; kushedi se sa herë ka fituar apo mbase edhe ka humbur; kushedi. se çfar thërrisnin tifozët e tijapo të kundërshtarit të tij, kur ndeshej ai…
 Tregohet se dy burra kanë luftuar në tapet tre netë e ditë përball njëritjetrit dhe, kur kanë ardhur tifozët në mëngjesin e tretë, I kanë gjetur të vdekur që të dy. Atje, vazhdon legjenda, për të përjetësuar këta heroj të sportit të mundjes,  lindën dyzet burime (kërkpinar)
Do të ndalemi më gjatë te Xhamia e mrekullueshmë “Selimie” konstruktuar ne Ederne nga arkitket Sinani në vitet 1569 -1575 , gjate sundimit otoman te perandorit Selimi Dytë. Është me e kompletuara e stilit klasik otoman. Kompleksi i kësaj vepre   ka xhamine dhe dy medreset..Lendina ka dimensionet 190 metro me 130 metro. Arkitekti Davud Aga ka ndertuar në pjesën perendimore te bahçes gjate Muratit te trete. “Selimie” është më e shkelqyera vepër e arkitkt Sinanit, I cili flitet se ka qënë me origjinë nga Gora e Korçës, gjë e cila   nuk vihet re në sinopsin përmbledhës të xhamisë e as në shtatoren mjeshtërore në krah të kryeveprës   tij.
“Selimie” përbën  stadin me te larte te tradites vendase dhe artit otoman. Sipërfaqia kryesore e xhamise  45metro me 36 metro eshte e mbuluar me kube.  Katër  minaret kane tri rrugë, secila,  për t’u ngjitur lart në secilin nga ballkonët e tyre ; rrugët nuk takohen dhe janë krejt të shkëputura prej njëratjetrës.
 Ngrehina është e mbështetur në tetë këmbë. Lartesia e minareve është  70.80metro
Ngjyrat e përdorura  në zanfillë dhe kaligrafia e atëherëshme, kanë mbetur të pandryshara, gjatë të gjitha herave, kur fondacioni për mirëmbajtjen e saj , ka kryer  punime.
Kur hyn në oborrin e xhamisë ka një palë pranga të rënda e të vjetra. Pse? Kalorësi, trimi që do të shkojë në xhami, duhet të mësojë të ulë kokën.”Kush shkon duke e mbajtur kokën përpjetë, e kalb dheu shpejt” – thotë një hadithe e profetit të myslimanëve.
Sigurisht që duhen hequr këpucët në hyrje. Gratë duhet të hyjnë në xhami me flokët e mbuluara dhe me fustane të gjatë. Nëse ato nuk janë të veshura ashtu, atëherë, ja, në hyrje të xhamisë, fillpas derës ( ku të gjithë flasin me zë të ulët), ja, ku është togu me shami dhe me fustane që gruaja vizitore mund t’I përdorë përkohësisht , derisa të përfundojë vizitën, ta zëmë, turstike.
Në mënyrë kategorike ndalohet të folurit me zë të lartë. Është një tjetër mësim kulturor që  vjen nga ky object kulti I fesë islame; për të gjitha kategoritë e njerëzve; që mes shokëve e miqve, mes vartësve a shefave dhe deri në marëdhëniet familiare e në çift –fol me zë të ulët dhe jo me mburrje, sikur I ke të tjerët nën këmbët tuaja.
Ne katin e dyte ndodhet vëndi ku do të falej sulltani – veçuar nga ndonjë sulm i mundëshëm I ndonjë terroristi që mund të tentonte ta kryente edhe në këtë vënd të shenjtë.
 
Mu në kulmin e kubesë kryesore, flitet, është një gur I madhsisë normale; që prej tij zbret poshte mbajtësja e këtij llampadari vigan e me bukuri të pashoqe. Nëse bëhet e mundur të tërhiqet guri teposhtë prej atje ku nis të zbresë llampadari, e tër ngrehina shëmbet si një pallat me kube fëmijësh. Kështu është konstruktuar, por praktikisht as ka ndodhur dhe as është e mundur të ndodhë  – vazhdon të spiegojë Ertan – turku sykaltër, një koreograf I mrekullueshëm I fondacionit të Edërnesë me president z. Cengiz Veznikli .
Veznikli vetë, tok me Ertan kanë vënë në skenë një valle të pashoqe me motive rome dhe ,kjo, në kohën që aq janë shtuar represionet dhe rracizmi ndaj tyre….
       Në vëndin e  muezinit ka të pikturuar tulipanë. Tulipanët  janë si të gjallë, sikur  pluskojnë sikur flasin me njëritjetrin dhe me njerëzit.  Ata I kujtojnë vizitorit se kurdo në secilën gjeneratë njerëzore kanë egzistuar e pastër, e bukur, pafund e mrekullueshme dashuria , sikurse ja,rraca e luleve…e këtyre  tulipanëve….   Mirëpo, njëri prej këtyr e tulipanëve nuk e mban kryetin me petale poshtë si shqet e veta.
Por lart.
Kjo ka të bëjë me historinë e ndërtimit të kësaj xhamie, me ngjarje dhe kuriozitete që kanë ardhur brez pas brezi deri në ditët tona.
Ky tulipan ka lidhje me një grua.
 
