Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/30

Sllavet dridhen nga Shqip[ria Etnike!!!


Greqia dhe Serbia i tremben idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Sipas qëndrimeve të shprehur na mediet e tyre, plani për “Shqipërinë e Madhe” po bëhet gjithnjë e më shumë e arritshme.

Gazeta “Ta Nea”, raporton se komenti nacionalist i Berishë që çoi në një krizë diplomatike është shkaktuar pasi kryeministri shqiptar i është referuar Prevezës si territor shqiptar. Sipas “Ta Nea”, Athina është shumë e shqetësuar lidhur me “shtimin e incidenteve nacionalistë kundër grekërve në Shqipëri”.
Me mbështetjen amerikane ata i morën Kosovën Serbisë në kuadër të planit të Shqipërisë së Madhe. Ekziston frika se shqiptarët mund të fitojnë një terren në politikën greke përmes numrit të madh të emigrantëve shqiptarë.


Gazeta "Protothema" e quan incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë, ndërsa sqarimin e zyrës së kryeministrit shqiptar e cilëson përpjekje për të ndrequr një gabim trashanik.
Gazeta "Efimerida" shkruan se fjalimi i Berishës solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. E majta Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës deklaroi se deklaratat e Berishës minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem.
Syriza, partia opozitare e Aleksis Tsipras i cilësoi deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë. "Agimi i Artë" shkon edhe më tej duke deklaruar se bëhet fjalë për një çmenduri ta quash Prevezën shqiptare, ndërsa deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq citohet nga shtypi në Beograd të ketë thënë se shqiptarët në rajon, në mënyrë mjaft provokuese kanë dëshmuar edhe më tej se ekziston ideja e Shqipërisë së Madhe.

Hakerat grekë sulmojnë faqen zyrtare të presidencës shqiptare

Hakerat grekë sulmojnë faqen zyrtare të presidencës shqiptare
Mediat greke njoftojnë sulm hakerash mbi faqen zyrtare në internet të presidencës shqiptare.

Lajmi u bë i ditur rreth orës 19:30, disa minuta pas sulmit të hakerave në faqen  www.president.al

Prej kësaj ore çdo përpjekje për të hapur faqen e internetit të presidentit ishte e dështuar, pasi faqja nuk funksiononte.

Sipas websites greke aftonomi.gr, faqja është sulmuar nga hakerat grekë dhe sulmi është bërë në përgjigje të deklaratës së Berishës për tokat shqiptare.

Faqja zyrtare e presidencës së Shqipërisë që nga ora 19:30 e mbrëmjes nuk funksionoi dhe pritet që normaliteti të rivendoset shpejt.

Ben Emmerson : I bëra thirrje Carla del Pontes që t’i kërkoj falje edhe Ramushit, edhe Kosovës.


Emmerson: Del Ponte do të hetohet
E di se ka kohë që nuk ju kam folur, e kemi çka me i thonë njëri-tjetrit. Por, fjalët dua t’i kursej, e punët jo. Do të jem në punë tash e tutje. Zoti e bekoftë Kosovën, ka thënë Ramush Haradinaj, duke iu adresuar qytetarëve që festojnë lirinë e tij, në Sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë.
Avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emmerson, nuk mundi ta marrë fjalën nga fishekzjarrët e ndezur në Shesh. Haradinaj u drejtohet sërish qytetarëve.
“Faleminderit shumë. E kam me mua një mik. Kur kam filluar procesin gjyqësor. Nuk i kuptoja procedurat. Më tha që në rrethana tjera kisha ecur pas teje, e tash ec ti pas meje. Unë kam ecur këto tetë vjet pas tij. Ai është Ben Emmerson”.
Emmerson tha se sot bëhen shtatë vjet qëkur ka ardhur për herë të parë në Kosovë.
“Gjatë kësaj beteje të vështirë e kam ndier veten si mik të Kosovës. Dhe nëse më lejoni e dëshironi, me dëshirë do të bëhesha qytetar nderi i Kosovës”, ka thënë ai.
“Sot në mëngjes bëra deklaratë në emër të Ramush Haradinajt. Në atë deklaratë i bëra thirrje Carla del Pontes që t’i kërkoj falje edhe Ramushit, edhe Kosovës. Por, ajo nuk kërkoi falje sot. Për mediat serbe në këtë thirrje ajo qeshi. Zonja del Ponte kjo nuk është qesharake. Nuk është shaka. Dhe, nëse kjo është përgjigja juaj e vetme kjo tregon se sa seriozisht e merrni përgjegjësinë tuaj në një gjykatë ndërkombëtare për krime të luftës”.
Meqë del Ponte nuk kërkoi falje, Emmerson thotë se tani kalojmë në fazën e dytë.
“Sot pasdite Sir Geoffrey Nice, prokuror në rastin e Milosevicit, e akuzoi për shkelje të rënda dhe gjykime të gabuara politike. Ai e ka akuzuar se ka injoruar këshillat e avokatëve të saj dhe se e ka kënaqur politikisht Beogradit. Dhe ai ka bërë thirrje që të zhvillohen hetime të pavarura për vendimet që ka marrë më 2004 dhe 2005, kur ka ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Pres që thirrja për hetime të mbështetet edhe një prokuror i lartë për krime lufte, sepse ata e kuptojnë profesionalizmin dhe drejtësia. E mbi të gjitha e kuptojnë integritetin”.

Avokati i haradinajt e mbështet këtë propozim për hetim ndaj sjelljes së Carla del Pontes.
“Por, unë shkoj më tej. Në bazë të përvojës në Tribunalin e Hagës ajo është emëruar të punojë për krimet e supozuara në Siri. Ajo nuk mund të punojë në këtë detyrë të re derisa të përfundojnë hetimet për këtë sjellje të keqe të saj. Meqë nuk është përgjigjur në kërkesën që të kërkojë falje, atëherë duhet të heq dorë nga Siria derisa të përfundojnë hetimet kundër saj. Dhe, nëse refuzon të largohet vullnetarisht, atëherë do t’i kërkoj Këshillit për të Drejtat e Njeriut që ta pezullojnë atë”.

