Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/31

KA ARDHUR KOHA !!!

 
Shefi aktual i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, më në fund mori vendimin e duhur,që në mbarë territorin e shtetit tonë të filloi kontrolli institucional dhe ngushtimi i hapësirave të krimit, që origjinë kishte Beogradin. Absurd - EULEX, që këtu është për të instaluar ligjin, ka kundërshtuar masat ligjore në veri të Kosovës. Edhe në këtë shekull, që bota e quan të paqes, për të instaluar ligjin dhe kushtetutën në çdo pëllëmbë të Dardanisë, haraqi ishte gjak dhe jetë njeriu.  
Afati 100 vjeçar i aneksimit të tokave Shqipërisë po kalon, dhe po na rikthehet e drejta historike e ribërjes së Shqipërisë Etnike. Gëzuar dhe përpara!

Shkruan: Engjëll Koliqi

Stubëll, korrik 2011

Në 65 vjetori e pushkatimit…

Nga Fritz RADOVANI:

KA  THANË  I  NDJERI  KOLË  ASHIKU:..
Në 65 vjetori e pushkatimit…

            Një nga Burrat që meriton respekt dhe përulje për qendrimin të Tij Burrnor në një nga qendrat ma të mnershme të sigurimit komunist të Lindjes stalinjane, në shtëpinë e njohun të Pjeter Çiurçisë në Shkoder, asht edhe oficeri Kolë Ashiku. Nuk kisha dëgjue për këtë shkodran, përveç emnit, në lidhje me veprimtarinë e Tij pothuej asgja. Porsa “kanë hy këta…”, Kola kishte dalë në mal. Atje ishte bashkue me Burrin e legjendave të maleve, oficerin Gjergj Vata, të cilit shumë ma vonë pata fatin me i njohë vllain e Tij, Loro Vata. Pak dit përpara se të takoja Loron, pata rastin me pa dosjen e Don Alfons Trackit, dhe fare pa dijtë gja, aty ndodhej edhe emni i Kolë Ashikut. I nxitun vetëm nga emni, hyna në një nga labirintet ma interesante që mund të kemi lexue për një Burrë që nuk kishte njohë fare në jetën e Tij fjalën “frikë”! Bindja që mbronte Idealin e Tij Atdhetar e kishte kthye në një “çelik” të papërkulshëm kundrejt torturave ma mizore që kishte provue mbi trupin e vet i Ndjeri Kolë.
            Mendimet e Tij të shprehuna haptas kundër komunizmit dhe shovenistëve sllavë, e kthenin në një përmendore ma se prej bronxi, ku rrahjet e “çekiçit” komunist mbi statujen e Tij, vetem zbukuronin fjalën që do të pasonte me thanë para kriminelit Zoji Themeli. Ai qendrim i pathyeshëm më ka shty me pyetë Loron: “Si asht e mundun, Ai Burrë aq Trim me u dorzue i gjallë në dorën e komunistëve?”... Loro më shpjegoi se kur asht rrethue në një shpellë tue luftue trimnisht kunder forcave të ndjekjes komuniste, një plumb e ka kapë në anën e majtë të gjoksit, dhe porsa Kola e ka kuptue se po debulohej nga hemoragjia e madhe e gjakut, ka provue me vra veten, por plumbi që ka zbrazë nga arma e vet revolver nuk i ka ra prap në zemer; ashtu, me dy plagë që rridhnin gjak pa pushue, ka mbetë pa ndjenja... Kur forcat e ndjekjes kanë hy në shpellë, kanë kujtue se ishte vra, po Kola ishte i pavetdijshëm fare dhe jo i vdekun. Kishte shpëtue për rrezikun e vet, mbasi, siç tregonte Loro, ishte masakrue si pak kush në sigurimin e shtetit të Shkodrës. Një gja e tillë i ka ngja edhe Zef Kol Prelës, i cili para pushkatimit i shkruen “amanetin e fundit” Nanës së vet, me një gozhdë me të cilen ka shpue një damar dhe letren e ka shkrue me gjakun e vet, leter që e kam lexue me sytë e mi...
            Kolë Ashiku nuk mohon bashkpunimin e vet me okupatorët fashistë apo nazistë në luftën e pakompromis kundër komunistëve, të cilët luftonin kundër interesave Atdhetare, sepse pothuej të gjithë “dëshmorët”, kur janë pushkatue, kanë brohoritë për “Stalinin e math”, komunizmin dhe internacionalimin, gja që e ka shue qellimin e vërtetë të emnit të Luftës “nacional – çlirimtarë”, tue i shërbye shovenistëve sllavë të Titos dhe të bolshevikut rus Stalin. Koha mbas Luftës “nacional – çlirimtare” provoi se nga pushtimi nazi-fashist kaluem në pushtimin tjetër, atë komunist sllav, që me i krahasue me dorë në zemer, edhe pushtimi turk ishte “lule”... Ndërsa Kola e lidhë pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botnore “me çlirimin e Trojeve tona nga pushtuesit serbë dhe me bashkimin e tyne me Tokën Nanë...”, gja e cila, siç e shprehë Kola, nga Lufta “nacional – çlirimtare” të gjitha Tokat Tona që u bashkuen me ne nga fashizmi dhe nazizmi, shpejt, mbas ikjes së gjermanëve nga Shqipnia, iu aneksuen nga komunistët  prap anmiqëve shekullorë sllavë, tue humbë kështu bashkë me Tokën Nanë pergjithmonë Pavarësinë dhe Lirinë e Atdheut, tue u masakrue, coptue dhe tue mbetë nga Ulqini e deri poshtë në Prevezë të pushtueme nga Jugosllavia dhe Greqia, ndërsa në Shqipni ata vendosën një vasal të tyne, që po i shërben ma së miri atyne, anadollakun kriminel Enver Hoxha të Gjirokastrës, madje për ta ma mirë sesa me pasë sjellë një xhelat të tyne nga Beogradi. Sigurisht, këta mendime të shfaquna në korrikin e 1946 krijonin jo pak diskutime në opinjonin publik të Shkodrës dhe mbarë Shqipnisë. Kola paraqet një mendim shumë origjinal të tij, se “edhe fashizmi dhe nazizmi gjatë okupacionit na kanë sherbye ne dhe jo na atyne.”
            Gjaja ma origjinale e Kolë Ashikut asht thanja e Tij për të gjithë spijunët e të gjitha kohëve, tue fillue nga spijunët turq mbas vitit 1912 e deri sot që jemi 65 vjet mbas pushkatimit të Kol Ashikut, në korrikun e 2011, në shek XXI ...
            Hetuesi e pyet për spijunët që kishte aso kohe nën urdhnin e Tij... dhe Kola fillon: – Po, kam pasë shumë nga këta spijunë, Kolë Topin, Kolë Kallmetin, Kolë....Cuf ...Bahri ...dhe vazhdon listën pa u ndalue fare. Hetuesi e pyet përse nuk po ngurron me i tregue këta emna? Kola i përgjegjet: – Qyshë në kohën e turkut ka familje në Shkodër që vazhdojnë edhe sot me kenë spijunë të turkut. Spijunët e Zogut sa iku Zogu u banë të Italisë. Kapitulloi Italia, ditën e nesërme kanë ardhë tek unë dhe kanë shkrue emnat me u ba spijunë të Gestapos, dhe unë ua kam rekomandue emnat e tyne gjermanëve...nuk kishin pretendime të mëdha pagese, prandej po t’i rreshtoj edhe ty, se me pak pare janë gati me fillue spijunllekun edhe për ju, nuk di a po më kupton, se këta emna që të rreshtova këtu punen e spijunit e kanë pasion, po janë edhe profesionalizue mirë, se janë spijunë qyshë të rijë. Disa madje kanë pasë edhe prindët spijunë...e nesër, kur t’i thërrisni ju, në mos paçin ardhë vetë qyshë me datën 29 nandor 1944, vijnë e fillojnë edhe pa pare ...janë aq të poshter sa i sherbejnë kujdo, mjafton që ju t’i queni “heroj”...
            Sot emnat e tyne njihen si spijunë nga gjithë Shkodra, për sherbimet që i kanë ba pa pushue një minut komunizmit dhe sigurimit të tij...Mbas vitit 1944, shumë prej atyne spijunëve që u dalluen në veprat “heroike” të shpifjes dhe mashtrimit, u graduen edhe me grada shkencore si “rektor, profesor, doktor shkencash” etj. Jo ma larg se sot shoh emnin e një spijunit xhelat Hulusi Hako me titullin “Prof. Dr.”, i “graduem” me siguri nga vetë terroristi Enver Hoxha, mbasi “shoku” Hulusi Hako asht autor i futjes së armëve nga vetë sigurimi i shtetit në Kishën e Fretënve në Shkoder”...bashkë me “akademikun” Dilaver Sadiku....për të cilët shkruejnë “Dr.” Rakip Beqja dhe “Rektor Doc. Prof. Dr. anadollak Jup Kastrati”...Tashti këta xhelat shkojnë edhe “delegatë” në “100 vjetor” të kongreseve, konferencave, pakteve të shitjes së Trojeve, marrveshjeve kuturore e fetare, bashkpuntorë në lidhje me besimet e reja të muhaxhirëve, organizatorë të takimeve dhe deklaratave të forumeve rinore muslimane të Prishtinës kundër Figurave të Nanë Terezes e Ibrahim Rrugovës... Janë të gatshem me perdhosë dhe me shitë edhe Atdheun tek kushdo veç sa ma larg Europës, në Kaukaz, Arabi e në dreq të mallkuem...Një pjesë nisen për USA, disa për Shkup, disa për Londer, e kudo ku asht nevoja me propogandue për “besimet e reja” të shpikuna kohët e fundit nga “islamikët modernë,” të cilët e kanë fillue qyshë tash, po vitin e ardhshëm besoj do të  “fillojnë” zyrtarisht edhe fushatën e tyne për Presidentin e Republikës së Konferences Islamike të Shqipnisë!!...
            Ju duket çudi? – Aspak! Cilen detyrë nuk dinë me ba spijunët turkoshakë..!!