                                 Xxx
 
“Kur të pushtoj Qipron, atëherë do t’i dhuroj Edërnesë një xhami që te jetë më e mdhja, m e bukura dhe më e veçanta “ u zotua publkisht Sulltan Selimi. Mirëpo, si pushtoi Qipron, ai e la në harresë premtimin e bërë; sigurisht , e ku kishte burrë që t’ia shtinte në mëndje?
Mirëpo, një natë ai u zgjua nga gjumi prej një ëndërre. Kishte parë profetin Muhamet që e kishte pyetur për premtimin e bërë dhe, po atë ditë, çoi dhe thërriti arkitektin  më të mirë të Portës së Lartë.
Asnjë kursim vetëm të bëhet një xhami që nuk e ka patur askush deri më sot.
 Me “carta bianka  “ në dorë, Miman Sinani hasi pengesën e parë.
Ai kishte përcaktar vëndin se ku do të ngrihej xhamia, mirëpo, ajo tokë, ishte pronë e një gruaje. Kjo grua banonte komshije me një tjetër grua, atë që i kishte dhënë gji sulltanit kur ky kishte qënë foshnjë. Mbase nga kjo miqësi, mbase edhe nga fortësia e jashtëzakonëshme e  saj, pronaria e tokës, refuzoi prerë  të shiste tokën ku rriste sidomos tulipanë. Erdhën që nga policët, këshilltarët e deri vezirët , deri te vetë arkitekti – moj po, sa para don. E njëtja përgjigje. “Jok!!!”
 As kërcënimet nuk po pinin ujë. Kush dilte kundër sulltanit? Një copë grua? Tani gruaja qe bërë shumë publike dhe çfardo dhune e drejtpërdrejtë mbi të për këtë sfidë , do të trondiste shumë dhe në mënyrë të paparashikuar, demokracinë e Portës së lartë dhe të fesë.
Gruan kokëfortë e thërriti vetë Sulltani. Dhe… më së fundi ajo ra dakord. Nuk pranoi asnjë para. Por kishte një kusht. Të përjetohej dikund edhe ajo në këtë kryevepër që po mgrinte Sulltani I madh në bahçen e saj.. Gruaja  ra dakord me gjetjen e arkitektit, propozimit të tij  – te tulipani me kokën lart, mes tulipanëve të tjerë, që përfaqësojnë, që të gjithë, botën e bukur femërore.
Nisën punimet. Kur u  mbarua bazamenti, papritur….arkitekt Sinani, u zhduk.
Mos e kishin vrarë apo zënë peng?
Kasnecët nga të katër anët.
Arkitketi kishte lënë pendët.
Tani ngrehina kishte mbetur si varr I hapur, sa kishte dalë përmbi tokë. Dhe, mu në kryeqytet? Në Edërne? Disa metro larg vëndit ku bëheshin varjet a prerjet publike të kokave të pabindura, apo ku ekspozoheshin kokat e prera të armiqve të Porës së lartë.
I xhindosur, sultan Sellimi, nënshkroi dekretin  - të sillej në tabaka koka e “Kara” Sinanit . Kush e sillte atë kokë tradhëtare – lira sa të rronte shtatë breza.
Pesë vite në kërkim të kokës së arkitektit; jo vetëm në perandori, por edhe përmes “hafijeve” në vëndet e tjera, përfshirë edhe në tokat ku kishte më shumë se askund tjeër “kara” – te arnautët, prej nga ishte dhe gjaku I atij gjeniu. Më kot.
Mirëpo, një mëngjes…
Sapo kishte zbardhur…Kur kishi shkuar pesë vite nga zhdukja e papritur, në Edërne u shfaq “Kara” Sinani. Me trupin e hollë e të gjatë, të drejtë si një plep e  vështrimin e vendosur, ai trokiti te porta e Pallatit të Sulltan Selimit.
Rojat e sigurisë së pallatit ngurruan ta vrisnin. Mbase nga madhështia dhe qetësia e atij burri që e kërkonin për kurban. Asnjëri prej tyre nuk mori guximin as ta arrestonte e ta lidhte.
Vështrimi çarmatosës I mendimtarit bëri që rojat personale të sulltanit, që erdhën menjëherë,  të zbatonin kërkesën e tij – të njoftonin Sulltan Selimin.
Ky I fundit këndoi me vete një sure që, shyqyr që nuk e  kishin zbatuar urdhërin e  tij rojat për t’I prerë kokën atij qafirit. Pa le një herë…
“Madhëri! Nëse unë do të qëndroja këtu, njerëzit do të më nxitnin përditë ta mbaroja me të shpejtë kryeveprën time. Me siguri, ju , Sulltani im, do të ishit I pari prej këtyre nxitësve. Mirëpo, materiali I bazamentit, themelit të xhamisë, don pikërisht pesë vite që të ngjitë mirë dhe të bëhet I pashkoqëshëm për jetë të jetëve”.
Sulltani tundi kokën I menduar. Dhe e uli atë. Që të gjithë duhet të ulin kryet para mendimtarëve.
Të nesërmen vazhduan punimet me furi.
Pjesa e sipërme e xhamisë është bërë me tulla të ngjitura me njëra tjetrën me të bardhë veze. Kjo nuk ishte shpikje e arkitekt Sinanit, por qe pjesë e dijeve të tija…Eh…sa di unë për arkitekt Sinanin. Unë kam lindur këtu, në Edërne, përfundon spiegimet e tija Ertani
    Koçi Tahiri, kryetari I shoqatës kulturoe artistike Gora, vazhdon të fotografojë papushim,edhe xhaminë, edhe bustin e gorarit të famshëm të periudhës osmane,  pa pyetur aspak se të gjithë artistët e ansamblit të atij, “Gora”  dhe të “Shqiponjës” po thërresin qënga autobuzi për të nxituar.
Pas disa minutave morëm rrugën sërish drejt atdheut….
 
RIZA LAHI
 
Edërne – Tiranë    12 – 16 korrik 2011
 
 

FRITZ RADOVANI, MJERISHT E KENI GABUAR ADRESEN

 

Nga Fritz Radovani

Fritz Radovani

“Personi qe me drejtohet mundohet me pergjithsue dhe me mbulue turpin e Forumit Rinor Musliman te Prishtines.

Nese Ramiz Alia nuk ka kene ne Prishtine dhe nuk asht prite ne Kryeqytetin e Lire te Prishtines ne 2009, dhe ne kjofte se Forumi Rinor Musliman i Prishtines me daten 12 Korrik 2011 nuk ka ba deklaraten e turpeshme  kunder Personalitetit te Nane Terezes, atehere te sillet nga Hysni Milloshi, po me duket se Kosova ka ma shume Hysni Millosha se Shqipnia.

