Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/25

Dritat e pashuara të skenës gjakovare..

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Mbresa nga Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “ Komedia Fest” në Gjakovë




Nga Namik Selmani



Asnjëherë në vitet e pasluftës skena gjakovare nuk kishte patur kaq shumë shikues, duartrokitje, kaq shumë gjallëri në rrugët e Çarshisë së Vjetër sa në javën që u organizua Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë KOMEDI FEST” në ditët e fundshtatorit të këtij viti. Ishte vërtet një rizgjim i buzëqeshjeve jo vetëm në skenën e teatrit që mban emrin e Asim Vokshit, por edhe të mbarë Gjakovës. Në ditët e hapjes së tij një nga bashkëthemeluesët e festivalit Elida Shasivari tha: “Gjakova ka patur shumë dhimbje, ka derdhur shumë gjak e shpresojmë se këto ditë të humorit mbarëkombëtar do ta zbusin këtë plagë të Gjakovës.
Risitë e festivalit
Në këtë ditë të lirisë që po përjeton kombi aq më tepër në një vit që përkon me 100 vjet shtet, nuk është e jashtëzakonshme që të thuash se u zhvillua kjo e ajo veprimtari në këtë qytet apo diku tjetër. Madje duhet edhe të zgjedhësh fort me kujdes se kujt t’ia japësh kohën tënde të vlefshme të fundjavës apo të ditëve të tjera. Kur hartuan platformën e Festivalit, organizatorët e tij, aktorja Elida Shasivari, gazetari Lekë Rezniqi, Shkëlqim Rroku e Lum Hoxha menduan që të zgjidhnin komedinë së pari për të zgjuar këtë gjini jo dhe aq shumë të rrahur në skenat tona po edhe përs arsye se humori gjakovar ka ekzistuar edhe në kohërat më të vështira e ka qenë balsam për plagët e mëdha. Duket se drama e Kosovës nuk mund të bashkëjetonte në vatrat e shtëpive të reja pa këtë gjijni të dashur. Pra, u gjet në mënyrë të përkryer ajo bashkëjetesë ose si ta theni ai Kod i takimit mes dramës dhe komedisë në këtë qytet të njohur për arsimin kombëtar, për kulturën qytetare, për dyqanet e pambaruara të argjendarisë që rrinin pranë njëri–tjetrit edhe si shenjë e forcës ekonomike tq qytetit. Ani pse këto kohë kishte shumë trishtim për një lloj papunësie që kishte qyteti për rënien e fuqisë blerëse të tij.
Risia e dytë ishte edhe karakteri i mprehtë social që mori Fesativali në të 7 ditët e tij. Në Gjakovë ka një Çarshi të Vjetër që është jo vetëm krenaria e qytetit, po edhe e mbarë Kosovës. Serbët e dogjën atë. Para djegies e plaçkitën edhe me qëllimin e keq për të zhdukur identitetin e Gjakovës. Pikësht si një pjesë shumë masive dhe e gjallë e festivalit ishte organizimi i një Panairi të madh me artikuj të traditës dhe shfaqjeve rinore me grupet më të mirë muzikorë rinorë nga e gjithë Kosova. E kjo pagjumësi e Gjakovës që niste me shfaqjen e Komedive në orën 20 të mbrëmjes vazhdonte shumë vonë pas mesnate në rrugët e Çarshisë për të krijuar mendimin se Gjakovës i takon shumë më tepër se kaq.
Riasi e tretë ishte ajo e Mirënjohjes për të gjithë ata që kanë kontribuar në shkallë kombëtare për gjininë e humorit. Kështu gati në çdo natë të festivalit u shpërblye një personalitet me një Mirënohje të veçantë. E merituan këtë aktorët Sulejman Lokaj, Hekuran Zharka, Gëzim Kruja nga Shkodra, Hysen Binaku. Ndërkohë që në natën e fundit edhe vetë ekipi organizator i Festivalit u shpërblye me Mirënhohje nga kryetari i Komunës së Gjakovës zoti Pal Lekaj për këtë traditë të re dhe për këtë sukses që arritën Gjakovës së bukur. Ishte një Mirënjohje që në natën e parë të Festivalit do ta shprehte me fjalë edhe Veton Firzi Sekretar i Përgjithshëm në Minsitrinë e Kulturës së Kosovës që vlerësoi lart nismën e marrë. Përtej këtyre mirënjohjeve që kanë edhe aspektin protokollar duhet thënë edhe mirënjohja e publikut që ndoqi për 7 netë festivalin në teatrin e Gjakovës. Ishte e pamundur që të përballoje furinë e spektatorit të Gjakovës. Në sallë nuk bëhej fjalë për një karrike bosh. Në të dy anët e shkallëve kishte nga dy rreshta shikuesësh e ishin gati 1200 spektatorë në çdo shfaqje, ndërkohë që mbi 300 vetë prisnin jasht në pamundësi që të futeshin se ishte e pamundur. E në këtë mizëri duket se një detyrë shumë të vështirë kishin forcat e sigurisë që merreshin me rregullin e sallës. Që në ditën e parë një nga shikuesët e Festivalit Ylber Bardhi, tha: ”Unë jam rritur me këtë publik, por emocionet e veçanta kanë qenë për kolegët e mi që rrrallë herë iu ka ndodhur që të kenë kaq shumë spektatorë në këtë sallë dhe të shoqërohen me kaq shumë duartrokitje.“ Po t’i shtosh edhe vemendjen e jashtëzakonshme dhe rregullin e pashkruar të respektit të spektatorit ndaj një shfaqjeje teatrale që në këtë numër është vështirë që ta sigurosh, atëherë emocionet shumëfishohen se ky rregull ishte i jashtëzakonshëm.
Risia e tretë ishte VULLNETARIZMI. Flitet shumë në shoqërinë tonë për të. Pak bëhet. Shpesh me një indiferentizëm pa thënë edhe me një urrejtje dhe cinizëm: “Vullnetar???? Ç’po thua, a ka pare, se unë nuk vij?“ Është dialogu më i dukshëm social i shoqërisë sonë të varfër me para, po shpesh edhe me ide. Tek i shikoja dhe i përshëndesja me respekt për punën e tyre që bënin, m’u kujtuan edhe mjaft ngjarje që lidhen me vullnetarizmin në shumë shtete të Evropës që është shprehja e qytetarisë së një shoqërie. Me bluzat e bardha ku ishin të shënuara emblema “KOMEDIA FEST” në çdo cep të qytetit kishte të rinj e të reja që udhëzonin, shoqëronin të ftuarit, orientonin qytetarët për Panair, nëpër koncerte, për makinat, etj. Bukur! Shumë bukur!
Pak kronikë