SERENATA DREJT HAGËS…TE RAMUSH HARADINAJ DHE LAHI IBRAHIMAJ





Me rastine e konfirmimit te pafajesise se heronjve te Luftes per Lirine e Kosoves







Shkruan RIZA LAHI nga Tirana 




SERENATA DREJT HAGËS…TE RAMUSH HARADINAJ DHE LAHI IBRAHIMAJ





« Nana, the ?... E ka pasë emrin…. »

Ramadan Pllana, Bafti dhe Bahri Zenuni dhe unë prësim të dalë nga buzëte shtërnguara të burrit shpatullgjërë,shtatlartë dhe pa flokë emri i një gruaje.

Më së fundi Selman Ibrahimaj shqipton me zë të ulët :

« Azë »

« Po gjyshja ? »

« Ju lutem, boll ! Ke ndonjë pyetje tjetër më ? »

Bashkëbiseduesi ynë, për të takuar të cilin kemi marrë rrugën mbi 20 km larg në orën 22 e ka ngritur zërin dhe më vështron thuajse në mënyrë armiqësore.


Nëna dhe gjyshja e Selman Ibrahimaj vëllait të Lahi Ibrahimajt që ndodhet në Hagë tok me dajon e tij, Ramush Haradinajn, janë djegur të gjalla me bobma.

Disa ditë më parë në fshatin Jabllanicë – jemi në periudhën e epopesë së lavdishme kosovare të UCK së – në këtë fshat aradhat e ushtrisë sërbe kanë pësuar disfata të turpëshme nga luftëtarët e udhëhequr nga komandanti që respektohet si hero sot në tër kosovën, Ramush Haradinaj, nip i Lahi Ibrahimajt.


Pritej hakmarrja paskëtaj. Gjurmët e kësaj hakmarrjeje të llahatrëshme tanimë janë zhdukur thuajse. Si asnjë fshat tjetër kosovar, Jabllanica - sot quhet Shqiponja – është rrafshuar me tokën i tëri.


Fshati ishte i boshatisur kur erdhën militarët serbë. Në tër fshatin kishte vetëm mace, qën, ndonjë pulë, ndonjë bagëti dhe shtëpi bosh. Oh, me përjashtim të dy plakave që kishin vendosur të mos largoheshin.


Dy plaka gjetën serbët në jabllanicë e boshatisur. Njëra nga të dyja nënat ishte e paralizuar.

I shërbente gruaja tjetër.Dikush nga serbët i njohu. Nga serbët me banim në Kosovë por që kishtë rrëmbyer armët e turpit. Ai shqoi nënën dhe gjyshen e Lahi Ibrahimajt në ato dy gra që i vështronin si dy shqiponja të pafrikëshme të zëna në lak…

Ishte 3 gusht 1998. Furnizuesja zemërdhimbshur dhe trime e luftëtarëve të lirisë me bukë, strehuesja e lumtur e tyre me javë të tëra, Aza, tok me nënën e saj njëqindvejcare u hodhën në erë me dy bomba nga bastisësit e shtëpisë së Ibrahimajve.


Kushedi se cfar urdhëri ka dhënë sërbisht drejtuesi i asaj bande të pashpirtësh, urdhër që është pasuar më falkjen e dy bombave mbi Azën dhe nënën e saj shekullore.

Ato ranë duke mos e lëshuar prakun e shtëpisë. Ato dhanë frymën e fundit duke mërmëritur një emër.Kosovë.


Rruga për të ardhur në qytetin industrial Veve qënga Ekyblani i vogël na ka shkuar duke parë kryesisht natën që mrekullonte nga verdhana e gjetheve të vjeshtës që zbukuronin anët e liqenit Leman, 72 km i gjatë. Dritat në anën tjetër të ujrave, i përkasin Francës.

Veve është një qytet që ka përjetuar luftën e tij kundër romakëve . Ai ka sot një kishë që daton ndërtimin e saj në viti 1172. Këtu ndodhet një orë e madhe, kulla e së cilës, diku pranë fabrikës së famëshme të cokollatave « Nestle » , është ngritur në vitin 1840.

Mirëpo ne kemi udhëtuar drejt këtij qyteti antik natën për tu kthyer sërish në bazën tonë, po sonte, pas takimit me njeriun që shkon një herë në muaj në Hagë. 

Që shkon me para në xhep për t’ua dhënë dy njerëzve të tij të afërt ; para të fituara nga puna e rëndë fizike prej dhjetë orësh në ditë ; dy njerëzve të afërt të cilët presin një ballafaqim me akuzat për krime kundër njerëzimit, të formuluar nga stafi i zonjës Karla del Ponte .

Selman Ibrahimaj i përngjet një makine të rëndë që prodhon papushim forcë dhe aftëtësi për t’u përballar me këdo.

Është e pamundur të shikojmë qytetin, pra, jo vetëm nga nata, por sidomos nga takimi me atë burr të stresuar, që ka dhënë aq shumë për Kosovën e tij, djersë pa fund, kohë aq të shtrenjtë, gjak dhe të vrarë.

Është e pamundur, madje, të shkojmë qoftë edhe nga afër, te muzeu i Carli Caplinit që ndodhet diku pranë, tok me varrin e atij ; edhe Caplini emigrant politik , që gjeti strehim vetëm në Zvicrën neutrale, mikpritëse dhe dinjitoze.

Unë kam patur gjith pasdreken një dhimbje të fortë koke, sic duket nga pakujdesja ime prej klimës së Zvicrës ku kam shkelur për herën e parë , ardhur këtu me përpjekje të vecanta nga Ramadan Pllana, një prej militantëve të vjetër kosovarë, shumica prej të cilëvë shquajnë për ndershmërinë, burrërinë dhe korrektesën shembullore…

Selman Ibrahimaj para pak ditësh është kthyer nga Haga ku ka ndenjur dy ditë me të vëllain dhe nipin. Ai është kategorikisht i bindur që ata janë të pafajshëm. I njeh nga afër dhe i ka studiuar edhe vetë akuzat për ta .



Ibrahimaj ka qënë në luftë tre muaj, duke pritur deri sa të vinin i vëllai, Nazmiu, sot epror i lartë i TMK, me nipcen e fuqishëm e që kishte të qeshurën majë të buzës e që këndonte këngë me vete kur ishte në qejf. Që kishte dhjetë vite emigrant në Zvicër, Ramushin.



« Baba i Ramushit . Hilmiu - Mbahet more i gjallë dhe i fortë. Po shkon te të gjashtëdhjetat dhe mbahet për mrekulli. Ai i ka dhënë luftës katër gjeneralë. Luanin, Shkëlzenin, Ramushin dhe Dautin…E din se kush është Daut Haradinaj ? 