Nuk duhet pergjithsoni faktet kur ata jane te SAKTESUEME!

Artikulli im nuk i drejtohet kujt tjeter vec Forumit te turpit musliman te rinise se Prishtines!

Ma pare personi ne fjale duhet ti drejtohet djelmeve te vet vagabonda te Forumit Rinor Musliman te Prishtines me terhjeke deklaraten e vet mandej te sillet nga une. Nese Prishtina asht ba MAL ME DERRA atehere ta kerkojne gabimin tek “Deklarata per shtyp” e MALIT MES KOSOVES ne Prishtine!

Me respekt F.Radovani.

Z. FRITZ RADOVANI, MJERISHT E KENI GABUAR ADRESEN

********

TURP TE JETOSH ME VJEDHJE

Nga Ksenofon Dilo





Kur flitet se shqiptarieshte mire, ngjan sikur gjithçka ka shije mjalti : duket sikur i kemi prane gjithe ata qe nuk kursyen jeten per LIRI e DEMOKRACI e rane… me fisnikeri, me zgjuaresi dhe guxim si vete Ata !
Te jep kjo nje kënaqesi, qe brenda ka dhe hidherim…
Hidherimi – deshmimtari i aq e aq krimeve makabre!!!…Stuhite e shpirtit na shkundin ç’do dite…As në kohe lufte nuk mund te parafytyrohet nje gjendje e tillë… Varre te panumurt, qe kerkojne vetem DREJTESI, kollona te gurta buze xhades, ç’do njera prej te cilave, lavdi e vendit . E madherishme te vdesish kur te vjedhin jeten.
Tronditje te shohish realitetin balle për ballë…Komunistet perseritin te kaluaren e tyre. Zgjodhen mjete te reja, si për te na kujtuar qe te mos i harrojme… Pa pritur, dhe pa dhene asnje shenje paralajmerimi , shpertheu gjema atje ku e prêt me pak, ku ka me shume zhurme, ne krahine aq njerezore si Zagoria, Permeti etj.
Pluralizmi ( i administruar ) nisi jeten jo nga djepi po, nga varret ( veç jo per kapardinat e bardha)…Ngjarje shokuese…I papare nje zjarr kaq i eger : 1991-shi, shenoi fillimin e stines terrorit me arme te ftohta neper shtepira(me psikollogjine e kundershtarit) pikerisht , kur u hoq neni i propagandes e degjohej “Zerin e Amerikes” … Mur me kufoma duhej bere qe te fshihet krimineli (qe ikte ne drejtim “te paditur”) pas tij…
Nje kasaphane e padegjuar…Pirgje ne kufi te vraresh kur hiqet nenin e arratisjes…… Te gjallë mbulojne njerez në Mal me Gropa…Ne det apo nga elikopteri hedhin njerez etj. etj. Vrasje brenda e jashte shteti dhe drejtesia deri sot hesht…”Kush mbron kriminelin – thote mençuria popullore – me kriminel se krimineli”…Demokracia erdhi pa gjak!!!-thone…Mafia e kuqe dhe shtet dhe mafi !
Historia fsheh fytyren nga turpi…
Padrejtesia kalon zenithin e saj! Krimineli bredh i lire! Po, se si mund te jete viktima dhe fajtor ?…! Kete e shpjegon vetem mentaliteti komunist:”Sado keq te sillesh me armikun e klasese perseri ke bere pak.” Era e kasaphanes mbuloi vendin… Ushqehet shkumezimi sadist ramizist . Asgje nuk zbardhet , nuk pershkohet nga drita e sé vertetës! Rob i qetesisë mbytese mbeti shqiptari i ndershem ne brigjet e lumenjve te jetes… Fati e goditi papritur,befasisht e paturpesisht !!! Asnje statistike e te vrareve ne tranzicion ! Gjenite e politikes sikur synojne te fshihen si një hajdut pulash. Behen te varfer vetem nepermjet indiferences. Rreziku vjen nga minimi i te drejtave demokratike. Sakrifikuar dy thesaret e jetes : e drejta dhe morali.
Krimi merre bekimin e drejtesise …Gozhde e nastradinit : edhe kur policia kap kriminelin , hetusia leshon!!! C’vlere pastaj kane fjalet “perparime demokratike” kur themeli i demokracise- drejtesia – e minuar ?!
Pyetje , pothuaj eshte ne gojen e ç’do shqiptari ?!
E verteta flet vete : ç’te mire sjell kjo Drejtesi e kthyyer ne azil padrejtesie ? Ku e ka strehen ky operacion ? Ne ç’ferre fshihet ky lepur ? C’vlere ka drejtesia kur nuk dihet ne jete e drejta ? Pytja do kthyer dhe ne anen tjeter: sa mundesi kane te veshtrojne drejt? … C’është ky mentalitet ?
Ne se do te dish ku qendron ne majmeri e keqja e djeshme : krahaso fytyren e hajdutit te prones me te ish pronarit, shih te drejten te burgosur, dhe kriminelin te lire ! Per te harritur te Demokracia perendimore s’ka nevoje për shume ceremonira e shpeza: po, vrasesin denohe .Pronen shpjere te i zoti . Role prej aktori qe, futet ne skenë e shpall krekosur “I ka keto kapitalizmi!” jemi ne demokraci (!)… e,drejtesia veç, né mos mundëtë se,nuk le gje pa bere!! e demokracia eshte vetem nje maske.
Diellin me shoshe nuk mbulohet” –thote mençuria popullore e,ne fakt nuk e mbajne dot driten e se vertetes . Kjo jeton dhe mbas vdekjes “Jeta provizore eshte-ka thene Qirjako Dilo- e Verteta eshte e perjeteshme ” . Madhore , te vdesish kur te vjedhin jeten. I persekutuari përseri jeton Dhe,duke u hedhur me nje kercim ne te kaluaren, ai u lë njerezve kujtimin e tij.
Po… Sa fatale ! Kujtojne ata qe shpirti e kane nga lindja , lajkat dhe goja e çthurur u sigurojne ftese tjeter per te ardhmen … deri sa e vjedhura tu behet prone e “shenjte”…e pastaj nga fajtore, ngrene zene ne rolin e avukatit: Ligji dhe Ligji ! Tani,na flasin per Drejtesi dhe vrasin DREJTESINE!
C’padrejtesi e madhe i behet njeriut te mire-demokratit te vertete qe, mbush vetem shpirti i tij kur merr ne zoterim – ate ç’ka eshte e tij – te DREJTEN. Ngrihet kjo deri te sovranëja VERTETESI !
Po, kane pervehtesuar nje shkence te re :Mashtrimin ! Gjithçka plotesohet duke i dhene valenca te ndryshme morale pohimit te turpeshem “ e drejta eshte diçka e brendeshme dhe mund te abuzohet …” ( R.A. ne byro ) Mburren me veset e tyre… dhe e bejne veten njesh – ndershmerie ! Kjo ja kalon dhe perzjerjes te nje te vjelle.
Goditet i persekutuari politik ne tre rrafshe:ekonomik (nuk i jepet prona e tij- ish pronar i thone dhe, i besuari real i partise punes qe e ka dhe gojen me te madhe se barku dje ngrinte zerin”e ka vendose organizzata baze” ajo organizate qender mikrobesh e virusesh, fiton sot miliardat, i persekutuari i vertete fiton tym!), moral(perça e sundo,nderto dosje e antidosje,e thashthemnaja te felliqura,edhe pse nje grusht njerez jemi dhe e njohim njeri-tjetrin fare nire ne sy, per ta zhveshur nga karakteri e zjarr me te eger nuk kish se djegje dosjesh) e fizik ( vritet dhe krimineli bredh i lire si me engjellor i ëngjejve!!! si te vrasja ne Leuse te Permetit ose kur nuk e mbulojne dot kriminelin manipuluesit e opinioneve , ndertojne gjyqe komedi,larg vendit te ngjarjes …”Ujku perpara e i kerkohen gjurmet”) Drejtesia e kupton veten si nje femije qe ka shkaterruar lojen e tij. I mungojne impulset për te gjetur rruge-zgjidhje.
Mbi te deklasuarin bie dhuneshem pabesia . Shqiptarizmi goditet rende pabesisht. Burgoset e drejta , bekohet krimi ! Nje lidhje martesore e tillë nuk mund te thuash se ndodhet ne krize! Drejtesia(!)bllokon kraharorin e demokracise , i vjedh te drejten e jetes te persekutuarin real !
Fjalet Liri – Demokraci nenkuptojne vdekjen e parakoheshme te burgosurit politik . Gjen zbatim ligjerimi stalinist -zhdukje fizike e te deklasuarit… Po, ne te vertete, me i fuqishem se Fati eshte Shpirti i te persekutuarit real, eshte mençuria dhe virtyti i Tij qe,jane te pavdekeshme ne boten e te vdekurve.
Ai vazhdon te jetoje , se eshte shpirtmadh , ka permbushur gjithe detyrat e Tij si Njeri dhe Shqiptar i Mire.
Turp, te jetosh me vjedhje …te kenaqesh me nje “shkelqim” deshmimtari i kaq e kaq krimeve … Lumturi genjeshtare , qe terheq njeriun e rendomte, me te ardhmen shterpë.
Le te urojme qe te sherohet sa me shpejt kjo plage , për te korigjuar kete vonese qe ka larguar nga DEMOKRACIA , e i pengon ecjen me hapin e saj te vertete.