Në të 7 netët e festivalit u shfaqën komeditë “Nata e dymbëdhjetë“ nga Teatri Kombëtar i Kosovës me regji të Ilir Bokshit, “Mbretëresha e bukur e Llenait”, nga Teatri Profesionist i Gjakovës” me regji të IIir Bokshit, “Paraja” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, “Dy duzina me trëndafila” nga Teatri “Bylis” i Fierit me regji të Dafina Llupit, “Darka private“ nga Teatri i Pejës me regji të Burbuqe Berishës, “Langonjtë” nga Teatri i Mitrovicës me regji të Fatos Berishës. Ishin pak komedi shqiptare. Teatri i Komedisë në Tiranë kishte zgjedhur këtë skenë për të bërë premierën e saj me një regjiosor të ri dhe shumë të talentuar si Erion Kame që ishte në të njëjtën kohë edhe autori i komedisë. Festivali ishte menduar jo si një garë mes teatrove dhe aktorëve, por thjesht si një paraqitje dhe secilës trupë iu dha Mirënjohja e Festivalit për pjesëmarrjen e saj në këtë turne brenda këtij programi të ngjeshur organizatorët kishin menduar edhe një kohë speciale kushtuar Çamërisë ku unë pata nderin që ta shoqëroja me dy poezi të miat, për Gjakovën dhe poezinë me motive çame “Ulu mal të shoh Kastrinë” që u pëlqyen shumë nga shikuesët. Natyrisht nuk ishte guxim i tepruar kur shpreha dëshirën që, sa më shpejt dritat e një skene të tillë të ndizeshin edhe në trojet amtare në Çamëri që do të kthenin buzëqëeshjen e do të kurorëzonin në mënyrë shumë simbolike rikthim ashtu si ky rizgjim arti në Gjakovë. Edhe pse duhet të ishin më të shumta mediat që përcillnin këtë komedi, u pa se mund të bëhej më shumë për pasqyrimin e tij në mediat e shkruara dhe vizive kosovare. Mungonte shkrimi problemor i aktivitetit mbarëkombëtar. Ndoshte nuk do të ishin të tepërta edhe disa fjalë plot mirënjohje për zonjën Elida Shasivari që ishte e vetmja në ekipin organizator të Festivalit. “Ishte një projekt që flinte tek unë prej shumë e shumë vitesh“– na thotë ajo. – Edhe fëmijët e mi Jeta dhe Drini ishin bërë pjesë e tij me shqetësimet dhe me ëndrrën për ta realizuar sa më parë sa më mirë këtë festival në qytetin tim se këtu dhe vetëm këtu mund të gjesh edhe “Shtëpinë e Humorit të Kosovës” Kudo e pranishme, e palodhur e buzëqeshur, Elisda. E jashtëzakonshme në përshëndetjet, në sallë, në skenë, në Çarshi, në restorantin “ Taverna“ ku festivalistëve nuk duhet t’u mungonte asgjë. Në bisedë me të kujtojmë edhe Ganimete Gashin që punon e jeton në Gjermani. Për arsye pune ajo nuk ishte këto ditë në Gjakovë, por e ka pritur dhe e ka shoqëruar nga larg Festivalin me djalin e saj Ronin si një ngjarje kaq të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare.
E duket se se me këtë festival, si thotë Elida, ajo po ndjehej e përtërië artistikisht që ne mund ta cilësonim “RIZGJIMI I ELUIDËS” si aktore si organizatore, si ideatore e aktiviteteve me kaq përmasa. Të dy shprehëm mendimin se së shpejti ky festival mund të kthehet edhe në një Festival Ndërkombëtar që do të ishte edhe më i njohur në botë. Në tërë këto ditë ndjemë edhe mikpritjen e rrallë të Gjakovës. E pamë këtë te Sami Dashi që shërbente në lokalin më të bukur të qyetit “ILIRIKUM” në Çabrat. Ai na flisite me kaq pasion për familjen e terzinjve të Gjakovës si i thonë këtu rrobaqepësve, për Hasanin, për Shyqyriun. Edhe ai ishte një rrobaqepës i talentuar, po e kishte zëvendësuar me këtë profesion për pak kohë. E takuam këtë te lokali i Hysen Binakut që punonte bashkë me zonjën e tij. Ishte nderi i madh të gëzoje miqësinë e tyre. Në hotel në rrugë, në dyqane, kudo kudo. kulturë qytetare që të emociononte. Deri të baca Sulejman Lokaj që është më se i rrallë në mikpritjen e tij. Për ta mbyllur edhe me Suatin që punonte te lokali “Taverna” e ndërtuar mbi Kullën e Koshëve, një djalë si thoshte ai “çam” nga Nishi kur donte thoshte se të parët e tij, ashtu si edhe çamët e Greqisë, ishin dëbuar dhe ata ishin ngulur mes vëllezërve në Gjakovë, të Florentit fjalëpakët e shumë të rregullt etj, etj
***
Përtej plumbave që mbjellin vdekje, përtej lotëve që shpesh na rrokullisen në sytë tanë të mrrolshëm, përtej këngëve të mërgimit që këndojmë në dasma e në ditët e jetës sonë, përtej halleve të panumërta që ende kemi si komb e na drizojnë hapat e udhës, duket se aty jetuam RIZGJIMIN. Po, po rizgjuam ditët që do të jetojmë mes buzëqeshjeve përballë dramës që kemi jetuar në shumë vite të historisë sonë të vjetër e të re. Rizgjimi i këtyre emocioneve në Gjakovën e artit, në këtë skenë që do ta lakmonin edhe qytete shumë më të mëdha në numër banorësh, me skena ku ka më shumë karrike, është padyshim meritë e shpirtit artistik gjakovar që kurrë nuk është shuar edhe atëherë kur u dogj Çarshia e nusëruar, edhe kur Ereniku u mbush me gjak, edhe kur shtëpitë e dyqanet u dogjën para syve tanë. Është fort i lakmueshëm emocionues. E padyshim merita e këtij Rizgjimi i takon Lida Shasivarit, Lekë Rezniqit, Lumë Hoxha dhe Shkëlzen Rrukës, që janë bashkëthemelues të kësaj risie të re.. Duket se me emocionet që përjetuam në këtë skenë të magjishme do të jemi shumë kohë bashkë me frymëndaljen para një perdeje të ngritur që na shëron shpirtin, me emocionin që na dha e qeshura dhe gazi i zemrave tona të ushqyera në lojën e magjishme të një skene Bashkë me këto dritëza urimesh për artistët ne morëm së bashku një fjongo urimesh për atë që kemi bërë e nuk e kemi bërë ende. Kur Mjeshtër Nafiu fikte dritat e sallës, të skenës, në të njëjtën kohë na u ndezën disa drita të reja, dritat e pashuara të skenës gjakovare. Të gjithë ne pas këtyre shtatë ditëve të paharruara morëm me vete një fjongo Ereniku për ta dërguar atje ku flitet shqipja jonë fjalëbuqeta. Qofshin të pashuara dritat e skenave që do të përcjellin në mote Festivalin “Komedia Fest” në Gjakovën e shqiptarizmës e në mbarë kombin tonë!

