2011-09-03

Nënat shqiptare kurrë nuk do të harrojnë bijtë e vet të pa gjetur

Nga Dedë Preqi
 
Lufta e pushtuesit serb e vitit 1999,ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, ishte lufta më barbare e gjithë shekujve,apo mund të quhet „Lufta e të çmendurve“,sepse të gjitha luftërat njeriu i shkakton me vetëdije, por nuk mund të paramendohet një luftë e tillë, jo vetëm që vret njerëz të pa fajshëm dhe masakron,por eshtrat e tyre i merr me vete kur ikë, shumicën e eshtrave i fsheh,shumicën i kall në furra hekuri,duke menduar,që t‘ua humbë gjurmët,dhe po bëhen 12 vite deri sot,me ato eshtra shqiptare,shteti serb bënë biznese politike para syve të Evropës dhe botës . As historia më famëkeqe botërore e Hitlerit nuk ka vepruar me judët,në këtë mënyrë,sikur shteti i Serbisë fashiste që veproi me shqiptarët,dhe po vepron sot me eshtrat e atyre, të cilat i mbanë peng që prej vitit 1999,deri sot ,të fshehura në territoret e veta. Kjo ishte strategjia e luftës kriminele serbe ndaj popullatës shqiptare,e cila me fshehjen e kufomave shqiptare,dëshironte që të fshihen edhe gjurmët e krimit,me qëllim që të pengohen hetimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kjo platformë kriminele serbe nuk u ngopë me gjenocidin që shkaktojë në Kosovë,sidomos në vitet 1998-99,kur ky shtet sipas planit të saj makabër të ashtuquajtur“Patkovica“,të Millosheviqit, bashkë me kishën Ortodokse serbe,vranë e masakruan e kidnapuan rreth 20 mijë shqiptarë,dhe afro 800 mijë i dëbuan nga vatrat e tyre.



U bënë 12 vite, që nënat kosovare po i kërkojnë bijtë dhe bijat e veta,të gjallë ose të vdekur,të kthehen në vendin e vet. Thirrjet e nënave janë të vazhdueshme,deri sa të gjinden lulediejt e tyre,ato nuk mund të qetësohen dhe nuk mund të pajtohen me përgjigjet e qeveritarëve të Kosovës,të cilët,thuhet se kanë bërë shumë pak ,dhe fare pak u dëgjohet zëri i tyre,për çështjen e të pagjeturve. Shumë gjëra i ka zvarritë edhe UNMIK-u,i cili për këtë çështje ka vepruar me rezervë,sepse ka mundur të bëjë më shumë në bazë të kompetencave që ka pasë. Aq më pak lëvizje e veprime ka edhe EULEX-i,i cili këtë çështje nuk e merr me seriozitet ende,dhe gjërat në këtë mënyrë kanë mbetur pezull. Nënat shqiptare të Kosovës përditë shprehin brengat e tyre,kur kalojnë pranë Kuvendit të Kosovës,ku në rrethojat e Kuvendit janë varura fotografitë e të pagjeturve,të cilët thërrasin me zërin e tyre të pa dëgjueshëm“M o s na lini këtu të varur,s e p s e ndjehemi edhe më të v r a r ë“ Shumica e deputetëve të Kosovës,e kthejnë kokën dhe nuk e prekin këto fotografi,sepse s’ka sedër fare, ka filluar lufta dhe ka mbaruar, atij deputeti nuk ju ka dëmtuar asnjë pulë,e lë më njeri,dhe si ka për të ndjerë dhimbje,i cili nuk dinë se ç‘është jeta dhe dhimbjet e saja,kur të gjitha të mirat i ka sot,dhe ai dinë të tregojë vetëm për jetën luksoze të tij…Në Kuvendin e Kosovës,fare pak dëgjohet zëri i atyre që prekin fatin dhe çështjen e të zhdukurve,por shumicës së deputetëve më shumë u intereson të mbledhin vota për ta votuar futjen e mësimit fetarë dhe shamisë nëpër shkolla parauniversitare,të cilët e marrin si parim të fesë dhe moralit…duke harruar gjakun e atyre filizave të njoma të kombit, të cilët u flijuan për këtë popull. Nënat shqiptare janë shumë të forta,ato e ushqejnë shpresën,se një ditë do të arrijë qëllimi i tyre,ti gjejnë të dashurit e vet,të cilët i presin me pa durim më shumë se 12 vite.
-Nënat shqiptare e kanë dëshmuar fisnikërinë e tyre
Nëna shqiptare,Ajo është krenaria e kombit tonë. E dinë bota mbarë se çfarë trima ka lindë nëna shqiptare. E dinë tërë bota,kur femra e Ballkanit ishte analfabete,ndërsa Elena Gjika ishte një prise,dhe luante një rrol të madh dhe të veçantë në atë kohë. Gjithë bota mbarë e njeh rolin e Nënë Terezës,e cila me veprën e saj humane u bë edhe Nëna e botës. Sot është vështirë t‘i përshkruash vuajtjet e nënave tona shqiptare,të atyre nënave, të cilat përditë derdhin lot për bijtë dhe bijat që mbetën në luftë,ku eshtrat e tyre i mbanë peng armiku serb,dhe është vështirë ,apo kurrë nuk pajtohet zemra e tyre,deri sa një ditë të kthehen të gjithë deri te i fundit,në atdheun e tyre,të pushojnë të qetë,dhe të çmallemi për jetë me ato lule të çmuara të kombit. Vendi ku gjinden ato kufoma shqiptarësh të pa fajshëm,do të ndezët brenda si një vullkan i pa shuar,i përzier me eshtra dhe lot të nënave ,që kurrë nuk do të shuhet ,deri kur ato eshtra do të kthehen të gjithë në atdheun e vet dhe të prehen të qetë për jetë e mot.

