Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/02/21

Braktisja e mangallit, trendi i kaminave dhe kultura shqiptare mbi zjarrin

description



 
Zjarri ishte zbulimi që çau në mënyrë epokale historinë njerëzore dhe nxiti emancipimin e gjithfarshëm të njeriut dhe njerëzimit. Përmes tij, njeriu filloi të ndryshojë veglat e punës, mënyrën e prodhimit, përgatitjen e ushqimit, vendbanimin, varësi më të vogël kundrejt natyrës dhe kontroll më të lartë të ligjësive të saj, ndryshim të mënyrës së jetesës, zhvillim fizik, oscilim kulturor të organizimit të fiseve/komuniteteve, mistifikime religjioze dhe pagane që korrelojnë direkt me kultin mbi zjarrin dhe shumë e shumë ndryshime të cilat na sollën deri në kultin e teknologjisë së sotme. Komuniteti njerëzor u transformua dhe u ndryshua nga një fazë elementare e zhvillimit shoqëror duke ndërruar edhe relacionin e njeriut me vetveten, natyrën dhe marrëdhëniet shoqërore. Zjarri rezultoi ta çapalis njeriun dhe kulturën e fiseve/popujve/klaneve/komuniteteve, duke qenë i pranishëm pranë tyre kudo. Në gjendjen e lidhshmërisë absolute të shoqërisë së gjuetarëve, mbledhësve të ushqimit, shoqërisë blegtorale, shoqërisë bujqësore me mjedisin natyror, zjarri ishte gjithçka, madje edhe Hyjni që meriton lavdërimin apo edhe hakmarrës nëse nuk respektohet. Nga zjarri i hapur në natyrë, nga lëvizjet e mëdha dhe sezonale migruese, njerëzit filluan të kenë një vendbanim më jetëgjatë, më të përhershëm dhe më të qëndrueshëm. Kjo bëri që zjarret për ngrohje dhe funksione të tjera, pra vend-zjarret të ndryshojnë nga pjesët e hapura në pjesët e mbyllura në dhoma shtëpie. Kështu lindi ideja e oxhaqeve, mangallit (tangari) tradicional me prush, shporetit me dru, thëngjill, rrymë elektrike dhe kaminat estetike-funksionale, përkatësisht prania e këtyre të fundit te familjet e pasura shqiptare në Kosovë.
Oxhaqet
Shoqëria shqiptare është e njohur për oxhaqe. Tradicionalisht këto bëheshin në dhomën e ndejës, por edhe në ndonjë dhomë tjetër. Odat nuk mund të paramendoheshin pa oxhaqe. Ato funksionin përmes ventilatorit të betonuar dhe të vrimëzuar brenda murit. Si lëndë djegëse përdorej druri, por edhe thëngjilli, impiante bajgash, të cilat kalojnë në faza të ndryshme të transformimit të lëndës dhe përpunimit për djegie. Anëtarët e familjes, por edhe mysafirët, afroheshin afër oxhakut, ngroheshin pas ardhjes nga ambienti i jashtëm i ftohtë dhe më pas stabilizoheshin për të filluar bisedimet dhe për të ngrënë. Në raste të emocionalitetit festiv familjar e farefisnor, këndonin afër oxhakut. Të kënduarit e këngëve patriotike apo të motiveve rurale tradicionale, apo të dashurive të ndaluara, zakonisht bëhej në zjarre që bëheshin herë pas herë në ambiente të hapura, ku argëtoheshin edhe të rinjtë. Oxhaqet tradicionale nuk po zhduken, sepse në shoqërinë shqiptare ka filluar një ripërtërije e tyre për sharm estetik të dhomës, nxitjes së një hapësire të ngrohtë dhe pritje të mysafirëve në raste speciale. Sidoqoftë, ndër motivet e ulëta për t’u përhapur si atëherë, si sot, qëndron në faktin që shporeti tradicional me dru kryen funksionin edhe të ngrohjes së përgjithshme të dhomës, por edhe mund të shfrytëzohet për pjekje, fërgim dhe aspekte të tjera të amvisërisë dhe përgatitjes së ushqimit. Kushton më lirë ekonomikisht për shkak që energjia që përdoret luan funksione të shumëfishta.

Braktisja e mangallit në kulturën shqiptare
Në kulturën shqiptare jemi mësuar edhe me të ashtuquajturin mangallin me prush, si mjet ngrohës. Tashmë përdorimi i tyre është i rrallë në familjet shqiptare në Kosovë dhe gjetiu, por sidoqoftë akoma janë të pranishëm te disa familje. Madje, jemi informuar nga mediet elektronike për një rast tragjik që ndodhi në Shqipëri këtë vit, siç ishte vdekja e një çifti të të moshuarve, e cila kishte ardhur nga mungesa e oksigjenit gjatë natës dhe krijimit të monoksidit të karbonit në dhomën e fjetjes, pasi kishin lënë mangallin e ndezur me prush gjatë natës. Kështu ka njoftuar policia pas hetimit të vendngjarjes. Sipas informacionit të policisë shqiptare që e pata lexuar në një portal të Tiranës, nusja e shtëpisë gjatë marrjes në pyetje ka dëshmuar se, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta, ka vendosur në dhomën e fjetjes së të moshuarve një mangall me prush… Edhe gjenerata ime kujton kohën e përdorimit të tyre dhe në netët e ftohta jashtëzakonisht rrinim afër, meqenëse rreziku i tyre është i madh. Këtë e thonë edhe ekspertët, por edhe përvoja e shumë familjeve shqiptare, që ndodhte të sëmureshin dhe diagnoza e mjekëve rezultonte të ishte për shkak të mungesës së oksigjenit në dhoma të mbyllura dhe prekeshin direkt organet e frymëmarrjes dhe tërë organizmi nga mangalli. Në kohën e sotme, edhe në pjesët rurale thuajse është duke u braktisur mangalli me prush.

Shporeti tradicional me dru në shtëpitë shqiptare
Shporeti tradicional me dru thuajse është forma dominuese e mënyrës së ngrohjes në familjet shqiptare gjatë sezonit vjeshtë-dimër, por diku-diku përdoret për përgatitje të ushqimit gjatë tërë vitit, apo zhvendoset në ‘bodrume’ apo dhomë pre-kuzhine. Zakonisht lëndë djegëse është druri apo thëngjilli. Edhe shporetet tradicionalë e të thjeshtë me metal, nuk janë si më parë. Tashmë blihen në treg shporete mjaft efikas, estetik dhe shumë funksionalë. Janë të konstruktuar në formë, përmbajtje dhe me plan modern. Ky lloj shporeti është mbizotërues në zonat rurale të afërta dhe të largëta të Kosovës. Tipari dallues i shporetit me dru nga ai elektrik pa dyshim se qëndron në ruajtjen e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe supozimit të kostos më të lire, ngase e njëjta energji shfrytëzohet për ngrohje dhe gastronomi. E meta e tyre qëndron se ngrohet e tërë dhoma e ndejës, por mbeten dhomat e tjera shumë të ftohta, apo thënë më saktë, e njëjta energji termike nuk mund të shfrytëzohet racionalisht për shpërndarje difuze në tërë dhomat dhe korridorin brenda shtëpisë. Realisht kjo varet edhe nga arkitektura e shtëpive tona, të cilat deri më tash kanë qenë të ndërtuara për familje të mëdha e të zgjeruara, për mysafirë të shumtë e të ngjashme, ndërsa planifikimi arkitektonik dhe ndërtimor i shtëpive të sotme është direkt i lidhur me ndryshimet e mëdha të familjes tradicionale shqiptare, lidhjeve farefisnore, ndikimit të tregut të ri të shporeteve, krahasimet gjithnjë e më të mëdha kulturore për mënyrën e ngrohjes, rritja e ekspertëve që japin këshilla për ngrohje etj. Mirëpo, ka edhe shtrirje përdorimi i shporetit tradicional përmes ventilatorëve për të ngrohur tërë ambientin e brendshëm shtëpiak.