Namik Selmani: Baca….

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg

Baca….

1.

Mustaqet e misrit
Garonin me mustakët e Bacës që kurrë s’e njoha.
Diku, do t’i korrnim
E kallamishtet do t’ia hidhnim lopës në grazhd.
Po foton e Bacës
Dikur një dorë dashurore e vuri atje ku ndalet koha
E këngën e tij
E gdhendëm në dy tela të lahutës së lashtë.

2.

Misrin e ri
Sërish e mbjellin atje larg në arën ku ka ende ferra.
Ah,
që putrat e Bacës nuk shkojnë më pas parmendës
Mali ballë nesh
gjethonte e nxirrte lule, kroje ujëargjenda
e bëlbëzonte shqiptarisht
ca amanete të pathëna të Bacës si lulërimi i pranverës.

3.

Dritat e forta
ende ndrijnë bulevardet e shitoret në Malmoen si magji.
Po baca Dërvish
kish mall për ugarin e barjakun që ia mbuloi të lisnajtin shtat
Një mall Kosove
kur vraponte pas fluturave dhe rudinave me atë ëndërr sydlirë
E në dasmën e mbesës Shqipe
si Bacë Dardanie përcillte miqtë atje. larg, në Sllapuzhan.

4.

U kthye në një ëndërr shqiptarie baca Dërvish

Laku i së vërtetës


Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg


(Nga Namik Selmani)


1.

Poetët folën për të
me qiellin, me zogjtë, me fletët, me kërcellin e barit.
Përralltarët
treguan bëmat për të me një fund kaherë të lumtur.
Veç ajo,
E Vërteta, shfaqet si zanë e paparë, fill i padjegur nga zjarri
Me mallkimin e mungesës
që bëhet ofshamë gjer te kafshata e vetme e bukës.


2.

Cicëronët s’u lodhën për të
Gërmuan mes relikeve e gishtërinjtë i gjakosën.
Udhëtarët e haneve
Nuk lanë portë të rëndë pa prekur me qoftë dhe syverbuar.
Thonjtë e rënë
I copëtuan gjer në gjak, me buzën e mavijosur.
E lanë pas vetes
Lotë, ëndrra, shkronja e thinjën e zbardhuar.

3.

Hapëm piramida
E u futëm për të si minj në palët e zverdhura të fletëve.
Pushkët e supeve
Mbetën pa barot e sylynjarët mbetën pa ujë.
Ajo, E VËRTETA,
Nuse-vejushë mbeti, Penelopë e përjetshme
E tufanet e vuvosën
E futën dhe më thellë në humnerë, në një pus të prushtë.

4.

Laookontë të rinj
Klithmuan, tek linin në mes gjarpërinjve, të tjerë testamente
Gijotinat
E qëlluan aq fort, sa u ndryshkën dhe tehet e sëpatave
E VËRTETA strukej
Fshihej gjysëmvdekur dhe e zhveshur nëpër qiej dhe dete.
Si një kuti xhevahirësh
Që asnjë nuk ia diti të saktë asnjëherë vlerën. e parave

5.

Nenet e kodeve shumëgjuhësh
U stërlexuan, kur pas krahëve kishte peshore drejtësie
Para togëzinjve
Dëshmitarët betohen dyfytyrshëm teksa i mbulon heshtja.
E Hamletët për TË VËRTETËN
U plakën e vdiqën mes pragjeve të etur për dritë kaltërsie
E ne mbetëm
ah, lypësa të vetvetes që asnjëherë nuk gjetëm për të Çelësa.