President serb Boris Tadiq akuzon Prishtinën për ndryshim identiteti të shenjtëroreve serbe


Presidenti i Serbisë, Prof.dr.Bors Tadiq, tha se arti modern mund ta ndihmojë pajtimin si fusha e vetme në të cilën kanë vazhduar shkëmbimet që nga luftërat e vitit 1990 në ish-Jugosllavi.
Këto komente presidenti serb i bëri në një konferencë që pasoi takimin e nëntë presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, i cili u zhvillua në në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.
Në fjalimin e tij, Tadiq foli edhe për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, një pjesë e së cilës është nën përkujdesjen e UNESCO-s.
“Ato objekte përfaqësojnë thelbin e identitetit serb. Fizikisht ato janë, fatkeqësisht të rrezikuara nga ekstremistët-më shumë se 150 kisha dhe manastire janë shkatërruar që nga qershori i vitit 1999. Ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve politike të Prishtinës për të ndryshuar identitetin e padiskutueshëm të këtyre shenjtëroreve në një identitet kosovar” tha ai.
Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët pjesëmarrësit e samitit që u mbajt nën patronazhin e UNESCO-s thanë se “do të mbesin të përkushtuar plotësisht për procesin e pajtimit në Evropën Juglindore për të ndërtuar një të ardhme paqësore, prosperuese e evropiane për tërë rajonin”.

Serbia dhe Boris Tadiç kërcënon me luftë Kosovën?!

Presidenti i Serbisë, Prof.dr.Boris Tadiq, ka përsëritur se kushti gjerman për kandidaturën për Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, është i papranueshëm, por, megjithatë, ka shprehur përkushtim për të punuar drejt anëtarësimit në BE.
“Nëse një kusht i papranueshëm për status të kandidatit në BE është vënë, ne duhet qartë t’u themi miqve dhe partnerëve tanë evropianë se një kërkesë e tillë është e papranueshme, tha Tadiq në një intervistë për të përditshmen Politika, që është nën kontroll të shtetit.
Ai iu referua kërkesës së kancelares gjermane, Angela Merkel, më herët këtë javë, se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj statusin e kandidatit për BE, këtë vit, duhet t’i anuloj strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumiceë serbe.
“Populli ynë në pjesën veriore të Kosovës nuk do të mbijetoj nëse nuk do t’i ketë institucionet e veta, pasi pa ato nuk do të ketë siguri, shkolla ose spitale”, tha Boris Tadiq.

Ai mëtutje theksoi se “nëse miqtë tanë evropianë nuk e pranojnë pozicionin e Serbisë sot, ata mund ta pranojnë atë nesër, ose pasnesër”.
Tadiq ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në BE.

Tadiq: Nëse Prishtina ndërmerr aksione të dhunshme, i mbart vetë përgjegjësitë për pasojat
Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia nuk dëshiron luftë as dhunë, e nëse Prishtina, sipas tij, ndërmerr aksione të dhunshme, “ajo do ta bartë vetë përgjegjësinë për pasojat”.
“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse ai është obligim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadiq për mediet serbe.
Ai ritheksoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për realizimin e interesave të saj në institucionet evropiane dhe botërore, ndërsa me “mjete ligjore”, siç tha Tadiq, do të kujdeset për sigurinë dhe interesat e serbëve në veri.

Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale


Prokurorë të EULEX-it, Shërbimin Informativ të Kosovës e shohin si një organizatë kriminale që financohej nga pastrimi i parave, trafikimi me drogë e armë. Këtë bindje e kanë demonstruar gjatë intervistimit të dëshmitarëve e të dyshuarve për përfshirje në veprime të paligjshme.
Përveç kësaj, prokurori special Erwin Petilos, beson se ky shërbim sekret që ka vepruar në Kosovë për një dekadë është përfshirë edhe në vrasjen e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“A keni njohuri që SHIK-u ishte financuar me pastrim parash dhe drogë e armë”, e ka pyetur ky prokuror ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë në cilësinë e të dyshuarit për krim të organizuar. Deputeti Syla i është përgjigjur me mohim, derisa prokurori ndërkombëtar e ka pyetur sërish atë se “a ka qenë SHIK-u ndërmarrje kriminale për të pastruar para nga aktivitetet e krimit të organizuar”?
“Është punë e juaja t’i bëni këto pyetje, por jo dhe jo”, i është përgjigjur Azem Syla prokurorit gjatë intervistës. “Gjatë dhe pas luftës ata kryenin punët e tyre me mundësitë që kishin. Ata kanë ndihmuar pas luftës dhe mendoj nuk e di se kanë pasur kontakte të rregullta me KFOR-in dhe me shërbimet e disa shteteve me të cilat kishin komunikim të mirë”, ka shtuar ai.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës pas akuzave që kishte hedhur kundër tij Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut dhe se ka kryer krime me urdhër të Azem Sylës. Ky i dyshuar i ka mohuar të gjitha këto akuza. Ai ka thënë se nuk e njeh fare Nazim Bllacën, por e ka pranuar se njihet me disa prej njerëzve të cilët nuk e kanë mohuar njohjen me Bllacën dhe bashkëpunimin me të në fushën e biznesit. Për Shpresim Ukën ka thënë se e ka të martuar mbesën e tij, me hallën e Fahredin Gashit ka thënë se ka qenë në burg, derisa Shaban Sylën ka pohuar se e ka familjar.
Syla ka folur për luftën e UÇK-së, për SHIK-un, bashkëpunimin me Fatos Klosin, si dhe për përplasjet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe FARK-un, formacion ky ushtarak i krahut të Bujar Bukoshit. Këtë formacion ai e ka quajtur të vogël, për të shtuar se shumë pjesëtarë të tij i ishin bashkuar UÇK-së për të bërë luftën

Konfirmohet aktakuza ndaj Fatmir Limajt

Limaj, padi Qeverisë dhe Kryeministrit

 


 Sipas një njoftimi për media të EULEX-it, gjyqtari i procedurës në rastin "Kleçka" ka konfirmuar aktakuzën ndaj 9 të akuzuarve përfshirë edhe aktakuzën kundër Fatmir Limajt. Sipas njoftimit së shpejti pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor që nënkupton se edhe Limaj do të ulet në bankën e të akuzuarve. Sipas këtij njoftimi nuk bëhet e ditur se a do të mbahet në arrest Limaj apo ai do të gjykohet në mbrojtje në liri. Gjyqtari i EULEX-it Ingo Risch pritet që sot të marrë vendim për konfirmimin e aktakuzës në "rastin Kleçka". Siç dihet përveç 9 të akuzuarve të tjerë, pjesë e gurpit të të akzuuarve është edhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.
Me konfirmimin e kësaj aktakuze nis zyrtarisht procesi gjyqësor kundër të gjithë të akuzuarve.
Pak orë pas konfirmimit të aktakuzës, Fatmir Limaj ka folur gjatë për rastin e tij në emision Interaktiv të KTV-së. Fillimisht ka bërë të ditur, për herë të parë se po përgatit një padi ndaj Qeverisë së Kosovës për kërkesën që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese në sqarimin e imunitetit të deputetëve. "Qeveria e Kosovës e ka bërë një veprim jo kushtetues. Koha do ta dëshmoj dhe unë do ta dëshmoj. Nuk do ta lë këtë të heshtur dhe shumë çështje të tjera që kanë ndodhur", ka thënë Limaj. Ai më tej ka shtuar se "nuk e di arsyen pse e ka bërë qeveria këtë, për marketing politik apo presione politike".
Ai ka paralajmëruar bërjen publike të fakteve, emrave e individëve që i kanë konstruktuar të dyja rastet kundër tij, atë të MTPT-së dhe për rastin Kleçka. "Ka fakte. Në të dyja rastet. Janë top personalitete, edhe ndërkombëtare e vendase. Nuk do ta kursej askënd. Me të filluar gjykimi do ti bëj publike". ka shtuar Limaj.
Ish Komandant Çeliku duke u shprehur i sigurt në fitoren e drejtësisë, ka thënë se me kohë do ta dëshmoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejt dhe ky rast nuk është asgjë tjetër pos një fabrikim për interesa politike.
Kritika të forta, Limaj ka drejtuar ndaj kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi që e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës. " PDK qe 11 muaj nuk funksionon. Që prej përfundimit të zgjedhjeve. Pyeteni kryetarin" ka thënë nënkryetari i PDK-së, Limaj.