Reagim

Nga RESHAT BADALLAJ


Reshat Badallaj

Si zakonisht nuk ka dite qe nuk e lexoj “TRIBUNEN SHQIPTARE”, por shih per kete,sot, me ra ne sy nje titull:”PO RRITEN PIONERET E ENVERIT NE KOSOVE” nga z. Fritz Radovani. Me besoni se nuk i´u besova syve, sese isha “esull”. Shkrimi fund e krye ishte bere pershesh si themi ne nga anet tona, ne Lume, ndonse ishte teper ofendues per rinine me te shendosh ne rajon, ate ne Kosove…

Shume i nderuari, z. Fritz Radovani, po te drejtohem me zoteri per shkak te etikes dhe se nuk kemi luajtur me ashik bashke. Pra, kete reagim qe po e bej, me arsyetim se konsideroj se eshte teper ofendues per rinine me te shendosh ne tere Ballkanin, ne Kosove. Ne fund te fundit, te pakten keshtu flasin statistikat. T´i referohemi fakteve e mos t´ia futim kot. Se ne cilin vend ne Ballkan ka me shume te droguar,hajdut,kriminel,vrases,prostuticion… Nje fjale e popullit thote:”MAL PA DERRA NUK KA”. Ne nuk rrahim gjoks se nuk ka sepse “minarja nuk futet ne these”,por duhet te bejme nje dallim,sepse nuk futen te gjithe me nje kosh. Te lutem shume qe kete reagim mos ma merrni fare per te keq,sepse nuk jam i prire per hapur sherre. ZOTIN DOREZAN! Per ndryshe po i´a leme lexuesve le ta peshojn ne kandarin pa hile. Helbete njerze jemi!

Qofsha teper i gabuar,por shkrimi me duk i bere pershesh, filloni me nje flamur ne dore te nje komunisti, te viteve te tetedhjete e pesta,vazhdoni me ca “vaki” te pleqeve shume i interesant.Bukur e tregoni, por qe do kur devijoni tregimin e amanetin e tyre- te perqarjes.