Porosia


Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg

Nga Namik Selmani




Lokali ishte në të dalë të qytetit. I bukur. I madhërishëm. Me një emër që kujtonte vendlindjen e të zotit të lokalit . Ishte një fshat në bregdetin shqiptar, i cili po rizgjohej me emër e me traditë. Duke u bërë edhe një vend ku takoheshin shpesh edhe bashkëfshatarët që këndonin nga një këngë për vendlindjen apo bëheshin nostalgjikë për të. Të gjitha mjediset ishin me të gjitha komoditetet e nevojshme për të qenë një lokal ku kishe kaq shumë zili njerëzore dhe dëshirë të futeshe. Të pije një kafe. Të drekoje me miq të rinj e të vjetër. Lokal për kokën e lokalit, si thotë populli.
Në pjesën ballore të tij, në atë pjesë ku është qendra, Hyseni kishte menduar që të bënte një gjë të veçantë. Kishte vënë disa këpucë të grisura. Një fotografi ku disa fëmijë me këmbë të zbathura kishin vënë në duar një top prej lecke e dukej sikur sapo do të fillonin një lojë të re mes varfërisë së tyre kaq tragjike. Mbi kokat e tyre, një qiell i venitur që ishte paksa i mundur nga kaltërsia e syve të fëmijëve që ëndërronin aq shumë në atë fëmijëri të varfër. Pranë tyre kishte vënë disa rroba të leckosura që e kishte të vështirë t’i dalloje nëse ishin pantallona apo xhaketë e përdorur në vite.
Një befasi e madhe për çdo klient që kalonte pragun e tij. Në të, pasi porosisnin që para disa orësh apo edhe ditësh, vinin shpesh për të drekuar njerëz tërë pozitë nga kryeqyteti, të cilët ndalonin në hyrje makinat luksoze. Paratë e shumta nuk numëroheshin thjesht me mollëzat e gishtërinjve, por me grushtat njerëzorë. Natyrisht duke menduar edhe për një bakshish të majmë që mbetej në duart e kamarierëve dhe një buzëqeshje që iu dhurohej pronarëve të lokalit. Rreth tyre në cepat e tjerë kishte luks. Një luks i madh. Në kolltukë, në anekse intime për çifte e për familjarë. Kishte muzikë të llojllojshme. Kur nisën të hidhnin themelet, shumë orendi u porositën në Itali ku kishte punuar për disa vite djali i Hysenit, Martini. Disa kamarjere tërë shije shërbimi dhe me një kostum karakteristik për lokalin iu shërbenin tërë mirësjellje qoftë klientëve shqiptarë, qoftë edhe të huajve, për të cilët gjuha e huaj nuk mungonte asnjëherë në komunikim. Urime. Dolli. Biseda biznesi e dashurie…Për sportin e seksin. Politikë e art. Tavolinat i ngjanin një kuvendi të vogël njerëzor mes sa e sa temash.
Brenda kësaj harmonie shërbimi, nëse do ta quanim kështu, një debat i heshtur e i dukshëm zhvillohej mes Hysenit dhe djalit të tij Martinit. Dy breza që kishin një llogore mosmarrëveshjeje. Martini e shprehte këtë me një mosaprovim të heshtur deri sa një ditë ia thotë drejtpërdrejt babait të tij:
-Baba, ç’i do tërë këto lecka në ballë të lokalit? Jo të gjithë mund ta marrin për mirë këtë eskpozitë që ti ke vendosur këtu. Mua më duket se ky nuk është nderi ynë, por turpi ynë. Kjo të pengon që të ecësh përpara.
Hyseni në fillim, kur djali ia shprehu shqetësimin e tij, nuk donte që ta kundërshtonte. Nuk donte. Natyrisht nuk kishte asnjë inat me Martinin, gjakun e gjakut të tij. Por ai ishte i ri. Kishte punuar shumë për lokalin, por s’kishte njohur varfërinë. S’kishte jetuar fëmijërinë pa lodra, pa veshje të mira e të ngrohta, pa bukë. Ai, si baba, lumturohej se djali e kishte kuptuar se në jetë duhet të ecësh e të jetosh me djersë të ndershme. Por kjo nuk mjaftonte deri në fund. Më në fund e ndjeu detyrimin që t’ia thoshte. Mbase për të mos ia përsëritur më ndonjëherë.
-Jo, bir, jo. Të gjithë, unë dhe ti, njerëzit e tjerë të familjes, miqtë që na kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme, për të marrë mbi supe adminstrimin e këtij lokali që është djersa jonë e përbashkët, kur futemi në të, mendojmë për fitimin. Për të nesërmen. Për para e pushime në Shqipëri e në botë. Për të hequr edhe ndonjë gjë mënjanë për të mirë e për hall. E nesërmja, more bir, nuk duhet kuptuar pa këpucët e grisura të babait e të xhaxhait tënd. Këto nuk janë si qypat e vjetër apo kazanët e kusitë që disa lokale i vënë për të tërhequr vemendjen e klinetëve. Jo, në to është jeta ime, jeta jote e panisur. Pa këto rroba të leckosura që janë reliket e fëmijërisë sime e të shokëve të mi e që sot nuk e i gjen as në koshin e plehrave, nuk mund të ngjitesh lart. Në pasuri e në lavdi. Vërtet duken si rrënjë të hidhura, por kjo është e vërteta. Më shumë se fjalët që mund të të them unë ty e fëmijëve të tu që do ta gëzojnë, kjo mund të jetë një porosi që jo gjithmonë thuhet me fjalë. Më dëgjon?...
…Martini po i shihte kësaj radhe me një sy tjetër reliket e babait. Dallga e mençurisë që i derdhej në brigjet e shpirtit të tij, të asaj përditshmërie plot punë e djersë, po e mbushte me një mendim të ri. Babai, mbase më tepër se në çdo ditë të jetës së tij, kishte plotësisht të drejtë. Në rrëfimin e tij ishte një brez vitesh që nuk duheshin harruar. Ato relike duhet të qëndronin aty jo vetëm për këtë familje punëtore, por edhe për ndonjë vizitor të pasur që mund t’i kishte hipur qibra e tahmaja për të ndërtuar jetën mbi të gjitha misteret e fshehta të ligësisë. Aty duhet të qëndronin dhe dikush prej tyre, kur ta pyesnin, duhet të bëhej cicëron i mençur.