Kur u shfaqën me maska për herën e parë përfaqësuesit e UCK, e kujton ? Kur po varrosej mësuesi Halit Geci, që u vra mes turmës ku hapën zjarr hakmarrës forcat policore – ushtarake sërbe ? Ashtu !

Njëri prej maskave me siglën e UCK nuk duroi dhe e hoqi maskën. Pas tij e hoqi edhe tjetri. I fundit, jo. Atë e njihnin që të gjithë se ishte i zonës së tyre. Pra, ata që hoqën maskat mes ceremonisë mortore ishin Daut Haradinaj, biri i bacë Hilmiut dhe Mujë Krasniqi. I treti qe Rexhep Selimi ».

Hilmi Haradinaj, ka shtënë në dhe tre djem , 22, 24 e 28 vjecar. Me ta prehen edhe Naser IIbrahimaj dhe Gani IIbrahimaj, dy djemtë e axhës së Lahit ; Lahit të përzgjedhur nga akuza e zonjës Del Ponte. Ata kanë rënë martirë për lirinë e Kosovës.


Mirëpo, djalin tjetër zoti Hilmi, atë që arriti të behëj edhe kryeministër i pasluftës, Ramushin, e ka sot në një dhomë paraburgimi në Hagë. Do të ulet, tok me Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn, në të njëjtën bangë ku ka qënë ulur para do kohësh kryekasapi i Ballkanit, Millosheviqi.

Unë prej kohësh jam përpjekur të gjej në internet se, cili është raporti i numurit të kosovarëve që janë akuzuar nga akuza e zojës Del Ponte për krime lufte, me numurin e serbëve të së njëjtës akuzë.

Ende nuk dua të besoj sigurinë absolute të z Selman që, deri tani, janë ftuar në gjyq apo presin të dalin, tre përfaqësues të palës pushtuese sërbe dhe gjshtë nga pala që ka mbrojtur populin e vet, ajo kosvare.

Le t’i lëmë të gjitha krimet e tjera të bërë nga cizmja e Beogradit në Kosovë, le t’i lëmë që të gjitha për një cast, e le të merremi vetëm me një prej tyre.


Janë 2016 ferma të përdhunuara nga ushtarakët serbë dhe këto viktima sot menaxhohen nga një grup vullnetaresh kosovare të drejtuara nga mjekja dhe gazetarja Luljeta Selimi.

Selimi din edhe rreth 600 emra të tjerë nga këto fatzeza, të cilat ia kanë besuar sekretin e tmerrshëm vetëm Luljetes dhe ajo e mban. Në kushtet kur në familjet kosovare sundon ende i fortë mentaliteti i familjes shqiptare në pozicionin e femrës, krimi i përdhunimit konsiderohet më i rënë sesa i vrasjes. Në këtë kuptim, cdo përdhunes, duhej të ishte target i menjëherëshëm i Hagës.

Sikur cilido lexues shqiptar apo i huja të lexonte disa pak dëshmi që i kanë dhënë para diktofonit gazetares Luljeta Selimi gratë dhe vajzat e përdhunuara, do ta kishte të pamundur të mbante lotët…

E…Ti përfaqësojë të gjitha ata meshkuj kriminelë e sadistë dënimi i Sllobodanit me tre katër të tjerë ? Përvec krimeve të tjera që do të dridhnin edhe foshnjën në djep ?

Biseda ka ardhur tani qetë, falë mirësisë së bacës Ramadan, që na e ka mundësuar këtë takim dhe, mbase , edhe falë dhimbjes sime që më lëxohet ngado në fytyrë.


« Hajdeni e të rrijmë tanë natën » - thotë Selman Ibrahimaj, që dikur ka kaluar disa herë kufirin Koosvë – Shipëri nga Tropoja me 50 kile ngarkesë në kurriz përdrejt luftëtarëve koosvarë..


Ai do të paraqitet në punë të nesërmen ora 5.30 të mëngjesit, në punën e tij të rënde fizike për ta lënë pas dhjetë orësh sikuse sot



Nga fundi i bisedës, që filloi, sic thamë , aq e ashpër, daja i Ramush Haradinajt nisi edhe të qeshte me përzemërsi nga një shaka e Bafti Zenunit.
Si e festuan shqiptarët në SHBA 28 nëntorin?!
Mua m’u ndodh në cantë një CD me serenatat e fundit të mikut tim , gjigantit të tyre, Mihallaq Andreas, për të cilin Televizioni Publik i Shqipërisë është duke përfunduar një film me regjinë e Aran Culiqit.

« Vëre në makinë këtë CD dhe do të të kënaqë shpirtin Selman »
« Në makinë ?


Unë do ta incizoj e do t’ia dërgoj në Hagë Lahit dhe Ramushit. Për dy javë nisem prap atje. Do t’ia nap atyne si nji dhuratë që po ju vjen nga Shqipëria »


16 nëntor 2007, Ekyblan, periferi e Lozanës/Zvicër

( Nga libri i pabotuar « Fo leja zvicerane e rezistences kosovare »)


----------------------------------

Ramush  Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi  Brahimaj, të 

pafajshëm nga Tribunali i Hagës 


I shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe liruar nga të gjitha aktakuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është kthyer të enjten në Prishtinë ku është pritur me nderime të larta shtetërore dhe nga një numër i madh qytetarësh.

Haradinaj është kthyer në Prishtinë përmes një linje direkte nga Haga me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe familjarë e të afërm.

Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinajn e pritën edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të mbledhur si tek Aeroporti, ashtu edhe në qendër të Prishtinës, ku ai iu drejtua edhe me një fjalim përshëndetës.


​​Në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi e Haradinaj janë prononcuar së bashku ku ata vlerësuan se vendimi i Tribunalit të Hagës ishte dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së.

Lirimi i Haradinajt, tha kryeministri Thaçi, është lajm i mirë për familjen, qytetarët dhe Kosovën, por edhe për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pafajësia e Haradinajt, vijoi Thaçi, është plotësim i festës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Është një lajm i gëzuar. Është një lajm që i takon dhe që ndërlidhet drejtpërdrejtë me luftën e pastër dhe të drejtë që kemi zhvilluar si Ushtri Çlirimtare e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Në anën tjetër, Haradinaj ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen dhe ndihmën e ofruar gjatë gjykimit në Hagë. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka jetuar me Kosovën, gëzimet dhe hallet e saj.