            Korrik 2011.

Josif Bageri dhe poezia e tij


Në Sofje, ku u vendos dhe ku filloi të punonte, jetonte dhe vepronte një koloni mjaft e madhe shqiptare, e cila kishte një jetë të organizuar politike dhe kulturore. Aty, djaloshi i ri, mësoi shkrim-leximin, ra në kontakt me njerëz të ditur e atdhetarë dhe përqafoi idetë e mëdha të Rilindjes Kombëtare, duke pasur si shëmbëlltyrë "shpirtndriturin" Naim, të cilin shkoi ta takonte në Stamboll një vit para se të vdiste, më 1899. Dhe, ndonëse me profesion ishte zanatçi, këpucar apo "kpucmbaronjës", siç thoshte vetë, ai punoi

gjatë tërë jetës për sendërtimin e ideve të mëdha të Lëvizjes për çlirim dhe emancipim kombëtar. Ishte njëri nga themeluesit e shoqërisë atdhetare "Dëshira", të themeluar në vitin 1893 në Sofje dhe mik e bashkëpunëtor i ngushtë i Said Najdenit, alias "Hoxhë Vokës", i Dervish Himës, Jashar Erebarës, Nikollë Ivanajt, Luigj Gurakuqit dhe i disa veprimtarëve të tjerë të Rilindjes Kombëtare.
shqiptare në mërgim ["Shqipëria", Bukuresht (1899), "Drita", Sofje (1901-1902), "Shpnesa e Shqypnis", Raguzë (1906- 1907), "Liria", Selanik (1908-1909) etj.] dhe themelues e drejtues i gazetës Shqypeja e Shqypënis, "Organ për politik dhe dituni", që doli në Sofje, nën drejtimin e tij, në vitet 1909-1911. Në vitin 1910 Bageri botoi librin e tij të parë (dhe të vetëm), përmbledhjen me vjersha, përralla e proverba, Kopësht Malsori, me anën e të cilit synonte të kontribuonte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të bashkatdhetarëve të vet dhe t'i nxiste ata që të hynin në rrugën e ndritur të kulturës dhe të qytetërimit. "Dëshira dhe qëllimi yn - shkruante Bageri në Pasthënien me të cilën e shoqëronte këtë libër - âsht të çgjumim kombin prej gjumit rônd dhe t'a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t'kullturës". Për këtë qëllim ai bëri çmos, duke mbledhur ndihma në të holla e duke hyrë edhe në borxh, që ta shihnin dritën e botimit "këta thona, pralla e vjerrsha", siç i quante vetë, që ishin një pjesë e opusit të tij krijues, sepse ai, kishte në dorëshkrim "edhe shum të tjera vjerrsha", të cilat "s'mundëm t'i shtypim në kët libër; për shkakun, se jon të mprehta (revolucionare)".

Idealist si të gjithë poetët, Bageri shpresonte se libri i tij Kopësht Malsori do të mirëpritej nga lexuesit, të cilët i luste që ta shpërndanin dhe ta përhapnin sa më shumë, mirëpo, pa kaluar shumë kohë, do të pësonte një zhgënjim, sepse në letrat që i shkruante një mikut të tij, ankohej se libri nuk shitej, jo për vlerën e tij, por sepse nuk kishte blerës; për shkak se njerëzit, shqiptarët, nuk i lakmojnë idealet, por "kockën e shkretë". Në vitin 1914, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, të cilën e priti me gëzim të madh, Bageri vjen në Shqipëri, në Durrës, ku drejton gazetën Ushtima e Krujës, e cila, për mungesë mjetesh materiale e teknike, pushoi së dali pas disa numrash. I lodhur nga skamja dhe sëmundja, niset përsëri për në Sofje, ku e kishte familjen (gruan me tre fëmijë).
Edhe pse relativisht i ri, dyzet e sa vjeçar, gjendja e tij shëndetësore pothuajse qe rrënuar. Një vit përpara se të vdiste, në prill të vitit 1914, i shkruante nga Durrësi mikut të tij vlonjat, Ibrahim Shytit: "Un or vlla i dashur jam pak i s'munë! Kush e di vallë sesi u smuna e s'po bëhem edhe mirë ashtu si duhet. Më dhemb krahnori e më priten këmbët, kollitem e më erren sytë, më dhëmb kryet e s'kam shie për unshim ashtu si duhet".


Ishte bashkëpunëtor pothuajse i rregullt i disa gazetave dhe revistave shqipe që dilnin në kolonitë
283176_10150241269966099_133015046098_7546718_2815171_n


 

Emri dhe vepra e Josif Bagerit (1868-1915) për lexuesin shqiptar në Maqedoni kanë një rezonancë të veçantë...

Prof. dr. Agim Vinca

(Sinopsisi: 1. Një jetëshkrim i shkurtër, 2. Atdhetari dhe veprimtari idealist, 3. Kronikë në vargje e një kohe dhe e një treve, 4. Rekuiem për Rekën e tretur)

Emri dhe vepra e Josif Bagerit (1868-1915) për lexuesin shqiptar në Maqedoni kanë një rezonancë të veçantë. Themi kështu për shkak se emri dhe vepra e këtij letrari dhe veprimtari të zellshëm të Rilindjes Kombëtare është e lidhur ngushtë me fatin e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, posaçërisht me atë pjesë të tij që në pikëpamje konfesionale i përket (apo, më saktë, i përkiste) besimit ortodoks. Bir i një familjeje të varfër malësore nga fshati Nistrovë i Rekës së Dibrës, Bageri e kaloi pjesën dërrmuese të jetës larg vendlindjes, në mërgim. Siç thotë vetë në vargjet e vjershës Reka e Dibrës dhe rronjësit e sajë, banorët e Rekës, të fshatrave të saj, për të siguruar ekzistencën, por edhe për arsye të tjera, merrnin rrugën e kurbetit. Kta shkojn në Stamboll E në Bullgari.- Disa n'Anadoll Dhe në Rumani... Këtë rrugë, rrugën e kurbetit, e ndoqi edhe Josifi i ri. Në moshën 17 vjeçare, si shumë bashkëvendës të tij, ai shkoi në Bullgari.

Shtegtar pothuajse i përhershëm, në një kohë kur udhëtimi ishte aq i vështirë, vdekja e gjeti në rrugë e sipër, në Prishtinë, ku vdiq në vitin 1915 dhe ku me gjasë edhe është varrosur në rrethana të panjohura. Studiuesit e jetës dhe të veprës së Bagerit, nuk japin gati kurrfarë të dhënash për vdekjen dhe varrimin e tij (bile as datën e saktë të vdekjes). Dhe është turp që as pas gati njëqind vjetësh nuk i dihet varri; ne nuk e dimë as sot e kësaj dite ku prehen eshtrat e këtij atdhetari e veprimtari idealist, edhe pse në Prishtinë është mbrojtur edhe një temë doktorate për të! Ky është, me pak fjalë, jetëshkrimi i Josif Bagerit, i cili e quante veten "rob i kombit" dhe asgjë më shumë. (Letrat e tij drejtuar miqve të vet të ngushtë, të cilët i quante "vëllezër të një ideje e qëllimi", Bageri i mbyllte me fjalët: "Unë, robi i kombit shqypëtar: J. Bageri").