“Liri Për Çlirimtarët!!” thuhet në fillim të tekstit të postuar.


Disa minuta pas vendimit të Gjykatës Supreme për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Fatmir Limajt dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij, ueb faqja zyrtare e EULEX-it http://eulex-kosovo.eu/ është hakuar.
Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
“Liri Për Çlirimtarët!!” thuhet në fillim të tekstit të postuar.

“Nëse jeni për të na mbrojtur, nëse jeni për të na ndihmuar, nëse jeni për të mirën e vendit tonë, atëherë ju kishim lutur të jeni të tillë. Deri sot asnjë ditë nga ardhja juaj në këtë vend nuk ka qenë e mirë për Shtetin tonë, deri sot keni bërë vetëm të këqija në këtë vend, deri sot nuk na keni ndihmuar, deri sot vetëm na keni arrestuar, deri sot vetëm na keni përçarë, deri sot vetëm na keni bërë të ndihemi keq, deri sot jeni munduar të njolloseni luftën e drejt të Ushtrisë sonë çlirimtare UÇK-së”, thuhet në tekstin që mban mbishkrimin Kosova Hackers Security.

“Nëse z.Fatmir Limaj dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk lirohen nga akuzat edhe përfundimisht të jenë të lirë, ne jemi te detyrum të bëjmë publik gjitha marrëveshjet e ndyta që i kemi, edhe niher po e ceki, nëse nuk lirohen të gjithë ata që kanë luftuar me plot të drejt për çlirimin e vendit, atëherë do jeni shumë në telashe”, thuhet në tekst.

"Çfarë do publikojmë...

1. Çdo e-mail zyrtar i cila është shkëmbye mes jush dhe shtet serb (f*** Serbia)

2. Çdo e dhënë personale e secilit anëtar të Inteligjencës se EULEX, e din EULEX për çfarë po shkrujmë", thuhet në tekstin e nënshkruar nga WildClique & Kosova Hackers Security.



---------------------------------




Pak minuta pas mesnatës , ueb-faqja e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX (http://www.eulex-kosovo.eu/), është sulmuar nga persona tani për tani të panjohur.

Mesazhi që përcillet në faqe ndërlidhet me rastin e akuzave të ngritura kundër ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe të tjerëve, të cilët, sipas hackerëve, “kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë "WildClique" dhe "Kosova Hackers Security".

Në vijim, po e përcjellim të plotë mesazhin e personave që hackuan ueb-faqen e EULEX-it:

Liri Per Qlirimtaret !!

WildClique

RetnOHacK - Acew0rm - d4rkf0x - Mr.VIRUS - bLockeer & CL0WN 4L

Kosova Hackers Security.

Th3Dir3ctorY - Theta,NU - X|cripo - M00nD!z X

Nese jeni per te na mbrojtur nese jeni per te na ndihmuar nese jeni per te miren e Vendit ton at her Ju kishim lutur te jeni te till.

Desi sod as ni dit nga ardhja juaj ne ket vend nuk ka qen e mir per Shtetin ton, deri sod keni ber vetem te keqia ne ket vend deri sod nuk na keni ndihmuar deri sod vetem na keni arrestuar deri sod vetem na keni perqar deri sdo vetm na keni ber te ndihemi keq Deri sod jeni munduar te njelloseni luften e dreiit te Ushtris son clirimtare UQK-s.

Boll ma !

Nese z.Fatmir Limaj dhe te gjith Luftetaret e liris nuk lirohen nga akuzat edhe perfundimisht te jen te lirne jemi te detyrum te beim publik gjtha marrveshjet e ndryta tjuvat qe i kemi edhe niher pe Ceki nese nuk lirohen te gjith ata qe kan luftuar me plot te dreit per qlirimin e vendit at her do jeni shum ne telashe

Qfra do publikoim...

1. Gjdo e-mail zyrtar e cilla esht shkemby mes jush dhe shteit serb ( fuck Serbia )

2. gjod e dhan personale e secilit anatr te Intelegjences se EULEX e din EULEX per qfra po shkuim.

WildClique & Kosova Hackers Security.

Turpi i Shtetit të Kosovës brirë nuk ka?!!!

Nga Flori Bruqi        
                                                    Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg

"Unë kam një Hero... Ai është Fatmir Limaj".

Fatmir Limaj lindi më 4 shkurt të vitit 1971 në Kosovë, është politikan, jurist shqiptar dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si dhe ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 

Lindi më 4 shkurt 1971, në fshatin Banjë (Malishevë). Është fëmija i dytë i Kadri dhe Mejreme Limajt. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë dhe ka katër fëmijë.

Pjesëmarrja në UÇK

Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së. Në aksionet e policisë serbe për t'i arrestuar aktivistët e UÇK-së, në vitin 1996 i'u arrestua vëllau i tij Demir Limaj ndërsa ai vet u detyrua të dilte jashtë shtetit (në Zvicër). Në vitin 1997 u kthye në Kosove që të ishte aty kur UÇK-ja do të dilte publikisht në skenë. U emërua si Komandant i Brigadës 121 - "Kumanova" dhe ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së. Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte brigada e tij. Gati në secilën betejë brigada e tij triumfoj, si në betejat në Llapushnik, Rahovec, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.