Dhe krejt ne fund shkruani kesisoji:”Kam pershtypjen se kur ishte ne Prishtine Ramiz Alia, nje “flamur” te tille ua ka dhuruar edhe kryesise “Forumi i te rinjve muslimane ne Prishtine, qe kuptohet qe kuptohet nga Deklarata e tyre per shtyp 22.7.2011.Turkoshaket po hedhin faren e keqe atje! Por mos harroni se edhe Europa ka sy e veshe me pa! E ashtu ka me dashte edhe per ju “Pioneret e Enverit” ne Kosove.Keshtu e perfundon shkrimin dhe “Qortimin” z. Fritz Radovani. Nejse!

Z. Radovani, ne fund te fundit, eshte mendimi i Juaj, gje qe e cmoj,sepse e di se VLERA ME E CMUAR E NJERIUT ESHTE SHPREHJA E MENDIMEVE DHE INTERESAVE TE LIARA… Te pakten keshtu shkruet ne Revulucionin Borgjez-francez, para 200 e ca viteve. Ama ky mendim eshte shpate me dy tehe a po jo. Mendoj nuk eshte dashur te perdoren fjalet teper perqares, si; turkashaket,pioneret e Enverit…

Personalisht, nuk me pengopjne fare as turkoshaket e as romaket, kete vese fare nuk e kam. Kam miqe e shoke, bile shume nder krishtere e muhamedan. Jam besimtar qe besoj shume VETEM NE TE MADHIN ZOT E ASSESI NUK MERREM ME KRYQIN E ROMES E HENEN E LINDJES SE LARGET.

Poashtu, te ve ne dijeni se nuk jam anetare i asnje partie politike, e larg qofte, dikush ne familje te kemi qene  Komunist. Une kete fare sllavokomuniste i kam quajtur DERRA TE KUQ, sepse kemi vujtur ne Zhur, familja ime nga keta langoje titist.

Z. Fritz RADOVANI, shoh qe shani komunizmin ne Shqiperi,nga kureshtja jam i interesuar te di nga Ju si vijon:

Ne kohen e ENVER HOXHES a keni qene i punesuar dhe cka keni qene?

A keni qene vetem personalisht i burgosur dhe sa vjet jeni denuar dhe per cka?

A te ka “hyre ndonje therre ne kembe”, vetem ty peronalish trupit tend Fritz? 

Dhe neqoftese  asnjera prej ketyre nuk qendron, vetvetiu shtrohet pyetja logjike: SI I SHPETUAT KETIJ TERRORI SLLAVO KOMUNIST?

Perse i bera keto pyetje.

Sepse me ka rastisur te lexoj e te degjoj se shume njerze ne Shqiperi, Enver Hoxhes dhe bllokmenve tjere edhe urinen i´a kane kontrolluar, kane duartrokitur kur ishte gjalle, kane derdhur lot krokodili kur ka vdekur bile i kane shkulur floket…

Nje miku im njehere moti me rrefeu keshtu:cuni i cunit cunit xhajes,vajzae vajzes vajzes tetes ka qene ne internim… I thash:Ju personalish a keni qene ne burg, internim… Jo me tha miku. Lere ate pune,sepse ne themi :”ÇDO DASH VARET PER KEMBET E VETA”.

Neqoftese pyet per mua z.Radovani te deshmoj me shkrim e me vule, qe me denuan langojt komunist. Bile kerkuan denimin me vdekje. Kasapi kryqali, Pjeter Pergjoka, mi dha tete vjete te rende, nderkaq, turkoshaku, Skender Morina, prekuror kerkonte denimin me vdekje. Krushk e kishin Mitrovic Jovica,ortodoks nga Beogradi,si gjyqtar e i deleguar.

Mu per kete, them qe ne jemi vellezer te nje gjaku dhe t´i lem Rome e Arabi. Ta ndihmojm kombin qe ka mbetur ne udhekryq.

Shkrimi yt, eshte per te kerkuar falje rinise se shendosh ne Kosove,sepse edhe falja eshte trimeri dhe burreri, sipas asaj vakie qe e tregon per pleqte. Mbese me shprese se kete do ta beni. 

Poashtu shkrimi andej gardhit eshte ne adrese mjerisht te gabuar, ADRESA E KETI SHKRIMI ËSHTË : HYSNI MILOSHI, TIRANË

Gjithe te mirat!