Ato janë një dëshmi e ekzistencës së komunitetit ortodoks shqiptar në Maqedoni (jo vetëm në krahinën e Rekës, por edhe më gjerë) dhe një argument i identitetit të tij të zhbërë nën trysninë e rrethanave të kohës (politika represive, mjerimi ekonomik etj.). Ky argument i përgënjeshtron mëtimet absurde të disa intelektualëve maqedonas, të cilët pohojnë se kinse pas Luftës së Dytë Botërore, për mungesë të programit nacional të komunistëve maqedonas, ndryshoi përbërja etnike e Maqedonisë Perëndimore, u bë albanizimi i saj!, duke e shtrembëruar kështu në mënyrë flagrante të vërtetën shkencore, sado që faktet tregojnë të kundërtën. Sot, afro njëqind vjet pas vdekjes së Josif Bagerit, këtij misionari të vërtetë të idesë kombëtare, Reka e tij, kjo oazë dikur e gjallë shqiptare, i ka bjerrë gati përfundimisht veçoritë e saj autoktone - "gjuhën dhe vetiat natyrale", ndërsa banorët e saj janë tjetërsuar pothuajse në tërësi në pikëpamje gjuhësore, etnike dhe kulturore. Reka e dikurshme e Dibrës nuk rron më, së paku jo shqip, siç do të dëshironte biri i saj i denjë, sepse dikush është kujdesur që "rronjësit e saj" ose t'i shkulë me rrënjë ose t'i shartojë, duke ua ndërruar fizionominë e tyre jetike.
E lexuar dhe e rilexuar në këtë kontekst, poezia e Josif Bagerit, këtij mohikani tragjik ballkanik, tingëllon si një baladë për një botë të bjerrë, respektivisht si një rekuiem për Rekën e tretur, shpirti i së cilës jeton tashmë vetëm në vargjet e tij. 
Mirëpo, jetëshkrimi i tij i vërtetë është poezia e tij. Jo vetëm pse në masë të madhe ajo ka karakter autobiografik, por për shkak se përmes saj Bageri ka shprehur çiltërsisht ndjenjat dhe mendimet e tij dhe ka regjistruar besnikërisht vendet nga ka kaluar dhe ngjarjet që ka jetuar, sepse, sipas tij, secili libër "âsht nji pasqyrë prej qelqi, në të cilën shum na ka anda të kqyrim fëtyrën tën". Vjershat e Bagerit janë pikërisht një pasqyrë e tillë e pastër e një poeti të çiltër e atdhetar, i cili digjet si qiriri për Atëninë, Kombin dhe Gjuhën e vet. Me anë të vjershave të tij të shkruara thjesht e në frymë popullore, Bageri dëshiron të kultivojë te bashkatdhetarët ndjenjën e dashurisë për atdheun, për heronjtë, për gjuhën dhe shkollën shqipe dhe të luftojë kundër armiqve. Kjo dashuri - dashuria për atdheun a Atëninë, si e quante ai (Atënia ky emën i bukur!), është burim kryesor i frymëzimit për autorin e librit Kopsht Malsori. Shkupi, Dibra, Manastiri, Kosova etj., në njërën anë dhe Skënderbeu, Naimi, Bajram Curri, Isa Boletini etj., në anën tjetër, janë disa nga emrat më të shpeshtë të vendeve dhe të personaliteteve historike që përmenden në vargjet e këtij vjershëtori.
Arsimi dhe sidomos arsimi në gjuhë amtare është për poetin tonë themeli i kombit dhe kusht themelor për zhvillimin e një populli e të mbarë njerëzimit. Prandaj, ai i fton bashk-atdhetarët e vet dhe sidomos të rinjtë, që janë e ardhmja e kombit, të shkojnë në shkollë apo, si thotë ai, duke përdorur një fjalë shqipe - në "msimtore": Eni fëmi dor për dore! Na të shkojm në msimtore; Gjuhën holl e mir ta msojm: Amë e at na të nderojm... (Eni të gjith në msimtore) Josif Bageri është para së gjithash këngëtar i vendlindjes së vet, Rekës, të cilën e quan "vend i trimnis" dhe "zemra e Shqypnis". (Vjersha Reka vendi imë). Në vargjet e tij ai përpiqet ta japë portretin e kësaj treve në planin social dhe shpirtëror.
Në vjershën intime Dëshira ime, të shkruar në vitin 1899, subjekti lirik, që është vetë poeti, shpreh dashurinë e tij të madhe për vendlindjen, duke shfaqur dëshirën e pashuar që, kur të vdesë, trupi i tij të mos prehet askund tjetër, pos: Atje n'Rek para kishës; Në Nistrov n'hie t'pishës...
Aty-këtu poeti sikur e parandien fatin tragjik të Rekës së tij, zhbërjen dhe tjetërsimin që do të pësonte ajo në dekadat që do të pasonin. Procesi i asimilimit, që filloi pas luftërave ballkanike, kur ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe viset shqiptare në Maqedoni dhe kur disa shqiptarë, filluan ta mësojnë e ta flasin serbishten, siç thotë poeti në vjershën e gjatë me thekse elegjiake e satirike Vajtim e mallkim, "Me nxitim e me shie.../Sikur s'jon fëmi Shqypnie!", do të intensifikohet pas Luftës së Dytë Botërore, kur Bagerët e rinj, modernë, nuk do të shkruajnë vargje në gjuhën e të parëve të vet, por në ndonjë gjuhë tjetër! Idetë atdhetare dhe iluministe përbëjnë bazën ideotematike të poezisë së Bagerit. Të gjitha vjershat e tij sillen rreth këtij strumbullari tematik: atdheu, liria, shkolla, arsimi, kurbeti, mërgimi...
Ato janë variacione të njëra-tjetrës, sepse frymëzohen nga të njëjtat motive dhe ndërtohen me të njëjtat mjete shprehëse gjuhësore e stilistike. Fjalori i tyre është i varfër, versifikacioni i njëtrajtshëm, ndërsa figuracioni uniform. Josif Bageri është poet autodidakt ose, si thotë vetë në një vjershë të tij, "Prej vetiut këng mbaronjës!". Meqenëse, sipas tij, një libër me poezi ka pikësëpari funksion edukativ e utilitar ("rroka penën dhe nisa ta shkruej këtë libër, me të cilin due me i shërbye kombit vet"), ai rrëfehet para lexuesve: Mjaft kom kjon kpucmbaronjës Mjaft punova kët mjeshtri; Tani due me kjon shkronjës Me sa t'di, Vjershtor të mbrri.
Patriotike përkah përmbajtja dhe patetike përkah shprehja, vjershat e Josif Bagerit janë vazhdim i publicistikës së tij dhe si të tilla më shumë vargnime sesa poezi, ndërsa autori i tyre, sipas një klasifikimi që bënte mjeshtri i madh i vargut shqip, Ndre Mjeda, mund të quhet më parë vjershëtor sesa poet. Sido që të jetë, shkrimet letrare të Josif Bagerit, sikundër edhe ato publicistike, kanë një kuptim dhe rëndësi gjithsesi jo të vogël për letërsinë dhe kulturën shqiptare, ndërsa emri i tij një kumbim të veçantë, posaçërisht për lexuesit shqiptarë në Maqedoni. Jeta dhe vepra e Josif Bagerit sajojnë një sintezë të fuqishme e harmonike.

2011/07/28

Një ditë ndofta edhe Serbia do të jetë e lirë,demokratike...që tash për tash se besojë!!!!

MOS BLENI PRODHIME TE PRODHUESVE SERB!

nga Flori Bruqi më 2011-07-28 në orën 9:15.MD
 
Një ditë ndofta edhe Serbia do të jetë e lirë,demokratike...që tash për tash se besojë!!!!

Firmat Kosovare nuk bënë tash e pas të blejnë prodhime serbe.Ata që bvlejnë duhët të ndëshohen dhe të emërtohen me emradhe mbiemra.Mos ti pasurojmë serbet dhe Serbinë më!!!Boll u bë! Ata na vranë dhe na shanë për një shekull!!!