Karriera politike

Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Pas triumfit në Hagë, ai i'u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së. Në zgjedhjet e vitit 2007, të cilat PDK i fitoj, Fatmir Limaj doli si njeriu i dytë më i votuar në Kosovë menjëherë pas Hashim Thaçit. Fatmir Limaj u zgjodh si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij 3-vjeqar në krye të Ministrisë së Transportit janë shtruar 1300 km rrugë. Gjithashtu ai nënshkroi kontratën për Rrugën e Kombit : Morinë - Prizren - Prishtinë - Merdare që lidhet me pjesën e përfunduar të autostradës në Shqipëri. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 12 dhjetor Fatmir Limaj ishte njeriu i dytë më i votuar në PDK pas liderit të saj. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës. Akuzohet për kinse "krime gjatë luftës në Kosovë gjatë vitet 1999" pra akuza dhe njollosje që ju bëhen luftëtarëve të lirisë nga kuzhinat e Beogradit dhe Moskës. Hetohet po ashtu për kinse "korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit tashmë Ministria e Infrastrukturës gjatë viteve 2008-2011". Mirëpo nuk duhet harruar se gjatë kohës së tij janë bërë vepra madhore e po vazhdojnë edhe sot pa harruar përmendjen e asfaltimit të 1300 km rrugë në tërë territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa po qëndron në arrest shtëpiak dhe po ballafaqohet me akuza të trilluara është lansuar fushata në mbrojtje të z. Limaj i cili slogan thotë : "Unë kam një Hero... Ai është Fatmir Limaj".



Fatmir Limaj (born 4 February 1971 in the village of Banja, Mališevo municipality, Yugoslavia – now Kosovo[a]) is a politician from Kosovo. He is a member of the Democratic Party of Kosovo (PDK). Limaj served as Minister of Transport and Telecommunication in the Government of the Republic of Kosovo.
During the 1999 Kosovo War, Limaj was a commander of the Kosovo Liberation Army (KLA), in the Lapušnik area.[1] His alias was Çeliku.[1] After the war he was one of the founders of what is now Kosovo's largest political party, the Democratic Party of Kosovo. After his indictment, which he was freed from in 2007 (see below), he has returned to politics. After a two year serve at the Government of the Republic of Kosovo, Limaj was considered to be the most successful minister in the history of Kosovo. In the elections held in December 2010 he was third most voted leader in the whole country but he decided not to be part of the government. Limaj was charged of another war crime case by European Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), he was held for seven months in the house arrest and in 21st March the Court declared all statements of witness X as inadmissible whilst the whole indictment was based on those statement, hours after that Limaj was released with the court order.

Fatmir LimajA file photo of Fatmir Limaj (left) (FoNet)

Limaj was arrested on February 18, 2003, in Slovenia. The International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY) charged him, Isak Musliu and Haradin Bala with war crimes against Serbs and Albanians regarding illegal imprisonment, cruel treatment, inhuman acts, and murders in Lapušnik prison camp.[2][3][4] On March 4, 2003, he was sent to Haag, and on November 15, 2004, the trial began. In November 2005, Limaj was acquitted by the ICTY. On September 2007, "The Appeals Chamber finds that the Trial Chamber reasonably found that Fatmir Limaj does not incur criminal responsibility for any of the offences charged in the indictment," Judge Fausto Pocar said. On press conference help upon Judge Pocar's ruling, Limaj said that this verdict opens new paths for new victories.
ThumbnailThumbnail

Notes:
a.^ Kosovo is the subject of a territorial dispute between the Republic of Serbia and the self-proclaimed Republic of Kosovo. The latter declared independence on 17 February 2008, while Serbia claims it as part of its own sovereign territory. Its independence is recognised by 94 out of 193 UN member states.
ThumbnailThumbnail
References:
  1. a b http://www.icty.org/x/cases/limaj/cis/en/cis_limaj_al_en.pdf
  2. ^ Genocide, war crimes, and crimes against humanity
  3. ^ "UN court acquits top Kosovo rebel". BBC News. 30 November 2005. Retrieved 14 May 2010.
  4. ^ International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia. Press Release: "Haradin Bala, Isak Musliu, and Agim Murtezi Transferred to the ICTY following their Indictment for Crimes against Humanity and War Crimes", The Hague, 18 February 2003. – Retrieved on 7 April 2009.


















Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorit Mauricio Salustro që deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarit e tjerë Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi, të paraburgosen në afat prej 30 ditësh. Paraburgimin e Limajve dhe të tjerëve e ka konfirmuar edhe EULEX përmes një komunikate për media, duke thënë se ekzston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë krye krimet me të cilat ballafaqohen. "Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar nga një muaj paraburgim për katër individë të akuzuar në rastin e krimeve të luftës, të ashtuquajtur rasti Kleçka. Naser Krasniqi, Nexhimi Krasniqi, Naser Shala dhe Fatmir Limaj u paraqitën në gjykatë në Prishtinë, të shtunën më 24 nëntor”, njofton EULEX. Sipas njoftimit, Kryetari i trupit gjykues, duke i dhënë arsyet për vendimin e tij për paraburgim, konsideroi se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer krimet me të cilat ngarkohen, se ekziston rreziku i ikjes dhe i dëmtimit të provave tek të të gjithë të akuzuarit duke pasur parasysh faktin se ata janë të akuzuar nën supozimin se kanë kryer vepra penale shumë serioze, si dhe faktin se në fillim të kësaj jave Gjykata Supreme ka shpallur si të pranueshme dëshmitë nga një dëshmitar i mbrojtur. Në përputhje me nenet 287 (2), 283 (3) dhe (4) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, secili i akuzuar mund të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.Mbrojta e Limajt dhe tre të tjerëve e ka quajtur vendimin e gjykatës e ka quajtur të pabazuar ligjërisht

Asnjë institucion vendor në Prizren, nuk posedon informacionin se Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, është arrestuar nga EULEX-i. Ndonëse mediat e kanë publikuar lajmin për arrestimin e tij dhe të dy bashkëluftëtarëve të tjerë, Naser Shala dhe Naser Krasniqi, të përfolur në rastin “Kleçka”. Kryeprokurori i Qarkut, Sylë Hoxha, zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, shprehën të habitur me informacionin që marrin nga telefonatat e gazetarëve për arrestimet e përfolura nëpër media. “Nuk kemi asnjë informacion për këtë”, shprehen ata, raporton RTK. Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, ishte arrestuar më parë më 16-të 03.2011, në zyrën e punës së tij, ndërsa 21 mars të vitit 2012-të u lirua bashkë me shokët si i pafajshëm, ku kolegë dhe qytetarë të shumtë e pritën atë si hero në qytetin e Prizrenit. Më pas ai kishte vazhduar punën aty ku e kishte lënë si Drejtor Rajonal i Policisë deri tani.