Shporeti elektrik dhe diferencimi i energjisë për amvisëri
Shumë familje urbane kanë shporetin elektrik që e shfrytëzojnë për përgatitje të ushqimit, ndërsa për ngrohje përdorin ‘termot’ e ndryshme, me ngrohtore elektrike, kalorifer etj. Bie fjala, në banesat në Prishtinë, furnizimi me ngrohje është i kontraktuar nga “Termokosi”, pavarësisht se ka probleme të mëdha me furnizim dhe shpesh familjet detyrohen të përdorin edhe ndonjë ngrohtore elektrike, sidomos në acarin e lartë dimëror. Nuk do të thotë se familjet në fshatrat e Kosovës nuk kanë shporete elektrikë, as se familjet urbane nuk e përdorin shporetin me dru, sepse mënyra e jetesës si në fshatra, si në qytete ka filluar të homogjenizohet dhe në disa familje fshatare mund të jenë kushtet shumë të mira dhe mjaft luksoze të ngrohjes, sesa në disa familje të qytetit. Mirëpo, vetë jetesa familjare në fshatra dhe rrethanat rurale, por edhe mentaliteti kulturor më tradicional, e bën që në fshatra shporeti me dru të përdoret më intensivisht për dyjat: për ngrohje, por edhe për përgatitje të ushqimit (zierje, pjekje etj.).

Kamina dhe klasa
Në kërkimet enciklopedike të fjalorëve të ndryshëm, thuhet se kamina mund të ketë prejardhjen nga gjuhët e vjetra latine e greke, “caminus”, “???????”, “káminos”, merr kuptimin e “furrës”, “ngrohëse zjarri”, “hapësirë zjarri”, “vatër zjarri”, ang. “fireplace”, etj. Dhe ky aspekt semantik, nuk është edhe aq i ndryshëm sot, por vetëm ndërron pak në aspektin e konstruktimit të aparatit ngrohës, e jo hapësirës; jo lokacionit, por aparatit. Kamina përdoret edhe në gjuhë të tjera si serbo-kroate, skandinave etj. Kamina ka marrë kuptimin në gjuhën shqipe të mjetit bashkëkohor në të cilin vendosen druri apo ndonjë lëndë tjetër djegëse, me pjesën hyrëse të lëndës, me një xham të tejdukshëm që shihet nga jashtë zjarri (krijohet edhe një ndjenjë më e ngrohtë nga spektri vizual në distancë) dhe me një gyp ose i vendosur për muri në një dhomë. Zakonisht këto kamina blihen nga familjet e pasura e të kamura, sepse kushtojnë shtrenjtë në treg, por edhe shpenzojnë shumë lëndë djegëse. Familjet e varfra e kanë të vështirë jo vetëm blerjen e tyre, apo instalimin e tyre variabil të kushtueshëm financiar, por edhe funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kaminat madje janë bërë sot në kulturën kosovare si ikona të luksit, komoditetit, pasurisë dhe shpërfaqjes së stratifikimit klasor. Sado që mund ta mohojmë, kaminat sot janë shenja identifikuese e shtresës shoqërore kosovare që kanë të ardhura të mira financiare dhe kanë shtëpi ‘për merak’. Kanë dalë edhe kamina me ventilatorë, analoge me instalimin e nxehëseve në të gjitha pjesët brenda shtëpisë, të cilat ngrohin tërë hapësirën brenda shtëpisë. Mirëpo, duhet përmendur se ndarja tradicionale e dhomave shqiptare ka ndryshuar dhe tani po rritet numri i shtëpive që nuk kanë dhoma të ndara strikte dhe fizike, prandaj shpërndarja e energjisë lartë-poshtë, poshtë-lartë dhe në të gjitha dhomat, është më se e mundshme dhe zvogëlon koston e lëndës djegëse. Sidoqoftë, familjet e pasura mund t’i bëjnë më lehtë këto përzgjedhje, për shkak se varet edhe nga izolimi i volitshëm dhe i jashtëm i shtëpisë dhe plani arkitektonik internal. Pa dyshim, kaminat sot lidhen edhe me klasën, në kuptim direkt material.

Zjarri dhe kultura shqiptare
Në ritualet tradicionale shqiptare ka qenë praktikë e shpeshtë rituali i largimit të shpirtrave të ligë edhe përmes ndezjes së zjarrit në vatër. “Besohej se foshnjën s’duhet lënë vetëm, as ditën as natën pa mos i mbushur gjashtë javë… Gjatë natës fëmijën e mbulojnë me tesha të zeza, në zinxhirin e zjarrit varin një kusi të zezë. Gjatë natës digjet një dritë, qoftë kandil, qiri, llambë vajguri apo gackë vaji, ngase shpirtligat ikin prej gjërave të zeza si dhe prej dritës. Rituali i ndezjes së zjarrit para se të lind fëmija. Se çfarë fëmije do të lindet, djalë apo vajzë, për këtë haset rituali pagan i ndezjes së zjarrit, dhe atë, në këtë mënyrë: Në vatrën e zjarrit vendojnë drunj të renditur me kujdes, pasi që turmën e drunjve e rregullojnë, atëherë e ndezin zjarrin. Nëse zjarri kallet përnjëherë, në popull besohet se shtatzëna do të lind djalë dhe do të rritet e të shtohet përparimi në bujqësi, blegtori e kështu me radhë. Por nëse zjarri nuk kallet, atëherë e fryjnë që prej saj del vetëm tym, që kuptohet se drunjtë nxihen, dhe për këtë besohet se shtatzëna pas shumë mundimeve pritet të lind vajzë.”(shih: http://fejashqiptare.org/showthread.php?t=96) Po ashtu, është e njohur edhe figura mitologjike e sendërtuar nga konteksti i zhvillimit shoqëror dhe shpirtëror të familjeve tradicionale në hapësirën tonë jetuese si “Nana e Votrës”, e cila ka “…disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë nga matriarkati. Fillimisht ajo ishte një figurë pozitive. Madje, ndonjëherë Nana e Votrës quhej edhe ”të tretat e vatrës”, pra tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan. Ashtu siç përfytyrohet tani, Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrë li ose lesh. Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokëthinjur që rri gërmuq bri vatrës. Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë, sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krehër apo që tjerr. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet. Kështu ajo e kupton se është Nana e Votrës...” (shih: http://kuqezi.albanianforum.net/t67-figurat-e-mitologjise-shqiptare)