“Edhe pse në një proces të gjatë unë kam jetuar me ju me vendin. Jam gëzuar për të arriturat, për fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë, për sfidat. Por, sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe po ashtu na mundëson që edhe rruga para nesh do të jetë e mirë dhe ne do të mundemi së bashku t’i tejkalojmë sfidat që na presin”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në Aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga Haga.

Pas një vizite në familjen e tij në Prishtinë, Ramush Haradinaj i është drejtuar edhe masës së njerëzve të tubuar në qendër të Prishtinës.

“Duhet të rritet kualiteti i qeverisjes në vend. Menaxhimin më të mirë me mundësitë që ka Kosova me resurset, që ta rrisim nivelin e demokracisë në vend. Do të punojmë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, pra për një shoqëri evropiane dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj para masës së tubuar në qendër të Prishtinës.

Për nder të kthimit të tij në Kosovë, janë ndezur fishekzjarre dhe organizuar manifestime.

Kurse një fjalim interesant para publikut ka mbajtur edhe avokati i Ramush Haradinajt në procesin e Hagës, britaniku Ben Emerson, i cili përsëriti kërkesën e tij për ish-kryeprokuroren e Tribunalit Carla del Ponte.

“Kam kërkuar nga Carla del Ponte që sot t’u kërkojë falje Ramushit dhe Kosovës”, tha Emerson.

"Por", vijoi ai, "del Ponte nuk ka kërkuar falje vetëm ka qeshur. Kurse unë i them asaj se kjo nuk është për të qeshur”, tha Emerson.

Tribunali i Hagës ka zhvilluar procesin e dytë, kësaj radhe të pjesshëm ndaj Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj të cilët i ka shpallur të pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Hagë: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, të pafajshëm

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.


Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj


​​Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.

Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.

Flori Bruqi

Janullatosit e mbushën kupën.



Në kohën e Zogut flitej shpesh gjithandej: “Ska Shqipëri pa Kosovë dhe Çamëri”. Sot në 100 vjetorin jemi të gëzuar që Kosova është shtet më vete. Çamëria vajtohet nga dy qeveritë shqiptaro-greke. Çamëria është e gjallë me njerëz dhe territor dhe do bëhet si motra e saj Kosova me një Shqipëri natyrale. Se nga 30.000 që erdhën më 1944 (çam myslimanë), sot i kalon të 500.000 frymeve.   


      Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është krijuar në fillim të shekullit XX si reaksion i synimeve anti shqiptare të Kishës dhe të shtetit grek. Më 1909 patriotët shqiptarë të Korçës kishin shpallur autoqefalinë e kishës ortodokse, sepse një pjesë e madhe e patriotëve dhe nacionalistëve shqiptarë të besimit ortodoks ishin persekutuar nga ana e kishës greke dhe ishin vrarë, helmuar ose coptuar me sopatë nga agjentët e saj. Këtë fat në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX e kishte pësuar Papa kristo Negovani që kishte kthyer kishën në gjuhën shqipe dhe shtëpinë në shkollë shqipe ku mësonin 100 nxënës. Më 10 shator 1905 erdhi në Negovan dhespopti I Kosturit, Karavangjeli, Papa Kristua si zakonisht e tha meshën shqip dhe dhespoti i egërsuar e mallkoi, “mos të gjetë e nesërmja”, urdhëroj bandën (çetën) e Jan Bullatës, Brënda 24 oreve të vriste 25 veta. Vritet Papa Kristo me të vëllanë e të tjerë duke ua çarë kokën me sopatë. Kështu e pësuan: Petro Nini Luarasi, Naum Veqilharxhi, At stath Melani, Spiro Kosturi, Pandeli Sotiri e të tjerë.
          Më 8 mars 1908 u bë mesha e parë në gjuhën shqipe nga Fan Noli. Konica thotë: “Dita që Fan Noli këndoi meshën e parë në gjuhën shqipe ka qënë pikë kthimi historik i rilindjes kombëtare. Ne nuk duhet ta harrojmë dhe nuk duhet të lëmë të tjerët ta harrojnë”.
          Sevasti Qiriazi Dako njofton se në tetor 1913, kur antarët e Komisionit (të kufirit) shkuan nga Korça në Manastir, ajo u takua me z. Bilinski përfaqësues austriak, që ta informonte për strategjin greke. Z. Bilinski u propozoi kolegëve të tij të bënin një shëtitje në qytet. Kur hynë në oborin e shkollës greke, hodhi në mes të fëmijve që luanin një grusht me monedha. Ata u hodhën që t’i kapnin dhe nga hutimi, harruan greqishten dhe folën shqip, në gjuhën amtare. Kjo ishte e mjaftueshme për të bindur Komisionin.
          Elpiniqi Frashëri, ka përshkruar propagandën helenizuese që zhvillonin në shkollat greke: Çdo ditë në shkollë ushtrimet fillonin me pyetjen që i bëhej secilit. “Çfarë je ti ?” përgjigje: “unë jam një i krishterë ortodokës grek”.
          Ajo kujton vizitën e princit grek në Përmet pas luftës Ballkanike.
          Ai doli në ballkon dhe vështroi një det të tërë me fëmij që këndonin këngë greke dhe mbanin një shirit në krahë të qindisur me shkronja greke “Etnosis i thanatos” që do të thotë “Bashkim ose Vdekje”, të gjithë me një flamur grek në dorë, të sjellë nga Greqia. Fund e krye propagandë.
          Frashëri përshkruan: vizita e Komisionit Ndërkombëtar në Ersekë për të përcaktuar karakterin grek ose shqiptar të popullsisë. Edhe këtë radhë nxënësit e shkollave u mblodhen turmë para ballkonit të tyre, duke kënduar këngë greke. Antari austriak i Komisionit u hodhi fëmijve nga lart një grusht me monedha. Befas kënga ndaloi dhe e vetmja zhurmë që vinte natyrshëm, ishin fjalët shqipe që shqiptonin fëmijtë duke shtirë njëri-tjetrin, teksa përpiqeshin të kapnin sa më shumë monedha. “Kjo”, tha austriaku, “vërteton indetitetin e vërtetë të njerëzve. Komisioni u pajtua me të. Mirëpo vazhdon Frashëri: “Kur u bë e qartë se krahinat tona me të drejtë do ti mbeteshin shtetit shqiptar, fshatra të tëra të Shqipërisë së Jugut u bënë shkrum e hi gjatë tërheqjes së trupave greke”. Me pak fjalë kjo ishte gjëndja në kohën se  shpalljes pavarësisë. Në Shkodër vritet komandanti i garnizonit Hasan Riza Pasha 4 prill 1913 nga tradhëtari Esat Toptani, kundrejt një shpërblimi, i dorëzoi kalan e Shkodrës malazezëve, kurse trupat e veta i tërhoqi në Tiranë. Më 13 maj Shkodra u pushtua nga një ushtri ndërkombëtare, në kalan e saj u vendosën pesë flamur të Fuqive të Mëdha. Forcat sërbe vazhdonin terrorin në pjesën veriore. Kalaja e Janinës u dorëzua grekut nga komandanti i saj tradhëtari Esat Pashë Janina më 6 mars 1913, tre muaj pas shpalljes pavarësisë. Pas një jave më vonë pushtuan Gjirokastrën dhe Përmetin. Kjo ishte gjëndja e mjeruar e Shqipërisë në kohën e pavarësisë.
          Më 1990, duke shfytëzuar vakumin e krijuar në 23 vitet e ateizmit shqiptar. Kisha ortodokse greke me mbështetjen e Patriakanës së Stambollit dhe të pranimit nga presidentit Ramis Alia, u dha vendimi tek hotel “Tirana” nga grekomanët e vjetër e të rinj si dhe nga shpura e ardhur enkas nga Athina për këtë punë. Vendosja Janullatosit në krye të KOASH-it, është më fatalja e veprave antikombëtare të kryera në këta 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.
          Në ndryshim nga peshkopët grekë të djeshëm, ata vranë individin, ndërsa peshkopi i sotëm i këtyre dy dekadave vret kombin.  Janullatosi, ka luftuar ashpërsisht e egërsisht për të çbërë Nolin, Kishën noliane dhe gjuhën shqipe. Ka ngritur kisha të pa numurta me stilin grek, si klerik grek në krye të KOASH, ka vepruar qëllimisht për të identifikuar si grek qoftë kishën qoftë besimtarët ortodoksë shqiptarë.
          Në Greqi, në Europë apo në Amerike, Janullatosi prezantohet si kreu grek i kishës ortodokse “greke” dhe i besimtarëve ortodoksë “grekë” të Shqipërisë. Nuk lë rast pa marrë pjesë në inagurimin e çdo investimi grek, bankave greke, shkollave greke, ndërmarjeve greke, spitaleve greke, në vorezat greke me kufoma shqiptarë, bënë dhe mesha për ta. Janullatosi është autori i krimit të kobshëm të zhvarosjes së kufomave burra gra e fëmijë dhe kontrabandimit të eshtrave tyre si eshtra të ushtarëve grekë. Janullatosi nuk pati frikë as nga ligji shqiptar, as nga Perëndia e as nga kanonet e Kishës së Shënjtë, Grigor Nisani thotë: “zhvarrosja dhe trazimi i eshtrave konsiderohet njëlloj me vrasjen.
          Shkrimtari Agolli tha: “…Të ngrihesh për të nxjerrë eshtrat, është si ajo puna e fantazmave që kemi lexuar nëpër romane, të cilat nuk i besojmë se egzistojne. Po ja që këto fantazma u ngritën e shetisin në këmbë në Kosinë në shekullin XXI… Një veprim i turpshëm e i frikshëm e i padenjë për asnjeri… Është një veprim që më shtye edhe mua frikën. Tani që jam 75 vjeç,  shqetësohem se mos na i shesin kockat”. (Gazeta “ILLYRIA” 6 qërshor 2006, f. 30).
          Janullatosi nuk shprehu asnjë keqardhje në vitin 1999 kur kriminelët sërb të Milosheviçit masakronin popullin shqiptar të Kosovës. Përkundrazi ka shprehur solidaritetin me kishën sërbe dhe me klerikët sërbë. Mitropoliti i Beratit Ignati deklaroi në ceremoninë e shigurimit të kryepeshkopit të ri sërb, Ireneut, se “Besimtarët shqiptarë ishin me popullin sërb gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999” dhe se Kosova është Jeruzalemi i Sërbisë”! E keqia është, pasi uzurpoi vetë fronin, Janullatosi u kujdes që të mbushë me klerikë grekë edhe Sinodin e KOASH-it, ai emëroi edhe dy mitropolitë të tjerë grekë, atë të Beratit e të Gjirokastrës, duke betonuar raportin 3 me 1 në Sinodin e Kishës. Me këtë ai ka vulosur të ardhmen e drejtimit grek të KOASH-it edhe pas vdekjes së tij. E ndihmoi Berisha me ligjin e ri të 2008, i cili fshiu të gjitha paragrafet e ligjit të komunitetit fetar të vitit 1929 edhe ato të vitit 1952, ku ndalohej fronëzimi i klerikëve të huaj si dhe kryerja e veprimtarive antikushtetuese e anti shqiptare nga ana e klerikve të çdo besimi.
          Janullatosi kërkon shqiptarë të vdekur për të mbushur sarkofagët, dhe shqiptareë të gjalle për për të shtuar minoritetin grek në Shqipëri sipas kriterit të Athinës zyrtare me “vetëdeklarim”. Qeveria jonë tradhëtare, fshehurazi bën marëveshje për kufirin detar dhe për hapjen e shkollave greke në Himarë dhe në Korçë dhe me paturpësi mbyll shkollën e “Vashave” në Korçë e krijuar nga motrat qirjazati më 1891 dhe mbyll shkollën 9 vjeçare të Boboshticës e krijuar me 1916 dhe sholla të tjera për rreth, që nxënësit të shkojnë te shkolla greke 9 vjeçare “Omiros”. Shkollat e fshatrave të komunes së Konispolit “vazhdojnë të jenë për “meremetim”, nxënësit vinë e i marrin furgonat dhe autobuzat grek dhe vazhdojë mësimet në Filat dhe Janinë, e fillojnë mësimin me hymnin grek dhe me përshëndetje “Kalimera” dhe e mbarojnë po me përshëndetje “kailispera”. Mësojnë një histori të shtrëmbëruar dhe Janullatosit sinojnë ti kovertojnë në grek. Rrënohen ndërtesat monumentale të figurave të mëdha të rilindjes e NAIM FRASHËRIT dhe në të bëhet kisha greke. Ndërsa në Korçë, u gjet një mëngjes gurë mbi gurë shtëpia muze e flamurit dhe e Themistokli Gërmenjit. Hapen pesë vende të quajtura “mazoleume” të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, nga Bularati në Dropull deri në Pogradec, që vinë nga greqia për pelegrinazh, sa duan dhe kur duan, për ta kufiri është i hapur dhe për ne shqiptarët kufiri është kurdoherë i mbyllur, bile të grisin dhe pasaportën se për ta Çamëria nuk egziston. Dhe për të gjitha këto qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave hesht. Kështu i nderuar lexues Janullatosi i sotëm vret kombin shqiptar dhe ne brohorasim për këtë 100 vjetor të pavarësisë, kur Shqipëria kalon një dhimbje shumë të madhe. Kuptohet se drejtimi i shtetit është bërë dhe vazhdon të bëhet vetëm nga një klasë politike. Nga klasa komuniste që sundoi barbarisht 45 vjet dhe ajo që erdhi e “gatëshme” me kostumin demokratik po nga shoqëria komuniste, kjo i afron me grekun dhe sërbin në emër të internacionalizmit proletar, në dëm të kombit shqiptar, si e përcakton Mit’hat Frashëri: “Rrëmbejnë kazmën e i bien themelit për ta shkatërruar këtë ndërtesë që mezi e ngritën rilindasit. Kur dy parti, PD e PS grinden dhe nuk miren veshë as në festën e 100 vjetorit të pavarësisë.
          Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “…Tradhëtia e klasës politike mbarëshqiptare, e kësaj mercenareje të fëlliqur të të huajve do të çojë pashmangësisht në shpërthimin e konfliktit të armatosur për mbrojtjen e popullit shqiptar nga dhuna njëshekullore sllavogreke dhe për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flamur kombëtar”. (LKAB çamëria-arvaniti, 17-4-2012).
          Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar.
Mit’hat Frashëri thotë: “Partia nacionaliste Shqiptare ka për detyrë të ruajë, të vlerësojë trashëgimet e gjyshërve duke i lënë si trashëgim për stërnipërit, në një gjëndje më të përfeksionuar dhe më të përmbaruar”. Mbartësit e kësaj sot janë: Lëvizja “Kuq e Zi” dhe “Vetëvendosja”.