Parlamenti:Luaje macë kryt' e buallit?


 Endrit Shala, këshilltar i Limajt, ka thënë se ai me Limajn janë duke shkuar në EULEX për të marrë një ftesë për gjykatë, transmeton, KTV. Sipas tij nga EULEX-i do të nisen drejt Gjykatës Supreme.  Policia e EULEX-it ka konfirmuar se janë arrestuar tre të akuzuarit për rastin “kleçka” Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Prishtinë, 24 nëntor - Policia e EULEX-it ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Zëdhënësi i këtij misioni, Anne Blanksma, nuk ka dashur të japë më shumë informata për pos konfirmimit se policia është në aksion për kapjen e Limajt.


Fatmir Limaj  100 vjetorin e pavarësisë do ta pres në burg

 Kryetari i Trupit Gjykues ka aprovuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve deputetit Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqi. Avokatët mbrojtës të të dyshuarve vendimin e Trupit Gjykues të prirë nga një gjykatës polak e kanë quajtur, absurd, skandaloz dhe të motivuar dhe të ndikuar politikisht. Seancat maratonike dëgjimore për katër të akuzuarit në rastin Kleçka ka vazhduar deri në mesnatën e së shtunës, ndërsa epilogu i saj ka qenë tronditës për avokatët mbrojtës, por edhe për familjarët e të pandehurve.

Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, vendimin për paraburgimin prej 30 ditësh të klientit të tij ish-komandant Çelikut, e ka quajtur skandaloz dhe ka apeluar që ky vendim të tërhiqet, pasi që nuk ekziston asnjë arsye dhe bazë ligjore për një gjë të tillë.

description

“Unë konsideroj së është një vendim skandaloz i motivuar dhe i ndikuar politikisht. Është absurde që Limaj sot ka ardh në bazë të një thirrje telefonike nga Tirana dhe është paraqit në kohën e caktuar në Policinë e Eulex-it dhe në gjykatë dhe të thuhet se ekziston rreziku i ikjes. Kjo është me të vërtet paprecedentë dhe kjo nuk ka guxuar të ndodh në drejtësinë e Kosovës. Ne do të apelojmë aktvendimin. Nesër do të shkruaj ankesën dhe të hënën do ta paraqes ankesën dhe besoj që kolegji i Gjykatës Supreme do ta anulojë këtë vendim sepse nuk ka asnjë arsye të vetme ligjore që ky vendim të qëndrojë”, ka thënë ai.

Bajram Tmava, avokat i Naser Shalës thotë se paraburgimi i të mbrojturit të tij është i pakuptimtë, duke shtuar se ky vendim është nonsens i llojit të vet që pa baza ligjore, pa kritere dhe pa autorizime ligjore të caktohet paraburgimi.
“Trupi Gjykues i ka caktuar masën e paraburgimit të gjithë të dyshuarve në afat prej 30 ditësh. Paraburgimi është caktuar deri më datën 24 dhjetor 2012. Kundër këtij aktvendimi ne si avokat mbrojtës do të ushtrojmë ankesë në Gjykatën Supreme, duke llogaritur se kemi baza të forta që ta kundërshtojmë aktvendimin mbi paraburgimin. Edhe njëherë po them se ky është nonsens i llojit të vet që pa baza ligjore, pa kritere dhe pa autorizime ligjore të caktohet paraburgimi”, ka thënë ai.