RESHAT BADALLAJ

Letërsqarim për zotin Nexhat Ibrahimi

Shumë i nderuar dhe i respektuar zoti Nexhat,
Shumë faleminderit për të gjitha sqarimet tuaja. Por ka një çështje që bashkë nuk mund të merremi dot vesh kurrë. Ju deklaroni se kombësinë njeriu mund ta zgjedhe sipas dëshirës. Po a e kuptoni që ky është një paradoks i kulluar, ore zoti Nezhat? Kombësia, ore zotëri, vjen që nga thellësia e kohërave, atë njeriu e ka trashëgim që nga paraardhësit e tij të kryehershëm. Sipas jush, shqiptarët mund ta zgjedhin kombësinë sipas dëshirës. Interesante!!! Po deklaroni ju, po të dëshironi, se doni të konvertoheni në kombësi franceze, italiane, gjermane, angleze ose amerikane. Po a mund t'ju pranojë vallë Franca, Italia, Gjermania, Anglia apo Amerika si pjesëtar të kombësisë të vet? Kurrën e kurrës. Nuk e di se ç'mendim kanë lexuesit e nderuar të "Tribunës Shqiptare". Djali im ka pasaportë amerikane, por në të e ka të shënuar: kombësia - shqiptar. Po si ka mundësi që vetëm Greqia pranon që shqiptari ta ndryshojë kombësinë nga shqiptare në greke. Sepse shovinizmi i leckosur grekokaragjoz dhe kisha e tij kriminale kërkon ta greqizojë Shqipërinë, në përputhje me platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Për arritjen e këtij synimi, Athina gëzon përkrahjen e Brukselit zyrtar, me qëllim zhbërjen e kombit shqiptar dhe shndërrimin e tij në në një bashkësi multietnike. Madje Evropa deshi ta zhbënte përfundimisht kombin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919. Por, falë ndërhyrjes së Presidentit amerikan Uillson, ujqit evropianë nuk arritën ta realizonin dot qëllimin e tyre kriminal. Në qoftë se ju, zoti Nexhat, nuk ëshironi ta kuptoni një gjë të tillë, kjo është punë e formimit tuaj intelektual.
Sa për anafolat (aluzionet) tuaja lidhur me vendbanimin tim, po ju njoftoj se unë jam me origjinë nga Smokthina e Vlorës, pra, jam vlonjat denbabaden, por banoj në Tiranë që prej vitit 1961. Jam banor i lagjes 8, rruga Sulejman Delvina, pallati 7/1, apartamenti 7. Nr. i telefonit: 0355 4 2 25 90 78. Në Amerikë kam ardhur përkohësisht te fëmijët dhe në muajin tetor kthehem në Tiranë. Megjithëse jam banor i Tiranës gjatë 50 vjetve, unë nuk mund ta quaj dot veten kurrë tiranas. Madje edhe fëmijët e mi që kanë lindur e janë rritur në Tiranë, veten e quajnë vlonjatë nga Smokthina. Kurse sipas formularit të zotit Pollo (të cilin zoti Berisha e mbron me një pasion të jashtëzakonshëm, duke i fyer publikisht kundërshtarët e formularit në fjalë), unë mund ta deklarojë kombësinë greke dhe pastaj veten ta quaj athinjot!!! Se kështu i do qejfi Papandreut, Janullatosit, kishës shoviniste greke dhe klasës politike të Tiranës, që është e zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe tërhiqet zvarrë para Brukselit dhe para Athinës, e cila sot, në sytë e mbarë njerëzimit, përfaqëson mishërimin e gënjeshtrës, e mashtrimit, e hipokrizisë, e pabesisë dhe të hajdutërisë. Sot vetë grekëve duhet t'u vijë turp ta quajnë veten grekë, se janë qytetarë të një shteti të poshtër, të përfaqësuar nga klasa politike më e degjeneruar dhe më kusare e rruzullit tokësor.
Klasa politike e Tiranës sot ka ndërmarrë një sulm të ulët kundër nacionalizmit shqiptar. Madje ndonjë përfaqësues i lartë i saj ka arritur deri në atë derexhe, saqë nacionalizmin shqiptar ta vlerësojë si strehën e fundit të maskarenjve. Kurse unë mendoj se antinacionalizmi është streha e fundit e tradhtarëve.
Në Kosovë kam qenë 5 herë gjatë vitit 1999 (në periudhën korrik-dhjetor), kur kam shoqëruar si përkthyes gazetarë ukrainas dhe rusë. Kam qenë edhe në Prizren. Përshtypjet nga ato vizita i kam hedhur në dy shkrime, të botuara asokohe në gazetën "55". Shkrimi i parë titullohej "Kur Kosovën unë e pashë", kurse shkrimin e dytë e pata titulluar: "Dertete e një përkthyesi". Kur të kthehem në Tiranë, do t'i hedh në kompjuter dhe do t'ia dërgoj për ribotim moderatorit të nderuar të "Tribunës Shqiptare", zotit Ajet Nuro.
Me kaq debatin e quaj të mbyllur.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 korrik 2011

REAGIM Z. ESHREF

 Nga Nexhat Ibrahimi

Shumë i nderuari z. Eshref

   
Nexhat Ibrahimi

    Unë kam respekt të madh për JU, dhe unë për shumë arsye jam munduar që juve si person mos të ju atakoj fare. E para është se unë çmoj dhe respektoj çdo shqiptar, dhe së dyti është se nuk ma lejon etika ime, edhe pse jetoj në Kosovë siç thoni edhe ju, “kullën e Akademisë…

       Po, unë jetoj në Kosovë, dhe për këtë nuk i bie pishman, jam Kosovar dhe ndihem krenar, flas mu nga kjo Kosovë, ashtu siç është kjo Kosovë, ( por jo serbe siç e pretendoni ju). Mos z. Eshref mos, se kjo Kosovë dha martir që ruanin edhe qeveritar të 1912-tës, por jo për tradhtinë e tyre, por për besën që kishte Ismail Qemali në kosovarët.

 

       Kur ju filloni me shqetësimin e juaj, që sipas meje është për keqardhje, citoj:  Së pari, zoti Nexhat duhet të mësojë ta shkruajë gjuhën shqipe në mënyrë korrekte, pa gabime ortografike dhe me struturën e duhur sintaksore të fjalisë.

       Po i nderuar, unë ndoshta bëj ndonjë gabim në të shkruar, se nuk jam korrekt, POR, e dini ju z. Eshref se më bëhet qejfi, se megjithatë edhe me ato shumë gabime më keni kuptuar, këtë shqiptar të Kosovës, dhe kjo mjafton, se nuk ishte në at që unë shkruaja puna e korrektësisë, por e esencës. Megjithatë, unë edhe për këto “VËREJTJE” ju falënderoj.

       Pastaj ju vazhdoni, citoj: Së dyti, në të dyja shkrimet e mia unë shtroja si problem themelor çështjen e mbrojtjes së vetvetësisë (identitetit) të shqiptarëve para presionit të shovinizmit grekokaragjoz që kërkon të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke iu kërkuar qytetarëve shqiptarë të deklarojnë se ç’kombësie dhe ç’besimi i përkasin. Këtë problem kaq shqetësues, zoti Nexhat e anashkalon qëllimisht.