Tym, dritë dhe ngrohje
Për të kuptuar ndryshimet në shoqërinë shqiptare dhe në Kosovë, mjafton të gjesh edhe këso temash. Ka ndërruar mënyra e ngrohjes te shqiptarët, bashkë me të edhe vetë jeta, botëkuptimet dhe idetë e tyre mbi zjarrin. Kaminat gjithnjë e më shumë po bëhen identifikim i shtresave të të pasurve. Familjet rurale dhe urbane kosovare në masë të jashtëzakonshme kanë braktisur praktikën e mangallit me prush. Janë përhapur ekstremisht shumë edhe bombolat e gazit, të cilat janë dominuese në hapësirat e ndërmarrjeve të vogla, kiosqe, bizneset me të ardhura të dobëta, për shkak të kostos më të lirë të gazit, por që nuk shpërndajnë energjinë në mënyrë ekuilibruese/difuzive, të nxehen këmbët dhe mërdhihesh në pjesë të tjera të trupit; me rrezikshmëri mjaft të theksuar, por edhe me kutërbim të pafalshëm! Ka edhe asosh që kanë shpërndarës difuzioni, por përdoren shumë pak! Është rritur vetëdijesimi shoqëror dhe kulturor për metodat më efikase, më të shëndetshme, më të lira dhe më estetike të mënyrës së ngrohjes, por akoma ka nevojë për rritje kulture familjare dhe shoqërore për të analizuar dëmet e secilës mënyrë të ngrohjes. Në kontekstin e vetëdijes njerëzore, zjarri është elementi bazë i doktrinave të lashta religjioze (p.sh. në religjionin e vjetër persian, shumica e ritualeve dhe adhurimeve lidheshin me zjarrin), doktrinat filozofike, alkiminë dhe filozofitë mbi elementet thelbësore të botës si: uji, ajri, toka, zjarri (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, filozofia e afërt kineze, alkimistët e ndryshëm etj.). Zjarri lidhet edhe me mitologjinë, sidomos personazhi më i famshëm Prometheu, i cili vjedh zjarrin nga Perënditë dhe merr shumë guxim e sfida vetëm për t’ia dhënë njeriut këtë element për ta bërë më të fortë; ta përdorë për shkrirjen e metaleve që t’i lehtësohet jeta për të bërë vegla sa më të zhvilluara për mbijetesë etj. Zjarri lidhet edhe me simbolikën e djallit dhe të keqes, madje në krishterizëm dhe islam, bota tjetër e ferrit për mëkatarët do të jetë plot zjarr. Po ashtu, në islam edhe fjala për xhinët si botë paralele me njerëzit dhe melaqet, janë të krijuara nga zjarri. Zjarri në simbolikën e erosit lidhet pozitivisht si: pasion, afsh, eksitim. Në fakt, krejt perceptimet njerëzore dhe kulturore kudo në botë për zjarrin janë ashtu siç janë edhe gjendjet e zjarrit: tym, dritë dhe ngrohje.

Muzika e mirëfilltë, pasqyrë e një populli

Muzikës tallave së fundmi është duke i humbur shkëlqimi, kjo së paku vërehet se edhe televizionet lokale nuk ua japin më hapësirë sikur dikur. Vetë këngëtarët thonë se është lajm i mirë që muzika tallave është në zhdukje, por ka edhe këngëtarë që shiten si shumë serioz, por nëpër mbrëmje të ndryshme e kallin tallavanë, këtë e bëjnë edhe disa këngëtarë që shiten si shumë serioz, por nëpër mbrëmje të ndryshme e kallin tallavanë, këtë e bëjnë siç thonë ata, sepse kërkohet nga ta. Korab Shaqiri mendon se muzika tallava është në zhdukje dhe për këtë gjë ndihet shumë mirë. "Mendoj se kjo është shumë e vërtet dhe patjetër kësaj lloj muzike mediokre të kënduar nga disa pseudo-artistë duhet t'i vijë fundi, sepse është pa asnjë vlerë", thotë ai. Natyrisht se kjo lloj muzike nuk është zhdukur tërësisht dhe ka edhe këngëtarë të cilët i shajnë këto këngë, por me shumë vullnet e dashuri i këndojnë nëpër dasma dhe diasporë.


description


 "Mendoj se ne të gjithë si komunitet artistik duhet të punojmë mbi motivet e bukura shqipe dhe ta përfaqësojmë vendin tone. Ne duhet të paraqitemi para të tjerëve me diçka tonën dhe që ka vlera. Ritmet tona popullore janë shumë të bukura, vallëzuese dhe njëkohësisht interesante për botën. Konfuçi, filozof i lashtë kinez thotë: "Nëse dëshiron të dish se si është një popull, atëherë dëgjoje muzikën e tij", tha ndër të tjera këngëtari i talentuar Korab Shaqiri. Natyrisht, tërësisht nuk do të ndalet asnjëherë kjo muzikë, sepse gjithmonë do të ketë njerëz që do ta duan muzikën tallave, kjo për shkak të ritmit që ka kjo muzikë dhe tjetra është muzikë që më së shumti pëlqehet nëpër dasma. Ndërkaq, këngëtarja Adelina Emini, e cila me këngën e sa "Bëhu burrë", ka arritur të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, mendon se nuk ia vlen të flitet për muzikën tallave, kur dihet se është muzikë pa vlera të mirëfillta, megjithatë ajo nuk i fajëson këngëtarët që merren me këtë muzikë, duke thënë se çdo njeri e ka shijen e vetë. "Vërehet qartë së kohët e fundit muzika tallave dëgjohet gjithnjë e më pak, këtu sigurisht kanë ndikuar këngët e shumta që bëhen nga këngëtarët që e duan muzikën e vërtetë. Kjo ka bërë që edhe ata që e kanë dëgjuar muzikën tallave, t'i shmangen kësaj muzike dhe të dëgjojnë diçka më me shije", thotë ajo. Kundër kësaj muzike është edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Lendita Destani, e cila thotë se muzika tallava është e bezdisshme dhe më shumë të bën me dhembje koke se sa të kënaq me tingujt që i ka. "Mendoj se çdo kush ka të drejtë ta dëgjojë atë që i pëlqen, por nuk di njerëzit si e dëgjojnë muzikën tallave, e cila është pa shije dhe nuk ka ndonjë vlerë të caktuar. Thjesht është muzikë që në të shumtën e rasteve "këngëtarët", bërtasin. Është muzikë për t'u harruar, prandaj më vjen mirë që njerëzit po vetëdijesohen dhe po largohen nga kjo muzikë", thotë këngëtarja Destani.

Diskreditimi medial i mediokritetit tonë politik


Shkruan: Adnan ABRASHI
Protestat e janarit të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje mendoj se nuk e kishin vetëm efektin e tyre të fuqishëm në drejtim të kundërshtimit apo mbrojtjes së një mocioni të aprovuar të Parlamentit të Kosovës në lidhje me zbatimin apo moszbatimin e reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë, por, nga aspekti i aktualitetit dhe mbulimit të tyre medial, ato na shpalosën edhe një të vërtetë tjetër të cilën shumica prej nesh e kemi ditur por këtë herë patëm rastin që të bindemi drejtpërdrejt.
Sikur ngjan zakonisht, vetë situata e tensionuar në lidhje me këto protesta, pa dyshim se, në punën e tyre informative, më së tepërmi i mobilizoj mediet tona të shkruara dhe elektronike, të cila, si gjithnjë, edhe këtë herë, patën rol kuç në formimin e opinionit të caktuar kolektiv për ngjarjet që ishin në vazhdimësi.
Edhe pse në mënyrë direkt apo indirekt Hashim Thaçi dhe pushteti i tij i ka nën kontroll disa prej medieve në Kosovë, më duket se tek pas 14 janarit edhe më seriozisht ata u bindën për fuqinë e tyre të madhe ndikuese. Andaj pas sa e sa premtimeve të bëra, as nuk mund të merrej si e rastësishme marrja e vendimit qeveritar për heqjen e ngarkesës së pagesës së tatimit në vlerë të shtuar ndaj tyre. Pa dyshim! Ky përfitimi ishte i vlefshëm për ta, por momenti i marrjes së këtij vendimi nga Qeveria reflektoi si karrem naiv për ta.
Sido që të jetë, edhe pas këtij përfitimi ligjor, shumica e medieve tona të shkruara dhe elektronike vazhduan punën e vet profesionale me ritëm të njëjtë në drejtim të informimit sa më objektiv të qytetarëve dhe në harmoni me politikat e veta të përcaktuara redaktuese.