Ndërsa Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i të akuzuarit Nexhmi Krasniqit, ka thënë se ky aktvendim i gjykatësit polak është kryekëput i motivuar politikisht, duke ndërlidhur direkt këtë vendim me vizitën e shefit të EULEX-it. Ksavier De Marnak, para disa ditësh në Beograd.
“Prapavija është vetëm një efekt politik i cili mund të ketë konotacion të drejtpërdrejt të zotit Xavier De Marnak, që ishte në Beograd dhe nuk i dha asnjë përgjigje misionit të vet në Kosovë, por nuk i dha as një përgjigje të vetme qytetarëve të vet se pse ishte atje, cili ishte qëllimi i vizitës atje. Ai duhet ta shpjegoi këtë para të gjithëve siç po e bëjë unë dhe e votoj publikisht që të jep informacion dhe të njoftojë opinionin pse ishte prezent atje. Pse u caktua gjykimi menjëherë”, ka thënë ai.
Ndryshe, një trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë që përbëhej nga dy gjykatës të misionit të Bashkimit Evropian, EULEX dhe një gjykatës vendor, më 2 maj të këtij viti e kishte shpallur Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi, të pafajshëm për rastin "Kleçka".
Akuza, e cila u hodh poshtë nga trupi gjykues, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit të kaluar, kur kreu vetëvrasje në Gjermani. Ai ishte dërguar atje nga autoritetet e EULEX-it, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit u shpallën të papranueshme nga gjykata.
* * * * * *
Gjykatësit gati në mesnatë kanë dalë me një vendim ku deputetit Fatmir Limaj dhe tre të akuzuarve të tjerë u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vendimin e trupit gjykues e ka bërë të ditur, Tahir Recaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt i cilie ka quajtur vendimin të pabazuar ligjërisht.
Muhamet Halimi nga pala mbrojtëse kë thënë se ky vendim ka lidhje me vizitën e Xavier de Marnachut në Beograd dhe është krejt politik.
Prokurori Mauricio Salustro pjesa tjetër e stafit e EULEX-it janë larguar nga objekti i Gjykatës Supreme.
* * * * * *
Kur ora ka kaluar 23:00 akoma nuk ka ndonjë vendim se a do të mbahet në paraburgim Fatmir Limaj apo jo, jashtë Gjykatës Kushtetuese në pritje të vendimit janë përfaqësues të shumtë të mediave si dhe familjarë e dashamirë të Fatmir Limës, por askush nuk tregon arsyet se pse akoma nuk ka një vendim
* * * * *
Avokati i Fatmir Limës Tahir Rrecaj ka thënë se gjykatësi nuk ka bazë ligjore për të caktuar masë paraburgimi, por megjithatë ka thënë vendimi pritet të dalë në orët e mbrëmjes.
* * * * *
Përreth dy orë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj është marrë në pyetje nga EULEX-i. Menjëherë pas marrjes në pyetje, nën përcjellje të EULEX-it, Limaj është dërguar në Gjykatën Supreme, ku do të merret në pyetje edhe nga prokurori.
Limaj po merret në pyetje nga EULEX-iFatmir Limaj është paraqitur në EULEX, ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se cila është arsyeja që ai gjendet në EULEX, ai është shprehur shkurtimisht: “Pyetni këta (EULEX-in), sepse unë nuk e di”. Ndërkaq, intervistimi i Naser Shales, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit është duke u bërë veç e veç. Vendimi për ta pritet të ipet në orën 19:00. Po ashtu, EULEX-i ka filluar edhe intervistimin e deputetit Fatmir Limaj.
* * * * *
Policia e EULEX-it ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, nuk kanë dhënë shumë detaje, por besohet se bëhet fjalë për rastin e quajtur “Kleçka”, i cili është rikthyer në gjykim javën e fundit.
“Ajo që mund ta konfirmoj është se kemi arrestuar tre persona të dyshuar për krime të luftës”, ka thënë një prej zëdhënësve të EULEX-it, Anne Blanksma.
Ndërkaq, në lidhje me disa informacione se po kërkohet për arrestim edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, zëdhënësi Blanksma tha se “këto janë spekulime” dhe se për momentin mund të konfirmonte vetëm lajmin që EULEX-i ka arrestuar tre personat në fjalë.
Këtë javë, EULEX rihapi rastin "Kleçka" ku u pranuan dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).
Për rastin "Kleçka" i akuzuari kryesor është njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili akuzohet edhe për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit.
* * * * * *
Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Limajt thotë se tre të arrestuarit e tjerë Naser Shala, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniq do të paraqiten para Gjykatës Supreme të Kosovës në ora 16:00.
Ndërkaq, deputeti Limaj bashkë me të do të paraqitet në qendrën Alpha të EULEX-it në Fushë Kosovë pas orës 17:30.
Arrestohen tre të akuzuarit
Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre te akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Burimet e mediave brenda EULEX-it kanë deklaruar se të akuzuarit pasi që ishin ftuar për një intervistë në lidhje me rastin “Kleçka”, të njëjtit më pas janë arrestuar.
Ndërkohë aksioni i EULEX-it ende është duke vazhduar. Ende nuk dihet nëse është arrestuar edhe deputeti Fatmir Limaj.
Rrecaj: S’kam informacione për arrestimin e Limaj
Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.
"Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim", ka thënë ai.
Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë
EULEX është duke e zhvilluar një aksion arrestimesh në Kosovë.
Sipas burimeve, thuhet që cak i aksionit të tyre është arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Aksionine kanë konfirmuar për media edhe zyrtarët e EULEX.
“Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këtëa zyrtarë.
Ata sqarojnë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë rreth arrestimit.
Po ashtu, gazeta serbe Blic thotë se ky aksion i EULEX ka për cak arrestimin e deputetit Limaj.
Sipas Blic, arrestimi i Limajt lidhet me krimet e luftës.
Ditë më parë, EULEX hapi rastin Kleçka ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj. Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.
Pos. Limajt EULEX pritet të arrestoj edhe të akuzuar të tjerë në lidhje me këtë rast.


Avokati: Naser Shala u paraburgos pa të drejtë
Bajram Tmava avokat i Naser Shalës thotë se paraburgimi i të mbrojturit të tij është i pakuptimtë “Ky është rast paprecedent. Çështja e paraburgut është zgjidhë. Gjyqtari individual nuk mund të caktojë paraburgim” ka thënë Tmava në KlanKosova.
“Gjyqtari në këtë fazë nuk mund të caktojë paraburgim” ka thënë ai.


Deri kur Shteti i Kosovës do t'i burgosë Herojt??!


Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg


Nga Flori Bruqi

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorit Mauricio Salustro që deputeti Limaj dhe tre të tjerët të paraburgosen për 30 ditë.

Rrecaj: Kërkesa për paraburgim absurde 

Avokati i deputetit Fatmir Limaj ka konsideruar se kërkesa e prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro, për të paraburgosur Fatmir Limajn në një afat 30 ditësh është absurde.

“Prokurori Salustro mendon se i akuzuari për rastin Kleçka Fatmir Limaj mund të arratiset nga Kosova gjë që është absurde sepse Lima ju ka përgjigjur të gjitha ftesave që EULEX ka bërë në lidhje me këtë rast. Jemi vonuar deri me tani sepse para Limaj në pyetje janë marrë edhe tre të akuzuarit e tjerë”, tha Rrecaj.



Derisa deputeti Fatmir Limaj, është duke u përballur me akuza nga EULEX-i për rastin “Kleçka”, shefi i këtij misioni është takuar me liderët e vendit, pikërisht për rastin e deputetit Limaj.

Burime të sigurta të Indeksonline kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it Xavier de Marnach, është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup, Krasniqi, ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

Ata janë takuar në ndërtesën e qeverisë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...