       Edhe këtu gaboni rëndë i nderuar, se unë nuk shkruaja asgjë anashkaluese, përkundrazi, unë e mbroja çështjen, por at reale. E them kështu, se çështjen kombëtare e kishin në tavolinë shumë burra të mëdhenj dhe më parë. Pra, ky problem nuk qenka që paraqitet tani, është shumë i hershëm, dhe shumë patriot siç po pretendohen edhe në “shkrime të ndryshme”, paskan filluar tani të mërziten.

            I nderuar, ky  patriot i “Aleancës Kuq e Zi” me djelmoshat atdhetarë, nacionalistë, të “Aleancës Kuq e Zi”,  ishte edhe në Prizren më 28 Nëntor, dhe ne qytetarët e Prizrenit e pritëm krahëhapur siç e ka traditë ky qytet. E organizuam takimin për ta në shtëpinë e kulturës si është më mirë. Salla u mbush plotë, s’kishte vend as në korridore. Dhe ishte dëshpëruese ardhja e zotërisë të “Aleancës Kuq e Zi”, se erdhi me 4-5 djelmosha nga Tirana apo 4-5 djelmosha nga e gjithë Shqipëria, kurse ne i vumë pranë personalitete dhe  akademik, dhe sallën plotë qytetar, dhe bile nga “kulla e Akademisë… siç ju na quani edhe për së dyti herë, të mbyllur në “kullën” e Akademisë ku punojë për informacione të tilla ose nuk “çajë” kokën, ose mua nuk më intereson rreziku i deshqiptarizimit të kombit shqiptar. Hajde z. Eshref jepi më fortë, se ju vërtet po e luftoni greqizmin…

       I nderuari z. Eshref, gjithë shqiptarët e shtetit Shqiptar jetojnë në një shtet të pavarur, dhe unë çuditem, si është e mundur, që në Shqipëri edhe pas 100 vjet pavarësie të keni kaq shumë frikë, se mos ndoshta me rastin e regjistrimit të popullsisë, do të regjistrohen edhe shumë grek, se siç thoni ju, se keni aq shumë presion, citoj: (para presionit të shovinizmit grekokaragjoz që kërkon të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke iu kërkuar qytetarëve shqiptarë të deklarojnë se ç’kombësie dhe ç’besimi i përkasin. Dhe ju më drejtoheni mua, citoj: Këtë problem kaq shqetësues, zoti Nexhat e anashkalon qëllimisht.

       Është qesharake z. Eshref, se po ta analizoni mirë, unë s’përmenda kund anashkalimin, POR, unë po ju them edhe një herë, dhe po që se e kërkon nevoja edhe 100 herë, se NËSE EDHE PAS 100 VJETË PAVARËSIE, KA SHQIPTAR TË TILLË QË DUAN TË REGJISTROHEN SI GREK, ATËHERË LË TË SHKRUHEN.

       E them këtë për arsyen se, nëse një shqiptar e ndien vetën shqiptar, dhe për qejfet e tyre, për interesa të punësimit apo ku ta di unë, pa kurrfarë hamendje deklarohen si grek, atëherë këtu s’ka koment. Tani është realiteti i shqiptarëve se për çfarë do të deklarohen, dhe do të shohim edhe ne këtu në Kosovë nga “kulla e Akademisë… për patriotizmin e shqiptarëve.

       Edhe këtu në Kosovë kishim regjistrimin e popullsisë, ndoshta jo të kënaqshëm për mënyrën e organizimit, por u bë. Edhe ne si shteti më i ri kishim obligimin dhe një ndër kushtet për plotësimin e kërkesave që kërkon Evropa, patëm frikë apo jo, se mos ndoshta edhe këtu mos vallë po na shkruhet kush (ndonjë shqiptarë) si serb, regjistrimi mbaroj. Mirëpo ne nuk kishim këtë breng siç e keni ju, se po deshi kush të regjistrohet si serb, nuk mundemi ta pengonim për arsye se, nëse një kosovarë nuk e ndien vetën shqiptar, atëherë le të regjistrohet si i tillë, kështu e shohim se kush është shqiptar me zemër, me ndjenjë dhe dinjitet, POR JO FALS.

                Prandaj i nderuari z. Eshref, edhe në Shqipëri bëhet regjistrimi i popullsisë, jo për qejfin e Greqisë, por, për obligim që ka shteti shqiptar para përgjegjësive në radhë të parë, dhe së dyti para kërkesave që duhet pa tjetër, po them patjetër, që kërkon Evropa.

            Dhe Evropa z. Eshref, nuk na jep kohë edhe 100 vjet të tjera, për të na pritur neve që të vetëdijesohemi, që populli shqiptar (fatkeqësisht) edhe sot e kësaj dite nuk e ka ndjenjën për vetën se çfarë duhet të regjistrohet.

            Për ta përfunduar, unë ju kam respektuar edhe nga shkrimet që keni paraqitur gjatë jetës suaj, dhe edhe pse nuk njihemi personalisht, nuk më ka shkuar kurrë mendja të merrem me at se kush jeni dhe ku jetoni dhe veproni, nga se është liria e juaj dhe e secilit. E di që jetoni në Amerikë, dhe kjo nuk më ka lënë fare përshtypje pse jetoni ju atje. Për mua me rëndësi është që secili nga ne të kemi respekt, pavarësisht a është dikush i ngritur në NIVELIN E JUAJ ZOTËRIJ apo jo, dhe po ju them se mua nuk më shqetësoi asnjë fakt i juaji apo i të tjerëve, siç thoni ju (prekur në kallo), se kisha mbaruar si shumë kush diku, që nuk ja kisha dëshiruar askujt.