Le të merren ata me vehtën,siç po mirren tash e dy decenjeme ish shtetet Jugosllave....Nuk është më i mirë as Boris Tadiçi...Ai mësimet i ka marrënga babai dhe nëna e tij...Akademik Ljuba Tadiçi dhe prof.dr.Nevenka Tadiçi...Babi i tij është shok i ngushtë i AkademikDobrica  Qosiçit  dhe Akademik Antonije Isakoviçit...Këta ishin mësuesit e Kryeçetnikut serb Sllobodan Millosheviçit...Ujku kimen e ndërron ,por zanatin se harron...Prandaj,disa politikanë tanë heret e kanë hetuar kush janë këta smirëzijëqë të lëmojnë ditën e të vrasin natën!!! Koha e tyre ka shkuar në amshim ashtu siç shkuan në Hag Millosheviqi,Karagjiqi,Shesheli,
Mladiçi!!!...

Një ditë ndofta edhe Serbia do të jetë e lirë,demokratike...që tash për tash se besojë!!!!

Flori Bruqi

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

SËRBIA DERI TE TREGU DHE KONSUMATORI I KOSOVËS ME ZJARR E VRASJE ?!

Edhe polici i ndjerë Enver Zymberi ishte konsumator. U  vra në detyrë duke ushtruar profesionin me nder, duke u rrezikuar për tamaterializuar djersën dhe nderin – për ekzistencën e familjes. Edhe të lënduarit, edhe të plagosurit janë konsumatorë. Forcat e errëta ngaSërbia trimëruan duart vrastare: Duan me dhunë, me vrasje e me zjarr të “ rimarrin “ tregun dhe konsumatorin e Kosovës. I kanë edhe bashkpunëtorët brënda të cilët akuzojnë e fajsojnë konsumatorin se është i varur nga prodhimet serbe, se i “ mundon “ sentimentalizmi për to?!

Me dhunë e me zjarr, me vrasje, me këtë skenar të përsëritur Sërbia nuk ka as gjasa minimale të “ rimarrë “ tregun as konsumatorin e Kosovës ! Këto veprime dhe pamjet mbi veprimet vandale e shtazarake kanë indinjuar thelle konsumatorin në Kosovë.

Konsumatori i Kosovës edhe  një here po bindet se Sërbia, se prodhuesit e saj, njësoj si me këtë rast, janë në gjendje të vrasin të pafajshëm dhe të të detyrojnë të blesh produkte sërbe. Si në vakt të ex YU ?!

Edhe polici i ndjerë Enver Zymberi ishte konsumator dhe e vranë duart e zeza vrastare për ta detyruar të konsumojë prodhime sërbe ?!

Kështu, përfundimisht Sërbia dhe prodhuesit nga sërbia vulosën fatin e tyre në raport me tregun dhe me konsumatorin në Kosovë: Sot e tutje çdo konsumator i Kosovës, kur të ndodhet para prodhimeve nga Sërbia, do të përfytyrojë viktimat e luftës, viktimat e luftërave, viktimat e pas luftës dhe viktimën e fundit – Policin e PK-së Enver Zymberin.

Bizneset tregtare, ato importuese, ato që bashkpunojnë dhe mendojnë të vazhdojnë bashkpunimin me bizneset nga Sërbia i këshilloj:

-    Mos ta akuzojnë konsumatorin e Kosovës se janë të varur nga prodhimet sërbe,-    Mos t ia imponojnë konsumatorit prodhimet serbe, dhe-    T i largojnë nga ofertat, nga vitrinat, nga tezgat e nga raftet…edhe nga mendja prodhimet nga Sërbia.

Se, konsumatori i Kosovës është i mllefosur, është i  indinjuar, është i pikëlluar për vrasjen / ekzekutimin e Policit të PK-së Enver Zymberi, i kujtohen të bëmat historike gjenocidale të Sërbisë ndaj popullit, ndaj qytetarit…ndaj konsumatorit në Kosovë dhe në trojet tjera prej nga është detyruar të ” ndrydhet e të shtrydhet “ në Kosovë dhe reagimet e konsumatorit mund të jenë të pamatura, mund të jenë refleksion i ngacmimit dhe i provokimit, mund të jenë reaksion  i dhembjes…edhe i hakmarrjes ?!

      Ndaj, ofertat e këtyre prodhimeve, prania në vitrina, në depo, në tezga e rafte të  prodhimeve nga Sërbia mund të merren si provokim i rëndë për konsumatorin pas gjithë këtyre përjetimeve.

      Duke njohtuar për frustrimin e konsumatorit ftoj që kjo gjendje shpirtërore, ky shqetësim, ky indinjim e nënçmim të merret para sysh dhe të mos injorohen ato.

      Jamë dëshmitar i kërkesave, i disponimit, i thirrjeve për largimin, për injorimin,    për…shkatrrimin e prodhimeve nga Sërbia. Një kërkesë e tillë i është dërguar KONSUMATORIT, më është dërguar mua.

-    Po këto biznese i ftoj që menjëherë ti zëvendësojnë këto prodhime me ato vendore ose me prodhimet nga vendet mike të cilat na ndihmuan në luftë për liri, nga shtetet që na strehuan dhe nga shtetet që kanë njohur ose janë
në proces të  njohjes së pavarsisë së Kosovës.

-    Konsumatorët e Kosovës, si në Kosovë, në Shqipëri e kudo i ftoj  që të jenë të  matur, racional dhe të ruajnë gjakftohtësinë e krenarinë. i ftoj konsumatorët që t i japin shansin tregtarëve për riorganizim dhe për zëvendësimin e
produkteve.

-    I ftoj institucionet e Shtetit të Kosovës, përkundër rrethanave delikate e angazhimeve madhore dhe asociacionet e bizneseve që t i ndihmojnë bizneset importuese e tregtare për t i zëvendësuar prodhimet nga Sërbia me prodhimet vendore dhe me prodhimet nga shtetet mike tëKosovës.


Selatin Kaçaniku

28.07.2011.

ISLAM LAUKA: SITUATA NË VERI ËSHTË E RREZIKSHME DHE DRAMATIKE

ISLAM LAUKA: SITUATA NË VERI ËSHTË E RREZIKSHME DHE DRAMATIKE

nga Flori Bruqi më 2011-07-28 në orën 21:30.MD
 
BOTUAR SOT NË FACEBOOK.COM


PYETJE: Z.Ambasador si e vlerësoni gjendjen në veri nga prizmi i një diplomati shqiptar?
AMBASADORI ISLAM LAUKA: Së pari, më lejoni që t`i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe popullit të Kosovës për humbjen e njërit prej bijve më të denjë të tij, që me të drejtë u shpall " Hero i Kosovës" nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

PYETJE: A vlerësoni se intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të vënë rend e ligj edhe në atë pjesë të territorit të shtetit është legjimit dhe i arsyeshëm?

PYETJE:AMBASADORI ISLAM LAUKA: Mendoj se ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës me forcat speciale të policisë për të vënë rend e ligj edhe në veri përfaqëson rastin konkret dhe të qartë të ushtrimit të atributeve elementare të çdo shteti normal. Është në tagrin e çdo qeverie, në cdo shtet të botës, të ushtrojë kontroll kufitar dhe doganor në territorin e vet shtetëror. Në shtetet normale ky është një veprim i përditshëm, rutinor, krejtësisht teknik, por që në rastin e pikave doganore 1 dhe 31, jo për faj të Qeverisë së Kosovës, ka marrë karakter të mprehtë politik. Në këtë kontekst, ndërhyrja e saj në veri, nuk është gje tjetër vec shprehje e përgjegjshmërisë së qeverisë për të zbatuar ligjin themeltar të shtetit – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe kontratën e saj me popullin që, para pak kohësh, e votoi, pikërisht për forcimin e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, jo vetëm në një pjesë, por në të gjithë territorin e shtetit. Njëkohësisht, ajo është shprehje e përgjegjshmërisë së saj, për realizimin në praktikë të standarteve europiane, midis të cilëve, edhe atë për menaxhimin e integruar të kufijve.