Rasim Bebo  Addison Çikago

2012/11/29

Përgjimi i telefonave, veç me vendim të gjykatës

Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.

Misioni i EULEX-it tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.

Por Zyra për Media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare për Gazetën Jeta në Kosovë nuk tregon se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.

"Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim”, tha EULEX-i.

Pas dhjetë orësh, të enjten ata mundën të japin përgjigje në lidhje me këto përgjime të publikuara në internet.

“Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.

Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.

Zyra për media e EULEX-it tha se “materiali pastaj është shfaqur në sferën publike”.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

EULEX-i tha se “është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”.

Qeveria e Kosovës i ka quajtur të enjten përgjimet “të fabrikuara”.


Ruzhdi Jashari

Mbikëqyrësi kryesor shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë, Ruzhdi Jashari, nuk mund të thotë se në Kosovë nuk ka shkelje të privatësisë dhe keqpërdorim të të dhënave personale. “Ende mungon vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës për ekzistimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Për të gjithë ato kompani, si shtetërore, po ashtu edhe ato private, që bëjnë shkelje të privatësisë së qytetarit, do të merren masa konform ligjit”, thotë Jashari, sipas të cilit askush nuk guxon të përgjojë bisedat telefonike të askujt pa vendimin e gjykatës.
Kosova infrastrukturën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale e ka të rregulluar që nga viti i kaluar, kurse , sipas Ruzhdi Jasharit, mbikëqyrës shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave në Kosovë, ka akoma nevojë që qytetarët të informohen se ekziston Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të kenë njohuri për të drejtat që posedojnë në mënyrë që të drejtat e tyre të mos shkelen gjatë përpunimit të të dhënave personale.
“Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në rast se ka informacion se një qytetari i shkelen të dhënat personale, menjëherë mund të veprojë, dhe në rastin e tillë në përputhje me ligjin, merr masa. Masat janë duke filluar prej aspekteve këshilluese deri te masat tjera të ndëshkimit, që kapin edhe shifra të ndëshkimeve detyruese të gjobave me të holla”, tha Jashari në një intervistë për REL.
Sipas tij, gjoba më e vogël është diku 400 euro dhe më e larta rreth 4000 euro për kontrolluesin që ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Agjencia ka fuqinë ligjore, gjegjësisht autoritetin ligjor të bëjë konfiskimin e dosjeve, pastaj konfiskimin e materialeve, konfiskimin e serverëve dhe pajisjeve elektronike, me të cilat përpunohen të dhënat personale nëpër kontrollues të ndryshëm”.
Ai thotë se zhvillimi teknologjik shumë i hovshëm ka rrezikuar në masë të madhe të dhënat personale të individit dhe privatësisë. “Prandaj, kërkesa akoma është në zgjerim, kryesisht te çështja e mbulesës me legjislacion edhe tash së fundi kemi rastin kur po bisedohet edhe po punohet në modernizimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Ndërsa lidhur me përgjimin e telefonave mobilë, një dukuri, për të cilën kanë ngritur shqetësime shumë qytetarë në Kosovë, Jashari thotë se aspekti i përgjimeve është një çështje e veçantë, që rregullohet me Ligjin mbi përgjimet dhe natyra e punës në Agjencinë Shtetërore është mbrojta e të dhënave personale.
“Duke ditur se zëri, intimiteti, biseda dhe krejt këto për njeriun lidhen si aspekte të pronësisë personale të individit, në një aspekt akcesohen dhe prek edhe natyrën e çështjeve të të dhënave personale të agjencisë. Në rast se kemi ankesa të tilla, ne ato i procedojmë dhe mbikëqyrësit që merren me këtë çështje kanë për detyrë që në vazhdën e kësaj kërkese, të nxjerrin rekomandime, gjegjësisht vendime në bazë të ligjit që kemi fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ai tha se kanë kryer disa veprime të operuesve të telefonisë mobile në Kosovë dhe kanë nxjerrë diku 12 vendime.
“Aspekti përgjues është i ndaluar me ligj dhe askush askënd nuk ka të drejtë ta përgjojë. Çështjet përgjuese janë çështje që faktikisht mund të bëhen - ka përjashtime, mirëpo ato nuk mund të bëhen pa një vendim të Gjykatës Hetuese në raste të caktuar kur vjen deri te rrezikimi i pronës, deri tek aspektet e kriminalitetit, krimeve, çështjet e veprave penale që rrezikojnë stabilitetin, rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të shoqërisë dhe të shtetit.
Në këto raste Gjykata Hetuese merr vendim që të përgjohen aspekte të tilla për ndaljen e kësaj dukurie. Kjo është ajo forma që, thjesht, është e lejuar me ligj, kurse gjitha format tjera, në rast se ka përgjime, janë të ndaluara rreptësishtë”, tha Jashari.