Diskreditimi medial i disa kuadrove mediokër politikë
Përgjithësisht, nga mënyra dhe forma mediale e mbulimit të ngjarjeve të janarit, mua më së shumti më kanë lënë përshtypje debatet e shumta televizive, nga të cilat, përmes mysafirëve të ftuar në studio, përveç temës aktuale që debatohej, na u shpalos edhe një realitet i hidhur të cilën ndoshta edhe më parë e kemi ditur, por tani e vërtetuam edhe në flagrancë: zhgënjimi me nivelin e ultë elokuent, mediokritetin, injorancën dhe mungesën e kulturës debatuese të disa politikanëve, ku si më të ekspozues në këtë drejtim, u treguan nga tarafi qeveritar që aktualisht janë në krye të funksioneve përgjegjëse të pushtetit.
Duke i përcjell me vëmendje të shtuar shumicën e këtyre debateve televizive, shpesh në kokë më lindnin disa hamendësime praktike: A thua, partitë politike në pushtet (por edhe disa në opozitë) e kanë ndonjë qendër të tyre vlerësuese dhe këshillëdhënëse analitike të mënyrës së paraqitjeve mediatike?! A vërejnë ata se disa emra tanimë të diskredituar nga radhët e tyre, me paraqitjet e shpeshta televizive (përgjithësisht mediale), dita-ditës po dalin shumë qesharak në opinion, duke ndikuar kështu në zvogëlimin gradual të autoritetit partiak apo (përfaqësues) qeveritar në masë?!
Sido që të jetë, pa dashur që askush me këtë rast të më keqkuptoj si të njëanshëm, sipas një analize time personale, këtë aktualitet të shtuar mediatik gjatë ngjarjeve të janarit, më së miri e ka shfrytëzuar lëvizja Vetëvendosje!, e cila, pa dyshim, për një pjesë të madhe të shikuesve, gati në të gjitha emisionet debatuese televizive, emocionalisht reflektoi më stabile, logjikisht më e kapshme dhe intelektualisht më dominuese.
Jo vetëm si performancë e përsosur e tërheqjes së përqendrimit dhe lënies së përshtypjes momentale tek shikuesit, por Vetëvendosje në këto debate publike, arriti që nënvetëdijshëm në heshtje ta demantoj atë paragjykimi të gabuar dhe të imponuar me kohë tek shumica se, “këta të rinj axhami, përveç se dinë të protestojnë dhe të shkaktojnë trazira në rrugë, nuk kanë njerëz të aftë për marrjen eventuale të pushtetit në zgjedhje”?!!
Nga qytetarët e zhgënjyer diçka e re kaherë po pritet. E, në këtë hapësirë të brishtë dhe tejet konfuze politike gjithëshqiptare, lëvizja Vetëvendosje dita - ditës po promovohet, jo vetëm si një subjekt politik që gjithsesi pretendon të vijë në pushtet, por edhe si një qendër dhe shkollë e mendimit të ri filozofik dhe politik shqiptar në ekspansion . Një shkollë e cila në vete ngërthen kombinimin e idealizmit (të pa përmbaruar) politik kombëtarë të rilindësve tanë, nga njëra anë, dhe nevojave të natyrshme të njeriut si individ që përherë të jetë i lirë, i papërkulshëm, krenarë me veten dhe të kaluarën e vet dinjitoz, vigjilent, konsekuent dhe i pathyeshëm ndaj kujtdo qoftë që në çfarëdo mënyre do të tentoj t’ia rrezikoj këto vlera. Pra, ajo po shndërrohet në një kult të edukimit masiv ku përgatitet një brez i ri i cili refuzon të përkulet dhe nënshtrohet para sakrificave; nuk është pjatëlëpirëse dhe lajkatare; nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja; është gjeneratë që është kalitur t’i gjejë shkaktarët në pasoja; të dallojë realitetin nga iluzionet dhe të vlerësojë saktë ç’është patjetër për momentin.
Pa dyshim se faktori i vetëm argumentues, ose eventualisht demantues, në këtë konkludim timin do të jetë koha e cila çuditërisht këtë vit duket se po ecën shumë shpejt..

Nuk e harrojnë Toplicën




Në Koshtovë të Mitrovicës u mbajt takimi i familjes së gjerë Pllana nga të gjitha komunat e Kosovës

Nga Ahmet Pllana

Ky takim pune, i organizuar nga Këshilli Organizativ, u mbajt të dielën më 16 janar 2011 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku morën pjesë përfaqësues të familjes së gjerë Pllana nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kishte për qëllim njohjen mes tyre dhe përkujtimin e dëbimit të tyre me dhunë nga fshatrat Pllanë e Madhe dhe Pllanë e Vogël të Toplicës në vitin 1878, kur u dëbuan edhe popullata shqiptare e 720  fshatrave të Toplicës
Dita e këtij takimi ka koinciduar pikërisht me ditën kur Pllanajt së bashku me popullatën shqiptare të krahinës së Toplicës me 720 fshatra, u dëbuan me dhunë e zjarr nga serbët nga trojet e tyre etnike stërgjyshore. Takimi i udhëhequr nga kryetari i Këshillit Organizativ, Prof.dr.Nusret Pllana, u mbajt në atmosferë pune, me ç‘rast u tha se familja e gjerë Pllana nga e gjithë Kosova , e përkujtoi dëbimin masiv me dhunë e zjarr, me vrasje e masakra, nga trojet e tyre, nga Toplica në vitin 1878, që tash në këtë janar bëjnë 133 vjet.
 
Nusret Pllana prezantoi përfaqësuesit e familjeve Pllana nga vendbanimet dhe komunat e ndryshme të Kosovës, si nga Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Gjilani, Peja, Besiana, Ferizaji, Kastrioti, Fushë Kosova, Lypjani, Kacaniku, etj. Nusreti tha se në këtë takim janë mbledhur mbi 70 përfaqësues të familjeve Pllana kudo që gjenden ata gjithandej Kosovës, nëpër fshatra dhe qytete. Ai shtoi se elita e familjes së gjerë Pllana janë këtu në këtë takim historik që për herë të parë bashkohen kështu në mënyrë të organizuar. Nusreti tha se ky është jo vetëm takim familjar, por ka rëndësi edhe kombëtar, sepse ky takim është një rikujtim se ne ishim të Toplicës, ku kemi qenë, ku kemi jetuar e ku jetojmë sot.
 
Ne Pllanajt dhe qindra familje të tjera shqiptare të Toplicës të përzënë nga trojet e tyre, janë përballur me vështirësi të mbijetesës, duke qenë pjesë e tragjedisë së kombit. Nuk është këtu vetëm familja Pllana, por është kombi ynë i shumëvuajtur nga gjenocidi e pastrimi etnik i vitit 1878, tha Nusreti. Këtë takim e ka sponzoruar bisnesmeni Agim Shahini (Pllana) nga Vushtrria. Ai tha se është tejet i lumtur që sot janë takuar përfaqësuesit e familjeve Pllana nga i gjithë vendi, nga shteti ynë më i ri në botë –Kosova,  për t’u njohur mes vete dhe për të zhvilluar këtë takim pune .
Në këtë takim folën edhe Dr.Ejup Pllana, Dr.Xhevat Pllana, Dr.Pajazit Pllana, Dr.Ruzhdi Pllana, Dr.Gani Pllana, Dr.Nusret Pllana, Dr.Mustafë Pllana, poeti Qerim Pllana, Idriz Ibrahimi, ish drejtor i TC "Kosova A", si dhe profesorë, inxhinierë, mjekë, menaxherë, drejtorë, biznesmenë, gazetarë, shkrimtarë, etj., të familjes Pllana, ndërsa shumë ndër ta ishin që kishin mbiemra të tjerë e jo Pllana, si Shahini, Ibrahimi, Halili, Arifi, Rrustemi, Kadriu, Ismajli, Syla, Jashari, Muhaxheri nga Peja, etj.