AMBASADORI ISLAM LAUKA: Shqipëria nuk ka si të mos jetë në dijeni të plotë për gjendjen në veri të Kosovës. Fakti që, brenda 24 orëve të fundit, janë bërë tri deklarata nga institucionet më të larta të shtetit shqiptar – Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, dëshmon për seriozitetin dhe shqetësimin tonë për përshkallëzimin e situatës atje.
Në zbatimin e politikës së saj rajonale, Shqipëria shquhet për një vizion europian. Në konceptin tonë siguria dhe stabiliteti rajonal janë të pandashme. Problemet e fqinjit i konsiderojmë edhe probleme tonat. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për Kosovën, me të cilën na lidh historia, gjaku, tradita, gjuha, kultura.
PYETJE: Cili është mendimi juaj për rrugët e daljes nga kjo situatë?Gjej rastin të shpreh gadishmërinë e shtetit dhe qeverisë shqiptare që, ashtu si edhe herë të tjera, në situata të ngjashme, edhe këtë rradhë, të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës. Në deklaratën e qeverisë shqiptare theksohet vendosmëria jonë për t`i dhënë Kosovës të gjitha lehtësitë portuale e lehtësi të tjera për të përballuar embargon serbe me sa më pak pasoja.
AMBASADORI ISLAM LAUKA: Shtensionimi i situatës dhe rikthimi tek dialogu, i cili duhet patjetër të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Alternativë tjetër nuk shoh. Kjo është në interes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, në interes të rajonit dhe aspiratave tona të përbashkëta për integrimin euroatlantik.
PYETJE: A duhet të marrë dënimin e meriutar nga komuniteti ndërkombëtar shteti serb për përkrahjen e strukturave paralele serbe ne Kosovë?
Edhe kjo pyetje ka marrë përgjigjen e vet në deklaratën e qeverisë shqiptare, ku theksohet se cdo përpjekje e qarqeve ultranacionaliste të Beogradit që frymëzohet nga projektet e mykura të ideologjisë shtetomadhe për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues të Kosovës, do të marrë përgjigjen e merituar.
PYETJE: Dhunës vandale të maskave në kufijtë ndërshetëror duhet t`i jepet fund. As kompromis, as neutralitet me ta nuk mund dhe nuk duhet të ketë. Në bazë të Kushtetutës dhe Planit Ahtisari, Kosova është shtet unitar, me një hapësirë të vetme ligjore. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë faktorët, rajonalë dhe jashtrajonalë.

AMBASADORI ISLAM LAUKA:  Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Me këtë rast, dua të siguroj Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për realizimin e kësaj të drejte të ligjshme dhe plotësisht legjitime, e cila është në interesin shtetëror dhe kombëtar të dy vendeve tona fqinje si dhe të paqes e stabilitetit në rajon.
(Shënim: Kjo është intervista e z. Islam Lauka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, e cila do të botohet në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

FALEMINDERIT PËR TË GJITHA Z.HASHIM THAÇI !!!

KOSOVA ËSHTË SULMUAR NGA FORCAT PARAMILIOTARE DHE MILTARE TË SËRBISË!!!

nga Flori Bruqi më 2011-07-28 në orën 21:43.MD
 
 Botuar në www.facebook.com

 
 Nga Flori Bruqi

Autoritetet në Kosovë, e kanë akuzuar Beogradin zyrtar dhe strukturat paralele në veriun e vendit, për sulmin ndaj vendkalimit kufitaar në Jarinë, në komunën e Leposavicit në veri. Në orët e mbrëmjes, grupe protestuesish serb i kanë vënë flakën vendkalimit kufitar në Jarinë, vetëm pak kohë pasi që njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, i dhanë fund operacionit për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare më Serbinë në veriun e banuar me shumicë serbe. Kjo është hera e dytë që kjo postë kufitare digjet nga protestuesit serbë. Herën e parë ajo u dogj pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka akzuzuar Beogradin zyrtar dhe strukturat paralele në veriun e vendit, për sulmin ndaj vendkalimit kufitar në Jarinë, në komunën e Leposavicit në veri. Ai i bëri këto komente, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp gjatë orëve të vona të natës, ku tha se sulmi ndaj pikës kufitare është udhëhequr dhe bashkërenduar nga udhëheqësit e lartë të Beogradit, duke nënvizuar se me këto veprime është, sic tha ai, demaskuar edhe publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.


"Fatkeqësisht, në orët e pasditës, një grup kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe, të motivuara nga autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar pikën 1. Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat më të larta politike të qeverisë së Serbisë. Djegia e pikës 1 është bërë nga njerëz me maska, por gjithcka është e qartëë, pas kësaj djegie qëndron Beogradi, politika e Beogradit", tha ai.

Kryeministri Thaci, bëri të ditur se forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe të policisë së Kosovës, janë duke bërë përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën në vendkalimet kufitare. Ai tha se institucionet e Kosovës nuk do të bëjnë asnjë kompromis.


"Ju garantojmë se do ta kthejmë rendin dhe ligjin. Keni besim në ne, ruani qetësinë, ne në asnjë rrehtanë nuk do të zbrapsemi, nuk do të kemi asnjë milimetër kthim mbrapa. Për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, nuk do të ketë rikthim të gjendjes së status kuos, madje as të gjendjes së para dy ditëve. Ky është momenti i së vërtetës për Kosovën, momenti i ecjes përpara, momenti për vënien e rendit dhe ligjit pas 12 vjetësh, ky është momenti i unitetit politik dhe qytetarë, kërkohet solidaritet dhe kërkohet besim te institucionet e vendit", tha ai.
Kryeministri Thaci, iu bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim në institucionet e Kosovës, duke nënvizuar se në atë pjesë të vendit do të kthehet rendi dhe ligji.


"Dua të ju siguroj, se nuk të ketë kthim mbrapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen të veriut të Kosovës nuk do të ndoh kurrë dhe në asnjë rrethanë. Kurrë më të vendosur në këto 12 vjetët e fundit nuk kemi qenë dhe gjithë bota është e mirëkuptueshme në qasjen tonë të vendosur. Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është detyra jona parësore, kushtetuese dhe legjitime", tha kryeministri  Hashim Thaçi.

Në orët e mbrëmjes, grupe protestuesish serb i kanë vënë flakën vendkalimit kufitar në Jarinë, në komunën e Leposaviçit në veri, vetëm pak kohë pasi që njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, i dhanë fund operacionit për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare më Serbinë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Grupe protestuesish kanë hedhur shishe me benzinë në postën kufitare ndërsa kanë përdorur edhe buldozerë për shkatërrimin e saj. Burimet serbe në veri thanë se shishe me benzinë janë hedhur edhe ndaj trupave të NATO-s.
Ndaj kësja situate ka reaguar presidenti i Serbisë Boris Tadiç, i cili ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në Jarinë. Ai citohet të ketë thënë se "huliganët që nxisin dhunë, nuk janë ata që i mbrojnë as qytetarët e as shtetin serb".

Edhe Ministri serb në qeverinë e Kosovës  njëfarë Goran Bogdanoviç e ka dënuar djegien e vendkalimit kufitar ndërsa i ka cilësuar si ekstremistë grupet e protestuesve që sulmuan postën kufitare.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se kanë vendsour trupa shtesë në veri për të rivendosur rendin. Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se "pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në pikën doganore në Jarinë, dhe persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kësaj pike kufitare. Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi.

Kjo është hera e dytë që kjo postë kufitare digjet nga protestuesit serbë. Herën e parë ajo u dogj pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, filluan të hënën në mbrëmje një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Operacioni u urdhërua nga qeveria e Kosovës në përpjekje për të zbatuar vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës ku nuk funksionojnë doganat e vendit.

Aksioni i policisë nuk është mbështetur nga EULEX-i dhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku dje humbi jetën edhe një nga pjestarët e policisë dhe të tjerë mbetën të plagosur. Tirana kërkon zgjidhjen e problemeve përmes dialogut
Shqipëria, thuhet në deklaratën e shpërndarë sot, ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur nga 77 vende.

Eshtë e domosdoshme, thuhet në deklaratë, që zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të "Strategjisë për Veriun" të qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile ndërkombëatre, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qëndror dhe lokal në Veri të Kosovës.

Ministria e jashtme nënvizon edhe njëherë se "Zgjidhja e problemeve të mbetura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet përmes procesit të bisedimeve", duke nënvizuar se "është thelbësore që konkluzionet e arritura mes tyre, me ndërmjetësimin e Bashkimit europian, të shndërrohen në marrëveshje të zbatueshme me garanci ndërkombëtare".
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale të policisë, Enver Zymberi, janë hapur hetimet. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka theksuar se do të hetohen të gjitha detajet dhe pistat e mundshme. Për policin e vrarë sot janë bërë homazhe ndërkaq, familjen Zymberi e kanë ngushëlluar të gjitha institucionet e vendit dhe partitë politike. Sadriu gjithashtu thekson se policët kufitarë dhe doganierët janë duke e vazhduar punën në pikat kufitare në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesëtarit të saj Enver Zymberi, i cili nga plagët e marra me armë zjarri dje, në veriun e Kosovës, ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se policia po heton në disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit të saj.

"Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Mitrovicës, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do të hetojë të gjitha detajet. Të gjitha pistat e mundshme janë duke u hetuar, në mënyrë që të dyshuarit lidhur me këtë rast të kapen dhe të dërgohen para drejtësisë
", tha Sadriu.

Ndryshe, siç ka thënë zëdhënësi Sadriu, Policia e Kosovës dhe drejtuesit e lartë të institucioneve të vendit, sot kanë nderuar policin e ndjerë Zymberi, duke bërë homazhe në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

"Sot, prej orës 13 deri në orën 14, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, konkretisht në hollin e ndërtesës së administratës, janë bërë homazhe për policin Enver Zymberi, i cili ka rënë dje në krye të detyrës, në rajonin e Mitrovicës. Në këtë homazh kanë marrë pjesë, përveç prestarëve të policisë së Kosovës dhe kolegëve të të ndjerit, edhe personalitetet më të larta të vendit, familjarë, miq dhe njerëz të tjerë", sqaroi Sadriu.

Të gjitha institucionet e Kosovës dhe partitë politike e kanë ngushëlluar familjen Zymberi për humbjen anëtarit të tyre në krye të detyrës.

Në ngushëllimet për familjen Zymberi, është thënë se Enver Zymberi është shembull i sakrificës dhe profesionalizmit të lartë në vendosjen e kushtetutshmërisë në tërë territorin e republikës së Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që policin e ndjerë Enver Zymberi, i vrarë në detyrë, ta dekorojë me Urdhrin "Hero i Kosovës", me motivacion për "trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës".

Presidentja Jahjaga do t’ia dorëzojë medaljen familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.

Ndryshe, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Sadriu, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, të cilat një ditë më parë ishin futur nën kontroll nga njësitë speciale të policisë së Kosovës, janë vendosur dhe po vazhdojnë punën policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.

"Janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, të të gjitha etniciteteve. Do të thotë, janë të vendosura njësitet e policisë kufitare qysh dje, por edhe sot janë duke punuar. Do të thotë, janë zyrtar policor dhe duhet të punojnë konform rregullave dhe ligjeve të aplikuara në vend", bën të ditur Sadriu.

Zëdhënësi Sadriu ka theksuar se në pikat kufitare në veri të vendit janë duke qëndruar edhe njësitë e KFOR-it, të cilat, sipas tij, janë duke dhënë përkrahjen për policinë e Kosovës, në punën e tyre të përditshme.

Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisë në veriun e Kosovës gjatë natës ka qenë e qetë dhe pa incidente, ndonëse në disa rrugë ende qëndrojnë barrikadat, të cilat i kanë vendosur më herët serbët lokal.

Në anën tjetër, serbët lokalë, në veri të vendit edhe gjatë natës së kaluar kanë qëndruar afër barrikadave që i kanë vendosur në disa rrugë.

Këtë e konfirmon edhe njëri nga liderët politik të serbëve të veriut të Kosovës, Kërstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotë se me gjithë tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, në pikat kufitare kanë mbetur njësitë e policisë kufitare, me të cilin fakt, sipas tij, serbët lokal nuk pajtohen.

"Qytetarët janë ende të tubuar në barrikada. Megjithatë rrugët nuk janë plotësisht të bllokuara. Qarkullimi është i lirë në drejtim ka pikat kufitare dhe që andej për në Mitrovicë", ka thënë Pantiq.

Sidoqoftë, policia e Kosovës ka theksuar se njësitet e Policisë kufitare dhe doganierët do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre në pikat kufitare në veri të vendit.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu dhe se në kalimet kufitare ndodhen shërbyesit serbë.

"Unë jam këtu për të bërë përpjekje në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë – kjo është detyra ime. Njësitë ROSU janë tërhequr nga veriu. Sipas marrëveshjes, kemi dërguar shërbyes serbë në vendkalime dhe ata vazhdojnë të jenë atje", tha Byler, pas takimit me shefin e delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, në Rudar të Zveçanit.

Stefanoviq u tha të tubuarve se ekziston një problem, meqë, siç tha, po bëhen përpjekje të sillen doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, ndonëse "serbët dhe Beogradi duan që atje të kthehen doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në vendkalime deri në ndërhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do të largohen nga aty ku kanë hyrë ilegaslisht, ose ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa ata ta bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Stefanoviq.

Udhëheqësit e serbëve të Mitrovicës kanë vendosur që, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, të kufizojnë orarin e punës së dyqaneve dhe restoranteve, ora 7 deri në 15.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute i ka dhënë mbështetje qeverisë që të vazhdojë me masat e ndërmarra në veri të Kosovës, për vendosjen e rendit në pikat doganore dhe zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Rezoluta është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës u mbështet nga 89 deputet, përderisa 8 ishin kundër.

Me këtë rezolutë, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet të drejtën Kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në gjithë territorin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha pikat doganore, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili lexoi tekstin e saj.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga qeveria të vazhdoj në angazhimin e saj për vendosjen e autoritetit kushtetues në pikat kufitare 1 dhe 31 dhe në ndërmarrjen e veprimeve të tjera për shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës ", ka thënë Grabovci.

Me këtë Rezolutë, Kuvendi fton edhe faktorin ndërkombëtar që t’i mbështesë dhe ndihmojë institucionet e Kosovës në angazhimet për vendosjen e autoritetit kushtetues në gjithë territorin e vendit.

Rezoluta u miratua gjatë një seance të jashtëzakonshme pas debateve të shumta.

Kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar edhe njëherë Beogradin dhe strukturat paralele në veri për djegien dhe sulmet në pikat doganore.

"Këto turma të dhunshme kriminale serbe, nuk janë qytetarët serb shtetas të Republikës së Kosovës. Ata janë faqja e zezë e komunitetit serb në Kosovë. Ata janë e keqja e komunitetit serb në Kosovë. Ata janë duke e turpëruar komunitetin serb në Kosovë. Komuniteti serb në Kosovë gjithnjë e më tepër po distancohet nga ta. Kanë mbetur individë në Kosovë që e përqafojnë politikën e dhunës së Beogradit në Kosovë", ka thënë para Parlamentit, Thaçi.

Ndërkohë, opozita, edhe pse i ka dhënë mbështetje qeverisë, ka shprehur pakënaqësi me hapat e ndërmarrë pas tërheqjes së forcave speciale nga veriu. Por megjithatë me votën e tyre ka mbështetur qeverinë.

Ndërkaq një mendim ndryshe nga partitë tjera politike në pozitë dhe opozitë ka shprehur lëvizja Vetëvendosje.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që presidentja Atifete Jahjaga të shpallë gjendje të jashtëzakonshme duke propozuar edhe mobilizim për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

"Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje është që në përputhje aktuale kur Kosovës i është djegur kufiri në veri, presidentja e Republikës së Kosovës ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe më pastaj të ndodhë organizimi dhe aktivizimi i të gjitha resurseve qytetare e institucionale në përputhje me atë gjendje", ka deklaruar Kurti.

Përveç masave të mobilizimit, Kurti kërkoi që të ndërpritet dialogu me Serbinë dhe të intensifikohen kontaktet me Tiranën, Uashingtonin, Ankaranë dhe vendet e BE-së që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Një kërkesë e tillë, megjithatë nuk kaloi në Kuvend.

Pas marrjes nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë, KFOR-i ka njoftuar se dogana në Jarinje është e dëmtuar rëndë dhe si e tillë duhet të mbyllet për shkak të rrezikut nga shembja.

Në një komunikatë për opinion, KFOR-i njofton se kamionët nuk janë lejuar të futen nëpërmjet kësaj pike, kurse automjetet e vogla private mund të kalojnë kufirin në rrezik të tyre, ndonëse do të kontrollohen nga KFOR-i dhe bastisen për armë.

Në pikën kufitare 31 në Bërnjak, njoftojnë paqeruajtësit, kontrollimet janë shumë të rrepta për shkaqe sigurie.

KFOR-i njofton se vazhdon të zbarkojë trupat e veta në tërë veriun e Kosovës për të ruajtur qetësinë, sigurinë dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve në veri thonë se nuk qëndrojnë para akteve të sulmeve dhe djegies së pikës numër një në Jarinje.

Një nga liderët e serbëve të veriut, Kërstimir Pantiq thotë se nuk ka informacione se kush ishin ata që ia vunë zjarrin doganës në Jarinje.