Eris Durmishi

Përgjimi i telefonave në Kosovë


Përgjimi i telefonëve në Kosovë është i lejuar me Ligjin Penal të Kosovës.
Për ta përgjuar dike lypset leje strikte dhe dyshim i bazuar.
Por as kjo e fundit nuk e largon nëverinë e ndërhyrjes në privatësi.

Nga  Flori Bruqi - Shkrimtar - Prishtinë,Kosovë



    28.2.2005.


Përgjimi i telefonave bëhët në mënyrë të sofistikuar në katin e 4-tërt ,në dhomën numër 3 te QT SHPK-së , përballë së OSBS-së në Prishtinë.Këtu është e vendosur një aparaturë e sofistikuar për përgjimin e telefonave të cilën e përdorë Organizata kundër krimit të organizuar,

e që më pare është quajtur KOCB(Byroja Kosovare për krim të organizuar).

Nëpër duart,siq e quajnë vetën sigurimcat(agjentët sekret të KOCB-it),kanë kaluar shumë lendë dhe shumë raste.

Diku 99% prej tyre, ata i kanë përmbyllë pasi të kenë përgjuar telefonat e të dyshimtëve. Dhe në bazë të trankripteve , kanë përpiluar edhe kallzim penal.Por ja që ,nuk u ka buzëqeshur fati ,dhe deri tani ,përqindja e rasteve të cilat i kanë zgjidhur është afërsisht 2%.

Rast që mund të përmendet si një nga dështimet e KOCB-it, është ai i agjentit sekret amerikan , DAVID WENTZ, si dhe agjentit sekret të SHPK-së ,FADIL SYLEVIQIT, nga Prishtina.
Biseda 40 sekondshe, ndërmjet këtyre dy agjentëve ,pra në mes të agjentit sekret Fadil Syleviqit dhe agjentit sekret, amerikanit David Wentz, ka rezultuar me paraburgimin e Wentzit dhe futjen nën hetime e më vonë suspendimin e agjentit(hetuesit) sekret , Fadil Suleviqit nga Shërbimi Policor i Kosovës(SHPK) .

Më vonë Prokurori ndërkombëtar i cili ka udhëhequr këtë rast ,ka tërheqë akuzat ndaj agjentit sekret të KOCB-it DAVID WENTZ-it dhe ai ka vazhduar punën e tij për dy javë ditë të tjera.
Nga ana tjetër suspendimi i agjentit sekret Syleviq,ka zgjatë më shumë.

KOCB-ja,kanë dështuar në këtë rast.

kOCB është krijaur nga ana e ish komisionarit të Policisë së UNMIK-ut, STEFAN FELLER(tash komisionar i EVROPOL-it),të vetmën dëshmi që e kishin kundër dy agjenteve sekret Wentz dhe Syleviq ishte biseda telefonike e përgjuar nga KOCB-i.

Dilema në këtë rast mbeti enigmë e shërbimit sekret të KOCB-it.

A kishte KOCB-i urdhër nga gjyqtari hetues kombëtar ,për të përgjuar telefonin celular të Fadil Syleviqit apo jo.

Avokati Prishtinas, Tomë Gashi ,gjatë tërë procedures që udhëheqej kundër agjentit Wentz,kërkoj nga Prokurori vendimin e gjyqtarit hetues për përgjimin e telfonit të Fadil Syleviqit,por ky vendim nuk është bërë public deri më tash asnjëherë.

Sipas burimeve të GAFA PRESS-it dhe burimeve tjera nga Policia e Kosovës shpeshherë ky njësit përgjon telefonat por pa pasë urdhër nga Prokurori publik.

Nëse KOCB-i e gjenë arsyen që të kërkojë leje nga gjyqtari hetues,atë do ta marrin por pas përgjimit të thirrjeve telefonike.

Thuhet se në mënyrë automatike instrumentet përgjuese kontrollojnë rreth 100 fjalë të koduara si bije fjala pushkë,drogë,kontrabandë,vrasje etj., që vetëvetiu “instrumenti sotisfikues” i regjistron në data bazë…Më pastaj nëse rasti është “interesant për KOCB-in” pas dëgjimit të bisedave telefonike ,atëherë të gjitha telefonatat që bëhën në atë numër do të përgjohen dhe inçizohën në CD speciale.

Sipas zëdhënsit policor të Shtyllës së pare të Policisë së Unmik-ut,z.Neeraj Singh i cili thotë se: “Një përgjim i tillë mund të bëhet vetëm pasi që Prokurori të parshtrojë kërkesën e më urdhër të gjyqtarit hetues apo tani gjyqtarit procedurues paraprak”

Rasti tjetër i përgjimeve secrete është edhe i Qamil Shabanit ,nga Ferizaji i Kosovës ,i njohur në opinion si rasti i “Qorrit”,i cili së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për trafikimin e rreth 130 kg heroine nepër tërë Evropën.

Edhe këtë rast po ashtu KOCB-i e ka pasë në duart e veta.

Gjatë procedures hetimore si dhe gjatë konfirmimit të aktakuzës,e vetmja dëshmi që ishte në dispozicion të Prokurorit ndërkombëtar ,ishin 12 CD-më transkripetet e bisedave të Qamil Shabanit “Qorri-t”,ku çuditërisht ,asnjeherë nuk përmendet droga,por farmerkat.

“Transkriptet e bisedave teelfonike të përgjuara nuk janë të mjaftueshme për ndjekje penale të një të dyshimti,”thotë një Prokuror i Qarkut të Prishtinës,i cili dëshiroj të mbetët anonim,ngase frigohët mos edhe ky do të përgjohet më vonë nga KOCB-i.

E në këtë rast të gjithë dëshmitarët janë,askush tjetër pos agjentët sekret të KOCB-it.
Rasti sipas burimeve nga prokuroria ndërkombëtare,është duke ecur shumë ngadalë përpara.Kjo ndodh sepse asnjë dëshmi fizike nuk është paarshtruar prokurorisë që do të vërtetonte se në fakt farmerkat janë heroine.