Dëshmi historike dhe diplomatike që Serbia ishte okupatore e Kosovës



Shkruan: QERIM PLLANA
Për mbrojtjen kombëtare të Kosovës, respektivisht të Shqipërisë Veriore etnike, qe formuar Komiteti për Mbrojtje, qysh në mars të vitit 1913, para Luftës së Parë Botërore. Kjo dëshmohet me izolimin e aktivistëve dhe patriotëve shqiptarë nga ana e Serbisë okupatore: Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Hoxhë Sejd Idrizi, Shaban Pasha, Xhemail Beu, Idriz Seferi, Qazim Seferi, Ruzhdi Bej, Ibrahim Bej Kokala, Jashar Pasha, Mesin Beu, Muharrem Efendiu, Hurshid Beu etj. Ky izolim i këtyre burrave është ngjashëm me izolimin e intelektualëve shqiptarë në Leskoc, me urdhër të I. Karakushi, respektivisht, S. Milosheviqit. Pas përfundimit të Konferencës së Londrës në mars të vitit 1913, kur u vendos fati tragjik i Kosovës, këta patriotë, me intervenimin e diplomatëve anglezë u liruan, dëshmi dhe ngjashmëri dy-periudhash.

Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës (Shkodër, 1 maj 1918)
Me të mbaruar të Luftës së Parë Botërore, më 1 maj 1918 në Shkodër u ri-fuqizua Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në krye të cilit u vendosën patriotët më të shquar të kombit, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e saj me Shqipërinë: Hoxhë Kadri Prishtina, kryetar, Hysni Curri dhe Hakim Gostivari, nënkryetarë dhe përgjegjës për organizimin e luftës së armatosur në Shqipërinë e paçliruar, Bedri Pejani, Sekretar i (vëllai i Sami Pejës), kurse anëtarë të Komitetin ishin: Bardh Jusufi, Sali Gjuka, Isuf Veseli, Sadik Deçani, Naxhi Hoxhi Sadiku, Avdush Kastrati, Jahja Prishtina, Sadik Gostivari, Bajram Daklani, Lalë Perolli, Ragip Kojë Begolli, Qazim Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahraman Begolli, dhe Ibrahim Gjakova. Siç thekson Ramiz Efendi Binishi ishin zgjidh anëtarët e nderit të Komitetit: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Mehmet Delia, Azem Bejta, Nexhip Draga, Aqif Blyta, Ramë Vllasa dhe Iliaz Reçaku.
MARRËVESHJA ishte që të gjithë këta patriotë, do të luftojnë për një Shqipëri unike, sovrane dhe demokratike, ngase Kosova do të ishte një pjesë e natyrshme historike, politike dhe ekonomike e saj, (Shqipërisë). Si është e mundur pas gati një shekulli, të kemi politikanë shqiptarë, të cilët s`e pranojnë bashkimin shqiptar, Ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë?! Kur mbi 80 për qind e popullit, në të dy pjesët e atdheut janë për bashkim, respektivisht për ribashkimin e tokave shqiptare. Problemi i Kosovës sot e kësaj dite nuk është zgjedhur, pos një mashtrimi se ajo (sot), është një republikë, kurse sipas të gjitha të dhënave, Kosova po degradohet nga një shtet i pranuar tashmë nga afro 90 shtete të botës, (ajo me bisedimet me Serbinë, gjithnjë e më shumë po zhveshët më një provincë, si në kohën e Perandorisë Romake, provincat në hapësirën okupimit të Federatës popujve ilirë në disa syresh!

Entuziastët e Brukselit
Të gjitha këto "marifete", kohëve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për fat të keq, janë shndërruar në moton: "entuziaste" apo fjalët boshe, se vetëm me bisedime, por kur sesi për bashkim, mundë të zgjidhet çështja delikate Kosovë-Shqipëri, Shqipëri dhe territore tjera të okupuara nga fqinjët; Serbia, Maqedonia, Greqi dhe Mali i Zi! Pra, bashkimi me BE-në, si mashtrimi që iu bë Shqipërisë me pranimin e Shoqatës së Kombeve si anëtare e barabartë më 17 dhjetor 1920, nëpërmjet Ilias Vrionit në krye të Këshillit të lartë, ministrit të Punëve të Brendshme Mehdi Frashri, dhe komandantit të përgjithshëm Ahmet Zogu, qe bë në emër kinse të sigurimit, ("garantimit") të kufijve të Shqipërisë, pa Kosovën etnike)! Me këtë, Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, nuk u pajtua, duke pa komplikimin e çështjes së Kosovës etnike, e cila mbeti jashtë kufijve. Si aktualisht, kombi i ndarë shqiptar në katër, respektivisht 6 shtete në gadishull. Pavarësisht se të gjitha janë shtete pa sovranitet, por 4 prej tyre kanë të okupuara toka t`huaja..!

Politika shqiptare, kundër bashkimit kombëtar
Tani lufta për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht, në tri njësitë kryesore shqiptare, asnjëra me pavarësi dhe sovranitet të plotë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, "elita politike" e zgjedhur me vota të dyshimta, del haptas kundër bashkimit! Në Tiranë Prishtinë, Shkup dhe Tetovë! Del haptas kundër vullnetit, politik, demokratik dhe kombëtar të sovranit. Del haptas kundër atyre lëvizjeve, figurave e organizmave, të cilët kanë dalë haptas për bashkim kombëtar. Për më keq, ata i quajnë herë "ekstremist, herë faqe zi, herë arrogantë", e bëjnë nga frika e humbjes së pushtetit!
Kjo politikë servile dhe shumë fytyrash, popullin shqiptar është kah e përçan, injoron, është kah e nxitë mes vete, madje kah e sjell në gjendje dhe rrethana të luftërave qytetare, pozitë-opozitë si në vitin 1997! As pas plotë 20-vjet, nuk kanë gjuhë të përbashkët. As atëherë kur dashamirës ndërkombëtare ndërhyjnë kohë pas kohe, që gjakrat të ulën e të qetësohen, edhe pse ka të atillë të cilët veprojnë si në kohën e Kongresit të Berlinit, qershor 1878, si në mars dhe korrik të vitit 1913, si në Drenicë, Kosovën, me krimin në Tivar me aradhet çetnike gjatë vitit 1944-1945 etj.

Serbia akoma është okupuese e disa territoreve
Dihet fare mirë se shqiptarët nuk janë kah bashkohen dhe nuk do të bashkohen me BE-në. Nëse nuk bashkohen para se të krijohet (nëse ndonjëherë formohet BE e vërtetë dhe demokratike)! Apo një konfederatë e tipit, rus, jugosllave a spanjollë!. Tipit anglez të Komonveltit etj. Njësoi si gjatë vitit 1913, 1918-1920, kur agjenturat serbo-ruse në bashkëpunim me pesëshen aktuale evropiane, janë duke punuar, jo që shqiptarët të bashkohen ribashkohen, por që Kosova akoma të jetë në varësi të plotë ekonomike të Serbisë së Madhe. E cila mbanë dhe shfrytëzon Sanxhakun, Homolet, Vojvodinën me tri nën-krahina: Baçkë, Srem dhe Banat. Që do të thotë de jure dhe de facto, është krijuar mbi hapësira të pushtuara të kombeve dhe kombësive, hungareze, boshnjake-myslimane, bullgare, rome dhe shumë etnive e grupeve etnike në Vojvodinë; hungarezëve, rumunëve, gjermanëve kroatëve, dhe pakicave, ruse, çeke, rome, shqiptare në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, Kosovën Lindore, shqiptaro-myslimanët në Sanxhak etj, pa farë të drejtash as minoritare, etnike siç i gëzojnë pakicat në Kosovë. Maksimumin e të drejtave mbi shumicën absolute 95 për qind. A vlen ky modus vi-vendi sall për Kosovën në Ballkan, Evropë dhe në botë...?!
Serbia sot mban disa dhjeta kombe e kombësi, pa të drejta elementare njerëzore më një hapësirë prej mbi 55.000 km. katrorë. Në këso rrethana, hapësira shqiptare aktualisht e ndarë, përjeton vazhdimin e sundimi të "12 bajraqeve të parisë së Mirditës" të viteve 1918-1920! Kjo është për çdo keqardhje, është për çdo gjykim për ta luftuar këtë të keqe, e cila e ka kapluar hapësirën shqipfolëse në gadishull. Duke u thirr në emër të një bashkimi shumë të përfolur evropian. Duke mohuar më parë bashkimi dhe ribashkimi kombëtar. E tërë kjo bëhet me qëllime ogurzeza, duke luftuar dhe mbrojtur me çdo kusht privilegjet e pushtetit të fituara me vota të dyshimta! Ta quash një Lëvizje një milionëshe "Kuqezi", (faqezi), s`është tjetër pos një çmenduri për pushtet, karrierizëm të formës tiranike. Një babëzi e mohimit të historisë, gjenezës, kombit, dinjitetit, besës dhe fjalës së dhënë për krejt diçka tjetër, të shndërruar në gënjeshtër. Zotëri, (po ua përkujtoj), Kosova mbështetur në dokumentet ndërkombëtare që gjenden në D A S I P. B. Fondi: Legata në Turqi, F. 20, 1934, vërteton se Serbia, (ish-Jugosllavia) në Kosovë, kanë qenë okupatore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare nga viti 1913 deri më 1999, për të vazhduar më tej.