Trashëgimtarët e Hashim Thaçit, SHIK-isti Kadri Veseli ose profesori Enver Hoxhaj

Njeriu që fare pak i është ekspozuar publikut, Kadri Veseli, ose njeriu ndër më medialët në parti, Enver Hoxhaj, pritet ta zëvendësojë Hashim Thaçin në drejtimin e PDK-së, kur ai t’i rreket garës për majë të pushtetit.... Të parin e do partia e të dytin ndërkombëtarët.
Burime të sigurta i kanë thënë gazetës të premten se në mesin e zyrtarëve të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, ka pasur që janë shprehur të brengosur me lajmin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë, të paralajmëruar për muajin shtator.
Këta zyrtarë perëndimorë, që kanë dashur të mbeten të paemërtuar, nuk kanë shprehur ndonjë preferencë për emrat e ministrave të tjerë të përmendur për largim – ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, dhe atë të Arsimit, Ramë Buja – por kanë thënë se shpresojnë që në rastin e shefit të diplomacisë, Hoxhaj, kryeministri Thaçi të mos e marr një vendim të tillë.
“Shpresojmë se Hoxhaj nuk do të largohet nga posti tani”, ka thënë një prej zyrtarëve perëndimorë, duke e vlerësuar punën e ministrit të Jashtëm.
Por, arsyet kryesore për përkrahjen e Hoxhajt nuk kanë të bëjnë me punën e tij prej ministri, por me pritjet nga një pjesë e ndërkombëtarëve që pikërisht ai të jetë pasardhës i Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve perëndimore, pritjet në së paku disa prej kryeqyteteve evropiane janë që Hoxhaj të jetë lideri i ardhshëm i PDK-së, kur Thaçi të jetë larguar nga partia – gjë që do të mund të ndodhte mbase edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