Burime të sigurta nga Policia kanë bërë të ditur se përpos telefonave celularë,agjentët sekret të këtij sektori përgjojnë edhe telefonat fiks,internetin etj.

“Përgjimi nga agjentët sekret për telefona fiks bëhëtë nga një zyrë e Post Telekomit të Kosovës në katin e 11 në Qendër të Prishtinës.

Sipas këtyre burimeve të njoftuara me disa raste të hetuara në këtë mënyrë,KOCB-i apo tani OKG në raste emergjente vendosin mikrofona në një aparaturë që gjendet në PTK dhe në këtë mënyrë mund ti përgjojnë edhe telefonat fiks,telefaksat etj.

Një zyrtar i lartë në PTK për GAFA PRESS-it konfirmon se në katin e 11-të gjendet një zyrë e cila shpesh frekuentohet nga agjentet OKG –së,dhe e cila është e ndaluar për pothuajse të gjithë punëtorët e PTK-së.

Në Kosovë para luftes dhe gjatë sajë zyra të tilla kanë patur UDB-shët sekret në të 30 Stacionet policore të MUP-it

( Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë në Kosovë ); apo bije fjala për konkretizim do veçojmë se një aparaturë përgjimi ka qenë e montuar edhe në Hotelin “Grand” të Prishtinës.

Nga një dhomzë e vogël në katin përdhës të “ Grandit “, që kalohej nëpërmes paravanit të recepcionit të këtij hoteli ,përgjoheshin pothuaja çdo bisedë e mysafirëve të këtij hoteli më 5 yje.

Veçanerisht përgjoheshin senatoret dhe kongresmenet amerikan si bije fjala Tom Lantoshi , Diogardi,etj.Ky central telefonik në “miniature” përkujdesej nga një ish “operater ativist ushtarak “me emrin Ivan Apt, si dhe nga operativistet e rryer të të këtij Shërbimi Sekret të MUP-it si bije fjala nga Ivan Saviqeviq , Sllobodan Markoviq , Gajiq David , Mishko Llakoviq , Afrim Karaxha e shumë të tjerë .



Pothuajse çdo kush përgjohët në Kosovë…

David Wentz,zëvendës shefi i hetuesisë për rajonin e Prishtinës,në një intervistë tha “… se KOCB-i në fakt nuk punon dhe nuk mbledh informata për punën që edhe kryen.Ato informata dërgohen në Gjermani,përkatësisht në bazën sekrete të intelegjencës në Munih(Minhen),ku edhe mblidhen nga ana e shërbimit sekret BNI”…
.
Më 4.11.2002, një gabim softuerik në Gjermani, u ka bërë më dije shumë individëve në Gjermani se janë duke u përgjuar nga ana e shërbimit sekret Gjerman.

E njejta gjë është duke ndodhur tash edhe në Kosovë , por deri tani kjo është temë tabu.

Sipas një agjenti sekret të SHPK-së,nuk përgjohen vetëm agjentët policët,gazetarët,kriminelët e dyshuar…
Dhe thotë :“…Ajo makinë ka një kapacitet të madh,mund të përgjojë deri në 200 numra përnjëherë.Ata përgjojnë çdokend,politikanë,aktivistë të OJQ-ve,qytetarë,ish luftarë të UÇK-së,thotë ky burim i përafërt më njësitin për përgjime OKG.”…

Dihet se aparatura për përgjim ka ardhur si donacion i Qeverisë së Bundestagut Gjerman dedikuar Shërbimit Policor të Kosovës,për luftimin e krimit të organizuar.

Në KOCB (OKG) janë vetëm disa agjentë (oficerë) të SHPK-së të cilët nuk kanë qasje në informatat të cilat rrjeti i zyrës kundër krimit të organizuar i mbledhë.

Dhe rrjedhimisht,kjo aparaaturë për sa është e ditur asnjeherë nuk është përdorë për qëllime të luftimit të krimit të organizuar,por për mbledhjen e informative të ndryshme për persona sipas atyre të dyshimtë si bije fjala në rastin e Enver Sekiraqës,“Qorrit”,apo përgjimet e celularëve të disa eprorëve të mirënjohur ushtarak të UÇK-së, si bije fjala celularët e ish ushtarakëve  në Kosovë etj…

Sipas statistikave,deri tani rast nuk duket të jetë përfunduar ndonjë rast nga ana e agjenteve të KOCB-it.Që të gjitha duket të jenë përgjysmë,ndërkohë që informacionet çdo ditë dërgohën në Munih të Gjermanisë për kontrollim suptil.

Letër e hapur Gjenerali Haradinaj

Material Arkivor

Letër e hapur Gjenerali Haradinaj –është Kryeministër i Kosovës Ka kohë që në disa gazeta dhe media elektronike në Kosovë po trumbetojnë më të madhe së gjenerali Ramush Haradinaj,tash Kryeministër i Kosovës,së shpejti pritët të akuzohet nga Gjykata e Hagës !

Mediat shqiptare dhe disa gazetarë mendjelehtë, po dezinformojnë opinionin mu sikur mediat e shtetit vrastar i cili deri dje ishte gjak e lak më popullin si dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! Hordhitë e ushtrisë dhe policisë kriminale të gungaçit Sllobodan Millosheviqit,si dhe sejmenëve të tij më gëzof të rinj të njëfarë Tadiçit , Koshtunicës ,Drashkoviçit etj, dhe bashibozukëve tanë shqiptarë ,më çdo kusht po dëshirojnë ta shpijnë gjeneralin tonë - Heroin e Luftës dhe të Paqes në Hagë.

Një gjë të tillë e trumbetojë më të madhe ca butak të gazetave “Koha Ditore”,”Epoka e re”, ”Kosova sot” .Këta analistë politikë , njerëz më dy bytha , mendjelehtë ,nuk dinë gjë tjetër përpos që të shpifin për Kryeministrin Haradinaj ! Boll ma,o të mjerë ,se na lodhët!...Deri kur më t’ju dëgjojmë shpifjet ndjellakeqe të juaja !...

Dhe në fund le ta dijë edhe UNMIK-u, BE-ja dhe mbarë bota demokratike se burgosja e Kryeministrit nga Gjykata e Hagës ,do ta shpijë Kosovën dhe Botën në katrahurë të pa parë,pra në një krize të re pa rrugëdalje… 

Prishtinë,
28.2.2005.


Botuar:

http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=News&file=article&sid=1138

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...