E vërteta mbi okupimin (dokumenti)
Ja se ç`shkruan në letrën e konsullit jugosllav në Marsejë, drejtuar konsullit jugosllav në Ankara mbi projektin e konventës: Konsullata e Përgjithshme e Mbretërisë së Jugosllavisë Rez. Nr. 54 Marsejë, më 30 qershor 1934. Legata Mbretërore Ankara. Me letrën e vet, Rez Nr. 284, dt. 24 të k. m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë, që t`i sqarojë dispozitat kalimtare të projektit të Konventës mbi vendosjen midis Turqisë dhe Jugosllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria Punëve të Jashtme të mund të fillojë zgjedhjen e kësaj çështjeje. Kam nderin t`i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara: 1. - Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk ka pasur rastin të interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit të Stambollit, dt. 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka qenë aplikuar.
2. -Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit të Sen-Zhermenit, por Traktati i Stambollit nuk ka hyrë në fuqi, sepse nuk është bërë këmbimi i instrumenteve të ratifikimit(instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë , i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit). Pas Luftës së Dytë Ballkanike, Mbretëria e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi kanë bërë ndryshimin e kufijve të ish-territoreve të Perandorisë Otomane sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit. Madje edhe çështja politike (ndryshimi i kufijve) kanë mbetur të pazgjedhura midis Turqisë, nga njëra anë, dhe Serbisë e Malit të Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtëritjen e marrëdhënieve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kur farë dispozitash tjera. Prandaj, as Mbretëria Serbe as ajo Malazeze, pra as Mbretëria e Jugosllavisë nuk kanë kur farë akti juridik, me të cilin Turqia do ta pranonte lëshimin e ish-krahinave të Perandorisë Otomane, që janë tash në përbërje të Mbretërisë së Jugosllavisë. Rrjedhimisht, nuk ekzistojnë as dispozitat që do t`i rregullonin midis nesh e Turqisë, çështjet tjera që dalin nga lëshimi i territoreve-dominiumi (çështje e pasurive)dhe imperiumi (çështja e personave). Çështja e pasurive është zgjedhur në Beograd, në mbarim të vitit të kaluar pa marr para sysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njëjtën mënyrë duhet të zgjidhet edhe çështjen e personave. (...). Pikërisht në bazë të së drejtës ndërkombëtare, Kosova si e tillë e okupuar, (tani e çliruar) e gëzon të drejtën e plotë t`i rikthehet Shqipërisë me vullnetin e një kombi, një gjuhe dhe gjeni, të ribashkohet me trungun nga është ndarë me dhunë..! ISBN 9951-8624-0-5, prof. Dr. H. Bajrami.

Akademia e frikës dhe heshtjes!
Një populli, një gjuhe, një kulture, një historie dhe një gjeni, por i ndarë me dhunë në dhjetor të vitit 1912, me Konferencën e njëanshme të Londrës, mars të vitit 1913, përkatësisht më 30 korrik 1913! Nëse ka nevojë për ekspertizë të "ADN-së", shqiptarët edhe këtë janë të gatshëm ta bëjnë, për t`u vërtetuar se janë një komb, dhe një gjen i ndarë, deshën këtë apo jo "elita nënshtruese aktuale", vendore apo ndërkombëtarët, shtetet fqinje okupuese regjionale sllave! Të cilat mbajnë të okupuara toka e popullsi të huaj: Serbia; krahinën e Sanxhakut, Kosovën Lindore, Homolet, Vojvodinën me tri nën krahina; Banat, Baçkë dhe Sremin kroat. Mali i Zi, Luginën e Lumit Cem, Krajë, Tivar, Ulqin, Plavë e Guci. Greqia ma shumë sesa një Çamëri, kurse Maqedonia, gjysmën e Maqedonisë shqiptare, në lindje një Iliri! Nga kush frikësohen dhe pse heshtin akademikët tanë, bëjnë sehir kur në pyetje është rrezikuar kombi dhe atdheu, areali kombëtar, gjuhësor historik dhe njerëzor?!
Z. H. Bajrami, me punën e palodhshme që ka bërë, në këto 30 vjetët e fundit, për pjesën më të rëndësishme të historisë kombëtare është i nderuar, sepse ka shfrytëzuar për mrekulli burimet materiale të arkivave të shumta të Evropës. Gjeneratave u ka mundësuar të dinë se çka të kërkojnë nga bota, ndërkombëtarët miqtë tanë në një të ardhme të afërt. Disa akademikë të Akademisë së Kosovës, duhet të turpërohen, pse në kuadrin e tyre nuk e kanë një (por jo sall një) punëtor të zellshëm dhe frytdhënës të shkencave të historisë, "mësueses së diturisë", (pse z. H. Bajrami dhe të tjerët, jashtë Akademisë)? Nga ky kënd vështrim, akademik Rexhep Qosja, do përkrahur në reagimet e tij rreth Akademisë, për të cilën di dhe e njeh më mirë se çdo kush! Një institucion më i lartë shkencor i shndërruar në vatër partiake e klanore me principe komuniste dhe heshtake. Në vend se të jetë shtyllë e zhvillimit, përparimit ndriçimit të vërtetës rreth kombit, nga i cili varët dhe jeton, por për te, fare pak apo aspak s`punon! Heshtët nga ndonjë frikë epitetesh si disa simotra të saj! Apo ua kënda të heshtin, siç kanë heshtë nga themelimi mbi kukëza e libreza komuniste! A e shohin akademikët tanë s`e ç`po ndodhë sot, pas 13 vjet çlirimi me Kosovën!? Pse kjo Akademi nuk merr asnjë përgjegjësi kombëtare e as historike..?!