Si shumë shqiptar, ashtu si edhe ju, edhe unë jetova dhe veprova për 22 vite në mërgim. Nuk dua të them se bëra diç të madhe, por punova dhe u angazhova për çështjen shqiptare aq sa ma lejoj përgatitja e ime e përgjithshme e “kullës së Akademisë…

            Nëse edhe at pak punë që e kam punuar, e punova për çështjen që e kërkonte koha atje ku isha, dhe këtë nuk e bëra as për para, as për shpërblime e as për tituj, por e kisha obligim moral, njerëzor dhe kombëtar si gjithë ne. Edhe nga atje ku isha më dhembte zemra për gjitha ndodhitë që bëheshin në Kosovë, Shqipëri apo viset tjera shqiptare. Edhe unë kam mundur të rrija në mërgim për jetë, të bëja një jetë shumë më të mirë se sa në Kosovë, por u ktheva pas 22 viteve, se unë e dua vendin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë ashtu siç janë. Sot jetoj në Prizren, në Kosovën Dardane ashtu siç është, edhe me këto probleme që ballafaqohet. Pavarësisht shumë gjërave që duhet t’i bëjë Kosova si shtet për popullin e saj, unë e ndiej vetën shumë të lumtur, se thith ajrin e Kosovës, ha bukën e Kosovës dhe qaj hallet me gjithë Kosovarët.

            I nderuari z. Eshref, po ju qiti ZOTI ndonjëherë ta shkelni tokën e Kosovës, eja në Prizren, dhe do të bindeni vet se çfarë njeri dështak i “kullës së Akademisë jam.

Duke e përfunduar këtë shkrim që ma imponuat, se nuk i preferoj polemikat, nga se nuk janë frytdhënëse. Nuk dëshiroj më të reagoj, pavarësisht se si do të më quanit në të ardhmen me ndonjë epitet që i paskeni në qejf, unë ju faleminderit shumë për shqetësimet e juaja, ju dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë të qetë në Amerikën e largët.

Me nderime dhe respekt

Nexhat Ibrahimi – Prizren


Tito i Kosovës në krye të LDK-së!?



                                                                                      

SHKRUAN FLORI BRUQI

LDK tallet me qytetaret e Kosovës?!!!!




Burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë konfirmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të peizazhit politik në Kosovë, ngase presidenti do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta.

Siç shprehet një zyrtar i i LDK-së për Prishtina Insight, ajo parti duhet të bëjë një “hap të mençur” për të mundur PDK-në. “Një hap i tillë do të ishte nominimi i Surroit për kandidat presidencial ngase ai ka një imazh të formuar”.

Veton Surroi dhe gazeta e tij "Koha ditore",në vazhdimësi ka propaganduar kundër politikës paqësore të z.Ibrahim Rugova dhe vetë LDK-së.

Sipas disa intelektualëve  më këtë koalicion Isa Mustafa alias LDK ,definitivisht  fshehtas po " zyrtarizohet" koalicioni mes  Grupit sorosist " Koha". Po arsyetohet fushata mediatike e gazetës "Koha"  kundër  liderit partiak prof.Dr.Fatmir Sejdiut.

Profesor Isa Mustafa  dhe puleni i devotshëm  i çdo koalicioni  z.Ismet Beqiri ,mund të propozojnë marrëzira të tilla por elektorati kosovar i LDK-së  nuk mund ta detyrojnë votuesin ,që ta votojnë bashibuzukun e "Kohës" të jetë kandidat i LDK-së për president  ,ngase ky i fundit mund të fitojë hiq me pak se 5 vota !!!!

LDK-ja duhet të propozoi figura të arsyeshme  kombëtare  si  Akademik Pajazit Nushin ose Akademik   Esat Stavilicin e jo shallabajzera që përkrahin ujdin serbosllavë!

Flori Bruqi

Message flagged Sunday, 24 July 2011, 15:45Message BodyLejla Selaci 17 vjeçare është në mesin e të humburve pas masakrës së Utoja


Ne ngjarjen tragjike ku të paktën 85 persona janë qëlluar për vdekje në një takim rinor të Partisë Laburistë në ishullin Utoja edhe Lejla Selaci 17 vjeçare konsiderohet si e zhdukur.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës në ndërtesat qeveritare në Osllo.

Lejla Selaci 17-vjeçare ishte në delegacionin Auf Nga momenti tragjik nuk ka asnjë dhe nuk ka dhënë ende shenja të jetës.

Raportet nga Policia norvegjeze tregojnë se katër ose pesë të cilët ende janë të duke u kërkuar por nuk kemi asnjë informacion për ta vetëm dihet se ishin ne ishullin ne momentin kritik.


Edhe Kryqi i Kuq norvegjez tregon se kërkimet do të vazhdojë të gjithë e diel, madje edhe mundësi për të gjetur të mbijetuarit tani është minimale. Sipërfaqja ne Utoja e gjitha është kontrolluar, dhe tani kërkimet përqendruar në ujëra dhe rreth ishullit

Miqtë e 17-vjeçare se humbur kane krijuar një faqe të veçantë në Facebook, ku japin mesazhet më të fuqishme dhe shprehin deshiren e tyre qe Lejla te jete gjallë!!

"Humbasë çdo gjë për ju! Në çdo rast, (...) bukur buzëqeshje Eja në shtëpi më shpejt ju lutem. Ne kemi nevojë për ju këtu me ne ", shkruan një nga miqtë e ngushtë të vajzes se zhdukur.

"Shpresoj se ju merrni në shtëpi të sigurt dhe të shëndoshë", shkruan një tjetër.. "

Dhe një të tretë: Kurrë "harroni se çfarë njeriu je. Humbja e ju do të donte për të humbur kuptimin e jetës, për mua, keni qenë gjatë gjithë kohës ne kohe të vështira, jo vetëm një herë, por vazhdimisht. Juve nuk mund të ju përshkruaj me fjalë (...) Ju duhet të vini në shtëpi, Për ty ka shumë që janë duke lutur. "

Jane disa mesazhe qe kanë dërguar miq e 17 vjeçare nga Kosova Lejla Selaci.

Sot pasdite pritet qe policia norvegjeze ti beje publike emrat e atyre te cilët kane pësuar ne ketë tragjedi qe ka tronditur te gjithë boten!

Astrit Gashi

 0046735593642

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...