"Ne nuk kemi informacione se kush e dogji kalimin në Jarinje. Nuk e besoj se ata ishin serb nga Mitrovica, siç është prezantuar. Unë theksoj se nuk kishte ndonjë nisje të organizuar për në pikat doganore. Nga filmimet shihej se ata njerëz bartnin kapela kështu që nuk dihet se kush e bëri këtë vepër", thotë Pantiq.

Sidoqoftë, situata në veriun e Kosovës pas sulmeve të mbrëmshme në pikat doganore sot përshkruhet të jetë më e qetë.

Por, gjendja mbahet nën tension dhe se kjo vërehet me vendosjen e sërishme të barrikadave nëpër rrugët që qojnë në kufi me Serbinë nga ana e banorëve lokal serbë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,Prof.dr. Bamir Topi, vlerëson se "Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm".

Ai ka dënuar aktet e njëanshme të dhunës, duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthimin e normalitetit afatgjatë, thuhet në një komunikatë të presidencës shqiptare.

Zoti  Bamir Topi gjithashtu ka mbështetur dhe inkurajuar vazhdimin e dialogut institucional të inicuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rrugën më të mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke.

Kryeministri shqiptar prof.dr. Sali Berisha shprehu në një konferencë për mediat, shqetësimin e madh për ato që ai i quajti "provokime të rrezikshme të bandave serbe" në kufirin verior të Kosovës.

"Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Berisha.

Kryeministri Sali  Berisha mbështeti embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, për sic ka thënë ai, "jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe".

Sali Berisha i bëri thirrje qeverive të të dy vendeve që të marrin masa për të siguruar kushte dhe dialog mes dy vendeve të barabartë.

Në Prishtinë,28 korrik 2011

2011/07/27

Speciale e ditës nga Flori Bruqi :Strukturat kriminele serbe shpallin gjendje të jashtëzakonshme


http://www.botasot.info/img/7str-paralele-1.jpg



I ashtuquajturi , Këshilli komunal paralel në veri të Mitrovicës ka marrë të mërkurën vendim që, siç thotë ai, për shkak të rrethanave të krijuara dhe situatës së brishtë të sigurisë në veri, të përkufizojë orarin e punës për dyqanet e pavarura zejtare dhe objekteve hoteliere në veri të qytetit të Mitrovicës, në periudhën kohore prej orës 07:00 deri në 15:00. Sipas këtij Këshilli, në rast të mos respektimit të këtij vendimi, do të merren masa ligjore ndaj atyre që thyejnë vendimin. Burime të mediave nga veriu, kanë bërë të ditur se një vendim i tillë është marrë për shkak të prezencës sa më të madhe të qytetarëve serbë gjatë orëve të pasdites, por edhe të natës, në Rudare, Jarinje, si dhe në disa lokacione tjera të komunës së Zubin Potokut, ku janë të ngritura barrikadat për qarkullimin e automjeteve të policisë së Kosovës në rast nevoje. “Ka indikacione që njësitë e ROSU-së të nisen sërish në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në shenjë hakmarrje për vdekjen e policit të kësaj njësie, andaj ne duhet të jemi syçelë dhe të bëjmë rroje në numër sa më të madh pranë këtyre pikave”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e strukturave paralele, citojnë burimet.

Editë ,dëgjoje popullit...se fjalët tua në bishtë të sorrës shkinë!!!!

Bisedimet Kosovë-Serbi ka mundësi që të mos vazhdojnë në shtator, meqë pritet të tërhiqet pala serbe, shkaku i vendimit të Kosovës për masat e reciprocitetit dhe marrjen e pikave doganore 1 dhe 31 nga policia e Kosovës, shkruan “Zëri”.

Të mllefosur se Kosova me përkrahjen e amerikanëve nuk po tërhiqet nga vendimi për reciprocitet dhe nga pikat në veri, zyrtarë të lartë serbë të martën janë takuar urgjentisht për të marrë një vendim rreth ndërprerjes së bisedimeve, bën të ditur për “Zëri” një zyrtar serb në qeverinë serbe, në kushte anonimiteti. U ka djegur tambli, i fryjnë kosit

“Nëse ata këmbëngulin, le të këmbëngulim edhe ne dhe të mos vazhdojmë bisedimet në shtator. Nëse BE nuk na dëgjon, atëherë vetë ne duhet të marrim masa”, citohet nga ky zyrtar njëri prej zyrtarëve të lartë në qeverinë serbe.

Sipas tij, para se Borko Stefanoviq të udhëtojë për në veri, i është përmendur mundësia e tërheqjes nga bisedimet, andaj shpejt pritet të merret një vendim zyrtar.

“Nëse nuk na ndihmon BE për të kthyer gjendjen e mëparshme, përveçse që nuk do të ketë më bisedime me Prishtinën, po ashtu qeveria serbe do të marrë edhe masa të tjera, të cilat mund të jenë të paparashikueshme”, vazhdon ky zyrtar.

Tashmë edhe zyrtarisht Beogradi zyrtar ka kërkuar ndihmë nga BE për të larguar policinë e Kosovës nga pikat doganore 1 dhe 31, si dhe për të lejuar mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë se presidenti serb Boris Tadiq ka kontaktuar me Komisionin Evropian, OKB-në, NATO-n dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

Duke e marrë me shumë seriozitet çështjen në veri, edhe në parlamentin serb, të mbajtur të martën, janë bërë disa përplasje.

Të bindur se Kosova i ka hyrë kësaj pune me ndihmën e amerikanëve, deputetët serbë kanë kërkuar nga qeveria që të marrë çfarëdo masash, nëse është nevoja edhe të ndërpresë bisedimet me Prishtinën, në mënyrë që të reagojë më shpejt BE-ja.

Serbia ka kërkuar që në ditët e të ardhshme të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të siguruar situatën në veri të Kosovës. Për kërkesën në fjalë, Beogradi nuk ka marrë ende përgjigje, raportojnë mediat serbe. Sipas të njëjtave, nëse takimi aprovohet, Serbinë do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban. 


Ministri për Evropën në Qeverinë e Britanisë, David Lidington, ka shprehur  shqetësimin e tij rreth "dhunës në veri të Kosovës". "Kam qenë thellësisht i pikëlluar kur kam mësuar për dhunën e djeshme në veri të Kosovës, e cila rezultoi me vdekjen e një polici kosovar dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë", ka thënë Lidington.

"Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë që të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, për të mirën e të gjithëve", ka shtuar Lidington.

Ai ka theksuar mbështetjen e Londrës për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ne bëjmë thirrje për përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim nga të gjitha palët për këtë objektiv, përfshirë këtu edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë një të ardhme të sigurt dhe të begatë", ka thënë Lidington.


Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka dënuar sot djegien e pikës kufitare në Jarinë dhe u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos lejojnë që grupet ekstremiste të nxisin konflikt.
Bogdanoviq ka thënë për mediat serbe se nuk ka qenë i pranishëm në Jarinë kur një grup i të rinjve ka djegur pikën kufitare, por sipas informacioneve të tij, nuk ka pasur të lënduar.
“Grupet ekstremiste e kanë bërë më të keqen, për të cilën nuk kemi shpresuar. Ajo që ka ndodhur është për çdo gjykim. Nuk mund t’i zgjidhim kështu problemet”, ka thënë Bogdanoviq.
Ai ka thënë se qeveria serbe do të bëjë gjithçka që “konflikti të mos përshkallëzohet”.


Përmes një komunikate për media, EULEX-i ka shprehur sic thuhet shqetësimin e tij në lidhje me sitiuatën në veri të Kosovës dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të tregojnë përmbajtje dhe qetësi në këtë kohë.
“Siguria për të gjithë njerëzit është shumë e rëndësishmë”, thuhet në komunikatë, ndërksa theksohet se EULEX-i po vazhdon të punojë në mënyrë aktive për të siguruar praninë e EULEX-it në Portat 1 dhe 31.
Këto Porta thuhet se janë përforcuar nga njësitet speciale të Policisë së EULEX-it
EULEX thekson se është shtuar numri i patrullave të policisë në veri të Kosovës për të ofruar siguri shtesë.
EULEX-i thotë se ka mbështetur rikthimin e kontrollit të plotë në doganat në portën 1 dhe 31 në një mënyrë që është në përputhje me standardet e BE-së.
Megjithatë, komunikon ky mision, "Bashkimi Evropian dhe EULEX-i nuk është në pozicion që të mbështesë masat që nuk janë ndërmarrë në konsultim të plotë me të gjitha palët relevante".




Kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaçi ka hapur sot mbledhjen e Qeverisë me kërkesën për një minutë heshtje për policin e vrarë në detyrë, Enver Zymberi. Ai edhe njëherë i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit ndërsa bëri me dije së në një të ardhme të afërt do të rregullohet me ligj çështja e pensioneve për policët e vrarë në detyrë. Thaçi më këtë rast para kabinetit Qeveritar u shpreh i vendosur për të ruajtur tërësinë territoriale derisa tha se këtë gjë i'a kanë borxh policit të vrarë, Enver Zymberi. “Ia kemi borxh Enverit, e mbi të gjitha fëmijëve të tij dhe gjithë Kosovës që sovranitetin e Kosovës, kufijtë e saj t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë përgjithmonë", ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Ai bëri të ditur se në këtë fazë Qeveria ka ndarë 25 mijë euro për familjen e të ndjerit.











Strukturat paralele -kriminele serbe në veri të Mitrovicës kanë shpallur të mërkurën gjendje të jashtëzakonshme në veri. Këto struktura kanë apeluar te qytetarët serbë të jenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë që mund të krijohet, ndërkohë që kanë ftuar të gjithë serbët që janë të aftë të përgjigjen në rast të çdo nevoje. 


Të mërkurën në Zveçan është mbajtur një takim midis komandantit të KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanoviq, në të cilin është biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes që është arritur një natë më parë për tërheqjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës, si dhe kthimin e policëve serbë të Kosovës në pikat kufitare si më parë.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se epilogu i këtij takimi mes gjeneralit dhe kryenegociatorit është në disfavor të serbëve, andaj ka indikacione të organizimit të protestave dhe tensionimit të gjendjes në veri.

Në veri mbyllen dyqanet, për të dalë në barrikada

Këshilli komunal paralel në veri të Mitrovicës të mërkurën mori vendim që për shkak të rrethanave të krijuara, të përkufizojë orarin e punës për dyqanet e pavarura zejtare dhe objekteve hoteliere në veri të qytetit të Mitrovicës, në periudhën kohore prej orës 7 deri në 15.

Sipas këtij Këshilli, në rast të mosrespektimit të këtij vendimi, do të merren masa ligjore ndaj atyre që thyejnë vendimin.

Burime të Kosovapress-it nga veriu, kanë bërë të ditur se një vendim i tillë është marrë me qëllim që të ketë prezencë sa më të madhe të qytetarëve serbë gjatë orëve të pasdites, por edhe të natës, në Rudare, Jarinje, si dhe në disa lokacione të tjera të komunës së Zubin-Potokut, ku janë të ngritura barrikadat për qarkullimin e automjeteve të policisë së Kosovës në rast nevoje.

Ka indikacione që njësitë e RSU-së të nisen sërish në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e policit të kësaj njësie, andaj ne duhet të jemi syçelë dhe të bëjmë rojë në numër sa më të madh pranë këtyre pikave”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e strukturave paralele, citojnë burimet.


*****




Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu dhe se në kalimet kufitare ndodhen shërbyesit serbë. 


"Unë jam këtu për të bërë përpjekje në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë – kjo është detyra ime. Njësitë ROSU janë tërhequr nga veriu. Sipas marrëveshjes, kemi dërguar shërbyes serbë në vendkalime dhe ata vazhdojnë të jenë atje", tha Byhler, pas takimit me shefin e delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, në Rudar të Zveçanit.

Stefanoviq u tha të tubuarve se ekziston një problem, meqë, siç tha, po bëhen përpjekje të sillen doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, ndonëse "serbët dhe Beogradi duan që atje të kthehen doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në vendkalime deri në ndërhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do të largohen nga aty ku kanë hyrë ilegaslisht, ose ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa ata ta bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Stefanoviq.

Udhëheqësit e serbëve të Mitrovicës kanë vendosur që, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, të kufizojnë orarin e punës së dyqaneve dhe restoranteve, ora 7 deri në 15.


Mediat serbe, RTS, B92, Tanjug e agjenci të tjera shkruajnë se njësitë speciale policore të Kosovës kanë filluar tëhrqjen nga pika kufitare në Jarinje pas një marrëveshje të arrritur ndërmjet Komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe Kryenegociatorit të Serbisë, Borko Stefanoviq.  Lajmi nuk është i konfirmuar zyrtarisht, por mediat serbe insistojnë në të tyren se tërheqja po ndodh dhe situata do të shkoj drejt normalizimit.


21-06 - Sipas mediave serbe, flaka para pak minutash i është vënë edhe në pikën kufitare të Brnjakut, pra ajo 31. 

20-59 - Në vendin e ngjarjes, shumë me vonesë, kanë arritur trupat ushtarake të KFOR-it amerikan. Ata kanë bllokuar rrugën prej pikës kufitare të Jarinjes drejt Mitrovicës.

20-46 - Portali Indeksonline sjell xhirimet nga momenti i djegies së pikës 1 që është transmetuar minuta më pas nga rts, sikurse gjithcka të ishte e planifikuar mes huliganëve dhe mediave serbe.

20:40 - Huliganët serbë të cilët i’a vënë flakën pikës 1 kanë tentuar që ta djegin edhe pikën tjetër 3që është marr në kontroll të Policisë së Kosovës. Sipas raportimeve të fundit, këto përpjekje  të mbi 200 huliganëve serbë janë ndalur nga trupat franceze të KFOR-it.

20:33 - Vandalizmin e huliagënve serbë e ka dënuar, të paktën publikisht, edhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq. "Grupet ekstremiste kanë bërë dicka të keqe, që nuk është pritur. Ajo cfarë ka ndodhur duhet të dënohet. Ne nuk mund ti zgjidhim problemet në këtë mënyrë", ka thënë ai.
20:23 - KTV raporton se "djegia e pikës kufitare është ndihmuar nga ushtarët e KFOR-it polak. Huliganët serbë nuk janë penguar as nga policia rumune e EULEX-it.

19:58 - Grupi i të rinjve ka qenë rreth 50 persona. Ata kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të pikës kufitare.

19:50 - I pari që ka reaguar për dhunën në Jarinje është Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq. Ai ka bërë thirrje që të ndalet dhuna sepse ajo nuk zgjidh asgjë. Të rinjtë e shumtë serbë nuk janë penguar aspak të i'a vënë flakën pikës kufitare.

19:35 - Serbët që kanë djegur pikën kufitare kanë qenë të veshur me maska në kokë. Ata kanë demoluar pikën, dhe më pastaj i'a kanë vënë flakën. Mësohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri, sic duket nga ushtarë të KFOR-it.

19:27 - Rreth orës 19:00 serbët e revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit. Lajmi është dhënë nga KTV-ja ndërsa djegia e pikës ende po vazhdon. Për informata të tjera, Indeksonline do të i'u informojë me kohë.

Indexonline.net







Foto: Ilustrim
 Megjithë arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e situatës në veri, serbët asesi të qetësohen. Madje gjatë ditës është shtënë në drejtim të dy helikopterëve të KFOR-it, të cilët po transportonin doganierë shqiptarë për në pikat kufitare 1 dhe 31. KTV raporton se "pilotët nuk i kanë vërejtur të shtënat, por ato janë zbuluar nga ushtarakët në tokë".

Sipas mediave kroate, sulmi ka ndodhur ndaj dy helikopterëve ushtarakë kroatë në kuadër të KFOR-it por pa lëndime në njerëz. Serbët vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara rrugët pavarësisht se KFOR-i e ka marrë përsipër për zbatimin e marrëveshjes së arritur. Madje Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka dhënë urdhër për aktiviimin e njësive rezervë ushtarake




Pas aksionit të forcave policore të Kosovës, për futjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, presidenti serb, Boris Tadiq, ka kritikuar veprimin, por ka thënë se Serbia nuk do të futet më në konflikt.

"Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadiq në Pragë.

“Në Serbi, ka parti politike dhe individë që besojnë se tani ekziston nevoja për të hyrë në konflikt, për të filluar luftëra të reja dhe dhunë të re”, është shprehur presidenti serb.

Por, Tadiqi, që ishte në Pragë për të marrë çmimin Polak për kontributet e tij në reformat demokratike dhe ekonomike në Evropën Lindore, tha se “është thellë i bindur” se shumica e qytetarëve serbë nuk mbështesin thirrjet për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. “Nuk duhet të biem sërish në kurthin, në të cilin shteti ynë pat rënë gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë presidenti serb prof.dr.Borivoje Ljuba Tadiq.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...