Një projektrezolutë furtunë në kuvendin e shtruar!
Projektrezoluta për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, e fundit e parashtruar si një furtunë para përfaqësuesve më pak se të 1/3 e elektorati të vendit në kuvend, dëshmon se mbikëqyrja e mëtejme mbi Kosovë do të vazhdon. Se Kosova me këtë projektrezolutë ekspres, pothuajse asgjë nuk përfiton. Ketë e theksuan me shembuj konkret në kuvend disa deputetë të sinqertë. Shembuj janë shtetet përreth, të cilat mbikëqyrën në mënyrë rigoroze dhe s`kanë sovranitet! Sidomos shqiptarët dhe Shqipëria, e cila po i mbush 100-vjet, s`ka pavarësi, pa sovranitet e mbikëqyrur dhe gjysmë shtet. Kosova, duket se është çliruar nga Serbia, por ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë ka mbet pa sovranitet, me telashe në veri dhe në zemër të vet! Madje mu në zemër të shqiptarisë. Konkretisht, Serbia është ulur këmbëkryq në Deçan, Pejë dhe Prizrenin historike, me sundim dhe mbikëqyrje të kishës-pravo-sllave! Mbi pasurinë e lashtësisë, monumenteve dhe historisë më të lavdishme të kombit. Prizrenin e Lidhjen Kombëtare Shqiptare të etnisë, gjuhës historisë-dhe gjeografisë të vitit 1878. Rezoluta nuk mbështet kushtetutën, Deklaratën e pavarësisë të 17 shkurtit të 2008-shit! Vjen një tjetër nga rezolutat e radhës me të cilat Kosova pengohet t`i rikthehet vetës, zhvillimit ekonomik, zhdukjes së problemeve të nxitura nga e njëjta bashkësi si para një shekulli! Duke i okupuar dhe penguar shqiptarët të afirmohen, zhvillohen dhe ribashkohen si një komb i vetëm gjuhësor, historik kulturor dhe etnik! Projektrezoluta në fjalë në kuvend u miratua nga 83 deputet entuziastë, 13 kundër dhe 1. abstenim. Pritet të shihet deri në fund të vitit, a do të jetësohet shfuqizimi i mbikëqyrur ndërkombëtare mbi Kosovë, sipas debatit mbi këtë projektrezolutë, shtruar për shqyrtim, debat dhe miratim jo-unanim..!? Pesimizmi, por as optimizmi i tepruar, s`bënë punë, por as mirëqenie si sjell askujt!
*( Autori i njohur për opinion dhe masmedie kombëtare)

Mendjelehtësia e goranëve të Dragashit!


susuri_bashkim
Bashkim SUSURI - 
Korrespodent në disa media nacionale të Kosovës
 
 
Edhe pse kam “shkelur” në dekadën e gjashtë të jetës sime dhe, me gjithë përvojën bukur të gjatë të punës e të jetës, jo vetëm me vendorët por edhe me ndërkombëtarët që punojnë në Kosovë, asnjëherë nuk më ka rastisur të dëgjoj se ka prindër në botë që ia donë të keqen fëmijëve të tyre. Mirëpo, ja që ndonjëherë (për fat të mirë shumë rrallë) ndodhë që prindërit mendjelehtë “dorëzohen” para imponimeve, përmes ofertave të ndryshme, kryesisht të natyrës së përfitimit material/financiar (gjithsesi të përkohshëm) duke harruar që këto përfitime janë afatshkurtra dhe shumë të dëmshme (për të mos thënë fatale) për fëmijët e tyre, derisa të jenë gjallë.
Një rast i këtillë dhe konkret, ka vite që po ndodhë në komunën e Dragashit, përkatësisht në rajonin e Gorës, të banuar me popullatë gorane e boshnjake. Imponimi i Serbisë me joshjen e prindërve mendjelehtë goranë, përmes përfitimeve të ndryshme materiale, ka bërë që në rajonin e Gorës së Dragashit, qindra prindër goranë, përveç tjerash, t’u imponojnë fëmijëve të tyre që shkollën fillore dhe të mesme ta ndjekin sipas plan-programeve shkollore të Serbisë, pa menduar fare për pasojat afatgjate për  fëmijët e tyre. Rrëfim në vete është edhe angazhimi i disa politikanëve dhe mësimdhënësve goranë që kanë inkurajuar këta prindër mendjelehtë goranë që fëmijët t’i shkollojnë sipas plan-programeve të Serbisë, natyrisht jo për të mirën e nxënësve, por për të përfituar të ardhura mujore bukur të majme nga Serbia. Sistemi paralel në fushën e arsimit, në komunën e Dragashit pati nisur në vitin 2005, kurse mësimdhënësit e angazhuar në shkollat që kanë punuar me plan-programe të Serbisë për plotë 4 vjet (2005 - 2008) patën marrë nga 2 paga, njërën nga buxheti i Kosovës (!) kurse tjetrën nga buxheti i Serbisë, derisa në vitin 2008 qeveria lokale e Dragashit i pati hequr nga lista e pagës, të gjithë mësimdhënësit goranë që patën punuar me plan-programe të Serbisë. Mirëpo, ky aksion i Komunës nuk doli të jetë i suksesshëm, ngase sistemi paralel i arsimit, shkaku i pagave të majme të mësimdhënësve, të paguar nga Serbia dhe beneficioneve të ndryshme, poashtu nga Serbia, të prindërve që i shkollojnë fëmijët sipas plan-programeve të Serbisë vazhdon të zhvillohet edhe sot edhe pse me një intensitet paksa të zvogëluar. Aktualisht, rreth 500 nxënës goranë i ndjekin mësimet me plan-programe të Serbisë, në shkollat e fshatrave: Restelicë, Mlikë, Vraniç, Globoçicë, Brod, Lybevisht, Kukajan dhe Rapçë.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Komunës që ta zgjidhë, njëherë e përgjithmonë, çështjen e arsimit paralel, deri më sot nuk ia ka dalë që ta zgjidhë këtë problem, që është njëri ndër problemet më të mëdha të komunës. Arsyet, pse Komuna nuk ka mund që ta zgjidh çështjen e sistemit paralel të arsimit, janë të shumta. E para- sa herë që Komuna ka tentuar ta zgjidhë këtë çështje, është penguar dhe vazhdon të pengohet nga bashkësia ndërkombëtare (lexo: ish UNMIK-u dhe tani EULEX-i) e cila në takimet e shumta me zyrtarët e lartë komunalë, vazhdimisht ka përsëritur se nuk është koha e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke mos e qarë fare kokën se me këtë deklarim apo urdhër (për të mos thënë ultimatum) po shkelen të drejtat elementare të së drejtës së qytetarëve për shkollim, duke e mbështetur shkollimin e tyre ilegal(!). E dyta - institucionet e Kosovës pa një koordinim të duhur me zyrtarët komunalë, vazhdimisht kanë përkrahur dhe vazhdojnë t’i përkrahin me subvencionime të majme përkrahësit e sistemit paralel të arsimit - më saktësisht, shumë blegtorë goranë përfitojnë subvencionime të ndryshme nga Ministria kosovare e Bujqësisë dhe njëkohësisht fëmijët i shkollojnë sipas plan-programeve të Serbisë. Ata gëzojnë edhe beneficione të tjera nga Serbia, si shtesa (të ardhura) për fëmijët e tyre dhe asistencë sociale e pensione. Edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës, nga radhët e goranëve, e mbështesin sistemin paralel të arsimit në komunën e Dragashit. Kështu, fëmijët e disa zyrtarëve të policisë së Kosovës në Dragash i ndjekin mësimet sipas plan-programeve të Serbisë, ndërsa Deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe kreu i partisë politike GIG, Mursel Halili, edhe pse paguhet nga institucionet e Kosovës, haptazi e përkrah fuqishëm sistemin paralel të arsimit në Dragash. Më e keqja është se prindërit mendjelehtë goranë janë të manipuluar nga Serbia dhe nga bashkëkombësit e tyre që e mbajnë të “gjallë” sistemin paralel të arsimit në Gorë, edhe pse janë të vetëdijshëm për dëmin dhe pasojat jetësore që u shkaktojnë fëmijëve të tyre. Dhe, pasojat janë të shumta. E para: dëftesat ose diplomat që fëmijët e tyre i marrin për kryerjen e shkollimit, nuk janë valide për institucionet e Kosovës dhe me to nuk mund ta vazhdojnë shkollimin në asnjërin institucion të lartë arsimor në Kosovë ose që me to eventualisht të punësohen në institucionet e Kosovës. E dyta: Të ballafaquar me këtë situatë, ata duhet patjetër të shkollohen në Serbi dhe kështu rrezikojnë që përgjithmonë të shpërngulen nga vendlindja e tyre, përkatësisht nga komuna e Dragashit dhe që përgjithmonë ta humbasin identitetin e tyre kombëtar.
I kuptojë prindërit goranë që janë “dorëzuar” para joshjeve të ndryshme materiale të Serbisë. Poashtu, i kuptojë se ata janë plotësisht të manipuluar nga Serbia, ngase ajo është shumë profesionale për joshje të tilla. Mirëpo, është koha e fundit që ata të kthjellen dhe që për një të ardhme më të sigurt e më të mirë të fëmijëve të tyre, kurrsesi të mos u nënshtrohen joshjeve materiale, gjithsesi afatshkurtra, të Serbisë porse duhet ta ndjekin shembullin e një numri goranësh dhe të bashkëqytetarëve të tyre boshnjakë, të cilët plotësisht janë integruar në të gjitha fushat e jetës, në situatën e re të krijuar paslufte në Kosovë.
Ndryshe, nëse vazhdojnë me të “vjetrën” (me Serbinë) rrezikojnë që ta humbasin, madje edhe identitetin e tyre kombëtar, dhe shumë të drejta që u janë garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Jam më se i bindur se shumica e goranëve (madje edhe ata që aktualisht janë të manipuluar nga Serbia) nuk ia dëshirojnë të keqen fëmijëve të tyre dhe nuk do të dëshironin që ta humbasin identitetin e tyre kombëtar. Mbase, u duhet mbështetje më e fuqishme edhe e institucioneve të Kosovës që plotësisht të integrohen në shoqërinë kosovare.