2011-09-02

Oficeri dhe ushtaraku Isniqas Skënder Rexhahmetaj: U detyruam të armatoseshim

Parimet mbi të cilat e kishte filluar punën e saj, Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi në Hagë (ICTY), nuk ishin ato që vënë në të njëjtën bankë kriminelin dhe viktimën, por mbi parimet e pranuara nga bota e civilizuar, ku përmes dënimit që i bëhet kriminelit, viktima fiton satisfaksion. Synimi parësor i ICTY ishte dhe është që të kontribuojë në paqen e rajonit tonë, e jo që besimin tonë në këtë synim ta kthejë në zhgënjim. Paqja nuk bëhet duke relativizuar kriminelin me viktimën.
Burimi më i madh i zbehjes së shpirtit optimist që kishim për drejtësinë e ICTY ishte ish-Kryeprokurorja Karla Del Ponte, e cila kurrë nuk është marrë me detyrën e saj prej kryeprokuroreje. Ajo foli e shkretojë gjithçka. E gënjeu botën se gjatë mandatit të saj do t’i zinte dy xhelatët më të mëdhenj (Karaxhiqin dhe Mlladiqin) që njeh historia e pas Luftës së Dytë Botërore. Por jo, këtë ajo nuk e bëri. Ajo me teket e saja shpiku gjithçka të paqenë në librin e saj “Gjuetia”. Ish-Kryeprokurorja Del Ponte do të ngelët përherë në mendjet tona si “avokatia” më e madhe e barazimit të kriminelit me viktimën. Pavarësisht kësaj, ne, besimin tonë në drejtësi nuk do ta kthejmë në zhgënjim. Bash për këtë i japim vetës të drejtë të kërkojmë drejtësi për njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së së lavdishme, Ramush Haradinajn, që në kohën kur Del Ponte i ngriti akt-akuzën ishte kryeministër i Kosovës.
Është paradoks ironik kur sheh në të njëjtën bankë të të akuzuarve xhelatët si Karaxhiqi, Mlladiqi, Shesheli, Millosheviqi etj, dhe gjeneralin, i cili mbrojti popullin e tij, Ramush Haradinajn me shokët e tij. Përfitues kryesor i kësaj ironie tragjike është agresori dhe krimineli, që në rastin tonë ishte Serbia. E dimë shumë mirë që ne shqiptarët dhe Kosova kurrë nuk kemi pas probleme me Tribunalin e Hagës, dhe këtë nuk e kemi bërë nga naiviteti, por ngase ndërgjegjshëm kemi mbrojtur vetën dhe kombin tonë. Ne nuk kemi sulmuar as Vranjen as Shabacin, nuk kemi marrë e kërkuar asgjë që nuk na përket neve. Mirë e dimë të gjithë kur me kokën lartë, ish-kryeministri ynë Ramush Haradinaj, pas njëqind ditë pune si kryetar i qeverisë së Kosovës, dha dorëheqje dhe iu dorëzua Tribunalit në Hagë. Ai veproi jo vetëm si politikan, por edhe si gjeneral i cili si në paqe, si në luftë ishte në ballë të frontit. Për këtë, na kujtohet shumë mirë kur zv.Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden komentoi shkuarjen e Haradinajt në Hagë, duke e vlerësuar si shembullin më të mirë të njeriut, i cili jo vetëm që beson në drejtësinë, por i cili ballëhapur dhe me ndërgjegje i përgjigjet thirrjes së drejtësisë.
Kurse i ashtuquajturi gjenerali, Ratko Mlladiq për më shumë se pesëmbëdhjetë vite jetoi duke u fshehur nëpër birucat e Serbisë, duke i ikur frontit. Sot, kur shtetit i tij e dorëzoi me forcë për shkaqe politike, gjersa po i lexonin në Beograd arsyen e arrestimit para gjykatës, siç e do rregulli, u desh të kërkohej pauzë nga se “gjenerali” ishte dhier në brekë nga frika. Këtë fakt as mediet në Beograd nuk arritën ta fshehin nga opinioni publik. Pra, ajo që na bënë të irritohemi nga drejtësia e ICTY është fakti i vënies në një bankë të të akuzuarve Ramush Haradinajn dhe gjakatarin brekdhierë Ratko Mlladiq.
Tribunali i Hagës për herë të parë në historinë e ekzistimit të saj, prapë në rastin e Haradinajt ktheu për rigjykim të pjesshëm lëndë e tij, e cila ishte përfunduar me vërdiktin për pafajësinë e plotë. Përveç që na befasoi kjo ngjarje, na mbushi me plotë zhgënjim. Kurse sot, kur dëgjojmë të thuhet se procesi i rigjykimit do të zgjasë mjaftë gjatë, kjo na bënë që t’i afrohemi edhe më shumë zhgënjimit në drejtësinë e Tribunalit të Hagës. Dallim i madh është ky! Por prapë besojmë që drejtësia do të triumfojë, edhe atëherë kur kemi nuanca të zhgënjimit.
Ne si qytetar të Republikës së Kosovës, por para se gjithash institucionet shtetërore të vendit tonë, duhet të japin maksimumin për të mbështetur Ramush Haradinajn. Ikona dhe emblema e gjallë me karakter të fuqishëm kombëtar brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të Kosovës, sot ka nevojë për të gjithë ne. Jo vetëm ne, por e gjithë bota nuk duhet të harrojë dhimbjen dhe përvuajtjet që kemi kaluar. Krimet deri në përmasa gjenocidi që kanë ndodhë mbi popullin tonë, duhet të jenë alfa dhe omega e unifikimit në mbrojtjen e atyre që kontribuuan më së shumit për shtetin tonë.

  • Drejtësia është ajo në të cilën kemi besuar ne, bashkudhëtarët e gjeneralit Haradinaj dhe të shokëve të tij, pa dallime politike, bindjeje religjioze e kulturore. Duke besuar në të drejtën tonë për liri e zhvillim kombëtar ballëhapur i kemi treguar botës, se shtetin e duam dhe e meritojmë. Sot kur shtetin e kemi, presim që me të gjitha kapacitetet e saja të qëndrojë afër heroit dhe për heroin. Ndjenja që shteti qëndron në mbrojtjen e çdo njërit, do të krijonte dashurinë për të, kurse nëse kjo nuk qëndron prodhon efekte jo të mira. Ne e kërkojmë drejtësinë për Ramush Haradinajn, nga se, siç thotë një fjalë e urtë, - Për të pafajshmin shumë i rëndësishme është vërtetimi i pafajësisë së tij.