Kosova Republikë?!


flamuri-ksNga: Beqir BEQAJ  

Nëse shtetësia e Kosovës bëhet temë e bisedimeve ndërkombëtare, apo edhe lajm për gazeta, atëherë vihet në dyshim, nëse Kosova përnjëmend është shtet! Dy vjet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, disi po e teprojnë liderët shtetërorë dhe gazetarët, fjalën “Republikë”, sa herë që e përmendin Kosovën. Mbase kjo bëhet nga etja që ta thuash këtë fjalë për Kosovën, e të mos shkosh në burg! Apo edhe nga të menduarit se, sa më shpesh ta përmendësh, aq më parë do të bëhet! Një gjë është e qartë! Kosova nuk bëhet shtet me fjalë, por vetëm me veprime konkrete, punë dhe maturi. Kjo, sepse shumë punë e luftë është bërë, për të mbërritur deri këtu. Dhe, kur tashmë kemi mbërritur, ende pa e forcuar këtë Republikë, nis lufta se kush do ta udhëheq Republikën e re, apo edhe më e keqja, se kush do të përfitoj më së shumti nga kjo Republikë e re!
Rasti i fundit, nëse Kosova është përnjëmend shtet, tregon konferenca e planifikuar për të shtunën në Bërdo të Sllovenisë, ku organizatorëve iu kanë dalë para vetës njëqind telashe, sherri i Kosovës, apo më saktë, fjala Republikë, para emrit Kosova.
Derisa po vazhdojnë përpjekjet diplomatike të Sllovenisë për organizimin dhe përfaqësimin e të gjithë liderëve të rajonit në konferencën e Bërdos, Qeveria e Kosovës përsërit qëndrimin se në këtë takim, Kosova mund të përfaqësohet, vetëm si shtet i barabartë me vendet tjera.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, thotë se ftesa për pjesëmarrje, kryeministrit Hashim Thaçi i është dërguar në cilësinë e kryeministrit të një shteti sovran dhe, në këtë cilësi edhe do të shkohet në Bërdo. “Kosova do të përfaqësohet si e barabartë, kudo në forume ndërkombëtare. Edhe në rastin e takimit të Bërdos, jam i bindur se kryeministri i vendit do ta ketë përfaqësimin e shtetit të Kosovës në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera, pjesëmarrëse në atë takim”, thotë Kuçi.
Pjesëmarrja e Kosovës, si shtet, është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që emri i Kosovës të shënohet “UNMIK-Kosovo”.
Zëvendëskryeministri kosovar thotë se Serbia në vazhdimësi ka bërë përpjekje ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës, në takimet ndërkombëtare. Sipas tij, politika serbe, në raport me Kosovën, i takon një logjike të vjetër, e cila mund të ndryshojë me rritjen e trysnive diplomatike ndërkombëtare mbi Beogradin. “Unë besoj se Serbia do ta ndryshojë logjikën e konfrontimit. Do të kthehet në logjikën e bashkëpunimit dhe nuk ka arsye që të mos marrë pjesë. Po ashtu, besoj se presioni ndërkombëtar do të shtohet, që ndryshimet në Serbi të jenë më të shpejta”, thotë Kuçi.
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë vizitës në Kosovë, pati deklaruar se nuk janë tejkaluar mosmarrëveshjet, në lidhje me organizimin e konferencës së liderëve të Ballkanit perëndimor, në Bërdo.
Për shkak të kundërshtimeve serbe, mbetet si problematikë përfaqësimi i shteteve, i simboleve dhe i nxjerrjes së një deklarate të përbashkët, nga kjo konferencë që ka për qëllim t’i tubojë liderët e Ballkanit perëndimor për të diskutuar bashkë me liderët e BE-së, rreth perspektivës evropiane të rajonit. Por, gjërat janë komplikuar, në momentin kur Beogradi kërkoi që Kosova atje të mos përfaqësohet si shtet, por si pjesë e delegacionit të UNMIK-ut, siç e parasheh edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, e cila ende ka mbetur në fuqi, pavarësisht se në Kosovë janë ndryshuar gjërat rrënjësisht.
Kjo rezolutë, e cila është transmetuar nga dy palët, vetëm pjesërisht, ashtu siç iu pëlqente dhe sipas nevojave të kohës, kishte shansin të zhbëhej, për tu zëvendësuar me një rezolutë të re, e cila parashihte që t’i jepte Kosovës statusin e një shteti, me kufizime të mëdha të sovranitetit. Por, ishte Serbia ajo që e kundërshtoi këtë dhe, duhet pranuar, se ajo ia doli të tuboj rreth vetës shtete të fuqishme për ta kundërshtuar atë.
Sado që kosovarëve mund t’iu ketë ardhur keq, që kjo rezolutë, sipas propozimit të negociatorit, Marti Ahtisari, nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo pasoi me një veprim tjetër të vetë kosovarëve, i cili është më i fuqishëm se ia që do ta bënte OKB-ja, por që merr më shumë kohë.
Kosova e shpalli vetë pavarësinë, nga organi më i lartë legjislativ i saj, Kuvendi.
Shpallja në këtë mënyrë e pavarësisë, është më e fuqishme, se sa që do ta bënte këtë KS i OKB-së, por që duhet më shumë kohë, derisa të arrihet shifra mbi 50% e shteteve që do ta njohin këtë shtetësi. Sot, pavarësisht numrit të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, fuqia e saj është më e madhe, se sa që do të ishte ajo e OKB-së, e cila me një rezolutë do t’i kontrollonte sektorët kyç të vendit, të cilët e përbëjnë sovranitetin e një shteti. Natyrisht, janë shumë sfida që kosovarët duhet t’i tejkalojnë. Njëra prej tyre është edhe nevoja, që këtë shtet të ri ta udhëheqin duar të pastra dhe shpirtrat demokratikë dhe nacionalistë, njëkohësisht. Vetëm një udhëheqje e tillë, do ta shkurtonte rrugën drejtë bërjes së Kosovës, përnjëmend shtet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...