Nga Tribunali i Hagës sot është thënë se nuk është vrarë asnjë dëshmitar nga gjykimi i ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, duke demantuar kështu shkrimet e botuara në disa media beogradase. Javën e kaluar, prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, ka thënë për “Kurir” të Beogradit se “mbi 40 dëshmitarë në procesin Haradinaj dhe Limaj janë vrarë ose kërcënuar”. Në deklaratën me shkrim, përfaqësuesja e Tribunalit, Nerma Jelacic, ka thënë janë “absolutisht të pasakta pohimet se dëshmitarët e Tribunalit janë vrarë gjatë kohës së gjykimit të Haradinajt dhe Limajt”. “Asnjë person nga lista e dëshmitarëve apo atyre që gjykata ndërkombëtare i ka zgjedhur për masa mbrojtësve në këto dy lëndë, nuk është vrarë”, ka thënë ajo, transmeton “Beta”. Në pohimet e medieve serbe se masat mbrojtëse nuk janë aplikuar ndaj Shefqet Kabashit, dëshmitarit kyç në rastin Haradinaj, Jelacic ka thënë se Kabashi publikisht i ka refuzuar masat mbrojtëse të cilat ia janë caktuar në gjykimin e parë të Haradinajt në korrik 2007



Lufta e popullit shqiptar për liri e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e viteve 1998 / 1999, ishte rrjedhojë e shtypjes së vazhdueshme të okupatorit serb ndaj qytetarëve shqiptar të Kosovës. Në këtë luftë çlirimtare u vranë shumë luftëtar trima e udhëheqës të UÇK-së, ndërsa rol të pazëvendësueshëm patën edhe forcat demokratike të Evropës dhe SHBA-së, të cilat të udhëhequra nga NATO-ja, i dhanë denimin e merituar politikës shoviniste serbomadhe të projektuar nga Garashanini e Çubrilloviqi e të realizuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe aparatura e tij kriminele shtetërore serbe. Tentimi i gjykatës së Hagës, që të barazohet viktima me kriminelin duke i sjellur në bankën e të akuzuarve heronjtë e luftës së UÇK-së, siç ndodhi më herët me z. Fatmir Limaj dhe tani me rigjykimin e z.Ramush Haradinaj, bashkë me Sllobodan Millosheviqin dhe Voisllav Sheshelin, është fyerje për popullin shqiptar, i cili për njëqind vjet me radhë ishte robëruar nga shteti okupator dhe kriminal serb për shkak të vendimeve të padrejta të fuqive të mëdha në Kongresin e Berlinit më 1878 atë të Londrës më 1913 dhe të Versajës më 1919. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e drejtë, luftë e pastër kundër pushtuesit Serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre. UÇK-ja asnjëherë nuk ka luftuar kundër popullsisë civile serbe në Kosovë, por ajo ka luftuar policinë, ushtrinë dhe institucionet shtetërore të serbisë okupatore, ashtu siç i luftojnë të gjithë popujt e robëruar të botës, ata të cilët me masa represive dhe dhunë, ua mohojnë lirinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturor popujve autokton në trojet e tyre.Shqiptarët e të gjitha trojeve ethnike ju bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, qendrave të vendosjes së BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe të gjitha shteteve demokratike e liridashëse që të ndikojnë tek gjykata ndërkombëtare e Hagës që t’i japin fund dënimeve politike në kurriz të popullit shqiptar si dhe që të lirohet sa më parë si i pafajshëm, heroi i luftës së UÇK’së, z. Ramush Haradinaj. Në të kundërtën, duke i dënuar udhëheqësit e UÇK-së dhe duke e përkëdhelur shtetitin terrorist serb, bashkësia ndërkombëtare do të ndikon që edhe në të ardhmen shtete të cilat kanë pretendime territoriale ndaj popujve të shtypur të realizojnë ëndrrën e tyre jo legjitime, jo demokratike dhe anti civilizuese.





Në Tribunalin e Hagës ka vazhduar edhe të enjten gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimajt, si dhe Idriz Balajt, ku gjatë kësaj seance, para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari, ish-luftëtari i UÇK-së Skënder Rexhahmetaj nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë dëshmitari Rexhahmetaj.


Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...